Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Lëvizje në Kategorinë Superiore, ish-mbrojtësi i Barcelonës firmos në Shqipëri

9 July 2025 at 20:18

Klubet e Kategorisë Superiore vazhdojnë të jenë aktive në merkaton e verës. Teuta ka prezantuar tri afrime të para: portieri Gentian Selmani dhe mbrojtësi Florian Përgjoni, të dy të ardhur nga Tirana, si dhe rikthimin e Harallamb Qaqit nga Elbasani.

Në anën tjetër, Tirana ka zëvendësuar Selmanin me Angelos Tafas, portier me eksperiencë në kampionatin shqiptar. Kryeqytetasit kanë shtuar edhe mesfushorin Kleandro Lleshi nga Laçi, si dhe më herët Patsatsia dhe sulmuesin Serge Tabekou.

Egnatia ka prezantuar mbrojtësin spanjoll Guillem Jaime, i rritur në akademinë e Barcelonës. 26-vjeçari ka firmosur një kontratë dyvjeçare dhe do të jetë pjesë e skuadrës në ndeshjet europiane. Lëvizjet e shumta tregojnë një fazë intensive përgatitjesh në prag të sezonit të ri.

The post Lëvizje në Kategorinë Superiore, ish-mbrojtësi i Barcelonës firmos në Shqipëri appeared first on Sot News | Lajme.

FSHF “hap thesin”/ Shifër rekord, 3 milionë euro për Superioren dhe Kategorinë e Parë

By: xhir jeta
27 June 2025 at 12:47

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, njoftoi këtë vendim, duke e konsideruar si një hap të rëndësishëm, me të ardhurat që do të vijnë nga komercializimi.

“Do të rrisim me 30% të ardhurat nga komercializimi dhe, në vitin 2026, do të shpërndajmë 3 milionë euro për klubet e Kategorisë Superiore dhe të Parë, si mbështetje direkte financiare për përmirësimin e funksionimit të tyre”, – u shpreh Presidenti Duka gjatë fjalës së tij në Asamble.

Mbështetja financiare do të shpërndahet gjatë periudhës ndërmjet dy asambleve dhe përbën një hap të rëndësishme për rritjen e standardeve në menaxhimin e klubeve, rritjen e cilësisë së garës dhe krijimin e kushteve më të mira për lojtarët, trajnerët dhe stafet teknike./abcnews.al

FSHF zgjidh qesen: 3 milionë euro për klubet e Superiores dhe Kategorisë së Parë

By: user 2
27 June 2025 at 09:56

Në kohën kur zhvillimi i futbollit varet gjithnjë e më shumë nga investimet, që në terma të thjeshtë do të thotë nga paratë e shpenzuara, Federata e Futbollit ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për të ngritur nivelin e futbollit profesionist në vend. FSHF ka vendosur për një rritje të konsiderueshme të mbështetjes financiare për klubet e “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë.

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, njoftoi këtë vendim, duke e konsideruar si një hap të rëndësishëm, me të ardhurat që do të vijnë nga komercializimi.“Do të rrisim me 30% të ardhurat nga komercializimi dhe, në vitin 2026, do të shpërndajmë 3 milionë euro për klubet e Kategorisë Superiore dhe të Parë, si mbështetje direkte financiare për përmirësimin e funksionimit të tyre”, – u shpreh Presidenti Duka gjatë fjalës së tij në Asamble.

Lexo më tej: Askush nuk e do, por të gjithë e votojnë në Asamble: FSHF konfirmon “Final 4”

Mbështetja financiare do të shpërndahet gjatë periudhës ndërmjet dy asambleve dhe përbën një hap të rëndësishme për rritjen e standardeve në menaxhimin e klubeve, rritjen e cilësisë së garës dhe krijimin e kushteve më të mira për lojtarët, trajnerët dhe stafet teknike.

📈 Rritja e të ardhurave nga komercializimi, 3 milionë euro do të shpërndahen për klubet e Abissnet Superiore dhe Kategorisë së Parë në vitin 2026. ⚽#abissnetsuperiore #kategoriaepare #fshf #futbollhttps://t.co/V97ffjuYsd

— FSHF (@FSHForg) June 27, 2025

The post FSHF zgjidh qesen: 3 milionë euro për klubet e Superiores dhe Kategorisë së Parë appeared first on Lapsi.al.

E nis Superiorja, Superkupa trofeu i fundit i vitit: FSHF vendos datat e kampionateve

By: user 2
19 June 2025 at 17:03

FSHF ka miratuar kalendarin e kompeticioneve kombëtare për sezonin futbollistik 2025-2026. Kampionatet kombëtare kanë tashmë datat e nisjes dhe mbylljes së rrugëtimit të tyre, për edicionin e ri, duke filluar nga Abissnet Superiore e deri te kampionatet e moshave.

Kampionati “Abissnet Superiore” do të nisë më 23 gusht 2025 dhe do të përfundojë më 24 maj 2026. Në të njëjtën datë do të startojë edhe kampionati i Kategorisë së Parë. Ndërkohë, Kategoria e Dytë do të nisë më 27 shtator 2025 dhe do të mbyllet më 18 prill 2026. Superkupa e Shqipërisë do të luhet më 28 dhjetor 2025.

📅 Miratohet kalendari i sezonit 2025-2026!

🏆 “Abissnet Superiore” dhe Kategoria e Parë nisin më 23 gusht 2025
⚽ Kategoria e Dytë starton më 27 shtator 2025
🥇 Superkupa e Shqipërisë luhet më 28 dhjetor 2025

✍ Më tepër, në 𝐟𝐬𝐡𝐟.𝐨𝐫𝐠https://t.co/LaKnuPDcVV

— FSHF (@FSHForg) June 19, 2025

Kupa e Shqipërisë do të nisë më 1 tetor 2025, ndërsa finalja e madhe është planifikuar të luhet më 13 maj 2026.

Lexo më tej: FSHF tashmë edhe në FIFA+: futbolli shqiptar hapet ndaj botës

Kampionati i vajzave do të fillojë më 27 shtator dhe do të mbyllet më 31 maj 2026.
Gjithashtu FSHF ka përcaktuar edhe datat për të gjitha kampionatet e moshave, të cilat do të nisin në muajin shtator dhe do të përfundojnë në maj 2026.

Datat e nisjes së kampionateve kombëtare 2025-2026:

Abissnet Superiore: 23.08.2025 – 24.05.2026
Kategoria e Parë: 23.08.2025 – 02.05.2026
Kategoria e Dytë: 27.09.2025 – 18.04.2026
Superkupa e Shqipërisë: 28.12.2025
Kupa e Shqipërisë: 01.10.2025 – 13.05.2026
Kampionati i Vajzave: 27.09.2025 – 31.05.2026
U-21 Superiore: 01.10.2025 – 25.05.2026
U-19 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026
U-18 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026
U-17 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026
U-16 Superiore: 21.09.2025 – 23.05.2026
U-15 Superiore: 21.09.2025 – 23.05.2026
U-14 Superiore: 21.09.2025 – 23.05.2026
U-13 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026
Kategoria e Parë U-19: 21.09.2025 – 10.05.2026
Kategoria e Parë U-17: 21.09.2025 – 10.05.2026
Kategoria e Parë U-16: 28.09.2025 – 23.05.2026
Kategoria e Parë U-15: 28.09.2025 – 23.05.2026
Kategoria e Parë U-14: 28.09.2025 – 23.05.2026
Kategoria e Parë U-13: 28.09.2025 – 23.05.2026

The post E nis Superiorja, Superkupa trofeu i fundit i vitit: FSHF vendos datat e kampionateve appeared first on Lapsi.al.

E FUNDIT/ Tronditet Superiorja, klubi kryeqytetas mbetet pa trajner

By: S SH
18 June 2025 at 17:39

Bledi Shkëmbi nuk do të jetë më trajner i Tiranës. Pavarësisht se klubi bardheblu i shëptoi rënies nga Superiore, palët kanë vendosur që të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.

The post E FUNDIT/ Tronditet Superiorja, klubi kryeqytetas mbetet pa trajner appeared first on Albeu.com.

Oferta e Strugës në tavolinë, Tirana vendos për të ardhmen e Bledi Shkëmbit

By: S SH
14 June 2025 at 10:10

E ardhmja e Bledi Shkëmbit te Tirana është e paqartë. Drejtuesit e bardhebluve ende nuk kanë vendosur nëse do të vazhdojnë me korçarin edhe në sezonin e ri apo do të ndajnë rrugët mes tyre.

Gjithsesi një vendim i tillë do të merret këto ditë, saktësisht ditën e hënë pritet që mes palëve të ketë një tjetër takim, ku do të diskutohet fillimisht e ardhmja e Shkëmbit dhe më pas do të vendosen edhe pikat mbi “i” sa i takon skuadrës.

Siç dihet për Shkëmbin ka oferta edhe nga skuadra të tjera. Struga është ekipi që kërkon timonierin aktual të bardhebluve.

Oferta e skuadrës shqiptare të Maqedonisë së Veriut qëndron në “tavolinë” dhe mbetet të shihet se çfarë do të vendoset në fillim e javës së ardhshme.

The post Oferta e Strugës në tavolinë, Tirana vendos për të ardhmen e Bledi Shkëmbit appeared first on Albeu.com.

Skuka rikthehet në Superiore? Tre klube në garë për ish-sulmuesin e Partizanit

By: armand
24 May 2025 at 19:06

Xhuliano Skuka mund të rikthehet në Superiore gjatë merkatos së verës. Partizani është një nga klubet që ka treguar interes për sulmuesin, por jo vetëm. Sipas raportimeve të fundit, janë edhe dy klube të tjera nga kampionati shqiptar që duan Skukën në ekip. Partizani duket i favorizuar për shkak të së shkuarës së Skukës aty, […]

The post Skuka rikthehet në Superiore? Tre klube në garë për ish-sulmuesin e Partizanit appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare/ Ikën edhe Thomas Brdaric, Vllaznia nis revolucionin për të sjellë titullin

By: user 2
13 May 2025 at 21:07

Thomas Brdaric nuk do të jetë më trajneri i Vllaznisë. Humbja 4-0 në finale e titullit me Egnatian, nuk është kapërcyer nga drejtuesit e klubit shkodran, që kanë ndërmarrë menjëherë dy lëvizje thelbësore në stukturat e klubit. E kështu, pas Drejtorit Sportiv Tefik Osmani, tani edhe Brdaric nuk do të jetë më pjesë e kuqebluve.

Në qytetin verior, Brdaric u prit me entuziazëm, në kthimin e tij të dytë në Shkodër, por nuk ka patur asnjëherë aprovimin e të gjithë ambjentit sportiv. Brdaric, që në aventurën e tij të parë me Vllazninë kishte fituar një Kupë të Shqipërisë, u kthye në Shkodër në prill të vitit 2024, në kohë për të diskutuar gjysmëfinalet e Final 4, ku u eliminua nga Egnatia pas barazimit pa gola. Tani, një vit më vonë, humbje erdhi në finale, por me një diferencë të dukshme me skuadrën rrogozhinase që u rikonfirmua kampione.

Njoftimi i klubit

𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐨𝐧 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐦𝐞 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐧𝐞𝐫𝐢𝐧 𝐓𝐡𝐨𝐦𝐚𝐬 𝐁𝐫𝐝𝐚𝐫𝐢𝐜̧. 𝐊𝐥𝐮𝐛𝐢 𝐞 𝐟𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐫𝐲𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐤𝐮𝐚𝐝𝐫𝐞̈𝐬 𝐭𝐨𝐧𝐞̈ 𝐠𝐣𝐚𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐬𝐚𝐣 𝐩𝐞𝐫𝐢𝐮𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐢 𝐮𝐫𝐨𝐧 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐚𝐫𝐫𝐢𝐞𝐫𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐭𝐢𝐣.

Lexo më tej: Tefik Osmani u shkarkua pas ndeshjes, edhe Brdaric pa kontratë: ç’ndodhi pas finales

Vllaznia u rendit në vendin e dytë në sezonin e rregullt, me 57 pikë, vetëm dy pas Egnatias kryesuese. Skuadra e Brdaric ishte ofensiva më e mirë e kampionatit me 54 gola të shënuar, ndërsa nën udhëheqjen e tij, Bekim Balaj u shpall Këpuca e Artë e sezonit me 17 gola.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

The post Zyrtare/ Ikën edhe Thomas Brdaric, Vllaznia nis revolucionin për të sjellë titullin appeared first on Lapsi.al.

Egnatia mposht Vllazninë në ‘Final 4’ dhe fiton titullin kampion për të dytin vit radhazi

TIRANË, 12 maj /ATSH/ Egnatia është shpallur kampione e Shqipërisë për sezonin futbollistik 2024/2025, pasi triumfoi në finalen e madhe të “Final 4” ndaj Vllaznisë me rezultatin 0-4. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Arena Kombëtare” në një atmosfere spektakolare dhe u drejtua nga arbitri i njohur polak, Szymon Marciniak.

Të dy ekipet zbritën në fushë me formacionet më të mira:

Vllaznia: Jukaj, Gurishta, Repaj, Stojanoviç, Jago, Krymi, Qato, Dodaj, Mala, Gruda, Balaj.

Egnatia: Dajsinani, Xhemajli, Sota, Alijev, Fangaj, Aleksi, Zejnullai, Ujka, Fernando, Lushkja, Bajakoko.

Egnatia kaloi në avantazh në minutën e 6-të të takimit, pas një sulmi që erdhi nga e djathta, me Bajakoko që shmang Stojanoviç dhe pason te Lushkja, i cili shënoi golin e avantazhit. Dy minuta më vonë, Balaj tentoi të barazojë rezultatin pas një goditje dënimi, por topi u ndal në traversë.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1 për Egnatian, ndërsa në fraksionin e dytë, kampionët u treguan edhe më dominues. Në minutën e 49-të, pas një krosimi nga e djathta, Lushkja realizoi golin e dytë personal dhe të ndeshjes me një goditje me kokë. Leo Melo realizoi golin e tretë në minutën e 82-të, ndërsa Ujka vulosi rezultatin në 0-4 në minutën e 95-të.

Egnatia e përfundoi kampionatin në vendin e parë dhe u kualifikua në finalen e “Final 4” pas një barazimi 0-0 me Partizanin. Skuadra rrogozhinase do të përfaqësojë vendin në turin e parë kualifikues të UEFA Champions League.

Pas përfundimit të ndeshjes finale në stadiumin “Arena Kombëtare” u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe titullit kampion ku të pranishëm ishin Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku. Presidenti Duka, i dorëzoi medaljet dhe titullin kampion ekipit të Egnatias.

Egnatia fiton superioren, Foto: Agim Dobi
1 nga 5

/a.f/

The post Egnatia mposht Vllazninë në ‘Final 4’ dhe fiton titullin kampion për të dytin vit radhazi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Egnatia “shkatërron” Vllazninë në finale dhe fiton titullin kampion

By: Besnik
12 May 2025 at 22:23

Egnatia ka shkruar historinë në futbollin shqiptar, duke u shpallur për të dytin vit radhazi kampione e Kategorisë Superiore.

Skuadra rrogozhinase dominoi në finalen e “Final Four”, duke mposhtur me rezultatin bindës 4-0 Vllazninë në një sfidë të zhvilluar në “Arenën Kombëtare”.

Heroi i takimit ishte mesfushori Regi Lushkja, autor i dy golave. Ai zhbllokoi shifrat që në minutën e 6-të pas një asisti nga Bakayoko, dhe më pas dyfishoi rezultatin me një goditje me kokë në minutën e 49-të.

Në minutën e 83-të, Leo Melo i sapo futur në lojë realizoi golin e tretë për Egnatian, ndërsa në kohën shtesë, Ujka vulosi fitoren me golin e katërt.

Takimi u gjykua nga arbitri i njohur polak, Szymon Marciniak, dhe u karakterizua nga një dominim i qartë i Egnatias, që konfirmoi forcën e saj pas përfundimit të sezonit të rregullt në krye të tabelës.

Ndërkohë, Vllaznia do të duhet të presë ende për të rikthyer titullin në Shkodër, një trofe që mungon prej 24 vitesh.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Egnatia “shkatërron” Vllazninë në finale dhe fiton titullin kampion appeared first on Euronews Albania.

Sulmi më i mirë kundër mbrojtjes më të mirë, Egnatia e Vllaznia në statistika

By: user 2
12 May 2025 at 08:51

Sot është dita e finales së madhe të kampionatit “Abissnet Superiore”, ku Egnatia dhe Vllaznia do të përplasen në “Arenën Kombëtare” për titullin kampion të Shqipërisë. Dy skuadra të forta, dy filozofi të ndryshme loje, por një objektiv të përbashkët; kurorën e sezonit 2024/25. Egnatia vjen si kampione në fuqi dhe kërkon të përsërisë suksesin, ndërsa Vllaznia synon rikthimin e madh në majat e futbollit shqiptar. Përballjet direkte mes tyre gjatë këtij sezoni tregojnë një ekuilibër të plotë, që e bën finalen edhe më të paparashikueshme.

Statistikat e diferencat

Nëse statistikat do të shërbenin për të kuptuar skuadrën që do të rrëmbente titullin kampion, para finales së madhe të së hënës mes Egnatias dhe Vllaznisë, detyra do të ishte e vështirë. Dy formacionet kanë bërë praktikisht një rrugëtim të përafërt me diferenca fare të vogla në 36 javët e sezonit të rregullt. Natyrisht rrogozhinasit e mbyllën të parët e shkodranët të dytët, por pikët që i ndanë ishin vetëm dy, aq sa është edhe plusvalenca e golavarazhit në favor po të skuadrës së Tetovës.

Sulmi më i mirë vs mbrojtjes më të mirë

Në fakt, përballja do të jetë emocionuese, mjafton të përmendësh faktin se sulmi më i mirë, ai i kuqebluve, do të sfidohet nga mbrojtja më pak e mundur e kampionatit, ajo e Egnatias. Të besuarit e Brdaric shënojnë më shumë, 54 gola në 36 ndeshje, 56 nëse i shtojmë edhe gjysmëfinalen e Final 4 me Dinamon, dhe kanë një lider si Bekim Balaj me 17 gola, kryegolashësnuesi i kampionatit. Sidoqoftë tekniku gjerman duhet të bëjë kujdes sepse të tijtë lejojnë dicka më shumë se sa duhet dhe janë ndëshkuar 39 herë. Edhe Laçi që sa nga kategoria kishte pësuar 37, sa për të forcuar konceptin.

Lexo më tej: Egnatia e Vllaznia, kush do të jetë kampion? Shkodranët duan yllin, Tetova bis-in

Egnatia nuk ka vetëm një prapavijë solide me 30 gola të pësuar në 37 ndeshje, përfshirë atë me Partizanin në Final 4, por edhe një Lushkja në formë të shkëlqyer me 14 gola, pavarësisht se e tyre është vetëm ofensiva e tretë më e fortë e sezonit.

Precedentët sezonalë

Diferencat janë të gjitha këtu, sepse në përballjet direkte, gjithcka është në ekuilibër: një fitore për secilën e dy barazime. Brdaric ka triumfuar 3-1 në fazën e parë në Loro Borici, ka dalë i pamundur dy herë nga Arena Egnatia dhe është dorëzuar 0-2 në fazën e tretë ndaj njerëzve të Tetovës po në Shkodër. Në përballjet mes tyre të dy formacionet kanë shënuar nga 3 gola për ndeshje mesatarsisht, kështu që finalja premton spektakël.

The post Sulmi më i mirë kundër mbrojtjes më të mirë, Egnatia e Vllaznia në statistika appeared first on Lapsi.al.

Egnatia e Vllaznia, kush do të jetë kampion? Shkodranët duan yllin, Tetova bis-in

By: user 2
12 May 2025 at 08:42

Një finale në lojë, 90 minuta ose ndoshta edhe më shumë, për të përcaktuar titullin kampion në sezonin 2024-25 në Abissnet Superiore. Egnatia e Vllaznia do të diskutojnë trofeun më të rëndësishëm të futbollit shqiptar, kur të zbresin në fushë sonte, në orën 20.00, në Arenën Kombëtare.

Pikat e forcës

Egnatia, pikën e forces e ka te mesfusha: çelësi i ekipit të Edlir Tetovës. Ardhja e Fernandos dhe stabiliteti taktik i Aleksit i kanë dhënë teknikut të Egnatias mundësinë të manovrojë mes linjave e të ketë kualitet në zotërimin e topit. Nga ana tjetër, është Vllaznia, me lojtarët sulmues më të spikatur në vend, jo më kot ofensiva më e mire e kampionatit. Flasim për emra, si Balaj, Mala apo i riu Dodaj, që kanë treguar cilësi të jashtëzakonshme për nivelet e futbollit shqiptar dhe janë rrezik konstant për çdo mbrojtje.

Rruga deri në finale

Për të arritur deri këtu, kampionët në fuqi eliminuan Partizanin pas një barazimi, që falë rregullores i lejoi atyre të mbërrinin finalen. Shkodranët bënë edhe më mirë, duke mposhtur me përmbysje Dinamon e duke u hakmarrë në të njëjtën kohë edhe për eliminimin që blutë i bënë në gjysëmfinal të Kupës. Përballen, në fakt, dy ekipet më të mirë të këtij edicioni, që u renditën në dy vendet e para pas 36 javësh.

Trofeu jubilar

Tani, rrogozhinasit duan titullin e dytë radhazi, për të vazhduar të pasurojnë palmaresin e tyre, që deri tre vjet më parë ishte i zbrazët ndërsa tani numëron edhe dy Kupa të Shqipërisë e një Superkupë. Në anën tjetër, Vllaznia është e bindur se mund ti japë fund një thatësire prej gati një çerek shekulli pa festuar në Shkodër titullin kampion. Do të ishte në fakt një titull jubilar, i 10 për kuqeblutë, që sezonin e kaluar provuan të fitonin për u eliminuan në gjysmëfinale pa humbur nga Egnatia, që më pas u shpall kampione. Tani historia është ndryshe, sepse Tetova dhe të tijtë nuk kanë dy rezultate në tre, por vlen vetëm fitorja, në kohën e rregullt, shtesë apo penallti.

1⃣ ditë nga finalja e titullit kampion në Abissnet Superiore
⚽ Vllaznia 🆚 Egnatia
🗓 12 maj | 🕑 20:00 | 🏟 “Arena Kombëtare”

🎟 Biletat mund t’i blini përmes kompanisë @t_ticket.al në 𝐞𝐛𝐢𝐥𝐞𝐭𝐚.𝐚𝐥#kampionatishqiptar #vllaznia #egnatia #VllazniaEgnatia #final4 pic.twitter.com/2310PNphUk

— FSHF (@FSHForg) May 11, 2025

The post Egnatia e Vllaznia, kush do të jetë kampion? Shkodranët duan yllin, Tetova bis-in appeared first on Lapsi.al.

Rezervat e Partizanit mundin Dinamon në duelin për vendin e tretë

10 May 2025 at 21:12

Partizani ka arritur të fitojë sot me rezultatin 2-1 kundër Dinamos, në duelin që caktonte vendin e tretë të Kategorisë Superiore, një ndeshje pa shumë interes duke qenë se të dy ekipet e kishin siguruar një vend për në kualifikueset e Conference League. Ashtu siç e kishte paralajmëruar edhe trajneri Skënder Gega, Partizani kishte bërë […]

The post Rezervat e Partizanit mundin Dinamon në duelin për vendin e tretë appeared first on BoldNews.al.

Bylis del me njoftim zyrtar, ndërpret bashkëpunimin me katër lojtarë

By: armand
7 May 2025 at 15:38

Bylis ka njoftuar zyrtarisht largimin e katër lojtarëve. Bëhet fjalë për Klevis Hasanbelli, Kristo Mici, Laert Papa dhe Aleksandros Baci. Ballshiotët patën një sezon të suksesshëm. Siguruan qëndrimin në elitë dhe për sezonin e ardhshëm, po ashtu ekipi B u shpall kampion në Kategorinë e Tretë. “FK BYLIS ka ndërprerë bashkëpunimin dhe ka lënë të […]

The post Bylis del me njoftim zyrtar, ndërpret bashkëpunimin me katër lojtarë appeared first on BoldNews.al.

Mbijetuan me vështirësi në Superiore, Refik Halili njofton mbledhje urgjente me Tiranën

By: armand
6 May 2025 at 15:55

Tirana ia doli të shmangte më të keqen në këtë sezon, me bardheblutë që siguruan me shumë vuajtjesh qëndrimin në Superiore. Pas fitores me Pogradecin, e cila vulosi edhe fatet e kryeqytetasve për sezonin e ri, skuadra po bën disa ditë pushime. Saktësisht ditën e nesërme pritet të rikthehen sërish në grumbullim, pasi drejtuesit prej […]

The post Mbijetuan me vështirësi në Superiore, Refik Halili njofton mbledhje urgjente me Tiranën appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare/ Laçi ra nga Superiorja, sulmuesi titullar njofton largimin

By: armand
6 May 2025 at 15:43

Pas shumë vitesh qëndrimi në Superiore, Laçi ra nga Kategoria këtë sezon. Ekipi kurbinas u rendit në vendin e dhjetë, dhe së fundmi po vazhdojnë largimet e disa prej lojtarëve të rëndësishëm të ekipit. I fundit që ka njoftuar lamtumirën nga skuadra e Laçit është William Cordeiro. Përmes një mesazhi në rrjetet e tij sociale, […]

The post Zyrtare/ Laçi ra nga Superiorja, sulmuesi titullar njofton largimin appeared first on BoldNews.al.

Egnatia në finalen titull me Vllazninë: Partizani del jashtë pa u mundur

By: user 2
5 May 2025 at 22:46

Egnatia ka siguruar për të dytin vit radhazi një vend në finalen e madhe të “Final Four” në Kategorinë Superiore, duke ndjekur të njëjtin skenar si sezonin e kaluar. Skuadra nga Rrogozhina përfitoi nga pozicioni më i lartë në renditjen e sezonit të rregullt dhe, në bazë të rregullores së parashikuar për fazën gjysmëfinale, iu mjaftoi një barazim për të kaluar në sfidën për titull, ku tashmë e pret Vllaznia.

Ndeshja e zhvilluar ndaj Partizanit ishte e karakterizuar nga kujdesi dhe menaxhimi i rezultatit nga ana e Egnatias, e cila kishte në favor jo vetëm renditjen, por edhe eksperiencën nga sezoni i kaluar në të njëjtën situatë. Futbollistët e Tetovës nuk ndërmorën rreziqe të panevojshme dhe e mbajtën kontrollin e lojës, ndërsa kundërshtari nuk arriti të gjeneronte rrezik serioz për portën e Dajsinanit gjatë pjesës më të madhe të takimit.

Vetëm në minutat e fundit Partizani tentoi me më shumë forca të gjente golin që do i garantonte kalimin në finale, por përpjekjet rezultuan të pamjaftueshme. Mungesa e qartësisë në fazën ofensive dhe loja e kujdesshme e Egnatias bënë që sfida të përfundonte me rrjeta të paprekura.

Lexo më tej: Vllaznia në finale: kuqeblutë hakmerren ndaj Dinamos mes tensionit e polemikave

Në këtë mënyrë, Egnatia arkivon një tjetër sukses taktik dhe kalon sërish në finalen e madhe të kampionatit, ku do të ketë mundësinë të mbrojë titullin e fituar sezonin e kaluar dhe të vazhdojë rrugëtimin historik në elitën e futbollit shqiptar.

The post Egnatia në finalen titull me Vllazninë: Partizani del jashtë pa u mundur appeared first on Lapsi.al.

Partizani, ekipi i fundit që siguron “Final Four” në Superiore

TIRANË, 27 prill /ATSH/ Kampionati i rregullt i Abissnet Superiore u mbyll sot me javën e 36-të, duke përcaktuar përfundimisht ekipet që do të luftojnë për titullin kampion në “Final Four”, ndërsa gjithçka është vendosur edhe për skuadrat që sezonin e ardhshëm nuk do të jenë më pjesë e elitës.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo City dhe Partizani siguruan pjesëmarrjen në “Final Four” dhe do të luftojnë për titullin kampion të këtij edicioni në Abissnet Superiore. Rrogozhinasit e mbyllën sezonin në vendin e parë, ndërsa kuqeblutë në të dytin, duke qenë më të favorizuar ndaj bluve dhe të kuqve, pasi një barazim në gjysmëfinale i çon automatikisht në finalen e madhe.

AF Elbasani luftoi deri në fund për një vend në “Final Four”, por pa sukses, pasi u mposht sot në ndeshjen vendimtare ndaj Partizanit. Verdheblutë e mbyllën kampionatin në vendin e pestë. Pas tyre renditet Teuta në vendin e gjashtë, ndërsa Bylis në të shtatin.

Tirana, falë fitores së sotme, siguroi vendin e tetë dhe do të luajë në finalen e play-out-it kundër fituesit të çiftit Besa – Pogradeci, për të përcaktuar skuadrën që do të jetë sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar.

Ndërkohë, Skënderbeu dhe Laçi, pasi e mbyllën në vendin e nëntë dhe të dhjetë, sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e Parë.

The post Partizani, ekipi i fundit që siguron “Final Four” në Superiore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RENDITJA/ Tirana shmang të keqen, siguron “Play Out”! Skënderbeu dhe Laçi bien nga kategoria

By: armand
27 April 2025 at 17:30

Ka përfunduar java e 36-të që përkon me mbylljen e sezonit të rregullt të Kategorisë Superiore. Tirana ka mposhtur Dinamon në Rrogozhinë duke shmangur rënien direkte nga kategoria. Bardheblutë triumfuan me shifrat 0-2 falë golave të Rafael në minutën e 29-të dhe Jarmounit në të 88-ën. Skuadra e Shkëmbit u vendos që në fillim në […]

The post RENDITJA/ Tirana shmang të keqen, siguron “Play Out”! Skënderbeu dhe Laçi bien nga kategoria appeared first on BoldNews.al.

Verdiktet finale: Tirana në playout e Partizani në Final 4, bien Skënderbeu e Laçi

By: user 2
27 April 2025 at 17:42

Mbyllet sezoni i rregullt në Superiore, me të gjithë verdiktet e dhëna, jo pa ndonjë befasi. Tirana mposht Dinamon në derbi dhe arrin vendin e tetë që të çon në playout, Partizani rimerr vendin e katërt, duke mundur në sfidën direkte Elbasanin që mbetet jashtë Europës. Egnatia mundet në Durrës, por mban vendin e parë, sepse Vllaznia nuk shkon më shumë se 1-1 përballë Laçit, që mbetet në vendin e fundit dhe rrëzohet në Kategorinë e Parë bashkë me Skënderbeun. Korçratë thyhen në shtëpi në ndeshjen vendimtare 1-2 nga Bylis, që siguron qendrimin direkt.

FC DINAMO CITY 0-2 KF TIRANA

Tirana shmang katastrofën, duke fituar derbin e parë të sezonit me Dinamon. Skuadra e Bledi Shkëmbit imponohet 0-2 përballë bluve, aq sa mjaftonte për të shkuar në vendin e 8 në renditje, që vlen playout. Bardheblutë evitojnë rënien direkte, falë dy golave të Rafael në minutën e 29′ dhe Jarmouni në të 88′. Asnjë problem për Dinamon, edhe pse fitorja do ta kishte ngjitur mbi Vllazninë në vendin e dytë për të patur dy rezultate në tre në Final 4. Festa është e gjitha te Tirana, edhe pse ende nuk është kompletuar puna. Bardheblutë për të mbijetuar në Superiore duhet të përballen në playout me fituesin e Besa-Pogradeci, ndeshje e cila zhvillohet nesër.

Lexo më tej: Tirana e fantazmat e vitit 2017: vetëm fitorja në derbi e dërgon në playout

PARTIZANI 0-2 AF ELBASANI

Partizani rrëmben prezencën në Final 4 pikërisht në javën e fundit të kampionatit, duke mposhtur në përballjen direkte Elbasanin. Skuadra e Gegës duhet vetëm të fitonte për të parakaluar verdheblutë, që kishin avantazhin e ndeshjeve direkte. Gvozdenovic nuk arriti të përmbushte misionin në Arenën e Demave, i goditur nga goli i kapitenit Preka në fundin e pjesës së parë dhe nga Eleke, që mbylli llogaritë në fund të së dytës. Një ndeshje e dominuar nga kryeqytetasit, që nuk i lanë asnjë shans kundërshtarit, edhe pse treguan akoma limite të mëdha në fazën ndërtuese dhe të finalizimit.

SKENDERBEU 1-2 KF BYLIS

Befasia në skuadrat që ranë nga kategoria erdhi nga Korça, ku Skënderbeu është mposhtur 1-2 nga Bylis, duke u kthyer në Kategorinë e Parë pikërisht një vit para se të përfundojë dënimi 10 vjeçar nga UEFA. Bardhekuqtë duhet vetëm të fitonin në sfidën direkte me ballshiotët, por të besuarit e Ernest Gjokës kanë dështuar, duke u rrëzuar nga kategoria. Mustafa ngriu Korçën me golin e parë që i dha besim formacionit të Mezanit, por Bismark iluzionoi për pak kohë gjithë ambjentin. Vendosi në fund Përgjoni, që heshti një stadium të tejmbushur me tifozët korçarë që kërkonin të shtynin ekipin e tyre drejt shpëtimit. Festuan ballshiotët, që këmbëngulën në një sezon ku dukej se gjithcka ishte e vendosur. Bie Skënderbeu në javën e fundit, pikërisht atëherë kur dukej se i kishte fatet në duart e tij.

 

VLLAZNIA 1-1 LAÇI

Laçi rrëzohet nga kategoria me barazimin 1-1 në Shkodër. Në fakt, rezultatet e tjera e bënë të kotë ndeshjen në Loro Boriçi, ku Vllaznia nuk mundi dot as të përfitonte nga humbja e Egnatias kryesuese për të marrë vendin e parë. Shkodranët duhet të kënaqen me 70 milionë që i dhuron vendi i dytë dhe komoditetin e dy rezultateve në tre në Final 4. Laçi mori avantazhin me Bibon, por e kishte të qartë se rënia ishte vulosur me Tiranën që po fitonte derbin. Balaj barazoi rezultatin për ti bërë një mbyllje jo të hidhur kampionatit e për të rrëmbyer trofeun e Këpucës së Artë me 17 gola, që i jepet shënuesit më të mirë të kampionatit.

TEUTA 2-1 KF EGNATIA

Egnatia ruan vendin e parë dhe fiton 100 milionë edhe duke humbur në Niko Dovana në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt. Teuta ka mposhtur kampionët në fuqi me rezultatin 2-1, në një ndeshje që nuk i bëri mirë apo keq askujt. Kapllani shënoi me penallti në minutën e 9′, por Jahaja u përgjigj në të 22′. Vendosi ndeshjen goli i Torrajt në minutën e 75′, që lejon Teutën të mbajë vendin e gjashtë. Kampionët, nga ana tjetër, do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Final Four.

Kategoria Superiore

FC Dinamo City 0-2 KF Tirana
Partizani 0-2 AF Elbasani
Skenderbeu 1-2 KF Bylis
Teuta Durres 2-1 KF Egnatia
Vllaznia 1-1 Laci

The post Verdiktet finale: Tirana në playout e Partizani në Final 4, bien Skënderbeu e Laçi appeared first on Lapsi.al.

❌
❌