Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 11 August 2025BoldNews

Çfarë kërkon Putin nga takimi me Trump-in që do mbahet në Alaskë

11 August 2025 at 20:53

Alaska, vendi i përzgjedhur për takimin mes Vladimir Putin dhe Donald Trump të premten, nuk mund të ishte më simbolik për mënyrën se si Kremlini e sheh botën. Ndryshe nga pushtimi ushtarak i rreth një të pestës së Ukrainës, shitja e Alaskës nga Rusia te SHBA-të në shekullin XIX nga perandori Aleksandri II ishte një […]

The post Çfarë kërkon Putin nga takimi me Trump-in që do mbahet në Alaskë appeared first on BoldNews.al.

Tha PO! Cristiano Ronaldo propozon Georginën me unazën që po çmend rrjetin!

By: armand
11 August 2025 at 20:41

Cristiano Ronaldo i ka propozuar Georgina Rodríguez për martesë pas tetë vitesh lidhjeje, duke emocionuar fansat në mbarë botën. Lajmi u konfirmua përmes një postimi në Instagram, ku Georgina ndau një foto të dorës së saj mbi dorën e Ronaldos, duke ekspozuar një unazë me diamant oval. Ajo e shoqëroi imazhin me fjalët: “Po, dua. […]

The post Tha PO! Cristiano Ronaldo propozon Georginën me unazën që po çmend rrjetin! appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti i trefishtë te Rruga e Arbrit, 3 të plagosur

By: Elva
11 August 2025 at 20:37

Policia ka dalë me njoftim zyrtar për aksidentin që ndodhi pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit, brenda tunelit pranë “Urës së Vashës”, në fshatin Fshat të Klosit. Sipas njoftimit të uniformave blu, rreth orës 18:00 janë përplasur tre automjete me drejtues shtetasit L.R., K.A. dhe I.Z. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar […]

The post Aksidenti i trefishtë te Rruga e Arbrit, 3 të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Fushë Arrëz/ Kryebashkiaku: Ministrit i çova mesazh për ndërhyrje nga ajri, asnjë reagim

11 August 2025 at 20:34

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në fshatin Xath të Fushë-Arrëzit, ku flakë gjigande kanë hyrë në brendësi të fshatit dhe po përparojnë drejt banesave. Situata u vështirësua në mbrëmje, pasi era përhapi me shpejtësi flaket. Policia evakuoi banorët dhe bagëtitë nga fshati. Gjithashtu, është bllokua rruga Fushë Arrëz-Bajram Curri. […]

The post Zjarri në Fushë Arrëz/ Kryebashkiaku: Ministrit i çova mesazh për ndërhyrje nga ajri, asnjë reagim appeared first on BoldNews.al.

Situata e zjarreve në vend: 30 vatra aktive në 24 orët e fundit

By: Elva
11 August 2025 at 20:21

Në vend vazhdojnë të jenë aktive 30 vatra zjarri në disa qarqe, duke përfshirë Vlorën, Lezhën, Dibër, Berat, Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Elbasan, Shkodër dhe Kukës. Në Vlorë, zjarret kanë përfshirë fshatra si Krane, Bolenë, Tërbaç dhe Lukovë, ndërsa situata në Poliçan është përkeqësuar me evakuime në disa zona për shkak të flakëve pranë banesave. Në […]

The post Situata e zjarreve në vend: 30 vatra aktive në 24 orët e fundit appeared first on BoldNews.al.

Tirana ndërhyn në merkato, prezanton dy sulmues për sezonin e ri

By: armand
11 August 2025 at 20:16

Klubi i Tiranës ka bërë zyrtar afrimin e dy sulmuesve. Fillimisht erdhi njoftimi për spanjollin Viktor Fernandez. 27-vjeçari i lindur në Barcelonë, ka kaluar eksperienca në klube spanjolle, rumune, greke e qipriote në karrierën e tij para se te mbetej lojtar i lirë e të pranonte ofertën që i bënë bardheblutë për t’iu bashkuar projektit […]

The post Tirana ndërhyn në merkato, prezanton dy sulmues për sezonin e ri appeared first on BoldNews.al.

Skema e mashtrimit/ Si Familja e Blendi Gonxhes përfiton nga investimet dhe pasuritë e shtetit

11 August 2025 at 20:05

Historia e heshtur e “çeljes dhe lulëzimit”, të një prej aferave ekonomiko-financiare, të familjes “Gonxhe”, më të korruptuar e të paprekshme nga drejtësia… Në vitin 2019, Blendi Gonxhe, i emëruar Drejtor i Shërbimeve të Transportit Rrugor, krijoi strukturën “AUTO-RETRO”, duke e shitur atë si një “ide inovative për mbajtjen gjallë të historisë automobilistike në Shqipëri”. […]

The post Skema e mashtrimit/ Si Familja e Blendi Gonxhes përfiton nga investimet dhe pasuritë e shtetit appeared first on BoldNews.al.

Aksident në aksin Fier–Tepelenë, dy persona të plagosur

By: Elva
11 August 2025 at 20:02

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin Fier–Tepelenë, në vendin e quajtur “Varibop”, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe janë nën kujdesin e stafit mjekësor.

The post Aksident në aksin Fier–Tepelenë, dy persona të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Superkupa e Europës/ PSG-Tottenham, “blindohet” Udine me forca të shumta policie

By: armand
11 August 2025 at 20:01

Udine do të jetë një qytet i izoluar për Superkupën e Europës, e cila do të luhet të mërkurën në mbrëmje në orën 21:00 në Stadio Friuli midis Paris Saint-Germain dhe Tottenham Hotspur. Ndeshja është klasifikuar si me rrezik jashtëzakonisht të lartë nga autoritetet italiane dhe ndërkombëtare, dhe për këtë arsye, shefi i policisë Pasquale […]

The post Superkupa e Europës/ PSG-Tottenham, “blindohet” Udine me forca të shumta policie appeared first on BoldNews.al.

Trump: Do të tentojmë t’i rikthejmë Ukrainës territorin e pushtuar nga Rusia

By: Elva
11 August 2025 at 19:57

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se do të tentojë t’ia kthejë Ukrainës një pjesë të territorit të vet në takimin që do ta ketë me presidentin rus, Vladimir Putin më 15 gusht. “Rusia e ka pushtuar një pjesë të madhe të Ukrainës. Ata e kanë pushtuar territorin kryesor. Ne do të tentojmë t’ia kthejmë […]

The post Trump: Do të tentojmë t’i rikthejmë Ukrainës territorin e pushtuar nga Rusia appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Makinat përplasen kokë më kokë në Rrugën e Arbrit, disa të plagosur

By: Elva
11 August 2025 at 19:00

Një aksident i fortë mes dy automjeteve ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Arbrit, pranë tunelit tek Ura e Vashës. Pamjet e publikuara nga JOQ Albania tregojnë përplasjen e fortë mes makinave, ndërsa dëshmitarët raportojnë se disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Burrelit. Aktualisht […]

The post VIDEO/ Makinat përplasen kokë më kokë në Rrugën e Arbrit, disa të plagosur appeared first on BoldNews.al.

PSG merr vendimin, Gianluigi Donnarumma do të largohet nga skuadra

By: armand
11 August 2025 at 18:50

PSG ka nxjerrë jashtë planeve portierin Gianluigi Donnarumma dhe vendimi i fundit lë pak vend për diskutime. Portieri italian, një nga protagonistët kryesorë të ecurisë fantastike që u kurorëzua me fitoren e Ligës së Kampioneve, është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen ndaj Totenhemit, të vlefshme për Superkupën e Europës. Parisienët kanë blerë Lukas Shevalie nga […]

The post PSG merr vendimin, Gianluigi Donnarumma do të largohet nga skuadra appeared first on BoldNews.al.

DeepSeek trazoi tregun dhe sfidoi dominimin amerikan në IA, por a ishte kjo një alarm fals?

By: armand
11 August 2025 at 18:43

Presidenti amerikan Donald Trump sapo kishte hyrë në javën e parë të mandatit të tij kur një aplikacion i ri kinez i inteligjencës artificiale, DeepSeek, trazoi Silicon Valley-n. Brenda natës, DeepSeek-R1 u bë aplikacioni më i shkarkuar falas në SHBA përmes Apple Store. Kompania pretendoi se biseduesi i tyre IA ishte në nivelin e ChatGPT, […]

The post DeepSeek trazoi tregun dhe sfidoi dominimin amerikan në IA, por a ishte kjo një alarm fals? appeared first on BoldNews.al.

Ministri izraelit i Mbrojtjes kërcënon liderin e Iranit: Përgatitu për sulme nga qielli

By: Elva
11 August 2025 at 18:38

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka bërë sërish deklarata të forta kundër Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei. Përmes një postimi në rrjetin social X, Katz i është drejtuar Khameneit duke thënë se kur të dalë nga bunkeri, duhet të “ngrejë sytë drejt qiellit” dhe të “dëgjojë me kujdes çdo zhurmë”, duke iu referuar […]

The post Ministri izraelit i Mbrojtjes kërcënon liderin e Iranit: Përgatitu për sulme nga qielli appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria digjet nga veriu në jug, shteti mban sehir! Në pritje të të huajve për të na shuar zjarret

11 August 2025 at 18:32

Rikthimi i temperaturave të larta, ka rikthyer edhe zjarret në vend, ku Shqipëria po djigjet nga veriu në jug, përfshirë edhe Tiranë, me dhjetëra vatra zjarri, teksa nuk po digjen vetëm pyje dhe kullota, por në rrezik janë vënë parqet kombëtare, banesat dhe fshatra të tërë. Sipas një raporti të dhënë nga Emergjencat Civile paraditen […]

The post Shqipëria digjet nga veriu në jug, shteti mban sehir! Në pritje të të huajve për të na shuar zjarret appeared first on BoldNews.al.

Inter ndalon negociatat për Lookman, Napoli pret zhvillimet

By: armand
11 August 2025 at 18:24

Saga e transferimit të Ademola Lookman nga Atalanta te Inter ka hyrë në një ngërç total. Pavarësisht interesit të madh të zikaltërve për sulmuesin nigerian, klubi bergamask nuk ka treguar gatishmëri për ta shitur tek një rival direkt në Serie A. Atalanta nuk pranon as të vendosë një çmim zyrtar, për të shmangur sinjalin se […]

The post Inter ndalon negociatat për Lookman, Napoli pret zhvillimet appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në zonën e minuar në Leskovik, shpërthejnë disa mina

By: Elva
11 August 2025 at 18:23

Një vatër zjarri ka përfshirë zonën e njohur si Piramida 12 në Leskovik, pranë kufirit me Greqinë. Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka nisur në tokën greke dhe po përparon drejt fshatit Kamenik në Shqipëri. Zona është e minuar që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe situata paraqitet problematike. Në zonë kanë nisur të ndodhin […]

The post Zjarr në zonën e minuar në Leskovik, shpërthejnë disa mina appeared first on BoldNews.al.

Ndërron jetë 15-vjeçari që u plagos në aksidentin te “Qafa e Koshovicës” në Fier

By: Elva
11 August 2025 at 17:58

Një 15-vjeçar që u plagos në aksidentin rrugor në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në Fier ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së premtes rreth orës 20:00. Automjeti humbi kontrollin, përmbys dhe mbeti i bllokuar pranë rrugës me katër persona të plagosur brenda. Nga mjeti nisi të dilte tym, […]

The post Ndërron jetë 15-vjeçari që u plagos në aksidentin te “Qafa e Koshovicës” në Fier appeared first on BoldNews.al.

PSG, luftë në skuadër për “Topin e Artë”! Hakimi i del kundër Dembeles: E meritoj unë më shumë

By: armand
11 August 2025 at 17:57

Pas një sezoni historik dhe triumfit në Ligën e Kampionëve, Paris Saint-Germain ka vendosur plot nëntë lojtarë në listën e ngushtë prej 30 emrash për çmimin prestigjioz “Topi i Artë”. Por, në dhomat e zhveshjes së Luis Enriques duket se nuk ka vetëm festë pasi kanë nisur përplasjet mes pretendentëve. Fillimisht, mbështetja në grup ishte […]

The post PSG, luftë në skuadër për “Topin e Artë”! Hakimi i del kundër Dembeles: E meritoj unë më shumë appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Flakët hyjnë në Parkun Natyror të Syrit të Kaltër, evakuohen turistët dhe bllokohet rruga

By: Elva
11 August 2025 at 17:44

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pranë Parkut Natyror të Syrit të Kaltër, ku flakët kanë kaluar rrugën Sarandë-Muzinë dhe po përparojnë drejt parkut, duke kërcënuar seriozisht këtë atraksion natyror. Flakët kanë arritur deri pranë parkingut të Syrit të Kaltër dhe përmasat e tyre janë alarmuese, raporton Sarandaweb. Si masë sigurie, janë evakuuar mbi […]

The post VIDEO/ Flakët hyjnë në Parkun Natyror të Syrit të Kaltër, evakuohen turistët dhe bllokohet rruga appeared first on BoldNews.al.

❌
❌