Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ndahet nga jeta drejtoresha e Fshatrave SOS, Adela Sefa, Koçiu: Kontribut të vyer pranë fëmijëve

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Drejtoresha e Fshatrave SOS, Adela Sefa është ndarë sot nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

Në një mesazh ngushëllimi, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vlerësoi kontributin e saj për 22 vite me radhë pranë fëmijëve dhe të rinjve.

“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të Adeles, një profesioniste e çmuar në fushën e kujdesit për fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe përfaqësuese e nderuar e Fshatrave SOS. Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët, bashkëpunëtorët dhe gjithë komunitetin e Fshatrave SOS, që sot ndjejnë mungesën e një njeriu të përkushtuar, i cili për 22 vite me radhë u gjend pranë fëmijëve dhe të rinjve, duke u dhuruar dashuri dhe kujdes”, shkruan Koçiu.

/m.m/j.p/

The post Ndahet nga jeta drejtoresha e Fshatrave SOS, Adela Sefa, Koçiu: Kontribut të vyer pranë fëmijëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pensionet me Greqinë, Manjani: Shqipëria ka gati draftmarrëveshjen dhe grupin negociator

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Shqipëria ka bërë gati draftmarrëveshjen dhe grupin negoicator për njohjen e pensioneve me Greqinë.

“Jemi në pritje të vullnetit veçanërisht politik nga pala greke për të iniciuar zyrtarisht marrëveshjen”, tha Olta Manjani, zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Manjani theksoi se “duhet të kemi parasysh që këto marrëveshje shoqërohen me koston përkatëse financiare, por ato hapin një mundësi të rëndësishme për qytetarët e të dy vendeve që të sigurojnë të drejtat e tyre pensionale”.

“Përveç aspektit financiar, është thelbësor koordinimi i ngushtë mes dy palëve dhe përkushtimi politik, pasi çdo vonesë mund të zgjasë procesin mbi pesë vite. Ne besojmë se, me vullnet dhe bashkëpunim të përbashkët, njohja e pensioneve do të realizohet në kohën më të shkurtër të mundshme”, tha Manjani.

“Shqipëria ka aktualisht marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të viteve të punës me Turqinë, Belgjikën, Luksemburgun, Gjermaninë, Austrinë, Hungarinë, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Kanadanë, Bullgarinë, Kosovën, Zvicrën, Kroacinë, Italinë dhe së fundmi me Serbinë. Me konkludimin e të gjithë marrëveshjeve që ne kemi në proces, ky numër do të shkojë në 21. Dhe unë e theksova që përpos vendeve të BE po përpiqemi të kemi marrëveshje edhe me ato shtete me të cilat kemi shkëmbime të shpeshta tregtare”, u shpreh Manjani.

Ndërkohë veç Greqisë, përpjekje për negociata ka edhe me Holandën, Poloninë, Finlandën, Moldavinë, Slloveninë, Australinë, Norvegjinë apo Suedinë.

/Javanews/

The post Pensionet me Greqinë, Manjani: Shqipëria ka gati draftmarrëveshjen dhe grupin negociator appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kishin shkelur kufirin, bllokohet mjeti lundrues me 7 persona në bord në Tushemisht

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, gjatë patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, konstatuan përballë fshatit Tushemisht një mjet lundrues tip Jet Ski, që po lundronte në ujërat territoriale të Shqipërisë, me 7 persona në bord.
Nga verifikimet e kryera, rezultoi se mjeti kishte kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Ai, së bashku me personat në bord, u shoqërua në Stacionin e Policisë për procedura të mëtejshme.
Në përfundim të verifikimeve, në zbatim të ligjit “Për mjetet lundruese”, u vendos masë administrative 10 000 lekë ndaj një shtetasi të mitur, ndërsa në bazë të ligjit “Për kontrollin e kufirit shtetëror”, u vendosën masa administrative 50 000 lekë për secilin nga 6 shtetasit madhorë.
Mjeti lundrues u bllokua, ndërsa shtetasit do të largohen vullnetarisht nga PKK Tushemisht.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë siguron qytetarët se për çdo shkelje apo parregullsi të konstatuar, reagimi i Policisë do të jetë i menjëhershëm, i paanshëm dhe në zbatim të ligjit.
/m.m/j,p

The post Kishin shkelur kufirin, bllokohet mjeti lundrues me 7 persona në bord në Tushemisht appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan foto nga plazhi i Porto Palermos

TIRANË, 21 gusht /ATSH/ I shtrirë mes kodrave të gjelbra dhe ujërave smerald të detit Jon, Plazhi i Porto Palermos në Rivierën shqiptare ofron një destinacion perfekt për vizitorët, qofshin ata vendas ose të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga ky plazh, i cilësuar si një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar.

Plazhi ka një pamje spektakolare me guralecë të bardhë, me ujëra të kristalta dhe në krye një kala 200-vjeçare.

Ajo njihet me dy emra, kalaja e Porto-Palermos ose kalaja e Ali Pashë Tepelenës.

Në stinën e verës plazhi mbetet një destinacion mjaft tërheqës për të gjithë vizitorët që kërkojnë qetësinë, freskinë, historinë e bukurinë e pamasë që Porto Palermo ofron.

Për këdo që zgjedh të pushojë në bregdetin e jugut, infrastruktura lidhëse e fshatrave përgjatë Rivierës siguron jo vetëm lehtësi në lëvizje, por edhe pamje spektakolare mes blusë së kristaltë të Jonit dhe kodrave të gjelbëruara.

/m.m/j.p

The post Rama ndan foto nga plazhi i Porto Palermos appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tronditet Vlora/ Fëmija bie nga ballkoni i një banese, një grua hidhet nga pallati

Dy ngjarje të rënda janë regjistruar mbrëmjes e kësaj të enjteje në qytetin e Vlorës. Një fëmijë ka rënë nga lartësia nga banesa e tij, e cila ndodhet në Lungomare. Fëmija është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës dhe pritet një komunikatë e policisë për të mësuar më tepër sesi paraqitet gjendja e tij. […]

The post Tronditet Vlora/ Fëmija bie nga ballkoni i një banese, një grua hidhet nga pallati appeared first on BoldNews.al.

Sigurimi i detyrueshëm i pronës, biznesi kërkon rishikimin e kushteve shtrënguese

Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka kërkuar Ministrisë së Financave që të bëjë përmirësime në projektligjin për sigurimin e detyrueshëm ndaj tërmeteve, i cili është hedhur për konsultim publik në fund të korrikut. Në reagimin e saj, Dhoma Amerikane thekson se drafti përkufizon qartë banesat dhe seksionet e brendshme, por lë paqartësi për ndërtesat me […]

The post Sigurimi i detyrueshëm i pronës, biznesi kërkon rishikimin e kushteve shtrënguese appeared first on BoldNews.al.

Autor i 12 vjedhjeve në Itali, kapet në Spanjë shqiptari, ekstradohet në Milano

Një 36-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim për të paktën 12 vjedhje banesash, është ekstraduar nga Spanja drejt Italisë dhe është dorëzuar dje në mëngjes në aeroportin e Milano Linate nga autoritetet spanjolle. Për 36-vjeçarin u lëshua një mandat evropian arresti, i lëshuar nga Prokuroria e Milanos, për veprat penale të pjesëmarrjes në organizatë kriminale, […]

The post Autor i 12 vjedhjeve në Itali, kapet në Spanjë shqiptari, ekstradohet në Milano appeared first on BoldNews.al.

Rama-Balluku “respektojnë” me dy leje të reja për pallat të dënuarin për trafik droge, Fejzo Zekaj

Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit me në krye Edi Ramën, në mbledhjen e 26 marsit 2025, ka miratuar 59 leje ndërtimi, kryesisht për kulla dhe resorte. Mes të tjerave, KKTU ka miratuar edhe lejen me objekt; Godinë banimi dhe shërbimesh me 3, 5, 6 dhe 7 kate mbi tokë, me 2 kate parkim nëntokë”, me […]

The post Rama-Balluku “respektojnë” me dy leje të reja për pallat të dënuarin për trafik droge, Fejzo Zekaj appeared first on BoldNews.al.

“Serbia në prag të luftës civile”, Enver Bytyçi: Destabilizimi do ndikojë në Shqipëri dhe Kosovë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi, ka komentuar zhvillimet e fundit dramatike në Serbi, ku protesta masive kundër presidentit Aleksandar Vuçiç po përshkallëzohen çdo ditë. I ftuar në studion e “News24”, Bytyçi e cilësoi situatën si të jashtëzakonshme dhe në prag të një konflikti të brendshëm. “Mbështetësit e Vuçiçit po përleshen me studentët protestues në […]

The post “Serbia në prag të luftës civile”, Enver Bytyçi: Destabilizimi do ndikojë në Shqipëri dhe Kosovë appeared first on BoldNews.al.

Serbia dënon vendimin e Kosovës për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale

Serbia e ka dënuar “fuqishëm” vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës për moscertifikimin e partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Lista Serbe, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, tha ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq. Në një mbledhje të mbajtur të enjten pasdite, anëtarët e komisionit zgjedhor nuk votuan për certifikimin […]

The post Serbia dënon vendimin e Kosovës për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale appeared first on BoldNews.al.

2025 viti më i keq! Zjarret shkatërrojnë mbi 10 milionë hektarë në Evropë

Një numër rekord zjarresh pyjore po përfshin Bashkimin Evropian këtë vit, me më shumë se 10 milionë hektarë tokë të djegura deri më tani, një sipërfaqe më e madhe se ishulli i Korsikës. Sipas të dhënave të fundit nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), kjo është sipërfaqja më e madhe e […]

The post 2025 viti më i keq! Zjarret shkatërrojnë mbi 10 milionë hektarë në Evropë appeared first on BoldNews.al.

Kaluan vijën kufitare në mënyrë të paligjshme, bllokohet skafi me 7 persona në Tushemisht

Një mjet lundrues tip Jet Ski që po lundronte në ujërat territoriale të Shqipërisë me 7 persona në bord u ndalua nga policia kufitare në zonën turistike përballë fshatit Tushemisht. Nga verifikimet e kryera, rezultoi se mjeti kishte kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Në përfundim të verifikimeve, në zbatim të ligjit nr. 127, […]

The post Kaluan vijën kufitare në mënyrë të paligjshme, bllokohet skafi me 7 persona në Tushemisht appeared first on BoldNews.al.

Në kërkim dhe me masë sigurie nga Gjykata për vjedhje, kapet në Fier 28-vjeçari/ EMRI

Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim dhe me masë sigurie nga Gjykata për vjedhje, është lokalizuar dhe prangosur nga policia e Fierit ditën e sotme (21 gusht). I prangosuri është Haki Xhindi, banues në Roskovec, ndaj të cilit kishte masë sigurie në mungesë “arrest me burg”. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë […]

The post Në kërkim dhe me masë sigurie nga Gjykata për vjedhje, kapet në Fier 28-vjeçari/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Libofshë të Fierit/ Flakët djegin oborrin, rrezikohet edhe banesa

Flakët përfshinë oborrin e një banese pasditen e sotme në fshatin Rreth Libofshë të Fierit. Flakët të favorizuara nga era tepër e fortë iu afrua edhe banesës. Me ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe banorëve të zonës u neutralizua vatra e zjarrit duke lënë pas një pemë të shkrumbuar dhe disa dengje me bar.

The post Zjarri në Libofshë të Fierit/ Flakët djegin oborrin, rrezikohet edhe banesa appeared first on BoldNews.al.

Rrezikuan të mbyteshin, Policia e Velipojës shpëton tre turistë

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, së bashku me Policinë Kufitare, u shkuan sot në ndihmë tre shtetasve që rrezikoheshin të mbyteshin në det në Velipojë.

Shërbimet e Policisë reaguan me shpejtësi dhe profesionalizëm, duke bërë të mundur lokalizimin dhe kthimin e sigurt në breg të tre shtetasve që rrezikoheshin të mbyteshin, pasi ishin duke u larë në thellësi.

Tre turistët ishin duke u larë në thellësi dhe nuk po mundnin të dilnin në breg, për shkak të dallgëve të forta.

Menjëherë u angazhuan shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, të cilat, me mjetin lundrues “Skaf”, lokalizuan shtetasit që rrezikonin të mbyteshin dhe bënë të mundur kthimin e tyre të sigurt në breg. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë siguron se vijon të qëndrojë në gatishmëri të plotë, 24/7, në shërbim të qytetarëve dhe turistëve.

1 nga 2

/m.m/j.p/

The post Rrezikuan të mbyteshin, Policia e Velipojës shpëton tre turistë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aktori Naun Shundi në luftë me sëmundjen e rëndë, MEKI: Mbulim i të gjitha shpenzimeve të ndërhyrjes mjekësore

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, sqaroi sot opinionin publik lidhur me gjendjen shëndetësore të aktorit të njohur Naun Shundi.

Pas njoftimit të marrë më datë 7 gusht 2025 nga MEKI, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është vënë menjëherë në kontakt me familjarët e aktorit dhe ka ofruar mbështetjen e saj të plotë.

Përmes një njoftimi për shtyp, MEKI thekson se fillimisht u garantua gatishmëria për mbulimin e të gjitha shpenzimeve të ndërhyrjes mjekësore të nevojshme.

Gjatë pritjes së rezultatit të biopsisë, u konstatua nevoja për mbështetje të mëtejshme në vijimin e trajtimit. “Edhe në këtë fazë, Ministria rikonfirmoi gatishmërinë e saj për të ofruar ndihmë të plotë”, thuhet në njoftim.

Aktualisht, aktori pritet të rikthehet në Shqipëri, ku do të nisë trajtimin pranë Qendrës së Specializuar në QSUT.

/m.m/j.p

The post Aktori Naun Shundi në luftë me sëmundjen e rëndë, MEKI: Mbulim i të gjitha shpenzimeve të ndërhyrjes mjekësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pezullohet për shkelje inspektori i PKK Qafë-Thanë

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë reagoi sot lidhur me një video të postuar në rrjete sociale, që pasqyron denoncimin e një qytetari për veprimet e një punonjësi policie në detyrë, në PKK Qafë-Thanë.

Përmes një njoftimi për shtyp bëhet e ditur se drejtori i DVKM Korçë, sapo u njoh me rastin, ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë që shfaqet në video, inspektor R. S.

Gjithashtu, drejtori i DVKM Korçë ka nisur ndaj punonjësit të Policisë hetim disiplinor, në zbatim të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, për “Kryerjen e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionit apo shërbimit policor në tërësi”.

Në pamje shihet që efektivi lejon drejtuesin e një mjeti që të kryejë shkelje, duke kaluar në krahun tjetër pranë pikës kufitare, për të qenë më afër radhës për veprime në sportel.

Materialet i kaluan Drejtorisë së Standardeve Profesionale në DPPSH e cila do të kryejë hetim më të thelluar për rastin.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast shkeljeje apo paligjshmërie që konstatojnë, dhe i garanton ata se do të ketë një reagim të menjëhershëm, konform ligjit.

/m.m/j.p/

The post Pezullohet për shkelje inspektori i PKK Qafë-Thanë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arilnda Pogaj qeras me 1.5 MLD lekë familjen Pepa

Pas fitores me diferencë të madhe të Blendi Gonxhes më 11 maj, në qendër të vëmendjes është shfaqur Arlinda Pogaj, administratore e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP) dhe një nga personat më të afërt të ministrit. Më 17 maj, Pogaj është parë duke festuar në Green Coast, ku sipas burimeve ka shpenzuar mijëra euro […]

The post Arilnda Pogaj qeras me 1.5 MLD lekë familjen Pepa appeared first on BoldNews.al.

“Shqipëria do të zëvendësojë qeverinë e saj të korruptuar me një IA të korruptuar”

Sirio Berati një artist vizual/ dixhital shqiptar, i cili jeton në San Francisko, shprehet në një video në rrjete sociale se ideja që Shqipëria do të zëvendësojë qeverinë e saj të korruptuar me inteligjencë artificiale është shumë e rrezikshme. Në videon e shpërndarë edhe nga kryedemokrati Sali Berisha, Sirio Berati shprehet se një qeveri e […]

The post “Shqipëria do të zëvendësojë qeverinë e saj të korruptuar me një IA të korruptuar” appeared first on BoldNews.al.

SPAK “ngrohet” në diell/ Prokuroria instalon në tarracë “parkun” fotovoltaik 800 mln lekësh

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka vendosur të ndërtojë në tarracë një impiant fotovoltaik, me shpresën e krijimit të një burimi energjie elektrike që do vihet në përdorim të godinës. Investimi është llogaritur diku tek 800 milion lekë të vjetra, ku tashmë procedura tenderuese është mbyllur që prej datës 19 Gusht dhe pritet që në vijim […]

The post SPAK “ngrohet” në diell/ Prokuroria instalon në tarracë “parkun” fotovoltaik 800 mln lekësh appeared first on BoldNews.al.

❌