Me 5 vota pro dhe 1 kundër, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi Udhëzimet për plotësimin e formularit për listat e kandidatëve për anëtarë të këshillave komunale dhe Qytetit të Shkupit.
E vetmja kundër këtij udhëzimi ishte Ditmire Shehu, anëtare e BDI-së, e cila beson se ai nuk mund të miratohet në bazë të një vendimi të Qeverisë që merr parasysh vetëm banorët rezidentë, dhe jo emigrantët, gjë që zvogëlon numrin e këshilltarëve në 14 komuna.
Shehu, përcjell “TV21” njoftoi për këtë udhëzim do të ankohet deri te Gjykata Administrative.
“Tani më duket pak e çuditshme që departamenti i çështjeve ligjore i KSHZ-së thekson fjalën “banor”, dhe më thotë këtu se është në përputhje me ligjin, ku baza për përcaktimin e numrit të këshilltarëve është “banor”, dhe fjala “banor” në Ligjin për Vetëqeverisjen Vendore do të thotë banorë rezidentë”, tha Shehu.
Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, tha se ata nuk kanë autoritet të thellohen në përmbajtjen e vendimit të Qeverisë dhe nuk kanë mundësi tjetër ligjore përveçse të veprojnë mbi të./Telegrafi/
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar opinionin se biletat për ndeshjen Kosovë–Suedi kanë dalë në shitje sot (e premte), më 22.08.2025.
Dardanët do të nisin kampanjën kualifikuese shtator, me ndeshjen e parë të vlefshme për Grupin B, e cila luhet me 5 shtator në udhëtim ndaj Zvicrës.
Tri ditë më vonë, më datë 8 shtator 2025, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, Kosova do të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Suedisë.
Për këtë ndeshje, FFK ka njoftuar sot (e premte), se sapo kanë dalë në shitje biletat dhe ato mund të blihen online.
Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 10 euro, Lindje 20 euro, Perëndim 30 euro dhe VIP 100 euro.
Një burrë 29-vjeçar në Austri, me peshë prej rreth 289 kilogramësh – i konsideruar si i burgosuri më i rëndë në vend – ka shkaktuar revolte për shkak të kostove jashtëzakonisht të larta që kërkon për t’u mbajtur prapa grilave.
Ai u arrestua në Vjenë, në banesën ku iu gjetën sasi të mëdha droge: 45 kg kanabis, 2 kg kokainë, rreth 2 kg amfetaminë dhe mbi 2000 tableta ekstazi.
Fillimisht u vendos në burgun Josefstadt të Vjenës, por pas vetëm pak ditësh u transferua në burgun Korneuburg, rreth 15 km në veri të kryeqytetit, për shkak se pesha e tij pothuaj çau shtratin.
Në burgun e ri, atij i është siguruar një krevat special me strukturë të përforcuar dhe kujdes 24-orësh nga infermierë të jashtëm, raporton odditycentral.
Ky kujdes nuk është i lirë: kostot e mbajtjes mund të arrijë deri në 1800 euro në ditë, krahasuar me rreth 180 euro në ditë për një të burgosur “të zakonshëm”.
Nëse ky i burgosur do të transportohej, vetëm kjo procedurë do t’i kushtonte rreth 5000 euro për çdo udhëtim, ndaj ai po mbahet në burg dhe intervistat me të bëhen përmes video-lidhje për të kursyer shpenzime.
Këto ndërlikime financiare kanë ndezur një debat të nxehtë në shoqërinë austriake “ai i kushton dhjetë herë më shumë se një i burgosur ‘normal’, ndërsa qytetarët jashtë burgut shpesh presin muaj të tërë për një takim me mjekun”. /Telegrafi/
Shortet në botën e futbollit shpesh, si të justifikuara ashtu edhe të pajustifikuara, janë cak i kritikave dhe thashethemeve se janë të manipuluara, por ajo që ndodhi këtë javë në Rumani është vërtet e vështirë të justifikohet.
Shorti i çifteve të Kupës së Futbollit të Rumanisë ka shkaktuar akuza se ishte tërësisht i manipuluar, dhe si mund të mos ishte nëse shikon se çfarë ndodhi saktësisht.
Autori i skandalit është Gabriel Bodescu, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Rumanisë. Videoja e tregon atë duke u përpjekur të përziejë topat në një tas të vogël dhe të mbushur plot.
Pasi bashkë-prezantuesi i tij përzgjodhi klubin Farul Constanta, Bodescu dha një shfaqje mjaft të mirë gjatë shortit.
Ai mbante një top të veçantë dhe i “përziente” të tjerët. Ishte ky top që ai më në fund tërhoqi, të cilin e kishte mbajtur që nga fillimi i shortit.
Kështu skuadra e Farul Constante e fitoi si kundërshtar ekipin e divizionit të dytë, Corvinul Hunedoara. Me qëllim apo pa qëllim, Farul Constanta mori një rival të lehtë në fazën tjetër të Kupës së Rumanisë.
Federata e Futbollit të Rumanisë u lajmërua menjëherë me anë të një njoftimi dhe mohuan se situata kishte të bënte me manipulimin e ndeshjeve në short.
Federata njoftoi se dështimi ndodhi sepse tasat me topa ishin shumë e vogël, kështu që ata theksuan se në tasin e vogël, Bodescu nuk mund t’i përziente topat në mënyrë të duhur dhe iu desh t’i mbante me dorë. Ata mohuan çdo implikim të një kurthimi. /Telegrafi/
Mbrëmë rreth orës 18:00, Departamenti i Policisë së Kërçovës mori një njoftim se në një rrugë lokale në fshatin Kolibari, rajoni i Kërçovës kanë humbur jetë dy të mitura.
Nga MPB sot kanë dhënë detaje të reja rreth aksidentit tragjik.
“Më 21.08.2025 në orën 18:05, në DPB Kërçovë u raportua se në një rrugë lokale në fshatin Kolibari, rajoni i Kërçovës, një e mitur 15-vjeçare nga fshati Kolibari, duke drejtuar një katërçikletë me targa të Kërçovës, humbi kontrollin dhe katërçikleta doli nga rruga.
E mitura dhe pasagjerja e saj e mitur nga fshati Greshnicë, rajoni i Kërçovës, vdiqën nga lëndimet e marra në vendin e aksidentit.
Vdekja është konstatuar nga një mjek, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupat e të ndjerëve u dërguan për autopsi”, thonë nga MPB.
Në vendin e ngjarjes është kryer inspektim nga policia e Kërçovës./Telegrafi/
Aktorja, Millie Bobby Brown, e njohur për rolin e Eleven në “Stranger Things”, ka zbuluar se ajo dhe bashkëshorti i saj Jake Bongiovi kanë birësuar një vajzë të vogël.
Lajmin emocionues e ndanë në Instagram: “Këtë verë mirëpritëm vajzën tonë të ëmbël nëpërmjet birësimit. Jemi të emocionuar për këtë kapitull të ri”.
Ky hap shënon një fazë të re për yllin e Netflix, e cila është rritur para kamerave që nga mosha 9-vjeçare, duke sakrifikuar një fëmijëri dhe adoleshencë të zakonshme për karrierën, shkruan DailyMail.
Millie është shprehur më parë se dëshira për t’u bërë nënë në moshë të re ishte gjithmonë pjesë e planit të saj, e frymëzuar nga nëna e saj që u bë nënë në moshën 21-vjeçare.
“Dua një familje të madhe. Është shumë e rëndësishme për mua”, ka thënë ajo në një podcast në mars.
Ajo dhe Jake, djali i këngëtarit Jon Bon Jovi, u fejuan në vitin 2023 dhe u martuan në një ceremoni private në maj 2024.
Millie ka theksuar se ndonëse karriera është e rëndësishme për të, ndërtimi i një familjeje mbetet një prioritet personal. /Telegrafi/
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi se Marina ukrainase ka kryer me sukses një goditje të saktë ndaj një baze ruse të dronëve, e vendosur në aeroportin Kherson, në territorin e pushtuar të Krimesë.
Ky sulm përbën një tjetër hap të rëndësishëm në përpjekjet e vazhdueshme të Ukrainës për të goditur infrastrukturën ushtarake ruse në zonat e pushtuara dhe për të dobësuar kapacitetin zbulues të armikut në rajonin e Detit të Zi.
Sipas informacionit të shpërndarë, si rezultat i kësaj goditjeje janë shkatërruar deri në tre dronë Mohajer-6 dhe dy dronë Forpost.
Ukrainian forces destroy Russian drone base in Crimea
The General Staff reported that Ukraine’s Navy struck a Russian drone base at the Khersones airfield in occupied Crimea.
The strike destroyed up to three Mohajer-6 and two Forpost UAVs — drones Russia had been using for… pic.twitter.com/APWfbboDFz
Këto mjete ajrore pa pilot janë përdorur nga Rusia për misione zbulimi dhe mbikëqyrjeje në hapësirën ajrore të Detit të Zi, duke përbërë një komponent të rëndësishëm të inteligjencës ushtarake ruse në rajon. Shkatërrimi i tyre paraqet një goditje të ndjeshme për aftësitë operacionale të forcave ruse.
Në përpjekje për të fshehur humbjet dhe për të qetësuar opinionin publik, gjatë natës së 21 gushtit, autoritetet okupuese ruse, përmes guvernatorit të instaluar në Sevastopol, Mikhail Razvozhayev, pretenduan se shpërthimet që u dëgjuan ishin rezultat i një stërvitjeje të planifikuar të Flotës së Detit të Zi.
Megjithatë, ky shpjegim u prit me dyshim të madh nga përdoruesit e rrjeteve sociale dhe vëzhgues të pavarur, të cilët vunë në pikëpyetje versionin zyrtar, duke sugjeruar se ishte një përpjekje për të fshehur realitetin e sulmit ukrainas dhe dëmet e shkaktuara. /Telegrafi/
Paris Saint-Germain po përshpejton pastrimin e skuadrës në javën e fundit të afatit kalimtar, duke synuar largimin e shtatë lojtarë të padëshiruar nga trajneri Luis Enrique.
Pas fitores së tyre në Superkupën e Evropës dhe ndeshjeve të para të Ligue 1, fokusi zhvendoset në një spastrim të skuadrës që do të shihte largimin e më shumë se një gjysmë skuadre yjesh të padëshiruar.
Mesfushori Renato Sanches shkon te Panathinaikos në formë huazimi pa para, duke u ribashkuar me ish-trajnerin Rui Vitoria pasi bisedimet me Trabzonspor dështuan për shkak të historisë së tij të dobët të lëndimeve.
Carlos Soler po negocion një huazim te Ajaxi me opsion blerjeje. PSG nuk do ta mbulojë pagën e tij, ashtu siç nuk e bëri kur ai iu bashkua West Ham dimrin e kaluar.
Marco Asensio ka rënë dakord për një marrëveshje tre-vjeçare me Aston Villan për 12.9 milionë funte dhe do të kthehet në klubin ku kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar si huazim.
Fituesi i medaljes së artë olimpike, Arnau Tenas, i jep përparësi një transferimi te Villarreali, me PSG-në që e vlerëson portierin me 6 milionë euro pasi ai është në vitin e fundit të kontratës së tij.
Larja e rrobave është pjesë e rutinës javore për shumicën e njerëzve, megjithatë, frekuenca ndryshon në varësi të stilit të jetesës së secilit.
Shpesh lindin debate për mënyrën më efektive të larjes: A duhet zgjedhur një cikël i gjatë dhe me ujë të nxehtë për të maksimizuar fuqinë pastruese, apo një cikël i shkurtër dhe me ujë të ftohtë për të kursyer energji dhe para?
Sipas një studimi të publikuar nga Universiteti i Leeds, në bashkëpunim me Procter & Gamble, mënyra më e mirë për të mbajtur rrobat të pastra dhe të freskëta është larja me ciklin më të shkurtër dhe në temperaturën më të ulët të mundshme.
Ky studim, i botuar në revistën Dyes and Pigments, zbuloi se larja në cikël të shkurtër dhe me ujë të ftohtë jo vetëm që ruan cilësinë e rrobave për një kohë më të gjatë, por gjithashtu kursen sasi të konsiderueshme të energjisë elektrike.
Studiuesit shpjegojnë:
“Larja e rrobave përbën një pjesë të madhe të konsumit total të energjisë që lidhet me një produkt tekstili, ndaj reduktimi i kohës dhe temperaturës së larjes është i dëshirueshëm”.
“Larja në 30°C në vend të 40°C kursen rreth 40% të energjisë për çdo cikël larjeje, ndërsa larja në 20°C në vend të 40°C kursen rreth 66% të energjisë për çdo larje”.
Ata shtuan:
“U vu re një humbje shumë më e madhe e ngjyrës dhe një transferim më i madh ngjyre gjatë një cikli larjeje prej 85 minutash në 40°C, krahasuar me një cikël të shkurtër dhe të ftohtë (25°C; 30 minuta)”.
“Këto rezultate tregojnë se larja në temperatura më të ulëta dhe me kohë më të shkurtër mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në zgjatjen e jetës së veshjeve, si dhe në uljen e çlirimit të ngjyruesve dhe mikrofibrave në mjedis – përveç kursimeve në energji”.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla nga radhët e Listës Guxo është deklaruar sot lidhur me raportimet e mëhershme në media se është dëshmitare në Hagë.
Ajo theksoi se është fushatë që bëhet për denigrimin dhe baltosjen e personalitetit të saj.
“…Nuk jam dëshmitare e Hagës…Pyetni avokatët e të akuzuarve në Hagë se ku figuron emri im, në cilën dëshmi figuron emri im… Është keq kur fushatën kundër një ministri e bazon në gënjeshtra… Sot e tutje do të marr hapa ligjor kundër secilit që pretendon publikisht se unë kam dërguar dëshmi në Hagë ose jam dëshmitare…Ndoshta nuk e kanë ditur në fillim të procesit, por sot gjithkush e dinë sepse trajtimi i dëshmive nga ana e akuzës ka përfunduar”, tha Gërvalla.
Ajo po ashtu foli edhe për kontributin e saj në luftën çlirimtare.
“Edhe diçka të gjithë ata që më sulmojnë në publik si anti-UÇK duhet të maten fort mirë, sepse mund t’ju dalë që historia të tregojë se kur unë kam kontribuar në luftën çlirimtare si person dhe strukturë disa të tjerë ende kanë qenë duke pirë qumësht”, shtoi Gërvalla. /Telegrafi/
Furnizimi me naftë të papërpunuar për Hungarinë sërish është ndërprerë pas një sulmi ndaj tubacionit “Druzhba” në kufirin mes Rusisë dhe Bjellorusisë.
Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto konfirmoi se ky ishte tashmë sulmi i tretë ndaj “Druzhba” në një periudhë të shkurtër.
“Mbrëmë morëm lajmin se tubacioni sërish u sulmua – për herë të tretë brenda një kohe të shkurtër. Dërgesat e naftës së papërpunuar drejt Hungarisë sërish janë pezulluar”, reagoi ai.
Ndërkohë, ulmi u krye nga regjimenti i 14-të i Forcave të Dronëve të Ukrainës, nën komandën e Robert Brovdi (Madyar).
Ky është tashmë sulmi i tretë ndaj objektit në Unecha gjatë muajit gusht.
Sulmet e mëparshme ndodhën më 6 dhe 13 gusht, ndërsa më 18 gusht dronët ukrainas goditën stacionin “Nikolskoye” në rajonin Tambov, duke ndërprerë përkohësisht eksportin e naftës drejt Evropës përmes gazsjellësit “Druzhba”.
Ndryshe, gazsjellësi “Druzhba” mbetet jetik për regjimin e presidentit bjellorus, Alexander Lukashenkos, pasi furnizon me naftë të papërpunuar rafineritë Mozyr dhe Novopolotsk në Bjellorusi. /Telegrafi/
Numërimi mbrapsht ka nisur dhe emocionet veçse po rriten. Më 6 shtator 2025, Prizreni nuk do të jetë thjesht qyteti më i bukur i Ballkanit – do të shndërrohet në qendrën e energjisë, sportit dhe komunitetit me High Scardus Ultra, ngjarjen më të madhe malore të vitit.
Ky edicion i katërt është më shumë se një garë: është një ritual modern që bashkon njeriun me malin, trupin me shpirtin, kulturën me natyrën. Malet e Sharrit, me madhështinë dhe bukuritë e tyre, do të jenë arenë e një aventure që e vendos Kosovën në hartën e ngjarjeve sportive ndërkombëtare.
Por surpriza më e madhe është fundi i kësaj rruge spektakolare: Kalaja e Prizrenit, ku historia dhe emocionet do të shkrihen në një festë të paharrueshme.
Nga ora 13:00 – 17:00, muret e lashta do të gjallërohen me muzikë, atmosferë festive dhe prezantime nga klubet, organizatat dhe komunitetet që i japin jetë sportit, kulturës dhe natyrës.
Aty, garuesit do të ndajnë emocionet e triumfit, ndërsa publiku do të bëhet pjesë e një momenti që mbetet gjatë në kujtesë.
Ky është momenti yt:
-Regjistrohu si garues në një nga aventurat më epike malore – 10 km | 35 km | 56 km
Një superkompjuter i publikuar nga mediumi The Sun ka përpunuar shifrat pas ndeshjeve të xhiros hapëse të Ligës Premier dhe ka prodhuar një parashikim të plotë të tabelës për sezonin 2025/26.
Në parashikimin e fundit të bërë nga superkompjuteri, parashikohet një pikëllim për Arsenalin, i cili pritet të përfundojë me pikë të barabarta (86 pikë) me Manchester Cityn, por humbet titullin për shkak të diferencës së golave.
Liverpooli pritet të renditet i treti me 80 pikë, gjashtë pikë pas liderëve, ndërsa Aston Villa pritet të sigurojë vendin e fundit që i dërgon në Ligën e Kampionëve, duke zënë një vend para Newcastle United.
Chelsea parashikohet të sigurojë vendin e gjashtë dhe një kualifikim në Ligën e Evropës, me Manchester United që gëzon një kërcim të madh duke arritur në vendin e shtatë pas vendit të 15-të vitin e kaluar.
Parashikimi sipas superkompjuterit të The Sun
Crystal Palace, Nottingham Forest dhe Brighton gjithashtu pritet të përfundojnë në pjesën e parë të tabelës, megjithëse diferenca e golave është shumë e vogël.
Nga ana tjetër, Tottenham Hotspur pritet të përfundojë në vendin e 11-të, ndërsa Everton dhe Bournemouth do të jenë pas tyre në pozitën 12-të dhe 13-të.
Pozitat 14-të, 15-të dhe 16-të janë parashikuar të arrihen nga Brentford, Leeds United dhe Fulham.
Sunderland parashikohet të mbijetojë me diferencë shumë të vogël golash, duke i dërguar Wolveraporton Wanderers në Championship së bashku me Burnley dhe West Ham United. /Telegrafi/
Një banore e moshuar e Tetovës raportoi se ishte viktimë e një mashtrimi telefonik në lidhje me një aksident të pretenduar të vajzës së saj. Bëhet fjalë për një 79-vjeçare banore e Tetovës, e cila sipas raportit të policisë, ishte mashtruar me 16,000 euro dhe 10,700 franga zvicerane, njoftoi Ministria e Brendshme.
“Personi e kontaktoi atë me telefon, u prezantua si mjek dhe i tha se vajza e saj kishte shkaktuar aksident rrugor, në të cilin pësoi lëndime të rënda dhe se duhet të paguante për ndërhyrjen e nevojshme kirurgjikale. Siç raportohet, ajo ia hodhi paratë një personi nga ballkon, dhe më vonë zbuloi se ishte mashtruar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.
Ministria e Brendshme thotë se po merren masa për të sqaruar rastin.
Lidhur me mashtrimet e shpeshta telefonike në lidhje me aksidentet e dyshuara rrugore, Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski tha se shënjestra janë qytetarët e moshuar. Ai paralajmëroi për kujdes më të madh dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’i raportojnë këto raste në polici.
Denzel Dumfries ka konfirmuar edhe njëherë vendosmërinë e tij për të vazhduar aventurën me Interin.
Në një intervistë për DAZN, mbrojtësi holandez theksoi se gjatë verës nuk ka menduar kurrë për një largim, pavarësisht spekulimeve të shumta në tregun e transferimeve.
“Për mua ka qenë gjithmonë e qartë: doja të qëndroja te Interi dhe e di që edhe klubi mendonte njësoj. Shumë kanë folur për një transferim timin, por unë nuk kam pasur kurrë dyshime. Jam shumë i lumtur këtu dhe dua të vazhdoj në Milano”, ka thënë fillimisht Dumfries.
Tutje, Dumfries ka folur për sezonin e kaluar, të cilin e ka cilësuar si të vështirë.
“Ishte një vit i vështirë, bëmë gjithçka për të fituar sa më shumë trofe. U ndalëm ndaj PSG-së pas një rruge të madhe, por atë mbrëmje ata ishin më të mirë. Jemi krenarë për atë që arritëm dhe tani duhet të nisim sërish nga aty”.
Dumfries foli edhe për konkurrencën në krahë me prurjen e re, Luis Henrique, si dhe ardhjen e trajnerit Christian Chivu.
“Luis Henrique është i shpejtë, dinamik dhe i fortë. Te Interi konkurrenca nuk mungon kurrë: e kam pasur me Darmian, Cuadrado dhe Buchanan. Është e vështirë, por kjo të bën të japësh maksimumin për skuadrën”.
“Po punojmë më shumë se më parë, seancat janë më të gjata. Është herët për krahasime me Inzaghin, por jam i impresionuar: është pranë lojtarëve dhe flet shumë me grupin, një gjë që e adhuroj. Mezi pres të punoj me të, është i ri dhe i talentuar”, nënvizoi holandezi.
Në fund, holandezi zbuloi raportin e dy bashkëlojtarëve, Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglun, teksa tha disa fjalë edhe për sezonin e ri që fillon këtë fundjavë.
“Isha i qetë, e di që të dy janë lojtarë me mentalitet fitues dhe konkurrues. Ata u sqaruan mes tyre dhe me grupin. Ne jemi të bashkuar si familje. Te Interi nuk mjafton të mos fitosh tituj, ndaj po punojmë për ta ngritur nivelin”.
“Sezoni i ri? Sipas meje, ne jemi favoritët sepse jemi një skuadër e madhe. Vitin e kaluar humbëm disa raste të rëndësishme, por kemi mësuar. Tani duhet ta tregojmë forcën tonë dhe të përdorim urinë për të arritur te titulli i kampionit”, përfundoi mbrojtësi i Interit. /Telegrafi/
Nga: Isla Phillips-Ewen / Daily Art Magazine
Përkthimi: Telegrafi.com
Kjo tablo e vogël (9.5 me 12.5 centimetra) me vaj në kanavacë nga J. M. W. Turner, përmban gjëra të mëdha: peizazhe të mëdha, rrëfime të mëdha dhe qiej të mëdhenj. Është një skenë e imagjinuar nga Roma e shekullit të parë: largimi i Ovidit drejt mërgimit të tij të famshëm.
Joseph Mallord William Turner (1775–1851), si i suksesshëm gjatë jetës, udhëtoi shumë. Ai e vizitoi Italinë në vitin 1819 dhe më 1828, ndërsa Roma ishte subjekti i shumë pikturave të tij.
J. M. W. Turner, Roma nga Mali Aventin, 1835
Përveç skenave bashkëkohore dhe peizazheve tokësore e detare, Turner krijoi edhe piktura historike, letrare dhe mitologjike. Në Italia e lashtë – Ovidi i dëbuar nga Roma, një përzierje tempujsh, harqesh triumfale dhe statujash nga periudha të ndryshme formojnë këtë paraqitje të Romës së shekullit të parë. Vetë tema – historia e dëbimit të Ovidit – është një përzierje e barabartë e legjendës dhe faktit historik.
Mërgimi i Ovidit
Ovid Publio Naso (43 p.e.s.–17/18 e.s.) shkroi historinë e tij tragjike të mërgimit të mjerë në tre libra poetikë (Tristia, Ex Ponto, dhe Ibis). Kjo skenë e perëndimit diellit është shembull i shkëlqyer i përdorimit të së verdhës në pikturat e Turnerit. Edhe pse në fillim kritikët e tallnin për faktin që e përdorte ngjyrën e verdhë kudo, ajo u bë shpejt shenjë dalluese e mjeshtërisë së tij.
J. M. W. Turner, Lindja e diellit me përbindësha deti (e papërfunduar), rreth vitit 1845
Në poezinë e mërgimit, Ovidi i kushtoi një poemë të tërë (Tristia 1.3) natës emocionale të largimit të tij nga Roma. Edhe pse Ovidi përshkruan një natë të errët, perëndimi i diellit te Turneri paraqet një atmosferë të duhur. Me detajet e turbullta dhe diellin e shndritshëm që perëndon, tabloja e Turnerit ngjan si një lamtumirë e denjë për Epokën e Artë.
Varri i Ovidit
Në këndin e majtë poshtë kësaj tabloje shohim një varr me emrin e plotë të Ovidit (Ovid Publius Naso), kështu që, qartazi, kjo nuk është pikturë “realiste”. Ovidi po largohet nga Roma, jo i vdekur! Për më tepër, vendndodhja e varrit të tij është e panjohur, ndonëse dihet se ndodhet diku buzë Detit të Zi.
Ovidi, i cili vdiq pas rreth një dekade në mërgim, shpesh shkruante për vdekjen e vet dhe për mallin se nuk do të mund të prehej në qytetin e dashur të Romës. Megjithatë, trashëgimia e tij – letërsia dhe arti që ajo frymëzoi – është më e vlefshme se çdo varr i vërtetë; ndoshta Turneri e kishte kuptuar këtë.
Vepra e Turnerit e ekspozuar më 1838
Misteri
Përshkrimi i largimit të Ovidit, nga Turneri, është i paqartë. Cila figurë është Ovidi? A ndodhet ai në pikturë? Me krijimtarinë poetike të Ovidit, e cila flet përmes narratorëve jo gjithmonë të besueshëm, por të njohshëm, dhe me poezinë e tij në vetën e parë nga mërgimi, pyetja “Kush është Ovidi?” është shumë e duhur.
Ka gjithashtu mister edhe rreth shkakut të dëbimit të Ovidit nga perandori romak August. E vetmja gjurmë është një fjali prej tri fjalësh: carmen et error – një këngë dhe një gabim. Cila poezi ishte aq e diskutueshme që solli mërgimin? Çfarë bëri Ovidi të ishte kaq i pafalshëm?
Romantizmi
Turneri, si Ovidi që shkroi mijëra vargje për temën e dashurisë, mund të përshkruhet si romantik. Termi i artit, Romantizëm, i referohet periudhës në artin perëndimor mes viteve 1780 dhe 1830. Emocionet shfaqshin haptas në kontrast me idetë tradicionale të përmbajtjes klasike. Në artin britanik, Turneri njihet për përqafimin e romantizmit përmes paraqitjes së natyrës.
J. M. W. Turner, Stuhi bore – anije me avull pranë hyrjes në port, ekspozuar më 1842
Italia e lashtë – Ovidi i dëbuar nga Roma padyshim pasqyron një emocion: shihni figurat, pozat e ndryshme të të cilave shfaqin një gamë ndjenjash që shkojnë nga ankthi te dëshpërimi e trishtimi.
Qiejt më të bukur në gjithë Evropën
Ashtu si në shumë piktura të Turnerit, Italia e lashtë – Ovidi i dëbuar nga Roma është përqendruar në një qiell të madhërishëm dhe ujërat poshtë tij (lumi Tiber apo det – zgjidhni ju). Dhe, për ata që nuk e lexojnë sipërfaqshëm, është e qartë që Taneti nuk ndodhet në Romë. Përkundrazi, është në Kent. Turneri ishte i dashuruar me dritën në këtë zonë të botës.
J. M. W. Turner, Margejti, rreth vitit 1832.
Ku, pra, pos pikërisht në këtë qytet të Margejtit, ai jetoi kur zgjodhi të largohej nga Londra, por megjithatë që të mos udhëtojë.
– John Ruskin, shkrimtar dhe kritik arti me ndikim
Poezia në pikturë
J. M. W. Turner, Margejti nga deti, peshkimi me rrjeta
Në veçanti, deti dhe qielli i Margejtit (ku ai shkoi në shkollë dhe ku sot ndodhet muzeu “Turner”) qenë një frymëzim i madh për të. Ashtu siç janë edhe për artisten bashkëkohore Tracey Emin, e cila gjithashtu vjen nga ky qytet i Kentit.
Ndërsa Turneri dhe Emini i shpëtonin mjegullës së Londrës për të marrë frymë në ajrin e pastër të Margejtit, Ovidi mallëngjehej për qytetin e tij të dashur – nga mërgimi buzë Detit të Zi. /Telegrafi/
Reperi i njohur shqiptar, Marin, ka ndarë lajmin tragjik të humbjes së djalit të tij të vogël.
Ai publikoi një postim emocional në Instagram Story, ku shprehu dhimbjen e thellë dhe zemërthyerjen për këtë ngjarje të papritur.
“Kjo duhej të ishte një lajm i bukur shtatzënie, por fatkeqësisht nuk është. Të mërkurën në mëngjes humbëm djalin tonë të vogël. Disa njerëz vetëm ëndërrojnë engjëj, por ne patëm nderin të mbajmë një të tillë në krahët tanë. Jemi të shkatërruar dhe zemërthyer – askush nuk duhet të ndjejë këtë dhimbje. Këto ditë kanë qenë jashtëzakonisht të vështira dhe po përpiqemi t’i marrim gjërat ditë pas dite, duke ecur përpara sa më mirë që mundemi”, shkruante reperi në postimin e tij.
Ai gjithashtu falënderoi publikisht të gjithë për mbështetjen dhe dashurinë që ka marrë gjatë kësaj periudhe të vështirë.
“Dua t’i falënderoj të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen që na keni dhënë në këtë kohë të errët. Derisa të shihemi sërish, engjëlli im, do të na mungosh çdo ditë. Për njeriun më të fortë dhe gruan më të mrekullueshme që ka ekzistuar ndonjëherë, Alba – ne nuk ndalemi kurrë, sepse jemi të bekuar nga Zoti”, përfundonte shkrimi.
Foto: Marin/InstaStory
Ky postim ka prekur thellë fansat dhe publikun shqiptar, të cilët kanë shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tyre për reperin dhe familjen e tij në këtë moment të dhimbshëm. /Telegrafi/
Interneti i mban mend të gjitha, sidomos deklaratat në media dhe mesazhet në rrjetet sociale.
Nëse betoheni para publikut se kurrë në jetën tuaj nuk keni bërë diçka dhe ata gjejnë që para 20 vitesh keni thënë diçka krejtësisht tjetër – atëherë jeni vetë fajtor.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 21 gusht gjatë vizitës në hapësirat e rinovuara të SNS-së në Palilula, foli për “ndryshime të mrekullueshme” që na presin dhe se populli do të jetë i entuziazmuar me hapat që do të ndërmarrë shteti, raporton nova.rs.
Vuçiq, përveç temave tashmë të zakonshme si mbrojtja e Serbisë dhe fyerja e qytetarëve, foli edhe për gjëra të përditshme – ndër të tjera edhe një gënjeshtër duke thënë “se nuk ka qenë kurrë në ndonjë kazino”.
“Mendoj se kurrë nuk kam hyrë në një kazino. Ndoshta ndonjëherë, një herë, për dy minuta. Nuk jam i sigurt”, tha presidenti i Serbisë.
Megjithatë, Vuçiq, duke qenë mysafir në emisionin “Utisak nedelje” në vitin 2004, ka folur për vendosje të basteve sportive.
“Pasi që luan në Espanyol dhe Celta, unë vë bast kundër atyre klubeve, zakonisht fitoja”, kishte thënë Vuçiq si përgjigje në një debat me Savo Milosheviqin, ish-reprezentuesin serb të futbollit. /Telegrafi/
MPB njofton se një person nga Velesi është ndaluar nga policia për shkaktim të zjarrit në një hapësirë të hapur
“Më 21.08.2025 në orën 20:20 në fshatin Orizari i Epërm, Veles, policia nga SPB-Veles ndaluan E.L. (46) nga fshati, duke vepruar në bazë të një njoftimi të mëparshëm se ai kishte ndezur zjarr në një bar të thatë në një zonë të hapur në fshat.
Zjarri u shua nga një ekip i SPB-Veles, dhe nuk pati të lënduar.
E.L. u ndalua në stacionin policor, u njoftua prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet një kallëzim përkatës”, thonë nga MPB./Telegrafi/
Tottenham Hotspur po përgatit një ofertë prej 80 milionë eurosh për të transferuar mesfushorin argjentinas Nico Paz, i cili aktualisht luan te Como në Serie A.
Klubi londinez kërkon të përforcojë repartin sulmues pas dëmtimit serioz të James Maddison, organizatorit kryesor të skuadrës.
Pas dështimeve për të nënshkruar me Eberechi Eze dhe Morgan Gibbs-Ëhite, Tottenham tani e ka kthyer vëmendjen nga Nico Paz.
19-vjeçari ka shkëlqyer në Itali nën drejtimin e Cesc Fabregas, duke shënuar 9 gola dhe dhënë 6 asistime në 35 ndeshje, dhe është cilësuar si një nga talentet më premtues në Evropë.
Megjithëse Como ka të drejtën për të negociuar, Real Madrid mban ende kontroll mbi të ardhmen e lojtarit. Klubi spanjoll ka përfshirë në marrëveshjen e shitjes klauzola që i japin të drejtë rikthimi apo ndërhyrjeje në çdo transferim të mundshëm.
Presidenti Florentino Perez ende e sheh Pazin si një projekt afatmesëm për Realin, ndaj çdo lëvizje nga Tottenhami mund të hasë rezistencë.
Përveç Tottenhamit, edhe Juventusi dhe Atletico Madridi kanë shfaqur interes për Nico Paz, por nuk kanë bërë lëvizje konkrete deri tani.
Tottenhami është klubi më i vendosur për ta marrë lojtarin menjëherë, për shkak të nevojës urgjente për një mesfushor krijues para mbylljes së afatit kalimtar.
Klubi londinez po shpreson që me ofertën e majme të bindë Comon dhe të vërë Real Madridin përballë një vendimi: të rikthejë Nico Pazin, apo ta lejojë të largohet përfundimisht në Ligën Premier.
Marrëveshja nuk është e lehtë, por Tottenhami është i gatshëm të rrezikojë për të zëvendësuar Maddisonin dhe për të forcuar skuadrën për Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/