Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Qeveria fut në shkollë bashkitë: Një tjetër hap drejt centralizimit”

17 July 2025 at 16:48



Këshilli i Ministrave miratoi dje krijimin e Akademisë së Pushtetit Vendor. Struktura do të ketë formën e një organizate jo fitim-prurëse që parashikon të trajnojë administratën e bashkive në të gjitha nivelet, duke nisur nga kryetarët e deri tek punonjësit.

Financimi për këtë akademi do të sigurohet nga kontributi i të gjitha bashkive përmes kuotave, ndërsa qeveria do të mbulojë gjysmën e kostove për tre vitet e para. Marrëveshja me bashkitë do të ndërmjetësohet nga Arbjan Mazniku, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, i cili së fundmi po etikohet edhe si “kryebashkiak” i Shqipërisë.

Agron Haxhimali, kreu i Shoqatës Shqiptare të Bashkive u shpreh sot publikisht se ky mekanizëm duket si një përpjekje për të spostuar rolin e shoqatave të pavarura e për t’i zëvendësuar ato me një organ të centralizuar të qeverisë.   

Kujtojmë se bashkitë e vendit së fundmi janë vënë në një shënjestër të një vale “shkarkimesh” nga Kryeministri Rama, veprim që ka ngritur shqetësime për ndarjen e pushtetit qendror nga ai vendor.

Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit të Studimeve Politike i tha Citizens se ky  është një rast që na tregon se sa e rrezikshme është kur pushteti i një partie politike dhe i një politikani kapërcen limitet ligjore që i ka dhënë Kushtetuta e Shqipërisë.

“Kryetarët e bashkive janë të ndërvarur nga vullneti politik dhe deri diku i janë nënshtruar këtij vullneti politik të Kryeministrit. Në rastin konkret do të duhet që ndonjë nga bashkitë t’i adresohet Gjykatës Kushtetuese dhe duhet të kishte raste konkrete nga Shoqatat e Bashkive dhe do të duhet të kishte veprim të Departamentit të Administratës Publike dhe të komisionerëve që mbrojnë nëpunësit publik, civil, të drejtat e njeriut dhe konceptet e shtetit ligjor në Shqipëri” – nënvizoi ai.

Parimisht kjo qendër do të ndihmojë të rris kapacitetet dhe performancën e stafit, në kuadër të integrimit në BE, por ekspertët shprehin dyshime mbi këtë. Krasniqi shpjegon për Citizens se kjo nisëm e qeverisë vjen në kuadrin e një fushate përgatitje të pushtetit vendor në funksion të zgjedhjeve të ardhshme lokale në Shqipëri.

Krasniqi thekson se kemi një mbivendosje të strukturave, pasi aktualisht kemi shkollën shqiptare të administratës publike, shkollën e drejtorëve e kurse të ndryshme të detyruara për administratën.

“Bashkimi Evropian ka vite që ka investuar për koordinimin e çështjeve të integrimit për pushtetin vendor në Shqipëri, duke hapur zyra lokale dhe trajnime të vazhdueshme, ka projekte të mëdha ndërkombëtare, shumë më të mëdha në buxhet sesa projekti i ri” – shton Krasniqi.

Krasniqi sugjeron se do të ishte e udhës që qeveria të prezantonte një draft strategjie në Parlament, ku do të duhet të kishte debat mbi sfidat e qeverisjes vendore në 10 vitet e ardhshme.

“Qoftë historia e akademisë së barinjve dhe qoftë historia e akademia e administratës publike dhe pushtetit vendor, janë nisma që duhen marrë më rezervë, janë të përkohshme, nuk janë afatgjata, nuk mendoj që do jenë efektive, por mbushje e boshllëkut ditor të akteve politike” – përmbyll Krasniqi.

Shteti trajnon shtetin

Kjo nuk është akademia e vetme që ka lindur rishtazi në vend. Qeveria e Partisë Socialiste duket se vazhdimisht ka kontribuar në riaftësimin e kastës së saj politike, nuk dihet nëse kjo lidhet me faktin se një pjesë e konsiderueshme e figurave të saj identifikuese janë nën hetim, apo për teka të pajustifikueshme të liderit.

Nga 20 Qershori deri më Korrik u mbajt akademia politike ku u trajnuan deputetët e rinj të PS-së, të cilët fituan mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Kjo akademi ofroi pesë module, të cilat kishin të bënin me rolin e deputetit dhe etika e përfaqësimit, funksionimin e parlamentit, marrëdhëniet ndërinstitucionale dhe ndërkombëtare, komunikimi politik, si dhe “PS dhe vizioni 2030”. Ndërsa lektorë kanë qenë emra me kontribut politik në parti si Fatmir Xhafaj, Erjon Braçe dhe Niko Peleshi, Olta Xhaçka etj.

Sipas PS – së kjo formë edukimi intelektual do të ndikojë për krijimin e një brezi të ri deputetësh që do të kontribuojnë me përkushtim për vizionin për vitet në vijim, deri më 2030.

Një vit më parë, në Prill të 2024, u krijua Akademia Politike e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Aplikimet u hapën për të gjithë të rinjtë, për të mësuar më shumë mbi historinë, idetë dhe lëvizjet e partive progresiste. Shpesh të rinj të kësaj akademie kanë kontribuar në prodhimin e materialeve filmike për propagandën qeveritare, shpesh duke “zëvendësuar” edhe rolin e medias në funksion.Kjo akademia politike e cila fillimisht u përdor për të rinjtë, tashmë po përdoret për trajnimin e deputetëve të rinj, duke përdorur të njëjtat kanale online.

Në vitin 2021, ideja e Ministres së Bujqësisë Frida Krifca, për krijimin e një Akadmie për barinjtë e vendit. Pavarësisht reagimeve që ngjalli, qeveria i doli në mbrojtje kësaj ideje, por ajo nuk u materializua kurrë.

The post “Qeveria fut në shkollë bashkitë: Një tjetër hap drejt centralizimit” appeared first on Citizens.al.

Mazniku: Zhvillimi i Thethit duhet të vijë nga banorët lokalë, në përputhje me rregullat

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, gjatë një interviste në media sot, foli rreth situatës së fundit në zonën e Thethit, ku janë ndërmarrë aksione për shembjen e ndërtimeve pa leje.

Mazniku theksoi se shumica e ndërtimeve të paligjshme janë ngritur gjatë muajve të fundit, duke nënvizuar se legalizimet dhe faljet e gjobave nuk duhen interpretuar si leje për të ndërtuar në mënyrë të pakontrolluar.

“300 e kusur ndërtesa në Theth janë legalizuar me iniciativën e kryeministrit. Por kjo nuk është arsye që të ndërtohet në çdo hapësirë të mundshme. Premtimi për faljen e gjobave ka qenë i qartë, për një periudhë të caktuar, jo për vazhdimësi të paligjshmërisë”, tha Mazniku.

Ministri bëri të ditur se qeveria po zhvillon një plan specifik për Thethin, që synon ta kthejë atë në një destinacion turistik të standardeve të larta, pjesë e strategjisë më të gjerë të “Paketës së Maleve”, që mbulon të gjitha zonat malore të vendit.

“Synimi ynë nuk duhet të jetë të bëjmë 100 gjëra më shumë në Theth, por të krijojmë 100 Thethe të tjera në zona të ndryshme malore në Shqipëri. Kjo do të ndihmojë në shpërndarjen e turizmit dhe zhvillimin e qëndrueshëm”, deklaroi Mazniku.

I pyetur nëse ka investitorë të huaj të përfshirë në ndërtimet në Theth, Mazniku u shpreh se nuk ka informacion për këtë dhe theksoi se prioritet i qeverisë është që zhvillimi duhet të vijë nga vetë banorët lokalë, të cilët duhet të përfitojnë drejtpërdrejt.

“Qëllimi ynë është që banorët të jenë përfituesit kryesorë të zhvillimit. Por ky zhvillim duhet të bëhet në përputhje me planet urbanistike, infrastrukturën, rrjetet e ujësjellësit dhe standardet mjedisore”, theksoi ministri.

Mazniku nënvizoi se institucionet do të vijojnë të jenë të kujdesshme për të garantuar që zhvillimi në zonat me vlerë të lartë natyrore të mos shkojë në kurriz të ligjshmërisë dhe qëndrueshmërisë mjedisore.

/r.e//a.f/

The post Mazniku: Zhvillimi i Thethit duhet të vijë nga banorët lokalë, në përputhje me rregullat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministri Mazniku: 26097 punonjës do të trajnohen në 3 vjet në Akademinë e Pushtetit Vendor

By: redi
16 July 2025 at 21:02

Këtë të mërkurë, Këshilli i Ministrave vendosi sot autorizimin e ministrit përgjegjës për Çështjet Vendore për negocimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes me njësitë e vetëqeverisjes vendore për krijimin e personit juridik si subjekt i kompetencave të përbashkëta me vetëqeverisjen vendore për rritjen e kapaciteteve të qeverisjes vendore të Republikës së Shqipërisë. Ministri i Shtetit për Pushtetin…

Source

Mazniku: 26 097 punonjës do të trajnohen në 3 vjet në Akademinë e Pushtetit Vendor

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot autorizimin e ministrit përgjegjës për Çështjet Vendore për negocimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes me njësitë e vetëqeverisjes vendore për krijimin e personit juridik si subjekt i kompetencave të përbashkëta me vetëqeverisjen vendore për rritjen e kapaciteteve të qeverisjes vendore të Republikës së Shqipërisë.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku u shpreh në një postim në rrjetet sociale sot se, me këtë vendim të Këshillit të Ministrave çelet rruga për krijimin e Akademisë së Pushtetit Vendor, ku për herë të parë Bashkitë e Shqipërisë do të mund të themelojnë një institucion të përbashkët që do të ofrojë trajnime të vazhdueshme për administratën vendore.

Mazniku theksoi se, 50% e kostos në 3 vitet e para për punën e Akademisë do të mbulohen nga qeverisja qendrore dhe Bashkitë do të përfitojnë trajnime, zhvillim profesional të qëndrueshëm dhe forcim të kapaciteteve të tyre profesionale për dhënien e shërbimeve cilësore e të standardeve europiane për qytetarët.

Në Akademinë e Pushtetit vendore pritet të trajnohen 26 097 punonjës në 3 vjet.

/gj.m//a.f/

The post Mazniku: 26 097 punonjës do të trajnohen në 3 vjet në Akademinë e Pushtetit Vendor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pasi “ia futi” Lalit, Mazniku emërohet nga Rama “kryebashkiak” i gjithë vendit

16 July 2025 at 20:06

Qeveria ka autorizuar ministrin e Pushtetit Lokal, Arbjan Mazniku për të negociuar dhe nënshkruar me bashkitë e vendit marrëveshjen sipas të cilës do të emërohen më pas drejtuesit e rinj të njësive administrative nëpër bashkitë e vendit, të dorëhequr masivisht pas ultimatumit të dhënë nga Kryeministri Edi Rama. Sipas autorizimit, Mazniku do të jetë në krye të […]

The post Pasi “ia futi” Lalit, Mazniku emërohet nga Rama “kryebashkiak” i gjithë vendit appeared first on BoldNews.al.

Ministri Mazniku dhe kryebashkiaku Llatja: Asistencë falas për e-Albania në çdo cep të bashkisë Elbasan

By: redi
16 July 2025 at 17:00

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilloi këtë të mërkurë një vizitë në sportelet e bashkisë Elbasan, ku ofrohet asistencë për përdorimin e portalit e-Albania. I shoqëruar nga kryetari i bashkisë, Gledian Llatja, ministri Mazniku u njoh nga afër me funksionimin e këtyre zyrave dhe bashkëbisedoi me qytetarë dhe stafin. Llatja theksoi se bashkia Elbasan ka një rrjet prej 19…

Source

Mazniku – Llatja: Asistencë falas për e-Albania në çdo cep të bashkisë Elbasan

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilloi sot një vizitë në sportelet e bashkisë Elbasan, ku ofrohet asistencë për përdorimin e portalit e-Albania.

I shoqëruar nga kryetari i bashkisë, Gledian Llatja, ministri Mazniku u njoh nga afër me funksionimin e këtyre zyrave dhe bashkëbisedoi me qytetarë dhe stafin.

Kryebashkiaku Llatja theksoi se bashkia Elbasan ka një rrjet prej 19 zyrash të shpërndara në të gjithë territorin për të ndihmuar qytetarët me aplikimet online.

“Kemi kohë që ofrojmë në bashkinë e Elbasanit asistencë për përdorimin e portalit e-Albania. Ky shërbim ofrohet falas, në çdo njësi administrative, me qëllim që qytetarët të mos udhëtojnë deri në qytet. Krahas këtij shërbimi, kemi vënë në funksion edhe sportelet ‘One Stop Shop’, ku ofrohen të gjitha shërbimet e bashkisë në një pikë të vetme. U bëj thirrje qytetarëve të mos përdorin shërbimet me pagesë, pasi ne e ofrojmë këtë ndihmë pa kosto dhe me profesionalizëm”, theksoi Llatja.

Mazniku vlerësoi modelin e ofruar nga bashkia Elbasan, duke pohuar se “portali e-Albania u ka dhënë qytetarëve mundësinë të aksesojnë shërbimet publike online, por për shumë prej tyre, sidomos të moshuarit apo ata që nuk kanë njohuri teknologjike, asistenca është thelbësore”.

“Është shumë e rëndësishme që në çdo njësi administrative të bashkisë Elbasan ofrohet ndihmë falas nga stafi i bashkisë, pa qenë nevoja të përdorin shërbime private. Ky është një shembull i mirë se si pushteti vendor vjen realisht në ndihmë të qytetarit”, tha Mazniku.

Ky model i shërbimeve publike digjitale pa pagesë, i shtrirë në gjithë territorin e bashkisë, synon të rrisë aksesin, barazinë dhe përfshirjen digjitale të qytetarëve të Elbasanit.

1 nga 4

/k.s//r.e//a.f/

The post Mazniku – Llatja: Asistencë falas për e-Albania në çdo cep të bashkisë Elbasan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Nga e hëna, do të konfiskohet çdo shishe qumështi apo bulmet pa faturë

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është angazhuar për të sensbilizuar të gjithë ata që tregtojnë qumësht dhe bulmet pa faturë që të mos e bëjnë më këtë gjë, sepse duke filluar nga java e ardhshme do të konfiskohet çdo lloj shisheje qumështi apo bulmeti pa faturë.

Rama tha se është e patolerueshme nga pikëpamja e ligjit tatimor, por edhe e rrezikshme që në këtë fazë të vitit, me temperatura të larta që mund të shkaktojnë edhe helmime, në një situatë që është plotësisht e evitueshme.

“Duke filluar nga e hëna e ardhshme, nuk ka më paralajmërime, por sekuestrime të çdo lloj produkti bulmeti dhe qumështi pa faturë në të gjitha dyqanet e tregjet”, tha Rama.

Në mbyllje të fjalës së tij, Rama i falënderoi të gjithë për durimin, ndërsa kërkoi që këto takime në grupe më të vogla të bëhen më shpesh mes drejtuesve të qarqeve dhe kryetarëve të bashkive pa dallim, edhe ata të opozitës që të punojnë për fshatin.

“Siç e tha konsensuali Dhimo Kote, domatja dhe gështenja nuk kanë parti edhe mbi të gjitha nga informacionet që kemi, si kur është puna te domatja, si kur është te gështenja, socialistët dhe demokratët janë të gatshëm që t’i hanë që të dyja”, tha Rama.

Nga takimi i Kryeministrit Edi Rama me kryetarët e bashkive
1 nga 3

/e.i/j.p/

The post Rama: Nga e hëna, do të konfiskohet çdo shishe qumështi apo bulmet pa faturë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ligji i bashkëpronësisë, Mazniku: Bashkitë, strukturë të posaçme për monitorimin e administrimit

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku tha se, ligji i ri “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, ka në fokus të veçantë parashtrimin e detyrave për bashkitë në raport me zbatimin e këtij ligji.

Gjatë takimit me kryetarët e bashkive, Mazniku vuri në dukje se, ligji ristrukturon në tri kolona kryesore të gjithë konceptimin e bashkëpronësisë në Shqipëri: Akti i bashkëpronësisë, ku ASHK lëshon certifikatën e pronësisë të ideuar për pjesën e pronës që i takon në tërësinë e pronës së përbashkët; së dyti, është libri i pronësisë, ku parashtrohet të dhëna për vitin e ndërtimit të objektit, llojin e ndërtesës, elementë të bashkëpronësisë, pra një regjistër publik që i vihen në dispozicion gjithkujt, që do ta blejë atë pronë për ta informuar mbi çdo detaj; së treti, strukturohen kategoritë e mirëmbajtjes dhe higjienës.

Sipas tij, komponent i rëndësishëm është edhe ridimensionimi i mënyrës së ndërveprimit midis asamblesë, kryesisë dhe administratorit.

“Ligji parashikon që administratori të pajiset me një numër NIPT-i, që i jep mundësi për kryerjen e shërbimeve me faturë dhe gjithashtu ai mund të hapë edhe një llogari bankare për mbledhjen e të ardhurave nga tarifimi i administrimit. Një element i rëndësishëm është edhe ndarja e fondit rezervë, pas shpenzimeve për shërbimet e kryera”, vuri në dukje ai.

Duke u ndalur në rolin e bashkive në këtë proces, Mazniku theksoi se, “bashkitë mbajnë librin e bashkëpronësisë, përcaktojnë tarifën e referencës; inspektojnë normat detyruese të shërbimeve dhe krijojnë një strukturë të posaçme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”.

“Bashkitë do të krijojnë strukturë të posaçme për monitorimin e administrimit”, tha Mazniku, teksa ftoi bashkitë të nisin që tani punën për këtë proces.

/e.xh//r.e/

The post Ligji i bashkëpronësisë, Mazniku: Bashkitë, strukturë të posaçme për monitorimin e administrimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mazniku: Portali “Paketa e Maleve.gov”, nga nesër aktiv për aplikime

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku njoftoi se, nga nesër (12 korrik) do të jetë aktiv portali “Paketa e Maleve.gov”, që krahas informimit për kriteret, dokumentet dhe lehtësitë fiskale, mundëson edhe aplikimet për shprehje interesi nga ana e qytetarëve dhe bizneseve që duan të investojnë për zhvillimin e ekonomisë së zonës.

I pranishëm në takimin që zhvilloi kryeministri Edi Rama, me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, Mazniku tha se, “hapi i parë në zbatim të Paketës së Maleve, është se çdo bashki duhet të ngrejë një grup pune me pesë anëtarë që duhet të përcaktojnë zonat me prioritet zhvillimi në territorin e bashkisë”.

Mazniku shpjegoi se, pas analizës së thelluar bëhet shpallja e zonës për zhvillim, me vendim të Këshillit të Ministrave, që jep fillimin esencial të zbatimit specifik në territor të Paketës së Maleve, ndërsa njoftoi se tashmë ka dalë udhëzimi që përcakton kriteret dhe dokumentacionin për identifikimin e zonave me prioritet zhvillimi në territorin e bashkive, në kuadër të kësaj pakete.

Sipas ministrit, interesi për zbatimin e Paketës së Maleve është i madh dhe ka bashki që e kanë nisur këtë proces për përcaktimin e zonave me potencial zhvillimi.

“Sa më shpejt të vijnë propozimet nga ana e bashkive, aq më shpejt mund të kalohen propozimet në Këshillin e Ministrave dhe të fillojë zbatimi”, u shpreh Mazniku, ndërsa bëri të ditur se, nga Paketa e Maleve qeveria pret një ofertë turistike edhe më të larmishme, në  agroturizme apo investime të tjera që nxisin ekonominë lokale.

Paketa e Maleve, nëpërmjet mbështetjes me dy instrumente: ligjor dhe financiar, synon të nxisë investimet në zonat rurale malore nga të gjithë ata që përmbushin kushtet e nevojshme.

Qeveria ka parashikuar që 500 aplikimet e para do të jenë pa taksa, ndërsa synohet që një pjesë e emigrantëve të kthehen në vend për të përfituar nga nisma.

/e.xh//a.f//r.e/

The post Mazniku: Portali “Paketa e Maleve.gov”, nga nesër aktiv për aplikime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Projekti Matra G2G me ambasadën holandeze, Mazniku: Hap drejt integrimit BE-së, ku 70% e legjislacionit zbatohet në nivel vendor

By: redi
4 July 2025 at 19:40

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka treguar më shumë për projektin Matra G2G, në bashkëpunim me ambasadën holandeze. Sipas Maznikut, është një hap drejt integrimit në BE dhe që 70% e legjislacionit zbatohet në nivel vendor. ”Me projektin Matra G2G, në bashkëpunim me Ambasadën Holandeze, forcojmë më tej kapacitetet e pushtetit vendor për shërbime më transparente…

Source

“Matra G2G”, Mazniku: Forcojmë kapacitetet e bashkive për shërbime më cilësore për qytetarët

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore zhvilloi në Tiranë aktivitetin zyrtar të nisjes së projektit Matra G2G, “Drejt qeverisjes lokale demokratike: Shqipëria dhe Holanda”, një iniciativë dypalëshe që synon të forcojë kapacitetet e qeverisjes vendore në Shqipëri, përmes rritjes së cilësisë së ofrimit të shërbimeve publike në mënyrë gjithëpërfshirëse, transparente dhe me llogaridhënie.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku tha se me këtë projekt, synohet forcimi i kapaciteteve të pushtetit vendor për shërbime më transparente, gjithëpërfshirëse dhe më cilësore për qytetarët.

Mazniku u shpreh se me këtë projekt hidhet një tjetër hap i rëndësishëm drejt integrimit europian, ku 70% e legjislacionit zbatohet në nivel vendor.

Takimi u zhvillua në prani të përfaqësuesve të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, me prezencë të Ambasadorit të Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, përfaqësues të MEKI, AKSHI, ASPA, SHKBSH, SHKQSH, përfaqësues të bashkive Elbasan, Kavajë dhe Korçë, si dhe projekteve ndërkombëtare me fokus në pushtetin vendor.

Sipas ministrit Mazniku, projekti synon të mbështesë ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe funksionale përmes forcimit të institucioneve vendore dhe ngritjes së kapaciteteve në nivel lokal, me fokus tek ofrimi i shërbimeve më të mira për qytetarët, veçanërisht për gratë dhe grupet më të cenueshme të shoqërisë.

“Zbatimi i projektit do të përfshijë trajnimin e trajnerëve, organizimin e 24 seminareve në të gjitha bashkitë e vendit, si dhe mbështetje praktike në katër bashki pilot: Shkodër, Kavajë, Elbasan dhe Korçë. Fushat kryesore ku përqendrohet ndërhyrja përfshijnë qeverisjen digjitale, zhvillimin ekonomik lokal, integritetin dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe barazinë gjinore dhe përfshirjen sociale”, thuhet në njoftimin e Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore.

Projekti zbatohet nga një konsorcium i përbërë nga Akademia e Hagës për Qeverisje Lokale, Helvetas Shqipëri dhe VNG International, me financim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës, dhe do të zgjasë deri në fund të vitit 2028.

Ai synon të nxisë përmirësime të qëndrueshme në administratën vendore dhe të rrisë besimin e qytetarëve te institucionet publike.

Prezantimi i projektit Matra G2G, në prani të përfaqësuesve të institucioneve kombëtare dhe ndë...
1 nga 13

/e.i//r.e//a.f/

The post “Matra G2G”, Mazniku: Forcojmë kapacitetet e bashkive për shërbime më cilësore për qytetarët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pr/ligji i bashkëpronësisë, ministri Mazniku: Transparencë për mirëmbajtjen e objekteve në bashkëpronësi të detyrueshme

By: redi
3 July 2025 at 19:11

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku prezantoi në Kuvend projektligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, ku tha se qëllimi është krijimi i një sistemi të drejtë të qëndrueshëm, transparent llogaridhënës dhe efikas për mirëmbajtjen e objekteve në bashkëpronësi të detyrueshme. ”Ky projektligj është punuar për një kohë të gjatë thuajse një vit e gjysmë…

Source

Pr/ligji i bashkëpronësisë, Mazniku: Transparencë për mirëmbajtjen e objekteve në bashkëpronësi të detyrueshme

TIRANË, 3 korrik/ATSH/ Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku prezantoi sot në Kuvend projektligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, ku theksoi se “qëllimi këtij projektligji është krijimi i një sistemi të drejtë të qëndrueshëm, transparent llogaridhënës dhe efikas për mirëmbajtjen e objekteve në bashkëpronësi të detyrueshme”.

Në fjalën e tij Mazniku tha se “ky projektligj është punuar për një kohë të gjatë thuajse një vit e gjysmë, duke filluar me hartimin e një dokumenti për situatën aktuale dhe zbatueshmërisë së legjislacionit në fuqi, atij ekzistues duke parë praktikat më të mira europiane në vende si Franca, Gjermania, Austria apo edhe në vende që kanë kaluar një situatë të ngjashme si Sllovenia, Kroacia apo Hungaria dhe për të kuptuar qasjet më të mira të mundshme”.

“Ky proces ka kaluar një fazë të gjerë diskutimi ndërinstitucional me shumë palë të interesuara me Shoqatën e bashkive, Shoqatën e Administratorëve, Universitetin e  Tiranës, Shoqatën e Gjyqtarëve, banka të nivelit të dytë, shoqatën e ndërtuesve, ndërtues etj.”, tha Mazniku.

Mazniku bëri të ditur se “nevoja për këtë projektligj lindi nga fakti se ne kemi një projektligj të vjetëruar, atë të 2009-s, që ka qenë i pazbatueshëm”.

“Janë 43200 banesa, ose 40% e totalit të banesave të cilat janë objekte me shumë kate që do të thotë ka një situatë bashkëpronësie. Ligji vendos për mënyrën se si funksionon bashkëjetesa e njerëzve pothuajse në 40% të qytetarëve të vendit. Një seri probleme të përditshmërisë, bashkëjetesës, së komunikimit, lidheshin me mënyrën sa administrohet bashkëpronësia”, tha Mazniku.

Më tej Mazniku u shpreh se “një pjesë e problemit që njerëzit sot kanë është se nuk dinë se cila pjesë e hapësirës është në bashkëpronësi. Ata kanë një dokument ku thuhet se jeni pronarë të një banese 65 m2 dhe keni 17 metra në bashkëpronësi”.

“Ligji krijon detyrimin që për çdo objekt të dalë një certifikatë e përbashkët bashkëpronësie. Të gjithë elementët që janë pjesë e bashkëpronësisë shënohen një certifikatë pronësie specifike”, tha Mazniku.

Sipas Maznikut, nisma krijon qartësinë se çfarë është prona në bashkëpronësi.

“Krijimi i një dokumenti të mirëfilltë se çfarë është në bashkëpronësi në atë objekt do të lehtësojë procesin e ndërveprimit mes njerëzve me konfliktet dhe palët e treta, sepse do të jenë të gjithë të qartë se çfarë kanë në bashkëpronësi”, tha Mazniku.

/k.s//r.e//a.f/

The post Pr/ligji i bashkëpronësisë, Mazniku: Transparencë për mirëmbajtjen e objekteve në bashkëpronësi të detyrueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ligji i bashkëpronësisë, Mazniku: Zgjidhje e shpejtë dhe efektive e mosmarrëveshjeve në komunitet

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Qeveria ka miratuar një projektligj të ri për bashkëpronësinë në banesat kolektive, i cili synon përmirësimin e menaxhimit të hapësirave të përbashkëta dhe për të rritur cilësinë e jetës në komunitetet urbane.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, në komisionin për Ekonominë dhe Financat, bëri prezantimin e projektligjit “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”.

Mazniku tha se ligji parashikon krijimin e një “libri të bashkëpronësisë” nga ana e bashkive, një dokument zyrtar që përshkruan qartë hapësirat e përbashkëta dhe detyrimet përkatëse për secilin banor.

“Janë 43200 banesa ose 40% e totalit të banesave të cilat janë objekte me shumë kate që do të thotë ka një situatë bashkëpronësie. Ligji vendos për mënyrën sesi funksionon bashkëjetesa e njerëzve pothuajse në 40% të qytetarëve të vendit. Një seri probleme të përditshmërisë, bashkëjetesës, së komunikimit, lidheshin me mënyrën sa administrohet bashkëpronësia.

“Ligji krijon detyrimin që për çdo objekt të dalë një certifikatë e përbashkët bashkëpronësie. Të gjithë elementët që janë pjesë e bashkëpronësisë shënohen një certifikatë pronësie specifike”, tha Mazniku.

Sipas Maznikut, nisma krijon qartësinë se çfarë është prona në bashkëpronësi.

“Nisma i vendos detyra çdo bashkie që të krijojë një libër bashkëpronësie e cila përmban llojin e ndërtesës, vitin kur është ndërtuar, organet e administrimit që ai ka, tipologjinë e ndërtesës”, tha Mazniku.

Mazniku tha se “çdo bashki duhet të mbajë një regjistër të të gjithë objekteve”.

Ligji gjithashtu sipas ministrit “parashikon kategoritë e mirëmbajtjes të cilat ishin të pastrukturuara deri tani”.

“Krijohet ndarja e fondit rezervë në disa kategori”, u shpreh Mazniku.

Me ligjin e ri, sipas Maznikut, do të fuqizohet roli i bashkive që do të mbajnë librin e bashkëpronësisë dhe i jepet mundësia të ndërhyjnë që elementë që janë caktuar në librin e bashkëpronësisë të cilat nuk po zbatohen, të zbatohen.

“Krijon një strukturë përgjegjëse për zgjidhjen e shpejtë dhe efektive të mosmarrëveshjeve për vlera deri në 800 mijë lekë, krijohet një komision në çdo bashki që funksion si entitet administrativ për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve deri në këtë vlerë, njerëzit mund ta vijojnë mosmarrëveshjen në gjykatë nëse nuk bien dakord” u shpreh Mazniku.

Mazniku tha se ligji është bazuar mbi modelin italian, francez, gjerman, por edhe nga vende si Kroacia dhe Sllovenia.

“Ligji ka marrë eksperiencat më të mira të vendeve të ngjashme me ne dhe vendeve që janë më të avancuar se ne që kanë një histori të gjatë në mirëmbajtje, për të parë pak mekanizmat sesi mund të strukturonim një element më funksional”, tha Mazniku.

/m.q/j.p/

The post Ligji i bashkëpronësisë, Mazniku: Zgjidhje e shpejtë dhe efektive e mosmarrëveshjeve në komunitet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministri Mazniku me kryebashkiakun e Chambery: Bashkëpunim për financime europiane

By: redi
23 June 2025 at 17:24

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku këtë të hënë priti në një takim në Tiranë, kryetarin e bashkisë Chambery, ish-ministër për Çështjet Europiane i Francës, Thierry Repentin. Mazniku tha se gjatë takimit u diskutua për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënies mes Shqipërisë dhe Francës, veçanërisht përmes bashkëpunimit të qyteteve tona në fushat e rinisë…

Source

Mazniku me kryebashkiakun e Chambery: Bashkëpunim për financime europiane

TIRANË, 23 qershor /ATSH/ Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku priti në një takim në Tiranë, kryetarin e bashkisë Chambery, ish-ministër për Çështjet Europiane i Francës, Thierry Repentin.

Mazniku tha se gjatë takimit u diskutua për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënies mes Shqipërisë dhe Francës, veçanërisht përmes bashkëpunimit të qyteteve tona në fushat e rinisë, infrastrukturës dhe kulturës.

“Ky bashkëpunim pritet të sjellë më shumë mundësi për financime europiane”, bëri të ditur ministri.

Ai theksoi se takimi i shërben përvojave konkrete të zhvillimit duke u kthyer në një motor real për përparimin dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

1 nga 3

/r.e//a.f/

The post Mazniku me kryebashkiakun e Chambery: Bashkëpunim për financime europiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOTO/ Nën hetim nga SPAK, Arbjan Mazniku takim privat “kokë më kokë” me Ulsi Manjën

23 June 2025 at 12:46

Në rrjetet sociale po qarkullon një foto, ku dy ministrat e Edi Ramës janë duke zhvilluar një takim “kokë më kokë” në një kafene. Bëhet fjalë për ish-nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, aktualisht ministër i Pushtetit Vendor Arbjan Mazniku dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja. Ky mund të konsiderohet një takim i zakonshëm mes dy […]

The post FOTO/ Nën hetim nga SPAK, Arbjan Mazniku takim privat “kokë më kokë” me Ulsi Manjën appeared first on BoldNews.al.

Nën hetim nga SPAK, Arbjan Mazniku takim “kokë më kokë” me Ulsi Manjën (FOTO)

By: V K
23 June 2025 at 13:00

Në rrjetet sociale po qarkullon një foto, ku dy ministrat e Edi Ramës janë duke zhvilluar një takim “kokë më kokë” në një kafene.

Bëhet fjalë për ish-nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, aktualisht ministër i Pushtetit Vendor Arbjan Mazniku dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

 

 

Ky mund të konsiderohet një takim i zakonshëm mes dy kolegësh, por gjithsesi, konteksi në kohën kur ka ndodhur takimi tërheq vëmendje.

Kjo për shkak se ky takim “kokë më kokë” me Ulsi Manjën, vjen në një kohë kur në media është raportuar se Arbjan Mazniku është zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

HETIMI PËR RESTORANTIN E GRUAS “THE HOME”

Mazniku është nën hetim nga SPAK, lidhur me shpenzimet e bashkisë së Tiranës në një restorant në pronësi familjare të tij dhe lidhjet e këtij investimi me një tender të kompanisë publike, Tirana DC, e cila ngrenë pikëpyetje për konflikt interesi.

Bëhet fjalë për restorantin “The Home”, i ndodhur në një vilë të rinovuar dykatëshe në zemër të Pazarit të Ri në Tiranë.

Restoranti është në pronësinë familjare të Arbjan Maznikut dhe Endri Fugës; i pari ish-nënkryetar i Bashkisë së Tiranës që mban sot postin e ministrit të Shtetit për Qeverisjen Vendore dhe i dyti këshilltari jetëgjatë i kryeministrit Edi Rama dhe drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim.

Në Qendrën Kombëtare të Bizneseve, kompania është regjistruar në pronësinë e bashkëshorteve të tyre, Marinela Lika me 50% të aksioneve dhe Besa Fuga me 50%.

Natën e ndërrimit të viteve më 31 dhjetor 2023, një grup zyrtarësh u mblodhën për të trokitur gotat tek “The Home”.

Darka përbëhej nga 55 persona dhe u pagua nga Bashkia e Tiranës me një faturë prej 236 mijë lekësh në total.

Kjo përbën një konflikt të hapur interesi, pasi shpenzimi i parave publike në restorantin e bashkëshortes ka ndodhur gjatë kohës që Mazniku ishte nënkryetar bashkie

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se një tjetër kompani e lidhur me restorantin “The Home” ka fituar tendera me vlerë rreth 800 mijë euro me kompaninë publike Tirana DC dhe Bashkinë e Tiranës gjatë viteve 2021-2022.

Edhe pse këto kontrata nuk janë të paligjshme, ato ngrejnë dyshime për një konflikt interesi në dukje për ish-nënkryetarin e bashkisë dhe ministrit aktual të shtetit për Qeverisjen Vendore.

Tirana DC, është një shoqëri aksionere në pronësi të Bashkisë së Tiranës, e cila u drejtua fillimisht nga Redi Molla dhe më pas nga Mariglen Qato, dy drejtorët e arrestuar me akuzën e përfitimit të miliona lekëve para publike përmes kompanisë “5D Konstruksion”, që sipas Prokurorisë së Posaçme, kontrollohej prej tyre.

Molla dhe Qato i mohojnë akuzat. Mazniku ka mbajtur gjithashtu një pozicion të rëndësishëm në kompaninë Tirana DC si kryetar i Këshillit të Administrimit.

Arbjan Mazniku, ka dëshmuar më 22 Korrik për rreth 3 orë në Prokurorinë e Posaçme, por nuk dihet nëse është pyetur për çështjen në fjalë apo jo.

 


Në foto: Arbjan Mazniku në SPAK më 22 Korrik 2024

HETIMI PËR RRUGËN “XHON BELUSHI” në Tiranë

Gjithashtu, Arbjan Mazniku ka dëshmuar më 28 Prill të këtij viti për 4 orë në Prokurorinë e Tiranës dhe çështja ka të bëjë me një kallëzim të Belind Këlliçit për rrugën “Xhon Belushi” në Tiranë, para zgjedhjeve lokale të vitit 2023, kur ai kandidonte për kryetar Bashkie përballë Erion Veliajt.

Rruga “Xhon Belushi” ishte asfaltuar nga punonjësit e bashkisë së Tiranës, në një kohë që tenderi ishte ende i hapur dhe nuk ishte shpallur asnjë kompani fituese.

Një ditë pas denoncimit të Këlliçit, tenderi fiktiv me fond limit prej 471 milionë lekësh u anulua. Partia Demokratike kallëzoi në Prokurorinë e Tiranës Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun, i cili në atë kohë ishte në detyrën e nënkryetarit të Bashkisë, por edhe në cilësinë e autoritetit kontraktor.

Sipas mediave, Prokuroria e Tiranës, edhe pse e kishte marrë zyrtarisht nën hetim Arbnjan Maznikun për “shpërdorim detyre”, shpalli moskompetencë, ku edhe kjo çështje ka kaluar tashmë në duart e SPAK.

The post Nën hetim nga SPAK, Arbjan Mazniku takim “kokë më kokë” me Ulsi Manjën (FOTO) appeared first on Albeu.com.

“Dosja kaloi nga Prokuroria e Tiranës”/ Gazetarja zbulon ministrin që po hetohet nga SPAK

16 June 2025 at 22:30

Gazetarja Klodiana Lala, në emisionin “Të Paekspozuarit” zbuloi ministrin që po hetohet nga SPAK. Ajo tha se SPAK ka bërë një lapsus në njoftimin e bërë për termin “ministri”, pasi sipas saj i referohej ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Por ndërkohë, Lala tha se Prokuroria e Tiranës ka konfirmuar se ministri Arbjan Mazniku është person nën hetim […]

The post “Dosja kaloi nga Prokuroria e Tiranës”/ Gazetarja zbulon ministrin që po hetohet nga SPAK appeared first on BoldNews.al.

❌
❌