Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Bregu për World Economic Forum: Ndyshimet klimatike po cënojnë shëndetin e ekoniminë

By: fra nc
10 July 2025 at 11:45

World Economic Forum (WEF), një nga Forumet  më të rëndësishme ndërkombëtare për politika publike dhe zhvillim të qëndrueshëm, ka botuar sot një shkrim të Majlinda Bregut, në rolin e Komisioneres për Klimën dhe Shëndetin pranë OBSH Europë, mbi pasojat që ndryshimet klimatike kanë mbi shëndetin, tregun e punës dhe strukturën sociale, me fokus të veçantë në Ballkanin Perëndimor.

Shkrimi hedh dritë mbi një të vërtetë të pakundërshtueshme: krizat klimatike nuk po djegin vetëm pyjet dhe tokën, po gërryejnë edhe sigurinë tonë ekonomike dhe shëndetësore. Dhe Ballkani Perëndimor është në vijën e parë të kësaj sfide.

“I nxehti ekstrem, siguria ushqimore, ndotja e ajrit, nuk janë më një rrezik i largët, por një realitet i përditshëm që rrit sëmundjet, godet më fort shtresat e pambrojtura dhe sfidon tregun e punës veçanërisht për komunitetet që varen nga industritë ndotëse”- shkruan Bregu duke theksuar më pas se çdo ditë ka raste emergjencash shëndetësore, nga i nxehti, nga ushqimi me pesticide, nga ndotja e ajrit prej blozës së makinave apo betonit. Por ka edhe një hall tjetër për ata që rrezikojnë të humbasin punën si rezultat i zhvillimit. Në gjithë Europën dhe sidomos në Ballkanin Perëndimor, kalimi i domosdoshëm drejt energjisë së rinovueshme, të gjelbër, po i bie ndesh një tregu pune të brishtë, duke vënë në rrezik edhe vendet e punës të shumë punëkërkuesve që s’kanë shumë alternative zgjedhjeje. Çdo vend është sot në presionin e ndërtimit apo fuqizimit të ekonomisë. Nuk them asgjë të re që konceptet e ekonomisë së qendrueshme, të pastër ose të gjelbër nuk duken kaq prioritare apo emergjente. Por, nëse mendojmë së “ kjo punë pret” mund t’i hapim rrugë një burim të ri problemesh të cilat nesër do të duan më shumë energji dhe buxhete për t’i zgjidhur. Nuk është çështje klime, është çështje jete. Ndotja që rrit sëmundjet kronike, pasiguria ushqimore që kërcënon shëndetin e familjeve, stresi dhe ankthi që po godet sidomos të rinjtë kanë nevojë për politika të qarta sot.

The post Bregu për World Economic Forum: Ndyshimet klimatike po cënojnë shëndetin e ekoniminë appeared first on Euronews Albania.

Gjykata lë në fuqi arrestimin e drejtorit e ish-drejtorit të Bankers

5 July 2025 at 22:48

Gjyqtarja Gladiola Bregu e Gjykatës së Fierit vendosi të shtunën të lërë në fuqi masat e sigurimit ndaj 14 të akuzuarve në çështjen e Bankers Petroleum. Pas një seance që zgjati 9 orë, gjykata i ka vlerësuar të drejta kërkesat e prokurorisë për masat e sigurisë. Arrestimi i CEO-s aktual, Hongping Xiao, dhe ish-drejtuesit të […]

The post Gjykata lë në fuqi arrestimin e drejtorit e ish-drejtorit të Bankers appeared first on Reporter.al.

‘PD vrau një grup të mirë politikanësh’, Bregu: U eliminuan figurat kyçe për shkak të modelit të liderit ‘hero’

30 June 2025 at 11:33

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Europë, ishte e ftuar në një emision televiziv.

Gjatë intervistës u diskutua edhe periudha kur ajo dhe një grup i madh figurash u larguan nga Partia Demokratike ndërsa shtoi se aktualisht mungon dëshira që PD të rikthehet në forcën dhe fuqinë që kishte më parë.

Ajo tha se në PD një grup i madh figurash dhe deputetësh, ku përfshihen edhe vetë ajo, Ridvan Bode, Astrit Patozi, Jozefina Topalli dhe të tjerë.

“Një grup i mirë u larguam nga PD me një vendim, me një të rënë të lapsit. Asnjëri nga ne nuk u largua nga PD vetë, por u larguam si unë, Ridvan Bode, Astrit Patozi, Jozefina Topalli dhe një tufë deputetësh, një grup i mirë.

PD kishte një lidership me model heroin dhe një militantizëm shumë pro modelit të liderit hero, figura kryesore e legjendës politike. Më pas, për shkak të këtij modeli, nuk arriti të krijonte diçka të qëndrueshme.

Më vjen keq që PD, me ndërgjegje të pastër dhe pa dhimbje, vrau një grup të mirë politikanësh,” shtoi ajo.

The post ‘PD vrau një grup të mirë politikanësh’, Bregu: U eliminuan figurat kyçe për shkak të modelit të liderit ‘hero’ appeared first on Sot News | Lajme.

“PD ‘vrau’ një grup politikanësh”, Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

By: Besnik
29 June 2025 at 19:42

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Europë, ishte e ftuar në emisionin “Interview” me Mirela Milorin në Euronews Albania.

Gjatë intervistës u diskutua edhe periudha kur ajo dhe një grup i madh figurash u larguan nga Partia Demokratike ndërsa shtoi se aktualisht mungon dëshira që PD të rikthehet në forcën dhe fuqinë që kishte më parë.

Ajo tha se me një të rënë të lapsit nga Lulzim Basha u larguan nga PD një grup i madh figurash dhe deputetësh, ku përfshihen edhe vetë ajo, Ridvan Bode, Astrit Patozi, Jozefina Topalli dhe të tjerë.

“Një grup i mirë u larguam nga PD me një vendim, me një të rënë të lapsit. Asnjëri nga ne nuk u largua nga PD vetë, por u larguam si unë, Ridvan Bode, Astrit Patozi, Jozefina Topalli dhe një tufë deputetësh, një grup i mirë. PD kishte një lidership me model heroin dhe një militantizëm shumë pro modelit të liderit hero, figura kryesore e legjendës politike. Më pas, për shkak të këtij modeli, nuk arriti të krijonte diçka të qëndrueshme. Më vjen keq që e përsëris, nuk kam ndonjë gjë personale ndaj Bashës, por ai e konfirmoi veten në zgjedhjet e fundit: në politikë ose bën, ose nuk bën. Është kot të zgjatemi – o bën, o s’bën. Nuk është qamet që nuk bën në politikë, por Lulzim Basha e zgjati shumë këtë pjesë të të kuptuarit që nuk bën në politikë. Nuk ishte faji i tij, pasi kryetari legjendar ia dhuroi partinë, e kur ke diçka dhuratë, as dhimbja asgjë nuk të bën, pasi ti e sheh si lodër. Kështu që shumë vite shkuan dëm dhe më vjen keq që PD, me ndërgjegje të pastër dhe pa dhimbje, vrau një grup të mirë politikanësh,” shtoi ajo.

Sipas saj, Basha ishte një lider qesharak në krye të opozitës, ndërsa në politikë ose bëhesh lider, ose nuk bëhesh. Fatkeqësisht, Bregu tha se Basha nuk donte ta kuptonte këtë dhe kjo u vulos në zgjedhjet e 2025-ës.

Eksperimentet me njerëz të emëruar vetëm për të plotësuar listat zgjedhore, të cilët hynë në parlament pas bojkotit të PD-së, sipas saj, e bënë misionin në politikë edhe më qesharak.

“Në opozitë nuk ke luks të jesh qesharak, kjo fatkeqësisht ndodhi me PD-në,” u shpreh Bregu.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “PD ‘vrau’ një grup politikanësh”, Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit appeared first on Euronews Albania.

Ndahet nga jeta në moshë te re ish-bashkëshorti i Grida Dumës

By: Besnik
6 June 2025 at 20:00

Ditën e sotme ka ndërruar jetë diplomati Ilir Shqina, i cili ka qenë ish-bashkëshorti i Grida Dumës, me të cilën ka edhe një djalë.

Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka sjellë trishtim në rrethin e miqve, familjarëve dhe kolegëve të tij ndërsa Shqina ishte një figurë e njohur në diplomaci dhe më herët ka kontribuar edhe në fushën akademike si pedagog.

Ai kujtohet për profesionalizmin, seriozitetin dhe përkushtimin në detyrat që ka mbajtur ndër vite ndërsa vdekja e tij e parakohshme ka lënë pas një boshllëk të madh për të gjithë ata që e kanë njohur nga afër.

Lajmin për ndarjen nga jeta të diplomatit e bëri publik politikania Majlinda Bregu në rrjetet sociale, ku shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të gjithë ata që e njohën dhe e çmuan.

Bregu shkroi në Facebook se Ilir Shqina solli në Ministrinë e Integrimit Evropian atë që shpesh mungon në administratë: korrektësinë, dinjitetin dhe maturinë si akt shërbimi publik.

Postimi i Majlinda Bregut:

Sapo mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Ilir Shqina-s.

E kam njohur Ilirin kur të dy ishim pedagogë të rinj në Universitet, dhe më vonë pata fatin ta kem pranë si Keshilltar diplomatik në Ministrinë e Integrimit Europian, në vitet kur Shqipëria perballi nje nga fazat me te rendesishme te procesit te anëtarësimit në Europë.

Nuk kishim të njëjtat bindje politike, por Ilir solli në Ministrinë e Integrimit Evropian, atë që mungon shpesh në administratë: korrektësinë, dinjitetin dhe maturinë si akt shërbimi publik.

Ngushëllimet më të sinqerta për këtë dhimbje të parakohshme, familjes dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan.

U prehsh në paqe, Ilir

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ndahet nga jeta në moshë te re ish-bashkëshorti i Grida Dumës appeared first on Euronews Albania.

Bregu emërohet Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin

By: user 11
19 May 2025 at 10:58

Majlinda Bregu emërohet nga Organizata Botërore e Shëndetesisë- Europë, Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin.

“Jam e nderuar të ndaj lajmin se i jam bashkuar Komisionit Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin (PECCH), të krijuar nga OBSH/Europa, në cilësinë e Komisioneres”, ka shkruar sot Bregu në postimin ku ka bërë me dije këtë lajm.

Ky Komision i pavarur këshillimor përbëhet nga 10 komisionerë, përfshirë ish-liderë politikë dhe figura me reputacion nga fusha të ndryshme—shkenca, mjekësia, politika publike,të përzgjedhur për të përfaqësuar një spektër të gjerë përvojash dhe rajonesh të Europës të OBSH-së.

Komisioni synon të adresojë ndikimet që ndryshimet klimatike, rritja e temperaturave, ndotja e ajrit dhe ujit, sigurinë ushqimore, si dhe fenomenet ekstreme natyrore si tërmetet dhe përmbytjet etj, kanë mbi shëndetin tonë.

Sepse kjo nuk ka të bëjë vetëm me klimën.

Ka të bëjë me jetën.

Nga ajri që thithim dhe uji që pimë, te siguria ushqimore, valët e të nxehtit ekstrem, përmbytjet dhe përhapja e sëmundjeve—ndryshimet klimatike janë kthyer në një krizë të shëndetit publik.

Gjatë kohës që drejtoja Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, një ndër arritjet më të rëndësishme ishte miratimi i Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor—vetëm një vit pas Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së.

Në Europë, mbi 175,000 njerëz humbin jetën çdo vit për shkak të kushteve të lidhura me të nxehtin ekstrem. Në Ballkanin Perëndimor, ndotja e ajrit shkakton:

* 3,000 vdekje të parakohshme në vit
* 8,000 raste bronkiti te fëmijët
* Qindra mijëra raste sëmundjesh kronike, me një kosto që arrin deri në 11.5 miliardë euro çdo vit

Në një kohë kur vendimmarrja politike shpesh duket më personale sesa publike, kjo detyrë është një kujtesë se politika mund të udhëhiqet nga një standard tjetër—ai i shërbimit dhe përgjegjësisë.

The post Bregu emërohet Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin appeared first on Lapsi.al.

Ç’ndodhi me të miturat?/ Gazetari: Të japësh drogë është nxitje përdhunimi! Ka hezitim për ngritje akuze

26 March 2025 at 22:51

Gazetari Sokol Bregu ishte i ftuar në “Top Story” , ku foli për rastin e rëndë në Vlorë, ku 40-vjeçari, Rinald Rakipaj, akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale dhe ka nxitur përdorimin e drogës ndaj 3 vajzave adoleshente të moshës 15-16 vjeçare. Bregu zbuloi më shumë detaje rreth çështjes, ku u shpreh të japësh drogë […]

The post Ç’ndodhi me të miturat?/ Gazetari: Të japësh drogë është nxitje përdhunimi! Ka hezitim për ngritje akuze appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet, Bregu: Grupet kriminale zotërojnë aq vota sa për të ndërhyrë në një qark

By: Mirgen
24 March 2025 at 21:52

Gazetari Sokol Bregu komentoi në emision ndikimin që pritet të kenë bandat kriminale në zgjedhjet për të cilat u shpreh se ato kanë vota mjaftueshëm për të ndërhyrë në qarqe të caktuara. Ai tha se edhe në këto zgjedhje ata do të jenë të pranishëm dhe se është në dorën e SPAK-ut nëse do të […]

The post Zgjedhjet, Bregu: Grupet kriminale zotërojnë aq vota sa për të ndërhyrë në një qark appeared first on BoldNews.al.

3.8 mln euro për “Vëllezërit Hysa” nga Tan Agolli i FSHZH, për mbushjen e bregut me rërë në Durrës

15 February 2025 at 08:29

Një projekt që synon kryerjen e e punimeve në det dhe mbushjen me rërë të një brezi mbi 3 mijë metra në plazhin e Durrësit synon që të rrisë frekuentimin turistik të kësaj zone që është vijim i Durrës Yacht Marina. Fondi Shqiptar i Zhvillimit njoftoi se fituesi i kontratës “Ndërhyrje për rigjenerimin urban, mbrojtje […]

The post 3.8 mln euro për “Vëllezërit Hysa” nga Tan Agolli i FSHZH, për mbushjen e bregut me rërë në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Kryetari Bashkisë Devoll dhe 4 vartës të tij deklarohen të pafajshëm

10 February 2025 at 16:57

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë i shpalli të pafajshëm kryetarin e Bashkisë së Devollit, Eduard Duro dhe katër vartësit e tij, të akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre në dhënien e një lejeje dhe autorizimi një shoqërie, për stacionin e shitjes së karburantit në Devoll. Gjatë konkluzioneve përfundimtare më 5 shkurt, SPAK kërkoi […]

The post Kryetari Bashkisë Devoll dhe 4 vartës të tij deklarohen të pafajshëm appeared first on Reporter.al.

Anëtarësimi në SEPA, Bregu: Transaksionet me BE-në, reduktim me 5 herë të kostove

30 January 2025 at 14:49

TIRANË, 30 janar /ATSH/ Banka e Shqipërisë ka nisur punën për ngritjen e sistemit të pagesave të shpejta, që do të mundësojë kryerjen e pagesave dhe transfertave brenda pak sekondave.

Ledia Bregu, drejtoresha e Departamentit të Sistemeve të Pagesave, Kontabilitetit dhe Financës në Bankën e Shqipërisë, shpjegoi në një prononcim për median, se shërbimet e pagesave në vend po kalojnë në një fazë ndryshimesh të rëndësishme.

“Me anëtarësimin në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA) kostot e transfertave ndërkombëtare në euro do të pësojnë një ulje drastike”, theksoi ajo.

Bregu vuri në dukje se, “vendi ynë kryen mbi 50% të shkëmbimeve tregtare (import- eksporteve) me vendet e BE-së, që ka një kosto të konsiderueshme të transaksioneve dhe ndikimet pozitive nga pagesat e shpejta do të jenë të materializuar për biznesin dhe qytetarët shqiptarë”.

Gjithashtu vijoi Bregu, pagesat do të jenë më të shpejta dhe më të lira edhe remitancat dhe pagesat në sektorin e turizmit.

“Pra çdo transaksion midis Shqipërisë dhe BE-së dhe anasjelltas do të ketë një reduktim me 5 herë të kostove” , tha ajo.

Bregu bëri të ditur se, “nga muaji prill bankat tregtare kanë derën e hapur për të aplikuar në secilën nga skemat SEPA, që ato gjykojnë se është më e përshtatshmja në rastin më tipik është “credins transfer” më e thjeshta për t’u aplikuar. Ndërkohë që BSH ka bërë të mundur që bankat të jenë gati teknikisht për të aplikuar ndërsa në tetor parashikohet të nisin transaksionet në SEPA”. /j.p/

The post Anëtarësimi në SEPA, Bregu: Transaksionet me BE-në, reduktim me 5 herë të kostove appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arrestimi i Erjon Llapushit, gazetari: E vështirë ta kapësh se ka shumë njohje, dikush e ka lajmëruar

17 January 2025 at 13:37

Forca të shumta të Ndërhyrjes së Shpejtë, si dhe reparti i Posaçëm RENEA kanë bastisur qytetin e Pogradecit në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje. Kontrollet janë ushtruar në dhjetëra  ambiente, mes tyre edhe banesën e të kërkuarit Erjon Llapushi, i cili nuk u gjet në banesë.

Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në një studio televizive, tha se arrestimi i Erjon Llapushit është i vështirë, pasi ky personazh ka njohje të shumta. Sipas Bregut, dikush e ka lajmëruar pasi informacionet për vendndodhjen e tij kanë qenë të sakta.

Më tej, Bregu tha se Llapushi është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndonëse aktualisht nuk ka një organizatë të mirëfilltë kriminale.

“Është përmbyllur sepse nuk arritën dot ta kapnin. Pavarësisht se në pamje të parë duket sikur është një klient që vrau një kamarier, për ata ngjarje që është njohur, nuk është vetëm kaq. Është person me rrezikshmëri të lartë për jetën e njerëzve, prandaj jo më kot, pavarësisht se nuk akuzohet për krim të organizuar apo për ndonjë krim tjetër që do e merrte SPAK nën hetim, deri më tani ka qenë në listën e 5-të më të kërkuarave, aktualisht është i dyti se 3 të tjerët janë arrestuar. Këtë listë e kryeson Ibrahim Lici. LLapushi mbetet ndër personat më të kërkuar. Janë harxhuar qindra orë pune për arrestimin e tij. Konsiderohet i rrezikshëm për personat e tjerë që ai i piketon. Është i dhunshëm nuk e ka problem t’i godasë qoftë fizikisht. Ka aktivitet kriminal, por jo në fushën e narkotikëve.

Aktiviteti i tij është përqendruar në Pogradec. Është nga një fshat i njohur për individë me problematika të caktuara. Ka fuqi në rrethin e Pogradecit se gjithmonë ia ka dalë të dënohet pak. Ka tentativa vrasjeje, por vrasje tjetër nuk ka të deklaruar. Është grup i dhunshëm shumë në Pogradec, shantazhon, krijon probleme për komunitetin. Nuk ka një organizatë kriminale mirëfilli. Është thjesht personazh me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Është e vështirë të kapësh për shkak të njohjeve që ai ka. Ka njohje të shumta, kam përshtypjen që sot është lajmëruar. Nuk doja të nxitoja dhe të flisja për dekonspirim. Por fakti që RENEA, nuk është hera e parë që RENEA  shkon për ta kërkuar pasi informacioni ka qenë aty ka qenë i saktë. Dikush e lajmëruar, ose një polic, ose një vrojtues. Gjithmonë lënë vrojtues. Kur je i kërkuar dhe mbi të gjitha, ndër 5 më të kërkuarit dhe ti do t’i shmangësh mund të ketë dhe informatorë të tjerë që janë vendosur në pika strategjike.”

The post Arrestimi i Erjon Llapushit, gazetari: E vështirë ta kapësh se ka shumë njohje, dikush e ka lajmëruar appeared first on Sot News | Lajme.

Kapetanoviç merr detyrën si Sekretar i Përgjithshëm për Bashkëpunim Rajonal

By: user7
3 January 2025 at 15:04

Amer Kapetanoviç ka marrë sot detyrën e Sekretarit të ri të Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), pas emërimit nga Ministrat e Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) më 12 qershor 2024 në Shkup. Kapetanoviç pasoi kështu në këtë post Majlinda Bregu, e cila qëndroi në detyrë nga viti 2019 deri në 2024.

Ai është një diplomat i shquar me mbi dy dekada përvojë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe bashkëpunimin rajonal. Në deklaratën e tij Kapetanoviç thotë se mezi pret të ndërtojë mbi punën që është bërë tashmë në Europën Juglindore dhe Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu Kapetanoviç thotë se në një epokë të polikrizave globale, rajoni ynë ka zgjedhur të qëndrojë në rrugën e standardeve të BE-së, multilateralizmit dhe bashkëpunimit të bazuar në besimin, interesin dhe respektin e ndërsjellë. Sipas tij, të gjitha qeveritë në kuadrin janë angazhuar të mbështesin veprimet e RCC-së të orientuara drejt këtij drejtimi strategjik.

Deklarata e Kapetanoviç:

Teksa hyjmë në 2025-ën, më lejoni para së gjithash t’ju uroj në këtë Vit të Ri shëndet, paqe dhe mbarësi. Është nder për mua të marr rolin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal për tre vitet e ardhshëm. E filloj këtë rrugëtim duke pasur në mendje moton e arkitektëve të tregut të vetëm të BE-së dhe kampionëve të bashkëpunimit rajonal: ‘Diversiteti duhet ruajtur, në mënyrë që të japë fryte për të mirën e përbashkët’. Kjo përmbledh thelbin e përpjekjes sonë për të krijuar përfitime të qëndrueshme për të gjithë, ndërkohë që çmojmë diversitetin e pasur të rajonit tonë.

Mezi pres të ndërtoj mbi punën e jashtëzakonshme që është bërë tashmë në Evropën Juglindore dhe Ballkanin Perëndimor. Në këtë kuadër, dua të falënderoj Majlinda Bregun, Goran Svilanoviçin dhe Hido Biščeviçin, paraardhësit e mi, për gjithë energjinë, njohuritë dhe përvojën e tyre të investuar për udhëheqjen e RCC-së drejt suksesit. Por asnjë lider nuk mund të ecë drejt ndryshimit i vetëm! Falënderimi im i sinqertë shkon gjithashtu për stafin e RCC-së, ata që kanë punuar ose ende punojnë në projektet tona. Pa ta, nuk do të ishte e mundur as të mendohej për paradigmën tonë rajonale, e jo më për gjithçka që kemi arritur deri tani.

Hapja e një kapitulli të ri në jetë është gjithmonë emocionuese, por rrallëherë e lehtë. Edhe kur e njeh historinë dhe personazhet mirë, rruga përpara gjithmonë sjell probleme dhe tundime të reja. Por jam po aq i bindur se, me mbështetjen e pjesëmarrësve dhe donatorëve tanë, ne mund të jemi, gjatë tre viteve të ardhshëm, ndryshimi i vërtetë që qytetarët në rajonin tonë duan të shohin. Sipas të gjitha sondazheve deri më tani, qytetarët tanë kanë një ëndërr të thjeshtë dhe të arritshme – ata duan përmirësim ekonomik, jetë të sigurt dhe të begatë si bashkëqytetarët e tyre në BE. Dhe në fakt ata këmbëngulin të jenë pjesë e BE-së sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ky kapitull i ri ofron mundësi unike për RCC-në që të jetë pjesë e një përpjekjeje të organizuar rajonale për realizimin e ëndrrës së qytetarëve tanë. Falë mbështetjes financiare nga BE-ja dhe pjesëmarrësit tanë, ne do të fillojmë amplifikimin e rezultateve të orientuara drejt njerëzve – qoftë përmes avancimit të Tregut të Përbashkët Rajonal, përmirësimit të Strategjisë së Evropës Juglindore 2030 (SEE2030), shtyrjes përpara të Agjendave të Gjelbra dhe Digjitale, mundësimit të rinjve për pjesëmarrje në vendimmarrje, përmirësimit të mundësive të punësimit apo forcimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

Në një epokë të polikrizave globale, rajoni ynë ka zgjedhur të qëndrojë në rrugën e standardeve të BE-së, multilateralizmit dhe bashkëpunimit të bazuar në besimin, interesin dhe respektin e ndërsjellë. Të gjitha qeveritë në kuadrin tonë janë angazhuar të mbështesin veprimet e RCC-së të orientuara drejt këtij drejtimi strategjik. Prandaj, jam i gatshëm të nis këtë udhëtim qëllimplotë dhe thellësisht mirënjohës për të gjithë ata që do të jenë pjesë e tij. Në frymën e mbiemrit tim, ju uroj të gjithëve lundrim të qetë dhe dete të paqtë.

The post Kapetanoviç merr detyrën si Sekretar i Përgjithshëm për Bashkëpunim Rajonal appeared first on Lapsi.al.

Goditja e basteve të paligjshme, gazetari: Shtyllë kryesore e krimit të organizuar

31 December 2024 at 16:31

Gazetari Sokol Bregu tha përmes një interviste televizive, se duke goditur bastet e paligjshme sportive, shteti godet krimin e organizuar duke qenë se është një nga shtyllat kryesore ku mbështeten grupet kriminale.

“Një problem social që do të vazhdojë për shumë kohë derisa qeveria të marrë një masë të plotë për t’i dhënë ligjërim asaj që ka kaluar brenda këtij viti. 2024 e riktheu sërish të ligjshëm lotarinë sportive në Shqipëri. Nga krahu tjetër, krimi i organizuar nuk e lë. Ku e gjen pikën e saj kryesore?

Bastet kanë para, dhe mbi të gjitha kanë para kesh dhe paraje kesh, krimit të organizuar gjithmonë i shkon për shtat se me atë do korruptojë, me atë do blejë diçka. Shteti i intereson, se jemi në një vit elektoral ta ketë në këtë pijë. Nëse do doje ta godisje më shumë krimin e organizuar mund të godisje një nga pikat e tij kryesore, që janë bastet e paligjshme. Të gjithë jemi koshientë kush i kontrollon ën qytetet kryesore. Pas çdo kompanie të jashtëligjshme të basteve online është një grup i organizuar.”

The post Goditja e basteve të paligjshme, gazetari: Shtyllë kryesore e krimit të organizuar appeared first on Sot News | Lajme.

11 emigrantë ilegal arratisen nga qendra e pritjes në Durrës, gazetari: Ka mungesë të monitorimit të këtyre qendrave

31 December 2024 at 15:53

11 emigrantë të paligjshëm janë larguar mbrëmjen e djeshme nga qendra e pritjes në Karreç të Durrësit.

Gazetari Sokol Bregu tha përmes një interviste televizive, se ky largim nuk mund të quhet arratisje, por një moskthim brenda qendrës.

Po ashtu Bregu tha se këto qendra azilantësh nuk janë nën mbikëqyrje të plotë.

“Nuk ka një mbikëqyrje të plotë, nuk ka një mbikëqyrje me polici të përforcuar nga ana e shtetit shqiptar, duke pasur parasysh që janë vetëm qendra azilantësh. Ndryshon kjo histori me kampin e refugjatëve në Shëngjin, atje ku do të vendosë Italia emigrantët që do të sjellë. Ka ndryshim shumë të madh. Do të bëja paralele me qendrën në Tiranë ku emigrantët janë të lirë të lëvizin dhe të mos kthehen në qendrën e pritjes.

Në qendrat në Shqipëri, në ato që presin azilantët, mund të lëvizet në çdo moment, më shumë se 12 orë brenda ditësh. Kjo nuk është një arratisje por është një moskthim brenda qendrës në një moment kur t’i ke marrë një mbështetje. Ka një gjë në Shqipëri, në momentin që ti nuk shkon brenda 24 orëve t’i çregjistrohesh nga një njeri që mund të marrë një ndihmë ekonomike që mund të jetë veshje, strehë e sigurtë, ushqim dhe kjo është ajo që ndryshon në Shqipëri.”

The post 11 emigrantë ilegal arratisen nga qendra e pritjes në Durrës, gazetari: Ka mungesë të monitorimit të këtyre qendrave appeared first on Sot News | Lajme.

Tetë vite në krye të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Bregu rendit arritjet

30 December 2024 at 20:50


TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ Në përfundim të dy mandateve në krye të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Sekretarja e Përgjithshme, Majlinda Bregu, renditi disa nga sfidat e arritura për të afruar Ballkanin Perëndimor më afër BE-së.

Udhëtimi i Bregut nisi në vitin 2019, dhe afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe lidhja e tyre më ngushtë me Europën ishin misioni i saj.

“Përpjekja për arritje konkrete dhe mbajtja e shpresës së integrimit në BE, edhe kur fjala “zgjerim” ishte në hije, ishte ndër sfidat më të mëdha”, tha Bregu.

Bregu renditi disa nga arritjet gjatë mandatit të saj, ndër të cilat eliminimi i tarifave roaming, lëvizje që reduktoi deri në 97% tarifat telefonike me BE-në; korridoret e gjelbra gjatë pandemisë, një shpëtim për tregtinë rajonale dhe zinxhirët e furnizimit; njohja e diplomave dhe profesioneve, lehtësi për studentët dhe profesionistët e Ballkanit Perëndimor.

Njëkohësisht, arritje të tjera përmendi Planin e Tregut të Përbashkët Rajonal, një hap drejt Tregut Unik të BE-së; Axhendën e parë e Gjelbër për rajonin, një angazhim konkret për mbrojtjen e mjedisit; platformën për rininë dhe sipërmarrjen e grave, si dhe përfshirjen e brezave të rinj dhe grupeve të margjinalizuara.

“Ky rajon nuk ka qenë asnjëherë më i vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëpunimit sesa sot. Në një botë ku pasiguria është norma, bashkëpunimi mbetet thelbësor”, u shpreh Bregu.

Nga 1 janari 2025, detyrën do ta marrë Amer Kapetanoviç, një diplomat me përvojë 25-vjeçare nga Bosnja dhe Hercegovina. Pas gjashtë viteve si drejtor politik i RCC, Kapetanoviç pritet të vazhdojë vizionin e bashkëpunimit rajonal.

/r.e//a.f/

The post Tetë vite në krye të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Bregu rendit arritjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Numri i vrasjeve nga krimi i organizuar për vitin 2024, gazetari: Zbulueshmëria zero, ja si ka qenë situata

30 December 2024 at 15:08

Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në një intervistë televizive, tha se gjatë vitit 2024 numri i vrasjeve të shkaktuara nga krimi i organizuar ka qenë më i vogël se viti i kaluar, por se të shtrira në kohë kanë sjellë probleme të shumta.

Ai deklaroi më tej se janë shtatë vrasje që i dedikohen grupeve kriminale në Shqipëri por se prej tyre nuk është zbardhur asnjëra.

Sipas tij mos zbardhja e ngjarjeve lë vend për vetëgjyqësi gjatë vitit 2025 apo dhe më pas.

Bregu shtoi se gjatë këtij viti kishte më pak vrasje në Shqipëri, pasi pjesa më e madhe e elementëve të grupit kriminal janë larguar nga Shqipëria dhe se krimet janë shpërndarë jashtë vendit.

“Padyshim vëmendja në janar ishte në Vlorë ku një i ri humbi jetën dhe pasoi më tej me ngjarje të tjera në formën e hakmarrjes, ishte një vrasje me snajper e gjithë vëmendja e shtetit u përqendrua në Vlorë, RENEA ndejti 6-7 ditë për kontrolle, por nuk u gjet asgjë.

Nuk kanë ndodhur shumë vrasje por zbulueshmëria e tyre ka qenë zero, sa i takon krimit të organizuar.

Parandalimi është arrestim, parandalim tjetër nuk ka. Prisja që të paktën gjysma e ngjarjeve të ishin zbardhur.

Pas janarit do vinte vrasja e Gentjan Bejtja në Fushë Krujë. Katër persona hynë në Fushë Krujë, kryen një vrasje dhe u larguan.

Kjo ishte e pritshme se personi ishte në përplasje me grupet rivale, madje policia i kishte kërkuar bashkëpunim.

Bëri dy herë takime policia, kërkoi ta bënte bashkëpunëtor, madje bëhej fjalë se do e dërgonin në SHBA nëse do të zbardhte 3-4 vrasje, ku mendohej se kishte marrë dhe ai pjesë.

Nuk pranoi dhe ndodhi ajo që ndodhi. Ngjarja që ndodhi verën e këtij viti në Memaliaj, aty u vranë dhe dy persona të tjerë, kamarieri i lokalit dhe një klient.

Ngjarja e Shkodrës, në Dobraç, për nga natyra si ndodhi ishte vrasja më e dhunshme, një grup tipik vdekje ai që qëlloi atë ditë në Shkodër, pasoja e rëndë katër persona, pavarësisht se dy prej tyre nuk u vranë nga plumbat.

Gjithsesi ishte një ngjarje e rëndë. Policët që shkuan në vendngjarje nuk bën ndalimin e Ibrahim Licit.

Çështja i kaloi SPAK, duke qenë se ka verifikim, prova shkencore se kush ka qëlluar, mjeti i djegur i autorëve ku janë gjetur shumë prova shkencore, dhe nga ana e personave që qëlluan ka pasur të plagosur, kjo ngjarje ka dritëhijet e saj, çfarë rëndësie ka nëse e ka SPAK ose jo.

Të gjitha këto ngjarje që nuk kanë asnjë autor, pasojnë mbase në 2025 me histori të tjera, se kur ti nuk arreston kur ka informacion dhe dyshim, përbëjnë atë që në të ardhmen mund të ketë vetëgjyqësi.

Vrasja e fundit në Tiranë e krimit të organizuar, e djalit të gjyqtarit, duket tipike se vjen prej krimit të organizuar.

Pastaj vrasje kemi 42 vrasje me rreth 55 viktima.

Ajo që ra në sy është se gjatë 2024-ës kishte më pak vrasje në Shqipëri, se pjesa më e madhe e tyre janë larguar nga Shqipëria, por kjo nuk do të thotë se atje nuk kanë ndodhur vrasje.

Shqiptarët kudo ku janë do vazhdojnë të përplasen. Statistikat e Shqipërisë nuk është se ulen për vrasje, por thjesht janë shpërndarë në shtete të ndryshme.”

The post Numri i vrasjeve nga krimi i organizuar për vitin 2024, gazetari: Zbulueshmëria zero, ja si ka qenë situata appeared first on Sot News | Lajme.

Dejvi Bregu: Dinamo synon titullin, ju tregoj “çelësin” e suksesit

By: armand
24 December 2024 at 18:48

Dinamo është rikthyer mes skuadrave pretendente, teksa aktualisht është në kren e klasifikimit.  Optimizmi është i madh te dinamovitët, me tifozët që këtë sezon presin trofe. Në një intervistë për Sport News në News 24, sulmuesi i Dinamos, Dejvi Bregu analizoi sezonin, ndërsa u ndal edhe te aspekti personal. Bregu u shpreh se se skuadra […]

The post Dejvi Bregu: Dinamo synon titullin, ju tregoj “çelësin” e suksesit appeared first on BoldNews.al.

Vetëm 39% e qytetarëve e konsiderojnë Ballkanin vend të sigurt për të jetuar, Bregu prezanton SecuriMeter 2024

By: M C
16 December 2024 at 18:25

Sot, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) prezantoi rezultatet e anketës SecuriMeter 2024 në një event të mbajtur në Tiranë, ku morën pjesë përfaqësues qeveritarë, diplomatë, organizata ndërkombëtare, profesionistë të sigurisë dhe media.

SecuriMeter 2024 ofron një pasqyrë të perceptimit publik mbi sigurinë, qeverisjen dhe besimin në Ballkanin Perëndimor, duke ofruar informacione të rëndësishme për të formuluar strategji për të ardhmen e rajonit.

“Sot nuk po prezantojmë thjesht një raport; po amplifikojmë zërat e mijëra qytetarëve nga Ballkani Perëndimor. Historitë e tyre na kujtojnë se siguria nuk është thjesht një prioritet politik – ajo është një përgjegjësi e përbashkët. Këto gjetje na shtyjnë të veprojmë, jo me hezitim, por me urgjencë dhe vendosmëri,” tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu, në hapje të ngjarjes.

Anketa, e zhvilluar me 6,000 të anketuar në të gjithë rajonin, tregon një pasqyrë të ndërlikuar:
* Vetëm 39% e qytetarëve mendojnë se Ballkani Perëndimor është një vend i sigurt për të jetuar, duke theksuar shqetësimet e vazhdueshme për sigurinë;
* 48% kanë frikë se mund të ndodhë një luftë mes ekonomive të Ballkanit Perëndimor, duke reflektuar tensionet e vazhdueshme;
* 59% e qytetarëve ndihen të sigurt personalisht, por pasiguria më e gjerë rajonale mbetet;
* 36% e shohin depopullimin si një problem të madh, ndërsa 23% po planifikojnë ose janë në proces emigrimi;
* 83% besojnë se korrupsioni është i përhapur, duke theksuar nevojën për reforma në qeverisje.
Rezultatet gjithashtu nxjerrin në pah shqetësime të rëndësishme të sigurisë me dimension gjinor, me 66% të grave që e identifikojnë dhunën në familje si një kërcënim të rëndësishëm dhe 54% që e shohin ngacmimin seksual si një shqetësim të vërtetë. Sipas statistikave të disponueshme në rajon, mesatarisht një grua vritet çdo javë. “Këto nuk janë thjesht statistika; ato janë thirrje për veprim. Siguria e grave është një themel i çdo shoqërie të sigurt dhe të drejtë,” theksoi Majlinda Bregu.

Të dhënat e SecuriMeter 2024 ofrojnë një hartë për adresimin e këtyre sfidave përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal, politikave të synuara dhe iniciativave për ndërtimin e besimit.
Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së theksoi nevojën për:

* Progres të dukshëm për të rivendosur besimin e publikut, me vetëm 31% të qytetarëve që besojnë se rajoni do të jetë më i sigurt në 12 muajt e ardhshëm;
* Ndërhyrje efektive për të adresuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe dobësitë institucionale;
* Politika të plota për të trajtuar depopullimin, çështjet e sigurisë gjinore dhe sfidat ekonomike;
* Integrim më të thellë në BE dhe NATO, pasi 31% e qytetarëve e njohin rolin e NATO-s në stabilitetin rajonal.
Majlinda Bregu gjithashtu reflektoi mbi arritjet e RCC-së gjatë mandatit të saj, duke theksuar përparimin në sigurinë kibernetike, kontrollin e armëve dhe bashkëpunimin rajonal. “Duke punuar së bashku, ne jo vetëm që po forcojmë sigurinë për Ballkanin Perëndimor, por po kontribuojmë në një Evropë më të qëndrueshme dhe të bashkuar.”
Prezantimi përfshiu një diskutim dinamik në panel, të moderuar nga gazetari i njohur Lutfi Dervishi.

Në panel ishin të pranishëm: Zhidas Daskalovski, Drejtor i Shkollës së Studimeve Politike “Nënë Tereza”; Alida Vračić, Drejtoreshë Ekzekutive e Populari; dhe Agon Maliqi, Analist Politik dhe Bashkëthemelues i Sbunker.net.

Paneli shqyrtoi hapa praktikë për të shndërruar gjetjet e raportit në politika të zbatueshme, duke u fokusuar në qeverisje, besim dhe sigurinë rajonale.
Që nga krijimi i tij në vitin 2021, SecuriMeter ka ofruar njohuri të paçmuara mbi perceptimet publike, duke shërbyer si një mjet për politikanët për të krijuar përgjigje të bazuara në fakte për sfidat që lindin. Anketa e këtij viti nënvizon natyrën e ndërlidhur të çështjeve të sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe nevojën kritike për zgjidhje të përbashkëta. E financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Italisë, SecuriMeter është një nga përpjekjet kryesore të RCC-së për të lidhur perceptimet me politikat.

The post Vetëm 39% e qytetarëve e konsiderojnë Ballkanin vend të sigurt për të jetuar, Bregu prezanton SecuriMeter 2024 appeared first on Albeu.com.

Pasuritë e Redjan Rrajas nën sekuestro, gazetari: Janë të pajustifikuara, ja si vepron shteti me to pas konfiskimit

11 December 2024 at 13:41

Pas vendimit të GJKKO, sot janë sekuestruar pasuritë e Redjan Rrajas, i dënuar përjetë për atentatin ndaj ish-prokurorit Ardjan Ndoji. Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në një studio televizive, tha se bëhet fjalë për pasuritë e pajustifikuara dhe jo banesat, të cilat u sekuestruan në kuadër të hetimit pasuror.

Bregu u shpreh që fakti që i afërmi i Rrajas ka qenë deputet mund të ketë patur një ndikim në zgjedhje, por ende s’janë hedhur dyshime nga SPAK mbi këtë. Bregu thotë se shteti i nxjerr në shitje pasuritë e krimit, por nuk i ble njeri.

“Ka një rol vendimtar në disa prej ngjarjeve kriminal që kanë ndodhur në vitet 2020-2021 në Shqipëri, kryesisht në zonën e Fushë-Krujës dhe Durrësit. Edhe pse flasim për një personazh të tillë, duhet të kuptojmë që krimi që kreu ishte me shumë probleme sa i përket mënyrës së ekzekutimit. Ishte ndoshta historia më amatoreske që mund të ketë ndodhur i një vrasësi me pagesë, nuk dogji dot makinën. Është rasti i parë dhe i vetëm në ekzekutime, ku autorët e një krimi s’arrijnë dot të djegin makinën, me të cilën kanë lëvizur pasi kanë kryer aktin kriminal. Nuk ishte as pak e vështirë që Prokuroria të gjente gjurmët e gishtrinjve të dy personave në fjalë. Dyshohet se kanë qenë 17 persona në dijeni që do ndodhte kjo.

Nuk ka një lidhje personale mes grupeve që operojnë në Shijak, Durrës, Fushë-Krujë, thjesht bëjnë biznes në krim. Personi në fjalë binte në sy sepse kishte të dashur një nga vajzat më në zë të showbiz-it. Pas përfundimit të gjykimit edhe në Apel vjen historia e konfiskimit. Fakti që i afërmi i tij ishte një deputet i PS besoj që ndikonte. Bëhet fjalë për një ndikim të madh në zonë. Familjet e mëdha kanë ndikimet e tyre për të mbledhur vota. Kështu funksionon Shqipëria, kanë krushqi, biznese në zonë. Por ende s’e kemi të hedhur në dyshim se si gjendeshin votat në Fushë-Krujë. 

Në rastin e z.Çyrbja e kemi. Është 1 milion euro dhe një automjet luksoz. Ai ka katër vjet që rri në garazh. Prokuroria di që pasuria është kaq, dhe ai s’justifikon dot të ardhurat. A i ka marrë se është përfshirë në një akt tjetër, apo trafik, kjo është tjetër histori. Kur SPAK të heton si strukturë kriminale do të bëjë edhe hetimin pasuror. Asetet e konfiskuara do ngelen ashtu. Vetëm automjetet hyjnë direkt në punë të shtetit, përdoren, pjesa tjetër nuk mundet. Shteti i nxjerr në shitje, por s’i ble njeri. Bota e zgjidhi duke jua kaluar për objekte sociale bashkive, por edhe kjo është e vështirë në Shqipëri, përveç Bashkisë Tiranë. Vetëm banesat janë të justifikuara sepse ka pasur një aktivitet tregtar, ka qenë dentist”.

The post Pasuritë e Redjan Rrajas nën sekuestro, gazetari: Janë të pajustifikuara, ja si vepron shteti me to pas konfiskimit appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌