Qeveria parashikon të përdorë kufizimin e qarkullimit të automjeteve si një masë për të ulur trafikun dhe ndotjen e ajrit në kryeqytet. Por ekspertët vlerësojnë se në përgjithësi, mjetet më efikase dhe të preferueshme janë ato që u japin qytetarëve incentiva për të ulur vullnetarisht përdorimin e makinave personale.
NĂ« fund tĂ« vitit tĂ« kaluar, u hap pĂ«r qarkullim Unaza e Madhe e TiranĂ«s. NdĂ«rtimi i saj, qĂ« pritet tĂ« pĂ«rfundojĂ« plotĂ«sisht brenda gjysmĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« kĂ«tij viti, shpresohet tâi japĂ« pjesĂ«risht frymĂ«marrje qarkullimit tĂ« automjeteve nĂ« kryeqytet dhe tĂ« pakĂ«sojĂ« bllokimin e trafikut.
Megjithatë, eksperienca që po përjetojnë drejtuesit e mjeteve në pikat e hyrjes dhe sidomos të daljes nga Unaza për në zonat rezidenciale të Tiranës nuk ka ndryshuar shumë, me radhë të gjata trafiku sidomos në oraret e pikut.
Hyrja e mjeteve drejt brendĂ«sisĂ« sĂ« lagjeve tĂ« banimit duket se vazhdon tĂ« shoqĂ«rohet me njĂ« efekt âhinkĂ«â, pĂ«r shkak tĂ« ngushtimit tĂ« rrugĂ«ve.
Infrastruktura e zonave të banimit është pamjaftueshme dhe nuk është zhvilluar në proporcion me volumin e ndërtimeve dhe me rritjen e numrit të përgjithshëm të popullsisë.
Kjo situatë dëshmon se as një vepër e rëndësishme, si Unaza e Madhe, nuk i zgjidh plotësisht problemet e lëvizshmërisë së automjeteve në Tiranë, për shkak të mangësive në modelin e zhvillimit urban të qytetit.
Në Planin Kombëtar për Energjinë dhe Klimën, të hedhur për konsultim publik, qeveria shqiptare synon të adoptojë disa masa, që kanë si qëllim bazë uljen e përdorimit të karburantit dhe të ndotjes së mjedisit.
Një nga masat e propozuara në plan është edhe caktimi i taksave të qarkullimit dhe kufizimi i përdorimit të automjeteve në ditë të caktuara të javës, sipas targës së makinës.
Pika tĂ« tjera tĂ« strategjisĂ« sĂ« propozuar janĂ« studimet pĂ«r eliminimin e mbivendosjeve tĂ« linjave nĂ« itineraret e tyre, pĂ«rdorimi i teknologjive tĂ« reja si âSistemet e Transportit Inteligjentâ dhe âLogjistika Inteligjenteâ pĂ«r tĂ« ndihmuar nĂ« menaxhimin efikas tĂ« sistemeve tĂ« transportit, promovimi i transportit rrugor publik tĂ« udhĂ«tarĂ«ve, fushatat e ndĂ«rgjegjĂ«simit publik; pĂ«rgatitja e njĂ« plani optimal parkimi dhe caktimi i tarifave optimale tĂ« parkimit, veçanĂ«risht nĂ« nyjat kryesore tĂ« transportit tĂ« udhĂ«tarĂ«ve dhe tĂ« mallrave.
Plani i veprimit parashikon edhe objektiva me natyrĂ« tĂ« pĂ«rgjithshme dhe tĂ« padetajuar nĂ« njĂ« nivel shumĂ« konkret, si pĂ«rdorimi i automjeteve me eficiencĂ« energjie, pĂ«rmirĂ«simi i cilĂ«sisĂ« sĂ« rrugĂ«ve, apo reduktimi i nevojave pĂ«r lĂ«vizshmĂ«rinĂ« dhe distancave me anĂ« tĂ« planifikimit tĂ« integruar. Masat e mĂ«sipĂ«rme planifikohen pĂ«r tâu zbatuar nĂ« horizontin kohor 2025-2026.
Ndalimi i qarkullimit të automjeteve me rotacion ditor, sipas numrit të targës, nuk është një risi dhe aplikohet në vende të ndryshme, për të ulur ngarkesën e trafikut dhe ndotjen e ajrit në metropolet e tyre.
MegjithatĂ«, pĂ«rdoruesit e mjeteve tentojnĂ« tĂ« gjejnĂ« zgjidhje pĂ«r tâi anashkaluar kĂ«to kufizime. NjĂ« shembull Ă«shtĂ« zotĂ«rimi i dy automjeteve familjare me targa tek/çift, pĂ«r tĂ« mund tĂ« qarkulluar pa kufizime.
Në një skenar të tillë, gjasat janë që të kemi një shtim të numrit të makinave më të vjetra dhe më ndotëse, sidomos në vende si Shqipëria, ku pjesa dërrmuese e familjeve e kanë të vështirë të përballojnë blerjen e makinave më të reja.
Numri i mjeteve, Shqipëria ende poshtë niveleve të BE-së
Mbështetur në të dhënat më të fundit të regjistrit të mjeteve, nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), deri më datë 30 qershor 2024, në Shqipëri rezultonin të regjistruara afërsisht 915 mijë mjete aktive.
Afërsisht 81% e tyre janë autovetura. Kjo do të përkthehej në një numër prej rreth 381 automjetesh për një mijë banorë.
Po të krahasojmë këtë shifër me të dhënat më të fundit të Eurostat për vendet e rajonit (viti 2023), Shqipëria ka kaluar shumicën e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, duke përjashtuar vetëm Malin e Zi që e ka këtë tregues pak më të lartë.
Shifrat duhen marrë me disa rezerva, sepse në rastin e vendeve të rajonit, ato bazohen në vlerësime të Eurostat dhe jo domosdoshëmrisht numri i përgjithshëm i popullsisë për vendet përkatëse është i përditësuar me një Cens të vonë, si në rastin e Shqipërisë.
Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2023, Kosova kishte 205 automjete për 1000 banorë; Maqedonia e Veriut, 303 automjete për 1000 banorë; Bosnjë-Hercegovina 306 automjete për 1000 banorë; Serbia 362 automjete për 1000 banorë dhe Mali i Zi, 393 automjete për 1000 banorë.
Shqipëria dhe rajoni ynë janë ende larg niveleve mesatare të Bashkimit Europian. Sipas Eurostat, për vitin 2023, BE-ja kishte mesatarisht 570 mjete të regjistruara për 1000 banorë.
Niveli më i ulët në vendet e BE-së është ai i Letonisë, me 418 mjete për 1000 banorë dhe i Rumanisë, me 425 mjete për 1000 banorë, ndërsa më i larti në Itali, me 694 automjete për 1000 banorë dhe në Luksemburg, me 675 automjete për 1000 banorë.
Pra, të dhënat krahasuese tregojnë se shkallën e zotërimit të automjeteve, Shqipëria ngelet ende mbrapa, qoftë edhe vendeve me nivelin më të ulët në BE.
Nga ana tjetër, megjithatë, numri i automjeteve të reja të regjistruara është në rritje. Sipas DPSHTRR, për të gjithë vitin 2024 në Shqipëri u regjistruan për herë të parë më shumë se 99 mijë automjete.
Krahasuar me një vit më parë, numri i automjeteve të regjistruara është rritur me 27%, çka tregon se numri i përgjithshëm i mjeteve ka një tendencë në rritje.
Nëse i referohemi shkallës së zotërimit të automjeteve për kryeqytetin, raporti në rastin e Shqipërisë është më i lartë krahasuar me mesataren kombëtare. Më shumë se një e treta e mjeteve aktive janë regjistruar në Drejtorinë Rajonale të Tiranës.
Sipas të dhënave të DPSHTRR, deri në mesin e vitit 2024, në kryeqytet qarkullonin afërsisht 320 mijë automjete aktive, për një popullsi prej rreth 758 mijë banorësh (sipas Censit 2023).
Kjo përkthehet në një shkallë të zotërimit të automjeteve prej 422 për 1000 banorë.
Megjithëse më e lartë në raport me mesataren kombëtare, sidoqoftë kjo shifër ngelet larg niveleve më të larta të zotërimit të automjeteve në vendet e BE-së, ndërsa diferenca vlerësohet të jetë edhe më e madhe krahasuar me kryeqytetet apo metropolet e tjera të vendeve përkatëse.
72% e mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet
Kur flitet për efektin e automjeteve në ndotjen e mjedisit, një faktor kyç është teknologjia dhe vjetërsia e tyre.
Nga ky këndvështrim, të dhënat tregojnë se Shqipëria ka një moshë mesatare të lartë të automjeteve në qarkullim dhe ky është një parakusht i rëndësishëm në nivelin e ndotjes së ajrit prej tyre.
Sipas DPSHTRR, mosha mesatare e mjeteve që përdoren në Shqipëri është mjaft e lartë.
Në mesin e vitit të kaluar, 71.5% e mjeteve aktive rezultonin më të vjetra se 15 vjet, sipas vitit të prodhimit. 20% e mjeteve kanë një vjetërsi në intervalin 9-15 vjet, 4.5% kanë një vjetërsi në intervalin 5-8 vjet dhe vetëm 4% janë më të reja se 4 vjet.
NdĂ«rkohĂ«, po tâu referohemi tĂ« dhĂ«nave krahasuese tĂ« Eurostat (tĂ« disponueshme deri nĂ« fund tĂ« vitit 2023), ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« vendi me peshĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« automjeteve tĂ« vjetra mĂ« shumĂ« se 20 vjet ndaj totalit tĂ« tyre.
Ky nivel për Shqipërinë ishte 42%, në rritje të mëtejshme nga niveli prej 41% i një viti më parë. Pesha e makinave të vjetra në Shqipëri është më e lartë krahasuar me të gjitha vendet fqinje të Rajonit.
Vendi më afër Shqipërisë është Bosnjë-Hercegovina, me 37.8%, i ndjekur nga Serbia, me 35.3%. Përqindja më e ulët e automjeteve të vjetra raportohet në Kosovë, me 27.3%.
Në Bashkimin Europian, niveli më i ulët regjistrohet në Danimarkë, ku vetëm 5.6% e mjeteve janë më të vjetra se 20 vjet.
Përveç faktit që mosha e makinave në Shqipëri është e lartë, pjesa dërrmuese e tyre përdorin si lëndë djegëse naftën (gazoilin), karburant që ka ndikim më të madh në ndotjen e ajrit krahasuar me benzinën apo GLN-në.
Sipas shifrave të DPSHTRR, 73% e autoveturave të regjistruara deri në mesin e vitit 2024 përdornin si lëndë djegëse naftën.
Shqipëria aplikon një sistem të taksimit të mjeteve të përdorura të diferencuar në bazë të lëndës djegëse dhe që rritet në mënyrë progresive me vjetërsinë e mjetit.
Megjithatë, duke parë përqindjen e lartë të makinave të vjetra, ky mekanizëm deri tani duket se nuk ka qenë një stimul i mjaftueshëm për të nxitur më shumë shqiptarët drejt automjeteve të reja. Taksat më të larta për makinat e vjetra duket se nuk i balancojnë dot përfitimet nga çmimi më i lirë i tyre.
Studimet kanë treguar se në përgjithësi individët janë më të ndjeshëm ndaj kostove fillestare, sesa ndaj atyre periodike; ata priren të blejnë një makinë më të vjetër dhe që kushton më lirë, kundrejt një makine që mund të kushtojë më shtrenjtë, por që do të mundësonte shpenzime më të ulëta përdorimi të shtrira në kohë.
Veç diferencimit nĂ« taksa dhe pĂ«rjashtimit prej tyre pĂ«r makinat e reja deri nĂ« tre vjet, ShqipĂ«ria nuk ofron subvencione direkte pĂ«r tâi nxitur qytetarĂ«t tĂ« investojnĂ« nĂ« automjete tĂ« reja dhe sidomos drejt atyre me ndikim mĂ« tĂ« ulĂ«t nĂ« mjedis, siç mund tĂ« jenĂ« mjetet hibride apo elektrike.
Vetëm 3.1% e automjeteve të regjistruara në 2024 ishin elektrike
Në veçanti, numri i mjeteve elektrike në përdorim në Shqipëri ngelet në përmasa modeste. Sipas të dhënave të DPSHTRR, vitin e kaluar në Shqipëri u regjistruan 3127 automjete elektrike, në rritje me 72% krahasuar me një vit më parë.
Automjetet elektrike përbënin 3.1% të numrit të automjeteve të reja të regjistruara, nga 2.3% në vitin 2023.
Lidhur me stokun e mjeteve elektrike, statistikat japin një informacion vetëm për autoveturat. Në mesin e vitit 2024, DPSHTRR raportonte pak më shumë se 4 mijë automjete elektrike të regjistruara, shifër kjo sa 0.5% e numrit total të autoveturave aktive.
Nëse në llogari përfshijmë edhe makinat hibride, ku energjia elektrike është një nga format e energjisë së shfrytëzuar, numri total i autoveturave elektrike dhe hibride arrin në 8867 ose sa 1.2% e totalit të tyre.
Shifrat tregojnë qartë se përdorimi i automjeteve elektrike në Shqipëri ngelet modest, po të kemi parasysh se tashmë në BE afërsisht gjysma e mjeteve të reja që regjistrohen çdo vit janë elektrike ose hibride.
Në Shqipëri, investimet në automjete elektrike në pjesën më të madhe po kryhen nga bizneset, për automjete shërbimi (kryesisht në shërbimin taksi) ose për mjete pune.
Së pari, bizneset kanë mundësi më të mëdha investuese dhe një shkallë më intensive të shfrytëzimit të automjeteve.
Kjo i bën më të mëdha përfitimet nga kursimi i lëndës djegëse, ndërsa në sektorë të veçantë, sidomos në shërbimin taksi, ky kursim është përcaktues në konkurrueshmërinë e biznesit.
Një faktor tjetër mund të jetë fakti se bizneset kanë kapacitete më të mëdha për të ngritur edhe infrastrukturën e domosdoshme të stacioneve të karikimit të mjeteve elektrike. Aktualisht, stacionet publike të karikimit janë shumë të pakta dhe kryesisht në shërbim të taksive.
Për përdoruesit individualë, investimi për të blerë një automjet elektrik dhe për një stacion të posaçëm karikimi do të ishte mjaft i lartë.
Mungesa e infrastrukturës së domosdoshme mbështetëse mund të jetë gjithashtu një faktor që e frenon rritjen e përdorimit të mjeteve elektrike.
Shqipëria është një vend ku prodhimi i brendshëm i energjisë elektrike mbështetet pothuajse tërësisht në burime të energjisë së rinovueshme.
Një rritje e përdorimit të mjeteve elektrike do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e asaj pjese të ndotjes së ajrit që vjen nga automjetet. /Monitor
The post Unaza e Madhe nuk e zgjidh trafikun dhe ndotjen, makinat ngecin në rrugët e ngushta të lagjeve appeared first on Albeu.com.