Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 16 August 2025Main stream

NJU JORK – Guterres: Izraeli të ndalojë planin për vendbanimet që synon të ndajë Bregun Perëndimor

16 August 2025 at 16:11

NJU JORK, 16 gusht /TSH-AA/ – Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i bëri thirrje qeverisë izraelite të ndalojë menjëherë planin e saj për të ndarë në dy pjesë Bregun Perëndimor të pushtuar.

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric e ndau thirrjen e Guterresit me publikun në një deklaratë me shkrim.

“Pozicioni ynë është i qartë: vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor dhe regjimin e lidhur me to, janë krijuar dhe vazhdojnë të shkelin të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë Guterres në deklaratën e tij.

Duke theksuar se vendbanime të tilla të paligjshme do të “shtojnë më tej pushtimin dhe do të nxisnin tensionet”, Guterres thotë se një veprim i tillë do të “ezaurojë më tej qëndrueshmërinë e shtetit të Palestinës si pjesë e zgjidhjes me dy shtete”.

Kreu i OKB-së ka thënë se “Ndërtimi në zonën ‘E1’ do të ndajë veriun dhe jugun e Bregut Perëndimor dhe do të dëmtojë seriozisht mundësinë e krijimit të një shteti të qëndrueshëm të Palestinës”.

Guterres u bëri thirrje autoriteteve izraelite ta ndalojnë menjëherë avancimin e këtij procesi.

Ministri i Financave i ekstremit të djathtë të Izraelit, Bezalel Smotrich tha se për të eliminuar idenë e një shteti palestinez do të miratojë projektin “E1”, i cili do të zgjerojë vendbanimet që u janë grabitur palestinezëve në Kudsin Lindor të pushtuar.

Projekti parashikon ndërtimin e 3.401 shtëpive midis Kudsit Lindor të pushtuar dhe vendbanimit Ma’ale Adumim, të ngritur në tokën që u është sekuestruar palestinezëve në Bregun Perëndimor.  /os/

The post NJU JORK – Guterres: Izraeli të ndalojë planin për vendbanimet që synon të ndajë Bregun Perëndimor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Guterres: Palestinezët në Gaza po përjetojnë një katastrofë humanitare me përmasa epike

29 July 2025 at 18:43

Sekretari i Përgjithshëm i OKB Antonio Guterres ka reaguar sërish për situatën problematike në Gaza.

Guterres ka paralajmëruar se në Gaza po përjetojnë një katastrofë humanitare me përmasa epike.

“Ushqimi, uji, ilaçet duhet të jenë pa pengesa”, është shprehur ai.

Referuar edhe alarmit të lëshuar nga organizata që regjistrojnë urinë globale, Guterres shtoi se “është konfirmuar ajo kishim frikë se mund të ndodhte; Gaza është në prag të urisë”.

Më tej nënvizoi se situata problematike po shpaloset përpara syve të të gjithëve.

/abcnews.al/

Luftërat/ Guterres: Uria nuk duhet të përdoret si armë lufte

28 July 2025 at 17:12

“Uria nuk duhet të përdoret kurrë si armë luftë”, kështu ka deklaruar sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres.

Referuar konflikteve në Rripin e Gazës dhe Sudan, ai u shpreh uria nxit paqëndrueshmërinë dhe gjithashtu kërcënon paqen.

“Konfliktet vazhdojnë të rrisin urinë në Gaza, Sudan dhe në vende të tjera. Uria nxit paqëndrueshmërinë dhe kërcënon paqen. Ne kurrë nuk duhet ta pranojmë urinë si armë luftë”, tha ai.

Ndërkohë OBSH paralajmëroi se nivelet e kequshqyerjes në Rripin e Gazës kanë arritur në nivele alarmante dhe se numri i vdekjeve sa vjen edhe rritet.

/abcnews.al/

Guterres: Uria po troket në çdo derë në Gaza, një shfaqje horror

By: Elva
22 July 2025 at 19:30

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, ka ngritur alarmin për situatën humanitare në Gaza, duke e cilësuar gjendjen si një “shfaqje horror”, ku uria po troket në çdo derë dhe sistemi humanitar është pranë kolapsit. Në një fjalim në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Guterres tha se “në mbarë botën, shohim shpërfillje […]

The post Guterres: Uria po troket në çdo derë në Gaza, një shfaqje horror appeared first on BoldNews.al.

Mbledhja urgjente e OKB/ Guterres: Dënojmë përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit

By: Rovena
22 June 2025 at 23:49

Këshilli i sigurimit i Kombeve te Bashkuara u mblodh me urgjence pas sulmeve amerikane ne objektet bërthamore te Iranit.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së merr fjalën i pari në Nju Jork, duke i quajtur sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit një kthesë të rrezikshme në një rajon që tashmë është në vështirësi.

Anotnio Guterres tha se dënon çdo përshkallëzim ushtarak në Lindjen e Mesme.

“Popullsia e rajonit nuk mund të durojë një cikël tjetër shkatërrimi”, theksoi ai.

Ambasadorja e Amerikës në OKB Dorothy Shea tha se Irani e ka fshehur prej kohësh programin e tij të armëve bërthamore dhe ka penguar bisedimet e fundit bërthamore.

Ajo i kërkoi Këshillit të Sigurimit t’i bëjë thirrje Iranit që t’i japë fund përpjekjeve të tij për të zhdukur Izraelin dhe të ndërpresë përpjekjen e tij për armë bërthamore.

Ndërkohë, përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar në OKB tha se ky është një moment vendimtar për Lindjen e Mesme.

Ajo i beri thirrje  Iranit të tregojë përmbajtje dhe të gjitha palëve të kthehen në tryezën e negociatave dhe të gjejnë një zgjidhje diplomatike.

Kreu i agjencisë mbikëqyrëse bërthamore të OKB, Rafael Grossi i kërkoi Izraelit dhe Iranit të ndërpresin sulmet për t’u lejuar inspektorëve të kryejnë punën e tyre në Iran.

“Kemi një dritare mundësie për t’u rikthyer në dialog dhe diplomaci”, tha Grossi.

Nga ana tjetër, ambasadori i Rusisë në OKB i ka dënuar sulmet amerikane në Iran si të papërgjegjshme, të rrezikshme dhe provokuese.

Ai tha se Amerika ka “hapur kutinë e Pandorës” dhe se askush nuk e di se çfarë katastrofash të reja do të sjellë./abcnews.al

Mblidhet Këshilli i Sigurimit i OKB-së! Antonio Guterres: Paqja nuk mund të imponohet, ajo duhet të zgjidhet!

By: D Marku
22 June 2025 at 22:28

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, çeli sot Këshillin e Sigurimit të OKB-së i cili u mblodh për të diskutuar lidhur me sulmet amerikane ndaj objketeve bërthamore të Iranit si edhe konfliktin Iran-Izrael.

Gjatë fjalës së tij në Nju Jork, Guterres i quajti sulmet e SHBA-ve ndaj objekteve bërthamore të Iranit si “një kthesë të rrezikshme në një rajon që tashmë është në trazirë”. Anotnio Guterres tha se dënon çdo përshkallëzim ushtarak në Lindjen e Mesme.

“Njerëzit e rajonit nuk mund të durojnë një cikël tjetër shkatërrimi, megjithatë tani rrezikojmë të biem në një gropë hakmarrjeje pas hakmarrjeje», theksoi ai.

“Kombet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin çdo përpjekje drejt një zgjidhjeje paqësore. Por paqja nuk mund të imponohet. Ajo duhet të zgjidhet”, tha sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

The post Mblidhet Këshilli i Sigurimit i OKB-së! Antonio Guterres: Paqja nuk mund të imponohet, ajo duhet të zgjidhet! appeared first on Albeu.com.

Izrael – Iran/ OKB: Paqja nuk mund të imponohet, ajo duhet të zgjidhet

By: Rovena
22 June 2025 at 21:18

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së merr fjalën i pari në takimin në New York, duke i quajtur sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit “një kthesë të rrezikshme në një rajon që tashmë është në trazirë”.

Anotnio Guterres thotë se dënon çdo përshkallëzim ushtarak në Lindjen e Mesme.

“Njerëzit e rajonit nuk mund të durojnë një cikël tjetër shkatërrimi, megjithatë tani rrezikojmë të biem në një gropë hakmarrjeje pas hakmarrjeje”, tha ai.

Ai shton: “Kombet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin çdo përpjekje drejt zgjidhjes paqësore. Por paqja nuk mund të imponohet. Ajo duhet të zgjidhet.”/abcnews.al

Alarmi i OKB-së: Konflikti SHBA-Iran rrezikon të dalë jashtë kontrollit

22 June 2025 at 08:48

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka reaguar pas sulmit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit.

Guterres është shprehur i alarmuar siç ka thënë ai nga përdorimi i forcës nga SHBA-të, duke e cilësuar këtë si një përshkallëzim të rrezikshëm të tensioneve në një rajon tashmë të brishtë.

“Ky është një përshkallëzim i rrezikshëm në një rajon që tashmë të brishtë  dhe një kërcënim i drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ekziston një rrezik në rritje që ky konflikt të dalë shpejt jashtë kontrollit – me pasoja katastrofike për civilët, rajonin dhe botën”, shkroi Guterres.
Guterres bëri thirrje për shtensionim të situatës dhe respektimin e obligimeve sipas Kartës së OKB-së, duke theksuar se “nuk ka zgjidhje ushtarake” dhe se “rruga e vetme përpara është diplomacia”.
“Në këtë orë të rrezikshme, është jetike të shmanget një spirale kaosi. Nuk ka zgjidhje ushtarake. E vetmja rrugë përpara është diplomacia. E vetmja shpresë është paqja”, tha Guterres.

NJU JORK – Guterres: I alarmuar nga përdorimi i forcës së SHBA-së kundër Iranit

22 June 2025 at 07:03

NJU JORK, 22 qershor /ATSH-DPA/- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se ishte “tepër i alarmuar” nga sulmi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke paralajmëruar për “pasoja katastrofike” për botën.

“Jam thellësisht i alarmuar nga përdorimi i forcës nga SHBA-ja kundër Iranit”, tha Guterres në një postim në X.

“Ky është një përshkallëzim i rrezikshëm në një rajon që tashmë është në buzë të trazirave dhe një kërcënim i drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, shtoi ai.

“Ekziston një rrezik në rritje që ky konflikt të dalë shpejt jashtë kontrollit – me pasoja katastrofike për civilët, rajonin dhe botën”, theksoi Guterres.

“U bëj thirrje shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara të ulin tensionet dhe të përmbushin detyrimet e tyre sipas Kartës së OKB-së dhe rregullave të tjera të së drejtës ndërkombëtare. Në këto orë të rrezikshme, është thelbësore të shmanget një spirale kaosi”, tha ai.

“Nuk ka zgjidhje ushtarake. E vetmja rrugë përpara është diplomacia. E vetmja shpresë është paqja”, shtoi Guterres.

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi në mbrëmje se avionët amerikanë kishin sulmuar tre lokacione bërthamore në Iran, përfshirë vendin nëntokësor të pasurimit të uraniumit “Fordow” – që besohet gjerësisht të jetë një nga objektivat më të rëndësishme të Izraelit në konfliktin e tij të vazhdueshëm me Iranin.

Trump tha se sulmet kishin shkatërruar plotësisht dhe plotësisht, objektet kryesore të pasurimit bërthamor të Teheranit.

“Irani, tani duhet të bëjë paqe. Nëse nuk e bën, sulmet e ardhshme do të jenë shumë më të mëdha”, shtoi Trump.

Izraeli nisi fushatën ushtarake më 13 qershor, duke thënë se synonte të parandalonte Iranin nga ndërtimi i një arme bërthamore – një akuzë që Teherani e ka mohuar vazhdimisht, duke thënë se programi i tij bërthamor shërbente vetëm për qëllime civile.//a.i/

The post NJU JORK – Guterres: I alarmuar nga përdorimi i forcës së SHBA-së kundër Iranit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shefi i OKB: “Thellësisht i alarmuar” nga sulmi i SHBA ndaj Iranit, thirrje për paqe

By: xhir jeta
22 June 2025 at 04:30

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se ishte “thellësisht i alarmuar” nga sulmi i SHBA-së ndaj Iranit të dielën në mëngjes, duke bërë thirrje për paqe dhe duke paralajmëruar kundër përshkallëzimit të mëtejshëm në rajonin e trazuar.

“Jam thellësisht i alarmuar nga përdorimi i forcës nga Shtetet e Bashkuara kundër Iranit sot. Ky është një përshkallëzim i rrezikshëm në një rajon që tashmë është në buzë të trazirave – dhe një kërcënim i drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.”
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres
“Ekziston një rrezik në rritje që ky konflikt të dalë shpejt jashtë kontrollit – me pasoja katastrofike për civilët, rajonin dhe botën.”

Ai u bëri thirrje të gjitha shteteve anëtare të OKB-së të ulin tensionet, sipas detyrimeve të tyre ndaj kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar.

“Nuk ka zgjidhje ushtarake. E vetmja rrugë përpara është diplomacia”, shkroi ai.

Shefi i OKB i shqetësuar: Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme, pasoja për sigurinë ndërkombëtare

18 June 2025 at 20:56

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se mund të ketë pasoja të mëdha nëse luftimet midis Izraelit dhe Iranit vazhdojnë të përshkallëzohen.

Në një deklaratë zyrtare Guterres është shprehur shumë i shqetësuar për situatën në Lindjen e Mesme.

“Mbetem thellësisht i alarmuar nga përshkallëzimi i vazhdueshëm ushtarak në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Iranit”, tha ai.

Shefi i OKB-së përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm, duke shtuar se çdo “ndërhyrje e mëtejshme ushtarake mund të ketë pasoja të mëdha për të gjithë rajonin dhe për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare në përgjithësi.

Guterres u bën thirrje shteteve anëtare të OKB-së që të zbatojnë plotësisht Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare, duke thënë se diplomacia është mënyra më e mirë për të adresuar çështjet e sigurisë në rajon.

/abcnews.al/

Kreu i OKB-së del kundër Trump: Çdo ndërhyrje ushtarake shtesë në konfliktin Izrael-Iran mund të ketë pasoja

By: redi
18 June 2025 at 20:45

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka bërë thirrje kundër ndërkombëtarizimit të mëtejshëm të konfliktit Iran-Izrael. ”Çdo ndërhyrje ushtarake shtesë mund të ketë pasoja të mëdha, jo vetëm për ata që janë të përfshirë, por për të gjithë rajonin dhe për paqen e sigurinë ndërkombëtare në përgjithësi”, tha ai në një deklaratë sot. Komentet e tij vijnë në një kohë kur…

Source

FOKUS – Guterres: Izraeli dhe Irani të ulin tensionet, të mbizotërojnë diplomacia

NJU JORK, 14 qershor /ATSH-DPA/ – Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, i bëri thirrje Izraelit dhe Iranit që të ulin urgjentisht tensionet.

“Të ndalohen bombardimet izraelite të vendeve bërthamore iraniane si dhe sulmet me raketa iraniane në Tel Aviv. Të ndalohet menjëherë përshkallëzimin”, shkroi Guterres në X.

“Është koha për të ndaluar. Paqja dhe diplomacia duhet të mbizotërojnë”, shtoi ai.

Megjithatë, si Izraeli ashtu edhe Irani raportuan sulme të mëtejshme gjatë natës, ndërsa lufta midis dy armiqve të betuar vazhdon.

Sulmet iraniane ishin një përgjigje ndaj një sulmi në shkallë të gjerë të nisur nga Izraeli të enjten në mbrëmje.

Izraeli, e vetmja fuqi bërthamore në rajon, me sulmin e tij në shkallë të gjerë shënjestroi kryesisht programin bërthamor të Iranit. Sipas raporteve izraelite, u goditën më shumë se 100 objektiva, duke përfshirë vende në qytetet kryesore të Teheranit, Tabrizit dhe Shirazit, si dhe objektin e pasurimit të uraniumit në Natanz.

Danny Citrinowicz, studiues i çështjeve iraniane në Institutin Izraelit për Studime të Sigurisë Kombëtare, paralajmëroi se pasojat e konfliktit mund të jenë të gjera.

“Është e rëndësishme të theksohet: Jemi vetëm në fillim të asaj që ka të ngjarë të jetë një ngjarje shumë e ndryshme nga përplasjet e mëparshme të drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Iranit”, i tha ai Wall Street Journal. /os/

The post FOKUS – Guterres: Izraeli dhe Irani të ulin tensionet, të mbizotërojnë diplomacia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Guterres: Ndihma humanitare në Gaza emergjente, të lehtësohet menjëherë

3 June 2025 at 22:30

Sekretari i Përgjithshëm i OKB Antonio Guterres, është shprehur se situata në Rripin e Gazës është shumë e vështirë dhe se janë shënuar humbje të paimagjinueshme jetësh.

Guterres ka dënuar sulmet, lëndimet, humbjen e jetëve në Gaza.

“Është e papranueshme, civilët po rrezikojnë dhe në shumë raste po humbasin jetën e tyre për të siguruar ushqimin. Palestinezët kanë të drejtën themelore për ushqim të mjaftueshëm. Nevojat themelore të popullsisë në Gaza janë të mëdha dhe të paplotësuara. Izraeli ka detyrime të qarta sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, për të lehtësuar ndihmën humanitare për të gjithë civilët në nevojë”, deklaroi më tej OKB.

/abcnews.al/

“Situata është në fazën më mizore”, Guterres: 80% e Gazës, e përcaktuar si zonë e militarizuar nga Izraeli

23 May 2025 at 17:41

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në një konferencë për mediat ka folur në lidhje me situatën humanitare në Gaza.

“Palestinezët në Gaza po përjetojnë atë që mund të jetë faza më mizore e këtij konflikti”, thotë ai.

Guterres u shpreh se pothuajse 400 kamionë u lejuan të hynin në Gaza përmes pikës kufitare Kerem Shalom.

Në fjalën e tij për gazetarët, Guterres tha gjithashtu se 80% e Gazës është përcaktuar ose si zonë e militarizuar nga Izraeli ose është një zonë ku njerëzve u është thënë të largohen.

Ai shton se “më shumë njerëz do të vdesin” pa qasje të shpejtë dhe të vazhdueshme në ndihmë.

/abcnews.al/

BERLIN – Guterres: OKB e gatshme të mbështesë një paqe të drejtë në Ukrainë

BERLIN, 14 maj /ATSH-DPA/- Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka ofruar mbështetjen e Kombeve të Bashkuara për një paqe të drejtë – për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Ai gjithashtu bëri të qartë se armëpushimi duhej të çonte në një zgjidhje që respektonte ligjin ndërkombëtar dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Ditën që do të heqim dorë nga mbrojtja e ligjit ndërkombëtar, ne i hapim rrugën kaosit në të gjithë botën”, paralajmëroi Guterres sot në Berlin.

Duke folur në përfundim të një konference për reformën e misioneve paqeruajtëse, Guterres tha se OKB-ja ishte e gatshme të ofronte mbështetje nëse palët binin dakord.

“Nëse një armëpushim dhe një zgjidhje drejt paqes do të konfirmoheshin nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ky do të ishte një hap i madh përpara”, tha ai.

Ndërkohë, mbeti e paqartë se kur saktësisht dhe në çfarë formati do të zhvilloheshin bisedimet e mundshme në Stamboll.

Deklarata e Guterres erdhi gjatë një konference për shtyp me ministrin e Jashtëm gjerman Johann Wadephul dhe ministrin e Mbrojtjes, Boris Pistorius, në Berlin.

Ata premtuan së bashku një ndihmë shtesë prej 82 milionë eurosh (91 milionë dollarë) për misionet paqeruajtëse të OKB-së.

Me ftesë të Gjermanisë, përfaqësues nga më shumë se 130 vende u mblodhën sot në Ministrinë e Jashtme për të premtuar kontribute konkrete dhe për t’i vënë misionet paqeruajtëse të OKB-së në një bazë solide.

Guterres theksoi nevojën për reforma në misionet e OKB-së duke nënvizuar disa probleme të rëndësishme financiare.

Ai tha se ishte absolutisht thelbësore që të gjitha shtetet anëtare të respektonin detyrimet e tyre financiare, duke paguar kontributet e tyre plotësisht dhe në kohë. //a.i/

The post BERLIN – Guterres: OKB e gatshme të mbështesë një paqe të drejtë në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Guterres: Bota s’mund të përballojë përballjen ushtarake mes Indisë dhe Pakistanit

7 May 2025 at 08:12

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, mbrëmë bëri thirrje për përmbajtje maksimale ushtarake nga India dhe Pakistani dhe theksoi se “bota nuk mund të përballojë një përballje ushtarake” midis dy vendeve.

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dijarric, tha se Guterres është “shumë i shqetësuar” për operacionet ushtarake indiane përtej Vijës së Kontrollit kufirit de facto midis pjesëve të Kashmirit nën kontrollin e Indisë dhe Pakistanit, si dhe përtej kufirit ndërkombëtar të të dy vendeve, raporton “The Guardian”.

“Sekretari i Përgjithshëm është shumë i shqetësuar për operacionet ushtarake indiane përtej Vijës së Kontrollit dhe Kufirit Ndërkombëtar. Ai po bën thirrje për përmbajtje maksimale ushtarake nga të dyja vendet”, tha zëdhënësi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Guterres: Bota s’mund të përballojë përballjen ushtarake mes Indisë dhe Pakistanit appeared first on Euronews Albania.

OKB dënon sulmet izraelite në Siri: Shkelin sovranitetin e integritetin territorial

By: Besnik
3 May 2025 at 16:31

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka dënuar sulmet e vazhdueshme të Izraelit në territorin sirian, duke i cilësuar si “shkelje të sovranitetit të Sirisë”.

Duke folur për mediat, zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, deklaroi se Guterres po ndjek me shqetësim rritjen e tensioneve në disa zona të Damaskut dhe dënon të gjitha aktet e dhunës ndaj civilëve, si dhe çdo veprim që përshkallëzon tensionet sektare.

“Në këtë kontekst, ai dënon gjithashtu shkeljen e sovranitetit të Sirisë nga Izraeli, përfshirë sulmin ajror të fundit pranë pallatit presidencial në Damask. Është thelbësore që këto sulme të ndalen dhe që Izraeli të respektojë sovranitetin, unitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Sirisë”, theksoi Dujarric.

Ai shtoi se Guterres mirëpret përpjekjet e qeverisë siriane për të ulur dhunën dhe për të ruajtur stabilitetin, duke u bërë thirrje autoriteteve që të hetojnë në mënyrë transparente dhe të hapur çdo shkelje të raportuar.

“Sekretari i Përgjithshëm nënvizon nevojën për një tranzicion politik të besueshëm, të rregullt dhe gjithëpërfshirës në përputhje me rezolutën 2254 (2015) të Këshillit të Sigurimit,” shtoi ai.

Më herët gjatë ditës së premte, ushtria izraelite kreu një sulm ajror pranë pallatit presidencial në Damask, duke pretenduar se objektivi ishte prania e grupeve të armatosura në jug të qytetit dhe kërcënimet ndaj komunitetit druzë.

Koha e sulmit është konsideruar veçanërisht provokuese, pasi ndodhi vetëm pak orë pas një deklarate publike të udhëheqësve të komunitetit druzë, të cilët riafirmuan mbështetjen për unitetin e Sirisë dhe refuzuan çdo formë separatizmi.

Vëzhguesit e pavarur vlerësojnë se sulmet izraelite synojnë të shfrytëzojnë tensionet sektare për të justifikuar ndërhyrjen dhe për të nxitur fragmentimin e vendit. Ndërkohë, autoritetet siriane kanë deklaruar vazhdimisht se të gjitha grupet fetare dhe etnike në vend gëzojnë të drejta dhe përfaqësim të barabartë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post OKB dënon sulmet izraelite në Siri: Shkelin sovranitetin e integritetin territorial appeared first on Euronews Albania.

Shefi i OKB-së ‘dënon’ sulmet izraelite që shkelin sovranitetin e Sirisë

By: armand
3 May 2025 at 09:46

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, dënoi të premten sulmet e vazhdueshme të Izraelit në territorin sirian, duke i quajtur ato “shkelje të sovranitetit të Sirisë”. Duke folur në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, tha se Guterres po i ndjek me shqetësim tensionet në zona të caktuara të Damaskut dhe […]

The post Shefi i OKB-së ‘dënon’ sulmet izraelite që shkelin sovranitetin e Sirisë appeared first on BoldNews.al.

Guterres bën thirrje për rifillimin e negociatave për armëpushim në Gaza

By: Re Nato
4 March 2025 at 16:49

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka mbajtur fjalimin e tij në samitin e Kajros.

Guterres ka bërë thirrje për rifillimin e negociatave “serioze” të armëpushimit, lirimin e robërve dhe të paraburgosurve dhe heqjen e të gjitha pengesave që ndikojnë në dërgimin e ndihmave jetëshpëtuese në Gaza.

“Ndihma humanitare nuk është e negociueshme, ajo duhet të rrjedhë pa pengesa”, tha Antonio Guterres.

“Përgjigja duhet të financohet në mënyrë adekuate dhe civilët, duke përfshirë humanitarët, duhet të mbrohen.”, shtoi ai./abcnews.al

❌
❌