Gazetari Ilirjan Agolli, i ftuar në një studio televizive shprehu keqardhje që Kosova edhe pas tre muajsh nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk ka gjetur një zgjidhje konkrete për daljen nga ngërçi institucional i krijuar si pasojë e mosdakordësimit për kandidaturën e propozuar nga Vetëvendosja për kreun e Kuvendit.
Vetëvendosja nuk i ka numrat për të vendosur vetë për Kryetarin e Kuvendit”, tha ai duke e cilësuar një krizë artificiale që u shkon përshtat të dyja palëve kryesore politike.
“Kanë kaluar tre muaj dhe nesër zhvillohet seanca e 24-të – një fotokopje e një procesi që nuk ecën përpara”.
Ilirjan Agolli: Ndjej keqardhje që zgjedhjet janë kryer më 9 shkurt, kanë kaluar 3 muaj dhe nesër është seanca e 24, fotokopje e një diçka që nuk ecën, ata nuk i kanë numrat të vendosin atë kryetare kuvendi që propozon Vetëvendosja.
Cfarë e pengon Vetëvendosjen që të ofrojë secilin nga 48 emrat e vetë. Nuk i ka numrat dhe është e detyruar të pranojë bashkimin e votave me partitë e tjera. Më duket një krizë artificiale që u intereson të dyja palëve. Kurti nuk i ka numrat as për qeverinë. Nëse ai thotë se i ka numrat për qeverinë, le ta votojë qeverinë. Të dyja palëve i intereson kriza e krijuar.
Por populli përmes votimit e dha qartë mesazhin e vet; Vetëvendosja nuk mundet e vetme të krijojë qeverinë, me 48% të votave. I duhet të bashkëpunojë. Pra s’mund të vendosë vetë gjithçka. Duhet pjekuri shumë e madhe politike. Është me rëndësi që forcat më të mëdha të bëjnë një hap prapa.
The post “Kriza politike, artificiale”/ Flet gazetari: Mesazhi i votuesit ishte i qartë, VV të qeverisë me koalicion appeared first on Sot News | Lajme.