❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Sulme të reja izraelite ndaj pozicioneve ushtarake në Siri

Izraeli nisi një seri sulmesh ndaj ish-kazermave në Kiswa, në jugperëndim të Damaskut. Zona Kiswa dhe Jabal Manea ishin ndër postet më të rëndësishme ushtarake të përdorura nga milicitë pro-iraniane gjatë epokës së Asadit.

Kur u pyet pĂ«r ngjarjen, njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s ushtarak izraelit tha pĂ«r mediat ndĂ«rkombĂ«tare: “Ne nuk komentojmĂ« raportet e huaja”.

Gjithashtu sot në në Damask, Ministria e Jashtme Siriane dënoi një sulm me dron izraelit, ku u vranë gjashtë ushtarë, duke theksuar se sulmi përbën një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së, si dhe një shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë.

Ministria tha se sulmi, i cili ndodhi mbrëmë në rajonin Kiswa është pjesë e politikave të përsëritura agresive të pushtimit izraelit që synojnë minimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Megjithatë, ushtria izraelite nuk i ka konfirmuar sulmet.

/abcnews.al/

Asani e bĂ«n “sefte” nĂ« Iran/ Aktivizohet menjĂ«herĂ« tek Esteghlal nĂ« LigĂ«n vendase

U mendua se mund të ishte edhe titullar, por nuk ndodhi kështu. Gjithsesi, lajmet e mediave iraniane ishin të vërteta, se trajneri i Esteglalit, Sa Pinto, do ta aktivizonte pa vonesë Jasir Asanin.

Vetëm tri-katër ditë pas mbërritjes në Teheran, lojtari i kombëtares shqiptare debutoi në futbollin e vendit të madh aziatik, madje prania e tij u ndje. Esteglal po humbiste me shifrat 3-1 në pjesën e parë në ndeshjen e kampionatit, ndonëse po luante në shtëpi ndaj Zob Ahanit.

Asani hyri pas pushimit dhe ndihmoi skuadrën që të reagonte. Ai mori pjesë në aksionin e golit të dytë shënuar në minutën e 49-të nga Alireza Kushki, që ishte gjithashtu autor i rrjetës së parë në barazimin e përkohshëm 1-1.

Më pas, ylli kuqezi pati edhe mundësi të shënonte vetë, por gaboi përpara portierit. Gjithsesi, debutimi mund të cilësohet pozitiv, dhe mediat në Iran shkruajnë se ardhja e një lojtari si Asani, dhe nga një ligë e fortë si ajo e Koresë së Jugut, do të ndihmojë Esteglalin, por edhe rritjen e nivelit të kampionatit iranian.

Në fund, në minutën e katërt shtesë, ekipi I shqiptarit barazoi falë rrjetës së zgjuar nga Ramin Rezaiean, duke marrë të paktën një pikë nga një ndeshje që po e humbiste. Esteglal ka 4 pikë pas dy javëve të para, dhe shpreson të fitojë titullin e parë që nga viti 2022./abcnews.al

Nobelistja iraniane: Republika islamike nuk ka “asnjĂ« tĂ« ardhme pĂ«rveçse dĂ«shtimit”

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka pretenduar se një konferencë e opozitës në Bruksel rishtazi lidhej me luftën Iran-Izrael dhe ishte pjesë e një plani të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për ta zëvendësuar republikën islamike. Duke folur më 24 gusht, ai akuzoi se pjesëmarrësit madje kanë diskutuar mbi emërimin e një monarku. Shirin [
]

The post Nobelistja iraniane: Republika islamike nuk ka “asnjĂ« tĂ« ardhme pĂ«rveçse dĂ«shtimit” appeared first on BoldNews.al.

‘Mendova se ishte fundi i jetĂ«s sime’/ TĂ« mbijetuarit e sulmit izraelit tregojnĂ« orĂ«t e tmerrit nĂ« burgun Evin nĂ« Iran

“PĂ«r mua, ferri nuk ishte momenti kur Izraeli sulmoi; ferri ishte momenti kur ata nuk do tĂ« hapnin derĂ«n e qelisĂ« pĂ«r ne”, kujton Motahareh Goonei nĂ« njĂ« intervistĂ« ekskluzive me BBC-nĂ«.
Një aktiviste politike, Goonei ishte në izolim në burgun famëkeq Evin të Iranit kur u godit në një sulm nga Izraeli më 23 qershor.

Imazhet satelitore, rrëfimet e dëshmitarëve dhe pamjet e verifikuara të marra nga BBC News Persian zbulojnë detaje të reja të sulmit në orët e fundit të luftës Izrael-Iran dhe të atyre që vdiqën.
Kompleksi i sigurisë së lartë, i vendosur në skajin verior të Teheranit, ka mbajtur mijëra të burgosur politikë gjatë gjysmës së shekullit të kaluar. Atë ditë, burgu u bë vendi i sulmit më vdekjeprurës izraelit në tokën iraniane për sa i përket viktimave civile.

Autoritetet iraniane thonĂ« se 80 persona u vranĂ« – midis tyre stafi i burgut, tĂ« burgosur, punonjĂ«s mjekĂ«sorĂ«, vizitorĂ« dhe banorĂ« tĂ« lagjeve tĂ« afĂ«rta. NĂ« njĂ« raport tĂ« publikuar mĂ« 14 gusht, Human Rights Watch tha se sulmet ajrore izraelite ndaj burgut ishin tĂ« paligjshme dhe pĂ«rbĂ«nin dukshĂ«m njĂ« krim lufte. Forcat MbrojtĂ«se tĂ« Izraelit (IDF) thanĂ« se arsyeja e sulmit ishte se objekti po “pĂ«rdorej pĂ«r operacione inteligjence kundĂ«r Izraelit”.

‘Pa rrugĂ«dalje’
Duke pĂ«rshkruar momentin kur shpĂ«rthimet pĂ«rshkuan kompleksin, Goonei tha: “Kur dĂ«gjova shpĂ«rthimin e tretĂ«, isha i sigurt se nuk kishte rrugĂ«dalje. Thjesht godita derĂ«n me gjithĂ« forcĂ«n time, por nuk hapej. Mendova ‘ky Ă«shtĂ« fundi i jetĂ«s sime – thuaj lamtumirë’.” E liruar nga qelia e saj nga njĂ« i burgosur tjetĂ«r, Goonei hasi nĂ« tym tĂ« dendur dhe gati po mbytej. Ajo thotĂ« se rojet fillimisht u pĂ«rpoqĂ«n t’i pengonin tĂ« burgosurat tĂ« arratiseshin, dhe disa hetues tĂ« burgut madje i kĂ«rcĂ«nuan.

MegjithatĂ«, nĂ« skenat qĂ« ajo i pĂ«rshkroi si “tĂ« tmerrshme, por humanizuese”, tĂ« burgosurat nxituan tĂ« ndihmonin rojet e plagosura, duke qetĂ«suar njĂ« oficere nw panik dhe duke i fashuar plagĂ«t njĂ« hetuesi qĂ« qante.

TĂ« burgosura tĂ« tjera nga njĂ« repart tjetĂ«r nxituan tĂ« ndihmonin mjekĂ«t dhe infermierĂ«t e bllokuar nĂ« klinikĂ«n e burgut. Saeedeh Makarem, njĂ« mjeke qĂ« u plagos rĂ«ndĂ« nĂ« sulm, mĂ« vonĂ« shkroi nĂ« Instagram: “PikĂ«risht tĂ« burgosurat qĂ« trajtova dikur mĂ« shpĂ«tuan jetĂ«n”.

NjĂ« grua tjetĂ«r e mbajtur nĂ« Evin, duke folur nĂ« kushte anonimiteti pĂ«r shkak tĂ« frikĂ«s pĂ«r sigurinĂ« e saj, e ka pĂ«rshkruar momentin e sulmit pĂ«r BBC-nĂ«. “NĂ« fillim pati disa shpĂ«rthime me radhĂ« dhe zhurma vazhdoi pĂ«r rreth dy minuta. Ne qĂ«ndruam nĂ« shtretĂ«rit tanĂ« nĂ« fillim sepse dritaret ishin thyer, pastaj u veshĂ«m dhe tĂ« gjithĂ« ndihmuam pĂ«r tĂ« zbritur gratĂ« e moshuara poshtĂ«. Askush nga burgu nuk na ndihmoi – na e mbyllĂ«n derĂ«n dhe na thanĂ« se nuk mund tĂ« dilnim.’

Shkalla e sulmit
Analiza e BBC tregon se Izraeli e sulmoi Evinin me tĂ« paktĂ«n gjashtĂ« predha, duke dĂ«mtuar tĂ« paktĂ«n 28 ndĂ«rtesa brenda kompleksit. IDF thotĂ« se kishte kryer njĂ« “sulm tĂ« synuar” ndaj “njĂ« simboli tĂ« shtypjes kundĂ«r popullit iranian” dhe pretendoi se u morĂ«n masa pĂ«r tĂ« minimizuar dĂ«min ndaj civilĂ«ve.

Por njĂ« i afĂ«rm i njĂ« tĂ« burgosuri politik qĂ« mbĂ«rriti pĂ«r vizitĂ« vetĂ«m pak minuta pas shpĂ«rthimeve tha se “ata qĂ« dilnin nga burgu thoshin se kishte trupa kudo. Disa tĂ« burgosur kishin dalĂ«, asnjĂ«ri prej tyre nuk po pĂ«rpiqej tĂ« arratisej – thjesht tĂ« shtangur”. Autoritetet iraniane thonĂ« se 75 tĂ« burgosur ikĂ«n gjatĂ« kaosit. Disa u kapĂ«n mĂ« vonĂ« ose u kthyen vullnetarisht.

Pse të synohej Evin?
Izraeli pretendoi se burgu po pĂ«rdorej pĂ«r “operacione inteligjence kundĂ«r tij, pĂ«rfshirĂ« kundĂ«rspiunazhin”. Nuk u Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjur pyetjeve nga BBC nĂ« lidhje me objektivat e saktĂ« ose armĂ«t e pĂ«rdorura, ose nĂ«se parashikonte vdekjen e civilĂ«ve. NjĂ« muaj pas sulmit, Amnesty International publikoi njĂ« raport mbi incidentin.

“Drejtimi i sulmeve ndaj objekteve civile Ă«shtĂ« rreptĂ«sisht i ndaluar sipas ligjit ndĂ«rkombĂ«tar humanitar. Kryerja e sulmeve tĂ« tilla me vetĂ«dije dhe qĂ«llimisht pĂ«rbĂ«n njĂ« krim lufte”, tha Erika Guevara Rosas, Drejtore e LartĂ« pĂ«r KĂ«rkime, Avokim, Politika dhe Fushata nĂ« Amnesty. Zyra e OKB-sĂ« pĂ«r tĂ« drejtat e njeriut deklaroi se Evin “nuk ishte njĂ« objektiv ushtarak” dhe sulmi shkeli ligjin ndĂ«rkombĂ«tar humanitar./abcnews.al

KANBERRA – Australia dĂ«bon ambasadorin iranian, pas sulmeve antisemite

SIDNEJ, 26 gusht  /ATSH-DPA/  – Kryeministri australian Anthony Albanese that sot  se qeveria iraniane orkestroi sulme antisemite nĂ« tokĂ«n australiane dhe ka njoftuar dĂ«bimin e ambasadorit iranian.

Duke folur para gazetarĂ«ve, Albanese tha se Organizata Australiane e InteligjencĂ«s sĂ« SigurisĂ« (ASIO) kishte konfirmuar pĂ«rfshirjen e Teheranit nĂ« sulmet qĂ« synonin komunitetin hebre tĂ« AustralisĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« sinagogĂ«n ”Adass Israel” tĂ« Melburnit.

“KĂ«to ishin akte tĂ« jashtĂ«zakonshme dhe tĂ« rrezikshme agresioni tĂ« orkestruara nga njĂ« komb i huaj nĂ« tokĂ«n australiane”, tha kryeministri.

“Ato ishin pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« minuar kohezionin shoqĂ«ror dhe pĂ«r tĂ« mbjellĂ« pĂ«rçarje nĂ« komunitetin tonĂ«â€, shtoi ai.

Ministrja e Jashtme, Penny Wong tha se kjo shënon herën e parë që nga Lufta e Dytë Botërore që Kanberra ka dëbuar një ambasador.

PĂ«rveç ambasadorit Ahmad Sadeghi, tre diplomatĂ« tĂ« tjerĂ« iranianĂ« janĂ« shpallur persona ”non grata” dhe duhet tĂ« largohen nga Australia brenda shtatĂ« ditĂ«sh.

”Ambasada australiane nĂ« Teheran pezulloi operacionet e saj”, tha Wong, me tĂ« gjithĂ« stafin tĂ« zhvendosur nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« sigurt nĂ« njĂ« vend tĂ« tretĂ«.

Ajo u bëri thirrje australianëve në Iran të largohen menjëherë nëse është e sigurt ta bëjnë këtë./   /Ad.Ab./

The post KANBERRA – Australia dĂ«bon ambasadorin iranian, pas sulmeve antisemite appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEHERAN – Irani do tĂ«rifillojĂ« bisedimet me OKB-nĂ« nĂ« lidhje me programin e saj bĂ«rthamor

TEHERAN, 18 gusht /ATSH-DPA/ – Irani planifikon tĂ« zhvillojĂ« njĂ« raund tĂ« ri bisedimesh me AgjencinĂ« NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« EnergjisĂ« Atomike (IAEA) nĂ« ditĂ«t e ardhshme, tha sot nĂ« Teheran zĂ«dhĂ«nĂ«si i MinistrisĂ« sĂ« Jashtme, Esmail Baghaei.

Ai nuk specifikoi datën e saktë apo vendndodhjen e takimit.

Në korrik, Irani pezulloi bashkëpunimin me IAEA-n, duke e akuzuar organizmin se nuk dënoi sulmet izraelite dhe amerikane ndaj një objektivi bërthamor iranian.

Më 13 qershor, Izraeli bombardoi objektiva në të gjithë Iranin, duke i quajtur sulme parandaluese për të ndaluar Republikën Islamike të ndërtonte një bombë bërthamore.

Teherani, i cili vazhdimisht ka theksuar se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime civile, e mohoi akuzën dhe u kundërpërgjigj me sulme me raketa e dronë ndaj Izraelit. Pas 12 ditësh lufte, gjatë të cilave SHBA-ja përdori armët e saj  kundër objekteve bërthamore iraniane, u arrit një armëpushim.

Javën e kaluar, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i IAEA-së, Massimo Aparo, vizitoi Teheranin për herë të parë që nga fundi i luftimeve, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit të ardhshëm.

MegjithatĂ«, Irani vazhdon tĂ« refuzojĂ« t’i japĂ« agjencisĂ« akses nĂ« objektet e tij bĂ«rthamore, pasi mĂ« herĂ«t kishte dĂ«buar inspektorĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ«. /Ad.Ab./

The post TEHERAN – Irani do tĂ«rifillojĂ« bisedimet me OKB-nĂ« nĂ« lidhje me programin e saj bĂ«rthamor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë

✇Albeu
By: M C

Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, ka paralajmëruar se shteti i tij përballet me përshkallëzim konflikti me Shtetet e Bashkuara, nëse nuk ndiqet rruga e diplomacisë.

Duke folur me udhĂ«heqĂ«s mediash mĂ« 10 gusht, Pezeshkian i ka kritikuar kundĂ«rshtarĂ«t e bisedimeve me Uashingtonin pĂ«r programin bĂ«rthamor tĂ« Teheranit, duke thĂ«nĂ« se Shtetet e Bashkuara do t’i sulmojnĂ« sĂ«rish objektet bĂ«rthamore iraniane, nĂ«se ato rindĂ«rtohen.

SHBA-ja i është bashkuar fushatës ajrore të Izraelit kundër Iranit më 22 qershor, duke bombarduar qendrat bërthamore, Fordov, Natanz dhe Isfahan me bombarduesit B-2 dhe raketa Tomahavk.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thĂ«nĂ« se qendrat bĂ«rthamore iraniane janĂ« “shkatĂ«rruar plotĂ«sisht”.

Pezeshkian ka thĂ«nĂ« se dorĂ«zimi “nuk Ă«shtĂ« nĂ« natyrĂ«n tonĂ«â€, por as grindjet nuk do ta çojnĂ« Teheranin askund.

“TĂ« supozojmĂ« se nuk dĂ«shironi tĂ« negociohet, atĂ«herĂ« çfarĂ« dĂ«shironi tĂ« bĂ«ni? TĂ« shkoni nĂ« luftĂ«?”, ka pyetur Pezeshkian.

Deklaratat e tij i ka kritikuar menjëherë agjencia e lajmeve Tasnim, e cila shërben si krah i Gardës Revolucionare Islamike.

“Kur armiqtĂ« t’i dĂ«gjojnĂ« kĂ«to fjalĂ«, çfarĂ« vendimi do tĂ« marrin ata dhe çfarĂ« bindjesh do tĂ« krijojnĂ« pĂ«r Iranin? Qartazi, pĂ«rshtypja e vetme Ă«shtĂ« pĂ«r ‘dobĂ«sinë’ iraniane”, ka shkruar Tasnim nĂ« njĂ« editorial.

Sipas agjencisĂ«, qĂ«ndrimi i presidentit iranian e tregon njĂ« shtet “tĂ« dobĂ«t dhe tĂ« dĂ«shpĂ«ruar”.

Hossein Shariatmadari, kryeredaktor i agjencisë Kayhan, dhe i emëruar nga lideri suprem Iranian, Ayatollah Ali Khamenei në atë pozitë, e ka kritikuar Pezeshkianin për synimet e tij që të diskutojë me Uashingtonin.

Ai ka pretenduar, pa ndonjĂ« dĂ«shmi, qĂ« Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli “e kanĂ« pranuar hapur humbjen” nĂ« luftĂ«n 12-ditore nĂ« qershor dhe qĂ« Uashingtoni “e ka lutur” Iranin pĂ«r tĂ« biseduar.

Muajin e kaluar Irani ka zhvilluar bisedime me fuqitë evropiane lidhur me programin e vet bërthamor.

Zyrtarët iranianë kanë thënë se bisedimet do të vazhdojnë, por pa treguar datën e re.

QeveritĂ« evropiane kanĂ« paralajmĂ«ruar qĂ« nĂ«se nuk arrihet pĂ«rparim i rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« bisedimet mes Teheranit dhe Uashingtonit deri nĂ« fund tĂ« gushtit, ata do t’i rivendosin sanksionet e Kombeve tĂ« Bashkuara kundĂ«r Iranit – veprim qĂ« Irani e ka pĂ«rshkruar si “dhĂ«nie fund” tĂ« rolit tĂ« EvropĂ«s nĂ« kapitullin bĂ«rthamor.

Irani dhe SHBA-ja ishte planifikuar të zhvillonin rundin e ri të bisedimeve më 15 qershor, mirëpo takimi është anuluar për shkak të luftës.

Dy palĂ«t ende nuk janĂ« pajtuar pĂ«r t’u takuar. Teherani deklaron se nuk mund t’i besojĂ« Uashingtonit, ndĂ«rsa ShtĂ«pia e BardhĂ« vĂ« nĂ« pikĂ«pyetje nĂ«se ka logjikĂ« tĂ« zhvillohen bisedime, duke marrĂ« parasysh dĂ«min qĂ« u Ă«shtĂ« shkaktuar qendrave bĂ«rthamore iraniane./REL

The post Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë appeared first on Albeu.com.

NjĂ« “vejushĂ« e zezĂ«â€ pĂ«rballet me dĂ«nim me vdekje nĂ« Iran, vrau 11 burra pĂ«r t’u marrĂ« pronĂ«n

Një grua që helmoi dhe vrau 11 burrat e saj gjatë një periudhe 22-vjeçare në Iran po përballet me dënimin me vdekje. Sipas Daily Mail, ajo është Kolshum Akbari, 56 vjeç , e cila u martua me burra të moshuar dhe më pas i vrau ata duke i mbidozuar ilaçet për tensionin e gjakut, ilaçet për diabetin, qetësuesit dhe madje edhe alkoolin industrial, me qëllim që të trashëgonte pasurinë e tyre.

56-vjeçarja e bĂ«ri kĂ«tĂ« pĂ«r 20 vjet – nga viti 2000 deri nĂ« vitin 2023 – pa dyshuar askush pĂ«r tĂ«, pasi viktimat e saj ishin tashmĂ« tĂ« moshuara dhe kishin probleme shĂ«ndetĂ«sore. Ai qĂ« nĂ« thelb e “tradhtoi” atĂ« ishte djali i viktimĂ«s sĂ« saj tĂ« fundit – 82-vjeçari Gholamreza Babaei – i cili u bĂ« dyshues kur njĂ« mik i familjes i zbuloi se babai i tij ishte martuar mĂ« parĂ« me njĂ« grua me emrin Kolsum, e cila ishte pĂ«rpjekur ta helmonte. Ai mĂ« pas telefonoi policinĂ« dhe gruaja u arrestua. GjatĂ« marrjes nĂ« pyetje, gruaja rrĂ«feu veprimet e saj, megjithĂ«se thuhet se dha rrĂ«fime kontradiktore nĂ« lidhje me numrin e njerĂ«zve qĂ« vrau. “Nuk e di sa veta vrava. Ndoshta 13 ose 15 vetĂ«. Nuk mĂ« kujtohet saktĂ«sisht.”

Ata po vdisnin edhe 43 ditë pas dasmës

56-vjeçarja u martua pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« moshĂ«n 18 vjeç me njĂ« burrĂ« qĂ« vuante nga njĂ« sĂ«mundje mendore. Pas vdekjes sĂ« burrit tĂ« saj tĂ« dytĂ« – fĂ«mijĂ«t e tĂ« cilit e abuzuan fizikisht – ajo kĂ«rkoi burra tĂ« moshuar tĂ« vetmuar pĂ«rmes tubimeve tĂ« grave. Ajo miqĂ«sohej me vajzat e kĂ«tyre burrave dhe, pasi hetonte financat e tyre, pranonte t’i martonte pĂ«r njĂ« pajĂ« tĂ« konsiderueshme.

NĂ« shumĂ« raste, viktimat vdisnin menjĂ«herĂ« pasi u martuan me tĂ« – madje 43 ditĂ« mĂ« vonĂ«, siç ndodhi nĂ« njĂ« rast.

Një burrë i mbijetoi një përpjekjeje për të vrarë Akbarin në vitin 2020 pasi konsumoi supë të helmuar. Edhe pse ajo e nxori jashtë, ai zgjodhi të mos e raportonte incidentin në polici. 56-vjeçarja zakonisht u jepte helm burrave të saj, por në disa raste ajo i mbyste viktimat e saj me jastëkë dhe peshqirë.

Familjet e viktimave po kërkojnë ekzekutimin e saj.

Edhe pse Akbari fillimisht u përpoq të mohonte akuzat në Gjykatën Revolucionare Shari të mërkurën, ajo përfundimisht rrëfeu vrasjet, e akuzuar për 11 vrasje dhe një tentativë vrasjeje dhe tani pret dënimin.

Megjithatë, familjet e viktimave po kërkojnë ekzekutimin e saj, megjithëse gjykata do ta japë vendimin e saj vetëm pasi të dëgjojë të 45 paditësit e përfshirë në çështje.

The post NjĂ« “vejushĂ« e zezĂ«â€ pĂ«rballet me dĂ«nim me vdekje nĂ« Iran, vrau 11 burra pĂ«r t’u marrĂ« pronĂ«n appeared first on iconstyle.al.

Pas luftës 12-ditëshe, Irani rikthen politikanin veteran, Ali Larijani

Në një kohë kur autoritetet iraniane po përballen me pasojat e konfliktit të qershorit me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, rikthimi i politikanit veteran, Ali Larijani, si sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, përbën rikthim politik, i cili nuk ishte i papritur.

Pas përfundimit të luftës, 67-vjeçari theksoi se në ditën e parë të sulmeve izraelite, aparati i sigurisë iraniane e kishte kontaktuar dhe i kishte kërkuar dorëheqjen. Vitin e kaluar, Larijanit iu ndalua garimi për president.

Megjithatë, tani ai do të luajë rol qendror në formësimin e politikave pas bombardimeve izraelite dhe amerikane që vunë në pah dobësitë ushtarake të Iranit.

“Larijani u la mĂ«njanĂ« dhe u pĂ«rjashtua, por kurrĂ« nuk u hoq plotĂ«sisht nga skena politike”, tha analisti politik iranian me bazĂ« nĂ« LondĂ«r, Babak Dorbeigi, pĂ«r Radion Farda tĂ« Radios Evropa e LirĂ« (REL).

“GjatĂ« luftĂ«s 12-ditĂ«she ndodhĂ«n disa zhvillime tĂ« rĂ«ndĂ«sishme. NjĂ« çështje madhore, siç Ă«shtĂ« theksuar nga zyrtarĂ«t dhe media, ishte llogaritja e gabuar e kapaciteteve mbrojtĂ«se tĂ« Iranit”, shtoi ai.

Sulmet izraelite dhe amerikane goditën objekte të rëndësishme ushtarake dhe bërthamore, duke e turpëruar Teheranin, i cili u duk se nuk ishte në gjendje të mbrohej siç duhet.

Zyrtarët ofruan versione të ndryshme për shkallën e dëmit të pësuar, duke krijuar përshtypjen se në udhëheqjen iraniane mbretëron rrëmuja.

“MegjithatĂ«, çështja mĂ« kritike – ajo qĂ« ka pĂ«rparĂ«si para tĂ« gjitha tĂ« tjerave – Ă«shtĂ« tĂ« kuptuarit se, nĂ« kohĂ« lufte, nuk mund tĂ« kĂ«rkosh mbĂ«shtetje te udhĂ«heqĂ«si suprem [ajatollah Ali Khamenei]”, tha Dorbeigi.

“Mungesa e tij dhe mungesa e udhĂ«heqjes nĂ« Iran zbuluan njĂ« boshllĂ«k tĂ« madh nĂ« krye. E gjithĂ« kjo tregon pĂ«r njĂ« nevojĂ« urgjente pĂ«r ndryshim”, shtoi ai.

NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, Larijani shihet si njĂ« figurĂ« e besueshme, i cili Ă«shtĂ« i aftĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« “vendime tĂ« arsyeshme”.

UdhĂ«heqja e Iranit nga bunkeri: ÇfarĂ« do tĂ« thotĂ« pĂ«r tĂ« ardhmen e shtetit?

I cilësuar si pragmatist, ai do të punojë ngushtë me presidentin iranian, Masud Pezeshkian, i cili kryeson organin e sigurisë dhe shpesh shihet si proreformist.

Por, vendimet e këtij organi duhet të miratohen nga Khamenei, gjithsesi.

“PĂ«rderisa Khamenei mbetet nĂ« krye tĂ« sistemit, nuk duhet pritur ndonjĂ« ndryshim strategjik nĂ« politikĂ«, vetĂ«m rregullime taktike”, tha analisti iranian me bazĂ« nĂ« Paris, Reza Alijani, pĂ«r REL.

“Roli i Larijanit duket se Ă«shtĂ« menaxhimi i krizĂ«s, qĂ« pĂ«rfshin edhe menaxhimin e kompromiseve, pasi Khamenei asnjĂ«herĂ« nuk lejon qĂ« kompromiset t’i atribuohen drejtpĂ«rdrejt atij”, shtoi ai.

Larijani e ka mbajtur më parë këtë post, nga viti 2005 deri në vitin 2007, dhe më pas ka shërbyer si kryetar i Parlamentit iranian deri në vitin 2020. Në këtë rol, ai fitoi rëndësi ndërkombëtare duke mbështetur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me SHBA-në, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë (të njohura si E3).

Administrata e parë e Trumpit u tërhoq nga ajo marrëveshje dhe SHBA ishte në proces negociatash me Teheranin kur filluan sulmet ajrore izraelite në qershor.

Bisedimet u ndĂ«rprenĂ« papritur dhe nuk kanĂ« rinisur. Teherani thotĂ« se nuk mund t’i besojĂ« Uashingtonit, ndĂ«rsa ShtĂ«pia e BardhĂ« dyshon nĂ«se ka ndonjĂ« vlerĂ« nĂ« vazhdimin e bisedimeve, duke pasur parasysh dĂ«min e shkaktuar nĂ« objektet bĂ«rthamore iraniane.

Pas konfliktit, Irani vazhdoi bisedimet me E3 dhe Bashkimin Evropian më 25 korrik.

Vendet e E3 paralajmĂ«ruan se, nĂ«se nuk arrihet njĂ« marrĂ«veshje bĂ«rthamore me Iranin deri nĂ« fund tĂ« gushtit, ato do t’i rikthejnĂ« tĂ« gjitha sanksionet e OKB-sĂ« ndaj Iranit duke aktivizuar mekanizmin e marrĂ«veshjes sĂ« vitit 2015.

Këshilltar i lartë për çështjet bërthamore

Para riemĂ«rimit tĂ« tij nĂ« KĂ«shillin e SigurisĂ«, Larijani ishte tashmĂ« kĂ«shilltari kryesor i Khameneit pĂ«r çështjet bĂ«rthamore. MĂ« 20 korrik, ai u takua me presidentin e RusisĂ«, Vladimir Putin, nĂ« Kremlin dhe “pĂ«rcolli vlerĂ«sime pĂ«r situatĂ«n e pĂ«rshkallĂ«zuar nĂ« Lindjen e Mesme dhe pĂ«r programin bĂ«rthamor iranian”, tha zĂ«dhĂ«nĂ«si i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Disa muaj para konfliktit me Izraelin dhe SHBA-nĂ«, Larijani kishte paralajmĂ«ruar nĂ« televizionin iranian se njĂ« sulm do ta bĂ«nte Iranin mĂ« tĂ« prirĂ« pĂ«r tĂ« zhvilluar armĂ« bĂ«rthamore. Por, qĂ« nga sulmet, zyrtarĂ«t iranianĂ« kanĂ« shmangur pĂ«rmendjen e kĂ«saj çështjeje, duke theksuar nĂ« vend tĂ« kĂ«saj se Irani do ta vazhdojĂ« pasurimin e uraniumit. ËshtĂ« njĂ« dallim qĂ« fuqitĂ« perĂ«ndimore nuk e pranojnĂ«, pasi Irani ka pasuruar uraniumin nĂ« nivele shumĂ« mĂ« tĂ« larta se sa kĂ«rkohen pĂ«r njĂ« program bĂ«rthamor civil.

Emërimi i Larijanit ndodhi dy ditë pasi Irani njoftoi krijimin e një Këshilli të ri të Mbrojtjes, nën mbikëqyrjen e Këshillit të Sigurisë./REL/

Irani ekzekuton një shkencëtar bërthamor: Spiunonte për Izraelin

Irani ka ekzekutuar një shkencëtar bërthamor që pretendon se spiunonte për Izraelin.

Roozbeh Vadi u dënua me vdekje për dhënien e informacionit në lidhje me një shkencëtar tjetër i cili u vra gjatë sulmeve të Izraelit në Teheran në qershor, tha Mizan, faqja e internetit gjyqësorit.

“Ekzekutimi u krye me varje”, thuhet tutje nĂ« informacionet e dhĂ«na nga kjo faqe.

Vadi thuhet se ka punuar si ekspert bërthamor në Organizatën e Energjisë Atomike të Iranit, sipas Iran Human Rights dhe siç thuhet, është mbajtur në burgun Evin në Teheran që nga arrestimi i tij në shkurt të vitit 2024, raporton The Telegraph.

Mizan tha se Vadi transferoi “informacion tĂ« klasifikuar” dhe dyshohet se Ă«shtĂ« takuar me agjentĂ« tĂ« Mossad nĂ« VjenĂ« nĂ« pesĂ« raste./abcnews.al

Irani ekzekuton një person të dënuar për spiunazh për Izraelin

Autoritetet iraniane kanĂ« ekzekutuar njĂ« burrĂ«, i cili ishte dĂ«nuar pĂ«r spiunim pĂ«r Izraelin. Sipas gjyqĂ«sorit iranian, personi qĂ« u ekzekutua i kishte dĂ«rguar informacione Izraelit lidhur me shkencĂ«tarĂ«t bĂ«rthamorĂ« tĂ« cilĂ«t u vranĂ« gjatĂ« luftĂ«s 12-ditore qĂ« Teherani zhvilloi me Izraelin nĂ« qershor. “Roozbeh Vadi
 u ekzekutua pas proceseve gjyqĂ«sore dhe konfirmimit tĂ« dĂ«nimit [
]

The post Irani ekzekuton një person të dënuar për spiunazh për Izraelin appeared first on BoldNews.al.

TEHERAN – Irani emĂ«ron kreun e ri tĂ« KĂ«shillit tĂ« SigurisĂ«

TEHERAN, 5 gusht  /ATSH-DPA/ – Ali Larijani, kĂ«shilltari konservator i udhĂ«heqĂ«sit Suprem tĂ« Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, Ă«shtĂ« emĂ«ruar sekretar i pĂ«rgjithshĂ«m i KĂ«shillit tĂ« fuqishĂ«m tĂ« SigurisĂ« sĂ« vendit, njoftoi sot Teherani.

Larijani, 67-vjeç, pason ish-komandantin e Korpusit me ndikim tĂ« GardĂ«s Revolucionare Islamike, Ali Akbar Ahmadian, i cili do tĂ« marrĂ« njĂ« pozicion tĂ« sapokrijuar nĂ« qeveri, sipas agjencisĂ« shtetĂ«rore tĂ« lajmeve “Tasnim”.

Këshilli i Sigurisë merret me çështje që lidhen me sigurinë kombëtare dhe vendimet që ndërmerren për  mbrojtjen e vendit islamik dhe ka diskutuar shpesh programin bërthamor të vendit në të kaluarën.

Vendimet e tij për çështje të tilla duhet të miratohen nga udhëheqësi suprem i vendit.

Këshilli kryesohet nga presidenti Masoud Pezeshkian dhe përfshin dhjetra anëtarë të tjerë, përfshirë disa ministra dhe gjeneralë.

Mbetet e paqartë nëse emërimi i nivelit të lartë do të sjellë një ndryshim kursi brenda aparatit të pushtetit të Iranit.

Larijani planifikoi të kandidonte për president vitin e kaluar, por u skualifikua nga Këshilli i Rojësve, një organ qendror mbikqyrës.

Ish-gjeneral brigade dhe matematikan në profesion, Larijani konsiderohet pjesë e elitës tradicionale të Iranit, por vitet e fundit ka marrë vazhdimisht pozicione më të moderuara. Ai më parë shërbeu si sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Sigurisë nga viti 2005 deri në vitin 2007. /Ad.Ab./

The post TEHERAN – Irani emĂ«ron kreun e ri tĂ« KĂ«shillit tĂ« SigurisĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Firmosi në Iran, Jasir Asani rrezikon të përfundojë në tribunë

✇Albeu
By: M C

“Asi” i Guangzhou FC, Jasir Asani, njoftoi transferimin e tij nĂ« Iran nĂ« mes tĂ« sezonit. Klubi Esteghlal njoftoi pĂ«rmes faqes zyrtare se: “Ne kemi nĂ«nshkruar njĂ« kontratĂ« 18- mujore me Asanin.”

Kontrata e Asanit me klubin e tij aktual, Guangzhou FC, skadon nĂ« janar tĂ« vitit tĂ« ardhshĂ«m. MegjithatĂ«, Esteghlal shtoi se po punojnĂ« me Guangzhou FC pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« Asani t’i bashkohet ekipit sa mĂ« shpejt tĂ« jetĂ« e mundur. Esteghlal Ă«shtĂ« njĂ« klub prestigjioz, me nĂ«ntĂ« tituj kampion dhe shtatĂ« kupa nĂ« historinĂ« e tij. Gjithashtu, ai ka bĂ«rĂ« vazhdimisht paraqitje tĂ« mira nĂ« LigĂ«n e KampionĂ«ve tĂ« KonfederatĂ«s Aziatike tĂ« Futbollit (AFC).

Asani iu bashkua Guangzhou FC pĂ«rpara sezonit 2023 dhe tĂ«rhoqi shpejt vĂ«mendjen e tifozĂ«ve me goditjet e tij karakteristike me tĂ« majtĂ«n dhe depĂ«rtimet e shpejta. Ai ishte veçanĂ«risht kĂ«rcĂ«nues nga distanca dhe nĂ« goditjet standarde, duke i dhĂ«nĂ« gjallĂ«ri sulmit tĂ« Guangzhou FC-sĂ«. NĂ« LigĂ«n e KampionĂ«ve AFC Elite (ACLE) 2024–25, tĂ« mbajtur nĂ« mars, ai luajti nĂ« dhjetĂ« ndeshje, duke shĂ«nuar nĂ«ntĂ« gola dhe duke dhĂ«nĂ« njĂ« pasim pĂ«r gol, çka e çoi skuadrĂ«n nĂ« çerekfinale.

Asani bĂ«ri transferimin duke pĂ«rfituar nga rregulli “Bosman”, i cili u lejon lojtarĂ«ve tĂ« negociojnĂ« lirisht me klube tĂ« tjera gjashtĂ« muaj para skadimit tĂ« kontratĂ«s sĂ« tyre. PĂ«r shkak tĂ« situatĂ«s financiare tĂ« Guangzhou FC, pritej qĂ« Asani tĂ« transferohej te Yokohama F. Marinos nĂ« Japoni kĂ«tĂ« verĂ«, por ai zgjodhi tĂ« qĂ«ndrojĂ«. Lajmi i papritur i transferimit, sĂ« bashku me mundĂ«sinĂ« e largimit tĂ« tij tĂ« parakohshĂ«m gjatĂ« sezonit, ishte njĂ« tronditje pĂ«r tifozĂ«t e Guangzhou FC-sĂ«.

NĂ« KorenĂ« e Jugut, disa e panĂ« vendimin si zhgĂ«njyes. “Asi” i skuadrĂ«s, Asani, sipas tyre, i zhgĂ«njeu tifozĂ«t duke shpallur transferimin e tij ndĂ«rkohĂ« qĂ« kontrata e tij ishte ende e vlefshme. NjĂ« burim i brendshĂ«m i klubit korean tha: “Situata midis Esteghlalit dhe Asanit Ă«shtĂ« e rrallĂ« nĂ« futboll. Kur njĂ« lojtar transferohet, tĂ« dy klubet zakonisht bien dakord ta njoftojnĂ« njĂ«kohĂ«sisht nĂ« njĂ« moment tĂ« caktuar. Ose, zakonisht Ă«shtĂ« klubi ‘mĂ«më’ qĂ« e bĂ«n njoftimin. Ky njoftim nga Esteghlal pĂ«r transferimin e Asanit tregon mungesĂ« respekti pĂ«r Guangzhou FC-nĂ«.”

VetĂ« Guangzhou FC deklaroi: “Asani premtoi tĂ« qĂ«ndronte me ekipin nĂ«se nuk do tĂ« transferohej deri nĂ« periudhĂ«n shtesĂ« tĂ« regjistrimit tĂ« lojtarĂ«ve (24 korrik), por ai e tradhtoi besimin. Ne konfirmuam pĂ«rmes rrjeteve sociale se Esteghlal dĂ«shironte qĂ« ai tĂ« bashkohej mĂ« herĂ«t, por asgjĂ« nuk Ă«shtĂ« vendosur ende.” NjĂ« zyrtar i klubit korean pĂ«rmblodhi situatĂ«n: “Nuk ka pasur ende kontakt me Esteghlalin. NĂ«se ata dĂ«shirojnĂ« qĂ« Asani tĂ« transferohet para kohe, do tĂ« duhet tĂ« zhvillohen negociata pĂ«r njĂ« tarifĂ« transferimi. Por pĂ«rpara kĂ«saj, vendimi i trajnerit Ă«shtĂ« thelbĂ«sor. Ne do tĂ« vendosim nĂ«se Asani do tĂ« luajĂ« pjesĂ«n e mbetur tĂ« sezonit apo jo. LojtarĂ«t aktualisht janĂ« me pushime. Do tĂ« takohemi me trajnerin pĂ«r tĂ« shqyrtuar situatĂ«n aktuale.”

The post Firmosi në Iran, Jasir Asani rrezikon të përfundojë në tribunë appeared first on Albeu.com.

Shqipëria pjesë e deklaratë së përbashkët mbi kërcënimet shtetërore nga shërbimet e inteligjencës iraniane

TIRANË, 5 gusht /ATSH/ ShqipĂ«ria, Belgjika, Danimarka, Gjermania, Finlanda, Franca, Kanadaja, Holanda, Austria, Suedia, Spanja, Çekia, MbretĂ«ria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara kanĂ« dhĂ«nĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t mbi kĂ«rcĂ«nimet shtetĂ«rore nga shĂ«rbimet e inteligjencĂ«s iraniane.

NĂ« kĂ«tĂ« deklaratĂ« tĂ« shpĂ«rndarĂ« nga Ministria e Jashtme e RepublikĂ«s Federale tĂ« GjermanisĂ« thuhet se, ShqipĂ«ria, Belgjika, Danimarka, Gjermania, Finlanda, Franca, Kanadaja, Holanda, Austria, Suedia, Spanja, Çekia, MbretĂ«ria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara dĂ«nojnĂ« numrin nĂ« rritje tĂ« kĂ«rcĂ«nimeve qĂ« burojnĂ« nga shteti iranian pĂ«rmes shĂ«rbimeve tĂ« tij tĂ« inteligjencĂ«s nĂ« territoret tona pĂ«rkatĂ«se.

KĂ«to vende i konsiderojnĂ« kĂ«to lloj sulmesh, pavarĂ«sisht objektivit tĂ« tyre, si shkelje tĂ« sovranitetit dhe janĂ« tĂ« vendosura t’u japin fund menjĂ«herĂ« kĂ«tyre aktiviteteve tĂ« paligjshme nĂ« territoret pĂ«rkatĂ«se.

“ShqipĂ«ria, Austria, Belgjika, Kanadaja, Republika Çeke, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Spanja, Suedia, MbretĂ«ria e Bashkuar dhe SHBA-tĂ« dĂ«nojnĂ« numrin nĂ« rritje tĂ« kĂ«rcĂ«nimeve shtetĂ«rore nga shĂ«rbimet sekrete iraniane nĂ« territoret tona pĂ«rkatĂ«se.

Ne jemi të bashkuar në kundërshtimin tonë ndaj përpjekjeve të shërbimeve sekrete iraniane për të vrarë, rrëmbyer dhe intimiduar njerëz në Evropë dhe Amerikën e Veriut, në shkelje të qartë të sovranitetit tonë. Këto shërbime po bashkëpunojnë gjithnjë e më shumë me organizatat kriminale ndërkombëtare duke synuar gazetarët, disidentët, qytetarët hebrenj dhe zyrtarët aktualë dhe të mëparshëm në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Kjo është e papranueshme.

Ne i konsiderojmĂ« kĂ«to lloje sulmesh, pavarĂ«sisht nga objektivi, si shkelje tĂ« sovranitetit tonĂ«. Ne jemi tĂ« pĂ«rkushtuar tĂ« punojmĂ« sĂ« bashku pĂ«r tĂ« parandaluar qĂ« kĂ«to veprime tĂ« ndodhin dhe u bĂ«jmĂ« thirrje autoriteteve iraniane qĂ« menjĂ«herĂ« t’u japin fund aktiviteteve tĂ« tilla tĂ« paligjshme nĂ« territoret tona pĂ«rkatĂ«se”, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

/gj.m//a.f/

 

The post Shqipëria pjesë e deklaratë së përbashkët mbi kërcënimet shtetërore nga shërbimet e inteligjencës iraniane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Asani shkon në Iran/ Ylli i kombëtares arrin akordin me klubin e elitës, Esteglal

Besohet ka zgjedhur paratë. Jasir Asani dëshiron ta vazhdojë karrierën në Iran, dhe mediat nga Teherani njoftojnë se ka arritur akordin me klubin ku pritet të kalojë tepër shpejt.

E pĂ«rditshmja “Teheran Tajms”, shkruan se klubi Esteglal ka marrĂ«veshje me futbollistin e kombĂ«tares sĂ« ShqipĂ«risĂ«, qĂ« prej gati dy vjetĂ«sh luan nĂ« KorenĂ« e Jugut.

Nuk jepen hollësi financiare për parakontratën, ndonëse besohet se Asani do të fitojë në Iran më shumë sesa në skuadrën e tanishme, Kuangju, ndërsa firma do të vlejë për 18 muaj.

Ai do të shkojë në klubin më të vjetër iranian, me bazë në Teheran, dhe me emrin që përkthehet Pavarësia.

Do të luajë për skuadrën që ka dalë 9 herë kampione e vendit, dhe që ka fituar dy herë Championsin e Azisë.

Gjithsesi, Esteglal duhet të merret vesh me Kuangjunë.

Koreanojugorët kanë kontratë me shqiptarin nga Shkupi deri në dhjetor të këtij viti, dhe kërkojnë të paktën 1 milionë euro për ta lënë të lirë.

Më herët, klubi japonez Jokohama u përpoq ta merrte Asanin, i cili këtë sezon ka 8 gola e 2 asistë në 21 ndeshje të kampionatit të Koresë së Jugut, si dhe pati 9 gola e një asist në vetëm 10 ndeshje në Championsin e Azisë, ku arriti çerekfinalen në sezonin që Kuangju e pati debutues.

/abcnews.al/

BM – Lammy: TĂ« papranueshme pretendimet e Iranit pĂ«r uraniumin

LONDËR, 2 gusht /ATSH-DPA/ – Ministri i JashtĂ«m britanik, David Lammy deklaroi se nuk i pranon pretendimet e Iranit se vendi po pasuron uranium pĂ«r qĂ«llime akademike.

Përfaqësues nga Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca zhvilluan javën e kaluar bisedime me Iranin për të thyer ngërçin lidhur me programin bërthamor të këtij vendi.

Teherani pohon se mbetet i hapur ndaj diplomacisë, megjithëse së fundmi ka pezulluar bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA).

Një shqetësim thelbësor për fuqitë perëndimore u theksua kur IAEA-ja raportoi në maj se rezervat e uraniumit të pasuruar deri në 60% të Iranit, shumë afër nivelit të nevojshëm për armë

“LiderĂ«t e tyre nuk mund tĂ« mĂ« shpjegojnĂ«, dhe kam pasur shumĂ« bisedimeme ta, pse u duhet uranium i pasuruar nĂ« nivelin 60%.“,  tha Lami nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r gazetĂ«n “The Guardian”.

“NĂ«se shkoj nĂ« Sellafield apo Urenco nĂ« Cheshire, nuk ka mĂ« shumĂ« se 6% uranium. Irani thotĂ« se Ă«shtĂ« pĂ«r pĂ«rdorim akademik, por unĂ« nuk e pranoj kĂ«tĂ«â€, shtoi ai.

Lammy paralajmëroi se zhvillimi i armëve bërthamore nga Irani mund të çojë në përshkallëzim të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën sulme kundër impianteve bërthamore iraniane në qershor./  /Ad.Ab./

The post BM – Lammy: TĂ« papranueshme pretendimet e Iranit pĂ«r uraniumin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Irani, ShqipĂ«ria krah PerĂ«ndimit/ “Teherani tĂ« ndalojĂ« aktivitetet qĂ« cĂ«nojnĂ« sovranitetin tonĂ«â€

Shqipëria rreshtohet krah SHBA dhe Perëndimit duke dënuar kërcënimet e Iranit. Tirana zyrtare ka nënshkruar një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i bën thirrje autoriteteve iraniane për të ndaluar aktivitetet e paligjshme në territoret e tyre, ndërsa vendet firmetare angazhohen për bashkëpunim kundër kërcënimeve të mundshme.

Shqipëria është rreshtuar krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë, Britanisë së Madhe dhe dhjetë shteteve europiane, të cilat dënojnë sulmet dhe kërcënimet e Iranit në territoret respektive.

Në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se përpjekja e inteligjencës iraniane për të goditur individë në Europë apo Amerikën e Veriut cënon sovranitetin e shteteve, pavarësisht se kush është objektivi.

“Ne jemi tĂ« bashkuar nĂ« kundĂ«rshtimin tonĂ« ndaj pĂ«rpjekjeve tĂ« shĂ«rbimeve iraniane tĂ« inteligjencĂ«s pĂ«r tĂ« vrarĂ«, rrĂ«mbyer dhe ngacmuar njerĂ«z nĂ« EvropĂ« dhe AmerikĂ«n e Veriut, nĂ« shkelje tĂ« qartĂ« tĂ« sovranitetit tonĂ«. KĂ«to shĂ«rbime po bashkĂ«punojnĂ« gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« me organizata ndĂ«rkombĂ«tare kriminale pĂ«r tĂ« sulmuar gazetarĂ«, disidentĂ«, qytetarĂ« hebrenj si dhe zyrtarĂ« aktualĂ« dhe tĂ« mĂ«parshĂ«m nĂ« EvropĂ« dhe AmerikĂ«n e Veriut.” 

Të gjitha shtetet firmëtare i bëjnë thirrje autoriteteve iraniane që ta ndalojnë aktivitetet e paligjshme në territoret e tyre ndërsa angazhohen për bashkëpunim kundër kërcënimeve të mundshme.

“Ne jemi tĂ« pĂ«rkushtuar tĂ« punojmĂ« sĂ« bashku pĂ«r tĂ« parandaluar qĂ« kĂ«to veprime tĂ« ndodhin dhe i bĂ«jmĂ« thirrje autoriteteve iraniane qĂ« tĂ« ndalojnĂ« menjĂ«herĂ« kĂ«to aktivitete tĂ« paligjshme nĂ« territoret tona pĂ«rkatĂ«se.”

Në shtator të 2022, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin pas sulmeve kibernetike që goditen infrastrukturën kritike të institucioneve shtetërore në korrik të po atij viti. I gjithë përsoneli diplomatik la territorin shqiptar brenda 24 orëve ndërsa asokohe, sulmi kibernetik kundër një aleati të NATO-s u dënua edhe nga Shtëpia e Bardhë./abcnews.al

Tensionet Iran-Izrael dhe programi bërthamor, Putin dhe Netanyahu zhvillojnë bisedë telefonike

Presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kanë zhvilluar bisedime lidhur me situatën e luftës në Lindjen e Mesme.

Sipas raportimeve, Putin ka bërë thirrje për një zgjidhje paqësore të konflikteve rajonale duke shprehur mbështetje për sovranitetin e Sirisë.

Ai gjithashtu sipas raportojnë mediat ndërkombëtare ka ofruar ndihmë për të lehtësuar tensionet mes Iranit dhe Izraelit, kryesisht për programin bërthamor të Iranit.

Në fund të dy udhëheqësit ranë dakord që të mbanin komunikimin të hapur. Ndërsa nga Tel Avivi u konfirmua se biseda kishte të bënte me Iranin dhe Sirinë.

/abcnews.al/

Tragjedi në Iran: Nënë dhe foshnja e saj mes viktimave në sulmin e përgjakshëm ndaj gjykatës

Një sulm i rëndë tronditi qytetin Zahedan në juglindje të Iranit, ku pesë civilë, përfshirë një foshnjë dhe nënën e saj, humbën jetën pas një shpërthimi dhe shkëmbimi zjarri në ambientet e një gjykate.

Sipas mediave shtetërore iraniane, autorët e maskuar si vizitorë hodhën një granatë në ndërtesë përpara se të përplaseshin me forcat e sigurisë. Bilanci paraprak flet për pesë të vdekur dhe të paktën 13 të plagosur, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet.

Tre nga agresorët u vranë nga forcat iraniane, ndërkohë që përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi xhihadist Jaish al-Adl, me bazë në Pakistan. Provinca Sistan-Baluchistan është prej kohësh një zonë e tensionuar, me prani të grupeve militante që veprojnë përgjatë kufirit.

The post Tragjedi në Iran: Nënë dhe foshnja e saj mes viktimave në sulmin e përgjakshëm ndaj gjykatës appeared first on iconstyle.al.

Sulm i përgjakshëm në gjykatën e Iranit! Grupi xhihadist vret 6 civilë, 22 të plagosur

Të paktën gjashtë civilë, përfshirë një nënë dhe një fëmijë, kanë humbur jetën dhe 22 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi të armatosur të ndërmarrë nga grupi separatist xhihadist Jaish al-Adl në një gjykatë në provincën juglindore të Iranit, Sistan-Baluchestan, raportuan mediat iraniane të shtunën. Sipas burimeve lokale, sulmi nisi me [
]

The post Sulm i përgjakshëm në gjykatën e Iranit! Grupi xhihadist vret 6 civilë, 22 të plagosur appeared first on BoldNews.al.

❌