Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Loredana për marrëdhënien me Jozin: Është një e shkuar së cilës nuk dua t’i rikthehem

By: D Marku
26 August 2025 at 11:17

Loredana Brati ka dhënë një intervistë për “Revista Who”, ku ka folur për Big Brother VIP Albania 4 dhe për të gjitha ngjarjet që ndodhën.

E natyrisht nuk ka munguar pyetja për Joz Markun, me të cilin shijoi një romancë brenda këtij formati.

Për modelen, siç theksoi gjatë rrëfimit, është një histori e mbyllur që i përket së shkuarës.

“Ajo është një histori që ndodhi, të gjithë e gjithë e panë çfarë ndodhi, si ndodhi”, u shpreh ajo.

Tutje shtoi: “Është një e shkuar së cilës nuk dua t’i rikthehem. Megjithatë, i uroj gjithë të mirat”.

Jozi nga ana tjetër ka nisur një lidhje të re me një vajzë të quajtur, Xhoana Toshi, ku edhe janë parë bashkë në rrjete sociale.

Sidoqoftë, marrëdhënia me Lorin ka qenë shumë e komentuar për shkak të disa veprimeve të Jozit, që bëri asokohe.

The post Loredana për marrëdhënien me Jozin: Është një e shkuar së cilës nuk dua t’i rikthehem appeared first on Albeu.com.

Nëse Helicobacter pylori nuk trajtohet, mund të shkaktojë probleme serioze

15 July 2025 at 18:56

Nëse kemi dikë në familje që është tashmë i infektuar, mundësia që edhe anëtarët e tjerë të familjes të infektohen është e madhe

Ndjenja gjithnjë e më e shpeshtë e fryrjes pas ngrënies, por edhe ngopja e hershme, dhimbja mbi kërthizë, poshtë koshit të kraharorit, janë simptoma që duhet t’ju shtyjnë të kërkoni ndihmën e një mjeku. Ka shumë mundësi që të jeni infektuar me Helicobacter pylori!

Është vërtetuar se 50% e popullsisë sonë e ka në trup këtë “bashkëbanues” jashtëzakonisht të pakëndshëm, ndoshta që në fëmijëri, i cili, nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë kancer. Por lajmi i mirë është se ky bakter eliminohet shpejt!

Si transmetohet sëmundja

Më shpesh përmes duarve të pista, frutave dhe perimeve të palara mjaftueshëm, ujit që nuk është i pastër ose është i kontaminuar me mbetje fekale. Mund të transmetohet edhe nëpërmjet pikave të pështymës, është i pranishëm në zmaltin e dhëmbëve, është shkaktar i disa sëmundjeve të lëkurës dhe mund të gjendet edhe te lotët… Edhe kafshët shtëpiake mund të jenë bartëse, transmeton Telegrafi.

Si të mbrohemi

Duhet të kemi shumë kujdes për higjienën, sidomos higjienën e duarve, ushqimin që konsumojmë dhe cilësinë e ujit.

A shfaqet sëmundja menjëherë?

Gjithçka varet nga virulenca e baktereve, faktorët mjedisorë dhe gjendja imunitare e të infektuarit. Disa mund të mos kenë simptoma për një kohë të gjatë, por mund ta transmetojnë helikobakterin te një person tjetër. Infeksioni i zgjatur mund të çojë në kancer; 15% e pacientëve me Helicobacter kanë ulcerë duodenale dhe shumica vuajnë nga gastriti i zakonshëm.

Cilat janë simptomat

Ndjenja e fryrjes pas ngrënies, ngopja e hershme, dhimbja nën koshin e kraharorit. Alarmante është gjithashtu kur pacienti humbet më shumë se 10% të peshës trupore brenda gjashtë muajve, nëse vjell vazhdimisht, vjell gjak të freskët ose ka jashtëqitje të zeza si katrani. Njerëzit shpesh hezitojnë të shkojnë te mjeku nëse gromësijnë shumë, por duhet të dini se edhe kjo mund të jetë simptomë e infektimit me Helicobacter pylori.

Rekomandime parandaluese për të prekurit

Duhet të shmangin ushqimet që nxisin aciditet të lartë, ushqimet shumë pikante, të tymosura ose me shumë erëza, si dhe alkoolin dhe duhanin. Nëse konsumoni produkte të pasura me nitrite (si sallamrat, produktet e konservuara, turshitë), këto substanca në trup shndërrohen në nitrate, të cilat më pas mund të kthehen në komponime kancerogjene si nitrozamina dhe nitrozamide.

Para ekzaminimit – udhëzime për pacientët

Dy javë para ekzaminimit nuk duhet të merren terapitë e zakonshme (bllokuesit e pompës protonike dhe H2 bllokuesit), pasi gjatë biopsisë së mukozës së stomakut mund të jepet një rezultat i rremë (negativ). Gjatë trajtimit, që zakonisht përfshin edhe antibiotikë, duhanpirësit duhet të përmbahen nga duhani të paktën për 14 ditë, për të arritur efektin e plotë të terapisë. Te duhanpirësit, efektiviteti i trajtimit është rreth 30% më i ulët.

Nëse në familje kemi dikë që është tashmë i infektuar, mundësia që të infektohemi edhe ne është e madhe. /Telegrafi/

The post Nëse Helicobacter pylori nuk trajtohet, mund të shkaktojë probleme serioze appeared first on Telegrafi.

“Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar, Bushati: Një rend i ri global po vjen

30 June 2025 at 21:09

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati komentoi në emisionin Now në Euronews Albania zhvillimet e fundit ndërkombëtare që kulmuan me konfliktin Izrael-Iran dhe ndërhyrjen e SHBA.

Bushati u shpreh se këto zhvillime dëshmojnë se rendi global liberal nuk ekziston më dhe kjo sipas tij duhet t’i bëjë shqiptarët të jenë më të vëmendshëm.

“Ai që ne e konsideronim si rendi global liberal nuk ekziston më, tani jemi në një situatë amorfe ku rendi i vjetër nuk ekziston më por një rend i ri është në krijim e sipër. Por nuk e dimë kush është ai. Ne shqiptarët në radhë të parë duhet të jemi shumë të vëmendshëm dhe shumë të shqetësuar për çfarë po ndodh sepse jemi përfitues nga rendi global i bazuar mbi parimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Pa këtë rend dhe pa ndërhyrjen e amerikanëve mbi bazën e ca principeve që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me lirinë dhe të drejtat e njeriut nuk do kishim Kosovën të pavarur, nuk do kishim Shqipërinë në NATO”, tha Bushati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar, Bushati: Një rend i ri global po vjen appeared first on Euronews Albania.

Makthi i çdo bionde: Si ta shpëtoni flokun që zverdhet apo merr ngjyrë të gjelbër pas pishinës

29 June 2025 at 21:55

Ky është një problem shumë i zakonshëm, por për fat të mirë, zgjidhet lehtësisht

Flokët ju janë çelur, por jo në atë mënyrën magjepsëse të verës? Nëse keni vënë re që pas notit në pishinë flokët tuaj marrin një ton të gjelbër, nuk jeni të vetmit.

Ky fenomen është i zakonshëm te flokët e çelët dhe shkaktohet nga reaksioni i metaleve në ujë, më së shpeshti bakri, me kimikatet për dezinfektim. Lajmi i mirë është se ka trajtime shtëpiake që ndihmojnë në largimin e këtij pigmenti të padëshiruar, pa pasur nevojë për ndërhyrje drastike apo prerje.

Si ndodh që flokët bëhen të gjelbër?

Nuanca e gjelbër nuk vjen drejtpërdrejt nga klori, por nga bakri i oksiduar që ndodhet në ujë dhe që, nën veprimin e klorit, lidhet më lehtë me sipërfaqen e fijeve të flokut.

Kur flokët përthithin këtë kombinim, veçanërisht nëse janë të çelët, rezultati është ngjyra e gjelbër.

Kutikula e flokut, e cila shpesh është e hapur për shkak të dëmtimit, ndihmon më tej që metalet të depërtojnë dhe të ngjyrosin fijet, transmeton Telegrafi.

shutterstock

Mbrojtja e parë: Lajeni flokun menjëherë pas daljes nga pishina

Hapi më i thjeshtë dhe shpesh i anashkaluar është të lani flokun menjëherë pas daljes nga pishina me një shampo të butë. Kjo ndihmon që uji i klorinuar të hiqet para se grimcat metalike të lidhen me fijet e flokut.

Edhe nëse nuk keni shampo me vete, mjafton një shpëlarje me ujë të pastër; çdo kontakt me ujë të pastër është më i mirë se asgjë.

Ketchup-i si balsam natyral

Mund të tingëllojë e çuditshme, por ketchup-i ose salca e domates mund të veprojë si një toner i lehtë. Aciditeti i tij neutralizon ngjyrën e gjelbër, ndërsa vitamina C dhe lëngu i frutit ndihmojnë në hidratimin dhe mbylljen e kutikulës.

Mund të përdorni edhe domate të freskët të shtypur, të përzier me pak lëng limoni, dhe ta vendosni në flokë të lagur menjëherë pas notit.

Lëreni të veprojë për 15 minuta, pastaj lani flokun me shampo të butë. Kini kujdes me rrobat, sepse domatja mund të lërë njolla, prandaj rekomandohet ta mbështillni flokun me letër kuzhine ose peshqir gjatë trajtimit.

Soda e bukës

Soda e bukës është një aleat efektiv, por i ashpër. Përziejeni me pak ujë derisa të bëhet pastë e trashë dhe aplikojeni në flokë të lagur, vetëm në zonat me nuanca të gjelbra.

Lëreni të qëndrojë rreth 10 minuta, pastaj shpëlajeni mirë. Soda largon në mënyrë efektive mbetjet nga sipërfaqja e flokut, por mund ta thajë më shumë nëse përdoret shpesh.

Pas përdorimit rekomandohet domosdoshmërisht një balsam ushqyes. /Telegrafi/

The post Makthi i çdo bionde: Si ta shpëtoni flokun që zverdhet apo merr ngjyrë të gjelbër pas pishinës appeared first on Telegrafi.

“PD ‘vrau’ një grup politikanësh”, Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

By: Besnik
29 June 2025 at 19:42

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Europë, ishte e ftuar në emisionin “Interview” me Mirela Milorin në Euronews Albania.

Gjatë intervistës u diskutua edhe periudha kur ajo dhe një grup i madh figurash u larguan nga Partia Demokratike ndërsa shtoi se aktualisht mungon dëshira që PD të rikthehet në forcën dhe fuqinë që kishte më parë.

Ajo tha se me një të rënë të lapsit nga Lulzim Basha u larguan nga PD një grup i madh figurash dhe deputetësh, ku përfshihen edhe vetë ajo, Ridvan Bode, Astrit Patozi, Jozefina Topalli dhe të tjerë.

“Një grup i mirë u larguam nga PD me një vendim, me një të rënë të lapsit. Asnjëri nga ne nuk u largua nga PD vetë, por u larguam si unë, Ridvan Bode, Astrit Patozi, Jozefina Topalli dhe një tufë deputetësh, një grup i mirë. PD kishte një lidership me model heroin dhe një militantizëm shumë pro modelit të liderit hero, figura kryesore e legjendës politike. Më pas, për shkak të këtij modeli, nuk arriti të krijonte diçka të qëndrueshme. Më vjen keq që e përsëris, nuk kam ndonjë gjë personale ndaj Bashës, por ai e konfirmoi veten në zgjedhjet e fundit: në politikë ose bën, ose nuk bën. Është kot të zgjatemi – o bën, o s’bën. Nuk është qamet që nuk bën në politikë, por Lulzim Basha e zgjati shumë këtë pjesë të të kuptuarit që nuk bën në politikë. Nuk ishte faji i tij, pasi kryetari legjendar ia dhuroi partinë, e kur ke diçka dhuratë, as dhimbja asgjë nuk të bën, pasi ti e sheh si lodër. Kështu që shumë vite shkuan dëm dhe më vjen keq që PD, me ndërgjegje të pastër dhe pa dhimbje, vrau një grup të mirë politikanësh,” shtoi ajo.

Sipas saj, Basha ishte një lider qesharak në krye të opozitës, ndërsa në politikë ose bëhesh lider, ose nuk bëhesh. Fatkeqësisht, Bregu tha se Basha nuk donte ta kuptonte këtë dhe kjo u vulos në zgjedhjet e 2025-ës.

Eksperimentet me njerëz të emëruar vetëm për të plotësuar listat zgjedhore, të cilët hynë në parlament pas bojkotit të PD-së, sipas saj, e bënë misionin në politikë edhe më qesharak.

“Në opozitë nuk ke luks të jesh qesharak, kjo fatkeqësisht ndodhi me PD-në,” u shpreh Bregu.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “PD ‘vrau’ një grup politikanësh”, Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit appeared first on Euronews Albania.

“Visi 2 paketa”! Maks Haxhia zbulon prapaskenat e videos virale në gjyqin e Tahirit

22 June 2025 at 19:08

Avokati Maks Haxhia tregoi në emisionin Interview në Euronews Albania prapaskenat e momentit të bërë viral pas vendimit për burgosjen e Saimir Tahirit, kur ai kërkoi 2 paketa për ish-ministrin.

Haxhia zbuloi se kishte qenë një rastësi momenti kur ishte përballur me gazetarët menjëherë pas vendimit të gjykatës ndaj klientit të tij, kur i kishte kërkuar shoferit të Tahirit t’i çonte cigare me kërkesë të këtij të fundit.

“Isha shumë i indinjuar nga vendimi për Saimir Tahirin. Nuk është vendi po çështja e tij është një çështje që e deklaroj publikisht që nuk është gjykuar drejt, por ishim në një moment të atillë që kur u dha vendimi unë s’po e besoja, Saimiri ishte shumë i qetë. Vetëm më tha, po deshe, dua paketa se s’kam, se e pinte shumë duhanin edhe e pi shumë se ajo u bë edhe sebepi i sëmundjes. Unë po dilja për të kërkuar Visin që është shoferi për t’i thënë ço dy paket a urgjent se nisej furgoni që ta çonte në burg, situatë shumë e rëndë, këta që e pinë e kalojnë me duhan. Unë dola atje, erdhën gazetarët, një minutë u them, “visi ço dy paketa” dhe ngeli ajo. Unë thashë një tjetër dhe ajo nuk ngeli… unë thashë me këtë hetim dhe më këtë gjykim, të vishen trashë ata që do jenë nën akuzën e SPAK”, tregoi Haxhia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

The post “Visi 2 paketa”! Maks Haxhia zbulon prapaskenat e videos virale në gjyqin e Tahirit appeared first on Euronews Albania.

“33 muaj në burgjet ruse”, Roman Borsh: E quaj veten me fat, miqtë e mi…

15 June 2025 at 19:12

Roman Borsh një 29-vjeçar ukrainas ishte këtë të diel në një inervistë ekskluzive për “Interview” me Mirela Milorin në Euronews Albania ku ka rrëfyer qëndrimin e tij për rreth 33 muaj në burgjet ruse. Borsh është një nga personat e liruar gjatë bisedimeve të para të paqes në dhjetor të vitit 2024.

Borsh i cili iu bashkua luftës nga dashuria për vendit e tij, tha se e konsideron veten me fat që mbi 1000 ditët e burgosjes së tij i kaloi në një territor Ukrainës, pasi miq të tij që u dënuan në vendndalime në rajone të Rusisë, kishin pasur përvoja shumë herë më të këqija.

“Kam kaluar mbi 33 muaj në burg gjatë tre viteve. Njeriu ka aftësinë të përballet me gjithçka, por mund të them se pata fat, sepse ndodhesha në vendndalime të territorit të ukrainës, të pushtuara pëerkohësisht në rajonin e Donjeskut

Fati bëri që unë të isha në një nga vendet më të pranueshme, sepse nga dëshmitë e atyre që u mbatën në Rusi, kushtet kanë qenë shumë më të këqija. Ishte fat që unë ato 100 ditë i kalova në territorin e ukrainës, ndëonse në një rajon përkohësisht të pushtuar”,-tha Borsh.

The post “33 muaj në burgjet ruse”, Roman Borsh: E quaj veten me fat, miqtë e mi… appeared first on Euronews Albania.

Tualeti prej ari 6 milionë dollarësh u vodh në 5 minuta, dy burra dënohen me burg

By: gaze tare
15 June 2025 at 16:53

Dy burra janë dënuar me burg pasi vodhën një tualet funksional prej ari 18-karatësh, një vepër arti me titull “America”, nga Blenheim Palace në Angli, rezidenca ku ka lindur Winston Churchill.

Tualeti ekstravagant, i krijuar nga artisti italian Maurizio Cattelan dhe me një vlerë prej rreth 6 milionë dollarësh, besohet se është copëtuar për të shitur arin.

James Sheen, 44 vjeç, i cilësuar si “truri” i grabitjes, pranoi fajësinë dhe u dënua me 4 vite burg. Ndërsa Michael Jones, 39 vjeç, i cili ndihmoi në planifikim duke inspektuar vendin më herët, u dënua me mbi 2 vite burg.

Grabitja ndodhi në orët e para të mëngjesit të vitit 2019 dhe zgjati vetëm 5 minuta.

Autorët përplasën një mjet kundër portës së pallatit, përdorën çekiçë për të hyrë brenda dhe shkëputën tualetin nga dyshemeja, duke shkaktuar përmbytje në ndërtesën historike.

Pavarësisht ekzekutimit “filmik”, autoritetet deklaruan se grupi la pas një sasi të madhe provash. Rasti tërhoqi vëmendjen e mediave në mbarë botën, për shkak të natyrës së pazakontë të objektit, vendndodhjes luksoze dhe guximit të veçantë të grabitësve.

The post Tualeti prej ari 6 milionë dollarësh u vodh në 5 minuta, dy burra dënohen me burg appeared first on iconstyle.al.

“Fuqizimi i grave në mediat vizuale”, premiera e dokumentarëve që thyejnë heshtjen

By: Besnik
11 June 2025 at 20:19

Është shfaqur në Tiranë premiera e dokumentarëve dhe filmave të shkurtër të projektit “Breaking the Moulds – Shaping the Future”, ku gratë shqiptare në audiovizual shënojnë një tjetër arritje me mbështetjen e Delegacionit Evropian në Shqipëri.

Pesë filma të shkurtër dhe dokumentarë u prezantuan në ambientet e Europe House, në një aktivitet të organizuar nga Albanian Women in Audiovisual (AWA). Filmat e shfaqur ishin: “Heshtja – Trafikimi i Qenieve Njerëzore” nga Kejdi Demneri, “8 Marsi” nga Blerta Kambo, “Katharsis” nga Belkisa Zhelegu, “Gratë që Rezistuan – Histori Dhimbjeje dhe Qëndrueshmërie” nga Armand Braho dhe “Të Guximshmet” nga Xhensila Nako.

Filmat u shfaqën mbrëmjen e së martës duke sjellë tema të rëndësishme për shoqërinë shqiptare.

Sabina Kodra, drejtoreshë ekzekutive e AWA, hapi aktivitetin me një fjalim ku përshkroi rrugëtimin tetëvjeçar të organizatës, duke u shprehur se tetë vjet më parë, së bashku me Rafaela Rica, Ema Andrea, Suela Bako dhe Valbona Sulce, kishin një zgjedhje: ta pranonin botën siç ishte – ku zërat e grave ishin pëshpëritje dhe historitë tona rrëfeheshin nga të tjerët – ose të merrnin kamerat, mikrofonët dhe të thoshin: “Jo më.”

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, u shpreh se ky projekt ka rëndësi për shoqërinë dhe demokracinë shqiptare dhe theksoi se historitë e sjella përmes dokumentarëve, filmave të shkurtër dhe veprave vizuale janë shumë më tepër se produkte mediatike – ato i japin zë realiteteve që shpesh injorohen dhe sfidojnë heshtjen që rrethon çështje si diskriminimi, dhuna dhe padukshmëria.

Një tjetër moment i rëndësishëm i mbrëmjes ishte prezantimi i fituesve të raundit të dytë të mini-granteve: Mirela Milori, Juliana Ristani, Delvis Bejleri, Bitila Shira, Jetmira Belegu, Xhezide Gurguri, Fjola Graçi dhe Kejsi Muça.

Kjo mbrëmje në Europe House nuk ishte thjesht një aktivitet kulturor, por një dëshmi e fuqishme se si bashkëpunimi ndërkombëtar dhe vullneti i grave shqiptare po transformojnë peizazhin mediatik të vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Fuqizimi i grave në mediat vizuale”, premiera e dokumentarëve që thyejnë heshtjen appeared first on Euronews Albania.

“Teatri të ndërtohet aty ku është”! Fino: Ndërhyrja e politikës shkaktoi përçarje

8 June 2025 at 20:49

Aktori Helidon Fino tregoi në emisionin Interview në Euronews Albania përjetimet nga shembja e teatri kombëtar 5 vjet më parë.

Ai u shpreh se ndërhyrja e politikës në protestën për teatrin shkaktoi përçarje.

“Protesta për teatrin edhe e lidhi, por edhe e zhbëri pak komunitetin, ndërhyrja jo shumë e drejtë e politikës… Unë kam qenë që ajo godinë duhej ribërë, ose duhej ribërë në atë vend ose rikonstruktuar, po duhej një godinë me parametra botërorë që të kemi mundësinë të bëjmë festivale ndërkombëtare të kategorisë A. Ajo godinë kishte amortizim, nuk kam qenë që teatri të bëhej në vend tjetër, v endin e ka aty, kam qenë që mos të tjetërsohet asnjë cm nga ajo sipërfaqe. E zhbëri disi komunitetin e artistëve ajo protestë, ndërhyrja e politikës solli përçarje”, tha aktori.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Teatri të ndërtohet aty ku është”! Fino: Ndërhyrja e politikës shkaktoi përçarje appeared first on Euronews Albania.

Prekëse/ Vajza e Dr. Florit këndon këngën e të atit në skenë, artistet shperthejne ne lot (Video)

24 May 2025 at 11:40

Spektakël, emocione dhe lot! Kënga, shpirti dhe dashuria për Dr. Florin u ndezën sërish në një nga momentet më prekëse të vitit. Vajza e artistit të ndjerë, me një interpretim të jashtëzakonshëm, solli në skenë një nga këngët më të dashura të të atit, duke emocionuar publikun dhe rikthyer kujtimet më të bukura të brezave të tërë.

Në një homazh që ngriti në këmbë sallën, ish-anëtarët e West Side Family dhe Aurela Gaçe u bashkuan për të nderuar mikun e tyre, ndërsa momenti kulmor mbërriti kur vajza e Dr. Florit, me zërin e saj të brishtë e plot ndjenjë, interpretoi këngën e tij. Ajo nuk i mbajti dot lotët, ndërsa publiku shpërtheu në duartrokitje dhe emocion.

Ky moment u bë menjëherë viral, duke prekur jo vetëm ata që ishin të pranishëm në sallë, por edhe mijëra zemra në rrjetet sociale. Një kujtesë e fuqishme se muzika nuk vdes kurrë, dhe se dashuria për artistët e mëdhenj jeton në brezat që lënë pas.

Për herë të parë, vajza e Dr. Florit ngjitet në skenë me këngën e të atit

By: gaze tare
24 May 2025 at 08:21

Një moment prekës dhe plot emocion u përjetua në skenën e spektaklit “AG SHOW”, ku për herë të parë, vajza e artistit të ndjerë Dr. Flori interpretoi këngën e të atit, duke lënë pa fjalë publikun.

Me një prani që përcolli forcë dhe ndjeshmëri, ajo solli jo vetëm zërin, por edhe shpirtin e muzikës që Dr. Flori ka lënë pas.

Interpretimi i saj i dha jetë një kujtimi të paharruar, duke prekur zemrat e të gjithëve në sallë.

The post Për herë të parë, vajza e Dr. Florit ngjitet në skenë me këngën e të atit appeared first on iconstyle.al.

Qumështi i bajameve, zbuloni përfitimet e tij për zemrën dhe kockat

By: Mirgen
19 May 2025 at 09:52

Qumështi i bajameve është bërë shumë popullor dhe për një arsye të mirë. Është një pije e bërë nga bajamet, dhe shumë njerëz e preferojnë atë si një alternativë ndaj qumështit të rregullt, veçanërisht ata që janë intolerantë ndaj laktozës ose thjesht duan të shmangin produktet shtazore. Mund të pyesni veten: sa kalori ka ky […]

The post Qumështi i bajameve, zbuloni përfitimet e tij për zemrën dhe kockat appeared first on BoldNews.al.

Rrëfimi mes lotësh i Edlira Çepanit: Gerti na la dashuri sa për tre jetë! Më mungon

18 May 2025 at 20:17

Në një rrëfim në “Interview” me Mirela Milorin, Edlira Çepani e njohur për buzëqeshjen e saj rrezëllitëse, është përlotur teksa ka kujtuar “gjysmën më të mirë” bashkëshortin e saj Gert Bogdani.

Ndarja nga jeta e ish-deputetit Gert Bogdani, ndodhi papritur në 18 shtator 2024, ai u nda nga jeta si pasojë e një arresti kardiak në moshën 44-vjeçare. Bashkëshortja e tij, u shpreh për Euronews Albania se besimi në Zot e ka bërë të kalojë më lehtë këtë tragjedi të familjes së saj, ndërsa shton se prania e Gertit vazhdon të ndihet te ajo, ndonëse ai nuk është më fizikisht, “na ka dhënë dashuri sa për tre jetë”, u shpreh ajo e përlotur.

“Nuk ka asnjë moment që të flitet për Gertin dhe unë të mos prekem e të mos më marrë kaq shumë malli. Unë me Gertin kemi ngritur gjithçka bashkë, nuk kemi asgjë që e kemi pasur të ndarë nga njëri-tjetri.

Ndaj është apo nuk është ai fizikisht, mua patjetër që më mungon gjysma ime më e mirë, por ai ka lënë kaq shumë dashuri për mua dhe për fëmijët. Na ka lënë dashuri sa për tre jetë. Sado i gjatë apo i shkurtër të jetë ky pa Gertin, nuk do jetë asnjëherë pa Gertin. Na mungojnë këshillat, i kishte gjithmonë të sakta. Më mungon pjesa që ne sukseset i ndanim gjithmonë bashkë. Më mungon që nuk i ndaj dot siç i ndaja më parë”,-tha Çepani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rrëfimi mes lotësh i Edlira Çepanit: Gerti na la dashuri sa për tre jetë! Më mungon appeared first on Euronews Albania.

“Linda në Meksikë dhe jetova në Kubë”- Çepani: Prindërit s’më përgjigjeshin nëse…

18 May 2025 at 19:45

Edlira Çepani ishe këtë të diel në “Interview” ku përballë Mirela Milorit ka ndarë nga jeta e saj këndvështrime dhe përjetime personale.

Ajo ka rrëfyer se ka lindur në Meksikë, ndërsa fëmijërinë e ka jetuar në Kubë. “Amerika latine është një eksperiencë që duhet ta përjetojnë të gjithë”, shprehet Edlira teksa shton se njerëzit në këto zona janë shumë pozitiv dhe “diellorë”.

“Prindërit e mi kanë qenë diplomat. Im atë ka mbuluar një pjesë shumë të madhe të Amerikës latine. Unë dhe ime motër kemi lindur në Meksikë, jemi kthyer për shumë pak kohë në Shqipëri ku lindi im vëlla, më pas kemi jetuar në Kubë, ku unë kam bërë shkollën fillore. Unë e them se Amerika Latinë është një eksperiencë që duhet ta bëjnë të gjithë.

Është një eksperiencë shpirtërore ku njerëzit njohin se çfarë është realisht pozitiviteti. ata njerëz përveç gjithë problematikave, janë aq pozitiv, sa ti ke një situatë rreth e rrotull që të krijojnë një qetësi shpirtërore të jashtëzakonshme. Unë i dua shumë të gjithë meksikanët e kubanezët. Ka qenë një eksperiencë që neve si familje na ka shënjuar jetën”,-tha Çepani.

Ajo tregon se në Shqipëri u kthye në moshën 12-vjeçare, por megjithatë shqipen e dinte, pasi prindërit nuk i përgjigjeshin nëse ajo nuk fliste në shqip.

“Flisja shqip, isha e detyruar se prindërit nuk më kthenin përgjigje nëse unë u flisja spanjisht. Unë nëse më zgjon në mes të natës, alfabetin e them spanjisht, por prindërit e mi kanë qenë gjithmonë shumë patriot. Unë asnjëherë nuk jam shkëputur nga realiteti shqiptar. Pata vështirësi në fillim me shqipen, por tani jam bërë nga ata njerëzit që korrigjojë të tjerët”,-tha Çepani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Linda në Meksikë dhe jetova në Kubë”- Çepani: Prindërit s’më përgjigjeshin nëse… appeared first on Euronews Albania.

Kryeministri Kurti: ‘Hasi Jehon’, një urë që na lidh përmes zërit të folklorit shqiptar

By: Kult Plus
3 May 2025 at 18:15

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mbrëmë, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e shënimit të 50-vjetorit të themelimit të Shoqatës kulturo-artistike “Malësori” dhe në edicionin e 36-të të Festivalit Folklorik “Hasi Jehon”.

“Pesë dekada përkushtim e punë të palodhshme për ruajtjen e vlerave të folklorit burimor, përmes veshjeve, instrumenteve e këngës popullore, e kanë shndërruar këtë manifestim në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në trojet ku jetojnë shqiptarët. Është një vendtakim i përvitshëm për mijëra artdashës dhe një skenë ku vlerat kulturore marrin hov”, u shpreh në hyrje të fjalës së tij kryeministri Kurti.

Në vijim, Kurti tha se ky manifestim, që mbahet në fillim të muajit maj, përkon me datat simbolike të pajtimit të madh të gjaqeve më 2 maj 1990, ngjarje kjo e cila ndodhi pikërisht këtu, në vendin ku po zhvillohet manifestimi edhe sivjet, njofton Kryeministria.

“Përballë sfidave dhe periudhave të vështira të së kaluarës, “Hasi Jehon” ka qëndruar si një dëshmi e gjallë e rezistencës dhe angazhimit për ruajtjen e identitetit tonë kulturor”, u shpreh kryeministri në detyrë.

Ai shtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i kanë kushtuar vëmendje të veçantë mbështetjes institucionale dhe financiare për të gjitha fushat e kulturës, veçanërisht në fushën e folklorit, ku kemi mbështetur në vazhdimësi ansamblet, manifestimet, studimet dhe botimet në tërë territorin e vendit, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve për ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e trashëgimisë sonë.

“Hasi Jehon” është më shumë se një festival: është një urë që na lidh me njëri-tjetrin dhe me botën, përmes zërit të pastër të folklorit shqiptar”, tha kryeministri.

Shoqata kulturo-artistike “Malësori”, me projektin Festivali Folklorik “Hasi Jehon”, është mbështetur nga Qeveria përmes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Gjatë vitit 2021 është përkrahur me shumën 7 mijë euro, në vitin 2022 kjo përkrahje është më shumë se trefishuar në vlerën prej 25 mijë euro. Ndërkohë, festivali ka marrë mbështetje edhe në vitin pasues me vlerë prej rreth 27 mijë euro, ndërsa kjo përkrahje gjatë vitit 2024 ka arritur në vlerën prej 30 mijë euro.

Denoncimi i gazetarit Dervishi: Makina e ministrisë së Brendshme kontrabandon flori (FOTO-DOKUMENTE)

24 April 2025 at 23:22

Gazetari Ferdinand Dervishi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka denoncuar një skandal që përfshin Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit. Sipas tij, më 22 Shkurt të vitit të kaluar, në pikën kufitare të Qafë Thanës është ndaluar një automjet “Mercedes Benz” e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, që dyshohet se i përkiste drejtuesit të […]

The post Denoncimi i gazetarit Dervishi: Makina e ministrisë së Brendshme kontrabandon flori (FOTO-DOKUMENTE) appeared first on BoldNews.al.

“Po marrin votën e djathtë”/ Milori analizon lëvizjet e partive të reja

23 April 2025 at 22:46

Mirela Milori ka komentuar sondazhet e realizuara nga “Barometri” duke u përqëndruar tek partitë e reja.

Nisur nga të dhënat e sondazheve, Milori ka bërë një pasqyrim të lëvizjeve që kanë ndodhur brenda këtyre partive të reja sa i përket pëlqyeshmërisë së tyre, si dhe ulje-ngritjet që kanë pësuar deri më tani.

“Partitë e reja po konsolidojnë veten e tyre, pavarësisht se vota me pëlqyeshmërinë nuk më përshtatet.

Nisemi nga partia më e përshtatshme për të qeverisur vendin, 7.8% është Adriatik Lapaj, 6.7% është Agron Shehaj dhe 2.6% është Arlind Qori, ndërsa nisur nga sondazhi se: Pavarësisht se kë do votoni ose jo, cila parti mendoni ju se do të fitojë zgjedhjet”, Lapaj është 3.6% nga 7.8% që është pëlqyeshmëria e tij, Shehaj 2.4% nga 6.7% dhe mbetet Qori me përqindjen e tij prej 2.6.

Partitë e reja pavarësisht se mund të ketë lëvizje të vogla po konsolidohen nga matja në matje.

Po të shikojmë mendimin pozitiv dhe negativ do shohim që Qori është aty ku ka qenë. Kemi lëvizje nga Lapaj që ka rënë minus 2% mendimi pozitiv, është shtuar 7% mendimi negativ. Agron Shehaj që është rritur me 3% mendimi pozitiv për të. Lulzim Basha qëndron me minus 3% mendimi pozitiv për të, minus 3% edhe mendimi negativ.

Po shtohen partitë e reja të cilat marrin votën e djathtë. Pavarësisht se ka rritje Berisha, nuk e kap dot Ramën edhe pse ky i fundit ka pësuar një rënie”, tha Mirela Milori.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Po marrin votën e djathtë”/ Milori analizon lëvizjet e partive të reja appeared first on Euronews Albania.

Rritet sërish çmimi i arit, shënohet rekordi i ri

By: Ela
21 April 2025 at 15:26

Çmimet e arit shënuan një rekord të ri të hënën, ndërsa dollari u dobësua më tej, për shkak të politikave që po ndjek Presidenca e SHBA-ve me tarifat dhe mosmarrëveshjeve me Rezervën Federale. Një onz koutohet për 3400 dollarë dhe kjo vlerë është 13% më e lartë se një muaj më parë dhe në krahasim […]

The post Rritet sërish çmimi i arit, shënohet rekordi i ri appeared first on BoldNews.al.

“Një pjesë zemre për mua”/Loredana tregon se cila nga ish banoret i ka qëndruar afër

By: D Marku
16 April 2025 at 15:57

Pavarësisht dinamikave të shumta brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati ka ndarë një nga lidhjet më të veçanta që ka ruajtur pas përfundimit të aventurës së saj. E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ajo u shpreh se personi i parë që ka kontaktuar pas daljes ishte Gerta Gixhari.

“Gerta është një pjesë zemre për mua. Më ka shoqëruar në çdo moment, të mirë apo të keq. Dhe e ka bërë me shpirt të bardhë,” – u shpreh Loredana me emocion.
Ajo vlerësoi Gertën jo vetëm për mbështetjen, por edhe për kritikat që i ka dhënë në momentet e duhura:
“Kur ka qenë koha e kritikës, e ka bërë. Si lojtare, si kundërshtare dhe si shoqe. Kam nevojë për njerëz që më kritikojnë me dashuri.”

The post “Një pjesë zemre për mua”/Loredana tregon se cila nga ish banoret i ka qëndruar afër appeared first on Albeu.com.

❌
❌