Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 August 2025Lajme Kosove

S’vota për Branislav Nikoliqin 

28 August 2025 at 11:56

Branislav Nikoliq nuk ka arritur ta marrë asnjë votë për t’u zgjedhur në postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb.

Votimi i tij u bë pas shortit për këtë pozitë.

55 vota kundër dhe 5 abstenime ishin votat për Nikoliqin.

The post S’vota për Branislav Nikoliqin  appeared first on Sinjali.

Tragjike: Ish-gjyqtari nga Skenderaj dyshohet se i dha fund jetës

28 August 2025 at 11:55

Një lajm i rëndë ka ardhur nga Skenderaj, ku një ish-gjyqtar ka humbur jetën në rrethana të dyshimta.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se sot, më 28 gusht rreth orës 10:30, është raportuar se Avdullah Mecini, nga fshati Klinë e Mesme, dyshohet se ka kryer vetëvrasje me litar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e tij.

Mecini kishte shërbyer si gjyqtar në Gjykatën Komunale të Skenderajt dhe ishte i njohur në komunitet për punën e tij.

Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

The post Tragjike: Ish-gjyqtari nga Skenderaj dyshohet se i dha fund jetës appeared first on Sinjali.

28-vjeçari nga Prizreni sulmon policët pasi shqyen gjobën në mes të qytetit

28 August 2025 at 11:55

Një skenë e pazakontë është regjistruar të mërkurën pasdite në Prizren, ku një 28-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi sulmoi fizikisht zyrtarët policorë.

Burime të Gazetës Sinjali brenda hetimeve bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 18:30, në rrugën “Adem Jashari”, kur patrulla policore ndaloi T.Ç, 28 vjeç, dhe e gjobiti për kundërvajtje.

Por, në vend që ta pranojë masën, i riu e shqeu gjobën para policëve dhe iu afrua me sjellje arrogante, duke i sulmuar fizikisht. Si pasojë, dy policë kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Pavarësisht rezistencës, zyrtarët arritën ta fusin nën kontroll dhe ta shoqërojnë në zyrat e hetimeve rajonale. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ai është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij pritet të ngrihet padi për “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Hetimet për rastin po vazhdojnë nga organet kompetente në Prizren.

The post 28-vjeçari nga Prizreni sulmon policët pasi shqyen gjobën në mes të qytetit appeared first on Sinjali.

Nis shorti për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb

28 August 2025 at 11:48

Seanca e sotme e Kuvendit ka nisur me tërheqjen e shortit për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Edhe pse kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka ftuar Listën Serbe që të marrë pjesë, kjo e fundit nuk është paraqitur. Në sallë ka qenë i pranishëm vetëm deputeti Nenad Rashiq.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nis shorti për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb appeared first on Sinjali.

Rashiq: Shpresoj të marr votat e ish-opozitës, zgjedhja ime nuk është kundërkushtetuese

28 August 2025 at 11:44

Para fillimit të seancës, Nenad Rashiq shprehu shpresën se sot do të sigurojë votat e ish-opozitës, duke theksuar se ka pasur biseda me disa prej tyre.

Sipas Rashiqit, zgjedhja e tij eventuale për nënkryetar nuk do të ishte kundërkushtetuese.

“Ata nuk kanë votuar apo kanë abstenuar, sepse kanë konsideruar që nuk është në harmoni me Kushtetutë. Gjatë bisedimeve që kam pasur me ta, jam përpjekur t’ju shpjegoj se ai votim nuk është kundërkushtetues dhe se mund të votojnë pa hezitim. Do të shohim nëse do të votojnë tani”, tha Rashiq.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rashiq: Shpresoj të marr votat e ish-opozitës, zgjedhja ime nuk është kundërkushtetuese appeared first on Sinjali.

Kadrijaj: Dimal Basha është fytyra e vërtetë e VV-së

28 August 2025 at 11:30

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka komentuar punimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, i cili është bashkëautor i një artikulli ku përmenden akuza ndaj UÇK-së. Kadrijaj tha se përgjegjësia për këtë sipas saj bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje.

“Një monstrum të tillë nuk është dashur as të propozohet. Dimal Basha është fytyra e vërtetë e VV-së propozuar”, tha Kadrijaj.

E pyetur nga gazetarët nëse AAK-ja e ka votuar Bashën për kryetar të Kuvendit, ajo theksoi se nuk e ka bërë këtë.

“Bekë Berisha e ka votuar. I ka premtuar”, shtoi ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kadrijaj: Dimal Basha është fytyra e vërtetë e VV-së appeared first on Sinjali.

Zvicra publikon listën për ndeshjen me Kosovën, mungojnë Bislimi e Hajdari, përfshihen Xhaka dhe Jashari

28 August 2025 at 11:19

Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën me 23 futbollistët e ftuar për ndeshjen ndaj Kosovës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Takimi i parë i Grupit B mes Zvicrës dhe Kosovës pritet të zhvillohet më 5 shtator në stadiumin St. Jakob-Park në Basel.

Trajneri i Helvetikëve, Murat Yakin, ka thirrur 23 futbollistë për këtë përballje, ku pjesë e listës janë edhe dy yje shqiptarë.

Granit Xhaka dhe Ardon Jashari janë të ftuar për ndeshjen ndaj Dardanëve, ndërsa dy lojtarë të tjerë mungojnë. Uran Bislimi, i cili zgjodhi të luajë për Zvicrën dhe refuzoi Kosovën, nuk është ftuar, ndërsa Albian Hajdari, që pëlqehet nga Dardanët, ende nuk ka marrë vendimin për përfaqësuesen që do të zgjedhë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zvicra publikon listën për ndeshjen me Kosovën, mungojnë Bislimi e Hajdari, përfshihen Xhaka dhe Jashari appeared first on Sinjali.

Limaj për punimin e Bashës: Ka fyer dhe shtrembëruar vendin e vet, kjo është shumë serioze

28 August 2025 at 11:12

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas publikimit të punimit shkencor të kryeparlamentarit Dimal Basha, ku përmendet në mënyrë kritike UÇK-ja. Ai ka thënë se artikulli është i papranueshëm dhe cenon rëndë vendin dhe popullin e Kosovës.

“Ai është një punim shkencor që shërben për studentë, profesorë, prokurorë, gjyqtarë, propagandistë. Është një hulumtim shkencor, i bazuar dhe i publikuar nga dy autorë. Më vjen shumë keq që një shqiptar, për të publikuar një punim shkencor, ka fyer, ofenduar, rrënuar dhe shtrembëruar vendin dhe popullin e vet. Kjo është shumë serioze, serioze është edhe natyra e artikullit”, tha Limaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Limaj për punimin e Bashës: Ka fyer dhe shtrembëruar vendin e vet, kjo është shumë serioze appeared first on Sinjali.

AGK: Dënojmë sulmet ndaj gazetarëve nga kryeparlamentari Basha – të papranueshme

28 August 2025 at 11:08

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ndaj qëndrimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, duke e dënuar “fuqishëm” dhe shprehur “keqardhje” që ai ka nisur mandatin e tij në një post kaq të rëndësishëm duke sulmuar mediat.

Gjatë një konference për shtyp para seancës konstituive, ku u distancua nga punimi kundër ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në të cilin ishte bashkautor, Basha tha: “Prej 6 vjetësh, portalet dhe të ashtuquajtur gazetarë nuk kanë ndaluar së më ofenduari në mënyrat më të ulëta, duke përdorur edhe burime nga gazeta të Beogradit. Mos harroni se keni të njëjtat burime që kanë lobuar për ndarjen e Kosovës dhe për Listën Serbe”.

AGK-ja, përmes një postimi në Facebook, e cilësoi gjuhën e Bashës “të papranueshme dhe shumë të rrezikshme”.

Po ashtu, Asociacioni i bëri thirrje Bashës “ta kuptojë përgjegjësinë që e bart posti i tij i ri, si një prej udhëheqësve kryesorë të shtetit, dhe të respektojë punën e gazetarëve dhe mediave”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post AGK: Dënojmë sulmet ndaj gazetarëve nga kryeparlamentari Basha – të papranueshme appeared first on Sinjali.

Duda Balje: S’e kam plan të votoj për asnjë kandidat nga pakica serbe

28 August 2025 at 11:02

Deputetja e Unionit Socialdemokrat nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka deklaruar se nuk do të votojë për asnjë kandidat nga pakica serbe për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

E pyetur nëse do të mbështeste Nenad Rashiqin, Bale tha se “nuk kam votë për asnjë kandidat nga pakica serbe”.

Ajo shtoi gjithashtu se “nuk mendoj që do të dalim lehtë nga kjo krizë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Duda Balje: S’e kam plan të votoj për asnjë kandidat nga pakica serbe appeared first on Sinjali.

Branisllav Nikolliq dhe Zllatan Ellek nuk i marrin votat për nënkryetar të Kuvendit, vazhdon shorti për të tjerët

28 August 2025 at 11:55

Kuvendi i Kosovës nuk i dha mbështetje Branislav Nikoliqit për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e serbëve.

Emri i Nikoliqit doli në votim me short. Nikoliq nuk kishte asnjë votë për, kundër 55 dhe abstenim 25.

Votat në raundin e parë të votimit nuk i mori as Zllatan Ellek.

Për nuk kishte asnjë votë, kundër 54 dhe 19 abstenime.

Kuvendi po vazhdon me punimet, ku përmes shortit po votohet për kandidatët për nënkryetar të Kuvendit nga serbët. /Telegrafi/

The post Branisllav Nikolliq dhe Zllatan Ellek nuk i marrin votat për nënkryetar të Kuvendit, vazhdon shorti për të tjerët appeared first on Telegrafi.

E kryer, Nkunku pritet t’i bashkohet Milanit

28 August 2025 at 11:51

Christopher Nkunku është gati të bashkohet me AC Milan pasi Chelsea arriti një marrëveshje verbale për transferimin.

Sipas gazetarit të famshëm Fabrizio Romano, është arritur marrëveshje verbale mes klubeve për transferimin e francezit në San Siro.

Transferimi do t’i kushtojë Milanit 35 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset që lidhen me performancën, që mund ta dërgojnë totalin në 42 milionë euro.

 

🚨💣 EXCLUSIVE: Christopher Nkunku to AC Milan, here we go! Deal verbally agreed in principle between the clubs.

AC Milan and Chelsea are set to prepare documents today, fee will be in the region of €35m with add-ons.

Nkunku said yes to 5 year contract yesterday, as revealed. pic.twitter.com/aAVUkz8TSe

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 28, 2025


Detajet e kontratës janë vendosur tashmë, me Nkunkun që ka rënë dakord për një marrëveshje pesëvjeçare me ekipin italian.

Chelsea dhe Milani tani po përgatisin dokumentet përfundimtare për të përfunduar transferimin.

Sulmuesi francez pritet të luajë një rol kyç në planet sulmuese të Milanit, me marrëveshjen që ka të ngjarë të nënshkruhet zyrtarisht dhe të shpallet zyrtarisht brenda ditëve të ardhshme. /Telegrafi/

 

🚨🔴⚫ Understand the total package for Christopher Nkunku to AC Milan can reach €42m, add-ons included.

Chelsea accept initial fixed fee higher than €35m plus add-ons. pic.twitter.com/mVYJ59Y7IW

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 28, 2025

The post E kryer, Nkunku pritet t’i bashkohet Milanit appeared first on Telegrafi.

Rui Mota kërkon përmbysje ndaj kuqezinjve nga Tetova

28 August 2025 at 11:50

Kampionët bullgarë të Ludogorets sonte në Razgrad do të kërkojnë përmbysje kundër skuadrës shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Shkëndijës, në ndeshjen e kthimit të play-offit për Ligën e Evropës, njofton Telegrafi.

Skuadra e Lidogoretsit pësoi humbje në takimin e parë në Shkup me rezultat 2-1 dhe tashmë janë të detyruar të kërkojnë fitore për të siguruar kalimin në fazën e grupeve të garës së dytë më të rëndësishme evropiane për klube.

Rui Mota, trajneri i Ludogoretsit, shpalosi pritshmëritë e tij para ndeshjes së kthimit të play-offit të Ligës së Evropës kundër Shkëndijës.

“Presim të bëjmë shumë më mirë se në ndeshjen e parë. Tashmë kemi bërë analizën me lojtarët dhe me gjithë ekipin. E dimë çfarë duhet të ndryshojmë dhe shpresojmë ta zbatojmë në fushë. Do të hyjmë në këtë ndeshje sikur të jemi duke humbur. Që nga minuta e parë, ideja jonë do të jetë ta fitojmë ndeshjen. Kjo është në mendjen e futbollistëve. Shpresoj që rezultati i takimit të parë të ketë qenë vetëm një rastësi që nuk do të përsëritet,” tha Mota.

Kuqezinjtë nga Tetova shkojnë në këtë duel me një epërsi minimale, por me moral të lartë pas suksesit në ndeshjen e parë.

Takimi zhvillohet sonte në orën 19:30 në stadiumin e Razgradit. Fituesi i këtij çifti do të luajë në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, ndërsa skuadra e eliminuar kalon automatikisht në grupet e Ligës së Konferencës. /Telegrafi/

The post Rui Mota kërkon përmbysje ndaj kuqezinjve nga Tetova appeared first on Telegrafi.

Turqia arreston drejtuesit e firmës së mbrojtjes Assan Group në një hetim për spiunazh ushtarak

28 August 2025 at 11:44

Autoritetet turke kanë arrestuar pronarin dhe drejtorin e përgjithshëm të Assan Group, një konglomerat mbrojtjeje dhe ndërtimi, si pjesë e një hetimi për spiunazh ushtarak, tha zyra e prokurorit të Stambollit vonë të mërkurën.

Zyra e prokurorit tha se dy burrat – të identifikuar si pronari i kompanisë Emin Oner dhe drejtori i përgjithshëm Gurcan Okumus – po mbaheshin nën dyshimin për spiunazh ushtarak dhe anëtarësim në rrjetin e klerikut me bazë në SHBA, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrimin e një përpjekjeje për grushtshteti në vitin 2016, transmeton Telegrafi.

Më parë këtë javë, Assan Group lëshoi ​​një deklaratë duke mohuar raportet se kishte marrë informacione të klasifikuara mbi prokurimet e ushtrisë turke, duke i përshkruar ato si “pjesë të një fushate shpifjeje”.

Gulen, i cili vdiq vitin e kaluar, mohoi çdo përfshirje në puçin e vitit 2016, por lëvizja e tij u shpall si grup terrorist nga Turqia dhe që atëherë është shpërbërë sistematikisht brenda vendit.

Zyra e prokurorit shtoi se kërkimet po vazhdonin në shtëpitë dhe zyrat e dy burrave, ndërsa 10 kompani që operonin nën Assan Group u vendosën nën menaxhimin e administratorit nga Fondi i Sigurimit të Depozitave të Kursimeve (TMSF).

Assan, e themeluar në vitin 1989, ka operacione në mbrojtje, ndërtim, logjistikë dhe energji, dhe në vitet e fundit është zgjeruar në prodhimin e municioneve të artilerisë dhe komponentëve të dronëve. Ajo ka më shumë se 1,000 punonjës, thuhet në faqen e saj të internetit.

Si pjesë e të njëjtit hetim, Ismet Sayhan, një ish-drejtor ekzekutiv i firmës turke të mbrojtjes MKE, i cili më vonë punoi si këshilltar ligjor i Assan, u burgos në pritje të gjyqit me akuzat për “marrjen e dokumenteve të sigurisë shtetërore me anë të mashtrimit”, raportoi transmetuesi NTV.

Pas ndalimit të Sayhan të dielën, Grupi Assan mohoi raportet e medias se kishte marrë informacion të klasifikuar mbi prokurimet e ushtrisë turke.

“Të gjitha akuzat se Grupi Assan ka aksesuar ose ka marrë në mënyrë të paligjshme dokumente konfidenciale të Ministrisë së Mbrojtjes ose Forcave të Armatosura, janë të pabaza dhe pjesë e një fushate shpifjeje që synon dëmtimin e reputacionit tonë”, tha ajo të martën.

Okumus është ish-kreu i TUBITAK SAGE, një institut shtetëror kërkimor për mbrojtjen që zhvillon municione dhe sisteme raketash.

“Hetimi po vazhdon në drejtime të shumëfishta”, tha zyra e prokurorit. /Telegrafi/

 

The post Turqia arreston drejtuesit e firmës së mbrojtjes Assan Group në një hetim për spiunazh ushtarak appeared first on Telegrafi.

Humb ekuilibrin – aktorja Anne Hathaway rrëzohet gjatë xhirimeve të komedisë “The Devil Wears Prada 2”

28 August 2025 at 11:43

Aktorja e Hollywoodit, Anne Hathaway, pësoi një aksident gjatë xhirimeve të vazhdimit të shumëpritur të filmit “The Devil Wears Prada”.

Ndërsa xhironte në New York, Hathaway humbi ekuilibrin dhe ra nga shkallët pasi me sa duket i ishte thyer thembra e këpucëve që kishte mbathur.

Pavarësisht aksidentit, Hathaway e mori veten shpejt – me një buzëqeshje, mori gjysmën e këpucës që i kishte mbetur në dorë dhe tha: “Jam mirë”.

Anne Hathaway rrëzohet gjatë xhirimeve

Pas kësaj, përqafoi anëtarët e ekipit dhe vazhdoi xhirimet.

Ende nuk dihet nëse rënia ishte një pjesë e planifikuar e skenës apo një aksident i vërtetë.

Anne Hathaway rrëzohet gjatë xhirimeve

Kujtojmë se filmi i parë, “The Devil Wears Prada”, nga viti 2006, u bë një hit i vërtetë. Bazuar në romanin e Lauren Weisberger, filmi ndjek gazetaren e re Andy Sachs (Anne Hathaway) teksa ajo merr një punë si asistente e redaktores së modës Miranda Priestly (Meryl Streep).

Përveç Hathaway dhe Streep, edhe Emily Blunt dhe Stanley Tucci fituan vëmendjen e publikut.

 

Filmi pritet të dalë në kinema në vitin 2026. /Telegrafi/

The post Humb ekuilibrin – aktorja Anne Hathaway rrëzohet gjatë xhirimeve të komedisë “The Devil Wears Prada 2” appeared first on Telegrafi.

Detaje nga operacioni në Shkozet, dy të arrestuarit autorë të shpërthimit me tritol dy javë më parë, lidhje me grupe kriminale

28 August 2025 at 11:43

Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e 13 gushtit, ku në banesën e shtetasit I. Gjeçi në lagjen nr. 14 në Shkozet u vendos një sasi e konsiderueshme lënde plasëse. Si autorë të dyshuar u arrestuan Erald Mustafa dhe bashkëpunëtori i tij Arbi Haxhia, gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në të njëjtën zonë.

Mustafa, i njohur për precedentë penalë dhe lidhje me grupe kriminale në Durrës, ishte arrestuar më herët pranë Drejtorisë së Policisë me një arsenal armësh, nga pistoleta deri te një mitraloz i lehtë.

Rreth 20 muaj më parë ai i kishte shpëtuar një atentati me lëndë plasëse, pasi mjeti ku udhëtonte shpërtheu pa e lënduar. Aktualisht ai është nën hetim nga Krimet e Rënda për disa ngjarje të tjera. (A2 Televizion)

 

The post Detaje nga operacioni në Shkozet, dy të arrestuarit autorë të shpërthimit me tritol dy javë më parë, lidhje me grupe kriminale appeared first on Telegrafi.

Mickoski: Po përgatitemi seriozisht për zgjedhjet lokale, opozita duhet të ristrukturohet

28 August 2025 at 11:43

Kryeministri Hristijan Mickoski, sot tha se po përgatiten seriozisht për zgjedhjet e ardhshme lokale me qëllim që të arrihet, siç tha ai, rezultat historik dhe që të vazhdohet agjenda e reformave që është nisur.

“Si parti politike dhe si koalicion, po i qasemi kësaj fushate shumë qartë dhe fuqishëm sepse duam të arrijmë një rezultat historik, të vazhdojmë periudhën e reformave, të gjithçkaje që po ndërtohet sot në Maqedoni, dhe për këtë arsye them se pavarësisht faktit që numrat thonë se Konjanovski është fitues në raundin e parë dhe se fitorja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit do të jetë bindëse, do të përpiqemi deri në momentin e fundit të sigurojmë më shumë vota, të bindim më shumë qytetarë të dalin në këto zgjedhje sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta konfirmojmë agjendën reformuese të Qeverisë”, deklaroi Hristijan Mickoski.

Sipas tij, zgjedhjet e ardhshme lokale janë të humbura për opozitën dhe ajo do të duhet të ristrukturohet dhe të bëhet një opozitë konstruktive.

“Zgjedhjet lokale janë të humbura për ta dhe do të ketë një proces ristrukturimi, një reformim të brendshëm që unë ua rekomandoj atyre në mënyrë që të heqin qafe disa, do të thoja, kohë të vjetra dhe të jenë në gjendje të jenë një opozitë konstruktive dhe të punojnë së bashku për interesat e qytetarëve”, deklaroi Mickoski.

Ai njoftoi se më 3 shtator, Komiteti Ekzekutiv i OBRM-PDUKM-së do të mbajë një seancë në të cilën do të dihen kandidatët e mbetur për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.

The post Mickoski: Po përgatitemi seriozisht për zgjedhjet lokale, opozita duhet të ristrukturohet appeared first on Telegrafi.

Trajneri i Zvicrës flet për ‘ikjen’ e Leon Avdullahut te Kosova dhe të ardhmen e Albian Hajdarit

28 August 2025 at 11:40

Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin ka folur në konferencën për shtyp pas publikimit të listës së futbollistëve të ftuar për ndeshjen kualifikuese ndaj Kosovës në kuadër të Kupës së Botës 2026.

Zvicra e pret Kosovën më 5 shtator në ndeshjen e parë të Grupit B, takim që pritet të zhvillohet në  St. Jakob-Park të Baselit.

Trajneri i Helvetikëve, Yakin ka ftuar gjithsej 23 futbollistë për ndeshjen ndaj Dardanëve dhe pjesë e listës janë dy yje shqiptarë.

Megjithatë, në konferencën për shtyp, Yakin është pyetur edhe për zgjedhjen e Leon Avdullahut për të përfaqësuar Kosovën dhe mungesën e ftesës së Albian Hajdarit, i cili gjithashtu është në radarin e Dardanëve.

“Avdullahu? Pata një bisedë të gjatë me të në pranverë dhe i shpjegova perspektivat sportive. Siç e shoh unë, ai nuk e zgjodhi rrugën sportive. Nëse dikush mendon ndryshe për kulturën, ne nuk mund ta ndikojmë këtë”, ka thënë fillimisht Yakin, duke kundërshtuar teorinë se Federata e Zvicrës nuk i kishte kushtuar mjaftueshëm përpjekje lojtarit.

“Albian Hajdari? Kjo është rënë dakord. Ne kemi një plan për të, por do ta trajtojmë atë pas ndeshjeve të shtatorit”, përfundoi trajneri i Helvetikëve, i cili shihet si shqetësuar edhe për ikjen e mundshme të mbrojtësit të Hoffenheimit. /Telegrafi/

The post Trajneri i Zvicrës flet për ‘ikjen’ e Leon Avdullahut te Kosova dhe të ardhmen e Albian Hajdarit appeared first on Telegrafi.

Publikimi i Bashës, Limaj: Fyese e në përputhje me propagandën serbe, ata që e votuan t’ia bëjnë ‘vendin’ kësaj pune

28 August 2025 at 11:32

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se kryetari i Kuvendit, Dimal Basha me publikimin e tij ka shtrembëruar të dhëna për vendin  vetëm për ta botuar siç tha gjoja një artikull shkencor.

Limaj tha se kjo është shumë serioze dhe fyese, ndërkaq sipas tij, punime të tilla kanë pas në akuza të drejtpërdrejta nga organet ndjekëse.

“Është në përputhje të plotë me propagandën serbe”, tha ai.

I pyetur nëse duhet të iniciohet shkarkimi i Bashës, ai tha “ata që e kanë votuar duhet t’ia bëjnë vendin kësaj pune”. /Telegrafi/

 

 

The post Publikimi i Bashës, Limaj: Fyese e në përputhje me propagandën serbe, ata që e votuan t’ia bëjnë ‘vendin’ kësaj pune appeared first on Telegrafi.

A po mundohet Nenad Rashiq t’i bind deputetët e PDK-së ta votojnë për nënkryetar?

28 August 2025 at 11:23

Para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, Nenad Rashiq është parë duke zhvilluar një bisedë me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, si dhe me disa deputetë të tjerë të kësaj partie.

Kjo ka ngjallur spekulime nëse Rashiq po përpiqet t’i bindë deputetët e PDK-së që ta mbështesin atë për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit.

Megjithëse deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për ndonjë marrëveshje apo koordinim mes Rashiqit dhe PDK-së, takimi i zhvilluar në prag të seancës mund të interpretohet si një përpjekje për të siguruar mbështetje politike.

Po ashtu edhe kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj bisedoi me Rashiqin.

Ndryshe, Nenad Rashiq i cili aktualisht përfaqëson komunitetet jo-shumicë në Kuvend, ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar. /Telegrafi/

The post A po mundohet Nenad Rashiq t’i bind deputetët e PDK-së ta votojnë për nënkryetar? appeared first on Telegrafi.

❌
❌