❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

SOFT NEWS – Ishulli ku tĂ« gjithĂ« burrat do tĂ« donin tĂ« jetonin

HELSINKI, 27 gusht /ATSH/ – Cili Ă«shtĂ« ishulli ku tĂ« gjithĂ« burrat do tĂ« donin tĂ« jetonin, por nuk munden?, shkruan faqja menshealth.com.

PĂ«r disa, mund tĂ« jetĂ« “parajsĂ« nĂ« tokĂ«â€.

ËshtĂ« njĂ« ishull ku tĂ« gjithĂ« burrat do tĂ« donin tĂ« jetonin, por pĂ«r fat tĂ« keq, Ă«shtĂ« njĂ« ishull ku burrat nuk mund tĂ« jetojnĂ«.

Ky vend është i banuar vetëm nga gratë dhe hyrja për çdo mashkull është e ndaluar.

Ky komunitet i projektuar ekskluzivisht për gratë ndodhet në Finlandë, një ishull privat në detin Baltik.

Dhe emri i tij thotë gjithçka: Ishulli SuperShe (SuperAjo).

Në këtë ishull burrave u ndalohet absolutisht të hyjnë në të.

Ideja për këtë mënyrë jetese i lindi Kristina Roth, një sipërmarrëse amerikane, e cila bleu ishullin në arkipelagun finlandez në vitin 2017 me të ardhurat nga shitja e firmës së saj të konsulencës teknologjike.

Ajo themeloi Ishullin ”SuperShe”, njĂ« vend ekskluziv ekskluzivisht pĂ«r gratĂ«, i konceptuar si njĂ« pĂ«rvojĂ« nĂ« natyrĂ« ku femrat mund tĂ« lidhen, tĂ« praktikojnĂ« yoga, meditim apo kajak, tĂ« marrin pjesĂ« nĂ« seminare shĂ«ndetĂ«sore dhe karriere, tĂ« ndjekin njĂ« dietĂ« tĂ« shĂ«ndetshme dhe tĂ« relaksohen.

Ishulli është i vogël, rreth 3,4 hektarë dhe përmban katër eko-kabina prej druri, një sauna finlandeze dhe yurte (banesat tradicionale portative, rrethore të përdorura nga popujt nomadë të Azisë Qendrore, si mongolët, kazakët dhe kirgizët) për aktivitete në grup.

PĂ«r tĂ« vizituar ishullin SuperShe, duhet tĂ« plotĂ«soni njĂ« aplikim dhe tĂ« shpresoni tĂ« zgjidheni. Dhe atyre qĂ« e akuzuan Roth pĂ«r krijimin e njĂ« vendi elitar, njĂ« lloj klubi pĂ«r tĂ« privilegjuarit, ajo gjithmonĂ« u pĂ«rgjigj se ishte “njĂ« hapĂ«sirĂ« ​​e krijuar nga gratĂ«, pĂ«r gratĂ«, pa pĂ«rjashtim”.

Filozofia e jetës në Ishullin SuperShe, ishullin ku të gjithë burrat ëndërrojnë të jetojnë, por nuk munden, mbeti e pandryshuar edhe në vitin 2023, kur u ble nga bullgari Deyan Mihov për një milion euro.

Manjati, në fakt, vendosi të ruante rregullin kryesor: që ishulli është i rezervuar vetëm për gratë edhe pas shumë presionesh të jashtme.

Përjashtimi i vogël ka të bëjë me mundësinë e lejimit të burrave në ishull, por vetëm nëse nevojiten punime mirëmbajtjeje.

Sidoqoftë, ata duhet të largohen nga ishulli SuperShe në fund të ditës dhe të kthehen të nesërmen nëse duhet të vazhdojnë detyrat e tyre./  /os/

The post SOFT NEWS – Ishulli ku tĂ« gjithĂ« burrat do tĂ« donin tĂ« jetonin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Jeta Ă«shtĂ« e mundur edhe nĂ« planetĂ« pa ujĂ«

MASASHUTSES, 27 gusht /ATSH-ANSA/ – Jeta mund tĂ« ekzistonte edhe nĂ« planetĂ« pa ujĂ« nĂ«se do tĂ« ishin tĂ« pranishme pĂ«rzierje fluide tĂ« kripĂ«rave (lĂ«ngje jonike) tĂ« afta pĂ«r tĂ« strehuar molekula biologjike si proteinat, sipas njĂ« studimi nga Instituti i TeknologjisĂ« i Masaçusetsit.

“Ne e konsiderojmĂ« ujin tĂ« domosdoshĂ«m pĂ«r jetĂ«n sepse kjo Ă«shtĂ« ajo qĂ« na nevojitet pĂ«r jetĂ«n nĂ« TokĂ«. Por nĂ«se marrim nĂ« konsideratĂ« njĂ« pĂ«rkufizim mĂ« tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m, shohim se ajo qĂ« na duhet Ă«shtĂ« njĂ« lĂ«ng nĂ« tĂ« cilin mund tĂ« ndodhĂ« metabolizmi pĂ«r jetĂ«n”, thotĂ« Rachana Agrawal, e cila drejtoi studimin.

“Tani, nĂ«se pĂ«rfshijmĂ« lĂ«ngun jonik si njĂ« mundĂ«si, kjo mund ta rrisĂ« ndjeshĂ«m zonĂ«n e banueshme pĂ«r tĂ« gjitha botĂ«t shkĂ«mbore”, shton ajo.

Studiuesit zbuluan se ky lloj i veçantë lëngu mund të formohet lehtësisht nga përbërësit kimikë që pritet të jenë të pranishëm në sipërfaqet e disa planetëve dhe hënave shkëmbore.

Lëngjet jonike janë kripëra që ekzistojnë në formë të lëngshme nën rreth 100 gradë Celsius.

Eksperimentet e ekipit kanë treguar se lëngje të ngjashme mund të prodhohen nga një përzierje e acidit sulfurik dhe disa komponimeve organike që përmbajnë azot: acidi sulfurik në planetët shkëmborë mund të jetë një nënprodukt i aktivitetit vullkanik, ndërsa komponimet që përmbajnë azot janë zbuluar në disa asteroide dhe planetë në Sistemin Diellor, që do të thotë se ato mund të jenë të pranishme edhe në sisteme të tjera planetare.

Lëngjet jonike nuk avullohen; ato mund të formohen dhe të vazhdojnë në temperatura më të larta dhe presione më të ulëta sesa mund të tolerojë uji i lëngshëm.

Sipas studiuesve, ato mund të përfaqësojnë një mjedis mikpritës për biomolekula të caktuara, të tilla si proteinat. /os/

The post FOKUS – Jeta Ă«shtĂ« e mundur edhe nĂ« planetĂ« pa ujĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Zelensky emĂ«ron ish-zĂ«vendĂ«skryeministren ambasadore nĂ« SHBA

KIEV, 27 gusht /ATSH-ANSA/ – Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka emĂ«ruar ish-zĂ«vendĂ«skryeministren Olga Stefanishyna, si ambasadore tĂ« UkrainĂ«s nĂ« Shtetet e Bashkuara.

“Sapo fola me Olga Stefanishyna, tani ambasadore e re e UkrainĂ«s nĂ« Shtetet e Bashkuara”, shkroi udhĂ«heqĂ«si ukrainas nĂ« mediat sociale.

“GjĂ«ja mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« zbatimi i plotĂ« i tĂ« gjitha marrĂ«veshjeve me Uashingtonin, marrĂ«veshjeve tona me presidentin Trump, veçanĂ«risht nĂ« sektorin e mbrojtjes.

”NĂ« shumĂ« mĂ«nyra, sigurimi i sigurisĂ« afatgjatĂ« tĂ« UkrainĂ«s varet nga marrĂ«dhĂ«niet me AmerikĂ«n”, shtoi ai. /os/

The post KIEV – Zelensky emĂ«ron ish-zĂ«vendĂ«skryeministren ambasadore nĂ« SHBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Dy fĂ«mijĂ« tĂ« vrarĂ« pas tĂ« shtĂ«nave nĂ« njĂ« shkollĂ« nĂ« Minneapolis

MINEAPOLIS, 26 gusht /ATSH- DPA/ – Dy fĂ«mijĂ« u vranĂ« dhe 17 persona tĂ« tjerĂ« u plagosĂ«n nĂ« njĂ« tĂ« shtĂ«nĂ« gjatĂ« njĂ« shĂ«rbese kishtare nĂ« njĂ« shkollĂ« katolike nĂ« Minneapolis, Minesota, deklaroi shefi i policisĂ« Brian O’Hara.

Sipas raporteve fillestare, besohet se shumica e viktimave janë fëmijë.

Autori më pas u vetëvra në parkingun përpara shkollës. Policia beson se ai veproi i vetëm.

I armatosur me tre armë, ai qëlloi nga jashtë përmes dritareve të kishës, duke goditur fëmijë dhe besimtarë të tjerë.

Shefi i policisĂ« tha se fĂ«mijĂ«t qĂ« vdiqĂ«n ishin 8 dhe 10 vjeç, duke e quajtur aktin e dhunĂ«s “absolutisht tĂ« pakuptueshĂ«m”.

 

The post SHBA – Dy fĂ«mijĂ« tĂ« vrarĂ« pas tĂ« shtĂ«nave nĂ« njĂ« shkollĂ« nĂ« Minneapolis appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VATIKAN – Papa Leone: Ti jepet fund ndĂ«shkimit masiv tĂ« banorĂ«ve tĂ« GazĂ«s

VATIKAN, 27 gusht /ATSH-AA/ – UdhĂ«heqĂ«si shpirtĂ«ror i KishĂ«s Katolike dhe kreu i Vatikanit, Papa Leo XIV bĂ«ri thirrje pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund ndĂ«shkimit masiv dhe zhvendosjes me forcĂ« tĂ« palestinezĂ«ve nĂ« Gaza dhe pĂ«r njĂ« armĂ«pushim tĂ« pĂ«rhershĂ«m.

Në seancën e pritjeve të përgjithshme që mban gjatë ditëve të mërkura, Papa foli në lidhje me krizën humanitare në Gaza, të cilën Izraeli planifikon ta pushtojë.

“UnĂ« kĂ«rkoj lirimin e tĂ« gjithĂ« pengjeve, vendosjen e njĂ« armĂ«pushimi tĂ« pĂ«rhershĂ«m, hyrjen e sigurt tĂ« ndihmĂ«s humanitare dhe respektimin e plotĂ« tĂ« ligjit humanitar”, tha Papa Leoni duke nĂ«nvizuar nevojĂ«n pĂ«r mbrojtjen e civilĂ«ve sipas ligjit ndĂ«rkombĂ«tar.

Ligji ndĂ«rkombĂ«tar ndalon ndĂ«shkimin kolektiv, pĂ«rdorimin e pakontrolluar tĂ« forcĂ«s dhe zhvendosjen me forcĂ« tĂ« popullatave, theksoi Papa, i cili bĂ«ri thirrjen pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund kĂ«tij “shkatĂ«rrimi”.  /os/

The post VATIKAN – Papa Leone: Ti jepet fund ndĂ«shkimit masiv tĂ« banorĂ«ve tĂ« GazĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BM – Shkalla e lindjeve nĂ« nivelin mĂ« tĂ« ulĂ«t historik

LONDER, 27 gusht /ATSH-AA/ – Shkalla e lindjeve nĂ« Angli dhe Uells ka rĂ«nĂ« nĂ« njĂ« nivel tĂ« ri rekord tĂ« ulĂ«t, me shkallĂ«n e fertilitetit qĂ« ka rĂ«nĂ« nĂ« 1,41 fĂ«mijĂ« pĂ«r grua nĂ« vitin 2024, nga 1,42 nĂ« vitin 2023, tregojnĂ« tĂ« dhĂ«nat e ZyrĂ«s pĂ«r Statistikat KombĂ«tare (ONS).

Shifra është më e ulëta për të tretin vit radhazi dhe më e ulëta që nga fillimi i regjistrimeve rreth 90 vjet më parë.

Shkalla e lindjeve në Skoci ka rënë gjithashtu ndjeshëm, me numrin e lindjeve që ka rënë në nivelin më të ulët në pothuajse 170 vjet në vitin 2024, me shkallën totale të fertilitetit në 1,25, gjithashtu më e ulëta e regjistruar ndonjëherë.

Shkalla e lindjeve, ose numri i fëmijëve të lindur për grua në moshë riprodhuese, po bie në shumicën e vendeve si rezultat i një përzierjeje faktorësh shoqërorë dhe ekonomikë. Këto trende kanë bërë që shumë të vonojnë prindërimin, të kenë familje më të vogla ose të mos kenë fare fëmijë.

Shkalla aktuale e lindjeve në Angli, Uells dhe Skoci mbetet shumë nën 2,1 fëmijë për grua, shkallë e nevojshme për të ruajtur një popullsi të qëndrueshme në vendet e zhvilluara pa migrim.

Të dhënat e ONS-së treguan gjithashtu se mosha mesatare e nënave gjatë lindjes në Angli dhe Uells është rritur në 31 vjeç në vitin 2024, nga 30,9 vjeç në vitin 2023 dhe 29 vjeç dy dekada më parë.

Mosha mesatare e baballarëve është rritur në 33,9 vjeç, nga 33,8 vjeç në vitin 2023 dhe 32,1 vjeç në vitin 2004.   /os/

The post BM – Shkalla e lindjeve nĂ« nivelin mĂ« tĂ« ulĂ«t historik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – PrindĂ«rit e njĂ« 16-vjeçari padisin OpenAI pĂ«r vetĂ«vrasjen e djalit

KALIFORNI, 27 gusht /ATSH-AA/ – PrindĂ«rit e njĂ« djali 16-vjeçar i cili vdiq nga vetĂ«vrasja nĂ« prill kanĂ« ngritur padi pĂ«r vdekje tĂ« padrejtĂ« kundĂ«r OpenAI, duke pretenduar se programi i saj ChatGPT inkurajoi vdekjen e tij, sipas njĂ« raporti.

NBC News raportoi se Matt dhe Maria Raine ngritën çështjen në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë në San Francisco të SHBA-së, duke paditur OpenAI, kompaninë pas ChatGPT dhe drejtorit ekzekutiv Sam Altman.

Sipas raportit, çifti pretendon se chatbot kaloi nga ndihma ndaj djalit tĂ« tyre Adam me detyrat e shtĂ«pisĂ« nĂ« shĂ«rbimin si njĂ« “trajner vetĂ«vrasjeje”, duke e kĂ«shilluar atĂ« mbi metodat dhe duke ofruar tĂ« hartonte shĂ«nime vetĂ«vrasjeje.

“Ai do tĂ« ishte kĂ«tu po tĂ« mos ishte ChatGPT. UnĂ« e besoj 100 pĂ«r qind kĂ«tĂ«â€, tha Matt Raine.

Padia akuzon OpenAI për vdekje të padrejtë, defekte në dizajn dhe dështim për të paralajmëruar për rreziqet.

OpenAI i tha NBC se ishte “thellĂ«sisht i trishtuar” nga vdekja e Adam-it, duke thĂ«nĂ« se ChatGPT pĂ«rfshin masa mbrojtĂ«se pĂ«r tĂ« drejtuar njerĂ«zit drejt burimeve tĂ« krizĂ«s, megjithĂ«se mbrojtjet mund tĂ« bĂ«hen “mĂ« pak tĂ« besueshme” nĂ« ndĂ«rveprime tĂ« gjata.   /os/

The post SHBA – PrindĂ«rit e njĂ« 16-vjeçari padisin OpenAI pĂ«r vetĂ«vrasjen e djalit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KROACI – Milanoviç: Njihni shtetin e PalestinĂ«s, Ă«shtĂ« e vetmja mĂ«nyrĂ« pĂ«r tĂ« arritur paqen nĂ« LM

ZAGREP, 26 gusht /ATSH- ANSA/ – Presidenti kroat Zoran Milanoviç dĂ«noi ashpĂ«r operacionet ushtarake tĂ« Izraelit nĂ« Gaza dhe pĂ«rsĂ«riti thirrjen e tij ndaj qeverisĂ« sĂ« kryeministrit Andrej Plenkoviç pĂ«r tĂ« filluar procedurat parlamentare pĂ«r njohjen e PalestinĂ«s.

NĂ« takimin me ministrin e JashtĂ«m palestinez Varsen Aghabekian sot nĂ« Zagreb, Milanoviç  dĂ«noi “sulmet brutale tĂ« kryera nga ushtria izraelite kundĂ«r civilĂ«ve nĂ« Gaza pĂ«r muaj tĂ« tĂ«rĂ«, dhe veçanĂ«risht nĂ« ditĂ«t e fundit”.

NjĂ« pushtim ushtarak i GazĂ«s nuk mund tĂ« justifikohet nĂ« asnjĂ« rrethanĂ«. E vetmja zgjidhje pĂ«r krizĂ«n e GazĂ«s Ă«shtĂ« njĂ« zgjidhje me dy shtete”, theksoi ai.

“Kroacia duhet ta njohĂ« PalestinĂ«n si njĂ« hap drejt pĂ«rfundimit tĂ« luftĂ«s dhe katastrofĂ«s humanitare nĂ« Gaza. Njohja e tĂ« drejtĂ«s sĂ« popullit palestinez pĂ«r tĂ« pasur shtetin e vet Ă«shtĂ« e vetmja mĂ«nyrĂ« pĂ«r tĂ« vendosur paqe tĂ« qĂ«ndrueshme nĂ« Lindjen e Mesme”, tha presidenti kroat. /os/

The post KROACI – Milanoviç: Njihni shtetin e PalestinĂ«s, Ă«shtĂ« e vetmja mĂ«nyrĂ« pĂ«r tĂ« arritur paqen nĂ« LM appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Ukrainasit nĂ«n 22 vjeç lejohen tĂ« largohen nga vendi

KIEV, 26 gusht /ATSH- DPA/ – Qeveria ukrainase u ka dhĂ«nĂ« tĂ« rinjve deri nĂ« moshĂ«n 22 vjeç leje pĂ«r t’u larguar nga vendi pavarĂ«sisht luftĂ«s sĂ« vazhdueshme me RusinĂ«.

“Burrat midis moshĂ«s 18 dhe 22 vjeç mund tĂ« kalojnĂ« kufirin pa pengesa gjatĂ« gjendjes sĂ« luftĂ«s”, shkroi tĂ« martĂ«n nĂ« Telegram kryeministrja Yulia Svyrydenko.

”Rregullorja zbatohet pĂ«r tĂ« gjithĂ« rekrutĂ«t nĂ« atĂ« grupmoshĂ«. ËshtĂ« gjithashtu e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« ukrainasit qĂ« janĂ« tashmĂ« jashtĂ« vendit pĂ«r arsye tĂ« ndryshme tĂ« mos e humbasin lidhjen e tyre me atdheun e tyre”, shkroi Svyrydenko.

Ministri i BrendshĂ«m Ihor Klymenko shpjegoi se masa synon t’u japĂ« tĂ« rinjve mĂ« shumĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« studiuar jashtĂ« vendit, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ata mĂ« vonĂ« tĂ« mund tĂ« kontribuojnĂ« nĂ« vend pas kthimit tĂ« tyre.

Pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia tre vjet e gjysmë më parë, presidenti Volodymyr Zelensky vendosi ligjin ushtarak, i cili përfshinte një ndalim udhëtimi për të gjithë burrat midis 18 dhe 60 vjeç të përshtatshëm për shërbim ushtarak.

Përjashtimet kërkojnë autorizim të veçantë. Megjithatë, mijëra kanë ikur jashtë vendit për të shmangur detyrën në vijën e parë. /os/

The post KIEV – Ukrainasit nĂ«n 22 vjeç lejohen tĂ« largohen nga vendi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“The Mirror”: Lumi i ShalĂ«s apo Tajlanda e EvropĂ«s, mahnit vizitorĂ«t e huaj

LONDER, 26 gusht /ATSH/ -Shqipëria po fiton vend gjithnjë e më të dukshëm në hartën turistike të Europës dhe një nga pikat që ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare është Lumi Shalës, shkruan mirror.co.uk.

I quajtur nga mediat britanike si “Tajlanda e EuropĂ«s”, ky destinacion po mahnit vizitorĂ«t me ujĂ«rat e tij tĂ« kristaltĂ« dhe peizazhet e egra tĂ« Alpeve Shqiptare.

Artikuj të publikuar në shtypin britanik theksojnë se Lumi Shalës ofron një eksperiencë të ngjashme me ishujt tropikalë të Azisë Juglindore, por me një kosto shumë më të përballueshme dhe më afër Europës.

I aksesueshëm vetëm me varkë nga liqeni i Komanit, lumi përshkon mes maleve të larta dhe pyjeve të dendur, duke krijuar një atmosferë ekzotike që shpesh i bën vizitorët të ndihen si në një destinacion aziatik.

Zona ofron mundësi të shumta për aktivitete aventuriere, si zip-line, not, kajak, zhytje dhe shëtitje malore, por është po aq tërheqëse edhe për ata që kërkojnë qetësi e relaks buzë ujit.

Ky kombinim i aventurës me pushimin e qetë e ka kthyer në një destinacion gjithnjë e më të preferuar.

Lumi Shalës ka fituar popullaritet të madh në rrjetet sociale. Pamjet e shpërndara në TikTok dhe Instagram kanë habitur shumë përdorues, të cilët fillimisht besonin se bëhej fjalë për Tajlandën.

Shumë turistë ndërkombëtarë që e kanë vizituar e kanë vlerësuar Shqipërinë si një nga vendet më të bukura dhe më të rekomandueshme në Europë.

Një tjetër avantazh i madh është qasja e lehtë. Nga Mbretëria e Bashkuar ofrohen fluturime direkte drejt Shqipërisë nga disa aeroporte, përfshirë Bristol, Birmingham, Luton dhe Stansted, me çmime që në tetor fillojnë nga vetëm 25 paund.

Ky kombinim i aksesueshmërisë, kostove të ulëta dhe bukurive natyrore të veçanta po e shndërron Shqipërinë në një destinacion në rritje për turistët e huaj.

Lumi Shalës mbetet ende një perlë e fshehur e Alpeve Shqiptare, larg turmave të destinacioneve të mbipopulluara dhe po kthehet me shpejtësi në një simbol të ri të turizmit shqiptar. /os/

The post “The Mirror”: Lumi i ShalĂ«s apo Tajlanda e EvropĂ«s, mahnit vizitorĂ«t e huaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEL AVIV – Demonstratat nuk rreshtin, kĂ«rkohet armĂ«pushim dhe kthimi i pengjeve

TEL AVIV, 26 gusht /ATSH-AA/ – IzraelitĂ«t bllokuan disa rrugĂ« kryesore nĂ« Tel Aviv, duke kĂ«rkuar armĂ«pushim nĂ« Gaza dhe kthimin e izraelitĂ«ve nga Gaza.

Duke mbajtur pankarta, protestuesit bllokuan një rrugë në Tel Aviv, duke kërkuar një marrëveshje për lirimin e izraelitëve në Gaza.

Demonstruesit bllokuan rrugën duke djegur goma.

Izraeli ka vrarë më shumë se 62.700 palestinezë në Gaza që nga tetori i vitit 2023. Fushata ushtarake e ka shkatërruar enklavën, e cila po përballet me zi buke.

NĂ«ntorin e kaluar, Gjykata NdĂ«rkombĂ«tare Penale lĂ«shoi ​​urdhĂ«rarreste pĂ«r kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij tĂ« Mbrojtjes, Yoav Gallant, pĂ«r krime lufte dhe krime kundĂ«r njerĂ«zimit nĂ« Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.   /os/

The post TEL AVIV – Demonstratat nuk rreshtin, kĂ«rkohet armĂ«pushim dhe kthimi i pengjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – OKB: Uria nĂ« Gaza Ă«shtĂ« nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« pĂ«rshkallĂ«zuar me shpejtĂ«si

GJENEVE, 26 gusht /ATSH-AA/ – Olga Cherevko, zĂ«dhĂ«nĂ«se e ZyrĂ«s sĂ« Kombeve tĂ« Bashkuara pĂ«r Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA), deklaroi se uria nĂ« Gaza po pĂ«rshkallĂ«zohet me shpejtĂ«si dhe paralajmĂ«roi se nĂ«se situata aktuale nuk adresohet nĂ« mĂ«nyrĂ« holistike, uria mund tĂ« pĂ«rhapet lehtĂ«sisht nĂ« pjesĂ« tĂ« tjera tĂ« GazĂ«s.

Cherevko në një intervistë për Anadolu foli në lidhje me situatën në Gaza e cila është nën sulme intensive izraelite.

Ajo deklaroi se uria dhe kriza e ushqimit janë të përhapura në Gaza dhe theksoi se konfirmimi i urisë në qytetin e Gazës në një raport të botuar nga Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC) i mbështetur nga Kombet e Bashkuara (OKB) nuk ishte surprizë.

“Sado e tmerrshme tĂ« jetĂ« (uria nĂ« Gaza), Ă«shtĂ« diçka pĂ«r tĂ« cilĂ«n kemi paralajmĂ«ruar prej muajsh. Ne e kemi ngritur kĂ«tĂ« çështje dhe e kemi theksuar rrezikun nĂ« çdo platformĂ« tĂ« mundshme, duke thĂ«nĂ« se po ndodh prej muajsh. NĂ«se kjo situatĂ« nuk ndryshon, do tĂ« shohim skenarin mĂ« tĂ« keq”, tha Cherevko.

Ajo ka kujtuar se raporti i IPC-së theksoi se nëse situata aktuale nuk trajtohet në mënyrë të saktë, uria mund të përhapet lehtësisht në pjesë të tjera të Gazës.

“E vetmja mĂ«nyrĂ« pĂ«r tĂ« ndaluar urinĂ« (nĂ« Gaza) tani Ă«shtĂ« tĂ« lejojmĂ« furnizime tĂ« mjaftueshme qĂ« tĂ« hyjnĂ« dhe tĂ« arrijnĂ« mĂ« tĂ« prekshmit. Pengesa qĂ« hasim duhet tĂ« hiqen dhe duhet tĂ« lejohet qasje e vazhdueshme, e parashikueshme dhe e sigurt pĂ«r tĂ« arritur mĂ« tĂ« prekshmit”, tha Cherevko.

Zëdhënësja theksoi se numri i pacientëve të sjellë në Spitalin Nasser në Gazën jugore për shkak të kequshqyerjes po rritet çdo ditë, duke theksuar se kjo ka qenë një krizë që ka vazhduar prej muajsh.

– Uria dhe kriza nĂ« Gaza

“Aktualisht jemi nĂ« njĂ« fazĂ« ku uria (nĂ« Gaza) po pĂ«rshpejtohet mjaft shpejt”, tha Cherevko, duke shtuar se ata (Izraeli) nuk po lejojnĂ« qĂ« tĂ« gjitha ndihmat nĂ« Gaza tĂ« kalojnĂ« dhe furnizimet me ndihmĂ« tĂ« dorĂ«zohen shpejt.

Cherevko deklaroi se raporti i IPC-sĂ« pĂ«r urinĂ« tregoi se ofrimi i ndihmĂ«s humanitare u vonua nĂ« shumĂ« mĂ«nyra, duke thĂ«nĂ«: “Vdekje tĂ« parandalueshme kanĂ« ndodhur tashmĂ«. Kjo situatĂ«, e cila Ă«shtĂ« tĂ«rĂ«sisht e shkaktuar nga njeriu, mund tĂ« ishte parandaluar nĂ«se do tĂ« kishim kĂ«rkuar qĂ« ajo tĂ« ndalej dhe tĂ« adresohej. FatkeqĂ«sisht, nuk u ndĂ«rmor asnjĂ« veprim dhe nuk u ndĂ«rmorĂ«n hapa tĂ« mjaftueshĂ«m pĂ«r ta ndaluar atĂ«â€.

Ajo tha se njerëzit që takoi në Gaza gjatë armëpushimit po përjetonin frikë dhe pasiguri të madhe, duke u kujtuar atyre se ata i janë nënshtruar vdekjes, shkatërrimit dhe zhvendosjes për gati 2 vjet.

“Jam shumĂ« e shqetĂ«suar se nĂ«se kjo nuk ndalet dhe nuk ka njĂ« zgjidhje pĂ«r konfliktin sĂ« shpejti, do tĂ« arrijmĂ« nĂ« njĂ« pikĂ« pa kthim. Mendoj se kjo Ă«shtĂ« mendimi mĂ« i frikshĂ«m. Po shohim viktima masive, zhvendosje tĂ« detyruara. Gjithashtu po shohim qĂ« tĂ« gjitha kĂ«to sulme tĂ« vazhdojnĂ« dhe njerĂ«z tĂ« vdesin nga uria. Shpresa jonĂ« Ă«shtĂ« pĂ«r njĂ« armĂ«pushim. Ne kemi nevojĂ« pĂ«r lirimin e pakushtĂ«zuar dhe tĂ« menjĂ«hershĂ«m tĂ« tĂ« gjithĂ« pengjeve dhe situata duhet tĂ« ndryshojĂ«. Ne duhet t’i japim fund kĂ«saj vuajtjeje dhe urie. Ne kemi nevojĂ« pĂ«r qasje tĂ« parashikueshme dhe tĂ« sigurt”, tha Cherevko.   /os/

The post FOKUS – OKB: Uria nĂ« Gaza Ă«shtĂ« nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« pĂ«rshkallĂ«zuar me shpejtĂ«si appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOPENHAGË – Frederiksen: Danimarka nuk e pĂ«rjashton njohjen e PalestinĂ«s

KOPENHAGË, 26 gusht /ATSH-AFP/ – Danimarka nuk e pĂ«rjashton njohjen e njĂ« shteti palestinez, me kusht qĂ« tĂ« jetĂ« demokratik, deklaroi sot kryeministrja daneze, Mette Frederiksen.

“Nuk i themi jo njohjes sĂ« PalestinĂ«s si shtet”, tha Mette Frederiksen nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp.

“Ne jemi pro kĂ«saj. Kemi qenĂ« pĂ«r njĂ« kohĂ« shumĂ« tĂ« gjatĂ«. Kjo Ă«shtĂ« ajo qĂ« duam. Por padyshim qĂ« duhet tĂ« sigurohemi qĂ« do tĂ« jetĂ« njĂ« shtet demokratik”, shtoi ajo.

Të dielën, më shumë se 10 000 danezë dolën në rrugë duke kërkuar përfundimin e luftës në Gaza dhe duke i kërkuar Danimarkës të njohë shtetin palestinez.

NĂ« njĂ« intervistĂ« me gazetĂ«n e pĂ«rditshme daneze ’’Jyllands-Posten’’, nĂ« mesin e gushtit, Frederiksen deklaroi se “Netanyahu tani Ă«shtĂ« njĂ« problem nĂ« vetvete”, duke besuar se qeveria e tij po shkonte “tepĂ«r larg”.

“Vazhdimi i politikĂ«s shumĂ« tĂ« dhunshme tĂ« Netanyahut nĂ« Gaza Ă«shtĂ« i papranueshĂ«m”, shkroi ajo gjithashtu nĂ« mediat sociale duke specifikuar, megjithatĂ«, se kishte mbĂ«shtetur, qĂ« nga sulmi i 7 tetorit, tĂ« drejtĂ«n e Izraelit pĂ«r tĂ« eliminuar “kĂ«rcĂ«nimin qĂ« paraqet Hamasi”.

’’Njohja e shtetit tĂ« PalestinĂ«s duhet t’i shĂ«rbejĂ« objektivit tĂ« duhur”, kĂ«mbĂ«nguli ajo.
Ndërkohë, Danimarka do të përdorë presidencën e saj të BE-së për të rritur presionin mbi shtetin hebre.

“Do tĂ« jetĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« mbledhim mbĂ«shtetjen e nevojshme, por ne do tĂ« bĂ«jmĂ« gjithçka qĂ« mundemi”, premtoi ajo./ /os/

The post KOPENHAGË – Frederiksen: Danimarka nuk e pĂ«rjashton njohjen e PalestinĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – BE: Kemi tĂ« drejtĂ«n sovrane pĂ«r tĂ« rregulluar teknologjinĂ«

BRUKSEL, 26 gusht /ATSH-AFP/ – BE ka tĂ« drejtĂ«n sovrane pĂ«r tĂ« rregulluar teknologjinĂ«, pohoi sot Komisioni Evropian, nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« kĂ«rcĂ«nimeve tĂ« Donald Trump pĂ«r tĂ« vendosur tarifa ndaj vendeve qĂ« ai pretendon se synojnĂ« kompanitĂ« amerikane tĂ« teknologjisĂ«.

Bruksel gjithashtu “hodhi poshtĂ« me forcĂ«â€ akuzĂ«n se kompanitĂ« amerikane u shĂ«njestruan qĂ«llimisht nga kĂ«to rregulla digjitale.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump sulmoi me forcë dje vendet ose organizatat që rregullojnë sektorin e teknologjisë duke i kërcënuar ato me tarifa dhe kufizime eksporti.

Edhe pse nuk e përmendi drejtpërdrejt Bashkimin Evropian, ai në fakt ka arsenalin më të fuqishëm ligjor në botë për rregullimin e teknologjisë digjitale.

“ËshtĂ« e drejta sovrane e BE-sĂ« dhe shteteve tĂ« saj anĂ«tare tĂ« rregullojnĂ« aktivitetet ekonomike nĂ« territorin tonĂ« duke respektuar vlerat tona demokratike”, pohoi zĂ«dhĂ«nĂ«sja e Komisionit Evropian, Paula Pinho.

Komisioni Evropian hodhi poshtĂ« gjithashtu akuzat pĂ«r censurĂ« tĂ« bĂ«ra nga administrata Trump dhe gjigantĂ«t e teknologjisĂ«, duke i quajtur ato “krejtĂ«sisht tĂ« gabuara”./ /os/

The post BRUKSEL – BE: Kemi tĂ« drejtĂ«n sovrane pĂ«r tĂ« rregulluar teknologjinĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GAZA – TĂ« paktĂ«n 20 tĂ« vrarĂ« nĂ« sulmet e reja izraelite nĂ« Rripin e GazĂ«s

Të paktën 20 palestinezë u vranë nga sulmi i ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Burime mjekësore për Anadolu thanë se sulmet izraelite shënjestruan shtëpitë dhe tendat e civilëve që strehonin palestinezët e zhvendosur në enklavë.

Izraeli ka vrarë më shumë se 62.700 palestinezë në Gaza që nga tetori i vitit 2023. Fushata ushtarake e ka shkatërruar enklavën, e cila po përballet me zi buke.

NĂ«ntorin e kaluar, Gjykata NdĂ«rkombĂ«tare Penale lĂ«shoi ​​urdhĂ«rarreste pĂ«r kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij tĂ« Mbrojtjes, Yoav Gallant, pĂ«r krime lufte dhe krime kundĂ«r njerĂ«zimit nĂ« Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.   /os/

The post GAZA – TĂ« paktĂ«n 20 tĂ« vrarĂ« nĂ« sulmet e reja izraelite nĂ« Rripin e GazĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: Departamenti i Mbrojtjes mund tĂ« riemĂ«rtohet “Departamenti i LuftĂ«s”

UASHINGTON, 25 gusht /ATSH-AA/ – Presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump tha se po mendon qĂ« emrin e Departamentit tĂ« Mbrojtjes tĂ« SHBA-sĂ« ta ndryshojĂ« nĂ« “Departamenti i LuftĂ«s”.

Presidenti Trump iu përgjigj pyetjeve të mediave në lidhje me ngjarjet aktuale gjatë një takimi me presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae Myung në Zyrën Ovale.

“Ne e quajmĂ« Departamenti i Mbrojtjes, por ndoshta do ta ndryshojmĂ« emrin e tij. Do t’ju njoftojmĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« sĂ« shpejti. GjatĂ« LuftĂ«s sĂ« ParĂ« BotĂ«rore dhe LuftĂ«s sĂ« DytĂ« BotĂ«rore quhej Departamenti i LuftĂ«s. Mendoj se pikĂ«risht kĂ«shtu Ă«shtĂ«. NjĂ« ndjenjĂ« brenda meje mĂ« thotĂ« se do ta ndryshojmĂ« emrin e kĂ«tij departamenti”, tha Trump.

Ai vuri në dukje se ka biseduar me personat përkatës për këtë çështje dhe shtoi se brenda disa javësh mund të njoftojë vendimin nëse do të riemërtohet apo jo Departamenti i Mbrojtjes.

NĂ« deklaratat e mĂ«parshme, Trump theksoi se do tĂ« preferonte tĂ« pĂ«rdorte termin “Departamenti i LuftĂ«s” nĂ« vend tĂ« “Departamenti i Mbrojtjes”.   /os/

The post SHBA – Trump: Departamenti i Mbrojtjes mund tĂ« riemĂ«rtohet “Departamenti i LuftĂ«s” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Mbipesha dhe obeziteti pĂ«rshpejtojnĂ« plakjen e trurit

PENSILVANI, 25 gusht /ATSH-ANSA/ – Mbipesha dhe obeziteti shoqĂ«rohen me plakjen e pĂ«rshpejtuar tĂ« trurit dhe atrofi celebrale veçanĂ«risht tek burrat, sipas nĂ« studimi qĂ« pĂ«rfshin mbi 46 000 njerĂ«z nĂ« 15 projekte kĂ«rkimore.

“TĂ« dhĂ«nat tregojnĂ« se pesha e tepĂ«rt e trupit shoqĂ«rohet me plakjen e pĂ«rshpejtuar tĂ« trurit dhe atrofi mĂ« tĂ« madhe tĂ« trurit, krahasuar me ato tĂ« njĂ« peshe normale. KĂ«to ndryshime nĂ« tru mund tĂ« ngjajnĂ« me ato tĂ« vĂ«rejtura nĂ« fazat e hershme tĂ« sĂ«mundjes sĂ« Alzheimerit”, shpjegon Filippos Anagnostakis, autori i studimit.

“Kjo Ă«shtĂ« veçanĂ«risht e vĂ«rtetĂ« pĂ«r burrat: burrat mbipeshĂ« treguan tru qĂ« dukeshin rreth tetĂ« muaj mĂ« tĂ« vjetĂ«r, ndĂ«rsa ata me obezitet pĂ«rjetuan rreth dy vjet mĂ« shumĂ« plakje tĂ« trurit sesa bashkĂ«moshatarĂ«t e tyre me peshĂ« normale”, shton ai.

Situata Ă«shtĂ« e ndryshme pĂ«r gratĂ«. ÇuditĂ«risht, studimi zbuloi se gratĂ« me peshĂ« normale treguan mĂ« shumĂ« shenja tĂ« plakjes sĂ« trurit dhe atrofisĂ« sĂ« ngjashme me Alzheimerin sesa gratĂ« mbipeshĂ« dhe madje edhe sesa burrat me peshĂ« normale.

“Ne e dimĂ« qĂ« ndryshimet gjinore ndikojnĂ« nĂ« rrezikun e zhvillimit tĂ« demencĂ«s ndryshe, por rrugĂ«t qĂ« shkaktojnĂ« kĂ«to pabarazi mbeten tĂ« paqarta”, komenton Anagnostakis.

Një faktor tjetër kyç është mosha. Ndikimi i peshës trupore në plakjen e trurit u gjet të ishte më i theksuar tek subjektet më të reja, ndërsa tentonte të zvogëlohej me moshën.

“Rezultatet qĂ« morĂ«m na ftojnĂ« tĂ« rimendojmĂ« ndikimin e obezitetit jo vetĂ«m nga njĂ« perspektivĂ« estetike, por edhe nĂ« lidhje me shĂ«ndetin e trurit”, pĂ«rfundon studiuesi. /os/

The post FOKUS – Mbipesha dhe obeziteti pĂ«rshpejtojnĂ« plakjen e trurit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

LIMA – Ekuador-SHBA sekuestrojnĂ« 10,3 tonĂ« kokainĂ«

LIMA, 25 gusht /ATSH-ANSA/ – Marina dhe Policia e Ekuadorit, nĂ« koordinim me RojĂ«n Bregdetare tĂ« SHBA-sĂ«, sekuestruan 10,3 tonĂ« kokainĂ«, me vlerĂ« tĂ« vlerĂ«suar mbi 60 milionĂ« dollarĂ«, gjatĂ« njĂ« serie operacionesh nĂ« det, dhe arrestuan 18 persona.

Ministria e Brendshme specifikoi se, gjatë operacioneve të përbashkëta, përveç drogës, u shkatërruan gjashtë anije të përdorura nga rrjetet kriminale për të transportuar kokainë.

Sipas hetuesve, ”ajo ishte menduar tĂ« pĂ«rdorej nga grupet e armatosura pĂ«r tĂ« kryer akte terroriste nĂ« Kolumbi”.

Kolumbia po përjeton krizën e saj më të keqe të dhunshme në një dekadë. Të enjten, dy sulme nga grupet rebele lanë 19 të vdekur dhe mbi 60 të plagosur, përfshirë civilë dhe personel ushtarak. /os/

The post LIMA – Ekuador-SHBA sekuestrojnĂ« 10,3 tonĂ« kokainĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: Kina tĂ« na japĂ« lĂ«ndĂ«n e magnetit, pĂ«rndryshe tarifa 200%

UASHINGTON, 25 gusht /ATSH-ANSA/ – Kina duhet t’i furnizojĂ« Shtetet e Bashkuara me magnet (lĂ«ndĂ« e parĂ« qĂ« pĂ«rdoret nĂ« industri), pĂ«rndryshe do tĂ« na duhet tĂ« vendosim tarifa prej 200% ose diçka tĂ« tillĂ«, deklaroi presidenti amerikan Donald Trump.

Deklarat e Trump u bë ndërsa priti në Zyrën Ovale presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae Myung.

“Miliarda dollarĂ«, kryesisht nga vendet qĂ« kanĂ« pĂ«rfituar me padurim nga Shtetet e Bashkuara, do tĂ« fillojnĂ« tĂ« rrjedhin nĂ« SHBA”, deklaroi Trump nĂ« Truth Social.

Këto tarifa zëvendësojnë, për ekonomitë e prekura, tarifat prej 10% të aplikuara që nga prilli praktikisht në të gjitha produktet që hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Sipas presidentit amerikan, qĂ«llimi Ă«shtĂ« tĂ« ribalancohet tregtia midis SHBA-sĂ« dhe partnerĂ«ve tĂ« saj, tĂ« cilĂ«t, thotĂ« ai, “pĂ«rfitojnĂ«â€ nga fuqia kryesore ekonomike nĂ« botĂ«. /os/

The post SHBA – Trump: Kina tĂ« na japĂ« lĂ«ndĂ«n e magnetit, pĂ«rndryshe tarifa 200% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOMENT – Pse bllokimi i sanksioneve ndaj Izraelit tronditi qeverinĂ« holandeze?

AMSTERDAM, 25 /ATSH-AA/ – DorĂ«heqja e ministrit tĂ« JashtĂ«m, Caspar Veldkamp, ​​partnerĂ«t e koalicionit tĂ« tĂ« cilit bllokuan kĂ«rkesĂ«n e HolandĂ«s pĂ«r tĂ« rritur sanksionet kundĂ«r Izraelit, dhe dorĂ«heqja pasuese e ministrave tĂ« tjerĂ« tĂ« KontratĂ«s sĂ« Re Sociale (NSC) kanĂ« nxjerrĂ« nĂ« pah pĂ«rçarjet e thella nĂ« peizazhin politik tĂ« vendit nĂ« lidhje me GazĂ«n.

Kriza qeveritare, e cila shpërtheu pasi dy partnerët e tjerë të koalicionit në qeverinë e përkohshme, Partia Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD) dhe Partia e Lëvizjes së Qytetarëve Fermerë (BBB), bllokuan masat e ashpra kundër Izraelit, po përshpejton procesin e përçarjes në politikën holandeze në lidhje me çështjen palestineze.

Pas dorëheqjes së ministrave të NSC-së, qeveria e përkohshme tani mban vetëm një shumicë prej 21 për qind në Parlament. Ekspertët thonë se Holanda po hyn në një periudhë përçarjeje si në qëndrimin e saj ndaj çështjes palestineze ashtu edhe në ekuilibrin e saj të përgjithshëm politik.

Nassreddin Taibi, njĂ« shkencĂ«tar politik dhe autor i librit “Europe Elects”, i cili hulumton zgjedhjet evropiane, i tha njĂ« gazetari tĂ« Anadolus se kĂ«to dorĂ«heqje tregojnĂ« se presioni publik po rritet gradualisht mbi klasĂ«n politike.

“Sondazhet, madje edhe ato para 7 tetorit (2023), tregojnĂ« se shumica e publikut holandez dĂ«shiron masa dhe sanksione mĂ« tĂ« ashpra kundĂ«r Izraelit, por shumica politike nĂ« parlament mbetet fuqimisht pro-Izraelit”.

– CDA dhe NSC ndryshojnĂ« qĂ«ndrim, VVD-BBB kundĂ«rshtojnĂ«

Taibi theksoi se nĂ« muajt e fundit, Partia Krishtere Demokratike (CDA) Ă«shtĂ« zhvendosur nga mbĂ«shtetja e pakushtĂ«zuar pĂ«r Izraelin nĂ« mbĂ«shtetjen e sanksioneve kundĂ«r Izraelit dhe njohjes sĂ« PalestinĂ«s. Ai shtoi: “KĂ«tĂ« javĂ«, pamĂ« NSC tĂ« lĂ«vizĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtin drejtim si CDA, por VVD dhe BBB mbeten me vendosmĂ«ri pro-Izrael dhe po bllokojnĂ« njĂ« qĂ«ndrim mĂ« tĂ« ashpĂ«r kundĂ«r Izraelit dhe sanksioneve”.

Ai tha se justifikimet pĂ«r mbĂ«shtetjen e vazhdueshme tĂ« kĂ«tyre dy partive pĂ«r Izraelin kanĂ« ndryshuar, duke theksuar: “Ata nuk po pĂ«rpiqen mĂ« tĂ« justifikojnĂ« mosveprimin e tyre kundĂ«r Izraelit me pĂ«rrallat e zakonshme dhe tĂ« frikshme rreth tĂ« drejtĂ«s sĂ« Izraelit pĂ«r vetĂ«mbrojtje, por duke thĂ«nĂ«: ‘Holanda mund tĂ« bĂ«jĂ« shumĂ« pak, ne nuk kemi ndikim'”.

– Lobi Izraelit, ndikimi i CIDI-t

Lidhur me ndikimin e Izraelit në vendimmarrjen politike në Holandë, Taibi vuri në dukje se VVD, BBB, dhe më parë NSC, CDA, dhe madje edhe Partia Laburiste (PvdA) mbajnë marrëdhënie të mira me Qendrën e Informacionit dhe Dokumentacionit të Izraelit (CIDI), lobin më të shquar pro-Izrael të vendit.

Taibi komentoi: “NdonjĂ«herĂ« partitĂ« kapen duke cituar dokumente tĂ« CIDI-t fjalĂ« pĂ«r fjalĂ« nĂ« fjalimet e tyre parlamentare, gjĂ« qĂ« tregon ndikimin e CIDI-t nĂ« politikĂ«n dhe partitĂ« holandeze”.

Taibi theksoi se pas protestave tĂ« tifozĂ«ve nĂ« Amsterdam, u zbulua se BBB pĂ«rdori njĂ« raport nga Ministria izraelite e DiasporĂ«s qĂ« pretendonte nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« rreme se Hamasi ishte i pĂ«rfshirĂ«. Ai theksoi se rrĂ«nja e paragjykimeve pro-Izraelit tĂ« shumĂ« partive qĂ«ndron nĂ« “varĂ«sinĂ« e politikĂ«s sĂ« jashtme holandeze nga SHBA-ja”.

– Qeveria Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« jofunksionale

Taibi pĂ«rmendi se refuzimi i VVD-sĂ« dhe BBB-sĂ« pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur sanksione mĂ« tĂ« ashpra kundĂ«r Izraelit rezultoi nĂ« largimin e NSC-sĂ« nga qeveria. “Pasi Partia e LirisĂ« (PVV) e ekstremit tĂ« djathtĂ« u largua nga qeveria nĂ« qershor, qeveria e pĂ«rkohshme tani mban vetĂ«m 21 pĂ«r qind tĂ« vendeve nĂ« Parlament”, tha ai.

Ai deklaroi se situata do tĂ« pĂ«rkeqĂ«sohet pas zgjedhjeve tĂ« tetorit 2025, duke thĂ«nĂ«: “VVD po humbet me shpejtĂ«si mbĂ«shtetjen nĂ« sondazhe, ndĂ«rsa dy partitĂ« e mbetura tĂ« koalicionit, VVD dhe BBB, duket se po marrin mĂ« pak se 15 pĂ«r qind tĂ« votave. Sinqerisht, Ă«shtĂ« e pamundur qĂ« kĂ«to parti tĂ« qeverisin vendin nĂ« mĂ«nyrĂ« kuptimplote.”

– MundĂ«sia e njĂ« qeverie pro-palestineze

Taibi deklaroi se ky kaos mund t’u sjellĂ« dobi partive si CDA, E Majta e GjelbĂ«r (GL) dhe Partia e PunĂ«s (PvdA), tĂ« cilat hynĂ« nĂ« zgjedhjet e mĂ«parshme nĂ« aleancĂ«, pĂ«rpara zgjedhjeve tĂ« pĂ«rgjithshme tĂ« parakohshme qĂ« do tĂ« mbahen mĂ« 29 tetor 2025.

Lidhur me mundĂ«sinĂ« e njĂ« qeverie pa VVD-nĂ«, Taibi tha: “NjĂ« koalicion i pĂ«rbĂ«rĂ« nga GL/PvdA, CDA, D66 dhe njĂ« parti e vogĂ«l me prirje tĂ« majtĂ« po i afrohet ngadalĂ« shumicĂ«s nĂ« sondazhe. NĂ«se njĂ« koalicion i tillĂ« fiton shumicĂ«n, kjo mund tĂ« çojĂ« nĂ« ndryshime themelore nĂ« shumĂ« fusha tĂ« politikave, duke pĂ«rfshirĂ« njĂ« politikĂ« tĂ« jashtme pro-palestineze”.

Taibi vuri në dukje se Holanda, një nga aleatët më të mëdhenj evropianë të Izraelit, mund të bëhet një nga kritikët e tij më të zëshëm dhe se ky ndryshim pro-palestinez do të ishte veçanërisht i theksuar nëse GL/PvdA udhëheq qeverinë e ardhshme.

Pas mosmarrëveshjeve mbi dështimin për të rritur sanksionet kundër Izraelit, Këshilli i Sigurisë Kombëtare (NSC) u tërhoq gjithashtu nga qeveria më 22 gusht, dhe VVD dhe BBB vazhdojnë të ruajnë koalicionin.   /os/

The post KOMENT – Pse bllokimi i sanksioneve ndaj Izraelit tronditi qeverinĂ« holandeze? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌