Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 14 July 2025Main stream

“Liria nuk gjykohet”, organizatat e luftës reagojnë rreth vendimit të ri të Speciales ndaj Pjetër Shalës

14 July 2025 at 13:57

Organizatat e dala nga lufta, kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Hagë, e cila uli dënimin Pjetër Shalës nga 18 në 13 vjet burgim.

OVL, SHIL dhe SHFD të UÇK-së e kanë konsideruar këtë vendim si një tjetër padrejtësi ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Në reagimin e përbashkët, këto organizata shprehin “pakënaqësinë e thellë” me vendimin, duke theksuar se kishin pritur një aktgjykim lirues.

“Edhe pse dënimi është ulur, ne kemi pritur me bindje të plotë një vendim lirues, sepse besojmë në pafajësinë e bashkëluftëtarëve tanë, dhe në luftën tonë të drejtë për çlirim”, thuhet në deklaratë.

Sipas tyre, vendimi i Apelit nuk ndihmon drejtësinë, por “e thellon bindjen se kjo gjykatë ka karakter politik dhe nuk e trajton drejtësinë mbi baza të barabarta e të paanshme”.

Organizatat theksojnë se e vërteta është në anën e UÇK-së dhe nuk kanë frikë nga ajo.

“UÇK-ja nuk ka nevojë të mbrohet nga e vërteta, e vërteta historike është në anën tonë dhe bashkëluftëtarët tanë nuk do t’i nëpërkëmbë askush me procese të motivuara politikisht. Liria nuk gjykohet, ajo respektohet”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

The post “Liria nuk gjykohet”, organizatat e luftës reagojnë rreth vendimit të ri të Speciales ndaj Pjetër Shalës appeared first on Telegrafi.

Vendim i ri për Pjetër Shalën, i ulet dënimi nga 18 në 13 vjet burgim

14 July 2025 at 13:31

Paneli i Apelit në Gjykatën Speciale ka marrë vendim për rastin e Pjetër Shalës, duke rrëzuar shumicën e pikave të ankesës së tij, por duke gjetur disa shkelje në aktgjykimin e shkallës së parë.

“Paneli miraton pjesërisht pikat 7, 12 dhe 14 të ankesës, dhe vendosi t’i ulë dënimin Shalës nga 18 në 13 vjet burgim.

“Paneli i Apelit la në fuqi verdiktin e fajësisë së z. Shala për krimet e luftës të ndalimit arbitrar (pika 1), torturës (pika 3), dhe vrasjes së paligjshme (pika 4)”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, Paneli pranoi pjesërisht tri nga 14 pikat e apelit të Shalës dhe gjeti disa shkelje në vlerësimin e provave dhe në caktimin e dënimit.

Sa i përket dënimit për vrasjen e paligjshme, Apeli theksoi se “Trupi Gjykues nuk i dha peshë të mjaftueshme faktit që ai (Shala) nuk pati rol komandues në lidhje me kontributin personal të tij në krimin e vrasjes”.

Po ashtu, lidhur me disa viktima për të cilat Shala ishte shpallur fajtor për torturë apo ndalim arbitrar, Apeli konstatoi mungesë provash të mjaftueshme.

“Në gjyq nuk ishin paraqitur dëshmi gojore për keqtrajtimin e tyre… ndaj Paneli i Apelit prapësoi verdiktin e fajësisë për këta persona”, thuhet në njoftim.

Pavarësisht kësaj, Apeli konfirmoi se Shala mbetet fajtor për krime të rënda.

“Paneli i Apelit theksoi se ka konfirmuar verdiktet e fajësisë së Shalës për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes, dhe se ulja e dënimit të tij nuk sugjeron aspak se krimet për të cilat është shpallur fajtor dhe dënuar, nuk janë të rënda”, u theksua në aktgjykim.

Apeli gjithashtu theksoi se Dhomat e Specializuara kanë juridiksion vetëm mbi individë, e jo grupe apo organizata, dhe se “as UÇK-ja, as populli i Kosovës nuk ishin objekt i këtij procesi dhe nuk u shpallën përgjegjës dhe fajtorë për këto krime”.

Shala më 16 korrik të vitit të kaluar ishte shpallur fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe ishte dënuar 18 vjet burgim.

Më 2 shtator 2024, Mbrojtja e Shalës dorëzoi njoftimin për apel kundër aktgjykimit. /Telegrafi/

The post Vendim i ri për Pjetër Shalën, i ulet dënimi nga 18 në 13 vjet burgim appeared first on Telegrafi.

“Aferë tradhtie”, vëllai i Liridonës përballet me Naim Murselin në gjykatë

14 July 2025 at 11:32

Seanca në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt po vazhdon në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku po dëshmon vëllai i saj, Leonardi i cili tashmë po përballet me Naim Murselin, vrasësin e akuzuar për krimin e rëndë ndaj motrës së tij.

Gazetarja e Klan Kosovës, ka dhënë detaje nga ‘ballafaqimi’ dhe deklarata e fortë e Leonardit për një ‘aferë tradhtie’.

“Naim Murseli: E kom një pyetje për Leonardin, për 12 vjet martesë, a është ankuar ndonjëherë motra e tij për mua apo për raportin tonë?

Leonard Ademaj: Jo, nuk është ankuar, përveç, me aq sa mbaj mend, e kishte prekur shumë një aferë tradhtie e Naimit, por ajo vet e kishte zgjidhur…

Naim Murseli: Ju thatë ma herët Leonard që kinse unë pasna qenë në morg me Kushtrim Kokallën, të nesërmen, në sa ora ka qenë kjo vizitë, e panjohur për mua

Leonard Ademaj: Orën nuk e di, një punonjëse në morg me tha që në mëngjes kanë ardhur Kushtrimi dhe Naimi

Naimi Murseli: Dy javë para ngjarjes, rreth datës 16 tetor, a kemi shkuar së bashku në Budva, për ta festuar ditëlindjen time, unë ti, bashkëshortja ime, bashkëshortja jote dhe fëmijët, me ftesë timen…

Leonard Ademaj: Po…”.

The post “Aferë tradhtie”, vëllai i Liridonës përballet me Naim Murselin në gjykatë appeared first on Telegrafi.

OEK: Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për 5 kompani të tjera

14 July 2025 at 11:28

Gjykata Komerciale ka marrë aktvendimin për pezullimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), për pesë kompani të tjera për dalje në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Lajmi është bërë i ditur nga Oda Ekonomike e Kosovës, e cila theksoi se këto kompani kanë ushtruar padi individuale ndaj vendimit të ZRrE-së, duke ndjekur rrugën ligjore të paraparë nga legjislacioni aktual.

“Siç kemi theksuar edhe më herët, legjislacioni në fuqi nuk parasheh padi grupore ose kolektive, andaj vetëm paditë individuale janë duke u trajtuar dhe pranuar nga gjykata.  Këto pesë kompani kanë fituar të drejtën e tyre ligjore përmes këtij mekanizmi,” thuhet në njoftimin e Odës Ekonomike.

Në reagimin e saj, OEK i bën thirrje ZRrE-së që të anulojë vendimin për detyrimin e bizneseve të kalojnë në tregun e lirë të energjisë, duke paralajmëruar se një qasje e tillë mund të dëmtojë konkurrencën, të rëndojë barrën financiare për bizneset dhe qytetarët, si dhe të godasë ekonominë e vendit. /Telegrafi/

 

The post OEK: Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për 5 kompani të tjera appeared first on Telegrafi.

Fillon seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, dëshmon vëllai i saj

14 July 2025 at 09:49

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka nisur tashmë seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Në fillim të seancës, Naim Murseli i cili akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridonës, kërkoi të konsultohet me avokatin e tij.

Tashmë para trupit gjykues ka nisur të dëshmoi vëllai i viktimës, Leondard Ademaj.

Ditë më parë i akuzuari Naim Murseli u ekzaminua për çrregullime mendore të mundshme, megjithatë ekzaminimet gjetën se ai nuk ka sëmundje mendore apo çrregullim psikologjik.

Në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, Granit Plava nuk u deklarua rreth fajësisë, kurse Kushtrim Kokalla tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen.

Ndërsa, fajtor u deklarua i akuzuari Tom Dodaj. Ky i fundit, pasi pranoi fajësinë u dënua me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë. /Telegrafi/

The post Fillon seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, dëshmon vëllai i saj appeared first on Telegrafi.

Gjykimi për vrasjen e Liridonës vazhdon sot, pritet të dëshmoj vëllai i saj

14 July 2025 at 07:26

Sot (e hënë), nga ora 09:00, në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të vazhdojë seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik.

Sipas juristes për media, Flutura Kusari, gjatë seancës pritet të dëshmojë vëllai i viktimës, Leonard Ademaj, nëse nuk do të ketë ndonjë ndryshim në agjendë. Lajmi u bë i ditur përmes një postimi të saj në rrjetin social Facebook.

“Nesër në 9.00 vazhdon gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Pritet që nesër të dëshmojë vllau i Liridonës, Leonardi (nëse nuk ka ndonjë ndryshim). Shpresoj që mediat do të na bashkohen në ndjekjen e seancës”, ka shkruar Kusari.

Ndërkohë, para dy ditësh, Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar vlerësimin psikiatrik ndaj Naim Murselit, i cili akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridonës.

Sipas raportit të institutit, Naim Murseli nuk vuan nga ndonjë çrregullim apo sëmundje mendore, e as nga ndonjë gjendje e përkohshme që do të ndikonte në gjykimin apo perceptimin e realitetit.

Ekspertiza forenzike thekson se në momentin e kryerjes së veprës penale, Murseli ka qenë i vetëdijshëm për veprimet e tij dhe nuk ka pasur ndonjë gjendje psikologjike që do ta bënte të paaftë për të kuptuar rëndësinë e veprës apo për ta kontrolluar sjelljen e vet.

Po ashtu, nuk janë gjetur shenja të abuzimit me substanca narkotike apo alkool.

Në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, Granit Plava nuk u deklarua rreth fajësisë, kurse Kushtrim Kokalla tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen. Ndërsa, fajtor u deklarua i akuzuari Tom Dodaj. Ky i fundit, pasi pranoi fajësinë u dënua me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.

Në aktakuzë thuhet se fillimisht plani i ishte shpalosur Kokallës nga Murseli, por ai kishte refuzuar të gjente një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas Kokalla kishte gjetur Plavën, me të cilin e kishte njoftuar Naimin. E vetë Naim Murseli, thuhet se siguroi armën me 20 fishekë, nga i akuzuari Tom Dodaj, nga i cili e bleu për 280 euro. Me këtë armë, u krye vrasja e tani të ndjerës.

Sipas aktakuzës, për shkak të raporteve të çrregulluara familjare dhe martesore, gjatë të cilave kanë lindur mllefi dhe dëshira për hakmarrje tek i pandehuri i parë Naim Murseli, ky i fundit ka bërë planin ta largojë tani të ndjerën Liridona nga jeta e tij.

Në aktakuzë thuhet se pas datës 25 qershor 2022, kur është paguar polica e sigurimit jetësor në emër të Liridona Murselit me kompaninë Folksam, në shumën prej 3.000.000 kruna suedeze, me qëllim që pas vrasjes të ketë edhe dobi financiare, Naimi të pandehurit të tretë (Kushtrim Kokalla), ia ka shpalosur planin e likuidimit të bashkëshortes së tij dhe nga ai ka kërkuar të gjejë mundësi për vrasjen e saj. /Telegrafi/

 

The post Gjykimi për vrasjen e Liridonës vazhdon sot, pritet të dëshmoj vëllai i saj appeared first on Telegrafi.

Fillim i nxehtë i javës, por temperaturat bien gjatë fundjavës

14 July 2025 at 07:12

Gjatë kësaj jave, moti në vendin tonë do të paraqitet i ndryshueshëm, me një fillim të ngrohtë dhe kryesisht me diell.

Sipas parashikimeve meteorologjike, nga mesi i javës pritet një ndryshim gradual i kushteve atmosferike, me rënie të temperaturave dhe paraqitje të reshjeve të përkohshme.

Vranësirat dhe rrebeshet lokale pritet të jenë më të theksuara në pjesën e dytë të javës, sidomos në zonat malore dhe ato veriore. Temperaturat do të luhaten ndjeshëm nga mbi 30°C në fillim të javës, ato do të zbresin deri në rreth 23°C gjatë fundjavës.

Ndërkaq sot, e hënë moti do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do sillen nga 13 – 16°C kurse ato maksimale nga 31 – 35°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshme, ndërsa indeksi UV do të jetë i lartë gjatë gjithë javës.

Autoritetet shëndetësore këshillojnë shmangien e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell, veçanërisht gjatë orëve 09:00 – 17:00.

Të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike mbeten më të rrezikuarit nga rrezatimi ultraviolet. /Telegrafi/

 

The post Fillim i nxehtë i javës, por temperaturat bien gjatë fundjavës appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

“Turistët po anulojnë rezervimet”, banori i Thethit: IKMT ka shembur rreth 100 objekte, s’po kemi guxim me punu

13 July 2025 at 15:58

Në zonën e Thethit ka hyrë në ditën e gjashtë aksioni i IKMT-së për prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje, e po ashtu edhe kundërpërgjigja e banorëve me protesta dhe përplasje me policinë.

Për situatën e krijuar në këtë zonë turistike foli në “Ditarin e fundjavës” me Erion Dushin, në A2 CNN, banori dhe sipërmarrësi Edmir Grela.

“Situata nuk duket shumë mirë. IKMT dhe policia e shtetit vazhduan prapë me shembjet. Kjo nuk pritej nga shteti në kulmin e sezonit si nga turistet dhe banorët e Thethit. Jo unë nuk jam prekur, por janë prekur kushërinjtë tanë, të afërmit tanë që u kthyen për të ndërtuar dhe hapur dyert me prit turistët në Theth, pasi kishte një rritje shumë të madhe Thethi këto dy vitet e fundit”, tha Grela.

Pasojat e aksionit të IKMT-së sipas Grelës janë ndjerë pasi ka pasur anulime rezervimesh dhe turistë që largohen të frikësuar. Po ashtu sipërmarrësi tha se janë të paqartë për atë çka i pret në të ardhmen, duke mos pasur më guximin të investojnë për përmirësim të infrastrukturës në ambientet e tyre të shërbimit.

“Po kishim shumë kërkesa, bile edhe vetë personalisht ishim duke u munduar për të bërë rritje të biznesit por mbetëm të bllokuar tanimë, edhe s’po guxojmë më për të punuar. Edhe ato që kishim nis për ti ndërtuar për ti prit të huajt, gjysma janë shemb. Janë shembur rreth 50 deri në 100 objekte. Nuk dihet sa do zgjasë, as nuk e dimë kë do të kap them inshallah nuk vijnë tek unë. Rruga është e kalueshme por ka polici. Normal janë të trembur turistët, janë larguar. Pyesin a mund të vijmë, a ka probleme. Pyesin çfarë po ndodh… Janë anuluar rezervimet. Nuk ka përgjigje apo informacion. As nuk thonë pritni, nuk dimë gjë”, shpjegoi Grela.

Më tej ai nënvizoi se të gjithë sipërmarrësit në zonën e Thethit kanë paguar taksa dhe detyrimet ndaj shtetit në mënyrë të rregullt.

“Krejt paguhen, të gjithë janë me taksa, me nipte, paguajnë ujë dhe drita. Njëherë të thotë shteti ndërto dhe mbrapa të vjen e t’i prishë. Por pse lë me ndërtu atëherë kur është e padrejtë.”

I pyetur nëse ka dijeni për investime strategjike në zonë pas aksionit të IKMT-së, duke qenë se opozita pretendon se një investitor austriak ka shprehur interesin për Thethin, Grela u përgjigj duke thënë: “Jo deri tani unë nuk kam dëgjuar gjë. Nuk është se janë toka të zanuna, janë trashëguar brez pas brezi”. /A2cnn/

The post “Turistët po anulojnë rezervimet”, banori i Thethit: IKMT ka shembur rreth 100 objekte, s’po kemi guxim me punu appeared first on Telegrafi.

Zbulohet armë zjarri pas aksidentit në fshatin Burrnik – një person dërgohet në QKUK

13 July 2025 at 15:50

Një aksident trafiku në fshatin Burrnik të Ferizajt ka çuar në një zbulim të papritur nga Policia e Kosovës.

Gjatë trajtimit të të lënduarve në Qendrën Emergjente të qytetit, autoritetet policore kanë identifikuar një armë zjarri në njërën prej veturave të përfshira në aksident.

Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, rreth orës 11:20 patrullat policore janë njoftuar për një person të lënduar në një aksident trafiku që po trajtohej në emergjencë. I lënduari është identifikuar si Sh.K., 38 vjeç.

Aksidenti kishte ndodhur në aksin rrugor Gaçkë–Burrnik, ku ishin përfshirë dy automjete, njëra me targa vendore dhe tjetra pa targa. Njësia e Trafikut Rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes për të bërë ekzaminimin e automjeteve.

Gjatë kontrollit të veturës pa targa, në pjesën e pasme të saj është gjetur një armë zjarri – pistoletë, e cila më pas është konfiskuar nga njësitë hetimore dhe forenzike të policisë.

I dyshuari është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Policia ka bërë të ditur se hetimet lidhur me aksidentin dhe gjetjen e armës janë ende në vijim dhe se publiku do të njoftohet me raport shtesë për zhvillimet e reja në këtë rast./Telegrafi/

The post Zbulohet armë zjarri pas aksidentit në fshatin Burrnik – një person dërgohet në QKUK appeared first on Telegrafi.

Simbol i verës në Prishtinë, por pa standarde – qytetarët ankohen për kushtet dhe çmimet në Pishinën e Gërmisë

13 July 2025 at 15:19

Pishina e Gërmisë, një prej destinacioneve më të frekuentuara gjatë verës nga qytetarët e Prishtinës dhe më gjerë, është hapur më 8 korrik për sezonin veror, pas një vonese të shkaktuar nga mungesa e ujit.

Megjithatë, vizitorët po përballen me kushte të papërmirësuara dhe ndotje të dukshme në ambientet e saj.

Qytetarët që sot (e diel) kanë frekuentuar këtë pishinë kanë dërguar pamje në adresë të Telegrafit, ku janë shprehur të pakënaqur me kushtet.

Ata gjithashtu janë ankuar për çmimet e shtrenjta, ky hyrja për person është 5 euro ndërkaq çmimet e çadrave sillen nga 5 më të thjeshtat deri në 15 euro tek ato më të mëdha.

Edhe pse çmimet shihet se janë dukshëm më të larta, infrastruktura e pishinës nuk është përmirësuar në krahasim me vitet e kaluara.

Përveç kësaj, qytetarët kanë ngritur shqetësime për nivelin e papastërtisë në ujë dhe në hapësirat përreth.

Por një anë tjetër të kësaj pishine ka paraqitur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Rama ka shpërndarë një video nga Pishina e Gërmisë duke ftuar qytetarët që ta vizitojnë.

“Pishina e Gërmisë – për krejt ju që jeni n’Prishtinë këto ditë. NPL Sport Marketing”, ka shkruar Rama.

Qytetarët kërkojnë që të bëhen investime serioze në këtë hapësirë rekreative dhe të rritet kontrolli sanitar, në mënyrë që Pishina e Gërmisë të mos mbetet vetëm simbol i verës në kryeqytet, por edhe shembull i standardeve moderne për shërbime publike. /Telegrafi/

The post Simbol i verës në Prishtinë, por pa standarde – qytetarët ankohen për kushtet dhe çmimet në Pishinën e Gërmisë appeared first on Telegrafi.

Kuvendi i bllokuar, pagat ecin – Demi: Mbi 1 milion euro janë shpenzuar për 120 “badihavgji” për 4 orë punë

13 July 2025 at 13:50

Bllokada në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, që tashmë ka hyrë në muajin e katërt po vazhdon të shkaktojë kosto të larta për buxhetin e shtetit, ndërsa reagimet nga shoqëria civile nuk mungojnë.

Agron Demi nga Atlas Institute ka kritikuar ashpër këtë situatë, duke theksuar se deri tani janë harxhuar mbi 1 milion euro nga paratë e taksapaguesve për paga të deputetëve që nuk po kryejnë asnjë funksion parlamentar.

“Tash që po shkon edhe korriku pa u konstituu Kuvendi, na si taksapagues kemi shpenzu mbi 1 milion euro për pagat e këtyre 120 badihavgjive,” ka shkruar Demi në një postim në Facebook.

Ai ka publikuar edhe të dhëna specifike për shpenzimet mujore të Kuvendit.

“Brenda muajit maj janë shpenzu 235 mijë euro për pagat e 103 deputetëve. 17 deputetë që vazhdojnë me qenë në Qeveri kanë vendosë me ju përkushtu benefiteve më të majme që ofron ekzekutivi”, ka shkruar Demi.

Sipas tij, paga bazë e një deputeti është 1,859 euro, por ajo rritet në bazë të përvojës.

“Për shembull, në muajin maj ka deputetë që i kanë marrë mbi 2,600 euro edhe për të hyrat retroaktive,” shkruan ai.

Në të njëjtin postim, Demi vë në pah absurditetin e situatës.

“Një seancë po zgjatë rreth 5 minuta mesatarisht. 46 seanca të dështume, deputetët maksimum prej prillit kanë punu 4 orë. E për këto 4 orë i kanë marr deri tash rreth 7 mijë euro”, shprehet Demi.

Demi drejton një thirrje kritike ndaj votuesve, duke ironizuar me faktin që deputetët nuk po përballen me pasoja.

“Emrat nuk po i qes këtu, ngase të gjithë e dini se kush është deputet/e e kënd e keni votu. Tash, ti që merr pagë minimale, e për të njëjtën kohë je me fat nëse ke punu 12 orë në ditë e i ke marr 1,000 euro, herën tjetër dil e votoi prapë të njëjtit”, ka shkruar Demi. /Telegrafi/

The post Kuvendi i bllokuar, pagat ecin – Demi: Mbi 1 milion euro janë shpenzuar për 120 “badihavgji” për 4 orë punë appeared first on Telegrafi.

E pazakontë në Kavajë, djali mashtron babanë – inskenon rrëmbimin duke i kërkuar para

13 July 2025 at 13:32

Një 28-vjeçar nga Kavaja inskenoi rrëmbimin e vet për t’i marrë para të atit, ndërsa në këtë skemë përfshiu edhe një bashkëpunëtor nga Durrësi.

Plani i mirëmenduar zgjati vetëm pak orë, pasi policia zbuloi gjithçka dhe i vuri të dy në pranga.

Lubjan Camema, banues në Kavajë, njoftoi të atin se ishte rrëmbyer dhe se për lirimin e tij kërkohej një shumë parash. Në lojë hyri edhe Bernard Kiptiu, 45 vjeç nga Durrësi, i cili mori rolin e ndërmjetësit dhe u paraqit për të marrë shumën e kërkuar.

Por në momentin që po negocionte me të atin e 28-vjeçarit, ai u kap në flagrancë nga Policia, në lagjen nr. 16 të qytetit bregdetar. Vetëm pak metra më tutje, forcat e rendit gjetën edhe “të rrëmbyerin”, i cili po priste të përfitonte nga mashtrimi që vetë kishte organizuar.

Për më tepër, dyshohet se Camema kishte marrë edhe automjetin e të atit, të cilin e kishte shitur pak ditë më parë, në kuadër të të njëjtës skemë mashtrimi.

Dy të arrestuarit do të përballen me drejtësinë, nën akuzën për mashtrim të kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kavajë./tch/

The post E pazakontë në Kavajë, djali mashtron babanë – inskenon rrëmbimin duke i kërkuar para appeared first on Telegrafi.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria, arrestohet në Tiranë 41-vjeçari maqedonas

13 July 2025 at 11:55

Policia ka arrestuar 41-vjeçarin Musli Aslani, i cili kërkohej nga autoritetet austriake, për disa vepra të rënda penale.

Musli Aslani i lindur dhe banues në Shkup, Maqedonia e Veriut ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ndaj tij është lëshuar urdhër arresti nga Zyra e Prokurorit Publik Innsbruck, Vjenë, Austri, për kryerjen e veprave penale “Trafikim droge”, “Kërcënim i rrezikshëm”, “Zhvatje e rënduar”, dhe “Plagosje”.

Këto vepra janë të parashikuara nga Kodi Penal Austriak, ku parashikohet një dënim maksimal deri në 20 vjet burgim.

“Në kuadër të këtij operacioni, në Tiranë, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit M. A., 41 vjeç, lindur dhe banues në Shkup, Maqedonia e Veriut.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ndaj tij është lëshuar urdhër arresti nga Zyra e Prokurorit Publik Innsbruck, Vjenë, Austri, për kryerjen e veprave penale “Trafikim droge”, “Kërcënim i rrezikshëm”, “Zhvatje e rënduar”, dhe “Plagosje”. Gjatë kontrollit fizik, 41-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Interpol Tirana vijon procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi, në bashkëpunim me autoritetet austriake./abcnews/

The post I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria, arrestohet në Tiranë 41-vjeçari maqedonas appeared first on Telegrafi.

Krasniqi: Limaj do të takohet me Kurtin

13 July 2025 at 11:51

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi ka deklaruar se gjatë javës do të ketë takim mes kryetarit të NISMA-s, Fatmir Limaj e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Krasniqi para seancës së 46-të, tha se qëllimi i Limaj për të takuar Kurtin është për t’i dhënë zgjidhje krijimit të institucioneve në Kosovë.

“Kryetari Limaj e ka parë serioze që nga fillimi këtë situatë dhe deklarimet e tij kanë qenë gjithmonë dhe gjithherë në drejtim të asaj që të jep një zgjidhje Kosovës me krijimin e institucioneve. Sigurisht që do ta takoj.. Qëndrimi i Limajt për të takuar Kurtin, ka vetëm një qëllim dhe qëllimi është për t’i dhënë zgjidhje krijimit të institucioneve në Kosovë. Gjatë takimit edhe Limaj e Kurti do të japin qëndrimet e tyre”, tha Krasniqi./kp/

The post Krasniqi: Limaj do të takohet me Kurtin appeared first on Telegrafi.

“Regjia, ndërprite!” – opozita e deritanishme kritikon drejtimin e seancës, Dehari ua ndërpren mikrofonët

13 July 2025 at 11:43

Seanca e 46-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish.

Në fillim të saj pati përplasje mes kryesuesit të seancës Avni Dehari dhe  përfaqësuesve të partive politike.

Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), gjatë fjalës së tij në foltore u ndërpre nga Dehari pas përpjekjes për të sqaruar një çështje procedural.

“Faleminderit për fjalën, do të propozoj në emër të PDK-së. Por mbahuni 10 sekonda sa të bëj një sqarim, jemi në seancën e 46-të dhe qytetarët presin të japim zgjidhje”, tha Gruda.

Dehari e ndërpreu menjëherë duke kërkuar ndërhyrjen e regjisë: “Propozoni ose të ndërpritet fjala. Regjia, ta ndërpresë. Nëse ke propozim, urdhëro.”

Gruda tentoi të vijojë duke përmendur një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, por fjalimi iu ndërpre.

“E kam aktgjykimin ku thuhet se seancat duhet të drejtohen sipas praktikave të deritashme”, tha ai, por Dehari u përgjigj shkurt: “Nuk ka nevojë…”

Të njëjtën trajtim e përjetoi edhe Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i cili u përpoq të japë një propozim për rrjedhën e mëtejme të seancës.

“Unë e kam një propozim që ti të kërkosh ose të propozohet emri për kryetar të Kuvendit dhe të vazhdojmë me procedurë të rregullt e të kthehemi në praktikat parlamentare”, tha Zemaj.

Edhe ai u ndërpre menjëherë me kërkesën e Deharit drejtuar regjisë për t’i mbyllur mikrofonin.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj tha se partia e saj ka bërë propozimin për dhe nuk e ndryshon qëndrimin.

“Ne e kemi propozu kandidatin, nuk e ndryshojmë, por kryesues, kthehu në agjendë”, u shpreh Kadrijaj.

Edhe ajo u përball me të njëjtin reagim nga Dehari: “Regjia, të ndërpritet mikrofoni ju lutem.”

Mungesa e dakordimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe mënyrës së votimit ka prodhuar një ngërç institucional që po thellohet dita-ditës.

Në mungesë të një zgjidhjeje, Kuvendi mbetet i pakonstituuar dhe procesi demokratik i paralizuar. /Telegrafi/

The post “Regjia, ndërprite!” – opozita e deritanishme kritikon drejtimin e seancës, Dehari ua ndërpren mikrofonët appeared first on Telegrafi.

As tentimi i 46-të nuk sjell zgjidhje për Kuvendin e Kosovës, vazhdon bllokada

13 July 2025 at 11:31

Edhe tentimi i 46-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar, duke thelluar më tej ngërçin politik dhe institucional në vend.

Procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka stagnuar te pika e zgjedhjes së kryetarit.

Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por kjo kandidaturë nuk është pranuar nga opozita e deritanishme.

Seanca e sotme, e cila filloi në orën 11:00, nuk arriti të sigurojë kuorumin e nevojshëm për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të formuar komisionin zgjedhor të votimit të fshehtë.

Nga 82 deputetë të pranishëm vetëm 43 prej tyre votuan pro, abstenim dhe kundër nuk pati pasi që pjesa tjetër nuk morën fare pjesë në votim.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari njoftoi se seanca e radhës do të mbahet të martën më 15 korrik në ora 11:00.

Partitë PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK e Nisma vazhdojnë të mos propozojnë anëtarë për këtë komision.

Madje, çështja ishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka dhënë aktgjykimin e saj, por interpretimet e ndryshme nga subjektet politike kanë penguar zbatimin e tij.

Sipas vendimit të Kushtetueses, legjislatura e nëntë ka një muaj afat për konstituim, që përfshin zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, dhe ky afat përfundon me 26 korri

Situata e ngërçit politik vazhdon të pengojë funksionimin normal të institucioneve, ndërsa nuk dihet se kur do të gjendet një zgjidhje për tejkalimin e krizës. /Telegrafi/

The post As tentimi i 46-të nuk sjell zgjidhje për Kuvendin e Kosovës, vazhdon bllokada appeared first on Telegrafi.

Organizim i bixhozit në Podujevë – policia sekuestron para, pajisje dhe një thikë

13 July 2025 at 09:59

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në rrugën “Ahmet Haxhiu” në Podujevë, ku ka identifikuar një rast të organizimit të lojërave të fatit dhe dyshimeve për përfshirje në skema piramidale.

I dyshuari, mashkull kosovar, është shoqëruar në stacionin policor për intervistim.

Gjatë kontrollit në lokalin e tij janë sekuestruar para të gatshme, pajisje elektrike të përdorura për aktivitetet e lojërave të fatit si dhe një thikë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.

Autoritetet janë të vendosura për të luftuar aktivitetet ilegale që cenojnë rendin dhe sigurinë publike. /Telegrafi/

The post Organizim i bixhozit në Podujevë – policia sekuestron para, pajisje dhe një thikë appeared first on Telegrafi.

​APK çon në prokurori afro 50 kallëzime penale, prej tyre katër deputetë

13 July 2025 at 09:49

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka dorëzuar kallëzime penale ndaj të paktën katër deputetëve për mosdeklarim të pasurisë. Të njëjtit kanë qenë deputetë edhe në legjislaturën e kaluar dhe aktualisht janë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Ata vijnë nga subjekte të ndryshme politike. Përveç tyre, në mesin e 48 kallëzimeve penale të dërguara nga APK-ja në prokuroritë përkatëse, përfshihen edhe këshilltarë ministrash dhe zyrtarë të Avokatit të Popullit.

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj tregon se këto kallëzime penale ndërlidhen me deklarimet e pasurisë që janë dorëzuar në vitin 2024.

Në një intervistë për KosovaPress, Buleshkaj thotë se janë edhe rreth 70 kallëzime penale në finalizim që pritet të dorëzohen në organet kompetente.

“Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit gjatë muajit qershor, muajin e kaluar e kemi përfunduar verifikimin e një të tretës të zyrtarëve publik që kanë qenë të obliguar të kryejnë deri në atë kohë, e që ndërlidhen me deklarimet e pasurisë që janë dorëzuar në vitin 2024. Si rezultat i këtij verifikimi tashmë janë dërguar 48 kallëzime penale dhe janë edhe rreth 70 në finalizim. Në tërësi pritet që numri të jetë më shumë se dyfish i kallëzimeve penale në raport me vitin paraprak, në vitin 2024”, thotë Buleshkaj.

Buleshkaj nuk dëshiron të tregojë emrat e deputetëve të përfshirë në kallëzimet penale të APK-së për mosdeklarim të pasurisë, pasi siç thotë ai mund të dëmtojë hetimet eventuale.

Por, ai tregon se vijnë nga subjekte të ndryshme.

“Kam parë se janë disa deputetë, më ka mbetur në mendje. Ka këshilltarë të ministrave. Nuk ka pozita të ministrave dhe zëvendësministrave nga ajo që kam parë deri më tani. Ka edhe të ndërmarrjeve publike dhe të zyrtarëve të institucioneve të pavarura. Ka zyrtarë të Avokatit të Popullit, që janë dërguar si kallëzime penale. Por, nuk kisha pasur dëshirë që t’i përmend emrat sepse mund të dëmtojë hetimet eventuale…Prej 48-ve nëse nuk gaboj janë të paktën katër deputetë…14:32 Vijnë nga subjekte të ndryshme të cilët kanë qenë të përfaqësuar në kuvendin e Kosovës dhe që janë aktualisht të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës”, thotë Buleshkaj.

Për KosovaPress, drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj, thekson se në kallëzimet penale të dërguara në prokuroritë përkatëse gjatë muajit qershor, janë evidentuar apartamente të padeklaruara, të hyra dhe biznese të pa raportuara.

“Ka të nivelit lokal e qendror, ndërmarrjet publike dhe institucione tjera të pavarura. Nuk mund të themi se ka vetëm një nivel i institucioneve, ka të gjithë nga pak. Kjo listë nuk është finale sepse ende jemi në finalizim edhe të gati dyfishtë të propozimit për kallëzime penale dhe informatat për prokurori që jemi duke i shqyrtuar si zyre e drejtorit e që tashmë janë të përgatitura nga njësitë profesionale…03:15Kemi evidentuar edhe apartamente të padeklaruara, të hyra dhe biznese, që nuk janë raportuar”, potencon Buleshkaj.

Ndër të tjera, Buleshkaj potencon se janë shqiptuar dhe shpërndarë 99 gjoba për mosdeklarim të pasurisë. Nga to, siç tregon ai 58 të tyre janë arkëtuar.

Bukeshkaj thotë se këtë vit është më i madh numri i gjobave.

“Tashmë i kemi shqiptuar dhe janë shpërndarë 99 gjoba për mosdeklarim të pasurisë. Nga 99 gjoba të shpërndara 58 janë arkëtuar, ndërsa pjesa tjetër është në proces të arkëtimit. Kemi edhe numër të madh të ankesave, sepse secili subjekt i cili është gjobitur e ka të drejtën e ankesës. Jemi në proces të finalizimit të shqyrtimit të ankesave…Këtëvit ka qenë numri më i madh i gjobave, nga 108 masa të ndërmarra ndaj subjekteve që janë vonuar në deklarim të pasurisë, 9 nga to kanë qenë vërejtje, që kanë qenë publike apo jo publike të propozuara varësisht nga shkelja… Ndërsa 99 kanë qenë gjobs, të cilat janë 30 për qind e pagës mujore të zyrtarëve publik”, tregon Buleshkaj.

Në fund, Buleshkaj bënë të ditur se në fushën e sinjalizimit është shënuar një rritje e ndjeshme. Ai thotë se vetëm deri në muajin qershor të vitit 2025, numri i rasteve të sinjalizuara në Agjenci ka tejkaluar shifrën e gjithë vitit paraprak.

Në vitin 2023 janë regjistruar 20 raste, në vitin 2024 numri është rritur në 48, ndërsa këtë vit, vetëm për gjashtë muajt e parë, janë sinjalizuar mbi 50 raste.

Sinjalizimi është veprimi përmes të cilit një person (i quajtur sinjalizues) njofton autoritetet për shkelje të ligjit apo veprime të paligjshme dhe joetike që ndodhin brenda një institucioni publik apo privat.

Sinjalizuesit shpesh janë punonjës të atij institucioni që raportojnë korrupsion, keqpërdorim të detyrës, konflikte interesi, ose shkelje të tjera që cenojnë interesin publik./kp/

The post ​APK çon në prokurori afro 50 kallëzime penale, prej tyre katër deputetë appeared first on Telegrafi.

U raportua si e zhdukur, vajza nga Fushë Kosova dyshohet se u dhunua

13 July 2025 at 09:20

Një rast dhunim dyshohet që ka ndodhur të shtunën mbrëma në Fushë Kosovë, ku një vajzë e cila ishte raportuar si e zhdukur është gjetur në një banesë bashkë me dy persona të dyshuar, shtetas të Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja është regjistruar rreth orës 21:00.

Të dyshuarit janë shoqëruar menjëherë në stacionin policor për intervistim, ndërsa viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminim mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “Dhunim” dhe procedohet në rrugë të rregullt hetimore.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes./Telegrafi/

The post U raportua si e zhdukur, vajza nga Fushë Kosova dyshohet se u dhunua appeared first on Telegrafi.

​Të hyrat në ATK rriten për rreth 11 për qind, në gjashtëmujorin e parë u mblodhën mbi 524 milionë euro tatime

10 July 2025 at 14:49

Administrata Tatimore e Kosovës ka inkasuar mbi 524 milionë euro gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, duke shënuar një rritje prej rreth 51 milionë euro apo 11 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kështu ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, në një konferencë për media të enjten, më 10 korrik.

Ai ka thënë se ATK-ja ka vazhduar me përkushtim zbatimin e prioriteteve strategjike, përfshirë rritjen e mbledhjes së të hyrave, luftimin e informalitetit, avancimin e teknologjisë dhe përmirësimin e kulturës tatimore në vend.

“Gjatë këtyre gjashtë muajve, ATK-ja ka vazhduar me përkushtim të zbatojë prioritetet strategjike që janë, rritja e mbledhjes së te hyrave, luftimi i informalitetit, zgjerimin apo rritjen e përdorimit te teknologjisë në shërbim ndaj tatimpaguesve, dhe përmirësimin e kulturës se përgjithshme tatimore ne vend. ATK edhe në këtë periudhe raportuese, sikurse edhe në katër vitet e fundit, vazhdoi me ngritje te performances pothuajse në të gjithë indikatorët matës. Në gjashtë mujorin e parë të vitit 2025 kemi inkasim të te hyrave tatimore mbi 524 milionë euro, që do të thotë se kemi rritur të hyrat mbi 51 milionë apo rreth 11 për qind, në raport me vitin paraprak”, ka thënë Murtezaj.

Përveç të hyrave tatimore, ATK-ja ka mbledhur edhe afër 170 milionë euro nga kontributet pensionale gjatë kësaj periudhe.

“Dihet që krahas detyrimeve që kemi, me mbledh të hyra tatimore, kemi edhe kontributet pensionale, që po ashtu edhe tek kontributet pensionale shihen të dhënat që pasqyrojnë progres të vazhdueshëm që gjatë këtij gjashtëmujori janë mbledhur afër 170 milionë euro”, ka shtuar Murtezaj.

Megjithatë, drejtori i ATK-së theksoi se përkundër përparimeve, institucioni vazhdon të përballet me sfida.

“Normalisht e pranojmë se kemi edhe sfida te shumta, e që me kryesoret do i veçoja sfidën në avancimin e digjitalizimit te mëtutjeshëm institucional, si dhe sfidën me resurse humane. E që sfida me resurse humane është e ndarë në dy drejtime, si nga aspekti i rekrutimit te stafit të ri, po ashtu edhe në ruajtjen e resurseve ekzistuese”, ka nënvizuar Murtezaj.

I pyetur lidhur për vendimin e ZRRE-së karshi bizneseve, nëse ATK-ja ka marrë ndonjë veprim për të lehtësuar bizneset, ai ka thënë se ky institucion “nuk është organizatë humanitare”.

Derisa foli edhe për arkat fiskale që nuk po mund të servisohen askund tjetër përveçse në Pejë.

“ATK nuk është as organizatë humanitare e as mbështetëse për të mbështet me financa askënd, jemi për të mbledhur të hyra tatimore. Roli ynë ka qenë për të dhënë informata, për të identifikuar cilat janë bizneset që vinë në atë kategori të kritereve…Tek arka fiskale, operatoret ekzistues, kanë pas mundësi, nuk e di a kanë blerë apo jo, ne si ATK nuk kemi pranuar informatë ose ankesë që nuk ka për të blerë…Ndërsa sa pika, [të servsimit] sa qendra vendos zyre nuk është e përcaktuar me ligj dhe as me udhëzim, në këtë drejtim kemi kërkuar konstruktivitet nga operatorët me qëllim të lehtësojë procesin e mirëmbajtjes së pajisjeve fiskale, por të njëjtën kohë jemi në mbikëqyrje, që në raste kur ka tejkalim të ofrimit të këtyre shërbimeve do të merren masa ndëshkuese ndaj tyre ”, ka thënë ai.

Murtezaj foli edhe për reformën në procesin e fiskalizimit, e cila tashmë është në fazën përfundimtare të implementimit.

“Dua të ju informoj për një reformë e cila është në proces dhe ne fazën finale të implementimit të saj. Pra fjala është për reformën në procesin e fiskalizimit. Kjo reformë është iniciuar nga ministri i Financave Murati, dhe nën mbështetjen financiare të UNDP-së është zhvilluar moduli apo aplikacioni, i cili krijon je çasje te re të fiskalizimit, nga një qasje harduerike, në qasje softuerike”, ka thënë ai.

Sipas të dhënave që Murtezaj i ka prezantuar së bashku, tatimet dhe kontributet kanë kapur shifrën e 693.8 milionë eurove./KP/

The post ​Të hyrat në ATK rriten për rreth 11 për qind, në gjashtëmujorin e parë u mblodhën mbi 524 milionë euro tatime appeared first on Telegrafi.

❌
❌