Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Arrogantë, mospërfillës dhe…”/ Shpërthen deputeti ndaj ‘spastrimeve’ të Ramës: Mezi e kam pritur këtë ofensivë

5 July 2025 at 10:40

Sipas Koçit, një ndër problemet më të mëdha të administratës qëndron pikërisht te drejtuesit lokalë që kanë mbetur të njëjtët prej vitesh, pavarësisht ndryshimeve të ministrave e deputetëve. Ai i cilëson ata si “arrogantë, mospërfillës dhe shpesh të korruptuar”.

‘Spastrimet’ e drejtorëve në Bashkinë e Vlorës, pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për dorëheqje, kanë sjellë edhe reagimin e deputetit socialist Petro Koçi. Ofensivë ndaj ‘Republikës së Drejtorëve’ e quan Koçi në një postim në Facebook, ndërsa jep edhe arsyet e tij se përse e mbështet këtë nismë të Ramës.

Koçi kujton se edhe në vitin 2020, kur mori drejtimin e PS në Fier, ndërmori një betejë të ashpër ndaj administratës së korruptuar. Ai thekson se ndonëse kjo u interpretua si përçarje, rezultati i zgjedhjeve të 2021 në Fier tregoi se qytetarët kërkonin shërbim dhe ndëshkim të korrupsionit.

Koçi thekson se mbështetja për nismën e Ramës nuk është thjesht politike: “Lufta ndaj korrupsionit e bashkon partinë, e pastron dhe e bën më të besueshme për publikun. Mbrojtja e tij e dobëson fuqinë morale të saj dhe ia ul legjitimitetin”, ndërsa përmend edhe aferën 5D me drejtorët në Bashkinë e Tiranës.

Petro Koçi:

“Mezi e kam pritur këtë ofensivë ndaj Republikës së Drejtorëve. Janë ndërruar dhjetëra ministra e deputetë, por jo drejtorët. Mbeten po ata! Arrogantë, mospërfillës dhe shpesh të korruptuar. Në shtator 2020 kur fillova detyrën e Kryetarit të PS Fier godita fort administratën në vartësi vendore dhe qendrore. Disa të korruptuar politikë u përpoqën ta përkthejnë këtë qëndrim thuajse të përditshëm si përçarje. Por, rezultati u duk në zgjedhjet e 2021 kur Fieri, ndryshe nga njësitë e tjera të qarkut që u zhytën në rënie të qartë mori një rezultat që ruajti votat e 2017-ës, nëse llogarisim sigurisht votat e shumta të pavlefshme për shkak të fletëve ngatërruese të votimit.

Ky rezultat kur ne kishim në dorë vetëm çelesat e kashtës dëshmoi se populli kërkonte drejtësi dhe shërbim. Shumë vetë mendonin se me kishte dërguar Edi Rama pikërisht për të goditur korrupsionin, prandaj edhe na votëbesuan fort. Por përçarësit e vërtetë e të korruptuar të PS nuk ndenjën duarkryq. Filluan një gjueti shtrigash ndaj kujtdo që mbështeste hapur kritikat e mia politike ndaj korrupsionit në administratë.

Nuk qe e lejueshme që Kryetarit të PS ti behej like sepse përndryshe e pësoje. Në një rast hoqën nga puna një pastruese e cila me pafajësi politike klikonte like jo vetëm te pushtetarët vendorë, por edhe te Kryetari i PS. U desh Erion Braçe që hallexhesha në fjalë të rregullohej diku tjetër. Historia pastaj u shëmtua pas zgjedhjeve kur në një qëndrim publik denoncova skemën me të cilën të fortët e Fierit kapnin financat publike në tenderët e prokurimet e enteve shtetërore në territorin tonë/

Kryetarët e PS të Njësive Administrative u urdhëruan qe te mos vinin në mbledhjen e radhës qe thirrej rregullisht prej meje. Vetëm 2 prej tyre nuk iu përgjigjën urdhrit te korrupsionit. Supozohej naivisht që ky akt me dëmtonte mua. Në fakt ky qe një akt i rëndë që godiste partinë së brendshmi. Në atë kohë nuk e bëra publik, por kërkova që të ndërhyhej fort nga lart. Di qe Kryetari Rama reagoi ndaj autorëve të ngjarjes politike kur kishte marrë vesh më vonë atë akt paçavureje.

Lufta ndaj korrupsionit e bashkon partinë, e pastron dhe e bën me të besueshme për publikun. Mbrojtja e tij e dobëson fuqinë morale të saj dhe ja ul legjitimitetin. Mjafton të përmend aferën 5D. Fatkeqësisht ka edhe sot nga këta “socialistët” e pasuruar ndër vite që vijojnë ta quajnë luftën ndaj korrupsionit si përçarje që dëmton unitetin. Prandaj e mbështes fort këtë nismë të Edi Ramës. Edhe Fieri mezi e pret. Që ta heqë qafe edhe njollën e numërimit të kompromentuar te votave preferenciale për kandidatet, këtë shëmti te politikes aq të vjetër sa vetë prostitucioni”.

The post “Arrogantë, mospërfillës dhe…”/ Shpërthen deputeti ndaj ‘spastrimeve’ të Ramës: Mezi e kam pritur këtë ofensivë appeared first on Sot News | Lajme.

“Berisha po zvarrit procesin e ‘Partizanit’”/ Petro Koçi: Të hetohet edhe për çështje të tjera, bashkë me familjen

2 July 2025 at 13:46

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë se Sali Berisha po zvarrit procesin për dosjen “Partizani”. Në një intervistë Koçi u shpreh se Berisha duhet të hetohet edhe për çështje të tjera, bashkë me familjen.

“Duhet përshëndetur SPAK dhe GJKKO në qëndrimin konsistent në rastet për figura të larta politike, si zotin Berisha dhe zotin Meta. Ka figura të tjera të PS, që janë nën hetim, në gjykim. Kemi angazhim institucional të rëndësishëm të këtyre dy institucioneve të drejtësisë së re. Procesi është sunduar nga një përpjekje e zotit Berisha për ta zvarritur procesin. Ai nuk iu bind gjykatës për t’u paraqitur para SPAK. Ne duhet të përshëndesim drejtësinë e re në përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin. Zoti Berisha ka çështje të tjera për të cilat duhet të hetohet, 21 janari, Gërdeci gjithashtu. E dhe shumë gjëra të tjera.”, theksoi ai.

The post “Berisha po zvarrit procesin e ‘Partizanit’”/ Petro Koçi: Të hetohet edhe për çështje të tjera, bashkë me familjen appeared first on Sot News | Lajme.

“PD, rënie në zgjedhje prej Berishës”/ Petro Koçi: Rinumërimi tregoi që nuk ka pasur manipulim

By: Re Nato
2 July 2025 at 13:22

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë se ishte e pritshme rezultati i zgjedhjeve më 11 maj, ku fitues dolën socialistët.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Koçi u shpreh se PD pësoi rënie të madhe, për shkak të Sali Berishës.

Koçi shtoi se rinumërimi i votave tregoi se nuk ka pasur manipulim të zgjedhjeve.

“Është komplet e pritshme, PD në këto zgjedhje pësoi rënie të madhe. Aryseja është Sali Berisha. Nuk pritet diçka tjetër. PS duhet t’i qëndrtojë me shumë seriozitet asaj që ka ndodhur me deformimin e votës personale. Numëruesit kanë qenë më rigorozë për votat e subjekteve politike. Ajo që ndryshon në rastin e Fierit, është vota individuale. Në përgjithësi, nga rinumërimi është konfirmuar rezultati në numërimin fillestar. Ne mund të themi këtë që pretendimi i PD për zgjedhje të manipuluara, pëson një goditje të re. Në pretendimin e PD ka vulgaritet dhe bëhet vetëm për interesin e Sali Berishës. Ai e ka për efekte të brendshme, i duhet që të mos japë dorëheqjen. Ai kërkon që demokratëve t’u mbushë mendjen se ka manipulim dhe se nuk duhet të lëvizë nga karrigia e kryetarit. Nuk ka asnjë shenjë reflektimi. Nuk ka zëra të tjerë. Një pjesë prej tyre e kanë dashur këtë humbje, që ai të mbante përgjegjësi. Por duke mos pasur përgjegjësi, ata bëjnë lojë teatrore.”, theksoi ai./abcnews.al

“Je kampioni i vjedhjes dhe grushtit të shtetit”/Deputeti, ‘nuk kursen’ Kreun e PD-së: Sali ti je i fundit në…

26 June 2025 at 11:23

Nuk kanë munguar diskutimet në seancën plenare, ndaj deputetëve dhe Kreut të PD, Sali Berisha. Deputeti i PS, Petro Koçi nuk ka kursyer Berishën, duke e akuzuar për zgjedhjet e lira ndër vite dhe bandat e tij elektorale.

Petro Koçi:

Sali ti je i fundit në republikë që mund të flasësh për zgjedhje të lira sepse je kampioni i vjedhjes dhe grushtit të shtetit në 1996,
E ke mbarë mend ç’i ke bërë kreut të PS Librazhd dhe kreut të PS Bulqizë, i masakruat, një rrahje barbare me bandat tuaja elektorale.
E mban mend ç’i ke bërë komisionerëve të Fierit? I keni rrahur e nxjerrë nga qendrat e Votimit me bandat që bridhnin në çdo qendër.
Banda juaj qëlloi komisionerin e PS Viktor Binaj, u ndaluat vetëm se ndërhyri ambasadori italian. Ti burgose Fatio Nanon për politikë. Turp të kesh!

The post “Je kampioni i vjedhjes dhe grushtit të shtetit”/Deputeti, ‘nuk kursen’ Kreun e PD-së: Sali ti je i fundit në… appeared first on Sot News | Lajme.

“Petron e nxorën kartelet nga Parlamenti”, Berisha përplaset me Koçin

By: Ela
26 June 2025 at 11:32

Kryedemokrati Sali Berisha dhe deputeti socialist Petro Koçi janë përfshirë në një debat të ashpër në seancën plenare në Kuvend. Berisha, teksa ironizoi se ku janë dy deputetet e reja Zegjine Çaushi dhe Sara Mile, përmendi edhe deputetin socialist Petro Koçi, i cili nuk do të jetë në legjislaturën e ardhshme. Berisha u shpreh se […]

The post “Petron e nxorën kartelet nga Parlamenti”, Berisha përplaset me Koçin appeared first on BoldNews.al.

Petro Koçi i kthehet Berishës: Je i fundit që mund të flasësh për zgjedhje të lira, turp të kesh!

By: lindita
26 June 2025 at 11:24

Deputeti socialist, Peto Koçi i përgjigjet ashpër Sali Berishës nga foltorja e Kuvendit, pas akuzave të ish-kryeministrit se mazhoranca bashkëpunoi me krimin dhe mafien në zgjedhjet e 11 majit. Berisha i tha Koçit se nuk do të jetë më në Kuvend, pasi ia morën vendin krimi dhe mafia. Por deputeti Koçi ia ktheu: “Sali, ti je i fundit në Republikën e Shqipërisë që mund të flasësh për zgjedhje të…

Source

Petro Koçi kapet me Zegjinenë e Roskovecit që e zëvëndësoi në parlament

By: user 4
23 June 2025 at 11:59

Teksa po mbyll kapitullin e tij në Kuvend, ish-deputeti socialist Petro Koçi nuk i ka kursyer kritikat ndaj profilit të disa prej kandidatëve të rinj të Partisë Socialiste, duke shigjetuar drejtpërdrejt Zegjine Çaushin, kandidate në Fier që tërhoqi vëmendje me fushatën e saj në rrjete sociale.

Duke komentuar mënyrën e komunikimit të Çaushit me publikun, Koçi tha se ajo “ka bërë një gjë që është e ekzagjeruar dhe është një shpërdorim personaliteti në një përmasë që mendoj se nuk duhet të përsëritet më”, duke shtuar se “nuk është ky imazhi i PS-së. PS-ja është një parti serioze.”

Edhe pse ai pranoi rëndësinë e rrjeteve sociale në fushatat elektorale moderne, Koçi vuri theksin se kjo mënyrë prezantimi nuk duhet të bëhet normë brenda Partisë Socialiste. “Nuk mendoj se kjo duhet të jetë linja e fushatës së PS-së. Sot vendos shumë rrjeti social, padyshim, por duhen bërë gjërat më ndryshe,” përfundoi ai.

.

The post Petro Koçi kapet me Zegjinenë e Roskovecit që e zëvëndësoi në parlament appeared first on Lapsi.al.

Petro Koçi shpërthen keq ndaj Zegjinesë së Belës: Ne jemi parti serioze, nuk është ky imazhi i Partisë Socialiste

By: V K
23 June 2025 at 11:04

Petro Koçi, vendosi të tërhiqej nga gara për deputet, pas urdhrit të Edi Ramës se do të futeshin në listë të hapur, por duket se përplasjen e ka edhe me Belinda Ballukun, e cila e mbushi listën e Fierit me vartës të saj dhe me njerëz që i përdor për interesa personale.

Së fundmi, gjatë një interviste në A2 CNN, Petro Koçi ka sulmuar Zegjine Çaushin, e cila është promovuar gjatë fushatës elektorale nga mediat pranë Qeverisë për videot e saj me tekste qesharake, ku ajo vintenë lojë kundërshtarin e Belinda Ballukut në Fier, Gazment Bardhin.

Sipas Petro Koçit, sjellja e Zegjinesë në rrjetet sociale është e ekzagjeruar, pasi sipas tij, dhe se nuk është ky imazhi i PS-jsë, pasi sipas tij janë një parti serioze.

Me termin “serioze”, nuk dihet nëse Petro Koçi i referohej Elisa Spiropalit të “Skënderbeut”, Edona Bilalit të “Zeusit”, Bora Muzhaqit, Safet Gjicit, Shukri Xhelilit apo Tërmet Peçit.

“Ajo ka bërë një gjë që është e ekzagjeruar dhe është një shpërdorim personaliteti në një përmasë që mendoj se nuk duhet të përsëritet më. Nuk është ky imazhi i PS-së. PS-ja është një parti serioze”, u shpreh Koçi.

Sipas tij, ndonëse rrjetet sociale kanë fituar shumë terren në komunikimin politik, mënyra se si përfaqësuesit publikë sillen në to nuk duhet të kompromentojë seriozitetin dhe imazhin e ekipit.

“Nuk mendoj se kjo duhet të jetë linja e fushatës së PS-së. Sot vendos shumë rrjeti social, padyshim, por duhen bërë gjërat më ndryshe”, tha ai.

The post Petro Koçi shpërthen keq ndaj Zegjinesë së Belës: Ne jemi parti serioze, nuk është ky imazhi i Partisë Socialiste appeared first on Albeu.com.

Petro Koçi rrëzon “Syri TV” për ’97-ën

21 June 2025 at 21:47

Deputeti i ps petro koci ka reguar pas nje shkrimi te publikuar nga syri tv

1. Keta presin fotot si ne kohen e Enverit. Une nuk kam perdorur asnje sekonde simbolin me tre gishta. Prandaj foto e syrit eshte reduktuar nga lart.
Edhe pse tre gishtat ishin simbol i opozites antimilloshevic ne Serbi do ishte e pafalshme per nje politikan shqiptar qe te perdorte simbol te tille! Prandaj na mjaftonte simboli V , por ndryshe nga ai i PD. Fatkeqesisht kishte qytetare qe smerrnin leje dhe perdornin tre gishtat antimilloshevic te opozites serbe!
2. Nuk kam drejtuar kurre ndonje proteste te dhunshme.
E vetmja date e dhunshme ne Fier ka qene ajo e 26 Janarit 97 kur ca hajdute tokash dhe disa te pandehur per ceshtje ordinere dogjen kadastren dhe ambiente ne prokurorine Fier. Por nuk ka qene proteste e PS.
Po te ishte e PS do me kishin ndjekur penalisht dhe me te drejte.
Une nderkohe isha ndaluar dhe qethur nje jave me pare pas nje proteste te PS ku nuk u keput as edhe nje lule. Ndalimi u be me insistim te deputeteve te PD te Fierit dhe me pasionin politik te policise.
Por filmimet e dates 19 Janar nuk mund te perdoreshin per daten 26 Janar sepse nderkohe regjimi berber me kishte ndryshuar pamjen.
3. Te jesh apo te sillesh me modesti eshte kompliment.
Por ka nje problem me konceptin modern te PD: ata te quajne modest kur nuk je hajdut.

The post Petro Koçi rrëzon “Syri TV” për ’97-ën appeared first on Sot News | Lajme.

“Në Bruksel baltosi figurën e shqiptarëve”, Petro Koçi: Berisha është “Dick Marty” shqiptar

5 June 2025 at 18:36

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi të baltosë Shqipërinë në Bruksel duke thënë se vendi ynë dominohet nga banda dhe kartele droge, të cilat sipas tij nuk lejojnë rotacionin politik.

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, nga foltorja e Kuvendit e quajti Sali Berishën si Dick Marty shqiptar, ndërsa tha se gjuha e tij në Bruksel ishte e patolerueshme.

“Dick Marty nuk ka vdekur. Dick Marty që dikur akuzonte UÇK për transplant organesh, ishte ringjallur dje në Bruksel. Kësaj radhe jo për të akuzuar UÇK, por vetë Shqipërinë Dick Marty shqiptar akuzonte Shqipërinë si vend kartelesh bandash, ku aeroportet dhe portet janë vënë në dispozicion të trafikut ndërkombëtar të drogës, gjë e tmerrshme dhe e duartrokitshme në Kremlin, Beograd apo diku tjetër”, tha Koçi në Kuvend.

Deputeti Koçi ishte i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, ndërsa pohoi sërish se damkosja e shqiptarëve në Bruksel nga kryetari i Partisë Demokratike është e pafalshme dhe e dënueshme.

“M’u kujtua menjëherë Dic Marty, i cili donte t’i vinte njollë shqiptarëve duke akuzuar UÇK për trafik organesh. Unë e quajta Berishën si Dick Marty shqiptar. Ajo që bëri ishte e patolerueshme dhe e pafalshme. Damkosi të gjithë shqiptarët kur e krahasoi Shqipërinë me lidhje të tilla, që e çojnë deri në Amerikën Latine. Përdori gjuhën e baltosjes kur ishte në Bruksel”, tha Koçi.

Sipas deputetit socialist, Sali Berisha është simboli i dhunimit të zgjidhjeve në Shqipëri.

“Ka manipuluar, por nuk i mashtron më shqiptarët. Simboli i dhunimit të votës së lirë deri në grusht shteti, janë disa palë zgjedhjes, në të cilat ai është përfshirë në dhunim të zgjedhjesh. Ai i ka bërë zgjedhjet në mënyrë fashiste, jo thjesht manipulim”, theksoi ai./abcnews.al

“Berisha e quan Shqipërinë ‘narkoshtet'”, Koçi ‘shpërthen’ ashpër: Tradhti ndaj vendit

4 June 2025 at 19:55

Deklarata e kreu të PD Sali Berisha në Bruksel gjatë një samiti në PPE, nga ku e quajti vendin tonë si të vetmin narkoshtet në Europë, për deputetin e PS Petro Koçi, është qëndrim racist ndaj shqiptarëve.

I ftuar ditën e sotme në  një emision televziv, Koçi tha se deklarata e tij është e njëjtë sikur të ishte thënë nga një zëdhënës i presidentiti rus Vladimir Putin.

‘Mendoj se kjo e çon tek një qëndrim racist kundër shqiptarëve. Nëse i bashkohesh korit të atyre që e shohin shqiptarët si të keqen më të madhe kjo është tradhti ndaj vendit. Deklarata e tij ishin sikur ishte zëdhënës i Putinit. Dhe del ai dhe jep një alarm antishqiptar për të gjithë botën, sepse atje ka pasur prezencë të disa vendeve të ndryshme që janë pjesë e PPE’, tha ai.

Koçi ka komentuar edhe deklaratën e Sali Berishës mbi përfshirjen e bandave dhe karteleve në procesin zgjedhor.

‘Që ta quash procesin e zgjedhjeve të inkriminuar dhe të flasësh për banda dhe kartele kjo është e tmerrshme. S’jemi këtu në Kolumbi apo në vende të tjera, kjo është që të damkosësh Shqipërinë si të jesh armik i saj’, tha ai.

Teksa u ndal tek reforma në drejtësi, ai tha se PS ka qenë mbështetëse e reformës dhe e institucioneve SPAK dhe GJKKO.

‘Ne jemi një shoqëri ku korrupsioni është dukuri politike dhe sociale dhe nuk është çudi që të ketë element që janë të inkriminuar. Partitë politike nuk janë as gjykatë dhe as prokurori. Duhet që të bëjmë më shumë kujdes në sistemin përzgjedhës. Partia Socialiste ka treguar se është një nga garante e fortë të reformës në drejtësi të SPAK dhe të GJKKO edhe kur e ka pësuar vet, ka mbështetur funksionin e atyre institucioneve’, tha ai.

Ai nuk do të jetë më deputet në Kuvend në shtator, por tha se Partia Socialiste duhet t’i përgjigjet fitores së fundit zgjedhore me modesti dhe përulësi.

Sipas Koçit, edhe kryeministri Rama ka ndryshuar disa herë përbërjen e qeverisë, shumë drejtorë në qarqe e bashki kanë mbetur të pandryshuar dhe sipas tij aty nevojitet ndërhyrje.

PS këtij votëbesimi duhet që ti përgjigjet me modesti dhe përulësi. Unë nuk mendoj se ka arrogancë tek PS pas kësaj fitore. Mendoj se problemi i arrogancës nuk është tek superstruktura është poshtë, tek drejtorët e ndryshëm që në shumë raste kanë mbetur të njëjtë. Rama e ka ndryshuar qeverinë shumë herë dhe drejtorët në qarqe dhe në nivele bashkish janë të njëjtë dhe këtu duhet që të ndërhyrë për të bërë ndryshimin’, tha ai.

 

The post “Berisha e quan Shqipërinë ‘narkoshtet'”, Koçi ‘shpërthen’ ashpër: Tradhti ndaj vendit appeared first on Sot News | Lajme.

“Berisha humbi thellë”/ Zgjedhjet e 11 majit, flet deputeti: SHBA njohu rezultatin

28 May 2025 at 22:32

“Zgjedhjet e 11 majit kanë qenë të rregullta dhe reflektuan një fitore të qartë të PS-së”, kështu është shprehur deputeti i PS Petro Koçi, në një studio televizive. Koçi tha se PD mori një humbje të thellë në këto zgjedhje, ndërsa theksoi se Berisha doli më i humbur se Basha në 2021.

‘Zgjedhjet ishin normale. Nëse në një qark gjenden raste që në procesverbal s’është rezultati real dhe do kërkoj një korrigjim, por kjo nuk përmbys rezultatin e zgjedhjeve. Këtu kemi të bëjmë me një fitore të PS dhe me një humbje të rëndë të PD. Berisha doli më i dështuar se Basha, kjo ishte vetëvrasje politike e Berishën në krye të PD, ne kemi marr të njëjtat vota. Kështu që mirënjohje të thellë Berishës që erdhi në PD, për numrat që arritëm në në këto zgjedhje’, tha ai.

Urimi i Ambasadës së SHBA për zgjedhjet e 11 majit, për Koçin është njohje e zgjedhjeve të 11 majit.

‘Kjo është njohje e procesit urohet populli për zgjedhjet, nëse do të ishin të falsifikuara pse duhet që të bënin urim për një farsë dhe pastaj presin që të përfundojë procesi dhe pastaj do të urojnë edhe fituesin’, tha ai.

The post “Berisha humbi thellë”/ Zgjedhjet e 11 majit, flet deputeti: SHBA njohu rezultatin appeared first on Sot News | Lajme.

Petro Koçi i përgjigjet Berishës: Boll e nxive Shqipërinë për të mbrojtur veten

24 May 2025 at 17:35

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka reaguar ashpër ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e akuzuar se po dëmton imazhin e Shqipërisë për të shpëtuar veten nga akuzat që rëndojnë mbi të. Në një mesazh të fortë politik në rrjetet sociale, Koçi e akuzon Berishën se përdor retorikën patriotike për t’u servilosur ndërkombëtarëve, ndërsa në të njëjtën kohë përpiqet të zhvendosë vëmendjen nga përfshirja e njerëzve të afërt me të në trafikun e drogës. Ai kërkon një luftë të fortë kundër krimit të organizuar, por pa etiketime raciste ndaj shqiptarëve, duke theksuar se askush nuk ka të drejtë të njollosë kombin për interesa personale.

Ja reagimi i z. Koçi:

Lufta ndaj karteleve apo organizatave te trafikut te droges duhet bere e forte, e pathyeshme, ne bashkepunim te ngushte nderkombetar por jo me racizem antishqiptar.
Keto organizata nuk jane njekombeshe. Jane te perziera. Nuk jane shqiptaret kombi i droges dhe i pisllekut boteror.
Cdo komb ka derrat e vet, por eshte e papranueshme qe nje gjoja patriot te perpiqet tja nxije imazhin kombit te vet vetem e vetem per tiu lepire e per tiu hequr presidentit amerikan si polic antidroge.
Perfshirja e vellait te truprojes private te Berishes ne trafiqet e droges perben nje njolle te re qe nuk hiqet duke nxire Shqiperine, por duke u distancuar prerazi nga rasti ne fjale.
Sali, boll i bere deme Shqiperise tone dhe PD-se per te shpetuar prapanicen tende!

The post Petro Koçi i përgjigjet Berishës: Boll e nxive Shqipërinë për të mbrojtur veten appeared first on Sot News | Lajme.

“PD, një gërmadhë”/ Deputeti i PS, Koçi: Rezultati në Dibër surprizues, PD pagoi kthimin e Berishës në krye të partisë

14 May 2025 at 13:48

Deputeti i PS, Petro Koçi i ftuar në një intervistë televizive foli për situatën aktuale, politike në vend me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit. Koçi u shpreh se fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit ishte e merituar. Gjithashtu theksoi se rezultati i PS në Dibër, për të ka qenë surprizues.

Gjatë intervistës, ai u ndal edhe tek rezultati humbës së PD me një rënie drastike në vend, duke u shprehur se sipas tij në këto zgjedhje ka paguar “historinë e vet”.

“PS dhe qeveria e meritoi fitoren, përmasat e fitoret janë meritë e Sali Berishës. Ka një rënie deri në greminë të votave të PD. Po ta krahasosh deri në vitin 2021 është një humbje shumë e madhe. Rikthimi i Berishës, ishte vetëvrasës për partinë. Rëndësi ka që në ruajtëm votat tona. Duhet mirëpritur ajo që ka ndodhur në Dibër me përmbysje të rezultatit. Ka shërbyer edhe fakti që ne në zgjedhjet vendore, fituam të gjitha njësitë. Dalja e PD nga parlamenti ishte domethënëse për ecurinë. Por në këto zgjedhje PD pagoi gjithë historinë e vet, Gërdecin, vrasjet e 21 janarit, ngjarjet në PD, kthimin e Berishës në krye të PD, 6 milionshin për një hall të zotit Berisha dhe pagoi edhe efektin që solli një element si LaCivita”, tha Koçi.

The post “PD, një gërmadhë”/ Deputeti i PS, Koçi: Rezultati në Dibër surprizues, PD pagoi kthimin e Berishës në krye të partisë appeared first on Sot News | Lajme.

Vota e emigrantëve mund të lëvizë mandatet, Koçi: Diaspora, vulos fitoren absolute të PS-së

14 May 2025 at 13:42

Tiranë- Partia Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, arriti një fitore të thellë. Nga ana tjetër, rezultati për Partinë Demokratike ishte një rënie drastike.

Petro Koçi u shpreh në “News Line” në ABC News se fitorja e 11 majit e PS ishte e merituar, ndërsa vlerësoi edhe Votat e Diasporës, duke thënë se do t’i “vulosin” fitoren absolute Partisë Socialiste.

“Për pak vota një mandat mund të lëvize nga një forcë në tjetrën. E shohim si një rritje të dinjitetit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Ata duke jetuar jashtë, ndjesia e re që është krijuar në marrëdhënie mes emigrantëve dhe komuniteteve ku jetojnë ka ndikuar edhe në një qasje të re gjithmonë e më shumë në favor të PS. Mund të them që vendimi im gjithnjë e më shumë bëhet i drejtë. Unë nuk kisha një zonë zgjedhore në të cilën të isha i ngarkuar. Të gjithë e kishin një zonë nga ku niste gara, por ka pasur zona më të mëdha më vogla. Ka pasur zona ku kanë qenë të ngarkuar më shumë se një person. Prandaj edhe mendoj që nuk kam gabuar. Unë e shoh shumë parimore”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Thirrja për protestë e Berishës/ Koçi: “S’qeverisi” dot as fushatën. Kërkon të fusë PD në tjetër krizë, për qëllime personale

14 May 2025 at 13:37

Tiranë- Sipas Petro Koçit kreu i PD Sali Berisha ka si qëllim të tij ta çojë këtë parti në një tjetër krizë.

Në një intervistë në “News Line” në ABC News, Koçi u shpreh se Partia Demokratike ka nevojë për një analizë të thellë për rezultatin humbës në vend, duke shtuar se shansi i vetëm që kjo parti të reformohet është largimi i Berishës i gjithë enturazhit të tij.

“Dhe me sa shoh asnjë nuk ka ndërmend të mendojë që duhet një analizë e thellë për gjithçka ka ndodhur. Ai nuk e qeverisë dot fushatën. Të gjithë po përpiqen të ngrenë një alibi duke thënë se ne humbëm se u përdorën bandat, apo aludime të tjera. Mendoj që duhet t’i kthehen objektivitetit, gjëja e parë është se duhet të heqin Saliun. PD ka gjithë këto që ecën nga njëra krizë në tjetrën. Edhe dalja e fundit është një shenjë krize. Kërkon ta fusë PD në një cikël të ri krize. Pra llogarit më të mirën e mundshme vetëm për pozitën e vet, politike, juridike dhe familjare. Pra edhe të mbajtur e atij posti si kryetar PD është të kapesh pas një fije kashte, kur je duke u mbytur. Shansi që të reformohet PD është të ikë Berisha dhe gjithë enturazhi i vet politik. Në fushatë dhanë një spektakël të panevojshëm. Zoti i ruajt për të ardhmen. Ata mendojnë të ecin me gangsterizëm, njerëzit nuk duhet të të kenë frikë, duhet të të duan”, tha ndër të tjera Koçi.

/abcnews.al/

“Rezultati në Dibër, surprizues”/ Koçi: PD, pagoi kthimin e Berishës në krye të partisë. Sot një gërmadhë

14 May 2025 at 13:31

Tiranë- Në një intervistë në “News Line” në ABC News Petro Koçi u shpreh se fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit ishte e merituar.

Gjatë intervistës, ai u ndal edhe tek rezultati humbës së PD me një rënie drastike në vend, duke u shprehur se sipas tij në këto zgjedhje ka paguar “historinë e vet”.

Gjithashtu theksoi se rezultati i PS në Dibër, për të ka qenë surprizues.

“PS dhe qeveria e meritoi fitoren, përmasat e fitoret janë meritë e Sali Berishës. Ka një rënie deri në greminë të votave të PD. Po ta krahasosh deri në vitin 2021 është një humbje shumë e madhe. Rikthimi i Berishës, ishte vetëvrasës për partinë. Rëndësi ka që në ruajtëm votat tona. Duhet mirëpritur ajo që ka ndodhur në Dibër me përmbysje të rezultatit. Ka shërbyer edhe fakti që ne në zgjedhjet vendore, fituam të gjitha njësitë. Dalja e PD nga parlamenti ishte domethënëse për ecurinë. Por në këto zgjedhje PD pagoi gjithë historinë e vet, Gërdecin, vrasjet e 21 janarit, ngjarjet në PD, kthimin e Berishës në krye të PD, 6 milionshin për një hall të zotit Berisha dhe pagoi edhe efektin që solli një element si LaCivita”, tha Koçi.

/abcnews.al/

“Kush po financon ‘lavanderinë’”…?/ Deputeti i PS-së, Koçi: Berisha gati të paguajë 6 milionë për të larë njollën…

27 April 2025 at 19:50

Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi ka reaguar me një status në rrjetet sociale, duke akuzuar kreun e PD-së Sali Berisha për raportin e tij me SHBA-në. Sipas Koçit, mbi 500 milionë lekë të reja janë vënë në dispozicion vetëm për ‘hallin personal të Berishës.

Reagimi i plotë i Petro Koçit:

“Pastrimi i njollave të rrobave nuk është falas, por ky pastrimi i fytyrës politike paska çmim të kripur në cilësi madhështore. Jane paratë e Gërdecit, të pallateve të ish klubi Partizani, të tokave të Porto Romanos, apo të ndonjë afere tjetër ku e kanë ngaterruar ish-kryeministrin Princi dhe Princesha e tij?

Ku mund të gjenden 5 miliardë lekë për të paguar lavanderinë që pastron njollat e turpit që ka lënë korrupsioni në lëkurën e fytyrës politike të Sali Berishës?” Ecja politike e Berishës qenka një marshim nga një korrupsion në tjetrin. Ky është modeli i blerjes së nderit. Le të mos e kesh atë. Jo kushdo mund ta blejë këtë mall. Berisha po. Ai mund ta blejë nderin me 5 miliardë lekë. Dhe yjet rrinë e vështrojnë.”-përfundon Koçi.

The post “Kush po financon ‘lavanderinë’”…?/ Deputeti i PS-së, Koçi: Berisha gati të paguajë 6 milionë për të larë njollën… appeared first on Sot News | Lajme.

“Eliminim politik”, Koçi flet për rastin Veliaj: Rama është figura kyçe e PS, të tjerët janë të nevojshëm, jo të…

16 April 2025 at 16:03

Petro Koçi: Ajo që ka ndodhur me Veliajn, është një eliminim politik. Se sa përgjegjësi reale ka ai, e dinë ata që merren me këtë punë. Ajo që e rëndon më shumë Veliajn në pikëpamjen morale, është historia e 5D se sa këto historitë e tjera me bashkëshorten. Nga një konsideratë nga përvoja, gjykoj që kjo e ngarkon më shumë moralisht Veliaj, sidomos përballë socialistët. Pastaj diksutimi tjetër për paraburgimi, apo akuza se fsheh prova. Këtu ka pikëpyetje. Gjithsesi nuk ekziston kjo lloj ndarje në PS. Kur u caktua si kandidat është propozuar nga Edi Rama. Nuk ka patur përplasje politike.

Të gjithë në PS janë të nevojshëm. Por njeriu i vetëm i domosdoshëm është Edi Rama. E them me bindje, jo për servilizëm. Mund të ketë shumë kandidatura që nuk janë në lista dhe ka keqardhje. Fakti që nuk kisha zonë elektorale, ishte shtysë e madhe për të marrë një vendim të tillë. Nuk mund të startoja garën me shtab elektoral privat. Nuk kam patur klan rrotull meje. Kam patur bindjet e mia dhe hapur i kam shfaqur. Nuk jam shqua për miqësi me X apo Y. Kjo krijon një lloj konflikti interesi.

The post “Eliminim politik”, Koçi flet për rastin Veliaj: Rama është figura kyçe e PS, të tjerët janë të nevojshëm, jo të… appeared first on Sot News | Lajme.

‘Berisha kërkon të fshijë drejtësinë’, Koçi: Po mban zvarrë Shqipërinë, premtimet për pensionet lojë kungulleshkash

9 April 2025 at 19:13

Deputeti socialist Petro Koçi ka kritikuar ashpër Sali Berishën në një studio televizive, duke e quajtur atë një “antikomunist të shëmtuar”. Koçi ka theksuar se lidhjet e Berishës me regjimin e Enver Hoxhës janë të dokumentuara, duke përmendur fotografinë e tij me familjen e Hoxhës dhe vetë udhëheqësin komunist. Ai ka ironizuar edhe qëndrimet e Berishës, duke sugjeruar se mund të ketë qenë i prekur nga vdekja e Enver Hoxhës, një ndjeshmëri që ai e sheh si të dyshimtë, duke e akuzuar për dyfishësi në qëndrimet politike.

Koçi gjithashtu ka kritikuar programin e PD-së për zgjedhjet e 11 Majit, duke e quajtur koalicionin “Shqipëria Madhështore” një “tragjedi-komedi”. Sipas tij, ky koalicion nuk është “Shqipëria Madhështore”, por “Shqep-ëria Madhështore”. Koçi ka përmendur gjithashtu disa nga premtimet e PD-së, duke i cilësuar ato si absurde dhe jorealiste, duke përmendur fshirjen e administratës, policisë dhe drejtësisë si ide të papranueshme që janë të paefektshme në realitetin e Shqipërisë.

Ai ka përfunduar duke theksuar se Partia Demokratike do të vazhdojë të ketë vështirësi dhe të mbetet mbrapa nëse nuk shpëton nga ndikimi i Sali Berishës.

‘Mendoj se duhet të ketë qenë shqiptari më i përlotur kur ka vdekur Enver Hoxha. Mund të jetë rastësi, por lidhjet e tij me komunizmin janë të evidentuara, ka foton me familjen e Enver Hoxhës dhe vetë me Enver Hoxhës. Në një intervistë thuhet se ai kur takoi Enverin as dorën nuk e lante dhe as takonte njeri. Ky është një antikomunist shumë i shëmtuar.

“Nuk është Shqipëria është Shqep-ëria. Më kujton të njëjtën gjë kur donte të merrte pushtetit në ‘92. Iu është fiksuar ajo gjëja me çekun e bardhë, mjafton ta marrësh çekun dhe ta jep Sali Berisha mjafton t’ia japësh votën. Është një situatë tragjikomike. Kur gjykon ato gjëra që ai i thotë seriozisht dhe nuk ka premtimet për pensionet, ato janë si lojë kungulleshat. Premtime janë ato që tha se do të zhduke nga administrata punonjësit, do të fshijë policinë e drejtësinë. Këto vërtet janë mendime serioze, por duke i ballafaquar e realitetin janë idiotësira. Ky njeri ka mbajtur zvarrë Shqipërinë dhe PD. PD nëse nuk shpëton nga Berisha do të kthehet gjatë gjithë kohës mbrapa’, përfundoi Koçi.

The post ‘Berisha kërkon të fshijë drejtësinë’, Koçi: Po mban zvarrë Shqipërinë, premtimet për pensionet lojë kungulleshkash appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌