Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zbulohet parcelë kanabisi në Lezhë, arrestohet 45-vjeçari, u kap duke u kujdesur për lëndët narkotike (Emri)

28 June 2025 at 11:13

Në Lezhë është arrestuar 45-vjeçari Zef Kola, për kultivim të lëndëve narkotike, kanabis. Në vijim të operacionin “Koordinata” u zhvilluan kontrolle në qarkun e Lezhës, ku u zbulua një parcelë në fshatin Berzanë, me 150 bimë narkotike kanabis. Bimët u asgjësuan nga policia.

45 vjeçari në momentin kur u arrestua ishte duke u kujdesur për bimët. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Autoritetet njoftojnë se operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon, pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.

The post Zbulohet parcelë kanabisi në Lezhë, arrestohet 45-vjeçari, u kap duke u kujdesur për lëndët narkotike (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

Legalizimi i kanabisit në Shqipëri, ligj i ri, rreziqe të vjetra

18 June 2025 at 19:34

Ekspertët paralajmërojnë se kushtet e forta për licencim dhe mungesa e transparencës mund të përjashtojnë prodhuesit vendas dhe të favorizojnë interesa të mëdha private, duke rritur rrezikun e keqpërdorimit. Mëngjesi i 21 korrikut 2023 do të mbetet në histori si dita kur Shqipëria i hapi zyrtarisht rrugën legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale. […]

The post Legalizimi i kanabisit në Shqipëri, ligj i ri, rreziqe të vjetra appeared first on BoldNews.al.

Shiste doza kanabisi në qytetin e Vlorës, arrestohet 21-vjeçari

16 June 2025 at 09:41

Policia e Vlorës ka arrestuar një 21-vjeçar që shpërndante doza kanabis në qytetin e Vlorës.

Në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, u kap në flagrancë shtetasi R. K., 21 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, i cili dyshohet se e ndante lëndën narkotike në doza dhe e shiste atë në zona të ndryshme të qytetit.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 60 doza lënde narkotike të llojit kanabis sativa.

Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, u bë arrestimi i këtij shtetasi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

The post Shiste doza kanabisi në qytetin e Vlorës, arrestohet 21-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Operacioni “Koordinata” në Kukës – Arrestohet një shtetas për tentativë kultivimi kanabisi, shpallet në kërkim vëllai i tij

By: E.K
11 June 2025 at 13:26

Policia e Kukësit ka goditur një tjetër rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, në kuadër të operacionit kombëtar antidrogë të koduar “Koordinata”. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga toka dhe ajri në fshatin Mgullë, u zbulua një sipërfaqe me 29 kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa në pronën e dy vëllezërve, njëri prej […]

The post Operacioni “Koordinata” në Kukës – Arrestohet një shtetas për tentativë kultivimi kanabisi, shpallet në kërkim vëllai i tij appeared first on FaxWeb.

Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 500 mijë euro në pronësi të të dënuarit për drogë në Angli

TIRANË, 5 qershor /ATSH/ Policia e Tiranës ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 500 000 euro, në pronësi të një shtetasi të dënuar në Mbretëri të Bashkuar, për kultivim të bimëve narkotike, me llamba.

Policia njoftoi se “si rezultat i hetimeve të ndjekura nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Prokuroria e Tiranës, në bazë të një procedimi të regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, u finalizua operacioni “Source””.

Sipas policisë “në kuadër të operacionit, u ekzekutua vendimi për sekuestrimin e pasurive të shtetasit B. Ll. (i dënuar në Mbretëri të Bashkuar, për kultivim të bimëve narkotike, në ambient të mbyllur) dhe të familjarëve të tij”.

Pasuritë e sekuestruara, me vlerë rreth 500 000 euro, që ndodhen në Kamzë, janë: 1 objekt banimi; 2 automjete të tipeve “Jeep” dhe “Opel Corsa”; 1 aktivitet tregtar me objekt blerjen, shitjen dhe riparimin e automjeteve.

Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /j.p/

The post Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 500 mijë euro në pronësi të të dënuarit për drogë në Angli appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Harta/ Leje për 29 mijë hektarë parcela me kanabis në Shqipëri

By: user 4
2 June 2025 at 16:46

Projekti i vitit 2015 që kanabizoi Shqipërinë, pasi goditi fshatin Lazarat duket se është planifikuar të rikthehet 10 vite më pas, por nëpërmjet një formë tjetër: i paketuar si “kanabis mjekësor dhe industrial” dhe i rregulluar me ligj, me licensa ekskluzive për kompanitë private dhe me parcela që tani t’i cakton qeveria me VKM.

Të dhënat janë bërë publike nga selia e PD, gjatë konferencës së përditshme që mban kreu i kësaj force politike, Sali Berisha dhe u prezantuan nga punonjësi i zyrës së marrëdhënieve me publikun, Armand Maho. Hartat që solli Maho tregojnë se përmasat e kanabizimit “mjekësor dhe industrial” kësaj radhe janë tronditëse dhe tregojnë se pas turizmit, kultivimi i kanabisit është një tjetër faktor ekonomik që po merr hov në heshtje, por pritet që në vitet në vazhdim të sjellë një prodhim të paprecedentë në Shqipëri.

“80% e zonave me kanabis janë zona kufitare,- ka analizuar Maho nga selia e PD,- pra 12.36 km në Shkodër. 6.7 km në Tropojë. Aty është kanabizuar e gjithë Lugina e Valbonës, është dhënë si zonë e lejuar për kultivimin e kanabisit” u shpreh ai.

Të dhënat tregojnë se licencat janë shpërndarë për 138 zona kadastrale, ku bie në sy një parcelë e licensuar në zonën e Dropullit, në një fshat kufitar vetëm 10 metra larg kufirit me Greqinë.

Për të kuptuar më mirë përmasat e këtij biznesi të ri në vendin tonë, veçohet një total i parcelave të kanabisit të licensuara nga qeveria. Me matjet e sistemit ASIG, rezulton se nga Shkodra deri në Gjirokastër janë gjithsej 29 mijë hektarë tokë hapësira ku mund të mbillet kanabisi.

Vendimi është marrë nga qeveria në fillim të marsit, dy muaj para zgjedhjeve. E marrë së bashku, në një sipërfaqe të tillë toke është e mundur të kultivohet një sasi shumë e madhe e kanabisit, edhe pse ligji e përcakton që sipërfaqja maksimale për t’u mbjellë në të gjithë vendin është jo më shumë se 200 hektarë tokë. Sali Berisha bën një llogari tjetër.

“Në qoftë se një hektar i lihet një bime 2 metër katrorë, i bie në një hektar të mbillen 5 mijë bimë.

Në qoftë se shumëzoni 29.400 hektarë me 5 mijë bimë, imagjinoni pra se ku shkon kjo shifër. Shkon mbi miliard e 300 mijë.

Shkon në mbjelljen më të madhe që mund të jetë regjistruar ndonjëherë në një vend.

Dhe që të gjitha këtu, tashmë jo bimë klandestine, por bimë të mbjella me certifikatë shteti, me leje të narkoshtetit.” u shpreh Berisha.

Sipas kreut të PD, shpërndarja caktimi i parcelave të mbjelljes së kanabisit në mars të këtij viti është e lidhur ngushtë me zgjedhjet e 11 Majit.

Por injektimi i parave të drogës në ekonomi është një strategji e hershme e kryeministrit Rama, që ra në sy në vitin 2015, kohë në të cilën grupet kriminale arritën kulmin me kultivimin e kanabisit.

Për atë periudhë ka folur ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj i cili tregoise si në një mbledhje qeverie, 5 ministra të kohës u shprehën kundër projektit të Ramës për përfitime ekonomike nga parcelat me kanabis.

“Kanë qenë 5 veta që e kanë kundërshtuar për atë që po ndodhte me kanabizimin e vendit. Unë kam qenë më i zëshmi edhe për shkak të natyrës time. 5 ministra e kanë kundërshtuar! Erion Veliaj ka qenë ministër, e ka kundërshtuar, Saimir Tahiri që e bëri kokë turku dhe që ishte pastaj dry i shtrembër, me treçerek të zërit e ka kundërshtuar, Ditmir Bushati e ka kundërshtuar, Damian Gjiknuri e ka kundërshtuar, unë e kam super kundërshuar. Kanabizimi i vendit është produkt i kreut të organizatës…Ore pse do fshihemi pas gishtit dhe do themi që ore nuk dinim gjë??? Unë sot kam bindjen që kreu i organizatës e ka bërë me qëllim, ka mbyllur Lazaratin për ta përhapur në të gjithë Shqipërinë.

Është njeriu më i zellshëm në mbështetje të një egoje ekonomike, siç e shiste, ndërkohë që unë për hir të së vërtetës edhe Ditmir Bushati, edhe Erion Velija, edhe Saimir Tahiri që e bëri ‘kokë turku’, edhe Damian Gjiknuri, kemi thënë pothuajse të njëjtën gjë; ore si mundet kjo? Po të ishte sukses do ishte bërë Kolumbia. Nuk e di ça do bëjnë këta të tjerët, po unë jam gati të dëshmoj në një gjykatë ndërkombëtare”, ka treguar Ahmetaj.

Ende sot ekonomia e Shqipërisë vazhdon të mbështetet tek paraja me origjinë të dyshimtë. Për shumë ekspertë të ekonomisë rënia e euroës dhe rritja e shpejtë e çmimeve të apartamenteve në Tiranë janë dy nga sinjalet më domethënse se paratë që fitohen nga trafiku i drogës, pastrohen në vendin tonë, ndërkohë që dhjetëra mijëra apartamente në kryeqytet mbeten bosh./Lapsi.al

The post Harta/ Leje për 29 mijë hektarë parcela me kanabis në Shqipëri appeared first on Lapsi.al.

Berisha akuzon Ramën për dhënie të paligjshme të lejeve për kanabis gjatë fushatës

By: fra nc
2 June 2025 at 12:50

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, zhvilloi këtë të hënë një konferencë me gazetarët, ku vijoi akuzat për atë që ai e cilëson “masakra elektorale e 11 majit”.

Në deklaratën e tij, Berisha tha se gjatë fushatës zgjedhore, kryeministri Edi Rama shpërndau në mënyrë të paligjshme leje për kultivimin e kanabisit, me një vlerë të përllogaritur deri në 10 miliardë euro. Sipas tij, kjo është një shkelje flagrante e ligjit elektoral dhe e konventave ndërkombëtare.

“Ligji i miratuar nga qeveria parashikon lejen për mbjelljen e vetëm 200 hektarëve kanabis në të gjithë territorin e vendit. Por në një vit elektoral, kjo sipërfaqe u shumëfishua, dhjetëra, qindra herë më shumë, duke arritur në 29.300 hektarë,” tha Berisha.

Ai e cilësoi këtë një përpjekje kriminale për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve: “Në farsën elektorale të 11 majit, Edi Rama përdori çdo mjet në dispozicion, përfshirë lejet për mbjelljen e drogës, për të kontrolluar dhe blerë votën e shqiptarëve.”

Berisha theksoi se në sipërfaqen prej 29.300 hektarësh mund të mbillen dhjetëra milionë rrënjë kanabis, të cilat, sipas tij, përbëjnë një treg të jashtëligjshëm me vlerë rreth 10 miliardë euro.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berisha akuzon Ramën për dhënie të paligjshme të lejeve për kanabis gjatë fushatës appeared first on Euronews Albania.

Përdorën banesën për kultivim kanabisi, pranga pronarit dhe punonjësi i OSHEE

TIRANË, 26 maj /ATSH/ Policia e Fierit ka zbuluar brenda një banese një ambient të përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave.

Gjatë operacionit “LED” janë sekuestruar lëndë narkotike dhe pajisje të ndryshme elektrike të përdorura për kultivim.

Gjithashtu është arrestuar pronari i banesës që e kishte përshtatur atë për kultivim të bimëve narkotike dhe punonjësi i OSHEE-së për shpërdorim detyre .

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet policore dhe veprimeve gjurmuese të shpejta, finalizuan operacionin policor të koduar “Led”.

Në kuadër të këtij operacioni u identifikua një banesë, në fshatin Vadhizë, e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet llambave.

Në këtë banesë është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Gjatë operacionit u arrestua autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi I. G., 63 vjeç, banues në Vadhizë, i cili kultivonte bimët në ambientet e banesës së tij.

Në vijim të veprimeve hetimore, është vënë në pranga edhe punonjësi i OSHEE-së, shtetasi R. M., 61 vjeç, banues në Patos, për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.

Gjatë kontrollit të banesës, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 41 bimë narkotike Cannabis Sativa, 57 fidanë Cannabisi,  një sasi me lëndë narkotike kanabis të përpunuar, 784 fara kanabisi, 5 panele elektrike, 8 llamba për ndriçim dhe ngrohje, 2 filtra, 3 ventilatorë freskues, 2 aspirator dhe 18 pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivimin në ambiente të mbyllura.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

/a.f/

The post Përdorën banesën për kultivim kanabisi, pranga pronarit dhe punonjësi i OSHEE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I vodhi çantën një qytetari, arrestohet i riu, çfarë iu gjet në banesë

25 May 2025 at 11:50

Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Dibrës pasi u kap në flagrancë për vjedhjen e një çante me para, ndërkohë që në banesën e tij u gjetën drogë, fara kanabisi dhe municion luftarak.

Sajmir Bitri, banues në fshatin Laças, u ndalua pas hetimeve të nisura nga policia pas denoncimit të një shtetasi, të cilit i ishin vjedhur para në euro dhe lekë.

Operacioni i koduar “Përsëritësi” çoi në identifikimin dhe ndalimin e autorit të dyshuar, i cili rezulton të jetë person me precedent të mëparshëm penal për vjedhje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Bitrit, uniformat blu zbuluan dhe sekuestruan një sasi kanabisi të ndarë në doza gati për shitje, 270 fara kanabisi, 6 kubikë të mbjellë me fara narkotike dhe municion luftarak.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për hetime të mëtejshme.

The post I vodhi çantën një qytetari, arrestohet i riu, çfarë iu gjet në banesë appeared first on Sot News | Lajme.

Krujë/ Zbulohet serë me kanabis në Thumanë, arrestohet 28-vjeçari në kërkim

24 May 2025 at 10:47

Në kuadër të megaoperacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, policia ka zbuluar një serë me bimë narkotike kanabis në fshatin Thumanë të Krujës.

Gjatë kontrollit të territorit me dronë dhe nga toka, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë identifikuan një serë ku kultivoheshin bimët narkotike. Menjëherë u organizua ndërhyrja, ku u arrestua në flagrancë një 28-vjeçar, banues në Thumanë, teksa po kujdesej për bimët.

Sipas autoriteteve, bimët narkotike janë asgjësuar nëpërmjet djegies.

Gjithashtu, i riu rezulton të ketë qenë në kërkim nga drejtësia, pasi Gjykata e Tiranës i kishte caktuar më herët masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.”

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.

The post Krujë/ Zbulohet serë me kanabis në Thumanë, arrestohet 28-vjeçari në kërkim appeared first on Sot News | Lajme.

Zbardhet projektvendimi për vlerësimin e operatorëve që do kërkojnë licencim për kanabis

12 May 2025 at 08:35

Nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është drejt fazës përfundimtare hartimi i projektvendimit për kriteret dhe procedurat e detajuara për vlerësimin e kërkesave për licencë për operatorët që do të kultivojnë dhe përpunojnë kanabisin për qëllime mjekësore. Deri tani nuk është miratuar asnjë kërkesë e operatorëve për licencim sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Miratimi i […]

The post Zbardhet projektvendimi për vlerësimin e operatorëve që do kërkojnë licencim për kanabis appeared first on BoldNews.al.

Pako kanabisi me postë nga SHBA, arrestohet 23-vjeçari

21 April 2025 at 13:12

Policia e Tiranës ka arrestuar një 23-vjeçar pasi është kapur me një pako kanabis të cilën e kishte porositur përmes postës në SHBA.

Në vijim të operacionit policor ”Pako 2” , si rezultat i kontrolleve të mbështetura te inteligjenca policore, u vu në pranga shtetasi G. P., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se ka porositur një pako me rreth 1.07 kilogramë kanabis, të trafikuar nga ShBA. Pakoja u mor nga 19-vjeçari M. H, i arrestuar 3 ditë më parë, po në kuadër të këtij operacionit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pako kanabisi me postë nga SHBA, arrestohet 23-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

U kap në flagrancë me doza kokaine dhe kanabisi, arrestohet i riu në Shëngjin

By: Oldi
7 April 2025 at 10:56

Një 25-vjeçar në Shëngjin është arrestuar pasi është kapur në flagrancë duke mbajtur me vete doza kokaine dhe kanabisi. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, goditën një […]

The post U kap në flagrancë me doza kokaine dhe kanabisi, arrestohet i riu në Shëngjin appeared first on BoldNews.al.

Rreziku dhe përfitimet nga kultivimi i kanabisit mjekësor në Shqipëri

By: Ardit
24 March 2025 at 10:32

Në korrik të vitit 2023, qeveria e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama miratoi një ligj që lejon kultivimin e kanabisit mjekësor dhe të nënprodukteve të tij. Ky aktivitet, dikur i paligjshëm, do të monitorohet me masa të rrepta sigurie dhe do të rregullohet nga një agjenci e re qeveritare “E para është monitorimi dhe kontrolli […]

The post Rreziku dhe përfitimet nga kultivimi i kanabisit mjekësor në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Policia britanike godet fermën e kanabisit me vlerë 1 milion paund, kapen 2 shqiptarët

By: Ela
10 March 2025 at 09:44

Një hetim policor që synonte një komplot droge të parë të këtij lloji, bastisi një fermë kanabisi me vlerë, më shumë se 1 milion funte dhe e lidhur me bandat shqiptare. Hetimi i Njësisë Rajonale të Krimit të Organizuar Veri-Perëndimor (NWROCU), i koduar Operacioni Shkëndija, i cili u krijua për të hetuar një komplot që […]

The post Policia britanike godet fermën e kanabisit me vlerë 1 milion paund, kapen 2 shqiptarët appeared first on BoldNews.al.

Arrestohen dy shpërndarës kokaine dhe kanabisi në Tiranë

7 March 2025 at 15:59

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të shitjes së dozave me lëndë narkotike në kryeqytet dhe si rezultat ka arrestuar dy persona. Më konkretisht, nga efektivët e komisariatit nr.4 është vënë në pranga shtetasi G. P., 26 vjeç, banues në Tiranë. Raportohet se gjatë kontrolleve fizike dhe në banesë, këtij shtetasi i janë gjetur […]

The post Arrestohen dy shpërndarës kokaine dhe kanabisi në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Nga varfëria në krim: Grupet kriminale rekrutuan qindra gra në serat e kanabisit

By: Ela
28 January 2025 at 08:25

Në të gdhirë të 10 nëntorit 2022, një skuadër e Policisë së Shtetit zbarkoi në fshatin Rërëz të Beratit, ku gjeti katër sera të mbuluara me plastmas dhe të përshtatura për rritjen e kanabisit. Serat ishin të investuara me rrjet të energjisë elektrike dhe linjë të furnizimit me ujë, mbroheshin nga njerëz të armatosur dhe […]

The post Nga varfëria në krim: Grupet kriminale rekrutuan qindra gra në serat e kanabisit appeared first on BoldNews.al.

Lëvizte me taksi për të shmangur policinë, arrestohet me doza kanabisi 21-vjeçari

16 January 2025 at 10:31

Një 21-vjeçar është arrestuar nga forca e posaçme Shqiponja me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të një operacioni të zhvilluar përmes inteligjencë policore u vu në pranga shtetasi Euserio Nikolli, 21 vjeç, banues në Tiranë.

“Ky shtetas, për të shmangur kontrollet nga Policia, lëvizte me taksi. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, 21-vjeçari u kap duke qarkulluar si pasagjer në një mjet taksi, në rrugën “Pavarësia”.

Gjatë kontrollit fizik dhe banesës së 21-vjeçarit, shërbimet e Policë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë narkotike kanabis dhe një aparat celular”, bëri me dije policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lëvizte me taksi për të shmangur policinë, arrestohet me doza kanabisi 21-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Pjesë e grupit që kultivonin drogë, Apeli lë në burg vëllain e deputetit të PS-së

15 January 2025 at 16:05

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg Armando Ndrecën, vëllain e deputetit socialist Eduart Ndreca, i cili u arrestua disa muaj më parë me urdhër të SPAK në kuadër të operacionit “Revanshi”. Armando Ndreca kishte kërkuar zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg”, por kërkesa e tij është rrëzuar nga Apeli i […]

The post Pjesë e grupit që kultivonin drogë, Apeli lë në burg vëllain e deputetit të PS-së appeared first on BoldNews.al.

Rregullat për kultivimin e kanabisit: Monitorim me kamera, mure të larta 4m

By: fra nc
10 January 2025 at 15:15

Pas 1 viti e gjysmë që u miratua ligji në Parlament, qeveria përcaktoi dje kriteret dhe rregullat e forta për kultivimin e sipërfaqeve me kanabis sativa për qëllime mjekësore.

Në VKM përcaktohen rregullat e lëvizjes së mjeteve të transportit të lëndëve të para që duhen për këtë qëllim, bashkë me planin e sigurisë.

Sipas vendimit të qeverisë, bima narkotike mund të mbillet në ambiente të hapura ose të mbyllura, por ato duhet të jenë të monitoruara 24 orë dhe duhet të ketë roje që të ruajnë këto hapësira.

Kamerat dhe rojet, bashkë me ngritjen e një serveri për ruajtjen e pamjeve për 1 vit, janë edhe disa nga kriteret e licencimit për kompanitë që do të ushtrojnë këtë aktivitet.

Një tjetër kriter që do duhet të plotësohet ka të bëjë me ruajtjen fizike të ambienteve ku do të kultivohet kanabisi, ku VKM përcakton se ambientet duhet të rrethohen me mure të larta deri në 4 metra me tela me gjemba.

Transportimi i kanabisit mjekësor do të bëhet vetëm me mjete të mbyllura dhe me shoqërimin e Policisë së Shtetit nga njëra pikë në një tjetër.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rregullat për kultivimin e kanabisit: Monitorim me kamera, mure të larta 4m appeared first on Euronews Albania.

❌
❌