Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zjarret në Vlorë e Selenicë, Vengu: Të qëllimshme, shkaktuesit do të ndeshen me forcën e ligjit

TIRANË, 22 gusht /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi sot në një reagim në rrjetet sociale se vatrat e shumta të zjarrit që janë shfaqur gjatë mbrëmjes në bashkinë Vlorë dhe atë të Selenicës janë pasojë e zjarrvënies së qëllimshme dhe të organizuar.

Sipas ministrit, ndërsa vatra e Dukatit është shuar plotësisht, puna vijon për neutralizimin e zjarreve në fshatrat Drashovicë dhe Vajzë të Selenicës. Forcat e Armatosura dhe shërbimet zjarrfikëse lokale janë angazhuar në terren për të mbrojtur banesat dhe pronat e qytetarëve.

Vengu nënvizoi se forcat operacionale do të vijojnë të qëndrojnë të angazhuara përgjatë gjithë natës, ndërsa me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera ligjzbatuese po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

“Zjarrvënia e qëllimshme mbetet një krim i rëndë, shkaktuesit e të cilit do të ndeshen me reagimin tonë të plotë dhe me forcën e ligjit”, theksoi ministri i Mbrojtjes.

/a.f/

The post Zjarret në Vlorë e Selenicë, Vengu: Të qëllimshme, shkaktuesit do të ndeshen me forcën e ligjit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Mbi 500 ushtarakë shqiptarë të angazhuar në misione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së

TIRANË, 21 gusht /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot foto nga misioni i  trupave ushtarake shqiptare në Novo Selo, Bullgari.

Ushtarakët e Batalionit të Parë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, pjesë e Kontingjentit VI, janë sot në vijën e parë të bashkëpunimit me aleatët e NATO-s, theksoi Vengu në një postim në rrjetet sociale.

Vëngu theksoi se, mbi 500 ushtarakë shqiptarë janë të angazhuar në misione të NATO-s, BE-së dhe Kombeve të Bashkuara në Europë, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

/gj.m/r.e//a.f/

The post Vengu: Mbi 500 ushtarakë shqiptarë të angazhuar në misione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fotografi të ushtarëve shqiptarë në Bullgari, Vengu: Në vijën e parë të bashkëpunimit me aleatët e NATO-s

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu ka publikuar fotografi të ushtarëve të Batalionit të Parë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, pjesë e Kontigjentit të VI të cilët ndodhen në Novo Selo, Bullgari.

Vengu në një postim në Facebook shkruan se janë në vijën e parë të bashkëpunimit me aleatët e NATO-s.

“Ushtarakët e Batalionit të Parë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, pjesë e Kontigjentit të VI, janë sot në vijën e parë të bashkëpunimit me aleatët e NATO-s. Mbi 500 ushtarakë shqiptarë janë të angazhuar në misione të NATO-s, BE-së dhe Kombeve të Bashkuara në Evropë, Afrikë dhe Lindjen e Mesme”, shkruan Vengu. /Telegrafi/

 

The post Fotografi të ushtarëve shqiptarë në Bullgari, Vengu: Në vijën e parë të bashkëpunimit me aleatët e NATO-s appeared first on Telegrafi.

Vengu: Projekti muzeal i FA në Bërzhitë, urë mes historisë dhe së ardhmes

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri të ditur se Kompleksit Muzeal të Forcave të Armatosura në Bërzhitë, të Tiranës, do t’i shtohen hapësira bashkëkohore, që do të lidhin historinë me komunitetin dhe të shkuarën me të ardhmen.

“Ky projekt modern do të kthejë kompleksin në një rrëfim arkitektonik, duke sjellë më pranë qytetarit jo vetëm një muze, por edhe një hapësirë të përbashkët për kujtesë, identitet dhe bashkëjetesë”, theksoi ministri.

Vengu ndau në rrjete sociale pamje të Kompleksit Muzeal të Forcave të Armatosura në Bërzhitë, teksa vuri në dukje se, Pojekti do të respektojë ndërtesat ekzistuese dhe natyrën përreth.

Gjithajshtu nënvizoi ministri, projekti parashikon shtimin e godinave dhe hapësirave funksionale që do të përdoren për aktivitetet e përditshme të Forcave të Armatosura dhe industrisë së mbrojtjes.

Ky zhvillim pritet ta shndërrojë kompleksin në një pikë referimi për publikun dhe një urë lidhëse midis trashëgimisë ushtarake dhe vizionit të ardhshëm të mbrojtjes.

/e.xh//a.f/

The post Vengu: Projekti muzeal i FA në Bërzhitë, urë mes historisë dhe së ardhmes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Anija “Lissus” me 22 efektivë niset drejt misionit të NATO-s në Egje

TIRANË, 19 gusht/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se anija “Lissus” me 22 efektivë në bord është nisur nga baza e Sarandës drejt operacionit të NATO-s “Sea Guardian” në detin Egje, ku do të shërbejë për 6 muaj në kuadër të sigurisë detare të Mesdheut.

Në një postim në rrjetet sociale, Vengu u shpreh se “në tokë e në det, Forcat e Armatosura në misionet ndërkombëtare mbajnë mbi shpatulla peshën e krenarisë dhe përgjegjësisë në Aleancë, ku shpesh kanë qenë vendimtare në aksionet për shpëtimin e jetës”.

Ministri bëri të ditur se kishte vizituar anijen përpara nisjes, duke përcjellë urimet për një mision të suksesshëm dhe mirënjohjen për profesionalizmin dhe përkushtimin e trupës së udhëhequr nga kapiteni Jetnor Balla.

Vetëm gjatë këtij viti, ekuipazhet shqiptare kanë kryer 5 operacione të suksesshme në Egje, duke shpëtuar mbi 120 jetë. Në total, misionet e Forcave të Armatosura në Egje kanë realizuar 29 operacione, duke shpëtuar mbi 700 persona.

 

The post Anija “Lissus” me 22 efektivë niset drejt misionit të NATO-s në Egje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Studimet në Akademinë e FA-së, Vengu: Afat deri në 29 gusht për dorëzimin e dokumentacionit

TIRANË, 18 gusht/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu kujtoi sot se deri në datën 29 gusht është afati i dorëzimit të dokumentacionit për këdo që do të aplikojë për të ndjekur studimet në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Qendra e Personel Rekrutimit do të rekrutojë kandidatë për të ndjekur studimet për përgatitjen e oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura, për vitin akademik 2025 – 2026, për 60 të drejta studimi.

Ministri Vengu ftoi të aplikojnë të gjithë ata që duan të provojnë sfidën dhe nderin e uniformës.

“Forcat e Armatosura hapin dyert për të gjithë të rinjtë dhe të rejat, deri në moshën 29 vjeç. Ushtarë detarë, ajrorë, aktivë. Periudha e rekrutimit: 20 tetor – 31 dhjetor 2025. Afati për dorëzimin e dokumentacionit: 29 gusht 2025”, bëri të ditur ministri Vengu.

Kursi i Përgatitjes së Oficerit, sipas ministrit Vengu përfshin 60 kuota studimi në kursin përgatitor 9-mujor të Akademisë së Forcave të Armatosura 2025–2026 në fusha të tilla si
mjekësi, inxhinieri, ndërlidhje, logjistikë, këmbësori e shumë specialitete të tjera.

Konkretisht  sipas specialiteteve ofrohen: Ndërlidhje 15 Kuota (Fakulteti i Inxhinierisë Elektronike, IT, Telekomunikacion, Inxhinieri Informatike, Kompjuterike, Mirëmbajtje rrjeti dhe Programim); Logjistikë 7 kuota (Fakulteti Ekonomik, Financë, Menaxhim); Inxhinieri 10 kuota (Gjeodezi, Mekanikë, Transport); Xhenio/Infrastrukturë 5 kuota (Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit); Mjekësi 3 kuota, (Mjekësi e përgjithshme); Shkenca mjekësore 2 kuota; Kimi 5 kuota (ushqimore, industriale); Këmbësori 13 kuota, (Diplomë bachelor në fusha të tjera).

/m.m/r.e/

The post Studimet në Akademinë e FA-së, Vengu: Afat deri në 29 gusht për dorëzimin e dokumentacionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Një tjetër ditë në luftë”, Vengu: 3 helikopterë për zjarrin në Fushë Arrëz

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se situata si pasojë e zjarreve në zonën e Fushë Arrëzit është përmirësuar ndjeshëm.

Ministri ka falenderuar trupat e zjarrfikësve, por edhe të FA, që me ndihmën e 3 helikopterëve kanë bërë të mundur vendosjen në kontroll të flakëve.

“Një tjetër ditë në luftë me flakët nga ajri në Fushë Arrëz. Helikopterët e Forcës Ajrore dhe ata nga Emiratet e Bashkuara Arabe dominuan qiellin dhe ndihmuan forcat në tokë për të vendosur nën kontroll flakët. Heronjtë e qiellit ulën ndjeshëm intensitetin e zjarreve, duke u ardhur në ndihmë banorëve dhe natyrës në zonën e veshur me kurorën e gjelbër”, shkruan ministri. /A2 CNN

The post “Një tjetër ditë në luftë”, Vengu: 3 helikopterë për zjarrin në Fushë Arrëz appeared first on Telegrafi.

Zjarret në Fushë-Arrëz, Vengu vlerëson bashkëpunimin me Emiratet e Bashkuara Arabe

TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ka reaguar për situatën e zjarreve që kanë përfshirë zonën e Fushë-Arrëzit ku edhe gjatë ditês së sotme është ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Vengu deklaron se ndërhyrja nga ajri me helikopter bëri të mundur vendosjen nën kontroll të flakëve.
Ministri ka vlerësuar bashkëpunimin mes forcave shqiptare dhe atyre nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Helikopterët e Forcës Ajrore dhe ata nga Emiratet e Bashkuara Arabe dominuan qiellin dhe ndihmuan forcat në tokë për të vendosur nën kontroll flakët. Heronjtë e qiellit ulën ndjeshëm intensitetin e zjarreve, duke u ardhur në ndihmë banorëve dhe natyrës në zonën e veshur me kurorën e gjelbër”, thekson ministri Vengu.

The post Zjarret në Fushë-Arrëz, Vengu vlerëson bashkëpunimin me Emiratet e Bashkuara Arabe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Flakët në Fushë Arrëz, Pirro Vengu: Helikopterët nga Emiratet Arabe vendosën flakët nën kontroll

✇Albeu
By: M C

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me situatën e zjarreve në zonën e Fushë Arrëzit. Vengu thekson se ndërhyrja nga ajri ishte vendimtare për vendosjen nën kontroll të flakëve.

Pirro Vengu vlerëson bashkëpunimin mes forcave shqiptare dhe atyre të huaja, duke theksuar se kontributi ajror ishte thelbësor për të shmangur përhapjen e zjarrit dhe dëmet e mëdha në pyjet dhe zonat e banuara.

‘Një tjetër ditë në luftë me flakët nga ajri në Fushë Arrëz. Helikopterët e Forcës Ajrore dhe ata nga Emiratet e Bashkuara Arabe dominuan qiellin dhe ndihmuan forcat në tokë për të vendosur nën kontroll flakët.

Heronjtë e qiellit ulën ndjeshëm intensitetin e zjarreve, duke u ardhur në ndihmë banorëve dhe natyrës në zonën e veshur me kurorën e gjelbër’, shkruan ai.

The post Flakët në Fushë Arrëz, Pirro Vengu: Helikopterët nga Emiratet Arabe vendosën flakët nën kontroll appeared first on Albeu.com.

“Luftë me flakët nga ajri në Fushë Arrëz”/ Vengu: Helikopterët e Forcës Ajrore dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe ndihmuan në operacion

Ministri i Mbrojjtes, Pirro Vengu thotë se dita e sotme ka qenë një luftë më nga ajri në Fushë Arrëz.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vengu shprehet se helikopterët e Forcës Ajrore dhe ata nga Emiratet e Bashkuara Arabe ndihmuan forcat në tokë për të vendosur nën kontroll flakët.

“Një tjetër ditë në luftë me flakët nga ajri në Fushë Arrëz.

Helikopterët e Forcës Ajrore dhe ata nga Emiratet e Bashkuara Arabe dominuan qiellin dhe ndihmuan forcat në tokë për të vendosur nën kontroll flakët.

Heronjtë e qiellit ulën ndjeshëm intensitetin e zjarreve, duke u ardhur në ndihmë banorëve dhe natyrës në zonën e veshur me kurorën e gjelbër.”, shkruan Vengu./abcnews.al

Zjarret në Fushë Arrëz, ministri Vengu: Helikopterët nga Emiratet Arabe janë në terren

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka reaguar mbi situatën e zjarreve që kanë përfshirë ditët e fundit zonën e Fushë Arrëzit. Ai thotë se ndërhyrja nga ajri me helikopter bëri të mundur vendosjen nën kontroll të flakëve. Vengu vlerëson bashkëpunimin mes forcave shqiptare dhe atyre nga Emiratet e Bashkuara Arabe. ”Një tjetër ditë në luftë me flakët nga ajri në Fushë Arrëz.

Source

Drejtoria e Rezervave të Shtetit shpërndan ushqim për bagëtinë në zonat e prekura nga zjarri

TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Pas situatës së rëndë të shkaktuar nga zjarret në disa zona të vendit, veçanërisht në Gramsh, Delvinë dhe Himarë, Ministria e Mbrojtjes ka ndërhyrë për të mbështetur blegtorët e dëmtuar, duke shpërndarë sasi të konsiderueshme koncentrati për ushqimin e bagëtive.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur sot se në mbështetje të blegtorëve të bashkisë Gramsh, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit shpërndau 11 tonë koncentrat për ushqimin e bagëtive.

Ndërkohë, theksoi ai, në Delvine dhe Himarë, gjatë ditëve të fundit, blegtorët e zonës janë ndihmuar me 38 tonë koncentrat.

Në bashkitë e prekura ka nisur edhe procesi i vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga zjarret.

Më herët, kryeministri Edi Rama siguroi banorët e prekur nga zjarret se kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë, e cila nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve

Struktura ngrihet me urdhër të kryetarit të bashkisë dhe ka për detyrë të evidentojë dëmet në banesa, infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, si dhe në objekte me funksion social apo kulturor.

Grupi plotëson formularët përkatës, ku pasqyrohen dëmet së bashku me vlerësimin financiar të tyre, duke krijuar një pasqyrë të qartë të nevojave për ndërhyrje dhe mbështetje.

Më pas, bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara, së bashku me të gjithë dokumentacionin shoqërues, që i paraprin fazës së vlerësimit përfundimtar. /a.gj/ /a.g/

1 nga 3

The post Drejtoria e Rezervave të Shtetit shpërndan ushqim për bagëtinë në zonat e prekura nga zjarri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Procedurat për vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve nga zjarret do të kryhen nga bashkitë

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur sot se procesi i vlerësimit dhe kompensimit të dëmeve të shkaktuara nga zjarret në territorin e vendit do të zhvillohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të strukturuar që synon të sigurojë një trajtim të drejtë dhe transparent për të gjitha subjektet e dëmtuara.

Ky proces nis me ngritjen e Grupit të Konstatimit për inventarizimin e dëmeve, një strukturë që ngrihet me urdhër të kryetarit të bashkisë dhe ka për detyrë të evidentojë dëmet në banesa, infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, si dhe në objekte me funksion social apo kulturor

Ministri informoi se grupi plotëson formularët përkatës, ku pasqyrohen dëmet së bashku me vlerësimin financiar të tyre, duke krijuar një pasqyrë të qartë të nevojave për ndërhyrje dhe mbështetje.

Më pas, bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara, së bashku me të gjithë dokumentacionin shoqërues, që i paraprin fazës së vlerësimit përfundimtar

Pasi të jetë përcaktuar kostoja e dëmeve, vuri n[ dukje Vengu, çdo bashki angazhohet të realizojë kompensimin përkatës për banorët dhe subjektet e dëmtuara, duke përdorur fondet e saj të dedikuara për mbrojtjen civile.

“Ky mekanizëm synon të sigurojë një reagim të shpejtë dhe të koordinuar ndaj pasojave të fatkeqësive natyrore, duke vendosur në qendër të vëmendjes mbështetjen ndaj komuniteteve të prekura dhe rivendosjen e normalitetit në jetën e tyre të përditshme”, deklaroi ministri.

1 nga 4

The post Vengu: Procedurat për vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve nga zjarret do të kryhen nga bashkitë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministri Vengu: Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu thotë se vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vengu shprehet se do të ndiqet një procedurë e veçantë.

“Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë, e cila nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve, i ngritur me urdhër të kryetarit të Bashkisë.

Ky grup realizon inventarizimin e dëmeve në banesa infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe plotëson formularët me kostot financiare.

Më pas, bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara dhe dokumentacionin përkatës dhe pas vlerësimit financiar çdo bashki përcaktohen koston e kompensimit, i cili kryhet nga fondet e bashkisë së prekur, përmes fondit për mbrojtjen civile”, shkruan Vengu në Facebook./abcnews.al

FOTO/ Dëmet e larta nga zjarret, ministri Vengu shpjegon procedurat për dëmshpërblimin

Qeveria Rama ka premtuan dëmshpërblim për të gjithë personat e prekur nga zjarret dhe shtëpi të reja, për banorët që kanë mbetur pa to, ministri i mbrojtjes, Pirro Vengu ka dhënë detaje të mëtejshme sesi do të realizohet kjo gjë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se në çdo bashki do të ngrihet Grupi i Konstatimit me urdhër të kryetarit që do të verifikojë dëmet dhe do të…

Source

Dëmet e shkaktuara nga zjarret, ministri Vengu tregon si do të bëhet kompensimi i banesave, bizneseve dhe kulturave bujqësore

✇Albeu
By: M C

Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë, e cila nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve, i ngritur me urdhër të kryetarit të Bashkisë.

Këtë e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu në një reagim në rrjetet sociale, ndërsa më herët u lajmërua edhe nga kryeministri Edi Rama.

“Ky grup realizon inventarizimin e dëmeve në banesa infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe plotëson formularët me kostot financiare. Më pas, bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara dhe dokumentacionin përkatës dhe pas vlerësimit financiar çdo bashki përcaktohen koston e kompensimit, i cili kryhet nga fondet e bashkisë së prekur, përmes fondit për mbrojtjen civile”, shkruan Vengu.

The post Dëmet e shkaktuara nga zjarret, ministri Vengu tregon si do të bëhet kompensimi i banesave, bizneseve dhe kulturave bujqësore appeared first on Albeu.com.

Vengu: Xheniot e FA, pjesë e stërvitjes së brigadës shumëkombëshe të NATO-s në Letoni

TIRANË, 14 gusht /ATSH/ Forcat e Armatosura të Shqipërisë marrin pjesë në stërvitjen VERBOOM të Brigadës Shumëkombëshe të NATO-s në Letoni.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ndau sot foto nga pjesëmarrja e xheniove të Forcave të Armatosura në ushtrimin intensiv me qëllim shkëmbimin e eksperiencës në terren midis vendeve aleate dhe promovimin e sigurisë kolektive në Evropë.

“Forcat tona në stërvitjen VERBOOM të Brigadës Shumëkombëshe të NATO-s në Letoni. Xheniot e Forcat e Armatosura të Shqipërisë pjesë e ushtrimit intensiv me qëllim shkëmbimin e eksperiencës në terren midis vendeve aleate dhe promovimin e sigurisë kolektive në Evropë”, shkroi Vengu në një postim në rrjetet sociale.

1 nga 5

/gj.m/j.p/

The post Vengu: Xheniot e FA, pjesë e stërvitjes së brigadës shumëkombëshe të NATO-s në Letoni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarri në Skënderbegas të Gramshit, shtohen forcat në terren për të vënë nën kontroll situatën

Skënderbegas i Gramshit po përballet me një situatë të vështirë zjarri, ku çdo minutë është me rëndësi.

Për t’u ardhur në ndihmë emergjencave lokale dhe Forcave të Armatosura të dislokuara në zonë, janë angazhuar edhe zjarrfikës nga Korça dhe Pusteci.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu përmes një postimi në Facebook.

Vengu tha se zjarrfikësit po punojnë për të mbyllur përfundimisht një front të rrezikshëm të zjarrit dhe për të eliminuar çdo mundësi të riaktivizimit të flakëve.

“Në Skënderbegas të Gramshit, çdo minutë ka rëndësi. Në ndihmë të emergjencave lokale dhe Forcave të Armatosura në zonë, janë dislokuar edhe zjarrfikës nga Korça dhe Pusteci , për të mbyllur përfundimisht një front të vështirë dhe për të eliminuar çdo mundësi riaktivizimi të zjarrit”, ka shkruar Vengu. /Telegrafi/

 

The post Zjarri në Skënderbegas të Gramshit, shtohen forcat në terren për të vënë nën kontroll situatën appeared first on Telegrafi.

Vengu: Forcat Komando, vendimtare për frenimin e zjarreve


TIRANË, 13 gushtATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri të ditur sot se Forcat Komando kanë qenë të angazhuara në vijën e parë të përpjekjes gjithëpërfshirëse për shuarjen e vatrave të zjarrit që kanë përfshirë territorin e vendit gjatë ditëve të fundit.

Të dislokuara në zona me rrezik të lartë dhe akses të kufizuar, efektivët e Komandove kanë ndërhyrë në pika kyçe për të ndalur përhapjen e flakëve, duke ndihmuar në menaxhimin e situatës në kushte ekstreme.

Sipas ministrit Vengu, ndërhyrjet e tyre kanë qenë vendimtare për të frenuar përhapjen e zjarreve në Dropull, Delvinë, Fushë-Arrëz, Tepelenë, Tiranë dhe Berat.

“Forcat Komando kanë ndihmuar Shqipërinë të marrë frymë në kulmin e përvëlimit, duke ndërprerë fronte të rrezikshme flakësh në disa prej zonave më të goditura”, deklaroi Vengu, duke vlerësuar vendosmërinë dhe profesionalizmin e trupave të angazhuara në operacionet e terrenit.

“Kur Atdheu thërret! Mirënjohje për ajkën e forcës sonë, për të cilët asnjë sfidë nuk është shumë e madhe dhe asnjë betejë shumë e vogël”, u shpreh ministri duke vlerësuar vendosmërinë dhe profesionalizmin e trupave të angazhuara në operacionet e terrenit.

/r.e//a.f/

The post Vengu: Forcat Komando, vendimtare për frenimin e zjarreve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret, Vengu: Kemi blerë dy avionë, po trajnojmë ekipin e pilotëve

TIRANË, 13 gusht/ATSH-Maela Marini/ Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu bëri të ditur sot se Shqipëria ka blerë dy avionë që do të shërbejnë për menaxhimin e situatave që krijohen nga zjarret në vend, ndërkohë po trajnohet edhe ekipi i pilotëve që do të veprojnë në të tilla raste.

Në një prononcim për mediet nga Delvina, Vengu informoi mbi situatën aktuale të zjarreve në vend, ndërsa u ndal tek investimet e parashikuara nga qeveria për forcimin e kapaciteteve operacionale.

“Avionët janë blerë, ka një procedurë standarde se si bëhen këto investime dhe procedura po zbatohet. Avionët duhet të prodhohen që të vijnë në Shqipëri. Është një proces që merr kohë. Ne po kërkojmë të prodhohen sa më shpejt. Jemi në këto kushte, i keni shifrat në Thesarin e Shtetit. Nuk kemi bërë disbursimin sepse nuk kemi lidhur kontratë. Kjo ka të bëjë me planin e investimeve të qeverisë shqiptare”, shtoi ai për mediet.

Ndërkohë, Vengu theksoi se ajo që duhet të realizohet me shpejtësi është formimi i pilotëve të këtyre mjeteve.

“Nga viti 2007 Shqipëria nuk ka pilotë avionësh. Ky është realiteti që duam të transformojmë. Prandaj kemi hapur edhe një shkollë aviacioni, që pritet të fillojë të operojë në qershor 2026 në Vlorë”, shtoi ai.

Duke folur për operacionet nga ajri, ministri bëri të ditur se në datën 15 gusht bëhen dy muaj që kur helikopterët janë ngritur për të menaxhuar kriza në mbarë vendin.

“Nuk kemi pasur kurrë kaq shumë mjete ajrore të dedikuara”, shtoi ai, ndërsa vlerësoi edhe mbështetjen e marrë nga vendet partnere në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Europiane.

Duke folur për investimet në menaxhimin e krizave, Vengu veçoi ngritjen e katër qendrave rajonale të Mbrojtjes Civile.

“Ajo që ne kemi përgatitur si pjesë e programit qeverisës Shqipëria 2030 ka të bëjë me një element të ri, me faktin se ne duhet të kemi qendra rajonale që të menaxhojnë elementët zjarrfikës në zonat pyjore dhe malore. Forca të dedikuara, të specializuara. Fatmirësisht jemi në kushte që të mund të rindërtojmë flotën kombëtare të tokës, dhe të vijojmë të investojmë në flotën ajrore. Këto qendra do të shërbejnë për të dislokuar helikopterë dhe për t’i furnizuar po ashtu”, shtoi ai.

/a.f/r.e/

The post Zjarret, Vengu: Kemi blerë dy avionë, po trajnojmë ekipin e pilotëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌