Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Osmani: Konstituimi i Kuvendit të përmbyllet sa më shpejt, të votohet edhe qeveria e re

PRISHTINË, 26 gusht /ATSH/ Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mirëpriti procesin e konstituimit të Kuvendit, proces i cili ka filluar të zhbllokohet dhe shpreson që ky proces të përmbyllet sa më parë, në përputhje me kushtetutën.

Presidenca, në një postim sot në rrjetet sociale, informoi se Osmani i uroi punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu, Znj. Vlora Çitaku, z. Kujtim Shala dhe znj. Emilija Redžepi.

Presidentja Osmani bëri thirrje që Kuvendi të vijojë me hapat kushtetues të radhës dhe të votohet qeveria e re e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“Presidentja shpreson që sa më parë, e në përputhje me procedurat kushtetuese, Kuvendi të votojë edhe Qeverinë e re të dalë nga vullneti i qytetarëve nga zgjedhjet e 9 shkurtit”, thuhet në postim.

The post Osmani: Konstituimi i Kuvendit të përmbyllet sa më shpejt, të votohet edhe qeveria e re appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hapet për qarkullim ura e re mbi Ibër në Mitrovicë

PRISHTINË, 26 gusht/ATSH/ Sot, është lëshuar në qarkullim ura e re mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e Jugut me atë të veriut, ka bërë të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Të dashur qytetarë të Mitrovicës dhe gjithë Kosovës, urime ura e re”, ka shkruar Sveçla në rrjetet sociale derisa në fotografinë e postuar nga ai shihen vetura e qytetarë duke lëvizur mbi urë.

Edhe zëvëndësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka publikuar një video për hapjen e kësaj ure.

“Urime Mitrovicë! Urime për të gjithë qytetarët e Kosovës! E gëzofshim urën e re”, ka shkruar ai.

Vlera totale për ndërtimin e tyre është rreth 3 milionë euro. Por, pak pas fillimit të këtyre punimeve, Prokuroria Speciale i ka nisur hetimet për kontratën nën dyshime për keqpërdorim të fondeve publike.

Institucionet përkatëse kosovare i filluan ndërtimin e dy urave në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër, me gjithë reagimet e bashkësisë ndërkombëtare dhe kundërshtimet nga serbët në veri.

/Kosovapress/

The post Hapet për qarkullim ura e re mbi Ibër në Mitrovicë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Adriatik Lapaj: Refuzova dy herë të isha pjesë e qeverisë së re në shtator, një person i njohur në Tiranë m’u afrua dhe…

✇Albeu
By: V K

Në një intervistë për News24, Adriatik Lapaj, ka rrëfyer se në muajin qereshor, pak pas zgjedhjeve të 11 majit, ka pasur 2 tentativa nga mazhoranca aktuale që të jetë pjesë e qeverisë së re.

Lapaj tregoi se ka refuzuar të jetë pjesë e një pushteti i cili sipas tij, po përpiqert që të krijojë një tablo të një demokracie ku pushteti bashkëpunon me forcën më të re politike në opozitë.

Ky vendim, ka ardhur me kosto të cilat është i lumtur t’i mbajë.

“Unë tashmë duhet t’i them gjërat siç janë, në fund të muajit qershor ka ardhur një person që më ka kërkuar të jem pjesë e pushtetit në një qeverisje me shkallë të gjerë. Më ka ardhur një person që është njeri i mirë në këtë qytete.

Dy javë më vonë ka ndodhur sërish e njejta gjë dhe sërish e kam refuzuar.
Kam refuzuar të jem palë me pushtetin i cili ka kërkuar që të krijojë një tablo të një demokracie ku pushteti bashkëpunon me forcën më të re politike në opozitë, për këtë po marr kostot për të cilat jam krenar që po i marr. Kam vendosur që të qendroj deri në fund në anën e së drejtës”, tha ai.

The post Adriatik Lapaj: Refuzova dy herë të isha pjesë e qeverisë së re në shtator, një person i njohur në Tiranë m’u afrua dhe… appeared first on Albeu.com.

FOTO/ E mbani mend? Ja sa paska ndryshuar Nermini

✇Albeu
By: M C

Aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar dhe turk, Selin Demiratar, e njohur për rolin e saj si Nermini në serialin e famshëm “Jetë e Hidhur”, vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes.

Në llogarinë e saj aktorja ndan shpesh momente nga jeta e përditshme, duke e prezantuar veten në mënyra të ndryshme dhe larg imazhit të saj klasik nga seriali.

Edhe pse kanë kaluar vite që nga koha kur ajo interpretoi rolin që e bëri të njohur, Selin vazhdon të shkëlqejë me pamjen e saj e bukur, elegante dhe në super formë.

The post FOTO/ E mbani mend? Ja sa paska ndryshuar Nermini appeared first on Albeu.com.

Emërohen administratorë dhe drejtorë të rinj në Cërrik, ja emrat që do të marrin pozicionet drejtuese

✇Albeu
By: M C

Në Bashkinë e Cërrikut ka nisur rikonstrukturimi dhe reformimi i stafit të pushtetit vendor, nismë kjo e ndërmarrë me urdhër të kryeministrit Edi Rama për një riorganizim të thelluar të strukturave drejtuese në vend.

Deri më tani janë emëruar në detyrë dy drejtues të njësive administrative nga 4 në total në Cërrik. Bëhet fjalë për njësinë administrative Klos ku Elis Duzha ka zëvendësuar Arjan Gribën. Ndërkohë në njësinë administrative Gostimë, Eneo Taçja ka pasuar në detyrë, Gëzim Kadiun. Të pandryshuar mbeten drejtuesit e njësive administrative Mollas dhe Shalës ku drejtues përkatësisht janë Xhevdet Sade dhe Brunilda Kurti.

Ndryshime janë bërë dhe në nivel drejtorish. Olti Bozi është emëruar në krye të drejtorisë së Shërbimeve Publik ndërsa në krye të Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, është komanduar Florian Qosja.

Ndërkohë në një kohë të shkurtër priten që në këtë bashki të emërohen dhe dy nënkryetarët e rinj ndërsa kryebashkiaku Andis Salla është shprehur se të gjitha emërimet në institucion janë duke u zhvilluar në transparencë të plotë.

The post Emërohen administratorë dhe drejtorë të rinj në Cërrik, ja emrat që do të marrin pozicionet drejtuese appeared first on Albeu.com.

Formacionet zyrtare: Prishtina e Re – Ferizaj

Prishtina e Re do të mirëpresë në Lipjan me fillim nga ora 16:30 skuadrën e Ferizajt në kuadër të javës së dytë në elitën e futbollit kosovar. 

Skuadra nga kryeqyteti e sapopromovuar në elitë, do të synojë fitoren e dytë rresht në Superligën e Kosovës. 

Javën e kaluar ata mposhtën Malishevën me rezultat të thellë 4-0, teksa Ferizaj po ashtu mori fitore duke mposhtur kampionin në fuqi, Dritën. 

Të dyja taboret po kërkojnë të konfirmojnë formën pozitive në këtë fillim sezon, andaj në këtë drejtim trajnerët kanë vendosur të luajnë me përbërjen më të mirë në dispozicion. 

Formacionet zyrtare: 

Prishtina e Re: Smakiqi, Zeqiri, Azizi, Prençi, Rudaj, Dadet, Baholli, Ahmeti, Gomes, Fazliu, Dobratiqi.

Ferizaj: Pas pak…

The post Formacionet zyrtare: Prishtina e Re – Ferizaj appeared first on Telegrafi.

Nesër hëna e zezë në Virgjëreshë: Çfarë pritet nga fenomeni i rrallë?

Hëna e re e gushtit do të jetë një “Hënë e zezë sezonale”, term që i referohet Hënës së tretë të re në një sezon astrologjik, i cili ka në total 4 Hëna të reja. Të kesh katër Hëna të reja brenda një sezoni astrologjik (periudha mes një ekuinoksi dhe një solstici) është diçka mjaft […]

The post Nesër hëna e zezë në Virgjëreshë: Çfarë pritet nga fenomeni i rrallë? appeared first on BoldNews.al.

Teleskopi “Webb” zbulon një hënë të re rreth Uranit

NJU JORK, 19 gusht /ATSH/ – Teleskopi Hapësinor “James Webb” ka zbuluar një hënë shumë të vogël që rrotullohet rreth Uranit, sipas “AP”- së.

NASA njoftoi se objekti i ri qiellor është vetëm rreth 10 kilometra i gjerë dhe u pa me kamerën infra të teleskopit.

Shkencëtarët besojnë se kjo hënë ka mbetur e fshehur për kaq gjatë për shkak të madhësisë së vogël dhe dritës së zbehtë, madje as sonda “Voyager 2”, gjatë fluturimit të saj pranë Uranit rreth 40 vite më parë, nuk arriti ta dallonte.

Deri tani Uranit i njiheshin “28 hëna”, shumica të vogla dhe pranë planetit.

Me këtë zbulim, numri i tyre shkon në 29.

Hëna e re ende nuk ka marrë emër, por si traditë, hënat e Uranit pagëzohen me personazhe nga Shekspiri dhe Aleksandër Popi.

Sipas ekspertëve, ky zbulim sugjeron se rreth Uranit mund të fshihen edhe shumë hëna të tjera të vogla. /Ad.Ab./

 

 

The post Teleskopi “Webb” zbulon një hënë të re rreth Uranit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zelanda e Re kap spiunin e parë në histori të vendit

Më 18 gusht, një tribunal ushtarak në Zelandën e Re dënoi një ushtar, i cili nuk u identifikua për publikun, për përpjekje për të spiunuar në favor të një vendi të huaj. Ky është rasti i parë i njohur i një spiunazhi të tillë brenda forcave të armatosura të këtij vendi.

Sipas hetimeve, ushtari në fjalë kishte ofruar informacione të klasifikuara, duke përfshirë hartat dhe planet e bazës ushtarake ku shërbente, për një shtet të paidentifikuar.

Ai u përpoq të jepte këto të dhëna të ndjeshme jashtë vendit, duke e vendosur sigurinë kombëtare në rrezik, raporton theguardian.

Një agjent i kundërzbulimit, i cili po punonte nën mbulim, hyri në kontakt me ushtarin duke u paraqitur si një blerës i rremë dhe duke marrë informacionet që ushtari po përpiqej t’i shiste. Ky bashkëpunim i fshehtë çoi në arrestimin dhe më pas gjykimin e ushtarit.

Gjatë procesit, ushtari pranoi fajësinë për akuzat që i ngarkoheshin, duke marrë përsipër përgjegjësinë për veprimet e tij. Tani, gjykata ushtarake është duke shqyrtuar rrethanat e rastit dhe do të vendosë dënimin që i takon sipas ligjit ushtarak.

Ndryshe, ky rast është një goditje serioze për sigurinë kombëtare të Zelandës së Re dhe pasqyron rëndësinë e monitorimit dhe kundërzbulimit në mbrojtjen e interesave të vendit. /Telegrafi/

The post Zelanda e Re kap spiunin e parë në histori të vendit appeared first on Telegrafi.

Rezultatet dhe renditja pas javës së parë në Superligën e Kosovës: Prishtina e Re befason, Ferizaj mposht kampionin, barazim në derbi

Superliga e Kosovës ka nisur me ndeshje mjaft interesante dhe rezultate befasuese që në javën e parë, duke dhënë sinjale se na pret një kampionat interesant.

Prishtina e Re debutoi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar një fitore të madhe si mysafire kundër Malishevës me rezultat të thellë 0-4, duke treguar se është e gatshme të jetë surpriza e këtij sezoni.

Toni Gomes shënoi dy herë, ndërsa Lorik Dobratiqi dhe Abdoul Zoungrana shtuan nga një në fitoren e parë të Prishtinës së Re. 

Në anën tjetër, Prishtina arriti gjithashtu një fitore të rëndësishme në udhëtim, duke mposhtur Dukagjinin me shifrat 2-3, në një ndeshje plot gola dhe emocione.

Mario Ilievski, Blend Baftiu dhe Valmir Veliu shënuan për Prishtinë, ndërsa Meris Maliqi dhe Egzon Sinani për Dukagjinin.

Befasia më e madhe ndodhi në Ferizaj, aty ku vendasit arritën të triumfojnë 1-0 ndaj kampionit aktual Dritës, duke e nisur sezonin me tre pikë të arta. Jakup Berisha shëoi golin e vetëm në këtë përballje.

Ndërkohë, Drenica dhe Llapi nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola (0-0), duke ndarë nga një pikë, ndërsa derbi mes Gjilanit dhe Ballkanit u mbyll pa fitues, 1-1, në një përballje të luftuar deri në fund. Almir Aspanagic shënoi për Gjilanin, ndërsa Marcel Ismajgeci gjeti rrjetën për Ballkanin.

Duke parë renditjen, surpriza e madhe është në krye: Prishtina e Re udhëheq Superligën me golavarazh më të mirë (+4), e ndjekur nga Prishtina dhe Ferizaj, që gjithashtu kanë nga tre pikë.

Në mesin e tabelës gjenden ekipet që barazuan – Ballkani, Gjilani, Llapi dhe Drenica – me të njëjtin bilanc.

Në fund të renditjes, pas humbjeve të para, ndodhen Dukagjini, Drita dhe Malisheva, që mbetën pa pikë në startin e këtij sezoni. /Telegrafi/ 

The post Rezultatet dhe renditja pas javës së parë në Superligën e Kosovës: Prishtina e Re befason, Ferizaj mposht kampionin, barazim në derbi appeared first on Telegrafi.

“Pa botox dhe photoshop”- Ja si dukej Shkurte Fejza para 32 vitesh (FOTO)

Kthehemi në vitet e 90-ta, kur Shkurte Fejza po krijonte emrin e saj si një nga ikonat më të mëdha të muzikës shqiptare.

Çdo paraqitje e saj ishte e freskët dhe elegante, me flokë dhe stil të veçantë që reflektonte bukurinë natyrale.

Për ata që janë kureshtar të dinë sesi dukej ylli i muzikës 32-vjet më parë, vajza e saj, Gresa, ndasi një fotografi mallëngjyese.

“Bukuri natyrale Shkurte Fejza Behluli, Viti 1993 kur s ka pas botoxa as fillera as photoshop”, shkroi krahas postimit.

The post “Pa botox dhe photoshop”- Ja si dukej Shkurte Fejza para 32 vitesh (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Prishtina e Re debuton me fitore, shkatërron Malishevën si mysafir 

Prishtina e Re ka shënuar fitore si mysafir ndaj Malishevës me rezultat 4-0, në kuadër të javës së parë hapëse në Superligën e Kosovës. 

Debutuesit në elitë, tregon qetësi në pjesën e parë, duke gjetur avantazhin në fund.  Andre Gomes shënoi shënoi në kohën shtesë për 1-0. 

Edhe në pjesën e dytë, Prishtina e Re, ishte më e saktë, ndërsa fillimisht Donat Vitija u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 54-të. 

Mas tre minutash Toni Gomes arriti të shtojë epërsinë me një gol me kokë pas asistimit të Lorik Dobratiqit. 

Në minutën e 76-të, Prishtina e Re shënoi golin e tretë, kësaj radhe Dobratiqi shënoi pas asistimit të Drilon Fazliut.  

Debutuesit nuk kishin aspak mëshirë për Malishevën, duke ia shënuar edhe golin e katërt me Abdoul Zoungrana për 4-0. 

Prishtina e Re merr tri pikët e para historike për këtë klub, ndërsa Malihevës i duhet ende punë për tu kthyer në nivelin që ishte. /Telegrafi/   

The post Prishtina e Re debuton me fitore, shkatërron Malishevën si mysafir  appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare: Malisheva – Prishtina e Re

Malisheva do të mirëpresë në stadiumin “Liman Gegaj”, Prishtinën e Re, në kuadër të javës së parë në Albi Mall Superligën e Kosovës për edicionin 2025/2026. 

Vendasit pas rezultateteve të dobëta në arenën evropiane emëruan në stol trajnerin e njohur Qatip Osmani dhe tani do të kërkojnë ta nisin me këmbë të mbarë edicionin e ri të garave. 

Prishtina e Re në anën tjetër dëshmoi një organizim të mirë duke afruar disa lojtarë mjaft cilësorë të cilët do t’i ndihmojnë ata në sezonin e tyre debutues në elitë. 

Kjo ndeshje pritet të nis me fillim nga ora 16:30. 

Formacionet zyrtare: 

Malisheva: Gashi, Pira, Kryeziu, Xhaka, Veliu, Vitia, Ndjigi, Aliu, Brruti, Xhylani, Ibishi.

Prishtina e Re: Smakiqi, Zeqiri, Azizi, Prençi, Rudaj, Dadet, Baholli, Ahmet, Gomes, Fazliu, Dobratiqi. 

/Telegrafi/

The post Formacionet zyrtare: Malisheva – Prishtina e Re appeared first on Telegrafi.

SPECIALE | Fillon Superliga e Kosovës 2025/26 – njihuni me formacionet e mundshme, trajnerët dhe liderët e të gjitha skuadrave elitare për këtë edicion

Pas dy muajsh pushim dhe ndeshjeve të klubeve tona në garat ndërkombëtare, Superliga e Kosovës kthehet në aksion me edicionin 2025/26, një edicion që pritet të jetë sërish i fortë, pasi që diferenca mes klubeve mbetet i ngushtë.  

Në edicionin e shkuar, favorit kryesor llogariteshin Drita dhe Ballkani, që sërish janë në mesin e më të mirëve dhe do të tentojë të luftojnë për titullin e kampionit. 

Drita shihet si më e favorizuar, pasi që edhe të ardhurat nga garat evropiane janë më të mëdha për dallim me të tjerat, ndërsa do të luajë në play-off të Ligës së Konferencës, për të tentuar fazën e grupeve.  

Gjilani ka bërë përforcime të mëdha dhe shihet si një nga ekipet që mund t’iu prish punë Dritës dhe Ballkanit. 

Llapi dhe Prishtina, kanë bërë ndryshime, por shihet si më të dobëta se sa sezonin e shkuar, ndërsa Ferizaj ka arritur të ruaj boshtin. 

Malisheva dhe Dukagjini, po ashtu kanë ruajtur boshtin, ndërsa kanë bërë edhe goditje në pozitë të rëndësishme.  

Në elitë është kthyer Drenica, që gjithmonë i jep hijeshi kampionatit, ndërsa për herë të parë në këtë nivel do të luajë edhe Prishtina e Re. Kjo bën që Superliga e Kosovës të jetë shumë e paparashikueshme dhe me përballje tepër të forta.  

Telegrafi Sport ua sjell një analizë për secilin skuadër, ku përfshihet formacioni i mundshëm, përforcimet, vitet në elitë, trajneri dhe lojtari kryesor. 

Drita, kampioni aktual, do ta luajë sezonin e 23-të në elitë, ndërsa në Evropë vazhdon të garojë në raundin e play-offit të Ligës së Konferencës, ku do të pëballet më Dundelaggen për një vend në fazën e grupeve. 

Drita shihet sërish si favoriti kryesor për titull edhe këtë sezon, ndërsa sezonin e shkuar tubuan 74 pikë. 

Trajner mbetet Zekirija Ramadani, që tashmë e njeh ambientin në klub, pasi është në vitin e tretë dhe solli titullin e kampionit deri disa xhiro para fundit, sezonin e shkuar. 

Skuadra është përforcuar me emra si Vesel Limaj, Liridon Balaj, Endrit Morina, Kristal Abazaj dhe Leutrim Rexhepi.   

Nga skuadra janë larguar emra si Kastriot Selmani, Melos Zenuaj, Florjan Smakiqi dhe Ensar Huruglica.  

Si lojtari kryesor i gjilanasve është Ron Broja, ndërsa aty janë edhe emra si Arb Manaj, Besnik Krasniqi, Egzon Bejtullahi dhe Albert Dabiqaj. 

Vlera e Dritës në transfermakt llogaritet të jetë 6.6 milionë euro. 


 Tri herë kampioni i Kosovës, shihet si favorit edhe këtë vit pasi ka pasur afrime të rëndësishme këtë afat kalimtar, ndërsa ky kampionat do të jetë sezoni i tyre i dhjeti në elitë e futbollit kosovar. 

Sezonin e shkuar ata e mbyllën me 62 pikë, ndërsa në Evropë kanë arritur deri në rrethin e tretë të fazës eliminatore të Ligës së Konferencës, ku u eliminuan nga Shamrock Rovers.   

Trajneri mbetet Orges Shehi, i cili erdhi sezonin e shkuar, duke sjell qetësis në skuadër. Këtë vit ka tension në klub, pasi kërkohet të kthehet te titulli i kampionit që e humben sezonin e shkuar.  

Klubi ka larguar lojtar si Queven, Bernard Karrica, Eris Abedini, Elamando Gjini, Astrit Thaqi, Altin Aliji dhe Uheid Hoxha.  

Ballkani është përforcuar me emra si  Diar Vokrri, Adnan Golubovic, Ardit Deliu, Elvis Letaj dhe Ivica Batarel, ndërsa ka vazhduar huazimet e Albert Diene dhe Valentin Serebe. 

Ballkani vazhdon të ketë një organik të pasur, me emra si Bajram Jashanica, Gentrit Halili, Almir Kryeziu, Ëahlid Hamidi dhe Sunday Adetunji. 

Vlera e Ballkanit në transfermakt llogaritet të jetë 5.5 milionë euro 


Për Malishevën do të jetë sezonin i pestë në elitë, ndërsa sezonin e shkuar e mbylli në vendin e tretë me 53 pikë, duke arritur për herë të dytë garat evropiane, ku u eliminua nga Vikinguri në raundin e parë të Ligës së Konferenecës. 

Skuadra do të drejtohet nga Qatip Osmani, i cili zëvendësoi Bekim Isufin, ndërsa klubi ka humbur disa nga lojtarët kryesorë të skuadrës, ndërsa kanë afruar edhe lojtarë të ri. 

Xhemajl Ibishi, Samuel Opeh, Krenar Dulaj dhe Omer Bajraktari janë transferuar nga Malisheva në këtë afat kalimtar. 

Nga klubi është larguar një lojtar i rëndësishëm si Drilon Hazrollaj, ndërsa po ashtu boshëllak kanë lënë edhe Farjon Bunjaku dhe Vesel Limaj. Emra të tjerë që janë larguar janë Hadis Veseli, Ibrahim Cervadiku, Jerin Hadergjinaj, Arber Prekazi dhe Amrush Bujupi. 

Lider i skuadrës pritet të jetë edhe këtë vit kapiteni Dren Kryeziu, i ndihmuar nga Etrnik Brruti që tashmë është kthyer në lojtarë të rëndësishëm në Superligën e Kosovës. 

Vlera e Malishevës në transfermarkt llogaritet të jetë 4  milionë euro.   


Sezonin e shkuar Gjilani e zunë venin e katërt me 51 pikë, ndërsa sezoni aktual do të jetë i 21-ti për Gjilanin në elitën e futbollit të Kosovës. 

Me ardhjen e kryesisë së re, klubi është stabiluzar dhe ka afruar lojtarë me emër, duke u llogarit edhe këtë vit si njëri nga pretendentët për vendet e para. 

Trajneri i njohur shkupjan Ardian Nuhiu, kishte batica dhe zbatica sezonin e shkuar, por që kryesia e klubit arriti t’i besojë deri në fund. 

Klubi gjilanas ka afruar emra si Lorik Bosnjaku, Ennur Totre, Besart Krivanjeva, Mevlan Adili, Mario Zebic, Mehdi Çoba, Vokli Laroshi, Redi Kasa, Astrit Thaqi, si dhe të riun Haris Isufi.  

Nga klubi janë larguar emra si Kushtrim Shabani, Kenan Haxhihamza, Besir Ramadani, Marko Roganovic dhe Jamal Arago. 

Lojtari kryesor llogaritet Armend Thaqi, por aty janë edhe Lorik Boshnjaku dhe Edi Basa, ndërsa ka edhe emra të tjerë si Robert Rrahmani dhe Ylli Ibrahimi që do të vazhdojnë shpërthimin edhe këtë kampionat. 

Vlera e Gjilani në transfermarkt llogaritet të jetë 5.31 milionë euro. 


Ishte kthye në elitë sezonin e shkuar dhe ia arriti të bëjë një futboll të fortë, duke e mbyllur në vendin e pestë, ndërsa ky do të jetë sezoni i 18-të i Ferizajt në elitën e futbollit kosovar. 

Ferizaj arriti të tubojë 50 pikë, duke qenë në garë për vendin e tretë deri në xhiron e fundit. 

Trajneri do të jetë Arsim Abazi, që i drejtoi edhe në vitin e shkuar, ndërsa klubi ka në gjirin e saj një miks lojtarët intersantë, me 12 transferime që erdhën vetëm në këtë afat kalimtar. 

Betim Haxhimusa vazhdon të jetë kapiten dhe lider i ekipit, ndërsa në skuadër ka edhe emra si Valmir Nafiu, Qlirim Abduli dhe Ardit Topallaj. 

Jakup Berisha, Refikfaik Selmani, Harhys Steëart, Ardit Ilazi, Ergys Peposhi, Mexhit Neziti, Gabriel Groznica, Alban Shabani, Rejan Thaçi, Hardis Aliu dhe Riad Murseli janë afrimet e ferizajasve. 

Nga klubi janë larguar emra si Arlind Shabani, Edon Sadriu, Albion Kurtaj, Enhar Cakolli dhe Marko Musulini. 

Vlera e Ferizajt në transfermarkt llogaritet të jetë 3.21 milionë euro. 


Sezonin e shkuar Prishtina e mbyll në vendin e gjashtë me 48 pikë, por fituan Kupën e Kosovës nga Llapi, duke luajtur në garat evropiane. 

Në krye të skuadrës është Arsim Thaqi, ndërsa janë larguar dhe ofruar shumë lojtarë në këtë afat kalimtar. 

Janë afruar emra si Mario Ilievski, Djordje Saletic, Hamdi Namani, Valmir Veliu, Blend Baftiu, Akileu Ndreca, Gjelbrim Taipi, Drin Bajraktari, Dren Zeqiri, Luis Mota dhe së fundmi Gladwin Curiel.  

Por largimet ishin të dhimbshme dhe me shumë kualitet, pasi katër lojtarë tashmë kanë zgjehdur klube jashtë vendit si Albin Krasniqi, Drilon Islami, Ron Raçi dhe Dion Gallapeni.  Po ashtu janë larguar edhe Roland Soboëale, Alex Gnapi, Dashmir Elezi dhe Junior Ngatta. 

Lider në skuadrën llogariten dyshja Ardian Limani dhe Leotrim Kryeziu. 

Vlera e Prishtinë sipas tranfermakt është 5 milionë euro.  


Dukagjini do ta zhvillojë sezonin e tetë në total në elitën e futbollit kosovar, ku edhe këtë vit në krye të skuadrës do të jetë trajneri Ismet Munishi. 

Sezonin e shkuar ata e mbyllën në vendin e shtatë me 48 pikë, ku me mund e siguruan mbijetesën pak para fundi. 

Klubi ka ruajtur boshtin e sezonit të shkuar, ndërsa ofruar në skuadër emra si Kushtrim Gashi, Redon Syla, Eldonit Shaqiri, Hektor Krasniqi, Egzon Lekaj dhe Norik Krasniqi. 

Largimet janë të shumta dhe disa prej tyre ishin me rëndësi për Dukagjinin si Hekuran Berisha dhe Faton Neziri. Po ashtu janë larguar edhe Vlad Khomutov, Elbrima Jatta, Leart EMini, Etienne Tare dhe Ilir Syla.   

Lider i skuadrës në fushë është kapiteni Altin Merlaku, por edhe emra si Elton Basriu, Mërgim Pefqeli dhe Hugo vazhdojnë të jenë aty për ta thënë fjalën e tyre. 

Vlera e Dukagjinit në transfermakt është diku mbi 2 milionë euro. 


Llapi sezonin e shkuar e mbylli në pozitën e tetë me 47 pikë duke luajtur në barazh ku shpëtoi me penallti ndaj Vushtrrisë. 

Ky do të jetë sezonin e 15-të i Llapit në elitën e futbollit kosovar, ndërsa klubi ka investuar sërish në skuadër të që paktën të arrihen garat evropiane. 

Tahir Batatina vazhdon të mbetet trajner, ndërsa klubi po ashtu ka larguar disa lojtarë me emër. 

Nga klubi janë larguar emra Diar Vokrri, Hamdi Namani, Valmir Veliu, Granit Jashari, Blend Baftiu, Ergyn Ahmeti, Vokli Laroshi, Avni Selmani, Albion Miftari, Gentri Limani, Mergim Cërnavërni, Ahmet Januzi, Art Hoti dhe Se-yoon Cheon. 

Por Llapi nuk ka qëndruar duar kryç, pasi ka ofruar mbi  20 lojtarë, ku ndër emrat më të rëndësishëm janë Kushtrim Shabani, Hasan Hyseni, Edon Sadriu, Fuad Ajvazi, Luan Leshi, Axel Gnapi, Bujar Idrizi, Keneth Emeka Okafor dhe Parient Elanga. 

Lojtari kryesor këtë sezon pritet të jetë Arnor Ramadani, i ndihmuar nga shumë të tjerë si Besar Musolli, Ardit Tahiri, Elvri Gashjani dhe  Arianit Hasani. 

Vlera e Llapit në transfermakt është diku mbi 3.71 milionë euro. 


Prishtina e Re vjen si kampion i Ligës së Parë, Grupi B, ku me 69 pikë la në vendin e dytë Vushtrrinë, ndërsa do të jetë sezoni i parë në elitën e futbollit kosovar. 

Trajner është Elon Berisha, që arriti t’i fus në elitë, ndërsa drejtor sportiv është emëruar Shpëtim Babaj. 

Prishtina e Re ka ofruar 14 lojtarë në këtë afat kalimtar, ndërsa emrat më interesant janë Arlind Shabani, Adrijan Rudovic, Ergyn Ahmeti, Amos Dabet, Florjan Smakiqi, Elivs Prençi, Donat Hasanaj, Drilon Fazliu, Toni Gomes dhe talenti i madh Aron Babaj. 

Nga klubi janë larguar emra si Bleon Sekiraqa, Vigan Ademi, Fati Ismajli, Kreshnik Bahtiri, Dardan Jashari, Labinot Jetullahu, Egzon Bislimi, Agustin Rojas dhe Suad Sahiti.   

Vlera e skuadrës llogaritet të jetë 1.2 milion euro, por shumë lojtarë nuk janë të vlerësuar, pasi disa prej tyre kanë luajrtur në Ligën e Parë. 


Kuqezinjtë u kthye në elitën e futbiollit kosovar pas dy vitesh mungesë, duke dal kampion të Ligës së Parë në Grupin A me 58 pikë. 

Drenica do ta luajë sezonin e 24-të në elitën e futbollit kosovar, dhe mbetet klubi i dytë me më shumë vite në Superligë, por pa ndonjë sukses të jashtëzakonshëm. 

Bylbyl Sokoli që arriti t’i kthejë ne elitë mbetet trajner i skuadër, ndërsa Drenica ka bërë disa afrime cilësore në këtë afat kalimtar.  

Klubi kuqezi ka afruar emra si Ronaldo Chacon, Granit Jashari, Indrit Prodani, Christian, Eneid kodra, Kenan Haxhihamza, Tiago Gomes, Erisildo Smaci dhe Jeton Krasniqi. 

Nga Drenica janë larguar emra si Mohamed Fofana, Ermal Veliqi, Shpresim Zogu, Arjon Ymeri dhe Diellon Beseni. 

Vlera e Drenicës në transfermarket llogaritet të jetë mbi 2 milionë euro.  


/Telegrafi/

The post SPECIALE | Fillon Superliga e Kosovës 2025/26 – njihuni me formacionet e mundshme, trajnerët dhe liderët e të gjitha skuadrave elitare për këtë edicion appeared first on Telegrafi.

Drejtësia e re me “gabime” trashanike; KLGj-ja anulon tenderin 1.7 mln euro, dokumentet të pasakta

Institucionet e reja të drejtësisë, të miratuara vite më, parë synonin një reformë radikale në të gjithë sistemin. Nga njëra anë Vetingu, që u përdor si instrument për të larguar gjyqtarët e prokurorët që s’i donte mazoranca, dhe nga ana tjetër institucionet e reja që do kontrollonin pikërisht njerëzit e drejtësisë janë përdorur rëndom deri […]

The post Drejtësia e re me “gabime” trashanike; KLGj-ja anulon tenderin 1.7 mln euro, dokumentet të pasakta appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Duke shijuar pushimet nënritmet e muzikës, romancë e re për Egli Takon?

✇Albeu
By: M C

Gjatë pushimeve në jug të Shqipërisë, Egli Tako është parë në një festë buzë plazhit, ku një moment i shkurtër pranë një prej djemve të pranishëm ka mjaftuar për të ndezur rrjetin.

Pamjet, të publikuara nga të tjerë pjesëmarrës, tregojnë një afërsi të çastit mes tyre, që disa ndjekës e kanë interpretuar si shenjë romancë. Ky episod vjen vetëm pak ditë pasi ajo deklaroi publikisht se është beqare.

Nëse bëhet fjalë për një lidhje të re apo thjesht për një moment të rastësishëm, mbetet e paqartë. Pamjet kanë nxitur debat dhe hamendësime mes fansave.

The post FOTO/ Duke shijuar pushimet nënritmet e muzikës, romancë e re për Egli Takon? appeared first on Albeu.com.

Romancë e re për Egli Takon?

Gjatë pushimeve në jug të Shqipërisë, Egli Tako është parë në një festë buzë plazhit, ku një moment i shkurtër pranë një prej djemve të pranishëm ka mjaftuar për të ndezur rrjetin.

Pamjet, të publikuara nga të tjerë pjesëmarrës, tregojnë një afërsi të çastit mes tyre, që disa ndjekës e kanë interpretuar si shenjë romancë. Ky episod vjen vetëm pak ditë pasi ajo deklaroi publikisht se është beqare.

Nëse bëhet fjalë për një lidhje të re apo thjesht për një moment të rastësishëm, mbetet e paqartë. Pamjet kanë nxitur debat dhe hamendësime mes fansave.

The post Romancë e re për Egli Takon? appeared first on iconstyle.al.

Deputetja përjashtohet nga Parlamenti i Zelandës së Re pasi kërkon ndëshkimin e Izraelit

Deputetja në Zelandën e Re, Chloe Swarbrick, u urdhërua që të largohej nga Parlamenti gjatë një debati të nxehtë lidhur me përgjigjen e Qeverisë sa i përket palestinezëve. Debati parlamentar u thirr pasi Qeveria e qendrës së djathtë tha se po peshon qëndrimin e saj nëse duhet të njohë ose jo një shtet palestinez. Aleatja […]

The post Deputetja përjashtohet nga Parlamenti i Zelandës së Re pasi kërkon ndëshkimin e Izraelit appeared first on BoldNews.al.

Gjesti dhe enigmat e dashurisë/ A është ky fillimi i një romance të re?

✇Albeu
By: M C

Ish-fituesi i Big Brother VIP Albania, Gjesti, ka goditur përsëri me një postim intriguese në rrjetet sociale që ka ngjallur debat të gjallë ndër ndjekësit e tij. Me një kombinim të muzikës romantike turke dhe një imazhi misterioz, Gjesti ka lënë të gjithë në dyshim për statusin e tij të dashurisë.

A është ai duke sinjalizuar një lidhje të re? Ky postim ka ngritur pyetje të mëdha në mesin e ndjekësve të tij. Por imazhi që tërhoqi vëmendjen është një fotografi që fokusohet në këmbët e një vajze, ndoshta nga një pushim në plazh apo një udhëtim të veçantë.

Edhe pse ky nuk është hera e parë që ai provokon komente dhe spekulime, ndjekësit e tij duket se janë më të etur se kurrë për të zbuluar të vërtetën pas këtij postimi.

Disa të rinj e shohin si një tregim romancë të sapolindur, ndërsa të tjerë besojnë se është një provokim i qëllimshëm për të përforcuar imazhin e tij publik dhe për të mbajtur vëmendjen në nivelin e lartë.

Me reagime që bien në spektrin e dyshimit dhe entuziazmit, Gjesti nuk ka dhënë ende një përgjigje për të sqaruar situatën, duke lënë të gjithë në pritje për një koment të mundshëm nga ai vetë.

The post Gjesti dhe enigmat e dashurisë/ A është ky fillimi i një romance të re? appeared first on Albeu.com.

Aksioni i IKMT-së në Vlorë, Rama: Pakoja e re e masave, mesazh i qartë për ata që shkelin ligjin

TIRANË, 9 gusht /ATSH/ Lirimi i hapësirave publike, një nismë që i paraprin vizionit të qeverisë për Rilindjen Urbane 2.0, po vijon në të gjitha bashkitë e vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, pamjet e një tjetër aksioni të IKMT-së në Vlorë, ku po shembet një objekt disakatësh, i pozicionuar buzë detit.

Rama tha se “kjo video është për ata që kanë merakun e gabuar se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj, si edhe për të ritheksuar faktin që kjo ngrehinë këtu nuk është as e para, e as e fundit që rrafshohet për paligjshmëri”.

Kryeministri Rama bëri me dije, se “të tjera procese sekuestrimesh po bëhen në Vlorë e jo vetëm, për shkelje brutale të lejeve të ndërtimit”.

Rama pohoi se “njëkohësisht pakoja e re e masave që do të miratojmë së shpejti do të jetë një mesazh i qartë për të gjithë, ata që shkelin ligjin duke lënduar mjedisin e përbashkët po edhe ata që mbyllin sytë përpara shkelësve”.

Lirimi i hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët, vazhdon në të gjithë vendin.

Në këtë kuadër, Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Ky aksion ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

/e.i//a.f/

The post Aksioni i IKMT-së në Vlorë, Rama: Pakoja e re e masave, mesazh i qartë për ata që shkelin ligjin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌