Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

INSTAT: Numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri u rrit me 2,2% gjatë 2024-ës

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri ka arritur në 21.940 në fund të vitit 2024, duke shënuar një rritje prej 2,2% krahasuar me vitin 2023. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) pasqyrojnë një tendencë në rritje të interesit të të huajve për të jetuar dhe punuar në Shqipëri.

Sipas statistikave, meshkujt përbëjnë shumicën e të huajve me leje qëndrimi me 61,9%, ndërsa femrat zënë 38,1%. Grup-mosha më e përfaqësuar është ajo nga 30 deri në 39 vjeç, që përbën 24,6% të të huajve gjithsej.

Po sipas shifrave të INSTAT, numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2024 shënoi rritje prej 6,0%, krahasuar me vitin 2023. Shtetasit nga Italia dhe India përbëjnë 28,8% të aplikimeve.

Të huajt me origjinë nga Kosova, Italia dhe Turqia përbëjnë numrin më madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri.

Shumica e të huajve kanë ardhur për qëllime punësimi, duke përbërë 54,3% të lejeve të qëndrimit, ndjekur nga bashkimi familjar me 24,5%, arsye të tjera me 16,3%, studimet me 4%, dhe qëllimet humanitare me 0,9%.

Në 2024 u identifikuan 1540 të huaj të parregullt në territorin e Shqipërisë, duke shënuar një rënie të konsiderueshme, krahasuar me 6630 në vitin 2023.

Të huajt në Shqipëri sipas vendit të origjinës

Në vitin 2024, të huajt me origjinë nga Kosova janë 4592 banorë, duke shënuar një rritje me 23,7%, krahasuar me 2023, ndërsa të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri me origjinë nga Italia janë 3763 banorë, duke shënuar një rritje me 11,5%, krahasuar me 2023.

Sipas të dhënave, Evropa zë pjesën më të madhe me 65,5% (14.367 persona me leje qëndrimi), duke shënuar një rënie prej 5,6%, krahasuar me 2023; Azia ka shënuar rritje të ndjeshme me 20,1% (4545 persona); Amerika, Afrika dhe Oqeania rritje me 23,4% (3028 persona).

Të dhëna mbi të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri si dhe të huajt e parregullt sigurohen nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin.

/m.q//r.e/

The post INSTAT: Numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri u rrit me 2,2% gjatë 2024-ës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Emigrimi masiv i shqiptarëve rrit nevojën për punëtorë të huaj! 12 mijë të pajisur me leje pune

Gjeografia e shtetasve të huaj që vijnë në Shqipëri për të punuar, bashkim familjar apo arsye të tjera sa vjen e po zgjerohet. INSTAT raportoi se shtetasit nga India dhe Italia kanë pasur numrin më të madh të aplikimeve për leje qëndrimi në 2024-n. Rritje shënuan dhe Amerika, Afrika dhe Oqeania. Në fund të vitit […]

The post Emigrimi masiv i shqiptarëve rrit nevojën për punëtorë të huaj! 12 mijë të pajisur me leje pune appeared first on BoldNews.al.

Të huajt, punëtorë në Shqipëri/ INSTAT: Në 2024, mbi gjysma e lejeqëndrimeve ishin për punë

Qytetarët e huaj nuk e preferojnë Shqipërinë vetëm për të pushuar por edhe për të punuar dhe jetuar.Të dhënat e instat konfirmojnë se vetëm gjatë vitit 2024 rezulton se janë rreth 22 mijë persona të cilët kanë marë leje qëndrimi për të qëndruar në Shqipëri.Arsyet kryerore të marjes së lejeve të qëndrimit rezulton për arsye punësimi.Sipas të dhënave të INSTAT gjatë vitit 2024 në më shumë se gjysma ose mbi 54 % kanë ardhur në Shqipëri për arsye punësimi ose rreth 12 mijë shtetas.Shumë biznese kohët e fundit kanë marë staf të huaj për të punësuar .

Në vend të dytë renditet bashkimi familjar por nuk mungojnë edhe lejet e qëndrimit të mara për të studiuar në Shqipëri.Sipas Instat grupmosha 30–39 vjeç mban peshën kryesore ndërsa sipas gjinisë mbizotërojnë meshkujt.

Gjatë vitit të kaluar ka pasur gjithashtu rritje edhe të numrit të aplikimeve për leje qëndrimi me rreth 6 %, krahasuar me vitin paraardhës. Shtetasit nga India dhe Italia përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të aplikimeve, me 28,8 % të totalit.

Një e dhënë interesante është edhe ulja e ndjeshme e numrit të të huajve të parregullt në territorin shqiptar. Gjatë vitit 2024 u identifikuan 1,540 raste të tilla, shumë më pak se në vitin 2023.

Ndërkohë që shtetasit e huaj që jetojnë aktualisht në Shqipëri, numrin më të madh e përbëjnë ata nga Kosova, Italia dhe Turqia./abcnews.al

13 mijë të huaj të pajisur me leje pune në Shqipëri

Shqipëria po josh të huajt dhe sipas të dhënave nga Agjencia e Punësimit dhe Aftësive, vitin e shkuar numri i shtetasve të huaj të pajisur me leje pune arriti në gati 13 mijë. Kjo shifër është ndjeshëm më e lartë se në vitet paraardhëse. Pjesa më e madhe e punonjësve të huaj që kanë ardhur në Shqipëri deri më tani janë nga Turqia, Egjipti, Filipinet, India, Kina apo Ukraina. Po sa kushton një…

Source

Shqipëria vend tërheqës, mbi 10 mijë shtetas kërkuan leje qëndrimi në 7 muaj

Shqipëria po lakmohet nga të huajt edhe për të punuar. Filipinasit duket se kanë gjetur treg pune në vendin tonë, kryesisht baby-sitter, sanitare në shtëpitë e shqiptarëve, sallone estetike e të tjera. Shtetasit filipinas janë në vend të parë për numrin e kërkesave. Deri në fund të muajit korrik të këtij viti kanë aplikuar për leje qëndrim 10 mijë e 256 shtetas të huaj. Nga këta…

Source

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Sipas planeve të reja të qeverisë britanike, shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë 30 për qind të dënimit me burg, siç zbatohet aktualisht. Ministrja e Drejtësisë Shabana Mahmoud propozoi këtë ndryshim në ligj, i cili do t’i jepte qeverisë fuqinë për të deportuar […]

The post Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit appeared first on BoldNews.al.

U bllokuan në plazhin e Akuariumit, Policia e Himarës ndihmon tre turistë të huaj

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Shërbimet e Policisë Himarë u kanë ardhur në ndihmë 3 turistëve të huaj, të bllokuar në zonën e plazhit të Akuariumit.

Patrulla e rendit me shërbim në zonën e Jalës, pas një njoftimi se tre turistë të huaj kishin mbetur të bllokuar në një zonë të thepisur shkëmbore, në plazhin e Akuariumit, ndërhyri mbrëmë, duke shkuar menjëherë në vendin ku kërkohej ndihmë.

Pas kërkimeve në terren, u bë i mundur lokalizimi i tre turistëve të huaj, të cilët u nxorën nga zona shkëmbore ku kishin mbetur të bllokuar. Aktualisht, të tre ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët falënderuan shërbimet e Policisë për ndihmën e menjëhershme dhe profesionalizmin e treguar.

Të gjitha strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë vijojnë të jenë të pranishme 24/7, për garantimin e sigurisë së pushuesve dhe për ndërhyrjen në çdo situatë emergjente.

Krahas detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Policisë mbeten të angazhuara edhe për të ndërhyrë dhe për t’i ardhur në ndihmë çdo qytetari apo turisti në raste emergjente.

/m.m/r.e/

The post U bllokuan në plazhin e Akuariumit, Policia e Himarës ndihmon tre turistë të huaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tirana në ethet e betonit dhe pushtetit të arkitektëve të huaj

Kullat që ngrihen njëra pas tjetrës, shpesh pa transparencë dhe me pak konkurrencë, tregojnë se arkitektura është kthyer në një mjet për privilegje ku emrat e njohur të huaj përfshihen në skandale dhe hetime. Ndërkohë që qyteti humbet gjelbërimin dhe hapësirat publike, një pyll betoni po shkatërron identitetin urban dhe historik të kryeqytetit shqiptar. Nga […]

The post Tirana në ethet e betonit dhe pushtetit të arkitektëve të huaj appeared first on BoldNews.al.

A po funksionon skema me punonjësit e huaj

Deri në vitin 2024 në vend kishte 11.2 mijë të huaj, të pajisur me leje pune dhe vërtetime pune, sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA). Krahasuar me vitin paraardhës, numri i tyre u rrit me 14%. Në raport me 2018, numri i punëtorëve të huaj me leje apo vërtetime pune […]

The post A po funksionon skema me punonjësit e huaj appeared first on BoldNews.al.

Rama: Përshtypje frymëzuese të vizitorëve të huaj nga bregdeti i Durrësit

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Qyteti bregdetar i Durrësit po pret një numër të shtuar turistësh të huaj gjatë kësaj vere, të cilët po shijojnë përtej bregdetit edhe sitet kulturore.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale përshtypjet frymëzuese të disa vizitorëve të huaj nga bregdeti i Durrësit.

“Ne jemi nga Palm Springs në Kaliforni. Historia e këtij qyteti na duket mahnitëse. Durrësi ka relike të mrekullueshme nga e shkuara. Është një qytet shumë interesant për t’u vizituar”, u shpreh një çift amerikan.

“Jemi nga Bazilikata. Kemi qenë këtu të paktën 3-4 herë. Karakteristika si deti, vendi, shëtitjet dhe gjithashtu njerëzit mikpritës na ka bërë që të sjellim edhe dy njerëz të tjerë dhe të rikthehemi me të tjerë”, shtuan dy turistë të tjerë.

“Hera jonë e parë që vijmë këtu. Kemi ardhur dje kështu që nuk kemi vizituar shumë megjithatë ka shkuar mirë. Njerëzit janë përpjekur të na kuptojnë dhe ndihmojnë. Është shumë bukur dhe ka shumë gjëra për të parë”, thanë disa turiste të huaja.

Durrësi konsiderohet një nga qytetet më të mëdha bregdetare në vend, duke pasur një fluks të lartë të turistëve.

Me një vijë bregdetare të gjatë, Durrësi ofron gjithçka nga sitet kulturore te pushimet familjare, rëra kurative e deri tek aventurat dhe sportet ujore.

/m.m//a.f/

The post Rama: Përshtypje frymëzuese të vizitorëve të huaj nga bregdeti i Durrësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: 4.76 milionë vizitorë të huaj në gjashtë muajt e parë të 2025

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Bukuritë e Shqipërisë, që nga majat e Alpeve të thepisura, brigjet magjepsëse të rivierës shqiptare dhe të Adriatikut, sitet e trashëgimisë në UNESCO, monumentet e trashëgimisë kulturore dhe natyrorë, parqet kombëtare, fshatrat e bukur turistikë nga veriu në jug, kulinaria dhe prodhimet tradicionale tërhoqën 4.76 milionë të huaj gjatë 6 muajve të këtij viti.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se këto shifra janë tregues i një rritjeje të stabilizuar të flukseve hyrëse dhe ekuilibrave të qëndrueshëm në menaxhimin e ofertës turistike.

“Ndërsa 1.32 milionë vizitorë të huaj vetëm gjatë qershorit janë fryt i një pune të suksesshme dhe përgjegjësi e shtuar për të gjithë në monitorimin e sezonit turistik veror”, vlerësoi kryeministri.

Konkretisht në qershor 2023 Shqipërinë e vizituan 1 007 033 turistë të huaj, ndërsa në qershor 2024 vendi u vizitua nga 1 244 967 të huaj.

Ndërkohë në qershor 2025 Shqipërinë e vizituan 1 329 204 turistë të huaj ose 7% më shumë krahasuar me qershor 2024.

Për periudhën janar-qershor 2023 janë regjistruar 3 396 932 turistë të huaj, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2024 ishin 4 547 896.

Ndërkohë për periudhën janar-qershor 2025 rezultojnë 4 761 648, ose 5% më shumë krahasuar me periudhën janar-qershor 2024.

/m.m/j.p/

The post Rama: 4.76 milionë vizitorë të huaj në gjashtë muajt e parë të 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Britanikët preferojnë Sarandën/ Vitet e fundit, interes i shtuar nga turistët ishullorë

Pushimet në jug të Shqipërisë e sidomos në Sarandë, po kthehen në të preferuarat për Britanikët. Turistet ishullorë duken qartazi të surprizuar nga bregdeti shqiptar dhe vete Saranda. Kjo e re ka mbërritur nga Anglia së bashku me disa miq të saj dhe duket se po befasohet për mirë.

“Është me të vërtetë shumë bukur, por ne jemi të surprizuar sesi ndryshon dhe merr tjetër ritëm jeta e natës. Ditën është kaq bukur, plot me familjarë, ka një shkëlqim me kaq shumë njerëz, ndërsa mbrëmja merr tone rinore. Është shumë këndshëm dhe të gjithë janë kaq të dashur. Jam nga Anglia dhe do të qëndroj për 3 ditë”, tha një pushuese.

Ky çift anglezësh ishin në një lokal në Korfuz kur dëgjuan për afërsinë me Sarandën dhe nuk e menduan dy herë për ta vizituar.

Me përshtypje të mira për plazhet dhe restorantet ata thonë se do të duhet të presin një tjetër biletë për tu rikthyer e shijuar qytetin më gjatë.

“Dëgjuam për herë të parë për Sarandën në një kafe gjatë pushimeve, lexuam dhe pame rreth kësaj dhe na u duk shume këndshëm, dhe thamë eja të shkojmë. Është shumë pastër këtu, shumë restorante të mira, plazhe të mira, vend miqësor, gjithçka shumë mirë”, shtoi një tjetër.

“Shumë këndshëm, shumë kozmopolit, bare, restorante të këndshëm. Do më pëlqente shumë të kthehesha për të ndenjur më gjatë, por në Angli i kemi të pakta fluturimet direkte me Shqipërinë”, u shpreh një pushues.

Turistët britanik po përbëjnë një pjesë të mirë prenontimeve në Sarandë në tre vjeçarin e fundit. Plazhet, temperaturat dhe çmimet janë arsyet se përse shkojnë në qytetin jugor, ndërsa për operatorët vendas turistët anglez konsiderohen turist që konsumojnë./abcnews.al

 

Turistët vizitojnë muzetë/ Shkodër, polakët dhe izraelitët në muzeun e rezidencës ndaj komunizmit

Të huajt kanë interes për të mësuar rreth historisë së Shqipërisë. Në  muzeun që i kushtohet vuajtjeve të të burgosurve politik gjatë regjimit komunist në Shkodër vizitorët janë shtuar.

Turistët janë nga shtete të ndryshme, por sipas drejtuesit të muzeut numër më të lartë vizitorësh ka pasur nga Polonia dhe  Izraeli. Nuk kanë munguar as ata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australia.

Vendi i dëshmisë dhe kujtesës vizitohet nga mosha të ndryshme. Të huajt shkojnë kryesisht në grupe të organizuara që ndërsa vizitojnë Shkodrën ndalojnë në dhe në këtë muze për t’u njohur me të shkuarën  e Shqipërisë./abcnews.al

Vrasës të huaj/ Kontratat e vdekjes që u lidhën me italianë, grekë, portugezë, marokenë e rumunë

Shumë vrasje që ndër vite mbeteshin pa autorë, i faturoheshin “profesionistëve”. Dyshimet hidheshin në disa drejtime. Për disa krime autorët aludohej se mund të ishin “ekspertë”, si ish-ushtarakë apo ish-policë, të stërvitur për të goditur në shenjë. E për disa të tjera, shpesh hetimet orientoheshin drejt vrasësve me pagesë, që nuk i lidhte asnjë motiv […]

The post Vrasës të huaj/ Kontratat e vdekjes që u lidhën me italianë, grekë, portugezë, marokenë e rumunë appeared first on BoldNews.al.

Veliera që po lundronin pësoi defekt, dy shtetas të huaj ndihmohen nga policia kufitare

Dy shtetas të huaj të cilët po lundronin me një velierë kërkuan ndihmën e policisë pasi mjeti i tyre pësoi defekt. Ata ndodheshin 5 milje në det të hapur përballë Gjirit të Gramës. Njoftimi i policisë Policia Kufitare e Vlorës dhe Roja Bregdetare i vijnë në ndihmë dy shtetasve të huaj që lundronin me një […]

The post Veliera që po lundronin pësoi defekt, dy shtetas të huaj ndihmohen nga policia kufitare appeared first on BoldNews.al.

Rama: 2,45 milionë vizitorë të huaj në katër muajt e parë të vitit 2025

TIRANË, 23 maj/ATSH/ Shqipëria vazhdon të shënojë rritje të qëndrueshme në sektorin e turizmit, me 820 mijë vizitorë të huaj vetëm gjatë muajit prill 2025.

Kjo e çon në 2,45 milionë numrin total të turistëve që kanë hyrë në vend gjatë katër muajve të parë të këtij viti.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se kjo rritje është dëshmi e stabilitetit dhe konsolidimit të Shqipërisë si një destinacion turistik në rritje në Europë.

“820 mijë vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë gjatë muajit prill duke e çuar në 2,45 milionë shifrën totale të flukseve turistike hyrëse gjatë këtyre 4 muajve të vitit 2025, një rritje që tregon stabilitet, tregues se Shqipëria ka konsoliduar një pasaportë të udhëtimeve të qëndrueshme, ndërsa vazhdon të jetë surpriza më emocionuese e destinacioneve europiane”, u shpreh Rama.

Për të njëjtën periudhë të vitit 2023, vendi numëroi 1,68 milionë turistë, ndërsa në 2024, 2,3 milionë turistë.

Këto zhvillime pasqyrojnë përparimin që vendi ka bërë vitet e fundit në infrastrukturë, promovim ndërkombëtar dhe përmirësim të shërbimeve turistike.

Autoritetet presin që trendi pozitiv të vijojë edhe në sezonin veror, duke kontribuar ndjeshëm në ekonominë kombëtare.

/a.f/

The post Rama: 2,45 milionë vizitorë të huaj në katër muajt e parë të vitit 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Humbën rrugën në Karaburun, Policia Kufitare ndihmon dy turistët kanadezë


TIRANË, 18 maj /ATSH/ Policia Kufitare Dhërmi u ka ardhur në ndihmë dy turistëve kanadezë që kishin humbur rrugën në Karaburun.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, salla operative e Policisë Vlorë është njoftuar se dy shtetas kanadezë, të ndarë nga grupi i tyre gjatë një ecjeje në zonën e Karaburunit, kishin humbur orientimin dhe nuk dinin të ktheheshin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, u organizuan shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, të cilët u nisën me mjet lundrues drejt Gjirit të Gramës.

Në njoftim thuhet se “pas mbërritjes, efektivët e Policisë vijuan kërkimet në këmbë, në terrenin e vështirë malor dhe në kushte të errësirës, duke bërë të mundur, rreth orës 24:00, lokalizimin dhe gjetjen e dy turistëve, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore”.

“Turistët u shoqëruan në Gjirin e Gramës dhe iu bashkuan grupit të tyre, ndërsa falënderuan shërbimet e Policisë së Shtetit për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar”, nënvizohet në njoftim.

Policia Kufitare e Vlorës mbetet e angazhuar për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe vizitorëve, në çdo cep të territorit.

/a.f/

The post Humbën rrugën në Karaburun, Policia Kufitare ndihmon dy turistët kanadezë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Veliera pësoi defekt pranë Sazanit, Policia Kufitare e Vlorës shpëton turistët e huaj

TIRANË, 2 maj/ATSH/ Policia Kufitare Vlorë, në bashkëpunim me Rojen Bregdetare, u erdhën në ndihmë disa shtetasve të huaj, të cilëve iu rrezikua jeta, pasi veliera e tyre pësoi defekt gjatë lundrimit pranë ishullit të Sazanit.

Gjatë mbrëmjes së sotme, Policia Kufitare Vlorë u njoftua nga Qendra Ndërlidhëse për Operacionet Detare, se në afërsi të ishullit të Sazanit ndodhej në rrezik një mjet lundrues tip velier, me flamur të huaj, i nisur nga Italia me destinacion Kroacinë. Veliera kishte pësuar defekt në motor dhe për shkak të dallgëzimit dhe afërsisë me shkëmbinjtë, rrezikonte përmbytjen dhe përplasjen në breg.

Menjëherë, shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, në bashkëpunim me Rojen Bregdetare, ndërhynë me shpejtësi duke u ardhur në ndihmë shtetasve të huaj që ndodheshin në bord. Falë reagimit të koordinuar dhe të menjëhershëm, u bë e mundur shpëtimi i këtyre shtetasve pa pasoja për jetën dhe transportimi i tyre i sigurt drejt bregut.

Të gjithë personat në bord u konstatuan në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa u bë i mundur edhe tërheqja e velierës në SPK Triport, Vlorë.

The post Veliera pësoi defekt pranë Sazanit, Policia Kufitare e Vlorës shpëton turistët e huaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Turizmi/ Më shumë shqiptarë kanë ikur jashtë sesa të huajt kanë ardhur te ne

Të huaj që vijnë në Shqipëri dhe shqiptarë që largohen jashtë vendit. Është kjo dinamika e konstatuar këtë vit, duke sinjalizuar se turizmi do të ketë sfida të forta, pavarësisht përzgjedhjes së vendit si një destinacion i rëndësishëm turistik në rajon.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në tremujorin e parë të këtij viti u futën në territorin shqiptar mbi 1.6 milionë të huaj, me rritje 5.9% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Nga një rritje edhe më e ndjeshme u karakterizuan edhe lëvizjet e shqiptarëve jashtë vendit, shumë prej të cilëve zgjedhin vendet e tjera për të pushuar.

Mbi 1.8 milionë shqiptarë dolën jashtë vendit në tremujorin e parë të këtij viti ose 7.3% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Shifrat e mësipërme tregojnë për një bilanc negativi në lëvizjen e shtetasve, element i rëndësishëm në analizimin e situatës në sektorin e turizmit.

Janë mbi 257 mijë më shumë shqiptarë që kanë ikur sesa të huaj që kanë ardhur në Shqipëri. (A2 Televizion)

The post Turizmi/ Më shumë shqiptarë kanë ikur jashtë sesa të huajt kanë ardhur te ne appeared first on Lapsi.al.

Mbi 13 mijë të huaj të punësuar në tregun shqiptar, në 2024-ën

TIRANË, 23 shkurt/ATSH/ Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) bën të ditur se në 2024-ën janë punësuar në vendin tonë mbi 13 mijë shtetas të huaj me një kontratë të rregullt pune.

“Rritja e numrit të të huajve ka si arsye rritjen ekonomike që ka pësuar vendi. Në vitin 2024 janë të regjistruar 700 mijë të punësuar në listëpagesat tona, ku rreth 13 mijë janë të huaj që kanë aplikuar për t’u punësuar në Shqipëri”, shprehet drejtoresha e Shërbimit të Tregut të Punës, Gertiola Çepani në një intervistë në media.

Të huajt në tregun e punës dominohen nga italianët, turqit dhe indianët, por nuk mungojnë edhe nga shtetet e tjera.

Sektorët kryesorë ku janë siguruar kontratat e punës renditen shërbimi, akomodi, ndërtimi, tregtia dhe industria përpunuese.

Ligji parashikon që të gjithë shtetasit e huaj duhet të sigurojnë një kontratë pune, për të aplikuar më pas për leje qëndrimi në vendin tonë.

/r.e/

The post Mbi 13 mijë të huaj të punësuar në tregun shqiptar, në 2024-ën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌