Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 July 2025Agjencia Telegrafike Shqiptare

SHBA – Trump gjobit Indinë për blerjen e energjisë nga Moska

UASHINGTON, 30 korrik /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se duke filluar nga 1 gushti, përveç vendosjes së tarifave prej 25% ndaj Indisë, ai do ta gjobisë vendin si “blerësi më i madh i energjisë” nga Rusia.

Presidenti amerikan e shkroi këtë në Truth pa e përcaktuar shumën e gjobës.

“Ne bëjmë pak tregti me ta sepse tarifat e tyre janë ndër më të lartat në botë dhe barrierat e tyre jotarifore janë më të lodhshmet dhe të urryeshmet”, shpjegoi Trump në mesazh.

India gjithashtu “ka blerë shumicën e pajisjeve të saj ushtarake nga Rusia dhe është klienti kryesor i naftës ruse, së bashku me Kinën”./ /os/

The post SHBA – Trump gjobit Indinë për blerjen e energjisë nga Moska appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MOLDAVI – Sandu paralajmëron për rrezikun e ndërhyrjes ruse përpara zgjedhjeve

30 July 2025 at 21:40

KISHINEV, 30 korrik /ATSH/- Presidentja moldave, Maia Sandu tha sot se korrupsioni zgjedhor dhe financimi i paligjshëm i jashtëm nga Rusia ishin kërcënimet më të mëdha për zgjedhjet parlamentare më 28 shtator, akuza që Moska i ka mohuar, sipas “Reuters”.

Votimi mund ta bëjë Partinë e Veprimit dhe Solidaritetit të Sandu, të humbasë shumicën në asamblenë e ish-shtetit sovjetik, i cili shtrihet midis Ukrainës dhe Rumanisë.

“Federata Ruse dëshiron të kontrollojë Republikën e Moldavisë nga vjeshta e tutje dhe po përgatitet për ndërhyrje të paprecedentë në zgjedhjet e shtatorit”, tha Sandu në një konferencë për shtyp, në Kishinev.

Sandu tha se Kremlini po planifikon fushata për manipulimin e informacionit dhe sulme kibernetike, dhe protesta “të dhunshme”, ndërsa kërkon gjithashtu të shfrytëzojë strukturat tradicionale fetare.

Ajo akuzoi dy forcat kryesore të opozitës se po përfitonin nga planet e Moskës për të privuar Partinë e saj të Qendrës së Djathtë për Veprim dhe Solidaritet (PAS) nga shumica e saj parlamentare.

Sandu iu referua Ilan Shor,  politikani pro-rus në arrati, i cili sipas saj po drejton një “grup kriminal” që synon të destabilizojë vendin me anë të protestave dhe “krijimit të rrjeteve të blerjes së votave”. //a.i/

 

 

The post MOLDAVI – Sandu paralajmëron për rrezikun e ndërhyrjes ruse përpara zgjedhjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEL AVIV – Ministri izraelit propozon aneksimin e zonave në Gazë për të ushtruar presion mbi Hamasin

30 July 2025 at 21:39

TEL AVIV, 30 korrik /ATSH-DPA/- Izraeli mund të kërcënojë të aneksojë pjesërisht Rripin e Gazës me qëllim që të rrisë presionin mbi grupin militant palestinez Hamas gjatë negociatave për armëpushim, tha sot Zeev Elkin, anëtar i Kabinetit të Sigurisë së Izraelit.

Elkin vuri në dukje se Hamasi po i vononte negociatat.

“Gjëja më e dhimbshme për armiqtë tanë është humbja e tokës”, shtoi ai, duke theksuar mundësinë e dhënies së një ultimatumi Hamasit me qëllim arritjen e një marrëveshjeje.

Një ultimatum i tillë do të ishte një mjet i rëndësishëm për të ushtruar presion.

Disa ditë më parë, media izraelite raportoi se qeveria po diskutonte aneksimin gradual të Rripit të Gazës me qëllim që të rriste presionin mbi Hamasin.

Kohët e fundit, ministrat e ekstremit të djathtë në qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu shprehën pakënaqësinë e tyre për rifillimin e dërgesave më të mëdha të ndihmës në Rripin e Gazës.

Netanyahu gjithashtu dëshiron të qetësojë partnerët e tij të koalicionit ultra të djathtë me planet.

Negociatat indirekte midis Izraelit dhe Hamasit thuhet se kanë ngecur.

Propozimi i fundit në tryezën e negociatave ishte për një armëpushim 60-ditor.

Gjatë kësaj kohe, Hamasi do të lironte 10 nga 20 pengjet që ishin ende gjallë në Rripin e Gazës.

Stacioni televiziv N12 dhe gazetari izraelit, Barak Ravid raportuan se Izraeli u kishte dhënë dje ndërmjetësve një përgjigje për kërkesat e fundit të Hamasit. //a.i/

 

 

The post TEL AVIV – Ministri izraelit propozon aneksimin e zonave në Gazë për të ushtruar presion mbi Hamasin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump nënshkruan urdhrin për zbatimin e tarifës shtesë prej 40% ndaj Brazilit

30 July 2025 at 21:10

UASHINGTON, 30 korrik /ATSH/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që zbaton një tarifë shtesë prej 40% ndaj Brazilit, duke e çuar shumën totale të tarifës në 50%, tha sot Shtëpia e Bardhë, sipas CNN.

Shtëpia e Bardhë përmendi politikat e fundit të Brazilit si arsye për rritjen e tarifave, duke deklaruar se administrata Trump nuk ishte dakord me to.

Trump paralajmëroi më herët se do të vendoste tarifën prej 50% ndaj Brazilit që do të hynte në fuqi më 1 gusht – në një letër që i dërgoi këtë muaj presidentit të vendit, Luiz Inacio Lula da Silva.

Në atë letër, Trump paralajmëroi se do të vendoste një tarifë të lartë nëse Brazili nuk do të përfundonte gjyqin e tij kundër ish-presidentit të krahut të djathtë, Jair Bolsonaro.

Urdhri që Trump nënshkroi sot, i cili rrit tarifën e Brazilit me 40%, akuzon qeverinë braziliane për “shkelje serioze të të drejtave të njeriut që kanë minuar shtetin e së drejtës në Brazil”.

“Në një deklaratë të veçantë presidenciale, Trump vendosi tarifa universale prej 50% ndaj importeve të produkteve gjysmë të gatshme të bakrit dhe produkteve derivate me përmbajtje intensive bakri”, tha Shtëpia e Bardhë.

Ajo e karakterizoi këtë veprim si kritik për sigurinë kombëtare të SHBA-së, duke thënë se Trump po i barazonte kushtet e lojës bizneseve amerikane për të mbështetur një industri të fortë vendase të bakrit.

Këto tarifa të reja do të hyjnë në fuqi më 1 gusht dhe përfshijnë përjashtime për produktet e bakrit që tashmë i nënshtrohen tarifave të presidentit për automjetet. //a.i/

 

The post SHBA – Trump nënshkruan urdhrin për zbatimin e tarifës shtesë prej 40% ndaj Brazilit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FRANCË – Macron kritikon marrëveshjen tregtare BE-SHBA

30 July 2025 at 20:51

PARIS, 30 korrik /ATSH/- Presidenti francez, Emmanuel Macron kritikoi sot marrëveshjen kornizë të arritur të dielën midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë se kjo tregonte se blloku nuk kishte arritur të “frikësohej” nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sipas “Reuters”.

“Për të qenë i lirë, duhet të të frikësojnë. Nuk na frikësuan mjaftueshëm”, tha Macron.

“Edhe pse marrëveshja tregtare e Bashkimit Evropian me SHBA-në u jep bizneseve franceze vizibilitetin e nevojshëm për të investuar, ky ishte vetëm hapi i parë dhe se do të vazhdojmë të negociojmë”, tha presidenti francez.

“Tani më shumë se kurrë, është e rëndësishme të përshpejtohet axhenda evropiane e sovranitetit dhe konkurrencës”, tha Macron.

“SHBA-ja dhe BE-ja arritën një marrëveshje tregtare me tarifa prej 15%, duke i dhënë fund pasigurisë disamujore”, njoftoi presidenti i SHBA-së Donald Trump pas një takimi me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Skoci.

Më herët, Uashingtoni kishte kërcënuar me një normë tarifore prej 30%.

Si pjesë e marrëveshjes, BE-ja do të investojë 600 miliardë dollarë në SHBA, ndërsa blloku do të blejë energji dhe pajisje ushtarake amerikane me vlerë 750 miliardë dollarë. //a.i/

The post FRANCË – Macron kritikon marrëveshjen tregtare BE-SHBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KINE – Studimi: Plakja fillon të përshpejtohet rreth moshës 50 vjeç.

PEKIN, 30 korrik /ATSH-ANSA/ – Plakja nuk ecën ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme: rreth moshës 50 vjeç, ndodh një pikë kthese, nga e cila përkeqësimi i organeve dhe indeve përshpejtohet.

Ky është zbulimi i një studimi të botuar në revistën Cell, të udhëhequr nga Akademia Kineze e Shkencave, i cili analizoi ndryshimet e gjetura në një seri proteinash të lidhura me moshën: të parat që filluan të bien ishin enët e gjakut, të ndjekura nga pankreasi dhe shpretka.

Studimet e tjera të mëparshme, të tilla si ai i botuar në gusht 2024 në Nature Aging, kishin nxjerrë në pah tashmë praninë e momenteve kyçe në procesin e plakjes, të cilat shënojnë ndryshime drastike në nivelin biomolekular: në atë rast, momenti i parë ishte në moshën 44 vjeç dhe i dyti në moshën 60 vjeç.

Stusiuesit e udhëhequr nga Yingjie Ding morën mostra organesh dhe indesh nga 76 persona midis moshës 14 dhe 68 vjeç që vdiqën nga trauma aksidentale në kokë.

Kështu, ata ishin në gjendje të përpilonin një katalog të proteinave të pranishme në sisteme të ndryshme dhe nivelet e tyre bazuar në moshë. Rezultatet treguan një ndryshim veçanërisht të theksuar midis moshës 45 dhe 55 vjeç, për shkak të rimodelimit të konsiderueshëm të indeve.

“Studimi ynë synon të ndërtojë një atlas gjithëpërfshirës proteinash që mbulon 50 vjet të të gjithë procesit të plakjes njerëzore”, thonë autorët, “duke sqaruar mekanizmat që qëndrojnë në themel të çekuilibrit të proteinave në organe dhe inde të ndryshme.

Këto njohuri mund të lehtësojnë zhvillimin e ndërhyrjeve të synuara kundër plakjes dhe sëmundjeve të lidhura me të, duke hapur rrugën për përmirësimin e shëndetit të të rriturve të moshuar”, shtojnë studiuesit. /os/

The post KINE – Studimi: Plakja fillon të përshpejtohet rreth moshës 50 vjeç. appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama intervistë për ZEITmagazin: Në shtëpi kam opozitën më të ashpër që kam përjetuar ndonjëherë

TIRANË, 30 korrik/ATSH/ Revista e njohur gjermane “ZEITmagazin”, pjesë e grupit mediatik të njohur “DIE ZEIT”, publikoi sot një intervistë me Kryeministrin Edi Rama.

Më poshtë artikulli i plotë në “ZEITmagazin”:

Edi Rama ishte basketbollist, artist dhe sot është kreu i qeverisë së Shqipërisë. Një bisedë rreth karrierës së tij të pazakontë, pushtetit dhe gruas së tij.

Kjo intervistë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka një histori. Pasi unë, gazetari i ZEIT, Stefan Willeke, publikova një artikull në maj 2024, në të cilin e përshkrova Ramën e nevrikosur duke u munduar me kompjuterin e tij në zyrë, ai më telefonoi dhe u ankua për më shumë se 20 minuta.

Ishte pothuajse i pandalshëm. Si mund ta kisha menduar ta portretizoja në një mënyrë kaq të shtrembëruar! “Nuk po më fyen vetëm mua, po fyen edhe Shqipërinë”, tha ai.

A nuk e dija unë se çfarë përparimesh të mëdha po bënte vendi në teknologjinë e informacionit? Dhe pastaj kryeministri u paraqit si një njeri i paaftë të lidhë një kabllo kompjuteri?

“A e dini se nga çfarë përbëhet një gënjeshtër e madhe?”, pyeti ai dhe iu përgjigj vetes: “Jo një mijë gënjeshtra të vogla, por një mijë gjysmë të vërteta të vogla”. Tha: “Më prishe ditën me artikullin tënd”. “Tani dua t’ju prish ditën me telefonatën time”.

Më në fund, ai përmendi se Shqipëria ishte një vend bujar. Do të isha i mirëpritur atje edhe në të ardhmen. Shqipëria është Edi Rama, dhe Edi Rama është Shqipëria – kjo ishte përmbledhja e fjalimit të tij të gjatë. Kështu që kisha pak shpresë se Rama do të pranonte një intervistë. E kontaktova. Disa minuta më vonë, ai më dërgoi një mesazh zanor me humor të mirë.

“Je njeri i mirë”, tha ai, “një njeri i ndershëm”. Jeta është e shkurtër, shumë e shkurtër për të mbajtur mëri”. Ndërsa po largohej, më quajti “miku im”.

Edi Ramës duhet t’i jepni merita, zotëron një aftësi të mahnitshme për ndryshim. Ai e ka qeverisur vendin që nga viti 2013 dhe në maj fitoi përsëri zgjedhjet, duke filluar mandatin e tij të katërt.

  1. Kryeministër, le të fillojmë me gjatësinë tuaj. Ju jeni një nga krerët më të gjatë të qeverisë në Evropë, apo jo?

Po, mendoj se po.

Apo në të gjithë botën?

Nuk e di, por sigurisht në Evropë. Milo Gjukanoviq, ish-presidenti i Malit të Zi, ishte gjithashtu “shumë i gjatë”, por nuk është më në detyrë.

Ju ishit një lojtar profesionist basketbolli. Jeni 2.02 metra i gjatë.

Jo, 1.98 metra. Si Friedrich Merz. Tetë centimetra më i gjatë se Donald Trump.

A është një avantazh të jesh i gjatë në politikë?

Është e mundur. Unë di një statistikë që thotë se kandidatët fizikisht më të gjatë fitojnë fushatat zgjedhore rreth 80 për qind të kohës.

Edi Rama, 61 vjeç, kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Kur ishte kryetar bashkie i kryeqytetit, Tiranës, nga viti 2000 e tutje, ai i leu fasadat e shumë ndërtesave në qytetin dikur gri me ngjyra të ndezura. Ai donte që Shqipëria të dukej e gjallë dhe tërheqëse. Ai gjithmonë e shihte veten si një artist që kishte arritur pushtet politik.

Ai dikur i tha gazetës Die Zeit: “George Bush Junior ishte gjithashtu piktor, por nuk ishte aq i mirë sa unë”. Rama i ka dekoruar muret e zyrës së tij, ku zhvillohet intervista, me qindra kopje të vizatimeve të tij të përmirësuara me kompjuter. Ja ku është tani në karrigen e tij prej lëkure, duke buzëqeshur djallëzisht. Këmishë e zezë, pantallona, atlete blu të çelëta, syze të kuqe leximi në dorë.

Në foto, mund të shihesh së bashku me Presidentin Francez Emmanuel Macron ose me Presidenten e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen. Dhe gjithmonë të biesh në sy vizualisht.

Ishte veçanërisht argëtuese me Rishi Sunak, ish-Kryeministrin e Britanisë së Madhe. Fotot u bënë përpara Downing Street të famshëm në Londër dhe shtypi britanik e zemëroi shumë Rishin për shkak të ndryshimit tonë në gjatësi. Ai dukej kaq i vogël. Por si fëmijë, e urreja të isha kaq i gjatë. Ishte e tmerrshme. Kjo ishte gjatë epokës komuniste, kur gjimnastika e mëngjesit u bë e detyrueshme në shkollë – një produkt eksporti i Revolucionit Kulturor Kinez. Nuk mund të lihesha pas dore dhe mësuesi gjithmonë bërtiste: “Rama, zgjohu, lëviz! Rama, bëje ndryshe!” Ose kur qeshja me zë të lartë në klasë – së bashku me të tjerët – isha gjithmonë gjëja e parë që mësuesit vinin re. Nuk mund të fshihesha kurrë.

A rritet autoriteti politik me gjatësinë?

Jo domosdoshmërisht. Shikoni Georgia Melonin, kryetaren e Qeverisë italiane. Ajo është e shkurtër, por karizma e saj e bën të duket e gjatë. Mendoj se karizma është më e rëndësishme se gjatësia. Një nga ish-shokët e mi të basketbollit është më i gjatë se unë.

Edi Rama, i lindur në vitin 1964, është Kryeministër i Shqipërisë dhe artist. Arti i tij është ekspozuar në Haus der Kunst në Mynih dhe dy herë në Bienalen e Venedikut. Ai jetoi në Paris për disa vite.

Në vitin 2000, ai u bë kryetar i bashkisë së Tiranës dhe qëndroi në atë pozicion për njëmbëdhjetë vjet. Që nga viti 2005, Rama ka qenë kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe ka qeverisur vendin që nga viti 2013. Një nga premtimet e tij zgjedhore ishte të çonte Shqipërinë në BE deri në vitin 2030. Rama akuzohet vazhdimisht për korrupsion dhe kontakte me krimin e organizuar. Ai dyshohet se ka dobësuar institucionet shtetërore dhe ka kufizuar lirinë e shtypit.

Por, për shkak se i mungonte karizma, ai dukej i humbur në ajër. Njerëzit disi ndienin keqardhje për të.

A të ndihmoi forca jote fizike kur dikush u përpoq të të vriste në vitin 1997?

Ky ishte mendimi i mjekëve që më trajtuan. Sulmi ndaj meje ishte shumë brutal.

Sulmi ndodhi në Tiranë. Ishit 32 vjeç, lektor në akademinë e arteve dhe një nga intelektualët luftarakë që u përball me autoritetet në artikuj gazetash. Vendi ishte në prag të trazirave serioze politike në atë kohë.

Ndodhi më 22 janar 1997. Po kthehesha në shtëpi me të dashurën time dhe një nga miqtë e mi. Në atë kohë, jetonim në një apartament të vogël në një periferi. Ishte një natë e ftohtë pas një stuhie shiu, dhe Tirana ishte një qytet krejtësisht tjetër atëherë. Energjia elektrike ndërpritej rregullisht dhe natën rrugët ngjanin me vrima të zeza. Pak para se të arrija në shtëpinë ku jetoja, u shfaqën dy silueta të errëta. Në fillim, mendova se njoha një nga burrat që mbante një rrotull letre: një nga studentët e mi, një lloj bodybuilder-i. Por jo, ai po mbante një shufër hekuri brenda rrotullës së letrës. Rashë përtokë nën goditjet dhe u përpoqa ta mbroja të dashurën time duke e mbajtur pas shpine me të dyja duart. Pashë dritat e llambave me vaj që ndizeshin në dritaret e shtëpisë dhe mendova: “Kaq ishte, jeta ime mbaroi”.

Burrat më lanë të shtrirë në baltë, me sa dukej i vdekur. Gjaku më rridhte nga fytyra dhe goja ime ishte gjithashtu plot me gjak. Kisha disa çarje në kokë dhe hundë.

Kush ishin këta burra?

Ende nuk e di saktësisht. Por e di që ishte një tentativë vrasjeje nga shërbimi sekret i presidentit të atëhershëm. Isha përpjekur të organizoja një peticion duke i bërë thirrje qeverisë të jepte dorëheqjen. Në spital, mjeku që më trajtonte më tha: “Pa fizikun tënd të mirë si atlet, gjërat do të kishin shkuar keq. Edhe gjatësia jote të ndihmoi; nuk more një goditje të mirë”.

Si ishte fëmijëria dhe rinia juaj në Shqipëri, në këtë vend të varfër, rreptësishtë të izoluar, popullsia e të cilit ishte e shtypur nga diktatori Enver Hoxha dhe që quhej Koreja e Veriut e Evropës?

Ne fëmijët nuk kishim shumë, por jashtë ishim të lirë dhe mjaft të lumtur. Bëmë topa futbolli nga copa gome. Luanim me gurë të vjetër dhe copa druri. Ose uleshim në anë të rrugës dhe mendonim lojëra me hamendje: Cili numër do të ishte në targën e autobusit ose kamionit të radhës që do të kalonte? Duhej të ishe i duruar; rrugët ishin bosh. Vështirë se kishte makina; automjetet private ishin të ndaluara.

A kishe shpesh frikë atëherë?

Frika është fjala e gabuar. Frika është një reagim ndaj një ngjarjeje. Dhe ngjarjet ishin shumë të rralla atëherë. Ishte një shoqëri me përgjigje të gatshme.

Ne ishim të dominuar nga vetëdija e të jetuarit brenda kufijve të ngushtë që nuk lejoheshim t’i kalonim, sepse atëherë do të ndodhte diçka e keqe. Nuk duhet ta bësh këtë, nuk duhet ta thuash atë në asnjë rrethanë. Shmangni ata njerëz. Ne jetonim në dy botë paralele njëherësh: Kishte gjëra që lejoheshe të thoshe vetëm në shtëpi sepse ishin të rrezikshme. Gjëra të tjera mund të shpreheshin vetëm në publik sepse ishin qesharake – propagandë.

Dikur e quajte veten “problematik”. Çfarë do të thuash saktësisht me këtë?

Që në fëmijëri, nuk isha i lehtë. Gjithmonë kisha një mendim të fortë që doja ta shprehja. Gjithashtu gjithmonë më pëlqente t’i bëja të tjerët të qeshnin, madje edhe në shkollë. Dhe për këtë, ke nevojë për viktima të mira që mund t’i rrisësh, idealisht një mësues ose një tiran. Figurat e autoritetit bëjnë viktima të mira. Pastaj, sigurisht, kishte probleme.

Në vitin 2023, Edi Rama tregoi një shaka sarkastike për udhëheqësin rus Vladimir Putin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe në këtë mënyrë e heshtte përfaqësuesin rus. Rama e do vetëpromovimin. Në një samit të krerëve të shteteve dhe qeverive evropiane në maj të këtij viti, ai ra në mënyrë teatrale në gjunjë para kryeministres italiane Meloni. Bashkë me të, ai vendosi vitin e kaluar të krijonte qendra pritjeje për azil në Shqipëri – dhe kështu jashtë BE-së – për njerëzit që kishin ikur me anije përmes Detit Mesdhe drejt Italisë.

Zyra juaj është e mbushur me vizatime, piktura dhe skulptura. A keni vizatuar si fëmijë?

Po, që kur isha tre vjeç, dhe nuk kam ndaluar kurrë.

Vizatimi dhe piktura kanë qenë pjesë e jetës sime për aq kohë sa mbaj mend.

Një artist në krye të një qeverie: Dikur e quajtët “humori i universit” që ju, nga të gjithë njerëzit, u bëtë kryeministër.

Humor absolut i universit. Më parë, nuk mund ta kisha imagjinuar kurrë të hyja në një zyrë, e lëre më të punoja atje. Zyra e parë qeveritare që hyra ndonjëherë ishte zyra e Ministrit të Kulturës të Shqipërisë. Unë isha Ministër i Kulturës.

Pse kjo neveri ndaj zyrave?

Në sytë e mi, zyrat në atë kohë përfaqësonin shtetin, i cili shtypte popullin e tij. Unë kurrë nuk do të kisha vënë këmbë në një administratë shtetërore, kurrë.

A ka mbetur diçka nga ajo urrejtje sot?

Sigurisht që jo. Unë u rrita nën një regjim që i mbante peng njerëzit e tij. Shërbëtorët e këtij regjimi punonin në zyra.

Nuk kishit kurrë ndërmend të hynit në politikë?

Unë luftova kundër kufijve të ngushtë të imponuar në jetën time artistike, dhe kështu Akademia e Arteve në Tiranë u bë bastioni im i parë kundër regjimit. Por gjithmonë mendoja dhe thashë se politika nuk ishte puna ime. Kurrë nuk mendova se politika një ditë do të më merrte rob. Doja të jetoja një jetë të pavarur dhe të lirë.

Si artist nën komunizëm, përjetova të kundërtën e lirisë që gjithmonë kisha dëshiruar. Qielli në një pikturë duhej të ishte blu, jo i kuq ose i verdhë. Lëkura e një personi duhej të ishte me ngjyrën e lëkurës. Një karrige nuk mund të dukej si elefant. Kjo mendjengushtësi formësoi imazhin tim shumë negativ për politikanët në atë kohë dhe nxiti luftëtarin antikomunist tek unë.

A do të shkonte mirë Edi Rama i ri me Edi Ramën e sotëm?

Do ta kuptoja, por ai nuk do të më kuptonte mua. Edi Rama i ri ishte shumë i bindur në mendimet e tij dhe i pakompromis. Ai ishte i ri dhe jo i informuar mirë. Ai ende nuk e kishte kuptuar se politika është një art që lëviz gjërat me talent dhe durim – ndërsa shteti është një makinë që na mban të bashkuar duke i rezistuar ndryshimit.

Edi Rama i ri besonte se shteti duhej të shfuqizohej: anarki. Ju dëshironit kaos?

Jo kaos. Doja që zyrat plot me burokratë të zhdukeshin, por sigurisht, nuk kisha alternativë në mendje. Vetëm liri dhe vetërregullim – utopi.

Dhe pastaj, në vitin 1998, ju do të bëheshit Ministri i Kulturës i vendit tuaj.

Atëherë ironia e universit shpërtheu. Kur qeveria shqiptare në atë kohë u shemb, unë ende jetoja si artist në Paris. Kryeministri i ri më vizitoi atje dhe më sugjeroi të kthehesha në Shqipëri dhe të merrja drejtimin e radios. Jo, i thashë, dua të qëndroj në studion time në Francë si artist i pavarur dhe të punoj vetëm si intelektual i përkushtuar në Shqipëri, jo të vuaj si nëpunës civil në ndonjë detyrë të lartë.

Si ndodhi ndryshimi i mendjes suaj?

Që nga atentati ndaj meje, ndihesha si një copë dheu. Dhe kisha vendosur të mos kthehesha në Shqipëri. Një vit më vonë, në Paris, pashë një ëndërr që më përndjek ende sot.

Një ëndërr politike?

Në ëndrrën time, isha në studion e babait tim, i cili punonte si skulptor. Babai im nuk ishte aty; e kërkova më kot. Një erë e papritur përplasi derën e studios dhe unë mbeta i bllokuar. Vetëm. Ku ishte babai im? Kur u zgjova, doja t’i telefonoja prindërit e mi, por nuk e bëra.

Në vend të kësaj, një nga miqtë e mi më telefonoi. Ai më tha: “Edi, më vjen keq, babai yt ka vdekur. Ai vdiq këtë mëngjes në studion e tij”.

Pastaj shkuan në funeral. Isha shumë i trishtuar për vdekjen e babait tim, por më duhej të prisja një ditë dhe një natë të tërë derisa të mund të hipja në një aeroplan për në Tiranë. Dhe u rrova pa krem rroje.

Ngadalë dhe me dhimbje, e hoqa mjekrën me brisk. Prita që nata të kalonte; doja ta ndjeja dhimbjen. Hoqa vathin, mora hua një kravatë nga ambasadori ynë në Paris dhe vesha një kostum për të shkuar direkt në funeral. Dukesha disi si ministër.

Pas funeralit, Kryeministri shqiptar ju pyeti nëse donit të bashkoheshit me qeverinë e tij. Dhe ju pranuat.

Po, dita e funeralit ishte dita e fundit e riorganizimit të qeverisë së tij. Kur u ktheva nga funerali, shkova në shtëpinë e prindërve të mi për të bërë kafe. Telefoni ra dhe u dëgjua zëri i Kryeministrit: “Z. Ministër i Kulturës, doni të qëndroni apo të largoheni përsëri?” – “Po qëndroj,” u përgjigja. “A keni nevojë për pak kohë për të menduar?” pyeti ai. “Jo,” u përgjigja, “sepse nëse dua, do të largohem përsëri!”.

Ishte kaq e thjeshtë. Kur të gjithë ikën, e pyeta nënën time: “Kush mendon se do të jetë Ministër i Kulturës nesër”. Ajo u përgjigj: “Nuk më intereson fare”. Kur e pyeta: “Po sikur të jem unë, mami?” ajo u përgjigj: “Ka qenë një ditë e gjatë, je i lodhur, sensi yt i humorit është i prishur – shko në shtrat”.

Por kur e kuptoi se po flisja seriozisht, filloi të qante. Prindërit e mi gjithmonë donin që unë të qëndroja larg politikës. “Çfarë është më keq,” tha ajo mes lotësh, “që babai yt të vdesë, apo që ti të bëhesh ministër?”.

Unë thashë: “Çfarë duhet të bëj tani, mami”? Dhe ajo u përgjigj: “Shko menjëherë në shtëpinë e Kryeministrit dhe i thuaj se je ngatërruar për vdekjen e babait tënd – merre fjalën mbrapsht”. Thashë se ishte turp, nuk mund ta bëja. “Nëse nuk guxon të japësh dorëheqjen tani”, shtoi ajo, “do të mbetesh i bllokuar në këtë rrëmujë politike për gjithë jetën tënde”.

Por ju nuk dhatë dorëheqjen; ju u bëtë ministër. Cilat janë çastet më të këqija në politikë për ju?

Gjëja më e keqe është humbja. E përjetova këtë, për shembull, në vitin 2009 kur kandidova për herë të parë për kryeministër dhe humba me një diferencë shumë të ngushtë. Kjo ishte vërtet e dhimbshme.

A keni modele në politikë? Shpesh keni folur me admirim për Angela Merkel.

Kancelarja Angela Merkel ishte një politikane thjesht racionale. Nga të gjitha figurat politike që kam takuar, ajo ishte e vetmja që nuk u impresionua nga sharmi. Angela udhëhoqi nga prapaskena dhe drejtoi politikën prapa skenave. Jam i sigurt se ajo mund të ishte e pamëshirshme kur donte të eliminonte kundërshtarët politikë për të siguruar pushtetin e saj dhe për të mbajtur partinë e saj nën kontroll. Por në skenë, ajo ishte një forcë shumë e sigurt dhe qetësuese që arriti të krijonte harmoni dhe të bëhej fytyra më e admiruar e Gjermanisë në mbarë botën.

Ju gjithashtu thatë dikur se lufta në Ukrainë nuk do të kishte shpërthyer nëse Angela Merkel do të ishte ende Kancelare në fillim të vitit 2022.

Angela do të kishte gjetur një mënyrë për të parandaluar këtë konflikt të përshkallëzohej në një luftë agresioni.

Ajo kishte gjithçka që i nevojitej për të gjetur një zgjidhje me Putinin – një kompromis. Nuk mund ta vërtetoj këtë, por jam i bindur për këtë. Fatkeqësisht, askush nuk e parashikoi dramën dhe pasojat tragjike që solli sulmi ndaj Ukrainës. Angela ishte ndryshe. Ajo ishte shumë punëtore dhe nuk do t’i kishte nënvlerësuar kurrë pasojat e një konflikti kaq shkatërrues.

Përvojat e saj me diktaturën në RDGJ dhe aftësia e saj për të empatizuar me ish-agjentin e KGB-së në Kremlin do ta kishin ndihmuar të shihte diçka që të tjerët në Perëndim për fat të keq nuk e panë.

Si do të përfundojë lufta në Ukrainë?

Për momentin, vetëm universi e di përgjigjen.

Donald Trump do të luajë një rol kyç?

Trump tashmë ka luajtur një rol të rëndësishëm duke vënë në tryezë idenë e një armëpushimi dhe paqeje. Por pse na duhej që Trump të rizbulonte fjalën armëpushim pas tre vitesh? Kur Viktor Orbán e përmendi atë fjalë, ai u trajtua si lebroz. Askush nuk donte të dëgjonte për një armëpushim, e lëre më për paqe. Askush nuk donte të dinte për bisedime – e lëre më për negociata – me Rusinë, përveç Erdoganit. Ai u përpoq disa herë, por pa sukses, sepse askush nuk i mbështeti përpjekjet e tij. Gjithmonë bëhej fjalë për fitoren absolute, ose më saktë, për humbjen strategjike të Rusisë nën autopilotin e Shteteve të Bashkuara. Çfarë keqardhjeje.

Gjatë mandatit të tij të parë, ju e kritikuat Donald Trumpin.

E bëra këtë edhe më parë, kur Trump ishte ende kandidat presidencial. Mandati i tij i parë nuk ishte aq i keq për botën. Sot, ai përfaqëson një mundësi të madhe për Evropën. Kur Trump pretendoi pas atentatit se Zoti e kishte shpëtuar për të mirën e Amerikës, kjo ishte vetëm gjysma e së vërtetës. Zoti i shpëtoi edhe jetën në mënyrë që Evropa të zgjohej. Evropa duhet të zgjohet, shpresojmë në anën e duhur.

Dhe duket se kjo ka filluar tashmë.

Ursula von der Leyen po bën një punë të shkëlqyer për të tronditur Evropën, ndërsa hapat e parë të Kancelarit Merz duken shumë premtues. Një Gjermani e ringjallur është çelësi i një Evrope të ringjallur.

Ju e njihni mirë dhëndrin e Trump, Jared Kushner, i cili synon të bëhet një investitor i madh në Shqipëri: kompania e Kushner dëshiron të ndërtojë akomodime luksoze për turistë të pasur në një pjesë bregdetare të paprekur më parë dhe në një ishull të pabanuar. Kjo po kundërshtohet nga ambientalistët. Si po ecën ky projekt?

Po ecën. Projekti përbëhet nga dy pjesë: nga njëra anë, brezi bregdetar – ose gadishulli, siç e quajmë ne. Është në pronësi private. Nga ana tjetër, ishulli i Sazanit, i cili i përket shtetit. Gadishulli ka përfunduar fazën e planifikimit. Ne ende po negociojmë kushtet e partneritetit për ishullin e Sazanit. Konceptet paraprake duken shumë premtuese. Lista e kompanive që duan të bëhen pjesë e këtyre kufijve të rinj të turizmit mesdhetar është mbresëlënëse, veçanërisht Hotelet Aman.

Disa ekspertë që studiojnë strukturat e bandave kriminale ndërkombëtare besojnë se çdo qeveri evropiane sot duhet të adresojë krimin e organizuar. A e shihni edhe ju kështu?

Ne po luftojmë krimin e organizuar si kurrë më parë, dhe kjo njihet nga të gjitha autoritetet përkatëse, por akuzat vazhdojnë të vijnë, dhe janë të ndryshme. Opozita në Parlament më ka akuzuar tashmë për të gjitha llojet e gjërave, siç është të qenit homoseksual dhe biseksual – gjë që nuk jam. Me sa duket, ata janë gjithashtu të bindur se unë jam përdhunues

…dhe trafikant droge…

Oh po, “trafik droge” është ende akuza më romantike.

A keni marrë ndonjëherë drogë?

Epo mirë. Kjo nuk do të ishte as më e keqja. Unë duhet të kem përdorur dhunë kundër nënës dhe gruas sime. Djali im supozohet të jetë djali i babait tim.

I gjithë ky budallallëk u bërtit në tubime, u shkrua në gazeta, u përhap si jashtë linje ashtu edhe në internet – të gjitha gënjeshtra. Të ndjekura nga humbjet zgjedhore të atyre që krijuan këto monstruozitete. Jam mësuar me to, por familja ime ka vuajtur shumë.

A ju pëlqejnë gazetarët?

A më pëlqejnë mua gazetarët? Një pyetje shumë e përgjithshme. Unë admiroj gazetarinë e pavarur. Por a më pëlqejnë të gjithë gazetarët? Jo. Megjithatë, unë e di sa e tmerrshme është bota pa gazetarë. Prandaj, unë nuk jam aspak problemi i tyre. Problemi im qëndron diku tjetër: Shumë vite më parë, unë publikova pikëpamjet e mia në gazetën e vetme të pavarur të Shqipërisë, duke rrezikuar jetën time për ta bërë këtë. Ajo gazetë u dogj. Pra, unë i përkisja kampit të gazetarisë dhe e di sa e rëndësishme është kjo.

Por disa gazetarë shqiptarë nuk më shihnin në atë mënyrë kur flisja për mangësitë kryesore të medias. Ata shihnin vetëm fuqinë time, jo argumentet e mia. Ata i bërtisnin “autokratit” që ngacmon median. Unë hoqa dorë nga kundërshtimi i tyre ose nga të folurit për to shumë kohë më parë.

Ju keni përjashtuar gazetarë individualë nga konferencat tuaja për shtyp.

Ne vetëm dy herë kemi penguar dikë që të marrë peng të gjithë konferencën për shtyp, kur flitet pafundësisht në mikrofon.

Vitin e kaluar, Edi Rama e kapi në fytyrë gazetaren 31-vjeçare të televizionit, Ambrozia Meta, para kamerave, gjatë një konference për shtyp me gazetarë shqiptarë. Ai e shtyu atë larg kur ajo i bëri vazhdimisht pyetje që nuk e pëlqyen. Dy vjet më parë, Rama e kishte kërcënuar gazetaren me një “masë riedukimi”. Ai gjithashtu njoftoi se nuk do t’u përgjigjej pyetjeve të saja për muaj të tërë. “E gjithë kjo nuk është aq keq”, thotë Ambrozia Meta sot. “Diçka tjetër është e keqe: Rama e ka shndërruar Shqipërinë në një diktaturë ekonomike. Ai shpërndan leje ndërtimi tek njerëzit e fasadës së kriminelëve. Ai nuk sillet si socialist, edhe pse është kreu i partisë së tyre. Ai nuk bën asgjë për të varfrit dhe të moshuarit”.

“Ajo për të cilën ai po konkurron më shumë është të sigurojë vendin e tij në librat e historisë – si babai i kombit”.

Edi Rama po lejon gjithnjë e më rrallë konferenca për shtyp. Në vend të kësaj, ai u përgjigjet pyetjeve të zgjedhura përmes videos që qytetarët lejohen t’ia bëjnë.

Një politikan nga rrethi juaj, ish-kryetari i bashkisë së Tiranës, u arrestua në zyrën e tij disa muaj më parë – ndër të tjera, për ryshfet dhe pastrim parash. A ka arritur korrupsioni në qeverinë tuaj?

Është e qartë se njerëzit në nivele të ndryshme të qeverisjes preken gjithashtu sapo përfshihet korrupsioni. Pra, pyetja nuk është nëse korrupsioni ekziston, por çfarë po bëjmë për ta luftuar atë dhe për të zvogëluar ndikimin e tij në qeveri. Dhe jam krenar që kemi bërë diçka të madhe – radikale: një reformë gjyqësore që, për herë të parë në historinë tonë që nga pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912, i solli zyrtarët e lartë para një gjyqësori të pavarur dhe çoi nëakuza ose dënime.

Nga ana tjetër, unë besoj se një organizatë, një kompani ose një shumicë qeverisëse nuk gjykohet nga fakti nëse një ose disa nga anëtarët e saj dyshohen për korrupsion ose janë nën hetim për korrupsion, por nga mënyra se si reagojnë në raste të tilla. Për dekada, përgjigjja ishte të formohej një mburojë mbrojtëse dhe të ofrohej mbështetje politike në përputhje me rrethanat. Ne i kemi dhënë fund kësaj. Partia jonë nuk është një mburojë mbrojtëse për askënd; Shumica jonë në Parlament është vetëm mburoja mbrojtëse e gjyqësorit të pavarur.

Ju kurrë nuk e keni mohuar se korrupsioni në Shqipëri mbetet një problem i madh. A do të bëhet një pengesë vendimtare në përpjekjet për t’u bashkuar me BE-në?

Lufta jonë kundër tij është një garanci e rëndësishme e dëshirës sonë të vërtetë për t’u bërë anëtar i BE-së. Sukseset tona në këtë luftë janë vlerësuar shumë nga BE-ja.

Edi Rama ka arritur ta ngrejë Shqipërinë në skenën politike evropiane: një vend kryesisht i lënë pas dore me 2.4 milionë banorë, që tani tërheq më shumë se 10 milionë turistë nga jashtë çdo vit. Ndërtesa moderne po ndërtohen në shumë qytete dhe po themelohen startup-e. Por diçka po lulëzon gjithashtu, për të cilën Rama ngurron të flasë: trafiku i drogës, pastrimi i parave, krimi qeveritar.

“Edi Rama ka bashkëpunuar me krimin e organizuar që nga fillimi”, thotë gazetari shqiptar Enton Abilekaj, i cili fillimisht e shihte Ramën në mënyrë të favorshme.

Filloi me një politikë që promovonte kultivimin dhe tregtinë e kanabisit.

“Ai ka nevojë për kriminelët për të qëndruar në pushtet”, thotë gazetari. “Ata i ofrojnë atij mbështetje politike”. Andi Bushati, i cili drejton një nga mediat e pakta të pavarura online në Shqipëri, e shpreh kështu: “Rekordi i Ramës është negativ. Sukseset e tij diplomatike janë thjesht një fasadë që legjitimon pushtetin e tij autokratik”.

Rama emëron ministra të panjohur pa u konsultuar me askënd. Ai drejton një parti, por për dhjetë vjet, zgjedhja e kryetarit është lënë jashtë. Stili i tij qeverisës? “Forma errëson përmbajtjen”.

Fatos Lubonja është edhe më kritik ndaj Ramës.

Shkrimtari 74-vjeçar, i cili kaloi 17 vjet në burg gjatë diktaturës, është një zëdhënës i shquar i së majtës në Shqipëri. Ai dikur ishte mik me Ramën, por sot autori thotë: “Rama është narcisist. Ai nuk pranon kritika. Ai kontrollon policinë dhe gjyqësorin. Është si nën Putinin”. Problemi më i madh, megjithatë, janë vetë shqiptarët: “Në vende të tjera, dikush si Rama do të kishte qenë në spital shumë kohë më parë për t’u kuruar. Këtu, atij i lejohet të qeverisë”.

Ju keni përjashtuar gazetarë individualë nga konferencat tuaja për shtyp.

Ne vetëm dy herë kemi penguar dikë që të marrë peng të gjithë konferencën për shtyp, kur flitet pafundësisht në mikrofon.

Vitin e kaluar, Edi Rama e kapi në fytyrë gazetaren 31-vjeçare të televizionit, Ambrozia Meta, para kamerave, gjatë një konference për shtyp me gazetarë shqiptarë. Ai e shtyu atë larg kur ajo i bëri vazhdimisht pyetje që nuk e pëlqyen. Dy vjet më parë, Rama e kishte kërcënuar gazetaren me një “masë riedukimi”. Ai gjithashtu njoftoi se nuk do t’u përgjigjej pyetjeve të saja për muaj të tërë. “E gjithë kjo nuk është aq keq”, thotë Ambrozia Meta sot. “Diçka tjetër është e keqe: Rama e ka shndërruar Shqipërinë në një diktaturë ekonomike. Ai shpërndan leje ndërtimi tek njerëzit e fasadës së kriminelëve. Ai nuk sillet si socialist, edhe pse është kreu i partisë së tyre. Ai nuk bën asgjë për të varfrit dhe të moshuarit”.

“Ajo për të cilën ai po konkurron më shumë është të sigurojë vendin e tij në librat e historisë – si babai i kombit”.

Edi Rama po lejon gjithnjë e më rrallë konferenca për shtyp. Në vend të kësaj, ai u përgjigjet pyetjeve të zgjedhura përmes videos që qytetarët lejohen t’ia bëjnë.

Një politikan nga rrethi juaj, ish-kryetari i bashkisë së Tiranës, u arrestua në zyrën e tij disa muaj më parë – ndër të tjera, për ryshfet dhe pastrim parash. A ka arritur korrupsioni në qeverinë tuaj?

Është e qartë se njerëzit në nivele të ndryshme të qeverisjes preken gjithashtu sapo përfshihet korrupsioni. Pra, pyetja nuk është nëse korrupsioni ekziston, por çfarë po bëjmë për ta luftuar atë dhe për të zvogëluar ndikimin e tij në qeveri. Dhe jam krenar që kemi bërë diçka të madhe – radikale: një reformë gjyqësore që, për herë të parë në historinë tonë që nga pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912, i solli zyrtarët e lartë para një gjyqësori të pavarur dhe çoi nëakuza ose dënime.

Nga ana tjetër, unë besoj se një organizatë, një kompani ose një shumicë qeverisëse nuk gjykohet nga fakti nëse një ose disa nga anëtarët e saj dyshohen për korrupsion ose janë nën hetim për korrupsion, por nga mënyra se si reagojnë në raste të tilla. Për dekada, përgjigjja ishte të formohej një mburojë mbrojtëse dhe të ofrohej mbështetje politike në përputhje me rrethanat. Ne i kemi dhënë fund kësaj. Partia jonë nuk është një mburojë mbrojtëse për askënd; Shumica jonë në Parlament është vetëm mburoja mbrojtëse e gjyqësorit të pavarur.

Ju kurrë nuk e keni mohuar se korrupsioni në Shqipëri mbetet një problem i madh. A do të bëhet një pengesë vendimtare në përpjekjet për t’u bashkuar me BE-në?

Lufta jonë kundër tij është një garanci e rëndësishme e dëshirës sonë të vërtetë për t’u bërë anëtar i BE-së. Sukseset tona në këtë luftë janë vlerësuar shumë nga BE-ja.

Edi Rama ka arritur ta ngrejë Shqipërinë në skenën politike evropiane: një vend kryesisht i lënë pas dore me 2.4 milionë banorë, që tani tërheq më shumë se 10 milionë turistë nga jashtë çdo vit. Ndërtesa moderne po ndërtohen në shumë qytete dhe po themelohen startup-e. Por diçka po lulëzon gjithashtu, për të cilën Rama ngurron të flasë: trafiku i drogës, pastrimi i parave, krimi qeveritar.

“Edi Rama ka bashkëpunuar me krimin e organizuar që nga fillimi”, thotë gazetari shqiptar Enton Abilekaj, i cili fillimisht e shihte Ramën në mënyrë të favorshme.

Filloi me një politikë që promovonte kultivimin dhe tregtinë e kanabisit.

“Ai ka nevojë për kriminelët për të qëndruar në pushtet”, thotë gazetari. “Ata i ofrojnë atij mbështetje politike”. Andi Bushati, i cili drejton një nga mediat e pakta të pavarura online në Shqipëri, e shpreh kështu: “Rekordi i Ramës është negativ. Sukseset e tij diplomatike janë thjesht një fasadë që legjitimon pushtetin e tij autokratik”.

Rama emëron ministra të panjohur pa u konsultuar me askënd. Ai drejton një parti, por për dhjetë vjet, zgjedhja e kryetarit është lënë jashtë. Stili i tij qeverisës? “Forma errëson përmbajtjen”.

Fatos Lubonja është edhe më kritik ndaj Ramës.

Shkrimtari 74-vjeçar, i cili kaloi 17 vjet në burg gjatë diktaturës, është një zëdhënës i shquar i së majtës në Shqipëri. Ai dikur ishte mik me Ramën, por sot autori thotë: “Rama është narcisist. Ai nuk pranon kritika. Ai kontrollon policinë dhe gjyqësorin. Është si nën Putinin”. Problemi më i madh, megjithatë, janë vetë shqiptarët: “Në vende të tjera, dikush si Rama do të kishte qenë në spital shumë kohë më parë për t’u kuruar. Këtu, atij i lejohet të qeverisë”.

Si e shpjegoni që shkrimtari Fatos Lubonja, i cili dikur ishte miku juaj, tani është një nga kritikët tuaj më të ashpër?

Ne ishim miq shumë të ngushtë kur luftonim së bashku në shoqërinë civile. Por që kur kalova në kampin kundërshtar të politikës së përditshme, Fatosi më ka shpallur tradhtar të kauzës. Që atëherë, ai është shqetësuar kryesisht për të vërtetuar se çfarë tradhtari revoltues jam. E respektoj dhe më vjen keq për të.

Cili ishte gabimi juaj më i madh si kreu i qeverisë?

Oh, do të komentoj për këtë vetëm pasi të largohem nga detyra.

Ju e ndaluat përkohësisht TikTok në Shqipëri pasi vdekja me thikë e një djali 14-vjeçar u lidh me përdorimin e platformës së mediave sociale.

Unë nuk e ndalova TikTok përgjithmonë, por prindërit duhet të jenë në gjendje ta kontrollojnë më mirë platformën. Qasja në video me përmbajtje të dhunshme ose të neveritshme duhet të parandalohet. Prindërit duhet të dinë se çfarë po bëjnë fëmijët e tyre në një platformë të tillë. Dhe duhet të them: Për habinë time, njerëzit në TikTok ishin shumë të gatshëm të kuptonin dhe të adresonin shqetësimet tona.

Si reaguan prindërit ndaj ndalimit?

Mbështetja për ndalimin e TikTok ishte dërrmuese. 95 për qind e prindërve ishin pro. Shumica e tyre madje mbështetën ndalimin e të gjitha mediave sociale.

Herë pas here, Edi Rama pi një gllënjkë nga një shishe uji. Nuk i pëlqen të ndërpritet kur flet. Ai injoron disa pyetje duke folur thjesht me zë të lartë, sikur të duhet të mbytë zhurmën e sfondit. Ai rrëshqet gjithnjë e më poshtë në karrigen e tij, dhe pas një ore e gjysmë, pothuajse shtrihet.

Pushteti është një kafshë e egër. Kështu e keni formuluar dikur një nga mendimet tuaja.

Po, pushteti është një kafshë shumë e rrezikshme. Një bishë e egër. Është gjithmonë aty, gati për të gllabëruar brendësinë e një personi. Ose për ta deformuar atë. Kjo bishë mbart shumë tundime brenda vetes. Për shembull: Mund ta pushosh menjëherë nga puna dikë që nuk të pëlqen, ose edhe të hakmerresh ndaj tij. Ti lufton me lajmëtarin në vend që të merresh me një mesazh të pakëndshëm. Supozo se nuk shkon mirë me një koleg pune. Mund ta pushosh nga puna – mjaft lehtë.

Ndoshta ata do të rezistojnë. Pastaj mund të pyesësh: “Kush është babai i këtij djali”? Dhe mëson se babai është oficer policie. “Pushojeni nga puna”, mund të urdhërosh. Përsëri, mjaft e lehtë. Dhe kështu bëhesh dikush tjetër.

Cilat janë përfundimet tuaja?

Gjithmonë duhet të mbash mend nga vjen. Nuk i lejoj kurrë njerëzit e mi të mbajnë bagazhet e mia. Kur udhëtoj privatisht, nuk fluturoj me klas biznesi. Gruaja ime nget makinën e saj. Në shtëpi, nuk kemi asnjë punonjës të paguar nga qeveria. Kam ngritur muzeun e parë për dhuratat që marr, që i përkasin shtetit dhe jo personit në zyrën e Kryeministrit.

Gjëra të vogla të mëdha – të qëndrosh sa më normal të jetë e mundur nën lëkurë.

A ka ndonjë që dëgjon për çështje të tilla?

Disa njerëz mendojnë se kam fituar shumë zgjedhje sepse opozita ime është shumë e dobët. Ata njerëz nuk kanë ide. Sepse në shtëpi, kam opozitën më të ashpër që kam përjetuar ndonjëherë.

Ajo më pret kur kthehem nga puna në mbrëmje – gruaja ime. Ha diçka, shtrihem në divan, zgjedh një film për t’u çlodhur.

Dhe pas dhjetë minutave të para të filmit, fillon koha e pyetjeve – nga divani në divan.

Gruaja ime është ekonomiste, punon për organizata ndërkombëtare, ajo i di punët e saj. Ajo di numra, të dhëna, fakte. Pyetjet vazhdojnë, kështu që më duhet të shtyp butonin e ndalimit të filmit disa herë.

Është vërtet intensive. Nëse gruaja ime vazhdon deri në nokaut, do të jetë shumë më vonë se mesnata dhe do të duhet t’i lutem të tregojë mëshirë. Mund t’ju siguroj: Nëse keni një kundërshtim të tillë në shtëpi dhe i dëgjoni ata, do të bëheni të pamposhtur jashtë katër mureve tuaja. Atëherë mund të bëheni edhe Mbret i Shqipërisë!

https://www.zeit.de/zeit-magazin/2025/32/edi-rama-karriere-opposition-macht-frau

 

The post Rama intervistë për ZEITmagazin: Në shtëpi kam opozitën më të ashpër që kam përjetuar ndonjëherë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GAZË – Mbi 100 të vdekur në sulmet izraelite gjatë 24 orëve të fundit

30 July 2025 at 20:08

TEL AVIV, 30 korrik /ATSH-DPA/- Më shumë se 100 persona janë vrarë në Gazë për shkak të sulmeve izraelite gjatë 24 orëve të fundit, tha të mërkurën autoriteti shëndetësor i territorit.

Ministria, e kontrolluar nga grupi militant palestinez Hamas, raportoi 104 të vdekur dhe 399 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria nuk bën dallim midis luftëtarëve dhe civilëve, dhe numri i viktimave nuk mund të verifikohet.

Sipas shifrave palestineze, më shumë se 60 100 persona janë vrarë në Gazë – që nga fillimi i luftës, ndërsa mbi 146 200 janë raportuar të plagosur.

Lufta u shkaktua nga sulmet e Hamasit dhe grupeve të tjera islamike, më 7 tetor 2023 – në të cilat u vranë rreth 1,200 njerëz dhe më shumë se 250 të tjerë u morën peng në Rripin e Gazës.

Që atëherë, ushtria izraelite ka luftuar kundër Hamasit – me qëllimin e deklaruar për shkatërrimin e organizatës dhe lirimin e pengjeve që mbahen ende nga ekstremistët. //a.i/

The post GAZË – Mbi 100 të vdekur në sulmet izraelite gjatë 24 orëve të fundit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RUSI – Hiqet paralajmërimi për cunami prej tërmetit

MOSKE, 30 korrik /ATSH-AA/ – Paralajmërimi për cunami i lëshuar pas tërmetit me magnitudë 8.8 ballë në rajonin Kamchatka të Rusisë është hequr.

Në një deklaratë me shkrim, Ministria ruse e Situatave të Emergjencave njoftoi se paralajmërimi për cunami në Kamchatka është hequr.

Tërmeti 8.8 ballë ndodhi në Kamchatka rreth orës 3:00 të mëngjesit sipas kohës së Moskës. Tërmeti ishte më i fuqishmi që ka ndodhur në rajon që nga viti 1952.

Gjendja e jashtëzakonshme u shpall në qytetet Severo-Kurilsk në Sakhalin dhe Petropavlovsk-Kamchatskyi në rajonin e Kamchatka-s, të dyja të prekura nga tërmeti dhe cunami.

Disa ndërtesa në qytetet në fjalë u dëmtuan ndërsa nuk është raportuar për viktima.

The post RUSI – Hiqet paralajmërimi për cunami prej tërmetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ROMË – Italia dënon listën ruse të “propagandës” që synon liderët perëndimorë

30 July 2025 at 19:34

ROMË, 30 korrik /ATSH-DPA/- Italia kritikoi sot një listë të Ministrisë së Jashtme ruse që akuzon politikanët perëndimorë për retorikë anti-ruse, duke e quajtur atë një marifet “propagandues”.

Lista, e publikuar javën e kaluar në faqen e internetit të ministrisë, përmban ato që ajo i quan shembuj të “gjuhës së urrejtjes” dhe “deklaratave rusofobe” të bëra që nga viti 2014 – viti kur Rusia sfidoi ligjin ndërkombëtar dhe aneksoi Gadishullin e Krimesë të Ukrainës.

Lista përfshin zyrtarë të lartë italianë, si presidenti Sergio Mattarella dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani.

Tajani thirri sot ambasadorin rus për të kundërshtuar zyrtarisht përfshirjen e Mattarella dhe zyrtarëve të tjerë të lartë.

“Roma këmbëngul në respekt të ndërsjellë në marrëdhëniet dypalëshe dhe thekson se dënimi i agresionit të papranueshëm rus kundër Ukrainës nga Italia nuk ishte drejtuar kurrë kundër popullit rus”, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme italiane.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni tha se lista e deklaratave nga udhëheqës të vendeve të ndryshme perëndimore, të publikuar nga Ministria e Jashtme ruse, nuk ishte asgjë më shumë se një fushatë tjetër propagandistike.

Sipas Meloni, qëllimi i listës ruse është të largojë vëmendjen nga lufta e Moskës në Ukrainë – një vepër penale, e njohur nga unioni ndërkombëtar dhe e dënuar që nga fillimi.

Tensionet midis Romës dhe Moskës kanë mbetur të larta që kur presidenti rus, Vladimir Putin nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

Lista ruse përmbante gjithashtu deklarata që u atribuohen udhëheqësve perëndimorë, përfshirë kancelarin gjerman, Friedrich Merz, presidentin francez, Emmanuel Macron dhe shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas. //a.i/

The post ROMË – Italia dënon listën ruse të “propagandës” që synon liderët perëndimorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kampionat shahu në Shëngjin, pjesëmarrës nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria

TIRANË, 30 korrik/ATSH/ Në Shëngjin u zhvillua sot kampionati i shahut, ku pjesëmarrës ishin pushues sezonalë nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria, me moshë dhe përvoja të ndryshme.

Ky aktivitet organizohet çdo vit nga Bashkia Lezhë dhe është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë dashamirësit e shahut.

Sipas bashkisë së Lezhës, rivaliteti në këtë garë ishte i fortë, por gjithçka kaloi në një atmosferë të mrekullueshme me shumë fair play, të qeshura dhe argëtim mes sfidantëve.

Në fund të kampionatit u ndanë çmimet për fituesit, si më poshtë:

Vendi i parë (mosha e re): Simone Stojani nga qyteti i Laçit – fitues i medaljes dhe certifikatës.

Vendi i parë (Të rritur): Burim Bojçinca nga Kosova – fitues i medaljes, certifikatës dhe kupës të vendit të parë.

Vendi i dytë (Të rritur): Frrok Lesaj nga Lezha – fitues i medaljes, certifikatës dhe kupës së vendit të dytë.

Vendi i tretë (Të rritur): Petrit Tanushi nga Shkupi, Maqedoni e Veriut dhe Ismet Nerguti nga Kukësi – të dy fitues me pikë të barabarta, secili me medalje dhe certifikatë.

Të gjithë pjesëmarrësit e vlerësuan aktivitetin si një mundësi të shkëlqyer për t’u argëtuar dhe zhvilluar aftësitë e tyre.

/m.m/j.p/

The post Kampionat shahu në Shëngjin, pjesëmarrës nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

HELSINKI – Finlanda i bashkohet Francës për avancimin e zgjidhjes me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez

HELSINKI, 30 tetor /ATSH-AA/ – Finlanda mbështet deklaratën e Francës që promovon zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez, duke sinjalizuar njohjen e ardhshme të Palestinës si pjesë e një kuadri më të gjerë paqejn.

“Finlanda i është bashkuar deklaratës së Francës për avancimin e zgjidhjes me dy shtete. Së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, po dërgojmë mesazh të qartë dhe të fortë: Paqja në Lindjen e Mesme është thelbësore për t’i dhënë fund vuajtjeve njerëzore”, tha ministrja e Jashtme finlandeze, Elina Valtonen në X.

Ajo theksoi se paqja nuk është vetëm e nevojshme, por edhe e mundur, megjithëse kërkon përpjekje të konsiderueshme. “Mbrëmë u ndërmorën disa hapa në drejtimin e duhur”, shtoi Valtonen duke iu referuar progresit të bërë gjatë takimeve në Konferencën aktuale të OKB-së për Palestinën në New York.

Deklarata e përbashkët i angazhon nënshkruesit e saj për të promovuar zgjidhje me dy shtete, bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm, lirimin e pengjeve dhe shpërndarjen e papenguar të ndihmës humanitare në Gaza.

Gjithashtu thekson rëndësinë e angazhimit të Autoritetit Palestinez për demilitarizimin dhe çarmatimin e Hamasit.

“Zgjidhja me dy shtete nuk ka të bëjë vetëm me të ardhmen e Palestinës, por edhe me sigurinë e Izraelit”, tha Valtonen. Ajo u bëri thirrje vendeve që ende nuk e kanë bërë këtë të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin dhe të mbështesin integrimin e tij në kornizat rajonale të sigurisë.

Kryediplomatja finlandeze potencoi se vendet arabe, përfshirë Katarin, Arabinë Saudite dhe Egjiptin, shprehën publikisht mbështetje për çarmatimin dhe largimin e Hamasit nga Gaza.

Valtonen tha se njohja e shtetit të Palestinës është një hap drejt realizimit të zgjidhjes me dy shtete, por theksoi se Finlanda do ta bënte këtë kur të konsiderohet se i shërben më së miri stabilitetit dhe sigurisë rajonale.

“Ajo duhet të përmbushë nevojat e sigurisë si të izraelitëve ashtu edhe të palestinezëve dhe të mbështesë aspiratat e shtetësisë dhe vetëvendosjes së Palestinës”, tha Valtonen.   /os/

The post HELSINKI – Finlanda i bashkohet Francës për avancimin e zgjidhjes me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali me kreun e Knesset të Izraelit: Bashkëpunimi po zgjerohet në fusha me rëndësi strategjike

TIRANË, 30 korrik/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim informal me kryetarin e Knesset të Izraelit, Amir Ohana, gjatë Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të organizuar në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Spiropali bëri të ditur se gjatë bisedës u ritheksua miqësia e veçantë mes Shqipërisë dhe Izraelit, e rrënjosur në shkëmbime të hershme, e mbi të gjitha në aktin e rrallë kolektiv të popullit shqiptar për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Spiropali nënvizoi se bashkëpunimi mes dy vendeve po zgjerohet në fusha me rëndësi strategjike si siguria, mbrojtja kibernetike, teknologjia, energjia dhe turizmi.

“U angazhuam për të intensifikuar bashkëpunimin parlamentar për më shumë shkëmbime cilësore”, bëri të ditur kryeparlamentarja.

1 nga 4

/m.m/j.p/

The post Spiropali me kreun e Knesset të Izraelit: Bashkëpunimi po zgjerohet në fusha me rëndësi strategjike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mijëra fansa i japin lamtumirën e fundit Ozzy Osbourne në rrugët e Birminghamit

30 July 2025 at 18:43

BIRMINGHAM, 30 korrik /ATSH/- Mijëra fansa mbushën sot rrugët e Birminghamit për t’i dhënë lamtumirën e fundit dhe për të nderuar Ozzy Osbourne, vokalistin legjendar të “Black Sabbath”, sipas “The Guardian”.

Familja Osbourne, Sharon, Kelly, Jack dhe Aimee bënë homazhet e tyre në funeral përpara se të shkonin në një ceremoni private.

E veja e Ozzy Osbourne, Sharon Osbourne, ishte në lot ndërsa iu bashkua fëmijëve të saj për t’i dhënë lamtumirën e fundit legjendës së muzikës, në Birmingham.

Ylli i heavy metal, i cili vdiq në moshën 76-vjeçare, u përkujtua me një ceremoni të veçantë në Black Sabbath Bridge, në Birmingham, qyteti ku ai u lind.

Dhjetëra mijëra fansa ishin atje për t’i dhënë lamturmirën e fundit, Ozzy Osbourne.

E gjithë familja ishte e veshur me të zeza ndërsa i bënin nderimet e tyre, bashkëshortit dhe babait të tyre të ndjerë, Ozzy Osbourne.

Familja Osbourne, përfshirë fëmijët Jack, Kelly dhe Aimee vendosen lule në Urën Black Sabbath.

Djali i Ozzy nga martesa e tij e parë me Thelma Riley, Louis, iu bashkua gjithashtu familjes.

Makina e varrimit të Ozzy ishte zbukuruar me lule vjollcë ku shkruhej emri i tij.

Kortezhi funeral përbëhej nga makina funerale “Jaguar” dhe gjashtë makina funerale “Mercedes”, të shoqëruara nga një motoçikletë dhe makinë policie.

Makina e varrimit të Osbourne u nis përgjatë Broad Street në qendër të qytetit në orën 13:00, duke u drejtuar drejt Urës së Black Sabbath.

Ishte vendi ku shumë fansa të “Black Sabbath” i bënë homazhe muzikantit me lule dhe fotografi të legjendës.

Fansat – shumë prej tyre të veshur me bluza të Ozzy Osbourne – mbërritën më herët, pranë stolit të Urës Black Sabbath në Broad Street në Birmingham, për t’i bërë homazhe këngëtarit.

Gjithashtu u ngritën postera në kujtim të muzikantit. U luajt muzika e “Black Sabbath” dhe njerëzit që mbushën rrugët thërrisnin, “Ozzy Ozzy Ozzy”.

Ozzy Osbourne vdiq tre javë pas koncertit të tij të lamtumirës, “Back to the Beginning”, në Villa Park në Birmingham – së bashku me shokët e tij të grupit Tony Iommi, Bill Ward dhe Geezer Butler.

Ai vdiq në moshën 76-vjeçare në shtëpinë e tij në Buckinghamshire, i rrethuar nga familja e tij.

Osbourne ishte babai i gjashtë fëmijëve dhe gjysh i 10 fëmijëve.

Ai kishte tre fëmijë nga martesa e tij e parë me Thelma Riley – Jessica, Louis dhe Elliot (ai adoptoi Elliot, djalin e Thelmës nga një marrëdhënie e mëparshme) – dhe tre të tjerë me bashkëshorten e tij Sharon: Aimee, Kelly dhe Jack.

Ceremonia e varrimit ishte një festë e jetës së Osbourne. Muzikantët vendas Bostin’ Brass performuan për t’i dhënë atij lamtumirën e fundit.  Eventi u zhvillua përpara një funerali privat.

Në Muzeun dhe Galerinë e Artit të Birminghamit është hapur një libër ngushëllimesh, ku ndodhet ekspozita “Heroi i Klasës Punëtore” e Ozzy Osbourne. //a.i/

 

The post Mijëra fansa i japin lamtumirën e fundit Ozzy Osbourne në rrugët e Birminghamit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: Lirim vullnetar i hapësirave anës rrugëve kombëtare deri nesër, penalizim për ata që refuzojnë

TIRANË, 30 korrik/ATSH-Maela Marini/ Dita e nesërme, 31 korrik, është afati i fundit për lirimin vullnetar të hapësirave nga subjektet e vendosura pranë akseve kombëtare, të cilat janë kthyer në rrezik për sigurinë rrugore.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga Kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici dhe drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli ishin në aksin rrugor Kamzë-Laç, ku inspektoi ecurinë e aksionit, duke përsëritur edhe një herë thirrjen drejtuar bizneseve që të tregohen bashkëpunues në këtë nismë e ku paralajmëroi penalizime për të gjithë ata që refuzojnë të zhvendosen.

“Po zbatohet reforma e kthimit të ligjshmërisë të territorit të Shqipërisë për sa i përket sigurisë rrugore por edhe hapësirës publike e cila duhet liruar. Ne i kemi bërë thirrje të gjitha subjekteve dhe bizneseve që ndodhen në zonat e akseve kombëtare për të marrë masat dhe liruara hapësirat, duke qenë se janë shkelur në shumë raste, sidomos në rastin e varrezave të automjeteve”, tha Balluku.

Balluku kujtoi se sipas aktit normativ të vitit 2011, “varrezat” e makinave duhet të qëndrojnë 1 km larg rrugës kombëtare.

“Janë marrë disa herë aksione që nuk kanë pasur rezultat. Ne kemi njoftuar se deri në 31 korrik me vullnet të plotë të gjitha subjektet duhet të lëvizin nga pjesët ku kanë bllokuar anët e rrugëve dhe akseve kombëtare”, nënvizoi ajo.

Balluku u shpreh se aksioni ka nisur nga rruga e Ndroqit, ku subjektet në shkelje kanë tërhequr gjithçka që kishin vendosur pranë rrugës, si në rastin e kompanive të mermerit.

“Ne e bëjmë këtë thirrje për të gjitha subjektet që duhet ta bëjnë këtë punë me vullnet të plotë, pa ndërhyrjen e IKMT-së. Por ndërkohë IKMT është në terren për t’i identifikuar të gjitha shkeljet të cilat edhe do të penalizohen”, tha Balluku.

Balluku nënvizoi se ky aksion është pjesë e reformës së madhe kombëtare për lirimin e territoreve të zaptuara, për lirimin e hapësirave publike, respektimin e sigurisë rrugore. “Gjithçka tjetër duhet të ketë bashkëpunim me vullnet të plotë. Do të tregohemi të kujdesshëm me shtëpitë por subjektet kanë gjithë mundësitë të tërhiqen duke respektuar distancat”, shtoi ajo.

Balluku vërejti se në këtë aks ka një numër të shtuar subjektesh që shkelin ligjin dhe rregullin. “Këto janë raste të patolerueshme ndaj do të ketë ndërhyrje të menjëhershme”, shtoi ajo.

Drejtoresha e IKMT-së, bëri të ditur se janë informuar thuajse 90% e subjekteve me aktivitet pranë akseve rrugore.

“Në datën 31 është afati i fundit. Deri në 31 janë në fazën e paralajmërimit duke u lënë afat që me vullnet mos të penalizohen me masa administrative apo penale. Por ne këtë aksion do ta çojmë deri në fund duke ndërhyrë si me masa administrative edhe penale”, siguroi ajo. /j.p/

The post Balluku: Lirim vullnetar i hapësirave anës rrugëve kombëtare deri nesër, penalizim për ata që refuzojnë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ROME – Meloni: Italia qëndron përkrah Ukrainës, Moska të heqë dorë nga provokimet

ROME, 30 korrik /ATSH-ANSA/ – Italia ka zgjedhur vendosmërisht të qëndrojë përkrah Ukrainës përballë luftës brutale të agresionit të nisur nga Rusia tre vjet më parë, deklaroi kryeministrja italiane Giorgia Meloni në një deklaratë.

”Italia vazhdon të garantojë mbështetjen e saj për popullin ukrainas në rezistencën e tij heroike”, theksoi Meloni.

”Publikimi nga Ministria e Punëve të Jashtme i një liste të të dyshuarve “rusofobë”, të akuzuar për nxitje të urrejtjes kundër Rusisë, nuk është gjë tjetër veçse një tjetër operacion propagandistik, që synon të largojë vëmendjen nga përgjegjësitë e rënda të Moskës, të njohura mirë nga bashkësia ndërkombëtare dhe të dënuara që nga fillimi edhe nga ne, deklaroi kryeministrja Giorgia Meloni. /os/

The post ROME – Meloni: Italia qëndron përkrah Ukrainës, Moska të heqë dorë nga provokimet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – BE zëvendëson vulat e pasaportave me një bazë të dhënash digjitale

30 July 2025 at 17:11

BRUKSEL, 30 korrik /ATSH-DPA/-  Vizitorët ndërkombëtarë që mbërrijnë në 29 vende evropiane do të përpunojnë të dhënat e tyre në një bazë të dhënash në të gjithë zonën Shengen nga 12 tetori, njoftoi sot Komisioni Evropian.

I ashtuquajturi, Sistemi i Hyrjes/Daljes (EES) do të regjistrojë të gjitha hyrjet dhe daljet e shtetasve nga vendet jo-anëtare të BE-së, si dhe informacionin e udhëtimit, dhe do të regjistrojë të dhënat biometrike, si gjurmët e gishtërinjve dhe imazhet e fytyrës.

Qëllim i EES-së është të zëvendësojë gradualisht përdorimin aktual të vulave të pasaportave.

“Sistemi i ri do të përmirësojë sigurinë duke ofruar të dhëna të besueshme mbi kalimet kufitare, qytetarët që qëndrojnë më gjatë se viza e tyre dhe rastet e mashtrimit me dokumente dhe identitet”, tha komisioneri i BE-së për Emigracionin, Magnus Brunner.

“Vendet e Shengenit kanë gjashtë muaj kohë për të vendosur plotësisht sistemin EES – në të gjitha pikat e kalimit kufitar”, tha komisioni.

Shengeni i referohet zonës së udhëtimit pa pasaporta të Evropës, e cila përbëhet nga 25 vende të BE-së, duke përfshirë Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.

Irlanda dhe Qiproja janë anëtare të BE-së, por nuk marrin pjesë në Shengen. //a.i/

The post BRUKSEL – BE zëvendëson vulat e pasaportave me një bazë të dhënash digjitale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Maturantët afat deri në 3 gusht për të zgjedhur programet e studimit, shtohet 35 degë të reja

TIRANË, 30 kmorrik/ATSH/ 20 mijë maturantë kanë kohë deri në 3 gusht për të përzgjedhur 10 programet e studimit që preferojnë.

Në një intervistë televizive, drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj tha se mundësinë e aplikimit e kanë ata maturantë që janë regjistruar në portal bazuar edhe në mesataren që kanë.

“Ne kemi programe studimi që janë programe dyvjeçare profesionale, Bachelor dhe programe të integruara si mjekësia dhe arkitektura. Janë 20 mijë maturantë që janë regjistruar në portal dhe e kanë mundësinë e aplikimit. Mundësinë e kanë ata që kanë plotësuar formularin A1, A1Z dhe janë integruar në sistem, bazuar edhe në rezultatet gjatë 3 viteve të shkollës mesme”, tha ai.

Lidhur me mesataren që duhet të ketë një maturantë, Xhelaj tha se ajo llogaritet nga programi, i cili më pas i shfaq atij degët ku mund të aplikojë me mesataren që ka.

“Programi bënë kalkulimin e mesatares që kanë ata dhe mbi këtë mesatare atyre i shfaqen ato degë që ata plotësojnë kriterin e mesatares. Ata që kanë mesatare më të mirë mund të aplikojnë në të gjitha programet”, tha ai.

Sipas tij, “janë 650 degë ku mund të aplikohet, ndërsa këtë vit janë shtuar edhe 35 të reja”.

“Janë 650 programe studimi nga të cilat 35 janë programe të reja. Ka edhe programe të tjera që janë riorganizuar, edhe numri i kuotave në dispozicion është i ndërlidhur me numrin e maturantëve që kanë plotësuar formularin janë mbi 3 mijë kuota, gjysma e atyre që janë të regjistruar e kanë mbyllur procesin e aplikimit. Edhe maturantët që se kanë plotësuar duhet që ta bëjnë në vijim, portali rri hapur 24 orë. Kanë 10 preferënca për të zgjedhur dhe duhet që të bëjnë zgjedhjet që ata duan”, shtoi ai. /j.p/

The post Maturantët afat deri në 3 gusht për të zgjedhur programet e studimit, shtohet 35 degë të reja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump shpall tarifa prej 25% për produktet indiane

UASHINGTON, 30 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi në platformën e tij të medias Truth Social se produktet indiane do t’i nënshtrohen një tarife prej 25% me mbërritjen në Shtetet e Bashkuara duke filluar nga 1 gushti.

Ai theksoi se do të shtohet edhe një ndëshkim për blerjen nga ana e Indisë të naftës ruse.

“Ne bëjmë pak tregti me ta sepse tarifat e tyre janë ndër më të lartat në botë dhe barrierat e tyre jotarifore janë më të lodhshmet dhe të urryeshmet”, shpjegoi Trump në mesazh.

India gjithashtu “ka blerë shumicën e pajisjeve të saj ushtarake nga Rusia dhe është klienti kryesor i naftës ruse, së bashku me Kinën”./ /os/

The post SHBA – Trump shpall tarifa prej 25% për produktet indiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani: SHBA-ja ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën

PRISHTINË, 30 korrik/ATSH/ Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka miratuar vazhdimin e programit kompakt të Korporatës ë Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) të Qeverisë amerikane për Kosovën, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas Osmani, për këtë çështje ajo është njoftuar zyrtarisht nga zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau.

“Lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën! Mirënjohje e thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi ajo në Facebook.

Presidenca e Kosovës tha se Osmani gjatë qëndrimit në SHBA më herët gjatë korrikut kishte paraqitur kërkesën para zyrtarëve amerikanë për vazhdimin e këtij programi.

Në prill të vitit 2024, MCC-ja dhe Qeveria e Kosovës nisën zbatimin e këtij programin kompakt, që është i përqendruar në ofrimin e zgjidhjeve për energji të pastër.

Programi kap vlerën e 236.7 milionë dollarësh. Nga kjo shumë, 202 milionë janë nga MCC-ja dhe 34.7 milionë të tjera janë kontribut i Qeverisë së Kosovës.

Programet kompakt të MCC-së janë grante pesëvjeçare që lëshohen nga kjo korporatë për shtetet që plotësojnë kërkesat për kualifikim për programe të tilla.

Më 2022, Kosova kishte arritur marrëveshje me MCC-në për programin kompakt.

Sipas marrëveshjes, projekti kyç i këtij programi është ai i ruajtjes së energjisë.

Përmes tij, Kosova do të ketë rezerva të energjisë përmes baterive të kapacitetit të lartë prej 170 megavatësh. Këto bateri do të mundësojnë sigurimin e rezervave prej rreth 347 megavatësh në orë.

Në ceremoninë e lansimit të zbatimit të programit, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kishin thënë se përmes këtij programi, deri në fund të vitit 2027 parashikohet që Kosova të ketë kapacitetin më të madh të baterive në botë për kokë banori.

Atëbotë, ekzekutivi kosovar tha se kompakti i MCC-së synon të prezantojë një sistem të avancuar të ruajtjes së energjisë për të krijuar brime të besueshme, të ripërtërishme të energjisë të cilat do të integrohen në rrjetin e Kosovës dhe duke reduktuar nevojën që energjia të prodhohet nga thëngjilli.

Ndërkaq, nga MCC-ja kanë deklaruar se kompakti do të shërbejë si “gurthemel i tranzicionit të Kosovës drejt energjisë së gjelbër, duke rritur sigurinë energjetike të vendit dhe duke nxitur transformimin e tij socio-ekonomik”.

Kosova prodhon shumicën e energjisë përmes djegies së thëngjillit, në dy termocentralet: Kosova A dhe B.

Sipas Strategjisë për Energjinë, që është miratuar më 2023, Kosova synon që deri në vitin 2031 të arrijë që 35 për qind të nevojave për energji, t’i gjenerojë nga energjia e ripërtërishme.

Strategjia, po ashtu, parasheh që thëngjilli të hiqet tërësisht nga përdorimi deri në vitin 2050.

Ndryshe, MCC-ja ka bashkëpunuar me Kosovën që nga viti 2016. Përveç programit kompakt për energji, MCC-ja ka pasur edhe programe të tjera për zhvillimin ekonomik në Kosovë në vlerë prej 50 milionë dollarësh.

Kjo agjenci e SHBA-së po ashtu ka ofruar bursa për shkollimin e grave në fushën e energjisë. /rel/

The post Osmani: SHBA-ja ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌