Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Arilena Ara reagon pas tërheqjes nga gara në “Kënga Magjike”

By: user 10
11 December 2024 at 14:17

Arinela Ara ka reaguar pas tërheqjes nga gara në këngën magjike. Artistja mori pjesë së bashku me artistin Pirro Çako me këngën  “Zero Gradë”.

Megjithatë, këngëtarja Arilena Ara, përmes një postimi në Instagram, falënderoi fansat për mbështetjen dhe njëkohësisht reagoi ndaj deklaratës së Gjebreas, ku ky i fundit deklaroi se dyshja u tërhoq nga gara për arsye shëndetërore.

“Urojmë që i gjithë ky suport e kujdes ndaj nesh t’ju kthehet veç në dashuri e shëndet, të cilat i gëzojmë të dy si kurrë më parë.” Në fund të postimit të saj, Arilena la të hapur mundësinë për projekte të tjera muzikore, duke thënë: “Deri në takimin tjetër: ‘PLOT gradë’ dashuri për ju!”.

The post Arilena Ara reagon pas tërheqjes nga gara në “Kënga Magjike” appeared first on Lapsi.al.

Arditi tha se u tërhoqën për arsye shëndetësore, reagon për herë të parë Arilena Ara

By: gaze tare
11 December 2024 at 09:43

Dueti “Zero Gradë” nga Arilena Ara dhe Pirro Çako, edhe pse ishte një ndër projektet muzikore më të pëlqyera prej publikut nuk arriti të këndohej, një vendim i marrë nga dy protagonistët për tërheqje nga gara në mënyrë të befasueshme, një lajm ky që u bë me dije fillimisht nga ICONSTYLE

Megjithatë, këngëtarja Arilena Ara, përmes një postimi në Instagram, falënderoi fansat për mbështetjen dhe njëkohësisht reagoi ndaj deklaratës së Gjebreas, ku ky i fundit deklaroi se dyshja u tërhoq nga gara për arsye shëndetëore.

Në mënyrë indirekte, Arilena thumbon producentin me fjalët: “Urojmë që i gjithë ky suport e kujdes ndaj nesh t’ju kthehet veç në dashuri e shëndet, të cilat i gëzojmë të dy si kurrë më parë.” Në fund të postimit të saj, Arilena la të hapur mundësinë për projekte të tjera muzikore, duke thënë: “Deri në takimin tjetër: ‘PLOT gradë’ dashuri për ju!”.

View this post on Instagram

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa)

The post Arditi tha se u tërhoqën për arsye shëndetësore, reagon për herë të parë Arilena Ara appeared first on iconstyle.al.

Debatet në rrjet pasi fitoi “Kënga Magjike”, reagon për herë të parë Rozana Radi

9 December 2024 at 19:09

Dueti “Akoma” i Rozana Radit dhe Sanyt, rrëmbeu çmimin e parë në festivalin “Kënga Magjike 2024”.

Votat e Jurisë dhe të vetë artistëve në garë, sollën një diferencë të ngushtë pikësh me vendin e dytë, në të cilin u rendit Eneda Tarifa.

Vendi i tretë i takoi artistes Ronela Hajati, e cila u prezantua me këngën “Labirinth”.

Rozana ka reaguar pas fitores me një shkrim të gjatë të ndarë në rrjete sociale, ku ka falënderuar të gjithë për përkrahjen.

Ajo thekson se kjo erdhi në një periudhë jo shumë të mirë të jetës së saj, por me një triumf në dorë.

Më poshtë reagimi i plotë:

“Pershendetje yjet e mi! Me lejoni te shkruaj “Akoma” disa fjale per kete rrugetim magjik.

Kjo kenge edhi ne nje periudhe jo shume te mire te jetes time dhe fale saje dhe bashkepunetoreve te mi sot jemi me nje triumf ne dore. Jam shume e bindur kur them qe ne kemi ndare ate skene me me te miret. Me lejoni t’ju them se cfare do te thote per mua te fitosh Kengen Magjike, do te thote te jetosh gjate me muziken tende, te punosh fort e te jepesh me shume se kushdo. Te fitosh sigurisht eshte per te gjithe ne shume e rendesishme, por kjo ndodh rralle…

Mund te jesh me fat nje here nese ndodh, por kur ndodh per here te dyte atehere kjo vjen si fryt i pune ne grup ku te gjithe kontribuojne si trajner.

Kjo kenge me ka mesuar qe nuk ka kufi qe e ndalon nje artist te bej ate di te bej me mire: Te jap nje mesazh dashurie dhe paqeje. Kemi mesuar te fluturojme si zogjte, te notojme si peshqit, duhet vetem te mesojne thjeshtesine per te bashkejetuar me te gjithe njerezit e botes.

Une do vazhdoj te kendoj e te percjell mesazhe sa te kem jete.

Faleminderit Kledi Bahiti & Valter Beqo per kete kenge te mrekullueshme keni qene balsami i shpirtit tim, Joni Peci per finesen dhe klasin ku cdo ngjyre plotesonte tablone e kenges tone. Aldo Lipe syri kurioz i nje fotografie brilante dhe plane te cilat me kane mbetur ne memorie. Albi Nako & balerinet per atmosferen e shtuar.

Sani Dimitri jam e lumtur qe ne gjerdanin e karrieres sime artistike ky duet me ty qendron ne krye. Me perulje falenderoj secilin nga ju qe e votuat dhe e duartrokitet kengen tone.
Pa ju nuk do isha asgje. Ju dua”.

The post Debatet në rrjet pasi fitoi “Kënga Magjike”, reagon për herë të parë Rozana Radi appeared first on Sot News | Lajme.

Rozana Radi reagon pasi u shpall fituese e “Kënga Magjike”

By: user 10
9 December 2024 at 15:14

Mbrëmjen e 8 tetorit u mbajt nata finale e “Kënga Magjike”, ku fituese u shpall dueti “Akoma” nga Rozana Radi dhe Sany Dimitri.

Përmes rrjetit social, Instagram, Rozana reagoi ndaj fitores duke shkruar: “Përshëndetje yjet e mi! më lejoni të shkruaj “Akoma” disa fjalë për këtë rrugetim magjik.

Kjo këngë erdhi në një periudhe jo shumë të mirë të jetes time dhe falë saj dhe bashkëpunetorëve të mi sot jemi me një  triumf në dorë. Jam shumë e bindur kur them qe ne kemi ndarë atë skenë me më të mirët. Më lejoni t’ju them se cfarë do të thotë për mua të fitosh Këngën Magjike, do të thotë të jetosh gjatë me muzikën tënde, të punosh fort e te jepesh më shumë se kushdo. Të fitosh sigurisht është për të gjithë ne shumë e rëndësishme, por kjo ndodh rrallë…

Mund te jesh me fat një herë nëse ndodh, por kur ndodh për herë të dytë atëherë kjo vjen si fryt i një pune në grup ku të gjithë kontribuojnë si trajner.

Kjo këngë  më ka mësuar qe nuk ka kufi që e ndalon një artist të bëj atë di të bëj më mirë: Të jap një mesazh dashurie dhe paqeje. Kemi mësuar te fluturojmë si zogjtë, të notojmë si peshqit, duhet vetëm të mësojnë thjeshtësinë për të bashkëjetuar me të gjithë  njerëzit e botës. Unë do vazhdoj të kendoj e të ëercjell mesazhe sa te kem jetë”, u shpreh ndër të tjera artistja.

 

 

 

 

The post Rozana Radi reagon pasi u shpall fituese e “Kënga Magjike” appeared first on Lapsi.al.

Tensione të forta në post ‘Kënga Magjike’/ Këngëtari nuk ja përton Anxhela Peristerit, e akuzon për…

9 December 2024 at 10:58

Me tensione dhe debate të forta u zhvillua post “Kënga Magjike”. Artistët pjesëmarrës në këtë edicion të “Këngës Magjike” u mblodhën këtë të diele te “E Diela Shqiptare”, ku dhe diskutuan për çmimet e festivalit, kënaqësitë por dhe pakënaqësitë.

Një prej atyre që kishte pakënaqësi me pikët ishte dhe Tiri Gjoci. Fillimisht këngëtari shprehu rezervat e tij ndaj Andi Brapit, dhe më pas dhe ndaj kolegës së tij Anxehla Peristerit e cika e vlerësoi këngën e tij “Mos ik o ma” me 4 pikë. Sipas Tirit, vlerësimet e saj në këtë edicion të “Këngës Magjike” kanë qenë “qoka”.

“Zemra, ke bërë qoka nga fillimi deri në fund”, iu drejtua Tiri Anxhelës, e cila më pas ia ktheu duke i thënë se kënga e tij nuk i pëlqeu dhe se nuk ishte në shijet e saj.

“Kënga jote nuk ishte në shijet e mia se më pyete dhe pastaj mund të flasësh! Mua mos më thuaj për qoka sepse unë jam e vetmja këngëtare që nuk kam bërë qoka as kur kam qenë në konkurrim! Votat e mia janë të dukshme dhe këngëtarët i ke këtu”, tha Anxhela.

Pjesë nga debati:

Tiri Gjoci: Çfarë kishte më shumë ajo që ishte me 6 pikë më shumë sesa kënga ime? Kaq.

Anxhela Peristeri: Tiri, dëgjo, të gjithë artistët që janë këtu sot mendoj që janë të votuar nga unë, fatmirësisht kanë ardhur nga këta artistë që të të ngrija ty?

Tiri Gjoci: Zemra, ke bërë qoka nga fillimi deri në fund.

Anxhela Peristeri: Kjo është pyetja që po të bëj unë ty.

Tiri Gjoci: Ke bërë qoka nga fillimi deri në fund. Ke votuar ata që këndon nëpër ‘live’…

Anxhela Peristeri: A ka mundësi t’i përgjigjesh pyetjes?

Tiri Gjoci: Është diçka që përsëritet vit pas viti.

Anxhela Peristeri: Këngët e mia të preferuara kanë dalë të gjitha në treshe, Rozana Radi, Ronela Hajati, Pirro Çako dhe Arilena Ara…

Anxhela Peristeri: Kënga jote nuk ishte në shijet e mia se më pyete dhe pastaj mund të flasësh! Mua mos më thuaj për qoka sepse unë jam e vetmja këngëtare që nuk kam bërë qoka as kur kam qenë në konkurrim! Votat e mia janë të dukshme dhe këngëtarët i ke këtu!

Tiri Gjoci: Mbrëmë jemi takuar te ‘afterparty’ dhe më ke thënë Tiri, më ke bërë për të qarë.

Anxhela Peristeri: Po, më ke bërë për të qarë, është e vërtetë.

Tiri Gjoci: E pashë, sa më ke votuar me 4 pikë.

Anxhela Peristeri: Më ke bërë për të qarë sepse ke një këngë me tematikë që vërtet të bën për të qarë, por unë këngë me tematika kaq të dhimbshme nuk i pëlqej dhe këtë e dinë të gjithë sepse mua më futin në një gjendje depresive që nuk dua ta përjetoj.

Andi Vrapi: Sa pikë ka dashur se 22 nuk i pëlqejnë, 4 nuk i pëlqejnë, sa pikë doje?

Tiri Gjoci: Nuk ka lidhje fare me pikët.

Andi Vrapi: Po atë po na përmend.

Anxhela Peristeri: Që ta mbyllim këtë diskutim, për mua këngët e tjera ishin shumë më të bukura se kënga jote.

The post Tensione të forta në post ‘Kënga Magjike’/ Këngëtari nuk ja përton Anxhela Peristerit, e akuzon për… appeared first on Sot News | Lajme.

Rozana Radi reagon pasi u shpall fituese e “Kënga Magjike”: Do të vazhdojë të këndojë e të përcjellë mesazhe sa të kem jetë

8 December 2024 at 23:50

Dueti “Akoma” i Rozana Radit dhe Sanyt, rrëmbeu çmimin e parë në festivalin “Kënga Magjike 2024”.

Votat e Jurisë dhe të vetë artistëve në garë, sollën një diferencë të ngushtë pikësh me vendin e dytë, në të cilin u rendit Eneda Tarifa.

Vendi i tretë i takoi artistes Ronela Hajati, e cila u prezantua me këngën “Labirinth”.

Rozana ka reaguar pas fitores me një shkrim të gjatë të ndarë në rrjete sociale, ku ka falënderuar të gjithë për përkrahjen.

Ajo thekson se kjo erdhi në një periudhë jo shumë të mirë të jetës së saj, por me një triumf në dorë.

Më poshtë ua sjellim reagimin e plotë:

“Pershendetje yjet e mi! Me lejoni te shkruaj “Akoma” disa fjale per kete rrugetim magjik.

Kjo kenge edhi ne nje periudhe jo shume te mire te jetes time dhe fale saje dhe bashkepunetoreve te mi sot jemi me nje triumf ne dore. Jam shume e bindur kur them qe ne kemi ndare ate skene me me te miret. Me lejoni t’ju them se cfare do te thote per mua te fitosh Kengen Magjike, do te thote te jetosh gjate me muziken tende, te punosh fort e te jepesh me shume se kushdo. Te fitosh sigurisht eshte per te gjithe ne shume e rendesishme, por kjo ndodh rralle…

Mund te jesh me fat nje here nese ndodh, por kur ndodh per here te dyte atehere kjo vjen si fryt i pune ne grup ku te gjithe kontribuojne si trajner.

Kjo kenge me ka mesuar qe nuk ka kufi qe e ndalon nje artist te bej ate di te bej me mire: Te jap nje mesazh dashurie dhe paqeje. Kemi mesuar te fluturojme si zogjte, te notojme si peshqit, duhet vetem te mesojne thjeshtesine per te bashkejetuar me te gjithe njerezit e botes.

Une do vazhdoj te kendoj e te percjell mesazhe sa te kem jete.

Faleminderit Kledi Bahiti & Valter Beqo per kete kenge te mrekullueshme keni qene balsami i shpirtit tim, Joni Peci per finesen dhe klasin ku cdo ngjyre plotesonte tablone e kenges tone. Aldo Lipe syri kurioz i nje fotografie brilante dhe plane te cilat me kane mbetur ne memorie. Albi Nako & balerinet per atmosferen e shtuar.

Sani Dimitri jam e lumtur qe ne gjerdanin e karrieres sime artistike ky duet me ty qendron ne krye. @florii_hairstyle per artin e dlokeve dhe @makeupbysuelacangu per magjine e make – up
Me perulje falenderoj secilin nga ju qe e votuat dhe e duartrokitet kengen tone.

Pa ju nuk do isha asgje.

Ju dua”. /Telegrafi/

The post Rozana Radi reagon pasi u shpall fituese e “Kënga Magjike”: Do të vazhdojë të këndojë e të përcjellë mesazhe sa të kem jetë appeared first on Telegrafi.

Zbulimi i gjinisë, Xheisara: Mendova se fitova bastin!

By: gaze tare
8 December 2024 at 21:38

Xheisara ka bërë një njoftim të veçantë dhe të lumtur në natën finale të festivalit “Kënga Magjike”, duke shpallur se do të bëhet nënë për herë të parë. Ajo zbuloi gjithashtu gjininë e bebit, e cila fillimisht u njoftua me drita blu, por më pas kaloi në rozë, duke zbuluar se do të jetë një vajzë.

Megjithatë, Xheisara ka treguar se ishte e bindur se do të ishte djalë dhe madje mendonte se kishte fituar një bast në këtë drejtim. Ky moment i veçantë për të, u bë edhe më interesant gjatë intervistës në studion e “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.

Dje kam qenë shumë e emocionuar dhe kisha një mal me emocione. Në momentin e parë që e kam parë blu mendova që kisha fituar një bast  që e kisha vënë me mikun tim më të mirë që kishte gjatë gjithë kohës që më thoshte ti do të bësh një vajzë dhe unë i thoja që jo, unë do të bëj një djalë. Unë e thashë që gjithë jetën kam dashur të kem një vajzë, por nuk e di pse qëkur kam qenë shtatzënë, dshira ime ishte që të kisha djalë dhe isha fiksuar që unë beben e kisha djalë. Kur doli djalë aty, thjesht pata një reagim të menjëhershëm se isha unë ajo që e gjeta, ishte ajo ndjesia e mëmësisë që okej,  ia dola.  Kur na e ndërroi Aldo që ishte vajzë, patjetër që jam shumë e lumtur për arsyet që i thashë, por më bëri pak konfuze. Do të shkoj ta kontrolloj edhe njëherë tjetër se nuk jam shumë e sigurt.

Gjithsesi, jam shumë e lumtur për këtë pjesë dhe jam shumë e lumtur që e ndava këtë gjë mes jush dhe patjetër do të jem mami i një vajze, shpresoj që të bëhet edhe ajo një ditë superstar.

The post Zbulimi i gjinisë, Xheisara: Mendova se fitova bastin! appeared first on iconstyle.al.

Rozana Radi dhe këngëtari grek Sany Dimitri fitojnë “Kënga Magjike 2024”

8 December 2024 at 08:15

Kënga “Akoma” e kënduar nga Rozana Radi dhe këngëtari grek Sany Dimitri arriti të shpallej fituese në finalen e festivalit “Kënga Magjike 2024” e mbajtur mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve. Kolegët, juria dhe publiku ishin në të njëjtin mendim, që “Akoma” meritonte të ngrinte trofeun në këtë edicion të “Këngës Magjike”, teksa Rozana […]

The post Rozana Radi dhe këngëtari grek Sany Dimitri fitojnë “Kënga Magjike 2024” appeared first on BoldNews.al.

Rozana Radi & Sany Dimitri fitojnë Kënga Magjike 2024, artistja: Ja kujt ia dedikoj kupën

8 December 2024 at 07:16
Rozana Radi dhe Sany Dimitri janë fituesit e edicionit të 24-t të “Kënga Magjike 2024”! Kënga e tyre “Akoma“ mori kupën e fitores duke grumbulluar  1452 pikë. Në vend të dytë ata u ndoqën nga Eneda Tarifa dhe Ronela Hajati. Pikët e publikut ishin vendimtaret që përcaktuan fituesit e vendit të parë, të dytë dhe

VIDEO/ Rozana Radi dhe Sany fitojnë “Këngën Magjike 2024”!

By: admin
8 December 2024 at 00:37

Rozana Radi dhe Sany janë fituesit e edicionit të 24-t të “Kënga Magjike 2024”! Kënga “Akoma“mori kupën e fitores së festivalit magjik me 1452 pikë.

Në vend të dytë ata u ndoqën nga Eneda Tarifa dhe Ronela Hajati.

Pikët e publikut ishin vendimtaret që përcaktuan fituesit e vendit të parë, të dytë dhe të tretë duke ndryshuar renditjen.

Marsela Çibukaj u dorëzoi kupën e fitores dy artistëve që bashkuan dy kultura e gjuhë në një këngë që mori votat e jurisë, artistëve e publikut.

Ndërsa hynë fitimtarë në skenë duke ngritur lart kupën, Rozana u shpreh se ndodhet në një periudhë të vështirë, por e gjen forcën për të fluturuar. Këtë kupë ajo ia dedikoi xhaxhait të saj të ndjerë, Françesk Radit.

Rozana Radi: Kjo është kupa juaj, e publikut të mrekullueshëm shqiptar, e muzikës që bashkon popuj, që nuk njeh kufij, që nuk njeh asgjë. Unë Ardit po kaloj një periudhë jo të mirë në jetën time me thënë të drejtën, por jam mësuar të fluturoj lart dhe të mos shikoj gjëra që më pengojnë, gjëra që më shqetësojnë, gjëra që më bëjnë të qaj kështu që do t’u thoja të gjithë vajzave dhe djemve të rinj, fluturoni sa më lart. Këtë kupë dua t’ia dedikoj një njeriu që dha shpirtin për muzikën, i cili sot duhet të ishte këtu me mua, ai nuk është më këtu. Françesk Radi, kjo është për ty, faleminderit për muzikën!

Sany Dimitri: Faleminderit shumë! Së pari, falenderoj të gjithë artistët që morën pjesë në këtë festival. Është një nder të jem këtu dhe një kënaqësi e nder i madh. Nuk di ç’të them tjetër.

The post VIDEO/ Rozana Radi dhe Sany fitojnë “Këngën Magjike 2024”! appeared first on Albeu.com.

Rozana Radi & Sany shpallen fitues të “Kënga Magjike”

7 December 2024 at 23:43

Në natën finale të festivali “Kënga Magjike”, Rozana Radi dhe Sany kanë arritur të fitojnë vendin e parë me performancën e tyre të paharrueshme.

Ky sukses i siguroi atyre vendin e titulluar si fitues të edicionit të këtij viti, duke lënë pas konkurrentët e tjerë të fortë.

Në vendin e dytë u pozicionua Eneda Tarifa, e cila ka bërë një paraqitje të shkëlqyer, ndërsa vendi i tretë iu takua Ronela Hajatit, që po ashtu u vlerësua shumë për interpretimin e saj.

Foto: Screenshot/YouTube

Ky edicion i “Kënga Magjike” ka sjellë emocionet e natës finale dhe ka treguar se konkurrenca mes artistëve të njohur ishte shumë e fortë, duke bërë që secili nga ata të paraqiste një nivel të lartë muzikor. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube
Foto: Screenshot/YouTube

The post Rozana Radi & Sany shpallen fitues të “Kënga Magjike” appeared first on Telegrafi.

Arilena Ara dhe Pirro Çako mungojnë në natën finale të “Kënga Magjike”

7 December 2024 at 23:29

Në natën finale të spektaklit më të madh të muzikës në Shqipëri, “Kënga Magjike”, dy emra të njohur, Arilena Ara dhe Pirro Çako, nuk ishin të pranishëm.

Lajmi për mungesën e tyre ka bërë bujë në media dhe ka tërhequr vëmendjen e publikut, pasi të dy janë pjesë të rëndësishme të këtij evenimenti muzikor.

Arditi ka sqaruar arsyen e mungesës së Pirro Çakos, duke theksuar se këngëtari ka pasur probleme shëndetësore që e kanë pamundësuar pjesëmarrjen e tij në këtë natë finale.

Megjithatë, nuk janë dhënë më shumë detaje mbi natyrën e problemit shëndetësor që ka prekur Pirron.

Të dy këngëtarët janë ndër emrat më të njohur të skenës shqiptare dhe mungesa e tyre në një event kaq të madh është ndier nga publiku i gjerë.

Kjo natë finale, që gjithmonë ka grumbulluar emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare, ka vazhduar me emocionet e saj, pavarësisht mungesës së këtyre dy artistëve. /Telegrafi/

The post Arilena Ara dhe Pirro Çako mungojnë në natën finale të “Kënga Magjike” appeared first on Telegrafi.

Shpallen fituesit e “Kënga Magjike 2024”!

By: gaze tare
7 December 2024 at 23:46

Rozana Radi dhe Sany Dimitri janë shpallur fituesit e këtij edicioni të “Kënga Magjike 2024”.

Dueti i tyre që mban titullin “Akoma” projekt muzikor tepër i pëlqyer nga një audiencë mjaft e gjerë, falë votave të konkurrentëve dhe publikut arriti të kryesojë në vend të parë!

“Akoma“ mori kupën e fitores së festivalit magjik me plotë 1452 pikë.

Në vend të dytë ata u ndoqën nga Eneda Tarifa dhe Ronela Hajati.

The post Shpallen fituesit e “Kënga Magjike 2024”! appeared first on iconstyle.al.

Nënë për herë të parë, artistja e njohur zbulon gjininë e fëmijës në “Kënga Magjike”

By: gaze tare
7 December 2024 at 21:58

Mbrëmjen e sotme është nata finale e “Kënga Magjike”. E Xheisara këndoi për kategorinë “New Artist”. Pak para nisjes së performancës së saj, producenti Ardit Gjebrea e ndali fillimisht për një bisedë këngëtaren, nëpërmjet së cilës u zbulua lajmi i ëmbël që Xheisara do të bëhet nënë për herë të parë duke zbuluar po ashtu gjininë e fëmijës së saj.

Pjesë nga biseda:

Xheisara: Jo.

Ardit Gjebrea: Ku banon mami?

Xheisara: Mami banon në Burrel.

Ardit Gjebrea: Pse nuk vjen të banojë me ty?
Xheisara: Ka një lidhje të fortë me qytetin ku ne banojmë dhe që pas vdekjes së babit, ajo është bërë pak e pabindur dhe thotë që nuk mund ta lë…

Ardit Gjebrea: Të lë kujtimet. Megjithatë ajo të ka bërë një premtim që në rast se…

Xheisara: Ajo ka bërë një premtim shumë kohë më parë që në rast se një ditë unë do të ngelem shtatzënë, ajo do të vijë në Tiranë.
Ardit Gjebrea: Pra në momentin që ti një ditë do të krijosh familje, ajo do të vijë në Tiranë. Mendon që mami do ta mbajë fjalën?
Xheisara: Dashtë Zoti me kismet, kurdo që të ndodhë, pse jo?

Një nga asistentët drejtohet te nëna e Xheisarës dhe i lë në dorë një dhuratë. Ajo e hap dhe dallohen një palë këpucë të vogla, të bardha.

Ardit Gjebrea: Mami i Xheisarës, do të bëhesh gjyshe!

Por nuk mbaroi me kaq. Skena e Pallatit të Koncerteve u ngjyros me rozë e të kaltër për të zbuluar gjininë.

“Kjo është një ndër ditët e mia më të emocionuara. Jam shumë e lumtur që bebushi im këtë kujtim do ta ndajë me ikonën e Shqipërisë. Të gjithë mamat kanë ëndërr që të kenë një kujtim kaq të bukur dhe kush nuk do të donte ta kishte pranë teje. Jam me fat!”, tha Xheisara mes lotësh.

Dhe krejt papritur skena ngjyroset njëherë me blu për të kaluar përfundimisht në rozë, duke e bërë Xheisarën të fluturonte nga gëzimi.

Ardit Gjebrea: Bebi që presim të na vijë në jetë është djalë… jo, është vajzë!

Xheisara: Gjithë jetën time në fakt kam ëndërruar që fëmijën e parë ta kem vajzë.

Ardit Gjebrea: Vërtet? Pse?

Xheisara: Sepse mendoj që familjet që kanë vajza të parat janë shumë të bekuara. Duke qenë vajzë vetë dhe duke e ditur sesa shumë e dua familjen time dhe sa jam e aftë të bëj për ta, mendoj që unë do të jem një ndër ato nënat shumë me fat dhe do të rris një princeshë. Jam shumë e lumtur!

The post Nënë për herë të parë, artistja e njohur zbulon gjininë e fëmijës në “Kënga Magjike” appeared first on iconstyle.al.

A do të këndojnë Pirro Çako dhe Arilena Ara sonte te “Kënga Magjike”? Ardit Gjebrea zbulon të vërtetën

By: M C
7 December 2024 at 19:09

Mbrëmjen e sotme në Pallatin e Kongreseve do të mbahet finalja e festivalit “Kënga Magjike”. Megjithatë, një lajm i papritur bëri bujë, pasi u aludua se Arilena Ara dhe Pirro Çako nuk do të performojnë në natën finale.

Sakaq, producenti dhe drejtuesi i festivalit, Ardit Gjebrea, ka sqaruar për tvklan.al arsyen e mungesës së tyre.

“E dëgjoni zërin tim? Edhe unë jam ftohur, por të paktën nuk do të këndoj. Për fat të keq, edhe Pirro është paqejf dhe për sa kohë që është në duet, më vjen keq që nuk do të jetë ky duet sonte në festival, por sëmundjes nuk ke ç’i bën”.

Kjo konfirmon se arsyeja e mungesës është tërësisht shëndetësore dhe duke qenë se kënga është duet, nuk do ketë performacë nga ata këtë mbrëmje.

Arilena Ara dhe Pirro Çako ishin ndër konkurrentët më të përfolur dhe të pëlqyer të këtij edicioni me këngën e tyre, e cila ka fituar zemrat e publikut.

The post A do të këndojnë Pirro Çako dhe Arilena Ara sonte te “Kënga Magjike”? Ardit Gjebrea zbulon të vërtetën appeared first on Albeu.com.

“Më vjen shumë keq, por…”- Të përfolur si kandidatë fitues, Pirro Çako dhe Arilena Ara tërhiqen nga gara e “Këngës Magjike”! Zbulohet arsyeja

7 December 2024 at 19:12
Dy këngëtarët mjaft të njohur, Pirro Çako dhe Arilena Ara janë tërhequr nga gara e “Këngës Magjike” përpara natës finale. Dyshja e cila ishin në duet së bashku, mësohet se janë tërhequr për shkak të një problemi shëndetësor të Pirros, i cili është ftohur dhe e ka të pamundur të këndojë. Lajmin e shumë përfolur

Luna Çausholli, artistja që elektrizoi skenën e Këngës Magjike me performancën “Lule Margarita”

5 December 2024 at 20:37
Mbrëmë ( 4 dhjetor) u mbajt në Pallatin e Kongreseve nata e parë gjysmëfinale e Festivalit “Kënga Magjike 2024”. Mes artistësh Big dhe kategorisë New Artist, spikati një këngëtare e re. Luna Çausholli, e cila performoi me kitarë në skenë këngën “Lule margarita”, të kompozuar nga Kledi Bahiti dhe tekst të Rozana Radit. E veçantë, e

VIDEO/ Dylan Reka nuk bie nga ”Froni”, tregoi se talenti është mbi teknikën

By: redi
5 December 2024 at 14:14

Mbrëmë u mbajt nata e parë e festivalit ”Kënga Magjike 2024”. Mes shumë momenteve, një spikati dhe po vlerësohet pa masë. Dylan Reka konkurron me këngën “Froni”, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku, por ai mbrëmë u përball me një problem teknik gjatë performancës së tij. Artisti u detyrua që të ndalonte performancën sapo nisi të këndonte, sepse nuk dëgjonte muzikën në kufje.

Source

U votua negativisht, këngëtari ‘përplaset’ me jurinë e “Këngës Magjike”

By: D Marku
5 December 2024 at 12:56

Reinaldo Gaci, me këngën e tij “Të huaj,” nuk ka mundur të sigurojë mjaftueshëm mbështetje nga juria për të arritur në fazën e votimit të artistëve “Big” në “Këngën Magjike”. Pas një përplasjeje të fortë me jurinë, këngëtari mori tre të kuqe dhe dy jeshile, duke pasur një debat të ngrohtë me DJ Sardin.

Biseda mes tyre:

DJ Sardi: “Dua t’ju bëj një pyetje, Reinaldo. A ishe në ritëm sot?”

Reinaldo Gaci: “Po, isha shumë në ritëm.”

DJ Sardi: “Po pse mendon se kënga ishte ‘kontra tempo’?”

Reinaldo Gaci: “Këtë s’e them unë, e thua ti.”

DJ Sardi: “Jo, e ke thënë vetë, prandaj të them që ishe në ritëm…”

Reinaldo Gaci: “Po isha në ritëm dhe ti më dhe të kuqe.”

DJ Sardi: “Po, dikur dilje nga ritmi. Duhet të mendosh kur të japim sugjerime. Ti dukesh sikur do të imponohesh, dhe më vjen keq për ty. Kur merr sugjerime, dëgjoji dhe përdori nëse të pëlqejnë.”

Reinaldo Gaci: “Nuk mund të vihet në dyshim që këndoj që 8 vjeç.”

DJ Sardi: “E di, por ti nuk pranon sugjerime.”

Reinaldo Gaci: “Po ti nuk je vokal coach-i im, kështu që mund të të marr parasysh diçka tjetër, por jo të më mësosh të këndoj.”

DJ Sardi: “Mirë, thuaj vokal coach-it tënd a ishe në ritëm. Unë studioj muzikën, ndërsa ti e ke me dëgjim. Mbase nuk kam studiuar për ‘kontra tempo’, por mund të më ndihmosh.”

Reinaldo Gaci: “Po, mund të të sugjeroj të shkosh në New York dhe të marrësh disa mësime për ndërtimin e një kënge soul R&B.”

Po ashtu, këngëtari pati një përplasje edhe me Andi Vrapin, i cili mendon se kënga e Reinaldos është e bukur për t’u dëgjuar në makinë, por në Pallatin e Kongreseve ishte mjaft e mërzitshme.

Biseda mes tyre:

Andi Vrapi: “Nuk dua të hyj në detaje teknike. Kënga është e bukur për t’u dëgjuar në makinë, në shtëpi, por në Pallatin e Kongreseve ishte shumë ‘boring’. Po shihja një pjesë të sallës që ishte me telefon.”

Reinaldo Gaci: “Dëgjoje më mirë në krevat, me një gotë verë.”

Ardit Gjebrea: “Jam kurioz se çfarë do t’i thuash Kleartit.” (qesh)

Andi Vrapi: “Ardit, e tha për gotën e verës dhe është hera e dytë që e përmend. Mendoj që nuk duhet ta përmendësh më.”

Reinaldo Gaci: “Patjetër, një gotë verë me ty do të ishte fantastike.”

Andi Vrapi: “Kurrë! Rei.”

The post U votua negativisht, këngëtari ‘përplaset’ me jurinë e “Këngës Magjike” appeared first on Albeu.com.

Moment magjik në skenën e “Këngës Magjike”, ndodh propozimi për martesë

By: gaze tare
4 December 2024 at 23:22

Në natën e parë gjysmëfinale të “Këngës Magjike” në Tv Klan, moderatori Ardit Gjebrea kërkoi një vajzë nga publiku për të promovuar një produkt.

Bashkëprezantuesja Matilda Mcini zgjodhi Klean dhe e ftoi jashtë sallës, ndërkohë që Gjebrea shpjegoi se pas kësaj ftese fshihej një surprizë e veçantë.

Klea, e shoqëruar nga i dashuri i saj Adi, i cili jeton në Gjermani, nuk e kishte idenë se ajo natë do të ndryshonte gjithçka. Historia e tyre filloi tre vite më parë, kur një buzëqeshje në një plazh veror ndezi një lidhje dashurie që u forcua me kalimin e kohës. Adi, që kishte humbur nënën në moshën 21-vjeçare, e kishte gjithmonë në mendje fjalët e saj se një ditë do të gjente dashurinë e jetës.

Megjithëse Klea kishte ëndërruar një propozim në Londër apo Paris, skena e “Këngës Magjike” ishte vendi ku ëndrra u bë realitet. Ndërsa ajo ngjitej në skenë për të ‘prezantuar’ me Matilda Mcinin, Adi u shfaq pas saj, i gjunjëzuar me një unazë në dorë. Klea mbeti pa fjalë, shpërtheu në lot gëzimi dhe, me një emocion të papërshkrueshëm, tha “po”.

Publiku shpërtheu në duartrokitje, duke e bërë këtë moment një nga më të bukurit e mbrëmjes.

The post Moment magjik në skenën e “Këngës Magjike”, ndodh propozimi për martesë appeared first on iconstyle.al.

❌
❌