Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 July 2025Main stream

Në kërkim nga SPAK, dorëzohet në Policinë e Himarës ish-shefi i krimeve

11 July 2025 at 21:55

Ish-shefi i krimeve në komisariatin nr.3 në Tiranë Erjon Dani është vetëdorëzuar në policinë e Himarës, pasi është informuar nga mediat se ndaj tij kishte një urdhër arresti të firmosur nga SPAK.

Raportohet se Erjon Dani dyshohet për veprat penale ushtrim i ndikimit të paligjshëm dhe shpërdorimit të detyrës gjatë kohës që ndodhej në radhët e policisë së shtetit. SPAK goditi ditën e sotme një grup kriminal që operonte në trafikun e drogës nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së.

Në pranga përfunduan 8 persona, përfshi dhe Erjon Danin që u vetëdorëzua ndërsa 5 të tjerë mbeten në kërkim. Grupi kriminal u godit nga zbërthimi i komunikimeve në SKYEC

The post Në kërkim nga SPAK, dorëzohet në Policinë e Himarës ish-shefi i krimeve appeared first on Gazeta Si.

Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Pogradec

By: Ela
11 July 2025 at 15:24

Një masiv pyjor në fshatin Hudenisht të Pogradecit është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Raportohet se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. 20 forca të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë së Pogradecit po punojnë për të mos lejuar përhapjen e flakëve në brendësi të pyllit, por terreni malor vështirëson ndërhyrjen.

The post Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Pogradec appeared first on BoldNews.al.

Disa persona gjuajnë me molotovë fadromat e IKMT në Theth

By: Ela
11 July 2025 at 15:08

Pas përplasjeve me policinë, një tjetër incident raportohet të jetë shënuar në Theth në vazhdën e prishjes së ndërtimeve pa leje. Disa persona kanë gjuajtur me molotov fadromat e IKMT si dhe urën në lagjen “Gjelaj”. Raportohet se dëmet janë të konsiderueshme. Policia ndërkohë është vënë në ndjekje të tyre.

The post Disa persona gjuajnë me molotovë fadromat e IKMT në Theth appeared first on BoldNews.al.

Ministri Malaj kërkon plane rehabilitimi deri më 20 korrik nga 8 bashkitë me probleme financiare

11 July 2025 at 13:19

Nga 61 bashki në rang vend, 8 prej tyre paraqiten me probleme financiare ose në vështirësi financiare në vitin 2024 për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve të prapambetura.

Bashkia Vorë, Konispol, Pogradec, Peqin dhe Cërrik paraqiten me probleme financiare, ndërkohë që bashkia e Dimalit, Rrogozhinës dhe Kavajës paraqiten si bashki me vështirësi financiare.

Bashkia e Vorës dhe bashkia Cërrik nga bashki me vështirësi financiare në 2023 rezultojnë në bashki me probleme financiare në 2024.

Të dhënat u bënë publike nga ministri i Financave Petrit Malaj në takimin e organizuar me Kryeministrin Edi Rama dhe drejtues të pushtetit vendor me tematikën “Shqipëria 2030 – Sfidat dhe angazhimet vendore-Performanca e bashkive”.

“Kemi klasifikuar si bashki të cilat janë me probleme financiare ato bashki që kanë detyrimeve të prapambetura nga 16-25 %, pra detyrime të prapambetura në raport me shpenzimet faktike.

Konsiderohen bashki të cilat janë në vështirësi financiare ato bashki që kanë detyrime të prapambetura në masën 80 % në raport me shpenzimet e tyre faktike.

Konsiderohen bashki të cilat kanë vështirësi serioze financiare ato bashki të cilat kanë rreth 130 % detyrimeve të prapambetura në raport me shpenzimet faktike.

Të gjitha ato bashki që i kanë detyrimet e prapambetura më shumë se 130 % në raport me shpenzimet faktike konsiderohen bashki në paaftësi paguese”, tha Malaj.

Ministri Malaj tha tendenca e numrit të bashkive me probleme financiare është në rënie nga 30 që ishte numri i tyre në 2015 në 8 që ka arritur në 2024.

Pavarësisht numrit më të ulët të bashkive me probleme financiare, ministri Malaj kërkoi prej tyre që brenda 20 Korrikut të marrin masa për shlyerjen e detyrimeve dhe për rehabilitimin financiar.

“Masat që duhen të marrin bashkitë respektive, pra bashkitë që paraqiten me probleme financiare, duhet që të bëjnë hartimin e planit të shlyerjes së detyrimeve deri në datën 20 korrik. Këtë plan duhet ta miratojnë në këshillat e tyre përkatës, plan i cili duhet të paraqitet pranë Ministrisë së Financave dhe MF më tej do të duhet të ndjekë realizimin e shlyerjes së këtyre detyrimeve brenda 12 muajve.

Nga ana tjetër, bashkitë që paraqiten me vështirësi financiare duhet të miratojnë planin e rehabilitimit financiar të tyre deri më 20 korrik. Këtë plan duhet ta miratojnë në këshillat e tyre. Më pas  ky plan duhet t’i kalohet Ministrisë së Financave për komente dhe rekomandime, plan i cili më pas nga MF do t’i kalohet degëve të Thesarit për tu ndjekur për zbatim.

Përveç bashkive që kanë probleme financiare, ministri i Financave Malaj tha se ka edhe bashki të cilat kanë pasur performancë të mirë sa i përket realizimit të të ardhurave vendore dhe investimeve. “Të gjitha ato bashki që kanë realizuar të ardhurat e tyre vendore apo kanë kryer investime mbi 70 % të buxhetit të tyre të miratuar janë bashkia e Tiranës, Kamzës, Durrësit, Vlorës, Elbasanit dhe Shkodrës. Gjithashtu, edhe në aspektin e investimeve, janë po prapë të njëjtat bashki që kanë realizuar investimet e tyre. Këtu mund të shtojmë edhe bashkinë e Lezhës, e cila ka performuar mirë sa i përket çështjes së investimeve”.

 

The post Ministri Malaj kërkon plane rehabilitimi deri më 20 korrik nga 8 bashkitë me probleme financiare appeared first on Revista Monitor.

Kapet në Fushë Kuqe i riu me rrezikshmëri shoqërore! Mbante snajper në makinë, sfidoi Policinë në 2023

By: Ela
11 July 2025 at 13:55

Policia ka arrestuar në Fushë Kuqe një 25-vjeçar me dy emra, O. M. alias O. Sh., i cili ishte një person me rrezikshmëri shoqërore. Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe […]

The post Kapet në Fushë Kuqe i riu me rrezikshmëri shoqërore! Mbante snajper në makinë, sfidoi Policinë në 2023 appeared first on BoldNews.al.

SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurores Armida Hamiti

By: Ela
11 July 2025 at 13:45

SPAK u tërhoq të premten nga kërkesa për shkarkimin e prokurores Armida Hamiti, ankimi për të cilën ishte bërë kryesisht mbi dyshimet për pasurinë e bashkëshortit para martese. Në seancë Adnan Xholi që përfaqësoi SPAK la të kuptohej se ishte bindur nga provat e sjellë prej prokurores dhe se kërkonte lënien në fuqi të vendimit të KPK për të. Hamiti […]

The post SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurores Armida Hamiti appeared first on BoldNews.al.

Ndarje, probleme me paratë dhe rikthim i ish-it, Chrysanthi Kalogeri parashikon javën sfiduese

By: Ela
11 July 2025 at 13:23

Java që pason sjell ndryshime dhe sfida të rëndësishme për të gjitha shenjat e zodiakut, pasi Mërkuri që kthehet në prapavijë në datën 18 në Luan ndjell nevojën për reflektim dhe kujdes në komunikim. Sipas astrologes Chrysanthi Kalogeri dhe parashikimit të saj në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, kjo vlen sidomos në fushat e krijimtarisë, […]

The post Ndarje, probleme me paratë dhe rikthim i ish-it, Chrysanthi Kalogeri parashikon javën sfiduese appeared first on BoldNews.al.

Pëson arrest kardiak sa hyn në det, ndërron jetë 59-vjeçari në Qerret

By: Ela
11 July 2025 at 13:07

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në plazhin e Qerretit, Kavajë, ku një 59-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht. Raportohet se rreth orës 12:00, shtetasi K. Gj., banues në Tiranë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak në momentin që ka hyrë në det. Për fat të keq, ai nuk ka mundur të mbijetojë. […]

The post Pëson arrest kardiak sa hyn në det, ndërron jetë 59-vjeçari në Qerret appeared first on BoldNews.al.

SPAK operacion në Shkodër/ Lëshohen 13 urdhër-arreste, në kërkim ish-shefi i krimeve (EMRI)

By: Ela
11 July 2025 at 12:58

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar 13 urdhër-arreste në kuadër të një operacioni të nisur prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:00 për goditjen e një grupi kriminal të trafikut të lëndëve narkotike. Burime për mediat bëjnë me dije se nga 13 urdhër-arreste të lëshuara në total, 8 prej tyre janë […]

The post SPAK operacion në Shkodër/ Lëshohen 13 urdhër-arreste, në kërkim ish-shefi i krimeve (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Europol shkatërron rrjetin e trafikut të qenieve njerëzore, shpëtohen 1194 viktima, 3 prej tyre në Shqipëri

By: Ela
11 July 2025 at 11:53

Europol ka njoftuar sot finalizimin e një operacioni ndërkombëtar të shtrirë në 43 shtete, përfshi edhe Shqipërinë e Kosovën, për shkatërrimin e një rrjeti të gjerë të trafikut të qenieve njerëzore. Europol bën me dije se gjatë këtij operacioni në Shqipëri janë shpëtuar 3 prej viktimave ndërsa 1 trafikant është arrestuar dhe 1 tjetër është […]

The post Europol shkatërron rrjetin e trafikut të qenieve njerëzore, shpëtohen 1194 viktima, 3 prej tyre në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 45-të

By: Ela
11 July 2025 at 11:37

Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar as në përpjekjen e 45-të, meqë partitë politike vazhdojnë të ngulojnë se kanë të drejtë në qëndrimet e veta. Në seancën e 11 korrikut kanë marrë pjesë 93 deputetë. Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës e ka akuzuar kryesuesin e seancës Avni Dehari – nga Lëvizja Vetëvendosje – […]

The post Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 45-të appeared first on BoldNews.al.

Shpërndante kokainë në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari/ PAMJE

By: Ela
11 July 2025 at 11:24

Policia ka arrestuar në 29-vjeçar në Kamëz i cili, pasi siguronte lëndë narkotike Kokainë, e ndante në doza në banesën e tij dhe e shiste në qytet. 29-vjeçari me iniciale G. D., u ndalua teksa lëvizte me automjet, në kryqëzimin e rrugës “Skënderbej” me rrugën “Iliria”.   “Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve […]

The post Shpërndante kokainë në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari/ PAMJE appeared first on BoldNews.al.

Rama: Kantieret e ndërtimit do monitorohen me satelitë, dronë dhe kamera 24/7

By: Ela
11 July 2025 at 11:08

Pasi gjysma e Shqipërisë është kthyer në kantier ndërtimi dhe Tirana është betonizuar totalisht, Edi Rama zbulon se po punohet për vendosjen e një sistemi të monitorimit të ndërtimit në territor duke përdorur teknologji të avancuar si dronë dhe satelitë, në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara. “Po ndërtojmë një sistem të kontrollit teknologjik mbi territorin, […]

The post Rama: Kantieret e ndërtimit do monitorohen me satelitë, dronë dhe kamera 24/7 appeared first on BoldNews.al.

U lirua me kusht, Salianji zbulon hapat që do ndërmarrë për dënimin e tij

By: Ela
11 July 2025 at 09:46

Ervin Salianji ka folur për mediat pas paraqitjes së tij në “Shërbimin e Provës”, në kuadër të lirimit të tij me kusht, dhe ka zbuluar hapat që do të ndërmarr për dënimin e tij me një vit burg, nga i cili kreu vetëm 9 muaj. Salianji është shprehur se është në pritje të zbardhjen e […]

The post U lirua me kusht, Salianji zbulon hapat që do ndërmarrë për dënimin e tij appeared first on BoldNews.al.

Pas kritikave të Ramës, prokurorja Elsa Gjeli shkresë KLP: Reagoni

By: Ela
11 July 2025 at 09:19

Pas kritikave të Edi Ramës, prokurorja Elsa Gjeli i është drejtuar me një shkresë KLP-së, duke i shprehur shqetësim për situatën e krijuar në Theth. Gjeli kërkon nga KLP reagim publik “ndaj presionit publik, fyerjes dhe diskreditimit  të figurës së Magjistratit dhe mbrojtjes së pavarësisë së Magjistratëve nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi […]

The post Pas kritikave të Ramës, prokurorja Elsa Gjeli shkresë KLP: Reagoni appeared first on BoldNews.al.

Ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj ajrit të kondicionuar mund të shkaktojë infeksion

By: Ela
11 July 2025 at 08:57

Kryetari i Departamentit të Sëmundjeve Infektive dhe Mikrobiologjisë Klinike të Fakultetit të Mjekësisë pranë Universitetit të Ankarasë (AU), prof. dr. Serhat Birengel thotë se bakteret legionella të transmetuara përmes kondicionerëve mund të shkaktojnë pneumoni. Birengel në një deklaratë për Anadolu foli për problemet shëndetësore që mund të lindin për shkak të ekspozimit ndaj ajrit të […]

The post Ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj ajrit të kondicionuar mund të shkaktojë infeksion appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Shiste kokainë dhe kanabis në plazhin e Velipojës, arrestohet 20-vjeçari

By: Ela
10 July 2025 at 14:44

Policia ka arrestuar një 20-vjeçar i cili shiste doza kokaine dhe kanabisi kryesisht në zonën e plazhit të Velipojës. Policia e kapi në flagrancë edhe duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, që dyshohet se e përdorte për shpërndarjen e drogës. I arrestuari është K. Gj., 20 vjeç, banues në Velipojë. “Ky shtetas u kap në […]

The post Shiste kokainë dhe kanabis në plazhin e Velipojës, arrestohet 20-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Korçë! Tentoi të vetvritej në oborrin e banesës, shpëtohet nga familjarët

By: Ela
10 July 2025 at 14:26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Korçës ku një 76-vjeçar ka tentuar të vetvritet me kabllo elektrike në oborrin e banesës. Ai është shpëtuar nga familjarët dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 09.07.2025, shtetasi S. S., 76 vjeç, banues në Korçë, ka tentuar të vetëvritet me […]

The post E rëndë në Korçë! Tentoi të vetvritej në oborrin e banesës, shpëtohet nga familjarët appeared first on BoldNews.al.

Sherr i dhunshëm mes 4 vëllezërve dhe 5 të tjerëve në një lokal në Librazhd! E pëson edhe kamarierja

By: Ela
10 July 2025 at 14:12

Një konflikt i dhunshëm mes 4 vëllezërve dhe 5 shtetasve të tjerë është parandaluar të përshkallëzojë më tej falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë së Librazhdit. Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali në fshatin Dragostunjë, ku si pasojë e dhunës, pesë persona mbetën të lënduar, por janë jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi në […]

The post Sherr i dhunshëm mes 4 vëllezërve dhe 5 të tjerëve në një lokal në Librazhd! E pëson edhe kamarierja appeared first on BoldNews.al.

U konfliktuan me njëri-tjetrin me sende të forta, arrestohen dy vëllezërit në Kukës

By: Ela
10 July 2025 at 13:51

Një sherr mes dy vëllezërve është regjistruar sot në qytetin e Kukësit. Falë ndërhyrjes së policisë sherri mes tyre nuk ka agravuar. Blutë bëjnë me dije se të dy janë vendosur në pranga. Fillimisht vëllezërit janë konfliktuar me sende të forta në banesë, ndërsa më pas njëri prej tyre i ka thyer xhamin e automjetit tjetrit. […]

The post U konfliktuan me njëri-tjetrin me sende të forta, arrestohen dy vëllezërit në Kukës appeared first on BoldNews.al.

❌
❌