Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

I nxehti përvëlues në vend, policia bashkiake në Shkodër u shpërndan shishe me ujë qytetarëve

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Në këtë valë të nxehti që ka përfshirë vendin, një gjest human dhe sensibilizues është bërë nga policia bashkiake e qytetit të Shkodrës.

Efektivë të policisë bashkiake në Shkodër u kanë qendruar pranë banorëve të qytetit duke u shpërndarë ujë për t’u bërë ballë temperaturave ekstreme.

Kreu i bashkisë së Shkodrës Benet beci ndau pamje teksa efektivë të policisë bashkiake u shpërndajnë ujë qytetarëve.

“Mirënjohje për shembullin që përcjellin”, shkruan Beci në një postim në rrjetet sociale.

Prej ditësh vendi është përfshirë nga një valë e të nxehtit me temperatura shumë të larta.

/m.q//a.f/

The post I nxehti përvëlues në vend, policia bashkiake në Shkodër u shpërndan shishe me ujë qytetarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vera e këtij viti, “ferri mbi tokë”? Ekspertët: Qershori i butë, por pastaj…

By: Oldi
21 May 2025 at 11:28

Pranvera me reshje, por vera e këtij vitit sipas portalit meteorologjik të specializuar Severe Weather Europe, vjen me ndryshime të theksuara në modelet atmosferike që tregojnë gjasat e një moti më të thatë, më të nxehtë dhe potencialisht ekstrem, veçanërisht në gjysmën e dytë të sezonit. Edhe pse parashikimet afatgjata nuk konsiderohen në përgjithësisht tërësisht […]

The post Vera e këtij viti, “ferri mbi tokë”? Ekspertët: Qershori i butë, por pastaj… appeared first on BoldNews.al.

Rreziku që harrojmë në ditët e nxehta: Telefoni juaj mund të digjet… dhe jo vetëm ai

20 May 2025 at 22:18

Me temperaturat që po rriten dita-ditës, një nga rreziqet më të nënvlerësuara të verës është mbinxehja e pajisjeve elektronike – veçanërisht telefonit tuaj.

Ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i telefonit në diell direkt jo vetëm e ul ndjeshëm jetëgjatësinë e baterisë, por mund të çojë edhe në dëmtim të memories ose fikje automatike të pajisjes. Në raste të rralla, pajisja mund të deformohet ose të ndizet në mënyrë të rrezikshme.

Çfarë të bëni për të mbrojtur veten (dhe telefonin):

•Mos e lini telefonin në makinë të mbyllur, edhe nëse jeni larg vetëm për pak minuta.
•Mbajeni në hije dhe përdorni mbrojtëse termike në çanta.
•Aktivizoni modalitetin e kursimit të energjisë për të ulur ngarkesën në procesor.
•Mos e përdorni kur po karikohet, sidomos në ambient të nxehtë.

Edhe trupi juaj ka “bateri”: pini ujë vazhdimisht, shmangni ekspozimin e gjatë në diell dhe përdorni krem mbrojtës – një telefon mund ta ndërrosh, por shëndetin jo.

The post Rreziku që harrojmë në ditët e nxehta: Telefoni juaj mund të digjet… dhe jo vetëm ai appeared first on Sot News | Lajme.

Parashikimi i motit, si pritet të jenë temperaturat në fund të janarit

By: Besnik
20 January 2025 at 10:42

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologia Ladja Porja bëri parashikimin e motit për këtë javë. Pas ditëve të ftohta të fillimit të janarit, sipas saj, ky muaj do të mbyllet me temperatura më të larta dhe më shumë rreze dielli.

“Pas motit të ftohtë gjatë javës së kaluar, me temperaturat që kanë arritur deri në 18 gradë Celsius në zonat bregdetare dhe -1 gradë Celsius në verilindje, situata termike pritet të ndryshojë”.

Meteorologia theksoi se sot pritet që temperatura maksimale të arrijë përsëri deri në 18 gradë Celsius, me alternime vranësirash dhe kthjellimesh.

Parashikimi për ditët në vazhdim

“Të martën dhe të mërkurën, moti do të karakterizohet nga vranësira të dendura dhe reshje shiu të intensitetit të ulët, të cilat nuk pritet të shkaktojnë probleme. Në zonat verilindore, mund të ketë reshje të vogla dëbore të mërkurën. Siç e thamë reshje shumë të vogla do kemi të martën dhe të mërkurën ndërsa të enjten dhe të premten përmisohet moti duke përfunduar në një fundjavë me diell dhe temepratura të larta. Edhe pse reshje të vogla janë të mundshme, situata termike do të mbetet më e ngrohtë se mesatarja e janarit, me temperatura maksimale që do të arrijnë deri në 18-19 gradë Celsius dhe minimale deri në -2 ose -3 gradë Celsius në verilindje.

Përmirësim i motit për fundjavë

Meteorologia shtoi se, pas reshjeve të vogla të martën dhe të mërkurën, moti do të përmirësohet të enjten dhe të premten, duke sjellë një fundjavë të diellit dhe temperaturave të larta. Në fund të janarit, temperaturat do të mbeten më të larta se vlerat normale për këtë periudhë, duke arritur deri në 18 gradë Celsius.

Moti në rajon

“Në lidhje me situatën meteorologjike në rajon, Porja informoi se edhe vendet e tjera të Ballkanit do të kenë një mot të ngjashëm. Në Kosovë, pas ditëve të ftohta, do të ketë mot të kthjellët me vranësira të shpeshta, ndërsa reshje shiu priten vetëm të mërkurën, në zonat kufitare me Shqipërinë. Temperaturat minimale do të variojnë nga -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 9 gradë Celsius. Po ashtu, në Maqedoninë e Veriut, moti do të jetë më i ngrohtë, duke sjellë një javë të ngjashme me vjeshtën, me temperatura që do të arrijnë deri në 14 gradë Celsius për maksimale”, përfundoi fjalën e saj Porja.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Parashikimi i motit, si pritet të jenë temperaturat në fund të janarit appeared first on Euronews Albania.

Studimi: Pijet e nxehta rrisin rrezikun për zhvillim të kancerit në ezofag

By: gaze tare
29 December 2024 at 16:15

Pijet e nxehta mund të kenë disa efekte në shëndet, varësisht nga temperatura dhe sa shpesh konsumohen. Ja disa ndikime të mundshme:

1.Aftësia e trupit për të ftohur veten: Pijet shumë të nxehta mund të ndihmojnë në nxitjen e djersitjes, e cila është një mekanizëm natyral i trupit për të ftohur veten. Kjo mund të jetë e dobishme në klimat e ftohta, por jo gjithmonë është e përshtatshme, sidomos në kushte të ngrohta.

2.Rreziku i djegieve në gojë dhe fyt: Pijet e nxehta mund të shkaktojnë djegie të mukozës në gojë dhe fyt, veçanërisht kur janë tepër të nxehta, çka mund të çojë në irritim afatshkurtër dhe ndonjëherë dëmtim afatgjatë të indeve.

3.Probleme me tretjen: Pijet shumë të nxehta mund të shqetësojnë sistemin tretës, duke rritur mundësinë e refluksit të acidit ose të gastritit, veçanërisht tek ata që janë të prirur për këto kushte.

4.Ndikimi në shëndetin afatgjatë: Disa studime sugjerojnë se konsumimi i pijeve shumë të nxehta (sidomos në temperatura mbi 65°C) mund të rrisë rrezikun për zhvillimin e kancerit të ezofagut, për shkak të dëmtimit të mundshëm të indit nga nxehtësia.

5.Ndikimi në gjumë: Pijet e nxehta, siç janë çaji i ngrohtë ose qumështi i ngrohtë, mund të kenë efekte relaksuese dhe ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit, sidomos nëse konsumerohen para se të flini.

Në përgjithësi, pijet e nxehta mund të jenë të dobishme në disa kushte, por është e rëndësishme të jeni të kujdesshëm dhe t’i konsumoni në temperatura të sigurta për të shmangur dëmtimet.

The post Studimi: Pijet e nxehta rrisin rrezikun për zhvillim të kancerit në ezofag appeared first on iconstyle.al.

Këto 3 pije të nxehta do të lehtësojnë fryrjet, ngërçet dhe të përzierat

20 November 2024 at 16:40

Çaj menteje

Është shumë efektiv në lehtësimin e problemeve me tretjen. Mentoli në këtë bimë mjekësore ndihmon në relaksimin e muskujve të stomakut, gjë që lehtëson ngërçet dhe fryrjet . Është veçanërisht efektiv tek njerëzit që vuajnë nga sindroma e zorrës së irrituar (IBS). Për përgatitjen e çajit mjafton që 7-10 gjethe menteje të freskëta ose një lugë çaji të thata të hidhen me një filxhan ujë të nxehtë dhe ta lini të qëndrojë për 10 minuta.

Çaj xhenxhefili

Është veçanërisht efektiv për të përzierat dhe të vjellat, zbrazjen e ngadaltë të stomakut, fryrjet dhe ngërçet për shkak të tretjes së dobët . Për ta përgatitur, zieni 2 lugë gjelle xhenxhefil të freskët të copëtuar në 2 gota ujë për 10-20 minuta.

Çaji i kamomilit

Kamomili nuk është vetëm një pije qetësuese për gjumë cilësor. Ndihmon ndjeshëm me probleme të ndryshme të tretjes. Vetitë e tij natyrale anti-inflamatore lehtësojnë ngërçet e stomakut, fryrjet, dispepsi të shkaktuara nga stresi dhe të përzierat e lehta.

The post Këto 3 pije të nxehta do të lehtësojnë fryrjet, ngërçet dhe të përzierat appeared first on Sot News | Lajme.

Vanda Nara puthje të nxehta me partnerin e ri, Ikardi në lot

12 November 2024 at 20:38
Pas ndarjes nga Mauro Ikradi, Vanda Nara ka zyrtarizuar lidhjen me reperin L-Gante, teksa çifti është shfaqur hapur edhe në rrjetet sociale. Megjithatë ish-kapiteni i Interit vazhdon të këmbëngulë për t’u rikthyer me Vandën dhe kjo konfirmohet së fundmi nga një mesazh i nxjerrë gabimisht nga modelja argjentinase në “Instagram”. Teksa po publikonte një bisedë

Pesë pije të nxehta që janë të domosdoshme për ditët e ftohta të dimrit

10 November 2024 at 23:15
Tani që i ftohti është këtu, pijet e nxehta janë ato që na duhen për t’u ngrohur dhe për të shijuar ndryshimin e motit. Ditët e ftohta të dimrit janë mundësia e përkryer për të shijuar pije të ngrohta e të shijshme që na ngrohin dhe na bëjnë të ndihemi më rehat dhe të relaksuar.
❌
❌