Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 August 2025Lajme Shqiperi

“Air Albania”, linja ajrore që mban gjallë flamurin shqiptar në qiell

By: e xh
22 August 2025 at 15:42

Përtej problematikave të përditshme të udhëtimit ajror, “Air Albania” po konsolidohet dhe po krijon profilin e saj si kompani kombëtare. Ajo u prezantua për herë të parë në mars 2017 dhe u themelua zyrtarisht më 16 maj 2018, duke i dhënë Shqipërisë një linjë ajrore të vetën, ashtu si shumica e vendeve të Europës.

Dy vite pas nisjes së operimeve, kompania u përball me sfidën më të madhe globale, pandeminë e COVID-19. Teksa shumë linja ajrore ndërprenë aktivitetin, “Air Albania” vijoi të kryente fluturime riatdhesimi për qytetarët shqiptarë dhe transportin e ngarkesave mjekësore. Pikërisht kjo kompani solli në Tiranë avionin me dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit, duke u shndërruar në një hallkë jetike të komunikimit me botën.

Deri në vitin 2021, tre avionët e saj, ambasadorët e “Air Albania”: Migjeni, Lasgushi dhe Naimi, vijonin fluturimet, duke u kthyer në simbol të pranisë shqiptare në qiell. Në shumë prej linjave, kompania ende përfshin në çmim një bagazh të regjistruar dhe ofron vakte të ngrohta gjatë udhëtimit.

Kujdesi ndaj pasagjerëve nuk mbetet vetëm slogan: asistencë për pasagjerët e moshuar ose me probleme shëndetësore, oksigjen kur kërkohet nga ana mjekësore, mbështetje me mirëkuptim për ata që udhëtojnë në raste familjare të dhimbshme dhe trajtim i menjëhershëm i ngarkesave mjekësore urgjente. Janë këto zgjedhje konkrete që dëshmojnë filozofinë e kompanisë.

Më shumë se 300 të rinj shqiptarë janë trajnuar në fushën e aviacionit falë “Air Albania”-s. Një pjesë e tyre sot janë pjesë e linjave më të mira europiane dhe globale, duke e shndërruar kompaninë në një trampolinë profesionale. Si kompani me kapital shqiptar, ajo kontribuon drejtpërdrejt në ekonominë e vendit, përmes qindra mijëra transaksioneve bankare dhe fuqizimit të zinxhirit ekonomik vendas. Në Ballkan, vetëm Serbia ka një kompani tjetër ajrore të suksesshme me kapital 100% shtetëror. Vetëm në vitin 2024, xhiroja e saj arriti në rreth 700 milionë euro dhe ajo mbajti mbi 52% të tregut.

Ky është një shembull që tregon se një linjë ajrore vendase mund të jetë shumë më tepër sesa një operator transporti: ajo mund të shndërrohet në urë zhvillimi për ngritjen e një Akademie Edukimi dhe Trajnimi, ku të formohen teknikë të lartë, pilotë, ekuipazhe profesionale, duke gjeneruar një ekonomi të re të qëndrueshme dhe të orientuar drejt së ardhmes.

Aviacioni është një industri ku sfidat nuk mungojnë: avionët përballen me defekte teknike, furnizimet shpesh vonohen, moti mbyll aeroportet, ekuipazhet arrijnë kufirin e orareve të punës, ndërsa konkurrenca ul çmimet nga ora në orë. “Air Albania” nuk ka qenë e imunizuar ndaj problemeve dhe kritikave, por gjithsesi ka vijuar të qëndrojë e pranishme në një treg tepër konkurrues.

Mesazhi i saj është i qartë: nëse një biletë përfshin bagazh të regjistruar, një vakt të ngrohtë dhe politika humane për pasagjerët që kanë nevojë për ndihmë shtesë, atëherë diferenca prej disa eurosh nuk është një “ndëshkim”. Përkundrazi, është një zgjedhje për llojin e ekosistemit të udhëtimit që duam të mbështesim dhe të ruajmë.

Vrasja me thikë e 32-vjeçarit në Divjakë/ Gjykata merr vendimin, burg për autorin

By: e xh
22 August 2025 at 15:39

Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Xhesion Toromanin, për vrasjen e 32-vjeçarit Besmir Kumria pak ditë më parë në Divjakë.

Menjëherë pas krimit  autori u largua gjakftohtë  në errësirën e natës, por u kap pas disa orë përndjekje nga shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier. Nga hetimet paraprake dyshohet se Xhesion Toromani e ka vrarë 32-vjeçarin pasi familjet e tyre kanë patur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat megjithatë motivet ende mbeten të paqarta. Besmir Kumria punonte në zonën e Himarës gjatë muajve të verës së bashku me vëllain e tij ndërsa autori për 7 vite nuk kishte shkelur në Kryekuq.

Në fakt motivet mbeten ende të paqarta ndërsa sot autori do të dalë para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtarja Aurora Tushe. Mbi 25 vjeçarin rëndojnë veprat e rënda penale “ Vrasja me paramendim” dhe “ Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Situata energjetike, Balluku: Konsumi i energjisë është rritur me 2.2%

By: e xh
22 August 2025 at 15:27

Zv.kryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri një pasqyrim të përmbledhur mbi situatën energjetike në vend, nivelin e konsumit të energjisë gjatë sezonit turistik veror dhe angazhimin e të gjithë strukturave publike të sektorit për të garantuar furnizim të pandërprerë me energji gjatë këtij sezoni turistik kaq të rëndësishëm për ekonominë e vendit.

Konsumi i energjisë është rritur me 2.2% krahasuar me vitin 2024.

Më tej Balluku shtoi se data 13 Gusht 2025 me një konsum prej 27,995 MWh, ka kaluar ditën që zakonisht është ajo me konsumin më të lartë në vend, 31 dhjetorin, e cila në fundin e vitit 2024 ka qenë 27,438 MWh.

Deklarata:

Këtu nga salla SCADA e Operatorit të Transmetimit të energjisë po bëj një pasqyrim të përmbledhur mbi situatën energjetike në vend, nivelin e konsumit të energjisë gjatë sezonit turistik veror dhe angazhimin e të gjithë strukturave publike të sektorit për të garantuar furnizim të pandërprerë me energji gjatë këtij sezoni turistik kaq të rëndësishëm për ekonominë e vendit.

Të dhënat e rrjetit tregojnë një rritje të vazhdueshme të konsumit nga viti në vit, në të gjithë elementët e tij, referuar të dhënave të Operatorit të Shpërndarjes të Energjisë, konsumi i energjisë elektrike, krahasuar me një vit më parë, me vitin 2024, u rrit me 2.2% ose me 41,885 megavatorë. Krahasuar me vitin 2023 u rrit me 10.3% ose me 18,4151 megavatorë.

Nëse do ta krahasonim me vitin 2019, si viti para pandemisë dhe krizës energjetike, në muajin qershor dhe korrik të vitit 2025 kemi një rritje respektive të konsumit mujor me 21.5% dhe 30.7%.  E përkthyer në sasi energjie elektrike, rritja vetëm për këto dy muaj është sa konsumi i total i konsumatorëve familjarë për muajin Prill 2025 apo rreth 217,000 MWh.

Sa i përket konsumit ditor, tashmë mund të klasifikojmë hapur se dita me konsumin më të lartë në vend nuk i përket muajve të dimrit, por muajve të verës. Data 13 Gusht 2025 me një konsum prej 27,995 MWh, ka kaluar ditën që zakonisht është ajo me konsumin më të lartë në vend, 31 dhjetorin, e cila në fundin e vitit 2024 ka qenë 27,438 MWh. Konsumi mesatar ditor në vitin 2025 në rang vendi është 20,856 MWh, ndërkohë që në vitin 2024 ishte 20,610 MWh dhe në vitin 2023 ishte 18,593 MWh, rritje që tregon dukshëm zhvillmini e qëndrushëm ekonomik të vendit sidomos në dy viteve të fundit.

E megjithëse sistemi elektroenergjetik dhe rrjeti janë ekspozuar në kërkesën më të lartë historike të konsumit, furnizimi me energji elektrike në vend edhe në zonat me interes në ekonominë e turizmit, ka vijuar të jetë në standardet më të mira të tij.

Ka qenë një sezon i vështirë dhe për shkak të situatës së zjarreve që kanë kërcënuar në jo pak raste nënstacionet dhe linjat e transmetimit. Skuadrat e OST dhe OSHEE kanë qenë gjatë gjithë kohës në gatishmëri dhe janë angazhuar në mënyrë aktive në fikjen e zjarreve dhe mbrojtjen e aseteve tona energjetike.

Ndaj dua të përgëzoj dhe të falënderoj të gjithë ata punonjës të cilët jo vetëm qëndruan në gatishmëri për të rivënë në punë rrjetin e ndikuar nga zjarret, por dhanë dhe ndihmën e tyre të drejtpërdrejtë në shuarjen e zjarreve, anembanë Shqipërisë.

Ndërkohë, të dhënat e rrjetit të shpërndarjes, vijojnë të tregojnë trendin rënës të humbjeve në rrjet, çka ndihmon edhe më shumë në rritjen e performancës financiare, por dhe teknike të operatorëve të sistemit energjetik.

1.45% është shënuar rënia e humbjeve teknike në rrjet ose e thënë ndryshe janë kursyer 21,699 MWh. Ashtu siç e kemi bërë me dije 1% humbje të rikuperuara në 1 vit, ekuivalojnë në një kursim financiar rreth 7 milionë euro, duke forcuar kështu financat e sektorit e duke na dhënë mundësi të punojmë për ulje të mëtejshme të çmimit të energjisë për abonentët familjarë, pas uljes 10.5% që aplikuam në fillim të vitit 2025.

Megjithatë, rritja e konsumit ekspozon nevojën për të forcuar kapacitetet tona në të gjitha hallkat e zinxhirit energjetik nga prodhimi, te transmetimi dhe shpërndarja, e deri te efiçenca në konsum.

Për këtë arsye,  Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po vijon të ndërmarrë një sërë nismash të rëndësishme. Të gjitha këto nisma synojnë jo vetëm përballimin e kërkesës në rritje, por edhe mundësimin e aksesit të produktit energjetik në tregun rajonal të energjisë, madje mbrojtje të plot të konsumatorit, mjedisit dhe ekonomisë tonë nga luhatjet e mundshme të tregjeve ndërkombëtare të energjisë.

Sezoni turistik tashmë shkon përtej muajit gusht që është piku i tij dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të ofruar një shërbim energjetik cilësor e të qëndrueshëm.

Mes tensioneve dhe akuzave për dhunë, Vuçiç fton protestuesit në debat publik

By: e xh
22 August 2025 at 15:07

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka ftuar përfaqësuesit e protestuesve në një debat publik, që mund të mbahej përpara të gjitha televizioneve dhe portalet. Ai këtë ftesë e bëri publike përmes një videoje në Instagram.

Studentët e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Beogradit iu përgjigjën thirrjes së Vuçiqit, duke thënë se me presidentin e Serbisë do të bisedojnë vetëm kur ai të shpallë zgjedhje të reja.

“Është e qartë se nuk ka përgjigje ndaj revoltës së popullit, prandaj tani do të flasë me ne, të cilët prej muajsh na quan terroristë. Për vizionet dhe programet për të ardhmen do të debatojmë gjatë fushatës parazgjedhore, kur të shpallë zgjedhje”, thanë studentët.

Në Serbi, për më shumë se nëntë muaj po mbahen protesta, ku kërkesa kryesore është përcaktimi i përgjegjësisë për vdekjen e 16 personave në shembjen e strehës prej betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

Studentët, që udhëheqin protestat, i konsiderojnë zgjedhjet e reja si hap të pashmangshëm, pasi “shteti nuk ka bërë asgjë lidhur me përgjegjësinë për tragjedinë” në Novi Sad.

Ndërkohë, pushteti në Serbi ka refuzuar që të shpallë zgjedhje të parakohshme.

“Ftoj përfaqësuesit e lëvizjes së bllokadës në një bisedë dhe debat publik mbi vizionet, të flasim për planet dhe programet tona për të ardhmen dhe që së bashku të dënojmë dhunën në rrugët tona”, tha Vuçiç në videon e publikuar më 22 gusht.

Presidenti serb tha se protestat po zgjasin tash e nëntë muaj dhe se “një pjesë e njerëzve në vendin tonë duan ndryshime”.

“Së pari këto u paraqitën si kërkesa për drejtësi, e më pas hapur filluan të flasin për ndryshime politike dhe për kërkesa për zgjedhje, edhe pse më parë i mohonin. Pavarësisht gjithçkaje të keqe që mendoj për kërkesat e tyre, besoj se është shumë e rëndësishme të dëgjojmë njëri-tjetrin. Mendoj se është me rëndësi vendimtare që të rifillojmë dialogun në Serbinë tonë”, theksoi Vuçiç.

Ai nënvizoi se në periudhën e kaluar është përpjekur t’i dëgjojë kundërshtarët e tij politikë, por pranoi se nuk e ka bërë gjithmonë këtë gjë sa duhet.

“E pranoj këtë si gabim timin, por jam i gatshëm të mos flasim për dhunën në rrugë, sepse neve nuk na nevojitet asnjë luftë civile, as përplasje e dhunë. Dua të flasim për të ardhmen e Serbisë. Të gjithë së bashku, sepse kjo është më e mira për Serbinë tonë”, u shpreh ai.

Prandaj, siç tha Vuçiç, “propozoj dhe ofroj bisedë e debat në të gjitha televizionet dhe portalet tona, me përfaqësues legjitimë, të cilët ata i zgjedhin vetë”.

“Kur them ata, mendoj për përfaqësuesit e lëvizjes studentore bllokuese – profesorë, politikanë, studentë… Të hyjmë në dialog, në debat me ata që mendojnë ndryshe. Ata kanë të drejtë ta kërkojnë këtë nga presidenti i tyre, përfshirë edhe zgjedhjet”, tha presidenti i Serbisë.

Sipas tij, qëllimi është që “së bashku të përpiqemi të gjejmë zgjidhjet më të mira të mundshme për vendin tonë dhe të paraqesim programet tona”.

“Ka ardhur koha të tregojmë fytyrat e secilit prej nesh, por shumë më e rëndësishme se kjo është të tregojmë programet dhe të prezantojmë vizionet. Unë dua të bëjmë një garë vizionesh, një betejë për të ardhmen, ta zgjidhim këtë me dialog e bisedë, ashtu siç do të donte çdo qytetar i vendit tonë. Pa përplasje dhe pa dhunë. Të rindërtojmë shtetin, ta kthejmë në pozitën e duhur ku ishte para nëntë muajsh”, deklaroi Vuçiç.

Në fund të video-adresimit ai tha se beson se do të japë gjithçka nga vetja për të treguar respekt, por se dëshiron që të dëgjohet edhe pala tjetër.

“Kjo është oferta ime, më shumë se e drejtë. Dua të hyj në debat dhe dua që të dyja palët të paraqesin vizionin dhe planet e tyre. Për Serbinë, në këtë moment, kjo është gjëja më e rëndësishme. Më pas qytetarët do të kenë mundësinë të shohin se cili vizion është real dhe i vërtetë”, tha presidenti serb.

Ndërkohë që në Serbi po vazhdojnë protestat, ditët e fundit janë intensifikuar sulmet e përkrahësve të Partisë Progresive Serbe (SNS) të Vuçiçit kundër protestuesve në qytete të ndryshme të vendit.

Lidhur me raportimet për përdorim të tepruar të forcës nga policia serbe – veçanërisht ndaj të miturve, gazetarëve dhe grave, përfshirë rastin kur një polic e kërcënoi një studente të ndaluar me përdhunim – ka reaguar edhe Komisionarja për Mbrojtjen e Barazisë në Serbi, Brankica Jankoviç.

Ajo ka kërkuar që dhuna të ndalet dhe u ka bërë thirrje pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme që të trajtojnë të gjithë qytetarët në Serbi në mënyrë të barabartë./ REL

Merr flakë gomonia në Potam, shpëtohen tre pasagjerët

By: e xh
22 August 2025 at 15:03

Një gomone ka marrë zjarr sot në zonën e Potamit në Himarë, pikërisht në pjesën e këmbës së motorit së mjetit lundrues.

Si pasojë, gomonia është përfshirë nga flakët, ndërkohë që tre personat që ndodheshin në bord janë ndihmuar nga policia kufitare.

Janë njoftuar salla e policisë së Himarës ku mjetet e policisë kufitare kane shkuar menjëherë në vendngjarje, duke shpëtuar tre personat dhe duke i shoqëruar në breg.

Gomonia është shkrumbuar nga flakët duke përfunduar në det, ndërsa fatmirësisht të tre pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar dëmtime trupore.

FBI kontroll në shtëpinë e ish-këshilltarit të Trump, John Bolton

By: e xh
22 August 2025 at 15:02

FBI-ja kreu një kontroll të autorizuar nga gjykata në shtëpinë e ish- këshilltarit të Donald Trump, John Bolton si pjesë e një hetimi të sigurisë kombëtare.

CNN shkruan se FBI-ja u pa duke folur me një person në verandën e shtëpisë dhe të paktën katër deri në gjashtë agjentë u panë duke hyrë brenda.

Në një postim në mediat sociale, drejtori i FBI-së, Kash Patel, shkroi se agjentët ishin “në mision”, por nuk ishte e qartë nëse ai po i referohej kërkimit.

“Askush nuk është mbi ligjin… Agjentë të FBI-së në mision”, shkroi Patel. FBI-ja nuk pranoi të komentojë mbi kërkimin.

Kryeministrja e Italisë propozon plan paqeje për Ukrainën

By: e xh
22 August 2025 at 14:37

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka prezantuar një plan për garanci sigurie pas përfundimit të konfliktit në Ukrainë.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, aleatët e Ukrainës do të duhet të vendosin brenda 24 orëve nëse do të angazhojnë trupa në rast të një sulmi të ri rus.

Plani, që ngjan me klauzolën e mbrojtjes kolektive të Nenit 5 të NATO-s, nuk përfshin anëtarësimin e Ukrainës në Aleancë. Neni 5 i obligon vendet anëtare të ofrojnë mbështetje ushtarake për një tjetër shtet anëtar në rast sulmi.

Meloni ka propozuar zgjerimin e këtij koncepti për Ukrainën pa një ftesë formale nga NATO.

Më 18 gusht, Meloni ishte pjesë e një grupi udhëheqësish evropianë që u takuan me presidentin Zelensky dhe ish-presidentin Trump për të diskutuar garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Sipas planeve, vendet që ofrojnë garanci duhet të përgjigjen shpejt ndaj një sulmi rus, duke përfshirë mbështetje ushtarake, ndihmë ekonomike dhe sanksione kundër Rusisë.

Derisa disa vende evropiane janë të gatshme të dërgojnë trupa në Ukrainë si pjesë e një force paqeruajtëse, Kremlini ka hedhur poshtë këto ide, duke kërkuar përfshirjen e Rusisë në çdo diskutim për garanci sigurie.

Gramsh/ Grabiten paratë në kasafortën e objektit të kultit në fshatin Grabovë

By: e xh
22 August 2025 at 14:05

Objektet e kultit në Shqipëri nuk gjejnë qetësi as nga zjarret dhe as nga njerëzit. Vendet ku adhurohet Zoti kthehen shpesh shënjestra edhe të kontigjentëve kriminalë, teksa së fundmi është plaçkitur edhe një prej tyre në fshatin Grabovë të Gramshit.

Policia vendore konfirmoi ngjarjen e ndodhur. Kallëzimi në Komisariat është bërë nga E. Xh., 42 vjeç, se në kasafortën e objektit të kultit fetar që ai ka në administrim, në fshatin Grabovë, kanë vjedhur një shumë parash.

“Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, tha policia, teksa ekspertët janë përpjekur të këqyrin për gjurmë daktiloskopike dhe prova të tjera.      

Nuk jepen detaje rreth dinamikës dhe dyshimeve për autorësinë dhe shumën e grabitur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

BSH: 3,5 miliardë lekë pagesa elektronike në 6-mujorin e parë 2025

TIRANË, 22 gusht /ATSH/ Banka e Shqipërisë bën të ditur se përdorimi i pagesave elektronike nga qytetarët dhe bizneset ka shënuar një rritje të vazhdueshme gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, duke reflektuar zhvillimin e teknologjisë financiare dhe rritjen e besimit ndaj shërbimeve digjitale.

Sipas BSH-së, gjatë periudhës janar–qershor 2025, numri total i pagesave përmes sistemit bankar arriti në 27.9 milionë, një rritje prej 24% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vlera totale e pagesave kap shifrën e 3.475 miliardë lekëve, me një rritje prej 13% në terma vjetorë.

Ndërkohë kartat bankare kanë qenë një tjetër instrument shumë i përdorur në këtë periudhë.

“Pagesat me kartë janë rritur me 30%, duke zënë 67% të totalit të pagesave, çka tregon adoptimin gjithnjë e më të gjerë të këtij instrumenti në jetën e përditshme. Ndërkohë, transfertat e kreditit online kanë shënuar rritje me 23%, dhe tani përbëjnë 19% të totalit të pagesave”, njofton BSH-ja.

Referuar statistikave, numri i kartave të debitit dhe kreditit në qarkullim ka arritur në 1.572 milionë, duke shënuar një rritje vjetore prej 4.1%.

Këto shifra tregojnë qartë zhvendosjen drejt një ekonomie gjithnjë e më digjitale dhe moderne, me qytetarë që po përqafojnë më shumë komoditetin dhe sigurinë që ofrojnë pagesat elektronike. Banka e Shqipërisë vijon të mbështesë këtë zhvillim përmes reformave dhe rregulloreve që rrisin aksesin, transparencën dhe sigurinë në tregun financiar.

/e.xh//a.f/

The post BSH: 3,5 miliardë lekë pagesa elektronike në 6-mujorin e parë 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Duka mesazh për nisjen e kampionatit: Mbështetje për rritjen e klubeve në çdo aspekt

22 August 2025 at 15:54

TIRANË, 22 gusht /ATSH/ Edicioni i 87-të i kampionatit shqiptar të futbollit, ngre sot, më 22 gusht, siparin e sezonit të ri, 2025-2026, me duelin mes Egnatias dhe Vllaznisë.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, i uroi suksese dhjetë klubeve pjesëmarrëse, duke e cilësuar sezonin e ri si një kapitull të mbushur me sfida dhe emocione.

Duka nënvizoi rëndësinë e profesionalizmit dhe respektit në fushë. Gjithashtu, ai theksoi se FSHF do të vijojë t’u japë mbështetje maksimale klubeve për zhvillimin e talenteve dhe përmirësimin e infrastrukturës.

Presidenti Duka pati edhe një mesazh të veçantë për tifozët, të cilët i ftoi të jenë forca kryesore e atmosferës në stadiume, gjithmonë në frymën e Fair-Play.

“Sot hapet një kapitull i ri i futbollit shqiptar me nisjen e edicionit të 87-të të Kategorisë “Abissnet Superiore 2025-2026”. Çdo fillim sezoni është një moment shprese dhe ambicieje, ku ekipet, trajnerët, lojtarët dhe tifozët hyjnë në një udhëtim të ri, të mbushur me plot sfida dhe emocione.

Së pari, dëshiroj t’u uroj të gjitha skuadrave pjesëmarrëse një sezon të suksesshëm, të mbushur me rivalitet sportiv, profesionalizëm dhe respekt në fushën e lojës. Jam i bindur se çdo klub do të japë maksimumin për të arritur objektivat e tij dhe për të kontribuar në rritjen e futbollit tonë.

FSHF mbetet e vendosur të mbështesë rritjen e klubeve në çdo aspekt, duke i inkurajuar ato të investojnë në zhvillimin e talenteve, në përmirësimin e infrastrukturës dhe në rritjen e profesionalizmit. Jam krenar për përparimin që ka bërë futbolli ynë në vitet e fundit, por jam po aq i bindur se rruga përpara kërkon edhe më shumë punë, bashkëpunim dhe vizion.

Gjithashtu, dua të shpreh mirënjohje për çdo futbollist, trajner, arbitër dhe punonjës që kontribuon në organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij kampionati. Secili prej jush është pjesë e mozaikut të futbollit shqiptar dhe çdo përpjekje individuale shndërrohet në një arritje kolektive.

Një mesazh i veçantë shkon për tifozët, që janë zemra e futbollit. Ju ftoj të vazhdoni ta bëni të jashtëzakonshme atmosferën në stadiume, por gjithmonë duke respektuar vlerat dhe frymën e Fair-Play. Është përgjegjësi e përbashkët të tregojmë se futbolli shqiptar di të promovojë kulturë sporti dhe krenari kombëtare.

Përpara kemi një sezon të ri që premton rivalitet, emocione dhe histori të reja. Jam i bindur se, me përkushtim dhe pasion, do të përjetojmë së bashku një kampionat të denjë për traditën dhe të ardhmen e futbollit shqiptar.

Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, ju uroj një sezon të mbushur me suksese dhe momente të paharrueshme. Le të nisë spektakli i futbollit shqiptar”, ka shkruar Duka.

/gj.m//a.f/

The post Duka mesazh për nisjen e kampionatit: Mbështetje për rritjen e klubeve në çdo aspekt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: Furnizim i pandërprerë me energji elektrike pavarësisht konsumit rekord gjatë sezonit turistik

TIRANË, 22 gusht /ATSH/ Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se pavarësisht rritjes historike të konsumit të energjisë gjatë sezonit turistik veror, furnizimi ka vijuar në standardet më të mira në të gjithë vendin, përfshirë zonat me interes të lartë turistik.

“E megjithëse sistemi elektroenergjetik dhe rrjeti janë ekspozuar në kërkesën më të lartë historike të konsumit, furnizimi me energji elektrike në vend, edhe në zonat me interes në ekonominë e turizmit, ka vijuar të jetë në standardet më të mira të tij”, u shpreh ministrja Balluku nga salla SCADA e OST-së.

Ajo tha se, është shënuar një rritje rekord e konsumit të energjisë në verën e këtij viti 2025.

“Konsumi i energjisë janar–korrik 2025 është rritur me 2.2% krahasuar me vitin 2024 (41,885 MWh më shumë). Krahasuar me vitin 2023, rritja arrin në 10.3% ose mbi 184,151 MWh më shumë. Në muajt qershor dhe korrik, rritja respektive e konsumit është 21.5% dhe 30.7% krahasuar me vitin 2019  viti i fundit para pandemisë dhe krizës energjetike. Dita me konsum më të lartë në histori është regjistruar më 13 gusht 2025, me 27,995 MWh, duke kaluar për herë të parë 31 dhjetorin si dita me konsumin më të lartë në vit”, u shpreh Balluku.

Ministrja theksoi edhe vështirësitë e përballuara nga sektori energjetik gjatë verës, veçanërisht për shkak të zjarreve që kanë rrezikuar nënstacione dhe linja transmetimi.

“Skuadrat e OST dhe OSHEE kanë qenë në gatishmëri të plotë dhe kanë kontribuar aktivisht jo vetëm në riparimin e rrjetit, por edhe në shuarjen e zjarreve, duke mbrojtur asetet tona strategjike,” theksoi Balluku.

Duke u ndalur në humbjet teknike në rrjet, Balluku infomoi se vijohet të shënohet rënie.

“Humbjet teknike në rrjet kanë rënë me 1.45%, duke kursyer 21,699 MWh energji. Ky kursim përkthehet në 7 milionë euro më pak humbje financiare për sistemin”, informoi Balluku.

Ajo tha se, ky përmirësim i performancës mbështet forcimin e sektorit energjetik dhe krijon hapësirë për ulje të mëtejshme të çmimit të energjisë për abonentët familjarë, pas zbritjes prej 10.5% që hyri në fuqi në fillim të vitit 2025.

Ndërsa u ndal se fokus në të ardhmen do të jetë rritja e kapaciteteve dhe integrimi në tregun rajonal.

Ministrja njoftoi se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po vijon me nisma të rëndësishme për rritjen e kapaciteteve të prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes, me qëllim përballimin e kërkesës në rritje dhe përfshirjen e plotë në tregun rajonal të energjisë.

“Do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të ofruar një shërbim energjetik cilësor dhe të qëndrueshëm, edhe përtej sezonit veror”, përfundoi ministrja Balluku.

/e.xh//a.f/

The post Balluku: Furnizim i pandërprerë me energji elektrike pavarësisht konsumit rekord gjatë sezonit turistik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Gjermania bën thirrje për më shumë ndihma për Rripin e Gazës

22 August 2025 at 15:51

BERLIN, 22 gusht /ATSH-DPA/ – Ministrja gjermane e Zhvillimit, Reem Alabali Radovan, ka bërë thirrje për më shumë ndihma për të arritur në Rripin e Gazës, pasi një autoritet ndërkombëtar i sigurisë ushqimore shpalli zyrtarisht zi buke në një pjesë të territorit për herë të parë.

‘’Raporti i Klasifikimit të Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC) i mbështetur nga OKB-ja tregon qartë situatën katastrofike në Gaza’’, theksoi Alabali Radovan.

“Gjithnjë e më shumë njerëz – veçanërisht fëmijë – po vdesin nga uria para syve tanë. Kjo nuk mund të vazhdojë. Zia është tërësisht e shkaktuar nga njeriu”, theksoi ajo.

Një zi buke shpallet zyrtarisht kur përmbushen tre kritere: Të paktën 20% e familjeve përballen me mungesa ekstreme ushqimore, të paktën 30% e fëmijëve vuajnë nga kequshqyerja akute dhe të paktën dy të rritur ose katër fëmijë për 10 000 banorë vdesin çdo ditë nga uria ose nga një kombinim i kequshqyerjes dhe sëmundjes.

Qasja në shpërndarjen e ndihmave është përmirësuar pak, por raporti i IPC tregon gjithashtu se kjo nuk është e mjaftueshme.

‘’Nevojitet një armëpushim i menjëhershëm dhe në të njëjtën kohë, Hamasi duhet t’i lirojë pengjet menjëherë dhe pa kushte”, shtoi Alabali Radovan.   /os/

 

The post FOKUS – Gjermania bën thirrje për më shumë ndihma për Rripin e Gazës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria lider në Europë dhe Ballkan, +152% rritje fluturimesh në korrik

22 August 2025 at 15:51

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Tirana International Airport (TIA) renditet në krye të Europës dhe Ballkanit për rritjen e fluturimeve.

Sipas njoftimit të aeroportit, “Tirana International Airport në krye të Europës dhe Ballkanit!”.

“Në korrik 2025 Shqipëria shënoi një rritje rekord prej +152% të fluturimeve krahasuar me periudhën para pandemisë, duke u bërë lider absolut në Ballkan dhe e para në gjithë Europën”, thuhet në njoftim.

Aerporti Ndërkombëtar i Tiranës bën të ditur se, “turizmi shqiptar po njeh zgjerimin më të madh ndonjëherë, duke e kthyer Shqipërinë në një nga destinacionet më të kërkuara për udhëtarët ndërkombëtarë”.

1 nga 2

/a.f/

 

The post Shqipëria lider në Europë dhe Ballkan, +152% rritje fluturimesh në korrik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IKMT nis prishjen e 27 objekteve në Vlorë

22 August 2025 at 15:45

TIRANË, 22 gusht /ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur sot prishjen e objekteve që pengojnë zbatimin e projektit rrugor “Lidhja e Rrugës Transballkanike me Portin Detar, Vlorë”.

IKMT bën të ditur se, në kuadër të këtij projekti, është planifikuar prishja e 27 objekteve 1–2 katëshe.

IKMT thekson se, poseduesit janë trajtuar me procedurën e shpronësimit për interes publik.

/gj.m//a.f/

The post IKMT nis prishjen e 27 objekteve në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan foto nga Shkodra e mbushur me turistë

22 August 2025 at 15:24

TIRANË, 22 gusht /ATSH/ Shkodra është shndërruar në një nga qytetet më të preferuara nga turistët në këtë sezon veror.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga qyteti verior, ku turistë të shumtë kanë preferuar të kalojnë pushimet e tyre.

Në pedonalen e famshme të Shkodrës, qindra turistë shijojnë ndërtesat historike dhe lokaleve plot jetë, duke shijuar atmosferën unike që ky qytet ofron.

Shumë vizitorë zgjedhin biçikletën si mënyrën më të bukur për të përjetuar Shkodrën. Çiftet dhe grupet e miqve shëtisin lirshëm nëpër rrugë e sheshe, duke shijuar natyrën e qytetit.

Shkodra ofron një pasuri të madhe atraksionesh për vizitorët që nga Kalaja e Rozafës, Muzeu Historik i Shkodrës, Muzeu i Fotografisë “Marubi”, Liqeni i Shkodrës Zona e Shirokës dhe Zogajt si dhe zonat malore si Thethi një nga perlat e Alpeve Shqiptare.

/gj.m//a.f/

The post Rama ndan foto nga Shkodra e mbushur me turistë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD paralajmëron aksion opozitar në shtator, Alimehmeti: Protestat janë një mundësi

By: Elva
22 August 2025 at 15:59

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, deklaroi se në shtator pritet të nisë një aksion i ri opozitar. Në një intervistë për News24, ai tha se forumet e PD-së do të mblidhen për të diskutuar format e këtij aksioni, ndërsa vëmendja aktualisht është tek analiza e zgjedhjeve të 11 majit dhe raportimi […]

The post PD paralajmëron aksion opozitar në shtator, Alimehmeti: Protestat janë një mundësi appeared first on BoldNews.al.

Finiq/ Vatër e re zjarri mes Dërmishit dhe Rumanxës, rrezikohen banesat

By: Elva
22 August 2025 at 15:41

Një vatër e re zjarri është shfaqur sot në zonën mes fshatrave Dërmish dhe Rumanxa, në Bashkinë Finiq. Flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë, duke krijuar vështirësi në kontrollin e situatës. Banorët janë vënë në alarm, pasi drejtimi i zjarrit është nga fshati Rumanxa, çka rrezikon banesat dhe tokat bujqësore […]

The post Finiq/ Vatër e re zjarri mes Dërmishit dhe Rumanxës, rrezikohen banesat appeared first on BoldNews.al.

Izraeli: Nëse Hamasi s’i pranon kushte do ta shkatërrojmë Gazën

By: Elva
22 August 2025 at 15:30

Deklaratat e Katzit vijnë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të enjten mbrëma se kishte Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, u zotua se Qyteti i Gazës do të shkatërrohet nëse Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – nuk pajtohet të çarmatoset, nuk liron pengjet e […]

The post Izraeli: Nëse Hamasi s’i pranon kushte do ta shkatërrojmë Gazën appeared first on BoldNews.al.

E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit/ FOTO

By: Ela
22 August 2025 at 15:28

Reperi Marin, baba i tre vajzave, ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram lajmin më të dhimbshëm, humbjen e djalit të tij të vogël. Në një postim të ndjerë, ai tregoi se lajmi që duhej të ishte një gëzim i madh, ardhja në jetë e fëmijës, u kthye në një dhimbje të pafund. Marin […]

The post E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit/ FOTO appeared first on BoldNews.al.

Vrasja në Kryekuq të Divjakës/ Gjykata vendos ‘arrest me burg’ për 25-vjeçarin

By: Ela
22 August 2025 at 15:11

Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm në Lushnjë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Xheison Toromenin, 25 vjeç, i akuzuar për vrasjen me thikë të 32-vjeçarit Besmir Kumria, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë në fshatin Kryekuq, Bashkia Divjakë. Sipas hetimeve paraprake, autori dhe viktima ishin banues në të njëjtin fshat dhe […]

The post Vrasja në Kryekuq të Divjakës/ Gjykata vendos ‘arrest me burg’ për 25-vjeçarin appeared first on BoldNews.al.

❌
❌