Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 July 2025Main stream

Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën

TIRANË, 17 korrik/ATSH/ Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke rrëzuar kërkesën e tij për një masë më të butë sigurie.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Igerta Hysi, e cila la në fuqi vendimin e GJKKO-së për të mos ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ilir Meta nuk ishte i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua nga avokati Kujtim Cakrani. Pas vendimit, Cakrani u shpreh se “gjykata nuk po jep drejtësi”.

“Këta nuk janë gjyqtarë, por rrogëtarë. Më vjen keq për këtë. Gjykata nuk arriti të ngrihej sot në lartësinë e duhur për të marrë një vendim ndryshe nga ai i shkallës së parë”, tha Cakrani.

Meta ndodhet në paraburgim në Tiranë që prej 21 tetorit 2024, pasi akuzohet nga SPAK për veprat penale të korrupsionit pasiv, falsifikimit të dokumenteve zyrtare dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Kreu i PL-së po hetohet për aferën CEZ/DIA, gjatë kohës kur bashkëqeveriste forca e tij LSI me Partinë Demokratike, si dhe për lobingjet në Uashington.

/m.m/j.p/

The post Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenti i EBA nderohet me Yllin e madh të Mirënjohjes Publike, Rama: Vëllazëria e vërtetë nuk shpallet, ajo jetohet


TIRANË, 17 korrik/ATSH/ Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan u prit nga Kryeministri Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë ku u dekorua me Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike, një vlerësim i lartë shtetëror për përkushtimin e tij të palëkundur ndaj marrëdhënies strategjike mes dy vendeve si dhe kontributin e pakrahasueshëm në kauzën globale të paqes.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Kryeministri Rama u shpreh se kjo është vizita e dytë e kreut të Emirateve në Shqipëri brenda një periudhe të shkurtër.

“Prania juaj ndjehet si ajo e një të afërmi të dashur që kthehet për të parë nëse gjithçka shkon mirë në shtëpinë e të afërmve të vet”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama kujtoi edhe ndihmën e Sheikh Muhammed Bin Zayed për Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues të vitit 2019.

“Nuk do ta harroj kurrë që kur erdha te ju pas tërmetit shkatërrues, që la mijëra familje pa strehë, ju më morët dorën dhe më thatë: Vëlla, ti dhe populli yt nuk jeni vetëm!
Dhe sot, një lagje e re e bukur me mbi një mijë apartamente qëndron si dëshmi se ju e mendoni atë që thoni dhe thoni tamam atë që mendoni”, u shpreh Kryeministri.

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama:

“Lartësia Juaj,
Zoti President,
Të dashur miq, vëllezër dhe të ftuar,

Është një nder i madh t’ju mirëpresim sërish në vendin tonë, për herë të dytë brenda një periudhe kaq të shkurtër dhe, megjithëse nuk do të rrini aq gjatë sa do të dëshironim, prania juaj ndjehet si ajo e një të afërmi të dashur që kthehet për të parë nëse gjithçka shkon mirë në shtëpinë e të afërmve të vet.

Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) thoshte:
“Nuk i lejohet një myslimani të shmangë vëllanë e tij për më shumë se tri ditë… dhe më i miri prej të dyve është ai që përshëndet i pari”.

Ju, Lartësi, erdhët tek ne me këtë frymë, si ai që përshëndet i pari. Si një anëtar i dashur i familjes, që ndonëse larg, nuk i lë kurrë të këputen fijet e dashurisë.

Dhe tani është krejtësisht e qartë kush është më i miri nga të dy, nëse ka ekzistuar ndonjëherë ndonjë dyshim.

Më lejoni ta them këtë edhe në emër të njerëzve të mi, të pranishëm në këtë mbledhje të vogël, por shumë të veçantë për ne:

Në fillim dëgjuam për Emiratet e Bashkuara. Pastaj mësuam për to. Pastaj shkuam dhe i pamë. Dhe më pas mësuam të njohim dhe të vlerësojmë njerëzit që kujdesen për to.
Të llogarisim veten mes miqve të vendit tuaj të jashtëzakonshëm është për ne jo vetëm një nder i madh si popull, por një burim kënaqësie të sinqertë dhe krenarie të posaçme për ne që përfaqësojmë vendin tonë. Dhe kjo marrëdhënie është mbi të gjitha meritë e përkushtimit tuaj personal ndaj kësaj vëllazërie.

Lartësi, ju më mësoni çdo ditë se vëllazëria e vërtetë nuk shpallet, ajo jetohet. Ajo ndërtohet duke ecur së bashku në të njëjtën rrugë, duke qëndruar bashkë me të vërtetën, duke përqafuar urtësinë që ju e trashëguat nga i ndjeri babai juaj, Sheikh Zayed bin Sultan Al Nahyan, Zoti i ndriçoftë shpirtin në paqe të përjetshme:
“Ne jemi të gjithë krijesa të Zotit.”

Dhe unë pata privilegjin të dëgjoj prej jush, që në takimin tonë të parë, se si babai juaj ua bëri të jetuara këto fjalë në atë moment të paharrueshëm, kur qindra mijëra shqiptarë, duke ikur nga spastrimi etnik në Kosovë, vërshuan drejt Shqipërisë.

Ju ishit atëherë një oficer i ri ushtrie që zbarkuat në pistën e ngritur nga babai juaj në veri të vendit tonë, për të mundësuar mbërritjen e avionëve me ndihma për qindra e mijëra refugjatë lufte.

Ishit Ju vetë që më treguat si ju telefononte çdo mbrëmje për t’u siguruar që refugjatët ushqeheshin dhe trajtoheshin njëlloj pa dallim feje, si të barabartë para Zotit.
Ju, Lartësi, nuk e përqafuat thjesht këtë mësim në rininë tuaj, ju u bëtë mishërimi i tij i gjallë. E kthyet në mision jete dhe e shndërruat vendin tuaj në një flamurmbajtës të ndritur të këtij besimi: një vend, madhështia morale e të cilit qëndron mbi përkushtimin e palëkundur ndaj vëllazërisë universale dhe mbi bindjen e patrembur se, me çdo çmim kjo është e vetmja rrugë drejt një bote më të mirë. Jo vetëm me fjalë të bukura, por me vepra të guximshme.

Siç thotë një tjetër hadith: “Nuk ka mysliman që viziton vëllanë e tij të sëmurë në mëngjes, pa shtatëdhjetë mijë engjëj që luten për të deri në mbrëmje. E nëse e viziton në mbrëmje, ata luten për të deri në mëngjes dhe ai do të ketë fruta nga Parajsa”.

Ky hadith nuk flet thjesht për shpërblime të padukshme. Ai flet për praninë ngushëlluese të solidaritetit dhe na kujton se të vizitosh të sëmurin apo të kujdesesh për njeriun në nevojë do të thotë që, për një çast, të bëhesh bartës i mëshirës hyjnore.
Vetëm Zoti i di numrat dhe fuqinë e këtyre engjëjve.

Por unë di këtë: nga Kosova në Somali, nga India në Magreb, nga Toka e Shenjtë deri në Shqipëri dhe, po patjetër, në të gjithë rajonin tuaj dhe në mbarë botën, emri juaj dëgjohet me respekt, shqiptohet me mirënjohje dhe ndërmendet me shpresë.

Njerëz të çdo ngjyre, gjuhe dhe besimi ju janë falënderues për praninë tuaj afër tyre, në orët më të errëta, jo si një sovran në kërkim të larjes së ndërgjegjes, por si një vëlla që nuk pranon të braktisë të ngjashmit e tij që lëngojnë në errësirë; që ecën me ta nëpër lugina lufte, vuajtjeje, dëshpërimi, ekstremizmi dhe shkatërrimi duke u përcjellë jo vetëm ndihma, por diçka që shkon edhe më thellë: fuqinë e heshtur të dhembshurisë dhe gjithashtu lehtësimin ndërsa i siguron se nuk janë vetëm.

Nuk do ta harroj kurrë që kur erdha te ju pas tërmetit shkatërrues, që la mijëra familje pa strehë, ju më morët dorën dhe më thatë: Vëlla, ti dhe populli yt nuk jeni vetëm!
Dhe sot, një lagje e re e bukur me mbi një mijë apartamente qëndron si dëshmi se ju e mendoni atë që thoni dhe thoni tamam atë që mendoni.
Si ushtarak nga formimi dhe nga thirrja, ju keni zgjedhur të jeni një vëlla i armëve të Paqes.

E kujtoj fjalën tuaj:
“Në fenë tonë themi: ‘O Zot, Ti je paqja dhe prej Teje vjen paqja’. Kërkimi i paqes është një parim i lindur, por parimet marrin kuptim vetëm kur shndërrohen në veprim”.
Ku tjetër, dhe nën udhëheqjen e kujt përveç tuajës, mund të kishte ardhur bashkënënshkrimi i Dokumentit për Vëllazërinë Njerëzore, mes pasuesit të Shën Pjetrit dhe ndjekësve të Profetit?

Dhe si do të mund të merrnin formë Marrëveshjet Abrahamike, kaq jetike për Lindjen e Mesme dhe frymëzuese për gjithë botën, pa guximin dhe dashurinë tuaj të sinqertë për paqen?

Pak mund ta kujtojnë, por tradita e Profetit na mëson se kur e do vëllain për hir të Zotit, duhet t’ia thuash. Një njeri i tha Profetit, paqja qoftë mbi të:
“O i Dërguar i Zotit, e dua atë njeri”.
Dhe Profeti e pyeti: “Ia ke thënë?”
“Jo”.
“Atëherë shko dhe thuaja”.
Dhe ai shkoi, duke i thënë:
“Të dua për hir të Zotit.”
Dhe tjetri u përgjigj:
“Dashtë Ai për hir të të cilit më do, të të dojë edhe ty.”

Ndaj sot, Lartësi, si një vëlla, dua t’ju shpreh me një gjest publik dashurinë dhe besnikërinë ndaj jush si një bartës i dritës së arsyes në një botë që e humb atë çdo ditë dhe errësohet gjithnjë e më shumë.

Mund të jetë një gjest i thjeshtë krahasuar me gjithçka keni bërë për ne, por me mirënjohje të thellë, në emër të popullit shqiptar, kam nderin t’ju dorëzoj Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike.

E di që keni marrë shumë dekorata, më thonë mbi njëzet nga më prestigjiozet në botë.
Megjithatë, guxoj të shpresoj, e dini, jam kokëfortë se kjo kujtesë e mirënjohjes shqiptare mund të zërë një vend të veçantë mes tyre.

E kuqja dhe e zeza e shiritit tonë nuk janë vetëm ngjyrat kombëtare. Ato simbolizojnë, mbi të gjitha, dorëzimin e vetes ndaj providencës hyjnore në shërbim të tjetrit, dhe gjakun që vëllezërit tanë dhanë për këtë tokë, që kurrsesi nuk duhet të jetë derdhur kot.
Po këto ngjyra frymëzuan një himn të shkruar një shekull më parë nga një poet i madh shqiptar, një peshkop ortodoks e njëherazi Kryeministër:
“Një flamur që lindi Kostandinin e Shenjtë,
Bashkon Kryqin dhe Shenjën e Gjysmëhënës,
Shpall të gjitha besimet si vëllezër hyjnorë,
Një flamur fisnik për njerëzimin mbarë.”

Ylli i këtij Urdhri, me formë të mprehtë, frymëzohet nga vula e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut dhe nga 36 shkronjat e alfabetit tonë.

Kompozimi i tij risjell gjithashtu Vulën e Solomonit — Sulejmanit, mbretit të paqes — shpirti dhe trashëgimia e të cilit ndriçojnë në vetë udhëheqjen tuaj: si baba, burrë shteti, lider global, si njeri me besim dhe kulture të thellë.
Me një fjalë: si udhërrëfyes për njerëzimin.

Lartësia Juaj, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, President i Emirateve të Bashkuara Arabe:
Për përkushtimin tuaj të palëkundur ndaj marrëdhënies strategjike midis vendeve tona;
Për kujdesin tuaj vëllazëror në momente nevoje për popullin tonë;
Për kontributin tuaj të pakrahasueshëm në kauzën globale të paqes dhe bashkëpunimit shumëpalësh;
Dhe për përulësinë tuaj që i përul të gjithë do të shtoja unë jashtë tekstit zyrtar…
Në emër të Republikës së Shqipërisë, me respekt të thellë dhe mirënjohje,
ju dorëzoj Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike.
Zoti ju ruajtë gjithmonë dhe Zoti i bekoftë të dy popujt tanë”.

/m.m/j.p/

The post Presidenti i EBA nderohet me Yllin e madh të Mirënjohjes Publike, Rama: Vëllazëria e vërtetë nuk shpallet, ajo jetohet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjykata e Prishtinës e dënon në mungesë me 15 vjet burgim për krime lufte një ish-pjesëtar të sigurimit serb

By: Ela
17 July 2025 at 12:59

Një gjykatë në Prishtinë e ka dënuar në mungesë me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullsisë civile një ish-pjesëtar të Sigurimit Shtetëror të Serbisë. Në një njoftim për media, Gjykata Themelore në Prishtinë tha se e gjeti fajtor të pandehurin, të cilin e identifikoi vetëm me inicialet S.F., për kryerjen e veprës penale […]

The post Gjykata e Prishtinës e dënon në mungesë me 15 vjet burgim për krime lufte një ish-pjesëtar të sigurimit serb appeared first on BoldNews.al.

Gruaja do të presë këmbën në Itali pasi i rrezikon jetën, mjekësia në Shqipëri nuk i jep “lejen”/ VIDEO

By: Ela
17 July 2025 at 12:42

Fatmira Dervishi është 40 vjeçe dhe ajo ka pësuar djegie në këmbën e djathtë kur ka qenë fëmijë ndërsa e gjithë jeta i ka shkuar spitaleve me operacione të vazhdueshme. Megjithatë 40-vjeçarja nënë e dy fëmijëve nuk mundi ta shpëtojë këmbën. Pas dhimbjeve të vazhdueshme dhe infeksionit që i rrezikon shtyllën kurrizore Fatmira është e […]

The post Gruaja do të presë këmbën në Itali pasi i rrezikon jetën, mjekësia në Shqipëri nuk i jep “lejen”/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimin e PD për pavlefshmëri zgjedhore në qarkun e Tiranës

By: Ela
17 July 2025 at 12:34

Kolegji Zgjedhor Gjyqësor ka rrëzuar ankimin e Partisë Demokratike për pavlefshmëri zgjedhore në qarkun e Tiranës. Argumentet e paraqitura nga përfaqësuesi ligjori i PD, Franci Nuri, nuk binden trupën gjyqësore për te shpallur të pavlefshëm zgjedhjet në qarkun më të madh në vend, duke i hapur rrugë certifikimit final të rezultatit për këtë zonë zgjedhore. […]

The post Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimin e PD për pavlefshmëri zgjedhore në qarkun e Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Thethin e djeshëm nuk kam për ta harru kurrë!

By: Ela
17 July 2025 at 12:16

Nga Klodian Zhivani Jo prej ushtimës së tritolit që bani me u dridhe bjeshkët, as prej pluhunit që ngjiti alpet, e as prej forcave të policisë dhe as prej pamjes së atij vendi që vetë Zoti ka dasht me i dhanë bukuri. Por… prej nji cope buke! Prej nji tavoline malësoresh, të shtrume me lot, […]

The post Thethin e djeshëm nuk kam për ta harru kurrë! appeared first on BoldNews.al.

270 milionë $ me Soros-USAID, për ca miliarda me Mafian

By: Ela
17 July 2025 at 12:06

Nga Basir Çollaku Tani si zaptues i çdo zyre dhe hapësirë publike, kontrollues i parave nën dhe mbi ligj, shpartallues i drejtësisë dhe ekonomisë, Edi Rama në fillesën e motit të 12 të sundimit të tij, po vulos ish-Shqipërinë. Rama 4 Çfarë është?! Një sallë-stsllë me policë të inkriminuar zyrtarë ligjesh të korruptuar, administratë e […]

The post 270 milionë $ me Soros-USAID, për ca miliarda me Mafian appeared first on BoldNews.al.

Vizita në Tiranë, presidenti i Emirateve të Bashkuara: Forcim i mëtejshëm i partneritetit

TIRANË, 17 korrik/ATSH/ Lartësia e Tij, Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nayan vizitoi Tiranën ku u prit në një takim nga kryeministri Edi Rama.

Në fokus të këtij takimi ishte forcimi i mëtejshëm i partneritetit mes dy vendeve.

Në një reagim në rrjetet sociale, Presidenti Al Nayan bëri të ditur se në takim u  shkëmbyen mendime mbi një sërë çështjesh rajonale dhe ndërkombëtare.

Presidenti Al Nayan u shpreh se në takim u riafirmua angazhimi i përbashkët për të mbështetur përpjekjet për të avancuar paqen dhe stabilitetin në dobi të të gjithëve.

“Pata kënaqësinë të takohesha me Kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë, për të diskutuar mënyra për forcimin më tej të partneritetit në zgjerim mes vendeve tona. Gjithashtu shkëmbyem mendime mbi një sërë çështjesh rajonale dhe ndërkombëtare, dhe riafirmuam angazhimin tonë të përbashkët për të mbështetur përpjekjet për të avancuar paqen dhe stabilitetin në dobi të të gjithëve”, shkruan Presidenti Al Nayan në rrjetet sociale.

1 nga 2

/m.m/

The post Vizita në Tiranë, presidenti i Emirateve të Bashkuara: Forcim i mëtejshëm i partneritetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pjesë e një organizate droge, arrestohet në Kroaci shqiptari i kërkuar nga Italia

By: Ela
17 July 2025 at 09:54

Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia si pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës, është arrestuar në Kroaci falë bashkëpunimit mes policive të dy vendeve. Mediat italiane raportojnë se shqiptari i arrestuar është me inicialet T.A., ndaj të cilit ka masë sigurie arrest në burg. Shqiptari ka qenë pjesë e një […]

The post Pjesë e një organizate droge, arrestohet në Kroaci shqiptari i kërkuar nga Italia appeared first on BoldNews.al.

Turqi/ Ndalime dhe ndëshkime valë e re presioni ndaj medias

By: Ela
17 July 2025 at 09:49

Gjendja e lirisë së shprehjes dhe medias në Turqi ka qenë një çështje shqetësuese në Gjermani për vite me radhë. Sipas renditjes së organizatës joqeveritare Reporterë pa Kufij, Turqia renditet e 159-ta nga 180 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit. Edhe pse “vetëm” katër persona janë aktualisht në burg për punën e tyre gazetareske – […]

The post Turqi/ Ndalime dhe ndëshkime valë e re presioni ndaj medias appeared first on BoldNews.al.

Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

By: Ela
17 July 2025 at 09:19

Zërat për ndryshime në qeveri kanë kohë q% kanë qarkulluar në Ukrainë  tani ato janë bërë realitet. Të mërkurën, parlamenti ukrainas miratoi dorëheqjen e kryeministrit Denys Shmyhal. Kabineti u shpërbë automatikisht. Shmyhal kishte shërbyer më parë për më shumë se pesë vjet – më gjatë se çdo kryetar tjetër qeverie ukrainas para tij. Dy ditë më parë, Presidenti Volodymyr […]

The post Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë? appeared first on BoldNews.al.

“Të ka dal emri që u bën qefin të burgosurve”, reagon Efi Dedhes/ FOTO

By: Ela
17 July 2025 at 08:51

Efi Dhedhes është përballur së fundmi me një koment në rrjete sociale që i përmend faktin se emri i saj është mes vajzave “VIP” që shkojnë për takime speciale me të burgosur. Komenti, që përmbante gjuhë fyese dhe akuza personale, nuk mbeti pa përgjigje nga Efi. “Ça thua më vërtetë? Turp të kem?” – iu […]

The post “Të ka dal emri që u bën qefin të burgosurve”, reagon Efi Dedhes/ FOTO appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 16 July 2025Main stream

Berisha: Integrimi me meritë, jo për gjeopolitikë, është në interesin jetësor të qytetarëve

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se Shqipëria është boshatisur nga shqiptarët, të cilët, sipas tij, janë detyruar të largohen nga vendi.

Berisha iu adresua sot me një fjalë konferencës “The Western Balkan Paradigm” që zhvillohet në Tiranë nga Fondacioni i Partive Popullore Europiane – Martens Centre dhe Fondacioni për Liri dhe Demokraci (FLD) i PD-së.

Sipas tij, “Shqipëria është kthyer në një vend që prodhon refugjatë dhe emigrantë”.

Duke folur për procesin e integrimit europian, Berisha tha se “nëse i jepet përparësi stabilokracisë në krahasim me standardet, kjo i hap rrugën autokracisë”.

“Shqipëria është një kazus tipik. I ka dhënë prioritet stabilokracisë krahasuar me standardet dhe kjo u transformua në një shtet autokratik. Por edhe për BE-në në vetvete nuk është vetëm një problem i rëndë moral me vendet kandidate, por gjithashtu do të thotë të vendosësh një virus në themelet e veta pa ditur se cilat do jenë pasojat për të ardhmen”, shtoi ai.

Për Berishën “një proces i bazuar në meritë është në interesin jetësor të qytetarëve të vendeve kandidate”.

Kjo sipas tij, “është mënyra më e mirë për të ndihmuar këto vende që të shkëputin lidhjet me të kaluarën”.

Berisha theksoi se “Shqipëria nisi negociatat e aderimit në një kohë kur nuk plotësonte asnjë kriter përveçse gjeopolitikës”.

“Kur ne nisëm negociatat, ekonomia shqiptare u zëvendësua nga narko-ekonomia. Shqiptarët po ikin nga territori. Nga viti 2014 deri në vitin 2024, përsëri sipas Eurostat, 1 milion e 99 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria vetëm në zonën Shengen, pa llogaritur këtu ata të cilët janë larguar për në SHBA, Britani, Zvicër, Kanada, Australi apo Lindjen e Mesme. Vendi është bërë një prodhues emigrantësh dhe refugjatësh”, shtoi ai.

Edhe pse pranoi se ka një lodhje nga zgjerimi i BE-së, Berisha theksoi se “nuk është ky shkaku i vonesave të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

“Është e vështirë që ka qenë një çast kur lindi ideja për t’i ofruar një partneritet Ballkanit Perëndimor, por zgjati shumë pak, dhe Procesi i Berlinit synonte që t’i afronte sa më pranë BE-së. Problemi është se autokratët e rajonit, filluan me projekte të reja. Shpeshherë ne mendonim se as Rama dhe as Vuçiç nuk ishin të interesuar për integrimin. Ata shanin dhe hidhnin fajin lodhjes dhe shpikën ‘Ballkanin e Hapur’. Kërcënuan opsione të tjera, dhe nuk respektuan parimin thelbësor të integrimit në BE, që nuk është lodhja e BE-së e cila kishte ngadalësuar procesin e integrimit të Ballkanit”, shtoi ai.

/m.m/j.p/

The post Berisha: Integrimi me meritë, jo për gjeopolitikë, është në interesin jetësor të qytetarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Qendër Rajonale e Emergjencave Civile në Bushat

TIRANË, 16 korrik/ATSH-Maela Marini/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ishte sot në Bushat, ku ish-reparti i ndërlidhjes do të rindërtohet tërësisht për t’u shndërruar në Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile për të gjithë Qarkun e Shkodrës.

I shoqëruar nga prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, ministri Vengu inspektoi nga afër ambientet të cilat do të përdoren për ngritjen e kësaj qendre.

“Jemi duke vlerësuar një sërë asetesh të amortizuara të Forcave të Armatosura për qëllime civile dhe ushtarake. Këtu kemi përcaktuar këtë repart për të zhvilluar një funksion të ri të një Qendre Rajonale të Emergjencave Civile”, informoi ai.

Emergjencat civile, sipas ministrit Vengu janë një kompetencë e përbashkët e disa institucioneve ndaj për ta përforcuar më shumë kapacitetin e bashkive po ndërtohet kjo qendër rajonale.

Vengu theksoi se Qendra Rajonale e Emergjencave Civile do t’i shërbejë zonës së Shkodrës dhe Lezhës.

“Qendra rajonale ka të gjithë kapacitetet për të mbështetur të dyja qarqet sidomos në zonën midis Shëngjinit dhe Velipojës ku kemi një turizëm gjithëvjetor në mënyrë që jo vetëm t’i japi, mundësi bashkive të reagojnë për fatkeqësi të tilla siç janë zjarret gjatë sezonit veror, por edhe të përballemi me kërkesa shtesë shtesë që vijnë nga fluksi i turizmit gjithëvjetor”, shtoi ai.

Vengu bëri të ditur se ky repart ishte lënë në harresë prej vitesh dhe tani është momenti për ta vënë në funksion.

“Sa herë kërkohet mbështetje nga ajri detyrohen mjetet ajrore që të rikthehen për furnizim në bazat e tyre. Me këtë i japim mundësinë mjeteve ajrore që të furnizohen në këtë qendër”, shtoi ai.

Nga ana e saj, prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni vlerësoi këtë nismë, e cila sipas saj sjell më afër kapacitetet e ndërhyrjes në raste emergjencash. /j.p/

The post Vengu: Qendër Rajonale e Emergjencave Civile në Bushat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kultivuan 137 bimë narkotike, arrestohen 2 vëllezërit në Tepelenë

By: Ela
16 July 2025 at 14:53

Dy shtetas janë arrestuar nga Policia pasi kishin kultivuar 137 bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar në lagjen “Likaj”, në fshatin Luftinjë 1, Tepelenë. Në pranga u vunë dy vëllezërit I. D., 23 vjeç dhe A. D., 30 vjeç. “Komisariati i Policisë Tepelenë, Stacioni i Policisë Memaliaj në bashkëpunim me DVP Gjirokastër, si rezultat […]

The post Kultivuan 137 bimë narkotike, arrestohen 2 vëllezërit në Tepelenë appeared first on BoldNews.al.

Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

By: Ela
16 July 2025 at 14:34

Nga Andi Bushati Kundërshtimi i një zyrtari që askush nuk ia kishte dëgjuar më parë emrin, deri ditën që u bë lajm kombëtar sepse kishte kundërshtuar kryeministrin, është një indicie domëthënëse për të shpjeguar fortunën që ka përfshirë pushtetin lokal. Mediat e raportuan me një kuriozitet të madh dhe habi të pafshehur faktin se kryetari […]

The post Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë appeared first on BoldNews.al.

Video në TikTok i sjell probleme! Shoqërohet në komisariat Kozak Braçi, merr gjobën e majme

By: Ela
16 July 2025 at 14:14

Një video e publikuar në rrjetet sociale që tregonte një person duke hedhur mbeturina nga dritarja e një automjeti në lëvizje ka çuar në identifikimin dhe ndëshkimin e autorit të shkeljes. Bëhet fjalë për personazhin e njohur të TikTok, Kozak Braçi, 32 vjeç. Pavarësisht se pamjet ishin regjistruar disa kohë më parë, autoritetet arritën të […]

The post Video në TikTok i sjell probleme! Shoqërohet në komisariat Kozak Braçi, merr gjobën e majme appeared first on BoldNews.al.

Një vit e tetë muaj burgim për rivalin kryesor të Erdoganit në Turqi

By: Ela
16 July 2025 at 14:10

Një gjykatë turke dënoi të mërkurën kryetarin opozitar të Stambollit, Ekrem Imamoglu, me një vit e tetë muaj burg për fyerje dhe kërcënim ndaj një zyrtari publik. Imamoglu, rival kryesor i presidentit Recep Tayyip Erdogan, ndodhet në burg që nga 23 marsi dhe pritet të apelojë vendimin, raporton AP. Rasti lidhet me komentet e tij […]

The post Një vit e tetë muaj burgim për rivalin kryesor të Erdoganit në Turqi appeared first on BoldNews.al.

Kos: Bisedimet e anëtarësimit në BE me Shqipërinë po përparojnë më shpejt se kurrë


TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos vlerësoi se bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Europian me Shqipërinë po përparojnë më shpejt se kurrë.

Duke sjellë pjesë nga fjala e mbajtur javën e kaluar në Parlamentin Evropian, Kos përsëriti se “përparimi në negociata është një shenjë e qartë e angazhimit të Shqipërisë dhe mbështetjes së vazhdueshme të Bashkimit Evropian”.

Sipas saj, “përfshirja e të gjithë shoqërisë do të jetë thelbësore për të arritur qëllimin e Shqipërisë për të mbyllur negociatat deri në vitin 2027”.

“Negociatat e pranimit midis Shqipërisë dhe BE-së po përparojnë me një ritëm të paparë, siç dëgjuam, me disa momente të rëndësishme të përmbushura tashmë në muajt e fundit dhe më shumë që do të vijnë”, vlerësoi komisionerja Kos.

Komisionerja evropiane për Zgjerimin u shpreh se “Shqipëria është angazhuar seriozisht në procesin e zgjerimit, ndërsa BE-ja i përmbush premtimet duke pritur qasjen e bazuar në meritë”.

“Ne vazhdojmë të ruajmë fokusin shumë të fortë në reformat në fushën e shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit. Shqipëria pritet të konsolidojë më tej përparimin shumë të mirë në këtë fushë”, shtoi ajo.

Përparimi i shpejtë në negociatat e pranimit, sipas komisioneres Kos, “është një sinjal i qartë se ne qëndrojmë me Shqipërinë dhe jemi vërtet të përkushtuar për të shënuar një rrugë të qartë për pranimin në BE”.

“Zgjerimi është një projekt i tërë shoqëror dhe do të nevojitet një pjesëmarrje e plotë e të gjithë shoqërisë shqiptare për të arritur ambiciet e Shqipërisë. Qëllimi realist i mbylljes së të gjithë kapitujve negociues është deri në fund të vitit 2027”, shtoi ajo.

/m.m/j.p/

The post Kos: Bisedimet e anëtarësimit në BE me Shqipërinë po përparojnë më shpejt se kurrë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zbardhet vrasja e 23-vjeçarit në Dibër, Duka: Në pranga dy shtetas

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Artion Duka informoi sot mbi rezultatet e operacionit policor të koduar “Bashkëfajësia”, të finalizuar pas një hetimi njëjavor, me metoda proaktive, për zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të vrasjes së shtetasit R. D., 23 vjeç.
Trupi i pajetë i 23-vjeçarit u gjet nga shërbimet e Policisë, në afërsi të liqenit të Ulzës, më datë 9 korrik 2025, pas kallëzimit të babait të tij, për largimin nga banesa.
Gjatë konferencës për shtyp, Duka u shpreh se menjëherë pas ngjarjes, grupi i posaçëm hetimor kreu një hetim intensiv njëjavor, me metoda speciale.
“Si rezultat i një pune të mirëorganizuar hetimore, fiksimit dhe analizimit të provave nga vendngjarja, administrimit të shpejtë të informacioneve dhe pamjeve filmike të siguruara nga Policia në lidhje me autorësinë e rastit, si dhe i veprimeve të tjera profesionale policore, u bë e mundur zbardhja e autorësisë së vrasjes së shtetasit R. D.”, shtoi ai.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Bashkëfajësia”, u vunë në pranga shtetasit P. H. alias P. C., 55 vjeç, banues në Tropojë, i cili u arrestua në fshatin Golaj, Kukës, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit”; F. B., 34 vjeç, banues në Kamzë, i cili u arrestua në zonën e Astirit, Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit”.
Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit K. B. dhe A. B., vëllezërit e shtetasit të arrestuar F. B..
Duka sqaroi se nga informacionet e siguruara rezulton se 4 shtetasit që kanë marrë pjesë në vrasjen e 23-vjeçarit, nuk kanë qenë të veshur me uniformë policie, si dhe nuk kane përdorur asnjë logo apo automjet te Policisë.
Sipas tij, 23-vjeçari ka qenë i dënuar në Gjermani, për shpërndarje të lëndëve narkotike, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai dyshohet se me 4 shtetasit e lartpërmendur, autorë të dyshuar të vrasjes, ka patur mosmarrëveshje që lidhen për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
“Gjatë periudhës hetimore dhe veprimeve operacionale u sekuestruan 20 celularë, 7 automjete, një shumë eurosh, një sasi lënde narkotike kokainë, si dhe prova të tjera të cilat do t’i shërbejnë hetimeve”, shtoi ai.
Duka theksoi se grupi i posaçëm hetimor i DVP Dibër po vijon intensivisht hetimin, për zbardhjen e plotë të rrethanave te ngjarjes, si dhe për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë kriminale.
/m.m/j.p/

The post Zbardhet vrasja e 23-vjeçarit në Dibër, Duka: Në pranga dy shtetas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌