Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

‘S’u pendova që aq të desha, ndërmend e kam të të dua prapë’ (VIDEO)

By: Kult Plus
28 May 2025 at 14:45

Pirro Çako vazhdon të mbetet ndër këngëtarët më të veçantë të skenës së muzikës shqipe, shkruan KultPlus.

Pirro Çako ka lindur në Tiranë në një familje artistësh. Të dy prindërit e tij ishin këngëtarë, Gaqo dhe Luiza Çako, njëri tenor dhe tjetra soprano. Mjedisi artistik familjar krijoi traditën që ndoqi më pas dhe Pirron, duke e bërë atë ndër emrat më të njohur të muzikës shqiptare.

Sonte, KultPlus ju sjell njërën nga këngët më të mira të Çakos, një këngë kjo që përmes zërit tejet të veçantë i këndohet dashurisë së paharruar. Bëhet fjalë për këngën ‘Xhulit’. Një këngë që edhe pas kaq kohësh prej publikimit vazhdon akoma të përçojë emocione të mëdha.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.

Nga dashuria që kam për ty
Mund të të shquaj edhe në mjegull
Nga dashuria u ktheva sy
Xhind, bohem, djalosh i rregullt

(refren)
Nga dashuria në qiell u shtriva
Me kokë në diell unë fjeta gjatë
Dhe s’u pendova që aq të desha
Ndërmend e kam të të dua prapë

Nga dashuria ditët e gjata
Në bukë i ktheva dhe gurë tespije
Me to të gjallë e mbajta ndjenjën
Me to sfidova ankthin në pritje

(refreni 2x)
Nga dashuria në qiell u shtriva
Me kokë në diell unë fjeta gjatë
Dhe s’u pendova që aq të desha
Ndërmend e kam të të dua prapë

Dhe s’u pendova që aq të desha
Ndërmend e kam të të dua prapë./ KultPlus.com

Takimi virtual dhe emocionues me Parashqevi Simakun, flet Pirro Çako

By: gaze tare
27 December 2024 at 14:19

Kompozitori dhe këngëtari Pirro Çako ka ndarë emocionet e tij të forta nga takimi virtual me këngëtaren e njohur Parashqevi Simaku, gjatë një intervistë në emisionin “Wake Up”. Çako tregoi se ishte i përlotur kur mori lajmin se do të fliste me video-call me një nga ikonat e muzikës shqiptare.

Ai u shpreh se momenti ishte krejt i papritur për të dhe se nuk e kishte pritur kurrë të kishte një bisedë të drejtpërdrejtë me Parashqevi Simakun.

Aty ka shumë dashuri sepse ka sinqeritet. Unë nuk e dija që po filmohej ngjarja. Kam qenë e emocionuar, ka qenë një bisedë e gjatë. Mua më ra një telefon dhe më dhanë Parashqevinë. M’u mbushën sytë me lot.

Ajo, vetëm me sa kuptova, kishte humbur informimin me atë që ka ndodhur në realitetin e Shqipërisë. Ajo e kishte humbur këtë gjë. Memorien e kishte shumë të mirë. Më dha detajet e takimit që ka pasur me mua”,

– tha Çako, duke theksuar respektin dhe admirimin e tij të madh për karrierën dhe kontributin e këngëtares në muzikën shqiptare.

Ky takim virtual ka qenë një emocion i veçantë për të dyja figurat e njohura të muzikës, që kanë ndarë gjithmonë një lidhje të thellë me artin dhe pasionin për muzikën.

The post Takimi virtual dhe emocionues me Parashqevi Simakun, flet Pirro Çako appeared first on iconstyle.al.

Takimi virtual emocionues me Parashqevi Simakun, Pirro Çako: Mu mbushën sytë me lot

By: V K
27 December 2024 at 12:10

Kompozitori dhe këngëtari Pirro Çako, ka rrëfyer në “Wake Up” emocionet që ka përjetuar nga takimi virtual me Parashqevi Simakun.

Ai u shpreh se ka qenë i përlotur, pasi nuk e priste që të fliste me video-call me ikonën e muzikës shqiptare.

“Aty ka shumë dashuri sepse ka sinqeritet. Unë nuk e dija që po filmohej ngjarja. Kam qenë e emocionuar, ka qenë një bisedë e gjatë. Mua më ra një telefon dhe më dhanë Parashqevinë. Mu mbushën sytë me lot.

Ajo vetëm me sa kuptova, ishte se kishte humbur informimin me atë që ka ndodhur në realitetin e Shqipërisë. Ajo e kishte humbur këtë gjë. Memorien e kishte shumë të mirë. Më dha detajet e takimit që ka pasur me mua”, tha Pirro Çaku.

The post Takimi virtual emocionues me Parashqevi Simakun, Pirro Çako: Mu mbushën sytë me lot appeared first on Albeu.com.

Parashqevi Simaku flet me Pirro Çakon, zbulohet edhe supriza

By: redi
26 December 2024 at 17:22

Parashqevi Simaku pas kaq shumë viteve ka biseduar me kompozitorin e njohur shqiptar, Pirro Çakon, gjatë një lidhje telefonike. Ikona e muzikës dukej tejet e buzëqeshur në momentin kur bisedonte me kompozitorin Çako, i cili edhe e shkroi këngën ikonike të artistes “E duam lumturinë”. ”Jam shumë, shumë mirë me ato dramat që mbaruan shyqyr Zotit për Elvirën edhe Eltoni më tha do të flasësh?

Source

“Jam shumë mirë, mbaruan dramat”, Parashqevi Simaku flet me Pirro Çakon pas kaq shumë vitesh

26 December 2024 at 15:50

Parashqevi Simaku pas kaq shumë viteve ka biseduar me kompozitorin e njohur shqiptar, Pirro Çakon, gjatë një lidhje telefonike së fundmi.

Këtë telefonatë siç duket ia mundësoi miku i saj, Elton Ilirjani, i cili e gjeti artisten duke i siguruar akomodim në një hotel në New York.

Parashqevi dukej tejet e buzëqeshur në momentin kur bisedonte me kompozitorin Çako, i cili edhe e shkroi këngën ikonike të artistes “E duam lumturinë”.

Video: Parashqevi Simaku / shqiptaret_e_amerikes

“Jam shumë, shumë mirë me ato dramat që mbaruan shyqyr Zotit për Elvirën edhe Eltoni më tha do të flasësh? I thashë unë patjetër sepse kemi shumë vite që s’kemi folur qëkur bëmë një fotografi qëkur morëm çmimin e parë nuk jemi takuar i thashë, të lutem”, i tha artistja e saj, derisa shpërfaqte ngrohtësi.

Parashqevi Simaku ka qenë personazhi më i komentuar kohëve të fundit, pas kronikë së televizionit amerikan në të cilën u shfaq artistja duke marrë ndihma.

Ajo ka qenë për vite e pastrehë duke pritur në stacionin e trenit djalin e saj, nga martesa me muzikantin Robert Nohfe, nga i cili është divorcuar vite më parë. /Telegrafi/

The post “Jam shumë mirë, mbaruan dramat”, Parashqevi Simaku flet me Pirro Çakon pas kaq shumë vitesh appeared first on Telegrafi.

“Dukesh si yll”- Parashqevi Simaku flet pas 36-vitesh me Pirro Çakon

By: fra nc
26 December 2024 at 11:26

Pas 36 vitesh, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë biseduar për herë të parë përmes një telefonate video, duke rikthyer kujtime dhe emocione nga koha kur triumfuan në Festivalin e Këngës me këngën “E duam lumturinë”. Biznesmeni Elton Ilirjani ka publikuar videon e këtij momenti prekës në rrjetet e tij sociale, ku dy artistët kanë ndarë një bisedë të ngrohtë dhe me shumë mall për njëri-tjetrin.

Në bisedën e tyre, Parashqevia ka pyetur Pirron për gjendjen e nënës së tij, duke e cilësuar babain e tij “mbretin e muzikës shqiptare”.

Në një moment të bisedës, Parashqevia shprehu gjithashtu admirim për pamjen e Pirros, duke thënë me humor dhe dashuri: “Dukesh si pëllumb. T’u bëfsha kurban.” Ata kanë folur edhe për mundësinë e një projekti të ardhshëm, duke bërë të ditur se pas kaq shumë viteve, miqësia dhe dëshira për bashkëpunim janë ende të forta.

Pjesë nga biseda:

Parashqevi Simaku: Jam gëzuar shumë për Sandrin e vogël. Më thuaj si është nëna, mbreti i muzikës shqiptare babai yt?

Piro Çako: Babai nuk jeton më.

Parashqevi Simaku: Ooo, po ja të ka ty. Tani të ka ty.

Piro Çako: Po ti si je njëherë?

Parashqevi Simaku: Shumë, shumë mirë jam. Ja me ato dramat që mbaruan më në fund. Shyqyr Zotit. ‘Eltoni më tha do të flasësh?’ Patjetër i thashë sepse kemi shumë vite që nuk kemi folur. Që kur bëmë një fotografi që kur morëm çmimin e parë. Mirë je ti? Dukesh si pëllumb. T’u bëfsha kurban.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Dukesh si yll”- Parashqevi Simaku flet pas 36-vitesh me Pirro Çakon appeared first on Euronews Albania.

Pas 36 vitesh, ‘ribashkohen’ Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako

By: gaze tare
25 December 2024 at 23:42

Pas 36 vitesh, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë zhvilluar bisedën e tyre të parë.Dy bashkëpunëtorët që në Festivalin e Këngës triumfuan me “E duam lumturinë”, kanë biseduar këtë të mërkurë.

Ka qenë vetë Elton Ilirjani ai i cili ka publikuar një video ku artistja shqiptare shihej teksa bisedonte me mall e nostalgji me kantautorin e njohur.

Si në sytë e Pirros, po ashtu dhe në zërin e Parashqevisë kuptohej qartë malli dhe respekti që ata gëzonin ende për njëri tjetrin.

Biseda mes tyre: 

Parashqevi Simaku: Jam gëzuar shumë për Sandrin e vogël. Më thuaj si është nëna, mbreti i muzikës shqiptare babai yt?

Pirro Çako: Babai nuk jeton më

Parashqevi Simaku: Ooo, po ja të ka ty. Tani të ka ty.

Pirro Çako: Po ti si je njëherë?

Parashqevi Simaku: Shumë, shumë mirë jam. Ja me ato dramat që mbaruan më në fund. Shyqyr Zotit. ‘Eltoni më tha do të flasësh?’ Patjetër i thashë sepse kemi shumë vite që nuk kemi folur. Që kur bëmë një fotografi që kur morëm çmimin e parë. Mirë je ti? Dukesh si pëllumb. Tu bëfsha kurban.

@iconstyle.media

“Dukesh si pëllumb paqe”🥹

♬ original sound – ICONSTYLE

The post Pas 36 vitesh, ‘ribashkohen’ Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako appeared first on iconstyle.al.

VIDEO/ Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako ribashkohen pas shumë vitesh

By: M C
25 December 2024 at 22:14

Vetëm një ditë më parë Pirro Çako tha se prej vitesh ka provuar të kontaktojë me të madhen Parashqevi Simaku, por nuk ia arriti dot. E së fundmi, pas shumë e shumë vitesh, më saktë pas 36 vitesh, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë zhvilluar bisedën e tyre të parë.

Dy bashkëpunëtorët që në Festivalin e Këngës triumfuan me “E duam lumturinë”, kanë biseduar këtë të mërkurë. Ka qenë vetë Elton Ilirjani ai i cili ka publikuar një video ku artistja shqiptare shihej teksa bisedonte me mall e nostalgji me kantautorin e njohur.

Si në sytë e Pirros, po ashtu dhe në zërin e Parashqevisë kuptohej qartë malli dhe respekti që ata gëzonin ende për njëri tjetrin.

Parashqevi Simaku: Jam gëzuar shumë për Sandrin e vogël. Më thuaj si është nëna, mbreti i muzikës shqiptare babai yt?

Piro Çako: Babai nuk jeton më

Parashqevi Simaku: Ooo, po ja të ka ty. Tani të ka ty.

Piro Çako: Po ti si je njëherë?

Parashqevi Simaku: Shumë, shumë mirë jam. Ja me ato dramat që mbaruan më në fund. Shyqyr Zotit. ‘Eltoni më tha do të flasësh?’ Patjetër i thashë sepse kemi shumë vite që nuk kemi folur. Që kur bëmë një fotografi që kur morëm çmimin e parë. Mirë je ti? Dukesh si pëllumb. Tu bëfsha kurban.

Ndërkohë, përpos kësaj video biznesmeni Elton Ilirjani ka zbuluar për publikun Pirro dhe Parashqevia biseduan edhe për projektin e tyre të radhës.

The post VIDEO/ Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako ribashkohen pas shumë vitesh appeared first on Albeu.com.

“Pata një lajthitje”/ Pirro Çako ftesë publike Parashqevisë: Të bëjmë këngë bashkë

By: gaze tare
25 December 2024 at 19:04

Këngëtari Pirro Çako ka shprehur publikisht dëshirën për një bashkëpunim me artisten Parashqevi Simaku, pas një periudhe të gjatë mungese në skenën muzikore. Pas rikthimit të saj, Çako ka zbuluar se ka tentuar disa herë të kontaktojë Parashqevi, por nuk ka marrë përgjigje nga ajo.

“Kam provuar të kontaktoj Parashqevi shumë herë, duke i shkruar dhe kërkuar mundësi për t’u takuar. Kam pasur dëshirë të flisnim dhe të kujtonim së bashku momentet e kaluara,” – tha Çako. Ai shtoi se është i lumtur që artisten e ka parë sërish në publik dhe shpreson që kjo të sjellë mundësi pozitive për të dy.

Për më tepër, Çako theksoi se një bashkëpunim muzikor me Parashqevin do të ishte një moment i paharrueshëm. “Do të ishte një gjë shumë e bukur që Parashqevia të bënte një performancë të re dhe të realizonim diçka bashkë, por kjo është në duar të saj. Nëse ajo do të dëshirojë, do ta mbështes me shumë kënaqësi,” – përfundoi ai.

Kënga e Parashqevi Simakut “E duam lumturinë” është shndërruar në një himn të gëzimit dhe shpresës, duke përcjellë mesazhin e dashurisë për jetën. Me vargjet e poetit Agim Doçi dhe melodinë e Pirro Çakos, mori jetë kënga që rrëmbeu shpirtin e çdo dëgjuesi, që dhe sot pas 36 vitesh e shijon si ditën e parë.

Ishte viti 1988 kur Çako, ende në hapat e parë të karrierës, guxoi të kërkonte bashkëpunim me artisten më të dashur të momentit.

Pirro Çako: Pata një lajthitje… sepse unë isha askush në atë periudhë dhe pretendova që një këngë që kisha kompozuar t’ia jepja këngëtares më në zë. Kisha besim se ajo ishte një këngë e bukur, por duhej të shkonte në vendin e duhur. Gjërat u bashkuan, unë një anonim dhe Parashqevi Simaku në atë periudhë diva e muzikës shqiptare dhe ky konfigurim dhuroi këtë këngë që për mua është kënga më e famshme, më e kënduara në të gjitha trevat shqiptare.

The post “Pata një lajthitje”/ Pirro Çako ftesë publike Parashqevisë: Të bëjmë këngë bashkë appeared first on iconstyle.al.

“E duam lumturinë”, Parashqevi Simaku rikthehet për të kënduar në festat e fundvitit

24 December 2024 at 20:23

Këngëtarja e madhe shqiptare, Parashqevi Simaku i rikthehet muzikës pas disa dekadash.

E duam lumturinë” kjo është kënga e përzgjedhur për 2024 nga Top Media.

Kënga nis me këngëtaren Parashqevi Simaku dhe më pas vijon me personazhet më të dashur të ekranit, që i shikojmë çdo ditë përmes projekteve.

Në këtë këngë ku në thelb janë fëmijët dhe lumturia, vogëlushët nuk munguan, ku kori i tyre me zërin e brishtë i dha ngjyra të tjera kësaj tradite.

Biznesmeni Elton Ilirjani, i cili gjeti në SHBA, këngëtaren Parashqevi Simaku e paralajmëroi këtë pjesëmarrje të ikonës së muzikës.

“Ajo që dua të them është që të mos dorëzohen të na mbështesin… gjithashtu kemi një surprizë, që me datën 24 ju si televizion e bëni, Parashqevi Simaku do të vijë me këngë. Kënga e fundvitit, kënga e Krishtlindjes…”, ka zbuluar Ilirjani, teksa tregonte detajet e përgatitjes së Parashqevisë për këtë surprizë.

E duam lumturinë” është përzgjedhur si një himn për krijimtarinë muzikore shqiptare që mbetet ende gjallë sot e kësaj ditë.

Parashqevi Simaku mori pjesë në festivalin e 27 të këngës, ku me këtë projekt arriti të fitojë jo vetëm çmimin, por të gjithë zemrat e shqiptarëve.

Tekstshkruesi i këngës është Agim Doçi, kompozitor Pirro Çako dhe orkestrues Gjergj Leka.

“E duam lumturinë”, vijon të jetë himn edhe sot e kësaj dite në çdo zemër që ka shpresë dhe lumturi.

The post “E duam lumturinë”, Parashqevi Simaku rikthehet për të kënduar në festat e fundvitit appeared first on Sot News | Lajme.

Një kthim magjik – Parashqevi Simaku sonte do të përshëndesë për herë të parë Festivalin e Këngës

21 December 2024 at 16:42

Elton Ilirjani, i cili ka qenë në përkujdesjen e këngëtares së njohur Parashqevi Simaku, ka shpërndarë një lajm ekskluziv dhe shumë emocionues për të gjithë shqiptarët.

Ai ka postuar në InstaStory një mesazh ku njofton se sot, në orën 21:00, Parashqevi Simaku do të përshëndetë për herë të parë me zë dhe figurë Festivalin e 63-të të Këngës në RTSH.

Ky moment është shumë i veçantë, pasi Eltoni është përkujdesur për këngëtaren e madhe që nga momenti kur e gjeti atë në Penn Station të New York-ut.

Foto: Screenshot/Elton Ilirjani (Instagram)

Ky lajm ka emocionuar të gjithë ata që kanë dashuri të madhe për Parashqevi Simakun, të cilën po e shohim në ekran pas kaq shumë kohësh.

Këngëtarja e madhe ka pasur një lidhje të ngushtë me Festivalin e Këngës, duke qenë një nga figurat më të njohura dhe të respektuara në këtë ngjarje prestigjioze.

Foto: Parashqevi Simaku, Kënga Fituese e Festivalit të 25-të të këngës në RTSH

Në vitin 1985, në Festivalin e 24-të të Këngës në RTSH, Parashqevi Simaku fitoi vendin e parë me këngën “Në moshën e rinisë”. Po ashtu, në vitin 1988, ajo triumfoi sërish, duke marrë çmimin e parë në Festivalin e 27-të të Këngës me këngën “E duam lumturinë”, të kompozuar nga Pirro Çako.

Repertuari i saj është shumë i pasur dhe përfshin një numër të madh këngësh të suksesshme. Pas vitit 1991, ajo u transferua në SHBA, ku vazhdoi të merrej me muzikë dhe nxori një album të ri.

Para se të largohej, ajo ishte shfaqur për herë të fundit në Shqipëri në vitin 1996, si e ftuar në edicionin e 35-të të Festivalit të Këngës në RTSH. /Telegrafi/

The post Një kthim magjik – Parashqevi Simaku sonte do të përshëndesë për herë të parë Festivalin e Këngës appeared first on Telegrafi.

Pirro Çako heq ‘E duam lumturinë’ nga kanalet abuzive në Youtube

By: user 10
20 December 2024 at 20:55

Pirro Çako hoqi këngën ‘E duam lumturinë’ nga kanalet abuzive, të kënduar nga Parashqevi Simaku, që artistja të ketë të drejta mbi veprën artistike tani që u rikthye në jetën publike.

Kënga “E duam lumturinë” e Parashqevi Simakut me kompozitor Pirro Çako dhe tekstshkrues Agim Doçin, ka ekzistuar në kanalin “YouTube” prej më shumë se 9 vitesh, e ngarkuar në një kanal jozyrtar nga persona anonimë dhe të paautorizuar, me plot gati 6 milionë shikime, e ku të shumtë ishin ata që riktheheshin herë pas here për ta dëgjuar.

Mbi 200 mijë klikime, këngës iu shtuan vetëm gjatë javës së fundit, dhe kjo falë interesit të madh që ngjallën lajmet për këngëtaren në SHBA.

Ndërkohë pas fshirjes së këngës nga kanalet jo zyrtare, Pirro e ka rihedhur përsëri para dy ditësh (18 dhjetor) në kanalin e tij zyrtar, për të gjithë adhuruesit e Parashqevisë.

The post Pirro Çako heq ‘E duam lumturinë’ nga kanalet abuzive në Youtube appeared first on Lapsi.al.

Shkaktar Pirro Çako? Kënga e famshme e Parashqevisë ‘zhduket’ nga Youtube

By: gaze tare
20 December 2024 at 09:38

Kënga “E duam lumturinë” e Parashqevi Simakut, që ka bërë bujë për më shumë se 9 vjet në platformën YouTube, ka arritur pothuajse 6 milionë shikime, edhe pse ishte ngarkuar në një kanal jozyrtar. Gjatë javës së fundit, interesimi për këtë këngë është shtuar ndjeshëm, duke arritur mbi 200 mijë klikime, për shkak të lajmeve që rrethojnë këngëtaren në SHBA.

Megjithatë, është e vështirë të thuhet se Parashqevi Simaku ka përfituar ndonjëherë financialisht nga këngët e saj. Ajo që ka ndodhur së fundmi është disi e pazakontë: versioni i vjetër i këngës me miliona klikime është fshirë nga YouTube, ndërsa një version i ri është ngarkuar ditët e fundit në kanal zyrtar të Pirro Çakos.

Duket se tani të drejtat e menaxhimit të këngës “E duam lumturinë” janë kaluar tek kompania “FOLÉ”. Kënga është krijuar nga kompozitori Pirro Çako dhe teksti i saj është shkruar nga poeti i ndjerë Agim Doçi.

The post Shkaktar Pirro Çako? Kënga e famshme e Parashqevisë ‘zhduket’ nga Youtube appeared first on iconstyle.al.

Çfarë ndodhi? Pirro Çako fshin nga YouTube këngën me 6 milion shikime të Parashqevi Simakut

19 December 2024 at 22:58

Kënga “E duam lumturinë” e Parashqevi Simakut ka ekzistuar në kanalin “YouTube” prej më shumë se 9 vitesh, e ngarkuar në një kanal jozyrtar, me plot gati 6 milionë shikime, e ku të shumtë ishin ata që riktheheshin herë pas here për ta dëgjuar.

Mbi 200 mijë klikime, këngës iu shtuan vetëm gjatë javës së fundit, dhe kjo falë interesit të madh që ngjallën lajmet për këngëtaren në SHBA.
Është vështirë të thuhet se Parashqevi Simaku ka përfituar ndonjëherë monetarisht nga këngët e saj.
Por së fundmi diçka e çuditshme ka ndodhur me këngën “E duam lumturinë”. Versioni i vjetër me miliona klikime është fshirë nga YouTube, ndërsa kënga është rihedhur një ditë më parë, në mesin e interesit të shtuar për Parashqevi Simakun, nga kanali zyrtar i Pirro Çakos.

Të drejtat e këngës duket se tashmë po i menaxhon kompania “FOLÉ”. Pirro Çako është kompozitori i kësaj kënge me tekst të poetit të ndjerë Agim Doçi.

The post Çfarë ndodhi? Pirro Çako fshin nga YouTube këngën me 6 milion shikime të Parashqevi Simakut appeared first on Sot News | Lajme.

Pirro Çako fshin nga YouTube këngën me 6 milion shikime të Parashqevi Simakut

By: M C
19 December 2024 at 23:11

Kënga “E duam lumturinë” e Parashqevi Simakut ka ekzistuar në kanalin “YouTube” prej më shumë se 9 vitesh, e ngarkuar në një kanal jozyrtar, me plot gati 6 milionë shikime, e ku të shumtë ishin ata që riktheheshin herë pas here për ta dëgjuar.

Mbi 200 mijë klikime, këngës iu shtuan vetëm gjatë javës së fundit, dhe kjo falë interesit të madh që ngjallën lajmet për këngëtaren në SHBA.
Është vështirë të thuhet se Parashqevi Simaku ka përfituar ndonjëherë monetarisht nga këngët e saj.
Por së fundmi diçka e çuditshme ka ndodhur me këngën “E duam lumturinë”. Versioni i vjetër me miliona klikime është fshirë nga YouTube, ndërsa kënga është rihedhur një ditë më parë, në mesin e interesit të shtuar për Parashqevi Simakun, nga kanali zyrtar i Pirro Çakos.

Të drejtat e këngës duket se tashmë po i menaxhon kompania “FOLÉ”. Pirro Çako është kompozitori i kësaj kënge me tekst të poetit të ndjerë Agim Doçi.

The post Pirro Çako fshin nga YouTube këngën me 6 milion shikime të Parashqevi Simakut appeared first on Albeu.com.

Arditi tha se u tërhoqën për arsye shëndetësore, reagon për herë të parë Arilena Ara

By: gaze tare
11 December 2024 at 09:43

Dueti “Zero Gradë” nga Arilena Ara dhe Pirro Çako, edhe pse ishte një ndër projektet muzikore më të pëlqyera prej publikut nuk arriti të këndohej, një vendim i marrë nga dy protagonistët për tërheqje nga gara në mënyrë të befasueshme, një lajm ky që u bë me dije fillimisht nga ICONSTYLE

Megjithatë, këngëtarja Arilena Ara, përmes një postimi në Instagram, falënderoi fansat për mbështetjen dhe njëkohësisht reagoi ndaj deklaratës së Gjebreas, ku ky i fundit deklaroi se dyshja u tërhoq nga gara për arsye shëndetëore.

Në mënyrë indirekte, Arilena thumbon producentin me fjalët: “Urojmë që i gjithë ky suport e kujdes ndaj nesh t’ju kthehet veç në dashuri e shëndet, të cilat i gëzojmë të dy si kurrë më parë.” Në fund të postimit të saj, Arilena la të hapur mundësinë për projekte të tjera muzikore, duke thënë: “Deri në takimin tjetër: ‘PLOT gradë’ dashuri për ju!”.

View this post on Instagram

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa)

The post Arditi tha se u tërhoqën për arsye shëndetësore, reagon për herë të parë Arilena Ara appeared first on iconstyle.al.

Arditi tha se u tërhoqën nga ‘Kënga Magjike’ për arsye shëndetësore, reagon për herë të parë Arilena: Unë dhe Pirro gëzojmë shëndet si kurrë më parë

11 December 2024 at 07:20

Dy këngëtarët e njohur, Pirro Çako dhe Arilena Ara, kanë surprizuar publikun duke u tërhequr nga finalja e “Këngës Magjike” vetëm pak orë para natës së fundit.

Dueti i tyre, “Zero Gradë”, ishte një nga performancat më të vlerësuara të këtij edicioni, dhe vendimi i papritur për të mos garuar në finale la shumë ndjekës të habitur.

Producenti dhe prezantuesi i festivalit, Ardit Gjebrea, reagoi pas përhapjes së lajmit duke shpjeguar se arsyeja e mungesës së tyre ishte një problem shëndetësor i Pirro Çakos. Sipas tij, këngëtari nuk ishte në gjendje të performonte, duke çuar kështu në vendimin për t’u tërhequr nga gara.

Megjithatë, këngëtarja Arilena Ara, përmes një postimi në Instagram, falënderoi fansat për mbështetjen dhe njëkohësisht reagoi ndaj deklaratës së Gjebreas. Ajo shkroi se, pavarësisht të gjithave, kënga dhe përjetimet që ajo solli për publikun janë të pandryshueshme, duke e cilësuar “Zero Gradë” si një kryevepër të dhuruar nga Pirro Çako. Në mënyrë indirekte, Arilena thumbon producentin me fjalët: “Urojmë që i gjithë ky suport e kujdes ndaj nesh t’ju kthehet veç në dashuri e shëndet, të cilat i gëzojmë të dy si kurrë më parë.”

Fansat kanë reaguar në mënyra të ndryshme ndaj këtij zhvillimi, duke shprehur keqardhje që një nga këngët më të pëlqyera të këtij edicioni nuk arriti të performohej në natën finale. Pavarësisht tërheqjes, “Zero Gradë” mbetet një moment i paharrueshëm për publikun, dhe shumë presin që kjo këngë të ketë një jetë të gjatë jashtë garës.

Në fund të postimit të saj, Arilena la të hapur mundësinë për projekte të tjera muzikore, duke thënë: “Deri në takimin tjetër: ‘PLOT gradë’ dashuri për ju!”. Ndërkohë, tensionet mes artistëve dhe organizatorëve të festivalit mbeten një temë e hapur për diskutim. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa)

The post Arditi tha se u tërhoqën nga ‘Kënga Magjike’ për arsye shëndetësore, reagon për herë të parë Arilena: Unë dhe Pirro gëzojmë shëndet si kurrë më parë appeared first on Telegrafi.

Pirro Çako u sëmur? Arilena Ara thumbon produksionin e Këngës Magjike: Gëzojmë shëndet si kurrë më parë

By: redi
10 December 2024 at 21:14

Pirro Çako dhe Arilena Ara konkuruan në festivalin e ”Këngës Magjike 2024” me duetin “Zero Gradë”, por u tërhoqën nga gara pak orë para finales, duke mos dhënë asnjë shpjegim. Pas përhapjes së lajmit për tërheqjen nga festivali të dy artistëve, reagoi producenti dhe prezantuesi Ardit Gjebrea, i cili deklaroi se Pirro Çako ishte sëmurë, ndaj nuk mund të performonin në natën finale.

Source

Arilena Ara dhe Pirro Çako mungojnë në natën finale të “Kënga Magjike”

7 December 2024 at 23:29

Në natën finale të spektaklit më të madh të muzikës në Shqipëri, “Kënga Magjike”, dy emra të njohur, Arilena Ara dhe Pirro Çako, nuk ishin të pranishëm.

Lajmi për mungesën e tyre ka bërë bujë në media dhe ka tërhequr vëmendjen e publikut, pasi të dy janë pjesë të rëndësishme të këtij evenimenti muzikor.

Arditi ka sqaruar arsyen e mungesës së Pirro Çakos, duke theksuar se këngëtari ka pasur probleme shëndetësore që e kanë pamundësuar pjesëmarrjen e tij në këtë natë finale.

Megjithatë, nuk janë dhënë më shumë detaje mbi natyrën e problemit shëndetësor që ka prekur Pirron.

Të dy këngëtarët janë ndër emrat më të njohur të skenës shqiptare dhe mungesa e tyre në një event kaq të madh është ndier nga publiku i gjerë.

Kjo natë finale, që gjithmonë ka grumbulluar emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare, ka vazhduar me emocionet e saj, pavarësisht mungesës së këtyre dy artistëve. /Telegrafi/

The post Arilena Ara dhe Pirro Çako mungojnë në natën finale të “Kënga Magjike” appeared first on Telegrafi.

“Më vjen shumë keq, por…”- Të përfolur si kandidatë fitues, Pirro Çako dhe Arilena Ara tërhiqen nga gara e “Këngës Magjike”! Zbulohet arsyeja

7 December 2024 at 19:12
Dy këngëtarët mjaft të njohur, Pirro Çako dhe Arilena Ara janë tërhequr nga gara e “Këngës Magjike” përpara natës finale. Dyshja e cila ishin në duet së bashku, mësohet se janë tërhequr për shkak të një problemi shëndetësor të Pirros, i cili është ftohur dhe e ka të pamundur të këndojë. Lajmin e shumë përfolur
❌
❌