Tashmë zyrtare, Modric i bashkohet Milanit – do të mbajë numrin 14 në fanellë
Legjenda kroate, Luka Modric, ka nënshkruar zyrtarisht me Milanin si lojtar i lirë, në një kontratë njëvjeçare me opsion për zgjatje.
Mesfushori kishte rënë dakord për termat personale muajin e kaluar, por priti që angazhimet e tij në Kupën e Botës për Klube me Real Madrid të përfundonin para se të finalizonte transferimin.
Sot në mëngjes ai mbërriti për t’u nënshtruar testeve mjekësore me klubin dhe autoritetet lokale, përpara se të nënshkruante kontratën njëvjeçare me opsion për t’u zgjatur deri në verën e vitit 2027.
Kjo do të thotë që ai mund të jetë 41 vjeç kur kontrata të përfundojë. Modric do të mbajë fanellën me numrin 14 në ‘San Siro’.
It’s official: Luka Modrić is Rossonero
#WelcomeModrić pic.twitter.com/ur2atXySas— AC Milan (@acmilan) July 14, 2025
Ai mbush 40 vjeç në shtator dhe ka 188 ndeshje zyrtare me Kroacinë, si dhe 597 ndeshje konkurruese me fanellën e Real Madrid gjatë 13 viteve.
Modric fitoi praktikisht gjithçka me madrilenët, duke përfshirë Topin e Artë në 2018, gjashtë tituj në Ligën e Kampionëve, katër tituj LaLiga, pesë edicione të Kupës së Botës për Klube, pesë Superkupa të Evropës, dy Copa del Rey dhe pesë Superkupa Spanjolle./Telegrafi/
The post Tashmë zyrtare, Modric i bashkohet Milanit – do të mbajë numrin 14 në fanellë appeared first on Telegrafi.