Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

FOTO/ I përfolur në merkato, Elseid Hysaj merr vendimin e PAPRITUR

By: S SH
12 June 2025 at 21:04

Elseid Hysaj është ende në dyshim te Lazio. Nuk dihet nëse mbrojtësi shqiptar do të vazhdojë të jetë pjesë e kryeqytetasve në Itali apo do të ndryshojë ambient gjatë kësaj merkato verore.

Por në prag të kësaj dritare transferimesh, Hysaj ka bërë një hap pas. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka lyer flokët përsëri, duke u rikthyer në “Hysajn Bjond”.

Kujtojmë se 31-vjeçari ishte pjesë e listës së Shqipërisë këtë muaj në ndeshjet e kualifikueseve të Botërorit. Ai bëri një supersfidë kundër Serbisë, ndërsa me Letoninë nuk pati minuta në këmbë.

The post FOTO/ I përfolur në merkato, Elseid Hysaj merr vendimin e PAPRITUR appeared first on Albeu.com.

“Kemi pasur raste për të fituar ndeshje, ata prisnin goditje këndi” – Hysaj flet pas barazimit

7 June 2025 at 23:27

Elseid Hysaj ishte një nga më të mirët në fushë në barazimin pa gola ndaj Serbisë, ku ai pas ndeshjes ka ndarë përshtypjet e tij dhe ndjesitë.

Në barazimin pa gola ndaj Serbisë, Hysaj tregoi qetësi dhe siguri në mbrojtje, duke e udhëhequr Shqipërinë me eksperiencën e tij, duke fituar edhe penallti në këtë sfidë, por që u humb nga Rey Manaj.

Pas sfidës, ai foli për ecurinë e ndeshjes dhe çfarë mendon për ecurinë e Kombëtares në këto eliminatore.

“Kemi bërë një ndeshje shumë të bukur. Kemi luajtur shumë mirë. Mungesa e 3 pikëve na penalizon. Duhet t’i marrim gjërat më të mira dhe të ecim përpara. Kam filluar shumë herët futbollin dhe duket sikur po plakem. E kishim ndjesinë që do ta fitonim ndeshjen sot. Kemi bërë shumë ndeshje si kjo sot”.

“Trajneri më tha që të rrija më mbrapa. Kjo ishte këshilla e tij. Broja ka shpejtësi të madhe dhe fizikisht është i fortë. Kemi pasur raste për të fituar ndeshje, ky është problemi”.

“Ata kishin më frikë se ne për të luajtur futboll. Ata prisnin ndonjë goditje këndi, lojë nuk zhvilluan shumë. Këto janë ndeshje që duhet t’i luajë ai që i ndjen. Duhet të futemi në fushë dhe të japim maksimumin”, ka thënë Hysaj. /Telegrafi/ 

The post “Kemi pasur raste për të fituar ndeshje, ata prisnin goditje këndi” – Hysaj flet pas barazimit appeared first on Telegrafi.

Elseid Hysaj, ‘i mbijetuari’ i vetëm i mbrëmjes së Beogradit 11 vite më parë

TIRANË, 7 qershor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot kundër Serbisë në Tiranë, sfidë kjo që vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

Përballja më e famshme mes dy skuadrave dhe ajo që ka mbetur në histori daton më 14 tetor 2014 në Beograd, me sfidën që u mbyll pas vetëm 42 minutave pasi tifozët vendas u futën në fushë dhe dhunuan lojtarët e Shqipërisë. 11 vite më pas dy skuadrat do të përballen sërish

Mbrëmjen e 14 tetorit 2014 në Beograd titullar për ekipin tonë ishte edhe Elseid Hysaj, mbrojtësi i djathtë që Giovanni de Biasi e hodhi në fushë nga minuta e parë. Thuajse 11 vite pas, Hysaj është i vetmi që është grumbulluar edhe në këtë ndeshje nga i gjithë ekipi. Nga 23 emrat që de Biasi kishte grumbulluar asokohe, vetëm shkodrani vijon të jetë ende pjesë e Kombëtares.

Ndërkohë në krahun tjetër do të jenë tre futbollistë serb që kanë qenë në atë mbrëmje. Portieri Predrag Rajkovic, mesfushori Nemanja Gudelj dhe sulmuesi Aleksandar Mitrovic vijojnë të jenë sërish aktiv për ekipin që sot drejtohet nga Dragan Stojkovic.

/a.f/

The post Elseid Hysaj, ‘i mbijetuari’ i vetëm i mbrëmjes së Beogradit 11 vite më parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Edhe 4 ditë”, FSHF “tremb” serbët me Elseid Hysajn

By: S SH
3 June 2025 at 22:40

Kombëtarja shqiptare do të dalë në fushën e lojës të shtunën në mbrëmje në “Arenën Kombëtare”. Djemtë kuqezi do të presin në shtëpi në orën 20:45 Serbinë për sfidën e tretë kualifikuese të Kupës së Botës.

Në prag të këtij dueli të rëndësishëm, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë një postim në rrjetet sociale. “4 ditë”, shkruhet në fotografinë e FSHF-së duke numëruar ditët para ndeshjes, ku shikohet Elseid Hysaj.

Mbrojtësi i Lazios është zgjedhur në këtë fotografi për numrin 4 që mban në fanellë, po aq ditë sa na ndajnë nga sfida me Serbinë. Hysaj pritet të nisë si titullar të shtunën në mbrëmje.

The post “Edhe 4 ditë”, FSHF “tremb” serbët me Elseid Hysajn appeared first on Albeu.com.

ZYRTARE / Në prag të sfidës me Serbinë, Elseid Hysaj bëhet me trajner të ri

By: S SH
2 June 2025 at 17:23

Tashmë nuk ka dyshime, Lazio ka mbyllur bashkëpunimin me Marco Baronin. Trajneri që do të drejtojë skuadrën kryeqytetase të Italisë është Maurizio Sarri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lazio përmes një postimi në faqen zyrtare. Një vit e pak pasi u largua nga drejtimi i bardhekaltërve, Maurizio Sarri është rikthyer të drejtojë sërish kryeqytetasit.

Tekniku 66-vjeçar ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me opsion për një vit tjetër. Më parë, Maurizio Sarri e ka drejtuar Lazion nga vera e vitit 2021 deri në mars të vitit të kaluar.

The post ZYRTARE / Në prag të sfidës me Serbinë, Elseid Hysaj bëhet me trajner të ri appeared first on Albeu.com.

Hysaj dhe Laçi: Përballja me Serbinë vetëm një ndeshje futbolli, të jemi të përqendruar në fushë

By: S SH
2 June 2025 at 14:48

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e radhës në kualifikueset e Botërorit 2026 ndaj Serbisë dhe Letonisë.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë pasditen e sotme seancën e parë stërvitore, ndërkohë që Elseid Hysaj dhe Qazim Laçi dolën në konferencë për mediat dhe folën për ndeshjet me Serbinë dhe Letoninë.

Elseid Hysaj u shpreh se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, pasi Serbia është kundërshtari direkt për vendin e dytë. Mbrojtësi kuqezi theksoi faktin që kjo ndeshje duhet të shihet vetëm si një sfidë futbolli dhe ekipi duhet të jetë i përqendruar për të dhënë maksimumin në fushë.

Ndeshja me Serbinë? – Kjo është ndeshje e rëndësishme sepse janë ndër kundërshtarët më direkt me ekipin tonë. Marrëdhëniet në vendet tona nuk duhet të hyjmë ne futbollistët, ka kush merret me këtë punë. Ne duhet të luajmë ndeshjen tonë, të jemi të përqëndruar, të qetë, e dimë që është kundërshtari jonë direkt, dhe mos mendojmë për probleme anasjellas siç mund të kenë.

Ndeshja me Serbinë? – Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme, sepse ata janë kundërshtarët më të drejtpërdrejtë të ekipit tonë. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona nuk janë çështje për ne futbollistët, ka të tjerë që merren me këtë. Ne duhet të përqendrohemi në lojën tonë, të jemi të qetë, të përqendruar. E dimë që është kundërshtari jonë direkt. Nuk duhet të merremi me probleme të tjera që mund të ekzistojnë jashtë fushës.

Mendoni se keni një rol kyç për atë që duhet t’u transmetoni lojtarëve për këtë ndeshje? – Të gjithë futbollistët janë të përqendruar dhe e dinë shumë mirë sa e rëndësishme është kjo ndeshje, si për ne, por edhe jashtë futbollit. Ka shumë tifozë që e presin me padurim. Sigurisht që kam folur me disa lojtarë, si për lidhjet tona të mëparshme, ashtu edhe për ndeshjet që kemi luajtur së bashku. Të gjithë e njohin historinë e Shqipërisë. U kam thënë vetëm të jemi të qetë dhe të japim më të mirën në fushë.

Ndeshje me presion? – Po, mund të ketë presion, por mendoj që është presion pozitiv, që të shtyn të zbresësh në fushë me forcë dhe guxim. Është një ndeshje e veçantë, por mbi të gjitha është një ndeshje futbolli. Të gjithë duhet ta kuptojnë këtë. Duhet të futemi në fushë të qetë dhe të japim maksimumin për të fituar dhe për të marrë tri pikë.

Ndeshja me Serbinë në vitin 2014? – Të gjithë e panë atë ndeshje. Nuk ishte një imazh i mirë për futbollin dhe nuk duhet të përsëritet ajo që ndodhi atëherë. Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme. Luajmë për shtetin, për tifozët, për kombin. Nëse fitojmë, do të jetë një krenari e madhe për të gjithë ne. Duhet të jemi të qetë dhe të kuptojmë se jemi futbollistë. Jemi këtu për të kënaqur tifozët dhe për të dhënë gjithçka për fitoren.

Gjendja fizike? – Unë jam mirë. Jam rikthyer nga një dëmtim dhe tani ndjehem shumë mirë. Edhe të tjerët janë në gjendje të mirë. Është fundi i kampionatit, ndoshta ka pak lodhje, por nuk mendoj se do të ndikojë. Në stërvitje djemtë janë shumë të përqendruar. Kjo është një ndeshje e veçantë që duhet ta luajmë me zemër dhe shpirt, siç kemi bërë gjithmonë. Edhe pse mund të ketë një tifozeri të zjarrtë, ne duhet të jemi të qetë në fushë.

Trajneri Silvinjo? – Trajneri bën punën e tij. Gjithmonë na këshillon të jemi të qetë dhe të mos e marrim me presion këtë ndeshje. Jemi të gjithë profesionistë dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes. E dimë që Serbia ka lojtarë të mirë dhe një skuadër të fortë. Shumë prej nesh kemi luajtur kundër tyre në Serie A dhe në kampionate të tjera. Edhe ata e dinë që jemi një ekip që lufton dhe që mund ta fitojë këtë ndeshje.

Sa të rëndësishme janë këto tri pikë për objektivin “Botëror”? – Të gjitha ndeshjet në grup janë të rëndësishme, por kjo është direkte për objektivin tonë. E dimë që Anglia është një skuadër shumë e fortë, por kundër Serbisë mund të luajmë shumë mirë letrat tona. Kemi mundësinë ta fitojmë ndeshjen.

Qazim Laçi tha se ndeshja me Serbinë është e fortë dhe se ekipi do të përgatitet për të marrë maksimumin nga kjo sfidë. Mesfushori luftarak shtoi se lojtarët janë profesionistë dhe do të japin zemrën në fushë.

Serbia shihet në letër si një kundërshtar më i fortë se Shqipëria, a është ky një avantazh për ne? – Kemi një ndeshje shumë të fortë, luajmë brenda në shtëpi, nuk është njëra apo tjetra skuadër e favorizuar, jemi të barabartë dhe do të duket brenda në fushë. Ne do të përgatitemi nga ana jonë për fitoren, ajo ka rëndësi për momentin. Do të mundohemi ta marrim ndeshjen si profesionistë dhe mos emocionohemi aq shumë si njerëzit jashtë. Është gjë e mirë kjo, se dhe ne në fushë mund të japim më shumë.

Thirrje për tifozët? – Besoj tifozët do të jenë gjithmonë pas nesh, siç kanë qenë gjithmonë. Patjetër është ndeshje shumë e veçantë, vetëm duhet me pas kujdes. Tifozët në gjithë këto vite që jam këtu nuk kanë bërë asnjëherë gjëra të këqija. Besoj do të jenë korrektë. I presim në stadium, na ndihmojnë dhe mbështesin sa më shumë.

Gjendja fizike e skuadrës? – Nga ana fizike të gjithë lojtarët do të përgatitemi mirë, por mentalisht besoj do të jetë më e rëndësishme. Fizikisht shumë lojtarë nuk do të jetë e lehtë të jenë në nivelin e duhur, por nga ana e mentalitetit duhet të jesh aty dhe këtë do ta tregojmë. Kur je mentalisht i fortë, ndihmon edhe trupin të jesh fizikisht mirë.

Ndeshje përballë rivalit direkt ndaj vendit të dytë, çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të fituar ndeshjen? – Kemi një shans të madh sepse e luajmë në shtëpinë tonë. Kjo do të jetë forca jonë, besoj. Nga minuta e parë duhet të futemi me mendimin për të fituar ndeshjen, emocionet t’i lëmë jashtë. Duhet të punojmë në stërvitje, disa gjëra që kemi biseduar me trajnerin shpresoj të dalin edhe në fushë.

Më mirë në Shqipëri apo Serbi ndeshja e parë? – Nuk ka rëndësi, jemi profesionistë, do të merremi në aspektin e futbollit. Është gjë e mirë që kemi ndeshje në shtëpinë tonë, do të kemi mbështetjen e tifozëve, do të mundohemi të japim maksimumin për 3 pikëshin që do të jetë i rëndësishëm dhe për kualifikimin në Botëror.

Sa zemër do të kërkojë sfida me Serbinë? – Nuk besoj që ekipit kombëtar i mungon zemra. E kemi treguar gjithmonë. Lojtarët kanë edhe mentalitetin dhe zemrën për ta fituar këtë ndeshje.

Sa ekziston rreziku të nënvlerësojmë ndeshjen me Letoninë, që është pas përballjes me Serbinë? – Për mendimin tim nuk kemi pasur asnjëherë ndeshje të lehtë. Duhet me pas gjithmonë në mendje që kemi dy ndeshje. Nuk është vetëm ndeshja me Serbinë, edhe me Letoninë. Një fitore me Serbinë duhet të lidhet me fitoren në Letoni dhe do të jetë aq më mirë për të gjithë.

E keni pyetur Hysajn se çfarë mbart një ndeshje përballë Serbisë. Çfarë ju ka sugjeruar? – Thjesht ka ndihmuar nga aspekti psikologjik si ta mendojmë këtë ndeshje dhe ta fitojmë. Gjëra të tjera janë për njerëz të tjerë.

The post Hysaj dhe Laçi: Përballja me Serbinë vetëm një ndeshje futbolli, të jemi të përqendruar në fushë appeared first on Albeu.com.

VIDEO / “U prish loja komplet”, Elseid Hysaj nxjerr zbuluar Armando Brojën para sfidës me Serbinë

By: S SH
2 June 2025 at 14:34

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Serbinë të shtunën e 7 qershorit, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Ndeshja që do të zhvillohet në “Arena Kombëtare”, do të startojë në orën 21:00.

Ndërkohë që lojtarët janë grumbulluar dhe kanë nisur përgatitjet, por kanë kohë edhe për pak argëtim.

Në një video të publikuar nga mbrojtësi kuqezi, Elseid Hysaj, shihet se ai vetë, Juljan Shehu, Alen Sherri dhe Armando Broja po shijojnë një lojë me letra.

Megjithatë, ky i fundit duket i pakënaqur nga loja. “U prish loja, u prish komplet”, dëgjohet të thotë sulmuesi i Chelsea-t, duke treguar qartë pakënaqësitë e tij.

The post VIDEO / “U prish loja komplet”, Elseid Hysaj nxjerr zbuluar Armando Brojën para sfidës me Serbinë appeared first on Albeu.com.

Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Politika nuk është puna jonë, ne duam tri pikët

By: Besnik
2 June 2025 at 13:21

Futbollistët e Kombëtares kanë nisur grumbullimin para ndeshjes me Serbinë, e cila është planifikuar të luhet në “Arenën Kombëtare” të Tiranës më 7 qershor në orën 20:45.

Në konferencën për shtyp të kësaj të hëne dolën futbollistët Elseid Hysaj dhe Qazim Laçi.

Mbrojtësi i Lazios theksoi se Serbia është rivali ynë dhe për këtë arsye na duhen tri pikët si në çdo ndeshje tjetër.

Hysaj ka qenë në fushë edhe gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri më 14 tetor 2014, e cila u ndërpre për shkak të incidenteve pas futjes në fushë të dronit me flamurin autokton, dhe është i vetmi futbollist nga ai takim që vazhdon të jetë i grumbulluar ende me ekipin.

“Si duhet ta përjetojmë këtë ndeshje me Serbinë, duke marrë parasysh edhe historinë?

Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, pasi Serbia është rivali direkt. Marrëdhëniet mes vendeve nuk na takojnë ne futbollistëve, ka kush merret me to. Ne duhet të mendojmë vetëm për atë që ndodh në fushë dhe atë që na takon ne.

Presioni tek lojtarët?

Ky presion na duhet për të zbresur në fushë me forcë dhe kurajo. Duhet të jemi të vetëdijshëm që në këto ndeshje futbolli duhet të hyjmë me besim.

Ngjyrat e futbollit dhe ana politike?

Ndeshja e 2014 në Serbi nuk është imazh për futbollin. Kam qenë në fushë atë mbrëmje. Të shtunën duhet të jemi të qetë, tri pikët do të bëjnë krenar vendin dhe na duhet t’i fitojmë.

Roli juaj dhe përvoja në aspektin psikologjik?

Gjithë djemtë dinë që sfida vlen në fushë dhe jashtë saj. Shumë tifozë mezi e presin takimin. Kam folur me disa lojtarë dhe i kam kërkuar që të japin më të mirën në fushë. U riktheva nga një dëmtim dhe ndihem shumë mirë. Të gjithë lojtarët janë në formë, i kam parë në stërvitje dhe në fushë do të luajmë me zemër dhe shpirt. Do të kemi një tifozeri të zjarrtë, por na duhet qetësi në fushë.

A ka dhënë trajneri udhëzime të veçanta për këtë përballje?

Ai na ka kërkuar qetësi, që të mos marrim këtë ndeshje me presion. Serbia ka lojtarë të fortë që luajnë në Serie A dhe Evropë. Ata e dinë që ne mund të fitojmë.

Si i shihni shanset për tri pikët kundër Serbisë?

Çdo ndeshje është shumë e rëndësishme, por kjo është ndeshje direkte dhe na duhet të bëjmë më shumë se ata në fund të kualifikueseve. Anglia është shumë e fortë, ndaj ne duhet ta fitojmë këtë përballje me Serbinë,” tha Hysaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Politika nuk është puna jonë, ne duam tri pikët appeared first on Euronews Albania.

Gjykata Italiane rrëzon ankesën e Elseid Hysajt,dënohet mbrojtësi shqiptar

By: gaze tare
30 April 2025 at 17:00

Pas më shumë se pesë vitesh përballjeje ligjore, drejtësia italiane i ka dhënë fund njërit prej kapitujve më të tensionuar në historinë moderne të Napolit. Gjykata e Kasacionit ka vendosur përfundimisht në favor të klubit napolitan lidhur me çështjen disiplinore që lindi në nëntor të vitit 2019.

Në qendër të vendimit është Elseid Hysaj, mbrojtësi shqiptar që sot mbron ngjyrat e Lazios. Ai është dënuar me 40 mijë euro gjobë dhe do të duhet të mbulojë gjithashtu kostot e procesit gjyqësor.

Gjithçka nisi më 5 nëntor 2019, pas një barazimi me Salzburgun në Champions League. Si reagim ndaj formës jo të mirë të skuadrës, drejtuesit e Napolit vendosën një grumbullim të detyruar, por disa lojtarë, përfshirë Hysajn, refuzuan urdhrin, duke shkaktuar një përplasje të fortë me klubin. Trajner në atë kohë ishte Carlo Ancelotti.

Ndërsa pjesa më e madhe e lojtarëve gjetën një kompromis me presidentin De Laurentiis pas ndërhyrjes së Kolegjit Arbitral në vitin 2021, Hysaj zgjodhi të vazhdonte betejën ligjore deri në instancën më të lartë të drejtësisë.

Tani, me vendimin e Gjykatës së Kasacionit, saga ka marrë fund. Napoli fiton të drejtën për të ndëshkuar lojtarët që shkelin disiplinën e brendshme, ndërsa Hysaj përballet me pasojat financiare të vendimit të tij për të mos hequr dorë.

The post Gjykata Italiane rrëzon ankesën e Elseid Hysajt,dënohet mbrojtësi shqiptar appeared first on iconstyle.al.

Kasacioni i jep të drejtë Napolit, Hysaj duhet të dëmshpërblejë ish-skuadrën me 40 mijë €

By: admin
29 April 2025 at 16:54

Kasacioni i ka vendosur fjalën fund asaj që njihet si çëshjtja që ndau në dysh dhomat e zhveshjes së Napolit ku disa futbollistë u rebeluan dhe më 5 nëntor të 2019-ën nuk pranuan që të grumbulloheshin pas thirrjes së bërë nga klubi pas barazimit në Champions League (1-1 me Salcburgun).

Hysaj, i cili ishte njëri nga “rebelët”, nuk pranoi që të gjente gjuhën e përbashkët me klubin dhe për këtë motiv çështja e tij u dërgua në gjyq.

Pas plot pesë vitesh e gjysmë më vonë drejtësia italiane mori një vendim sipas të cilit Hysaj ishte fajtor.

Tani shqiptarit i duhet që të dëmshpërblejë ish-skuadrën e tij me 40.000 mijë euro si dhe të paguajë të gjitha shpenzimet e gjyqeve.

The post Kasacioni i jep të drejtë Napolit, Hysaj duhet të dëmshpërblejë ish-skuadrën me 40 mijë € appeared first on Albeu.com.

Napoli fiton në gjykatë, Hysaj gjobitet për “kryengritjen”

29 April 2025 at 15:02

Ish mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj është gjobitur me 40 mijë euro. U deshën pesë vjet e gjysmë dhe tre shkallë gjykimi për të deklaruar përfundimisht se lojtarët nuk mund ta braktisnin tërheqjen e urdhëruar nga klubi pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Salzburgut në 2019.

Gjykata e ka vlerësuar vendimin e klubit si legjitim. Napoli kishte marrë masa disiplinore pas refuzimit të lojtarëve për të shkuar në Castel Volturno pas ndeshjes. Bashkë me Hysajn vendimin rebelues e kishin marrë edhe Insigne e Mertens. Aktualisht Hysaj aktivizohet te Lazio, prej disa sezonesh.

The post Napoli fiton në gjykatë, Hysaj gjobitet për “kryengritjen” appeared first on Sot News | Lajme.

Napoli fiton në gjykatë, Elseid Hysaj gjobitet me 40 mijë euro

By: armand
29 April 2025 at 15:35

Pas pesë vitesh e gjysmë dhe tre shkallësh gjyqësore, Gjykata e Lartë italiane (Cassazione) ka vendosur përfundimisht për braktisjen e grumbullimit më 5 nëntor 2019 në ekipin e Napolit, duke dënuar mbrojtësin Elseid Hysaj (aktualisht pjesë e Lacios) me një gjobë prej 40 mijë eurosh, si dhe detyrimin për të paguar shpenzimet gjyqësore. Lajmi është […]

The post Napoli fiton në gjykatë, Elseid Hysaj gjobitet me 40 mijë euro appeared first on BoldNews.al.

Kthehet Hysaj, Lacio e grumbullon për ndeshjen ndaj Torinos

By: armand
31 March 2025 at 19:30

Mbrojtësi i kombëtares, Elseid Hysaj është grumbulluar nga Lazio. Teksa po kalon një sezon të vështirë në kryeqytet, mes dëmtimeve dhe lënieve jashtë skuadrës, këtë herë tekniku i lacialëve, Baroni, e ka ftuar për takimin e të hënës në shtëpi ndaj Torinos. Në takimin e fundit, të hunbur 5-0 ndaj Bolognas, futbollisti ishte në pankinë. […]

The post Kthehet Hysaj, Lacio e grumbullon për ndeshjen ndaj Torinos appeared first on BoldNews.al.

Hysaj djeg etapat e rikthimit në fushë pas dëmtimit në kofshë

By: admin
28 February 2025 at 23:24

Elseid Hysaj dhe Tati Kastejanos kanë dhënë sinjale të fortë në ditët e fundit duke bërë gjithçka për të djegur periudhën e rehabilitimit pas dëmtimeve muskulore.

Sipas “Il Messaggero” të dy futbollistët, të cilët priteshin që të riktheheshin në aksikon pas ndeshjeve të kombëtareve të muajit mars, mund të jenë në fushë edhe më shpejt.

Sipas të përditshmes romane mbrojtësi shqiptar së bashku me argjentinasin nuk janë kursyer këto ditë duke u lehtësuar shumë punën stafit mjekësor.

The post Hysaj djeg etapat e rikthimit në fushë pas dëmtimit në kofshë appeared first on Albeu.com.

Hysaj humbet ndeshjet e Shqipërisë/ Mbrojtësi kuqezi, në fushë vetëm në 30 mars

By: armand
16 February 2025 at 11:55

Elseid Hysaj nuk do t’ia dalë për ndeshjen e kombëtares në 10-ditëshin e fundit të muajit mars. Ish-kapiteni parashikohet në kthehet në fushë vetëm në fund të marsit, të paktën sipas asaj që raporton “La Gazeta delo Sport”. E përditshmja kryesore sportive italiane, në ndarjen për formacionet e mundshme, shkruan se Hysaj pritet të luajë […]

The post Hysaj humbet ndeshjet e Shqipërisë/ Mbrojtësi kuqezi, në fushë vetëm në 30 mars appeared first on BoldNews.al.

Hysaj kthehet shumë vonë/ Mbrojtësi kuqezi, në fushë vetëm në 30 mars

By: Re Nato
15 February 2025 at 19:34

Ishte e qartë shkalla e vështirësisë dhe tani u konfirmua.

Elseid Hysaj nuk do t’ia dalë për ndeshjen e kombëtares në 10-ditëshin e fundit të muajit mars.

Ish-kapiteni parashikohet në kthehet në fushë vetëm në fund të marsit, të paktën sipas asaj që raporton “La Gazeta delo Sport”.

E përditshmja kryesore sportive italiane, në ndarjen për formacionet e mundshme, shkruan se Hysaj pritet të luajë vetëm në javën e 30-të të Serisë A, në 30 mars, në ndeshjen Lacio-Torino në kryeqytet.

E tillë shkalla e dëmtimit muskulor që pësoi ndaj Kaljarit në 3 shkurt.

Kombëtarja do të luajë në eliminatoret e Kupës së Botës në 21 mars në “Uembli” të Londrës ndaj Anglisë, dhe në 24 mars në “Arenën Kombëtare” në Tiranë kundër Andorrës, dhe trajneri Silvinjo do të duhet të bëjë pa mbrojtësin e djathtë.

Alternativë e vetme për të është Ivan Balliu.

Mëkat I madh sepse Hysaj ishte në formë kohët e fundit, dhe viti 2025 nisi shumë mirë.

Ai u kthye më në fund në ekip tek Lacio, pasi mungoi 15 ndeshje, që nga mesi I shtatorit deri në fund të dhjetorit.

I ulur në stol nga trajneri Barone në 5 janar, ai ishte në fushë në 4 sfidat e fundit të Serisë A, madje duke shërbyer edhe dy asiste.

Tashmë, shpresohet që Hysaj të kthehet në formë nga dëmtimi, dhe të jetë gati për Lacion, e për kombëtaren në qershor./abcnews.al

VIDEO/ Hysaj largohet duke çaluar nga klinika, Lacio zbulon shkallën e dëmtimit të mbrojtësit të Kombëtares

5 February 2025 at 21:30
Elseid Hysaj do të qëndrojë për më shumë se një muaj larg fushave të lojës, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e kësaj të hënë ndaj Kaljarit në kampionat. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit u desh të linte fushën e lojës në pjesën e dytë, pasi në një ndalesë topi ndjeu shqetësime në pjesën

Dëmtimi i Hysajt, dilemë e madhe për Silvinjon në eliminatoret e Europianit

5 February 2025 at 21:21

Elseid Hysaj u rikthye në formë të mirë me Lazio-n, duke dhuruar një asist në ndeshjen kundër Cagliarit, por fatkeqësisht u largua nga fusha i dëmtuar.

Sipas testeve mjekësore, mbrojtësi shqiptar do të mungojë për 30-40 ditë, çka e vë në rrezik grumbullimin e tij me Kombëtaren shqiptare për ndeshjet e muajit mars kundër Anglisë dhe Andorrës.

Ky është një lajm i keq për Shqipërinë, pasi Hysaj është një nga lojtarët kryesorë në mbrojtje.

The post Dëmtimi i Hysajt, dilemë e madhe për Silvinjon në eliminatoret e Europianit appeared first on Sot News | Lajme.

Dha asistin e dytë në kampionat, dëmtohet Elseid Hysaj

By: Ardit
4 February 2025 at 10:16

Elseid Hysaj nuk a mundur të festojë siç duhet kthimin e tij si protagonist me skuadrën e Lazios. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka dhënë një asist në ndeshjen ndaj Kaljarit, por ka lënë fushën e lojës para kohë për shkak dëmtimi. I rreshtuar titullar, në fundin e pjesës së parë ishte Hysaj ai që dha […]

The post Dha asistin e dytë në kampionat, dëmtohet Elseid Hysaj appeared first on BoldNews.al.

Hysaj rifiton vendin te Lacio, klubi italian është gati ta kthejë edhe në Europë

By: armand
28 January 2025 at 20:20

Elseid Hysaj është bërë pjesë e grupit të Lacios dhe gjatë janarit ka qenë vazhdimisht në fushë me bardhekaltrit, siç nuk kishte ndodhur në pjesën e parë të sezonit pasi ishte lënë jashtë listave të kësaj skuadre për Serinë A dhe Ligën e Europës. Por tani, klubi ka ndryshuar në mënyrë drastike qëndrimin. Mediat italiane […]

The post Hysaj rifiton vendin te Lacio, klubi italian është gati ta kthejë edhe në Europë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌