Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 August 2025Main stream

Pas thyerjes së dritares së selisë së SNS në rrugën Cvijiça në Beograd, në vendngjarje mbërriti xhandarmëria. Xhandarmëria fillimisht i shtyu qytetarë...

19 August 2025 at 23:00

Pas thyerjes së dritares së selisë së SNS në rrugën Cvijiça në Beograd, në vendngjarje mbërriti xhandarmëria. Xhandarmëria fillimisht i shtyu qytetarët e mbledhur, hodhi disa bomba shokuese dhe më pas u drejtua me automjete drejt qytetarëve që po tërhiqeshin para policisë. E gjithë ngjarja ndodhi në kryqëzimin e rrugës Cvijiçeva dhe Zdraka Çelara. @voxnewsalbania

304 views


💾

Hotel VOLA në Sarandë kërkon të punësojë Sanitare

19 August 2025 at 21:30

Hotel VOLA në Sarandë kërkon të punësojë Punonjës/e pastrimi (Sanitar/e). 📞 Për kushtet e punës dhe aplikime kontaktoni në: 069 241 8676       ℹ️ Ky është një postim informues nga Saranda Web. Përgjegjës për përmbajtjen është punëdhënësi.   Website Saranda Web Facebook Saranda Web Instagram saranda.web Youtube sarandaweb Tiktok saranda.web Pinterest sarandaweb in sarandaweb

The post Hotel VOLA në Sarandë kërkon të punësojë Sanitare appeared first on Saranda Web.

Mbretëria e Bashkuar gati të dërgojë trupa për të mbrojtur Ukrainën

By: b b
19 August 2025 at 22:35

Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të dërgojë trupa për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe portet e Ukrainës, si dhe të ofrojë mbështetje logjistike dhe trajnim për forcat e Kievit, por jo t’i vendosë ato pranë kufirit në rast të ndërprerjes së armiqësive me Rusinë.

Londra pritet të ofrojë trupa për mbështetje logjistike dhe trajnime, por jo për përfshirje të drejtpërdrejtë në betejë. Fillimisht ishte diskutuar mundësia e dërgimit deri në 30 mijë trupa, por kjo është reduktuar pas kundërshtimeve nga disa vende evropiane.

Zyrtarë britanikë theksojnë se vendimi për mbështetje është i lidhur ngushtë me garancitë e sigurisë që presidenti amerikan Donald Trump ka premtuar këtë javë, duke i krahasuar ato me nenin 5 të NATO-s, që parashikon mbrojtje të përbashkët.

Takimet e kësaj të marte shihen si hap vendimtar drejt sigurimit të një paqeje të mundshme mes Rusisë dhe Ukrainës. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi se pret finalizimin e garancive brenda 10 ditësh.

Ndërkohë, ekspertë evropianë paralajmërojnë se presidenti rus Vladimir Putin mund të mos pranojë praninë e trupave të NATO-s në Ukrainë, megjithatë Londra dhe aleatët e saj këmbëngulin se përgatitjet për mbështetje janë serioze.

Zvicra: Jemi të gatshëm të presim bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës

By: b b
19 August 2025 at 22:12

Zvicra është e hapur për të pritur bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës, madje edhe me pjesëmarrjen e presidentit rus Vladimir Putin, deklaroi ministri i Jashtëm zviceran Ignazio Cassis në një intervistë për CNN.

“Jemi të gatshëm për një takim të tillë dhe jemi mirënjohës për besimin që na është dhënë,” tha Cassis në kuadër të një konference diplomatike në Bernë. “Ne gjithmonë kemi shprehur vullnetin tonë, por gjithçka varet nga gatishmëria e fuqive të mëdha.”

Ai shtoi se, nëse Presidenti Putin do të merrte pjesë në ndonjë takim në Zvicër, qeveria zvicerane do të ndërmerrte masa të veçanta për shkak të urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) ndaj tij.

“Ne e kemi sqaruar situatën ligjore,” u shpreh Cassis.

“Mund të organizojmë një takim të tillë dhe dimë çfarë duhet bërë për të siguruar mbarëvajtjen. Kjo është e mundur për shkak të rolit tonë të veçantë dhe rolit të Gjenevës si seli evropiane e OKB-së.”

Ministria e Jashtme zvicerane, në një deklaratë për agjencinë shtetërore ruse RIA Novosti, tha se “Zvicra është e gatshme të ofrojë shërbimet e saj nëse ato janë të dobishme dhe të dëshiruara nga të gjitha palët. Kjo përfshin rolin si mikpritëse ose ndërmjetëse në zhvillimin e diskutimeve dhe takimeve.”

Trump: Kthimi i fëmijëve të rrëmbyer është një përparësi

By: b b
19 August 2025 at 21:56

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë, Melania Trump, kanë shprehur rëndësinë e kthimit të fëmijëve ukrainas të rrëmbyer nga Rusia gjatë luftës.

Megjithatë, e rëndësishme në administratën Trump është se ajo uli financimin për një grup të rëndësishëm që gjurmonte provat e krimeve të luftës ruse, përfshirë zhvendosjen me forcë të dhjetëra mijëra fëmijëve ukrainas.

Grupi i quajtur Observatori i Konfliktit në Ukrainë, i drejtuar nga Laboratori i Kërkimeve Humanitare i Universitetit të Yale-it, u krijua në vitin 2022 me mbështetje të Departamentit të Shtetit për të dokumentuar krimet e luftës dhe mizoritë që Rusia po kryen në Ukrainë.

Ky observator u angazhua për të mbledhur dhe analizuar provat për krimet e luftës të dyshuara nga Rusia, përfshirë përpjekjet e Moskës për të zhvendosur dhe birësuar me forcë fëmijët ukrainas.

Një ndër arritjet më të mëdha të grupit ishte dokumentimi i shkallës së deportimit të fëmijëve ukrainas, për të cilën Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për presidentin rus, Vladimir Putin, për krime lufte të dyshuara të deportimit të fëmijëve.

Megjithatë, sipas CNN në mars të këtij viti, administrata Trump ndërpreu përkohësisht financimin për Observatorin e Konfliktit në Ukrainë. Ky vendim u mor në një periudhë kur organizata po zhvillonte hetime të thella mbi krimet e luftës të ushtruara nga Rusia. Pavarësisht ndërprerjes, financimi u rivendos përkohësisht për të lejuar dërgimin e provave tek Europol, agjencia ligjzbatuese e Bashkimit Evropian.

OSBE thirrje Serbisë: Mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta!

By: b b
19 August 2025 at 21:33

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, ka thënë të martën se Serbia e ka për detyrë të mundësojë tubime paqësore pa përdorim të paarsyeshëm ose të tepruar të forcës policore.

Në një reagim në X, ajo tha Serbia është gjithashtu e detyruar ta “parandalojë dhunën, në përputhje me detyrimet e saj për të drejtat e njeriut”.

“Promovimi i dialogut dhe përgjegjësisë është mënyra më e mirë për t’i ulur tensionet e tanishme”, thuhet në reagim.

Një valë protestash, që filloi në Serbi në nëntor të vitit 2024, ka hyrë në një fazë të re tani.

Ka pasur përleshje të përditshme midis demonstruesve dhe policisë që nga 12 gushti, kur dhuna shpërtheu në qytetet veriore, Vërbas dhe Baçka Pallanka.

Këto incidente ndezën protesta në dhjetëra qytete në vend, përfshirë kryeqytetin Beograd, ndërsa akuzat për brutalitet policor u përhapën në gjithë vendin.

Ditët e fundit, disa organizata joqeveritare kanë bërë kallëzime penale kundër oficerëve të policisë për dhunë policore kundër protestuesve.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha të martën se policia nuk po fshihte asgjë në lidhje me veprimet e saj në protesta dhe se, nëse do të kishte ndonjë tejkalim të autoritetit, të gjithë ata që e bënë këtë do të mbanin përgjegjësi.

Që nga nëntori, në Serbi po zhvillohen protesta masive pas shembjes së strehës së betonit në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 njerëz.

Studentët dhe protestuesit kërkojnë përgjegjësi penale e politike, si dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare./REL

Shtëpia e Bardhë: Putin ka premtuar se do të takohet me Zelensky-n

By: b b
19 August 2025 at 21:11

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha të martën se presidenti rus Vladimir Putin ka premtuar të zhvillojë bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Leavitt u pyet nga një gazetar nëse Putini premtoi të kishte një takim të drejtpërdrejtë në javët e ardhshme.

“Ai e ka bërë, dhe unë sapo iu përgjigja kësaj pyetjeje për ju”, tha ajo gjatë një konference për shtyp.

Më parë, Leavitt kishte qenë shumë më pak e prerë nëse Putini kishte rënë dakord për takimin, ndryshe nga këtë here.

“Mund t’ju siguroj se qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe administrata Trump po punojnë si me Rusinë ashtu edhe me Ukrainën për ta bërë të mundur këtë marrëveshje dypalëshe”, shtoi tha ajo.

Sekretarja Leavitt theksoi se planet për një takim bilateral midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky janë tani “në zhvillim,” me “shumë opsione” që po diskutohen.

Ajo refuzoi disa herë të përgjigjej mbi vendndodhjet specifike.

“Të dy liderët kanë shprehur gatishmërinë për t’u ulur së bashku, dhe ekipi ynë i sigurisë kombëtare do të ndihmojë të dy vendet që ta bëjnë këtë”, tha Leavitt për gazetarët.

Ndriçohet kalaja e Himarës, Gonxhja: Investim që rrit vlerën turistike

19 August 2025 at 22:55

TIRANË, 19 gusht/ATSH/ Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka investuar në projektin e ndriçimit dekorativ të kalasë së Himarës, duke i dhënë jo vetëm dritë, por edhe ngjyra që e bëjnë më madhështore këtë monument mbi 3500-vjeçar.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kalaja e Himarës, Monument Kulture i Kategorisë I.

Gonxhja vlerësoi se ky investim, i realizuar në një ansambël ku bashkëjetojnë banesa dhe objekte fetare, vjen si angazhim i bashkisë së Himarës, duke rritur kushtet për banorët dhe vlerën turistike të kalasë, e cila tashmë, falë këtij bashkëpunimi, vizitohet edhe në orët e mbrëmjes.

“Kalaja, Monument Kulture i Kategorisë I, në administrimin e DRTK Vlorë, ka qenë qendër e rëndësishme historike dhe kishtare që nga shekulli VIII. Sot, ajo është një nga pasuritë më të çmuara të trashëgimisë së Himarës dhe një ftesë për ta vizituar jo vetëm për bregdetin”, theksoi ministri.

Kalaja e Himarës e cila të ofron një pamje të mrekullueshme nga zemra e Rivierës Shqiptare, vizitohet nga pushues të shumtë gjatë sezonit veror.

Turistë nga vende të ndryshme shprehen të mahnitur nga panorama që ofrohet teksa vizitojnë Kalanë e ndërtuar nga kaonët, një fortesë e fuqishme nëpër shekuj.

/m.m/r.e/

The post Ndriçohet kalaja e Himarës, Gonxhja: Investim që rrit vlerën turistike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria në kujtesën fotografike të DPA-së me 135 mijë fotografi origjinale

19 August 2025 at 22:32


TIRANË, 19 gusht/ATSH/ Në Ditën Botërore të Fotografisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ndau një ansambël imazhesh nga Fototeka e saj, që rrëfejnë historikun e vendit.

E dyta në rang republike për nga madhësia, pas Fototekës “Marubi” (për fotot para ‘44-s), fototeka.arkiva.gov.al është tërësisht e digjitalizuar, duke garantuar akses të menjëhershëm të qytetarëve, blerjen e imazheve të riprodhuara me rezolucion të lartë, si edhe ruajtjen e tyre afatgjatë në trajtën autentike.

Fototeka e DPA-së përllogarit rreth 135 mijë fotografi origjinale, prej të cilave afro 41 mijë ilustrojnë jetën politike nga Pavarësia deri në shtetndërtim.

Përmes imazheve paraqitet edhe jeta shoqërore nëpërmjet aktivitetit ekonomik, kulturor, arsimor dhe fetar.

Fondi prej rreth 43 mijë fotografish të Institutit “Luce” kryen një retrospeksion në Shqipërinë nën Italinë fashiste. Mes tyre, rreth 13 mijë fotografi që gjenden në negativë, u përkasin fotografëve të njohur korçarë Vani Burda dhe Thimi Raci.

/m.m/r.e/

The post Shqipëria në kujtesën fotografike të DPA-së me 135 mijë fotografi origjinale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Teleskopi “Webb” zbulon një hënë të re rreth Uranit

19 August 2025 at 22:31

NJU JORK, 19 gusht /ATSH/ – Teleskopi Hapësinor “James Webb” ka zbuluar një hënë shumë të vogël që rrotullohet rreth Uranit, sipas “AP”- së.

NASA njoftoi se objekti i ri qiellor është vetëm rreth 10 kilometra i gjerë dhe u pa me kamerën infra të teleskopit.

Shkencëtarët besojnë se kjo hënë ka mbetur e fshehur për kaq gjatë për shkak të madhësisë së vogël dhe dritës së zbehtë, madje as sonda “Voyager 2”, gjatë fluturimit të saj pranë Uranit rreth 40 vite më parë, nuk arriti ta dallonte.

Deri tani Uranit i njiheshin “28 hëna”, shumica të vogla dhe pranë planetit.

Me këtë zbulim, numri i tyre shkon në 29.

Hëna e re ende nuk ka marrë emër, por si traditë, hënat e Uranit pagëzohen me personazhe nga Shekspiri dhe Aleksandër Popi.

Sipas ekspertëve, ky zbulim sugjeron se rreth Uranit mund të fshihen edhe shumë hëna të tjera të vogla. /Ad.Ab./

 

 

The post Teleskopi “Webb” zbulon një hënë të re rreth Uranit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MODË – Ish-komisionerja daneze e BE-së lançon koleksionin e saj të këpucëve

19 August 2025 at 22:22

BRUKSEL, 19 gusht /ATSH-ANSA/- Ish-komisionerja daneze e BE-së ka lançuar linjën e saj të këpucëve dhe është imazhi i një prej dizajneve, duke shënuar një kapitull të ri në karrierën e saj pas Brukselit.

Vestager, e cila frymëzoi serialin televiziv “Borgen”, është rikthyer në qendër të vëmendjes si imazhi i koleksionit të këpucëve, të krijuara nga stilistja Frederikke Antonie Schmidt.

E famshme për suksesin në sigurimin e një gjobe prej 14 miliardë dollarësh kundër “Apple” për lehtësime të paligjshme tatimore – dhe e etiketuar nga Trump si “Zonja e Taksave”, ajo është shfaqur së fundmi në tabela gjigante në rrugët e kryeqytetit danez, Kopenhagë – duke buzëqeshur me një fustan të rehatshëm, flokë të thinjur, çizme deri në kyçin e këmbës dhe sloganin “Kush e ka pushtetin?”

BE shpjegoi se kompania që e zgjodhi atë, pavarësisht se është themeluar nga një stiliste daneze, Frederikke Antonie Schmidt, ka një stil italian, duke filluar me emrin e saj, Roccamore – një neologjizëm që kombinon “Roccaforte” dhe “Amore”, për të përmbledhur faktin se këpucët janë të rehatshme, të forta dhe gjithashtu femërore.

Për më tepër, themeluesja e linjës së kepucëve studioi në Polimoda, shkolla e modës me qendër në Firence – e renditur ndër dhjetë institutet më të mira të modës në botë – dhe këpucët prodhohen në Itali dhe Portugali.

Sipas njoftimit për shtyp të kompanisë, modeli i dedikuar Margrethe Vestager – u krijua si një homazh për të dhe për të gjitha gratë që përballen kur përgjegjësia është më e madhe.

“Është për ato gra që guxojnë të qëndrojnë në syrin e stuhisë, që vendosin për një axhendë të re dhe e bëjnë të gjithën me stil dhe me kokën lart”, tha kompania.

Çizmet e saj deri në kyçin e këmbës, të disponueshme në ngjyrë lisi dhe të zezë, shiten me pakicë për rreth 415 euro.

Ato janë pjesë e “Power Collection” të Roccamore, që përfshin edhe këpucë të frymëzuara nga Camilla Ley Valentin, bashkëthemeluese e sistemit të menaxhimit të radhëve online Queue-it, dhe Marianne Dahl, shefja e Boston Consulting Group, Inc. (BCG) – një kompani amerikane globale konsulence menaxhimi e themeluar në vitin 1963. //a.i/

The post MODË – Ish-komisionerja daneze e BE-së lançon koleksionin e saj të këpucëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Katari kërkon armëpushim në Gazë pas përgjigjes pozitive të Hamasit

19 August 2025 at 21:42

JERUSALEM, 19 gusht /ATSH/- Katari theksoi sot urgjencën e ndërmjetësimit të një armëpushimi në Gazë – pasi Hamasi njoftoi një përgjigje pozitive ndaj një propozimi, por Izraeli ende nuk ka ndërhyrë, ndërsa ushtria e tij përgatit një ofensivë në disa nga zonat më të populluara të territorit, sipas AP.

Perspektiva e një sulmi të zgjeruar në zonat ku strehohen qindra mijëra civilë ka shkaktuar kritika brenda Izraelit dhe jashtë tij.

Shumica e palestinezëve të lodhur nga lufta nuk shohin asnjë vend në Gazë si të sigurt, madje as në zona – të shpallura humanitare, pas 22 muajsh lufte.

Qindra mijëra izraelitë, të cilët protestuan të dielën, kanë frikë se ofensiva mund të rrezikojë pengjet e mbetura në Gazë. Vetëm 20 nga 50 pengjet e mbetura mendohet se janë gjallë.

“Nëse propozimi për armëpushim dështon, kriza do të përkeqësohet”, u tha gazetarëve Majed al-Ansari, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit, duke shtuar se ata ende nuk kanë marrë një përgjigje nga Izraeli për këtë.

Witkoff ftohet të ribashkohet në bisedime

Al-Ansari tha se Hamasi kishte rënë dakord me kushtet që ishin në diskutim. Ai nuk pranoi të jepte detaje, por tha se propozimi ishte pothuajse identik me atë që ishte paraqitur më parë nga i dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff.

Propozimi i SHBA-së ishte për një armëpushim 60-ditor, gjatë të cilit disa nga pengjet e mbetura do të liroheshin dhe palët do të negocionin një armëpushim të qëndrueshëm dhe kthimin e pjesës tjetër.

“Nëse arrijmë një marrëveshje, nuk duhet të pritet që ajo të zbatohet menjëherë”, tha al-Ansari.

Ky vlerësim i kujdesshëm erdhi një ditë pasi ministri i Jashtëm i Egjiptit, vendi tjetër arab që ndërmjetëson bisedimet, tha se po bënin përpjekje për një marrëveshje me faza – dhe vuri në dukje se kryeministri i Katarit ishte bashkuar në negociatat midis udhëheqësve të Hamasit dhe ndërmjetësve arabë.

“Witkoff është ftuar të ribashkohet në bisedime”, tha ministri i Jashtëm egjiptian Badr Abdelatty.

Witkoff u tërhoq nga negociatat më pak se një muaj më parë, duke akuzuar Hamasin se nuk po vepronte me mirëbesim.

Nuk ishte e qartë se si Witkoff i është përgjigjur ftesës.

Abdelatty zhvilloi sot një sërë telefonatash me ministrat e Jashtëm nga BM-ja, Turqia dhe Bashkimi Evropian, duke u kërkuar të ushtronin presion mbi Izraelin që të pranonte propozimin për armëpushim.

“Topi tani është në fushën e Izraelit”, tha Abdelattay në një deklaratë.

Një zyrtar i lartë izraelit tha sot se qëndrimi i vendit për një armëpushim është konsistent dhe nuk ka ndryshuar.

“Izraeli kërkon lirimin e të 50 pengjeve në përputhje me udhëzimet e përcaktuara nga Kabineti për t’i dhënë fund luftës”, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti pasi nuk ishte i autorizuar të fliste me median.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se nevojitet një përpjekje përfundimtare për të përfunduar mposhtjen e Hamasit.

Ai është zotuar të vazhdojë luftën derisa të kthehen të gjithë pengjet dhe Hamasi të çarmatoset. //a.i/

The post FOKUS – Katari kërkon armëpushim në Gazë pas përgjigjes pozitive të Hamasit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Roboti i shtatzënisë në Kinë, e ardhmja e lindjes ka mbërritur!

19 August 2025 at 21:34

PEKIN, 19 gusht /ATSH/ – Në një hap të jashtëzakonshëm të shkencës dhe teknologjisë, shkencëtarët kinezë po zhvillojnë robotin e parë humanoid me një mitër artificiale, i aftë të rrisë embrionet njerëzore jashtë trupit të njeriut, sipas revistës “Newsweek”.

Lindjet priten të ndodhin në vitin 2026 dhe “nënat” robotë do të përdorin lëng amniotik sintetik, tuba që imitojnë kordonin umbilikal dhe inteligjencë artificiale për të monitoruar zhvillimin e fetusit për vetëm rreth 14 000 dollarë për çdo lindje.

I prodhuar nga “Kaiwa Tech” dhe i drejtuar nga Dr. Zhang Qifeng në Guangzhou, ky inovacion synon të ndihmojë çiftet e prekura nga infertiliteti, të shmangë lindjet në mënyra surrogate dhe të hapë horizonte të reja në shkencën riprodhuese.

Por nuk mungonjnë polemikat.

Shkencëtarët po punojnë ende mbi metoda të sigurta për fertilizim dhe lindje, ndërsa ekspertët ligjorë përpiqen të përcaktojnë të drejtat prindërore, kufijtë etikë dhe statusin e fëmijëve të rritur në laborator.

A është ky fundi i lindjes natyrale, apo një mrekulli për miliona njerëz? /Ad.Ab./

The post Roboti i shtatzënisë në Kinë, e ardhmja e lindjes ka mbërritur! appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vendimi për pallatin ku do të vendosej ASHK, Bardhi: Gjyqtarët zbatojnë rregullat që miraton qeveria

19 August 2025 at 21:12

TIRANË, 19 gusht/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh sot se “gjyqtarët e prokurorët e Republikës nuk miratojnë rregulla, por janë të detyruar të zbatojnë rregullat që miraton qeveria e Kuvendi”.

Bardhi reagoi ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, lidhur me vendimin e gjyqtarit Hazbi Balliu, i cili një pallat të konfiskuar e kaloi në favor të ndërtuesit të paligjshëm.

“Edi Rama paska pyetur sot ‘se si mund të angazhohen prokurorë a gjykatës të Republikës në favor të ndërtuesve të paligjshëm, kjo kërkon të kesh akses në trurin e prokurore Gjelit dhe të gjykatës Balliut’. Dikush duhet t’i kujtojë që vetë ai s’ka akses në trurin e tij, sa kohë nuk kujton që ka firmosur vetë vendimin e qeverisë nr. 589, datë 7.9.2022, që favorizon ndërtuesit e paligjshëm dhe ligjëron antishtetin”, u shpreh Bardhi.

Më herët sot, kryeministri Edi Rama reagoi lidhur me vendimin e gjyqtarit Hazbi Balliu, për një pallat të ndërtuar pa leje dhe të konfiskuar në Tiranë, ku ishte vendosur Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Rama e konsideroi vendimin “skandaloz”, ndërsa u shpreh se gjyqtari merr në mbrojtje palën përfaqësuese të një pallati të ndërtuar totalisht pa leje.

/m.m/r.e/

The post Vendimi për pallatin ku do të vendosej ASHK, Bardhi: Gjyqtarët zbatojnë rregullat që miraton qeveria appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Horoskopi, 20 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: Ardit
19 August 2025 at 22:58

Dashi Keni nevojë për më shumë qetësi, për shkak të stresit të madh që ju shkakton puna. Personat që keni larguar më parë, do i keni në dispozicion. Muaji do të jetë një muaj intensiv, në sajë të pranisë së Venusit në shenjën tuaj. Raporte të reja mund të dhurojnë emocione të bukura. Demi Më […]

The post Horoskopi, 20 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Trump: Nëse e ndal luftën Rusi-Ukrainë, do të shkoj në parajsë

By: Ardit
19 August 2025 at 22:53

Donald Trump ka vendosur një qëllim edhe më të madh se çmimi Nobel për Paqen, pasi dëshiron të sjellë paqe midis Rusisë dhe Ukrainës. Dhe ky qëllim nuk është asgjë tjetër përveç parajsës. Në një intervistë me Fox News, Presidenti amerikan deklaroi se fundi i luftës midis dy vendeve do ta ndihmonte të hynte në […]

The post Trump: Nëse e ndal luftën Rusi-Ukrainë, do të shkoj në parajsë appeared first on BoldNews.al.

U arrestua pasi u përfshi në një konflikt të dhunshëm, lirohet Meriton Mjekqi

By: Ardit
19 August 2025 at 22:49

Moderatori dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Meriton Mjekiqi, ka reaguar për herë të parë pas episodeve që e vendosën në qendër të vëmendjes mediatike muajin e kaluar, kur u përfol për një përleshje fizike që solli lëndime të rënda trupore tek viktima. Sot, më 19 gusht 2025, Mjekiqi njoftoi përmes InstaStory se gjykata […]

The post U arrestua pasi u përfshi në një konflikt të dhunshëm, lirohet Meriton Mjekqi appeared first on BoldNews.al.

Skandal në AKU/ Denoncimi: Ish-prokurori Alket Mersini, goditi punonjësen shtazënë

By: Ardit
19 August 2025 at 22:37

Kreu i PD-së Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një skandali në Agjencinë Kombëtare të Ushqimit. Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se ish-prokurori Alket Mersini, tashmë në rolin e drejtuesit të burimeve njerëzore në AKU, ka goditur një punonjëse shtatzënë të këtij institucioni. Sipas denoncuesit, Mersini shkon çdo ditë i […]

The post Skandal në AKU/ Denoncimi: Ish-prokurori Alket Mersini, goditi punonjësen shtazënë appeared first on BoldNews.al.

OSBE i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta

By: Ardit
19 August 2025 at 22:06

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, ka thënë të martën se Serbia e ka për detyrë të mundësojë tubime paqësore pa përdorim të paarsyeshëm ose të tepruar të forcës policore. Në një reagim në X, ajo tha Serbia është gjithashtu e detyruar ta “parandalojë dhunën, në përputhje me detyrimet […]

The post OSBE i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta appeared first on BoldNews.al.

Moti i keq shkakton probleme në jugun e Italisë, përmbytje në disa zona

By: Ardit
19 August 2025 at 21:54

Disa rajone të Italisë po përballen sërish me mot të keq, përmbytje dhe stuhi që kanë shkaktuar dëme dhe alarme në disa zona. Në Siçili, në Leonforte dy makina përfunduan në lumin Crisa dhe dy persona u shpëtuan nga zjarrfikësit, ndërsa një person tjetër rezulton i zhdukur. Në Sardenjë, shiu dhe breshëri kanë shkatërruar hektarë […]

The post Moti i keq shkakton probleme në jugun e Italisë, përmbytje në disa zona appeared first on BoldNews.al.

❌
❌