Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

A mund ta mbrosh Velinë duke i shërbyer Edi Ramës

By: us er1
9 July 2025 at 14:53

Një furtunë tre ditore në gotë, që fanepset sa herë që Erion Veliaj shpreson për ndryshimin e masës së arrestit, ka prodhuar një situatë komike, sidomos në disa studio televizive, ku media dhe mediatikë të pushtetit ankohen e thërrasin se drejtësia e re, e veçanërisht SPAK, kontrollohen politikisht nga… opozita. Sipas tyre, këto organe kanë frikë kur bërtet Berisha dhe i lirojnë dhëndrrin dhe nuk pyesin për Edi Ramën kur i arrestojnë të vetët. Kjo tezë, sa qesharake aq edhe haluçinante, pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Lartë për Erion Velinë, rrëshkiti drejt përçartjes totale ndërsa rasti i këtij të fundit u servir si diktat i Dumanit mbi mazhorancën, standart i dyfishtë i SPAK- i ashpër me rilindjen dhe tolerant me opozitën- e deri si shenjë e qartë e dështimit të reformës në drejtësi.

Që SPAK ashtu si dhe organet e tjera të drejtësisë së re, janë të kontrolluara dhe të dirigjuara politikisht, ky tashmë është një fakt evident. Madje edhe në rastin e Erion Velisë. Por situata komike e përmendur më lart nuk buron nga ky fakt, por nga absurdi ku gjendet të ngërthyer mbrojtësit e kryetarit të burgosur të bashkisë. Ata janë edhe me Erionin por edhe me Edi Ramën. Në pamundësi për të shqiptuar të vërtetën e thjeshtë se SPAK kontrollohet politikisht nga njeriu që ka në dorë gjithë pushtetet në Shqipëri, ata kanë zbuluar se “heronjtë e fëmijëve tanë” kanë frikë kur shan Sali Berisha.

Hipokrizia e mediave (gjithnjë e më të pakta) që mbrojnë Veliajn

Me shumë gjasë, pjesa dërrmuese e propagandistëve të rilindjes që artikulojnë këtë tezë nuk i besojnë as vetë. Dikush nga një lloj detyrimi moral ndaj Velisë e dikush nga shpresa e rikthmit të tij në detyrë e për pasojë edhe e pagesave të lehta, duhet të thonë diçka në mbrojtje të tij. Dhe e vetmja gjetje, që edhe Veliajt t’i shërbehet sa mundet edhe Rama mos lëndohet, është kjo e kontrollit politik të Berishës mbi drejtësinë e re.

Gjendja nuk është aspak e mirë dhe bëhet edhe më shumë qesharake, kur ata që pretendojnë këtë ndikim të Berishës mbi SPAK, gjykatat speciale e deri Gjykatën e Lartë nuk thanë asnjë fjalë kur të gjitha këto instanca shkelën hapur kushtetutën duke marrë masë ndalimi ndaj kreut të opozitës pa miratimin e Kuvendit. As kur ai u privua nga e drejta bazë e një të zgjedhuri për të qenë në Kuvend, i izoluar për një vit rresht në arrest shëtpie. Për kontroll politik të drejtësisë nuk u fol as kur një deputet u dënua me burg se denoncoi vëllain trafikant të një ministri të rilindjes. Dashnorët e drejtësisë së pavarur nuk u ndjenë as kur u tërhoq zvarrë e u plas në qeli ish kryeministri dhe ish presidenti, i dyshuar për krime të ndodhura mbi një dekadë më parë. Madje për shumë prej tyre ishte normale që për skandalin e patronazhistëve, SPAK të sulej në zyrat e kolegëve të tyre dhe jo në ato të partisë së kryeminsitrit.

‘Shqetësim serioz’: BE dënon sulmet e qeverisë ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt

Më paradoksale tingëllon teoria e ndikimit apo kompleksimit të SPAK nga Berisha, kur ata që e artikulojnë, madje edhe vetë Veliaj, deri para arrestimit kishin vetëm një shqetësim: a do e lëshonte Rama delfinin e tij apo jo? Pra ishin të bindur se fati i tij varej vetëm nga vullneti i Edi Ramës dhe jo nga presioni i opozitës, me të cilën talleshin sa herë protestonte para Bashkisë. SPAK e mori në “dorëzim” Velinë, vetëm pasi lideri maksimal e zhveshi nga fuqia politike, e retushoi nga fotografitë publike dhe i hoqi mbështetjen mediatike. Fakt është që për Velinë, ajo furtuna tre ditore ndodh vetëm në mediat e kategorisë së dytë, që në pamundësi për të qenë lojtarë në fushën e madhe, janë kënaqur deri dje me lopën e Bashkisë. Mediat e mëdha e trajtuan rastin Veliaj thjesht si lajm të kronikës, duke e ditur se një kurban i tillë nuk shkon pa “leje nga lart”.

Sinjalet e goditjes së Erion Veliajt pas 11 Majit

Loja e vërtetë e kontrollit mbi SPAK nuk ka të bëjë me fatin personal të Velisë, Ahemtajt apo ndonjë zyrtari tjetër të lartë nesër. Ato janë kokat me të cilat ushqehet pushteti i gjatë i një njeriu të vetëm. Përsa kohë SPAK dhe drejtësia e re nuk hetojnë procedurat e aferave korruptive, por të brendshmet e grave dhe pllakat e banjove, kokat e erjonvelirave janë thjeshtë statistikë për raportet e Dumanit. Përsa kohë SPAK dhe drejtësia e re nukvepron ndaj bandave që masakrojnë zgjedhjet dhe zyrtarëve që blejnë vota ditën për diell, çfarë rëndësie ka se kush e ka radhën nga shokët e Ramës.

Erion Velinë mund ta paraqesin si viktimë të inatit të një prokurori, si hakmarrje të Dumanit apo kompleksimit të drejtësisë nga Berisha, por në fund të gjithë e dinë se ai nuk do të ishte sot në qelitë e burgut të Durrësit pa vullnetin e një njeriu. Të atij që kontrollon gjithçka, përfshi edhe vetë ata që janë të mërzitur nga ikja e ‘njeriut të punës” që mendonte edhe për ta. ©lapsi.al

The post A mund ta mbrosh Velinë duke i shërbyer Edi Ramës appeared first on Lapsi.al.

Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë

By: us er1
2 July 2025 at 14:46

Ndërsa Shqipëria po i “afrohet” me hapa gjigandë Bashkimit Europian, vetëm me Edin, shqiptarët janë të vetmit qytetarë në krejt Europën që bashkë me ajrin thithin edhe tymin kancerogjen të gjithëfarëlloj plehrash që digjen në fusha të hapura në të gjithë vendin. Ata që premtuan se do ta pastronin Shqipërinë nga mbetjet që digjeshin rrugëve përgjatë 20 e kusur viteve (premtim i Edi Ramës më zë dhe figurë) sot e kanë mbuluar vendin me tymin dhe erën e tmerrshme, nga Vlora deri në Elbasan, por ama pasi kanë zhvatur gati gjysëm miliardë euro me projektin e vjedhjes së shekullit, atë të inceneratorëve.

Në vendin ku sot po digjen si në mesjetë tonelata me plehra, Edi Rama pati ulur deputetët e Rilindjes duke u mburrur për veprat e rralla që do inceneronin mbetjet, do prodhonin energji dhe do e bënin Shqipërinë model të pastërtisë, pa qenë nevoja të ndiqnin strategjinë e BE për ricklimin e tyre. Madje atëbotë, me vetëdije të plotë, kryeministri mashtronte përballë komisionit hetimor parlamentar, duke deklaruar se inceneratori i Tiranës kishte garancinë e kompanisë me nam ndërkombëtar, Paul Wurth.  Në fakt, sot të gjithë e dinë se nami i vetëm i kësaj afere mbeti rekordi ndërkombëtar i grabitjes së qindra milionë eurove pa u inceneruar asnjë kilogramë mbetje.

Inceneratorët/ Si u shurdhua Rama nga 6 vjet denoncime

Nuk ka simbol më të pamëshirshëm se sa tymi që mbuloi sot Elbasanin dhe rrethinat, për të nxjerrë cullak grykësinë e një pushteti dhe paturpsinë e një sistemi që vjedhjen kërkoi ta shesë si zhvillim. Nën retë kancerogjenë që mbulojnë Shqipërinë e vitit 2025, madje Shqipërinë e samiteve famëmadhe, si mund të duket tani vrapimi i çmendur i Edi Ramës për të firmosur sa më parë projektin e inceneratorëve? Shpallja e gjendjes së emergjencës 10 vjet të shkuara pikërisht në Elbasan me arsyetimin se djegia e plehrave në landfill po helmonte qytetin? Po vendimet rrufe të Këshillit të Ministrave, gara pa tender, bonusi pa u regjistruar ende kompania dhe monopoli i një biznesi miliardash dhuruar dyklodërve anonimë, prestanome të kupolës së Rilindjes? Të gjitha këto, nën dirigjimin e një njeriu që të cakton arkitekt të huaj edhe nëse ndërton shtëpinë tënde, por që pati besim të dyklodër për t’u dhënë qorrazi 430 milionë euro.

Djegia barbare e plehrave sot, nuk është vetëm dëshmia e një grabitje monumentale por edhe monumenti i atyre që patën guximin ta propagandojnë atë si një progres. Pësëri nën retë e tymit që mbulojnë Elbasanin dhe Vlorën, si mund të tingëllojnë tani zërat entuziastë që flsinin për përparësitë e teknologjisë së incenerimit që po vihej në jetë falë vizionit të Edi Ramës? Po ata që shpjegonin se sa energji do të përfitonte Shqipëria kur dyklodërit të digjnin mbetjet në Elbasan, Fier e Tiranë? Po ata që akuzonin opozitën dhe mediat kritike se po nxinin progresin e Shqipërisë europiane?

Sot, të gjithë thithim të njëjtin ajër. Edhe fëmijët fusin në mushkëritë e tyre grimcat e tmerrshme që prodhon djegia e plehrave në natyrë. Madje edhe fëmijët e heronjve të fëmijëve tanë, që kurrë nuk guxuan të gërvishtin sipërfaqen e një afere të frikshme që, pasi iu vodhi shqiptarëve qindra milionë euro, tani rrezikon t’iu vjedhë edhe jetët.

Ndërkohë, në absurdin e një vendi “europian” që djeg plehrat në terren të hapur, ne do të vazhdojmë të dëgjojmë rrëfimet e netëve të propagandës verore. Ato tregojnë se aftësia e liderit tonë është aq magjike sa BE do të na pranojë në gjirin e saj pa ia zënë tymi sytë. Tregojnë edhe se si po mahnisim botën me agriturizmet e prodhimet bio, pavarësisht ajrit ku rriten e ujit nga vaditen. Pastaj do këndohen maldivet e Europës e lumenjtë e kulluar… Një parajsë e vërtetë, ku të sëmurët shtohen dhe të shëndoshët largohen. ©lapsi.al

The post Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë appeared first on Lapsi.al.

Sezon veror unik, plot ritëm e shpërblime për klientët e Credins Bank

By: us er1
2 July 2025 at 12:54

Shqipëria sot nuk është vetëm një atraksion i bukur turistik, por së fundmi në hartat e udhëtimeve ndërkombëtare, ajo po njihet gjithmonë e më shumë edhe për energjinë europiane të qyteteve të saj. Traditat artistike, kulturore, historike, sociale, etj, janë formësuar me një qasje të re, duke u përshtatur çdo vit e më shumë me trendet moderne digjitale.

Në këtë kontekst u realizua edhe projekti veror, më i madh i vitit, #Paywithcard, mes dy brandeve Credins bank dhe liderit global Mastercard, duke sjellë një eksperiencë unike. Me një strategji të veçantë që ndërlidh individin, inovacionin dhe përfitimin real, #Paywithcard ishte një projekt fushatë, qëllimi i së cilës nuk ishte vetëm shpërblimi i klientëve besnikë, përmes mekanizmave të ndryshëm si giveaway, etj, por i një filozofie që shkon përtej ndërgjegjësimit të thjeshtë, atë të kryerjes së pagesave me kartë. Ishte një koncept edukues i një stili të ri jetese, i domosdoshëm për kohët moderne, një vizion i qartë dhe ambicioz që synon krijimin e një partneriteti të qëndrueshëm dhe të besueshëm, me përfitime afatgjata midis klientit dhe sistemit financiar digjital.

Në këtë aspekt, realizimi i këtij projekti solli një valë energjie, inovacioni dhe gjithëpërfshirjeje, duke e vendosur kështu sërish Credins bank, në partneritet strategjik me Mastercard, në epiqendrën e ngjarjeve më të rëndësishme kulturore dhe shërbimeve bankare digjitale në Shqipëri. Ky ishte një vit i veçantë, duke e tejkaluar nivelin e një fushate të thjeshtë shpërblyese. Ishte një asocim konceptesh dhe vlerash mbi forcimin e reputacionit të markës, afrimin me klientin ekzistues dhe të ri me Credins bank, si një nga aktorët kryesorë dhe inovativë në tregun bankar shqiptar. Për herë të parë, Credins bashkëpunoi me agjenci eventesh prestigjioze, të cilat sollën artistët më në zë ndërkombëtarë, duke sjellë kështu një standard të ri si në aspektin konceptual të komunikimit, ashtu edhe në atë të biznesit.

Përmes një kalendari prestigjoz eventesh muzikore që tërhoqën vëmendjen vendase dhe ndërkombëtare, Credins bank & Mastercard realizuan me sukses skemën shpërblyese cashback për klientët që përdorën kartën Credins Mastercard. Ky mekanizëm erdhi si një shembull konkret ku produktet financiare mund të bëhen pjesë e jetës së përditshme të çdo klienti në mënyrë sa të thjeshtë aq edhe joshëse. Një përvojë muzikore spektakolare që nisi me DJ-n e famshëm ndërkombëtar Mahmut Orhan, i cili ndezi Sheshin Skënderbej me performancën e tij multidimensionale. Adam Port &Me e kthyen Tiranën në një skenë kozmopolite që zgjati deri në orët e para të mëngjesit.

UNUM Festival, për disa ditë bashkoi DJ të famshëm botërorë si Black Coffee, Damian Lazarus, etj, në bregdetin e bukur shqiptar. Eagle Bit Festival, do të rikthente sërish emocionet e zjarrta muzikore përmes emrave të famshëm ndërkombëtarë dhe vendas si Dimitri Vegas & Like Mike, Elvana Gjata, Ledri Vula, Ylli Limani, DJ Hugel, duke e shndërruar edhe një herë Tiranën në metropolin më të dashur tashmë edhe për turistët e huaj. Përtej aventurave miks të eventeve muzikore, Credins bank & Mastercard sollën konceptin e zonave artistike dhe interaktive të dedikuara për publikun e gjerë, ku çdokush mund të përfitonte dhurata të ndryshme, benefite të personalizuara në shërbime digjitale bankare në kohë reale, etj.

Një tjetër koncept strategjik ishte përdorimi i kanaleve të komunikimit, përmes të cilave u përzgjodh një komunikim modern dhe interaktiv i dedikuar për audiencën. Lojërat interaktive, giveaways dhe përfshirja e influencuesve më të njohur në vend në rrjetet sociale, sollën një frymë të re dinamike dhe autentike në strategjinë e marketingut të Credins bank. Në një kohë kur sfida më e madhe për çdo markë/korporatë është të mbetet relevante në jetën e çdo klienti, sot Credins bank ka dëshmuar se është modeli i një biznesi të suksesshëm, duke ndërthurur dëshirat dhe nevojat e klientëve në përputhshmëri edhe me modelet më të mira të biznesit ndërkombëtar, për të ofruar gjithmonë shërbimet dhe produktet më të mira bankare. (artikull promocional)

The post Sezon veror unik, plot ritëm e shpërblime për klientët e Credins Bank appeared first on Lapsi.al.

Refleksion mbi përgjunjen e Ramës para Melonit

By: us er1
18 June 2025 at 12:24

Skena e përgjunjes së kryeministrit shqiptar Edi Rama në tapetin e kuq, kur po vinte ta takonte kryeministrja italiane Meloni me rastin e Samitit evropian u bë virale dhe u komentua shumë në Itali. Në një nga debatet, ku merrte pjesë edhe ish-kryeministri italian Mateo Renzi, një profesoreshë e historisë e komentoi përgjunjen e Ramës duke iu referuar një zakoni mesjetar të raportit të mbretit me vasalët e tij. Sipas këtij zakoni, vasali, kur i vinte mbreti, duhej të qëndronte i përgjunjur (ndërkohë që të gjithë vartësit e tij duhet të qëndronin barkas) deri në momentin kur mbreti bënte shenjën që të ngriheshin. Kështu ndodhi edhe në këtë rast – tha ajo, – kryeministri shqiptar u ngrit kur i tha Meloni “basta”. Pastaj, duke qeshur me anakronizmin e kësaj skene, shtoi se një amerikan do ta merrte këtë skenë edhe si një propozim martese. Ndërkaq, Mateo Renzi e quajti “paliaciatta” (palaçollëk), por me komentin e tij tregoi se nuk e kishte hallin tek vasali, por tek mbretëresha që kishte bërë, sipas tij, një “dhuratë” të gabuar sepse me investimin në Gjadër dhe në Lezhë kishte çuar dëm 800 milionë euro nga paratë e taksapaguesit italian çka, gjithë sipas tij, e justifikonte edhe përgjunjen e vasalit.

Ajo që ra më në sy është se në Shqipëri nuk pati ndonjë reagim kushedi çfarë ndaj sjelljes së Ramës. Jo vetëm, por kjo skenë u eklipsua nga samiti, i cili u përshëndet si këndej edhe andej kufirit nga shumë shqiptarë me një lloj krenarie kombëtare sepse Shqipëria, sipas tyre, solli tek sheshi “Skënderbej” kryeministrat e të gjitha vendeve evropiane, pa u ndalur fare në atë se kishim të bënim me një “samit-washing” d.m.th. një shpëlarje me fytyrat e kryeministrave evropianë të fytyrës së nxirë të regjimit nga masakra e sapokryer elektorale. Por s’është hera e parë që shqiptarët nuk reagojnë për akte të tilla, ku sjellja prej vasali e Ramës e kombinuar me nevojën e tij të parezistueshme për t’u dukur, edhe duke bërë gaztorin e oborrit, mbështillet me krenari kombëtare. Heshtje të madhe pati edhe kur iu dha toka italianëve në Lezhë dhe në Gjadër për të sjellë emigrantët. Përveç një grushti militantësh e gazetarësh, shumica e trajtoi si një gjë normale, madje edhe me mburrje, si shenjë e mikpritjes sonë tradicionale apo të dashurisë sonë historike ndaj Italisë. Po kështu nuk reaguan shqiptarët edhe ku i dha dhëndrit të Trumpit 48 hektarë të ishullit të Sazanit, madje edhe opozita e trajtoi këtë si biznes normal.

Po nga na buron kjo ndjenjë “normaliteti” ndaj sjelljesh për të cilat të tjerët na qeshin, madje edhe përçmojnë? Sipas meje, kjo shpjegohet me atë se ne e kemi të rrënjosur thellë në ndërgjegjen tonë kolektive mendësinë e banorit të një vasalllëku, që krenohet kur i vjen mbreti në shtëpi. E kemi që prej atyre kohëve të para kur kjo ka qenë normale. Edhe heroin tonë kombëtar vasal të mbretit të Napolit e kemi pasur. E kemi trashëgim edhe prej Perandorisë Osmane kur sundimtarët e vegjël të krahinave tona – ata që quheshin “ajanë” – kishin një raport vasaliteti me Portën e Lartë që, me dy fjalë, konsistonte në një marrëveshje sipas së cilës, ajani duhet t’i çonte Sulltanit ushtarë për luftërat që bënte perandoria dhe si shpërblim ky e linte të sundonte sipas qejfit, duke mbyllur edhe një sy për grabitjet e keqtrajtimet që i bënte popullsisë së vet. Vetëm kur ajani me ambiciet dhe zullumet e tij bëhej tejet shqetësues për Portën e Lartë, atëherë vendosej t’i hiqej pushteti. Rastet më të shquara janë ai i Ali pashë Tepelenës dhe Kara Mahmut pashë Bushatlliut.

Vështruar nga paralelizmi historik që bëra, interpretimi i Renzit më duket i mangët, sepse përfitimi i vasalit dhe mbretit në marrëveshjen Rama- Meloni ka qenë reciprok. Meloni, për përfitimet e veta të lidhura me retorikat e veta elektorale kundër emigracionit, mori një copë tokë shqiptare, që kurrkush nuk do t’ia kishte dhënë sot në botë, kurse “dhurata” që i ka bërë e i bën ajo Ramës nuk janë 800 milionët, por legjitimiteti dhe mbështetja që i jep duke mbyllur të dy sytë për çfarë bën ky në vendin e tij. Mjaft të kujtosh britmat e saj kundër emisionit “Report” të RAI 3: “A e patë çfarë bënë?! E nxorën Shqipërinë sikur të ishte një narkoshtet. Duhet t’i kërkojmë ndjesë Edi Ramës”. Por ndoshta Renzit nuk i pëlqen t’i flasin për vasalitet, siç bëri profesoresha italiane, pasi, për hir të së vërtetës edhe në Itali përdoret me sarkazëm termi “vasal”, kur flitet për varësinë nga SHBA, duke përmendur edhe politikanë si Renzi, i cili, kur kërkoi të ndryshonte Kushtetutën për të marrë më shumë pushtet, organizoi një vizitë në Washington duke marrë me vete edhe një aktor të njohur, çmimin “Oscar” Roberto Benigni. Por ama rezultati i referendumit flet shumë për ndryshimin që ka sjellë koha andej Adriatikut në raport me këtej Adriatikut. Sepse, megjithëse perandori Obama u shpreh pas takimit në favor të reformës që donte Renzi, mbi 60% e italianëve votuan kundër dhe e detyruan të dorëhiqej. Është një ndryshim ky jo i vogël, që tregon se andej Adriatikut nuk mund të pranojnë me krenari vasali çdo vendim që merr Porta e Lartë e Washingtonit, siç bëjmë ne që deklarojmë se as nuk duhet të vihen në diskutim vendimet që merren atje për ne.

Po e përdor kaq shumë fjalën “ne”, pasi ajo që dua të them është se në këtë histori problemi nuk është thjesht Edi Rama. Ai nuk do të guxonte kurrsesi t’i bënte këto përgjunje sikur të mos mendonte se ne kemi mbetur një popull që shtrihet barkas kur i vjen mbreti për vizitë. Ai (si dhe sivëllezërit e tij) nuk do të paguante kurrsesi 80 mijë dollarë për të bërë një foto me presidentin e SHBA sikur të mos mendonte se kur ta shohim krah për krah me perandorin do ta ndjekim pas si delet. As nuk do të bënte intriga tek Porta e Lartë e Washingtonit për të shpallur kryetarin e opozitës non-grata për t’i thënë para popullit: “A e kalon dot ti Atlantikun?” e për ta eliminuar. Jo, jo, jemi ne, që, edhe kur duam të shpëtojmë nga ajanët, i varim shpresat tek amerikanët, pa është Rama. Mjaft të shikosh opozitën se si po bredh tani nëpër portat e Brukselit për t’u qarë se ajani u ka vjedhur votat në zgjedhjet, apo se si rrimë e komentojmë me pasion deklaratën e Ambasadës amerikane që kësaj here përshëndeti popullin shqiptar për zgjedhjet dhe jo ajanin e radhës, duke shpresuar se mos kanë vendosur ta heqin.

Mirëpo ka një kontradiktë të madhe në pranimin me kënaqësi të kondicionit të vasalit, që disa e kamuflojnë me termin partneritet ose duke i thënë vetes se kësaj here jemi vasalë të perandorisë së të mirës. Kontradikta qëndron në atë se vasaliteti është bash në kundërshtim me aspiratën tonë për demokraci, liri dhe shtet të së drejtës; për t’u bërë “si gjithë Evropa”, siç kemi aq qejf të themi e siç na premton ajani ynë i radhës gjithë duke ndërtuar autokraci. Për të kuptuar këtë kontradiktë mjafton të shtrojmë pyetjen: si ka mundësi që kemi mbi 30 vjet që, me ndihmën e perandorisë së të mirës, në vend se demokracinë, lirinë dhe shtetin e së drejtës kemi ndërtuar shtetin autoritar e kriminal të narko-oligarkëve? Përgjigja është: sepse nuk kemi mësuar ende dy gjëra që duken sheshit: së pari, se perandorisë së të mirës, siç e tregon edhe marrëveshja Rama- Meloni, por edhe tmerret që po shohim sot në botë, ku ulëret vrasja e mijëra fëmijëve palestinezë me armët e perandorisë, i intereson më shumë vasalllëku ynë sesa demokracia jonë. Së dyti, dhe më kryesorja: sepse demokracia as nuk importohet, as nuk eksportohet, ajo ndërtohet nga popujt që e duan atë. Dhe të duash atë do të thotë të duash të dalësh nga mendësia e vasalitetit. Dhe dalja nga kjo mendësi është “dalja e njeriut nga gjendja infantile për të cilën ai vetë është fajtor”, siç thotë Kanti kur i përgjigjej pyetjes “ç’është iluminizmi”, që do të thotë nga gjendja e nevojës për tutor, në gjendjen e njeriut që përdor mendjen e vet për të interpretuar botën dhe për të mbrojtur interesat e veta./Gazeta Panorama

The post Refleksion mbi përgjunjen e Ramës para Melonit appeared first on Lapsi.al.

Smile.al- 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit

By: us er1
17 June 2025 at 12:26

Në një shoqëri gjithnjë e më globaliste, fusha e filantropisë po transformohet nga një akt tradicional elitar, në një mekanizëm më të prekshëm dhe gjithëpërfshirës, ku individët dhe komunitetet kanë më shumë hapësira për të kontribuar apo ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në zgjidhjen e sfidave sociale dhe jo vetëm. Ky ndryshim pasqyron zgjimin e ndërgjegjësimit kolektiv, për të mobilizuar burimet e duhura si OJF-të apo edhe instancat shtetërore, subjektet private, e deri tek iniciativat individuale, për të ndërtuar kështu ura komunikuese dhe solidariteti gjithmonë e më impaktuese në një komunitet. Tashmë, përmes edhe hapësirave digjitale, i gjithë ky mekanizëm vjen edhe si një zhvendosje drejt një kulture të re, më transparente të dhurimit dhe angazhimit qytetar, ku teknologjia ndihmon në rritjen e sensibilizimit, nxit pjesëmarrjen aktive të shoqërisë për kauza me rëndësi publike, jo vetëm në përfitime individuale. Në këtë kontekst, edhe Shqipëria ka nisur të pozicionohet gradualisht në hartën e këtij trendi global, edhe pse gjithmonë ka gëzuar statusin e një vendi që zotëron një trashëgimi kulturore të humanizmit dhe bujarisë.

Duke reflektuar mbi orientimin e vlerave humane dhe mjeteve në koherencë edhe me trendet e kohës, një nga nismat më të konsoliduara tashmë dhe më impaktuese në Shqipëri është platforma SMILE. E themeluar 5 vite më parë, i një iniciativë ambicioze e fondacionit Credins, platforma online SMILE është pozicionuar tashmë si një instrument i rëndësishëm digjital që profesionalisht ndërmjetëson lidhjen midis qytetarëve, organizatave dhe aktorëve institucionalë, duke numëruar kështu kontribute konkrete të shumta, të suksesshme në kauza që ndihmojnë dhe zhvillojnë në shumë dimensione komunitetin vendas.

Filozofia e themeluesve të SMILE është integrimi i një ekosistemi solidariteti të qëndrueshëm, ku ndihma ndaj tjetrit nuk është vetëm një akt obligimi moral, por mbi të gjitha një formë e lartë dëshmuese e ndërtimit të kapitalit shoqëror/njerëzor më të drejtë, më të barabartë dhe më të respektuar. Me një infrastrukturë dizenjimi, e cila të lejon një akses shumë të lehtë përdorimi online dhe monitorimi të vazhdueshëm, SMILE promovon fusha si: trashëgiminë kulturore, mjedisin, arsimin, sportin, shëndetësinë, sipërmarrjen inovative dhe sociale, duke e bërë kështu këtë platformë unike në Shqipëri.

Në 5 vite përkushtimi absolut, është punuar intensivisht për të finalizuar projekte të rëndësishme, me vlerë për zhvillimin e komunitetit. Përgjatë viteve, janë hapur/çelur 5 thirrje, 96 projekte janë paraqitur nga organizata të ndryshme, nga të cilat 49 janë lançuar në platformën SMILE, duke treguar edhe një herë dëshirën dhe seriozitetin për të bërë të mundur realizimin e kauzave shoqërore. Përmes platformës SMILE dhe shpirtit fisnik të çdo dhuruesi/donatori në nivel institucional apo edhe individual, janë mbështetur dhe realizuar me sukses të matshëm 36 projekte me karakter social dhe jo vetëm, duke sjellë kështu ndryshim të prekshëm në jetën e shumë individëve, familjeve shqiptare që shpesh jetojnë në kufijtë e harresës.

Jehona dhe popullariteti i platformës online SMILE janë rezultat i një pune të palodhur, i një komunikimi profesional, të ndërtuar mbi besimin, autenticitetin dhe transparencën, duke e kthyer atë tashmë në një pikë referimi të rëndësishme të çdo kauze jetike në Shqipëri. Përmes faqes zyrtare www.smile.al, fondet e mbledhura kanalizohen në projekte konkrete të zbatuara nga organizata me eksperiencë dhe histori suksesi, duke shfrytëzuar potencialin transformues të modelit crowdfunding.

Në 5 vite, mbi 1800 dhurime të realizuara përkthehen sot në mbi 114,000 përfitues të drejtpërdrejtë, individë dhe familje që kanë ndier konkretisht prekjen njerëzore të solidaritetit dhe humanizmit. Pas këtyre shifrave jetësohen histori të shumta njerëzore, që dëshmojnë edhe një herë fuqinë dhe ndikimin e platformës SMILE. Në themel të këtij suksesi qëndrojnë sigurisht dhuruesit e një kombi me rrënjë fisnike – shqiptarët, ku solidariteti është një gjen traditë i lashtë në identitetin historiko-kulturor.

SMILE është tashmë një urë digjitale/teknologjike që lidh mijëra individë të angazhuar në çdo vend të botës, me mbi 220,000 përdorues aktivë përgjatë këtyre viteve, të cilët jo vetëm që vizitojnë platformën, por gjithashtu kontribuojnë për mbështetjen e kauzave shoqërore. Në datën 01 Maj u hap/çel thirrja e 5-të, si mundësi mjaft e mirë për të gjitha organizatat jofitimprurëse që operojnë në Shqipëri, të aplikojnë tashmë përmes SMILE për një gamë të gjerë fushash të përcaktuara sipas politikave të platformës.

Ky është një rast i volitshëm për të qenë pjesë jo vetëm e SMILE, por njëherazi për të luajtur një rol të vërtetë aktiv në rritjen e një shoqërie me mirëqenie dhe mundësi të barabarta. Aplikimet mund të bëhen online deri më 30 qershor 2025. Sot SMILE e konsideron çdo shqiptar një zë të fuqishëm, duke i bërë thirrje të kontribuojë përmes një procedure shumë të thjeshtë online dhe jo më shumë se 1 minutë kohëzgjatje. Kushdo mund të zgjedhë një nga fushat përkatëse apo projektet e shumta sipas dëshirës dhe të kontribuojë me një vlerë sado modeste për të sjellë ndryshimin, atë për të cilin sot komuniteti ynë ka më shumë nevojë. SMILE nuk është thjesht një platformë teknologjike, por një trashëgimi e vlerave humane integruese, është emblema e shpresës për të ardhmen, platforma më e dashur e të gjithë shqiptarëve. SMILE- një dhurim sado i vogël sjell një ndryshim të madh! (artikull promocional)

The post Smile.al- 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit appeared first on Lapsi.al.

POSÍ, ka edhe për Ty

By: us er1
4 June 2025 at 14:09

Credins bank, në bashkëpunim me Mastercard lançuan fushatën më të re “POSI” bazuar në programin ekskluziv “Acceptance Acceleration”, që synon të përshpejtojë digjitalizimin e pagesave në Shqipëri. Në një hap me trendet globale ku reduktimi i cash-it është tashmë një strategji e rëndësishme edhe për politikat ekonomike të Shqipërisë, ky program është iniciuar nga Mastercard dhe i mbështetur nga institucionet shtetërore, financiare, bankat e nivelit të dytë, etj. Në kuadër të këtij programi, Credins lançoi fushatën me emrin komercial “POSI”, e cila është përzgjedhur nga Mastercard si një truk gjuhësor në formën e një zhargoni popullor dhe ka për qëllim të nxisë përdorimin e terminaleve POS në bizneset e vogla, të mesme dhe persona fizikë që operojnë në sektorin: hoteleri-turizëm, bar-restorante, shërbim taksi, marketet, bizneset me dyqane fizike, si dhe ato biznese të cilat nuk e kanë pasur këtë shërbim. Për bizneset që do të aplikojnë për këtë shërbim për një periudhë 12 mujore do të përfitojnë terminal POS pa pagesë. Komision 0% për të gjitha transaksionet me kartë deri në kufirin vjetor të përcaktuar sipas kushteve të bankës. Nga ana tjetër, stafi i Credins bank ofron shërbim të personalizuar për instalimin e POS-it duke i ardhur në ndihmë bizneseve në çdo kohë. Ky program special do të jetë i vlefshëm përgjatë periudhës kohore 1 Maj ’25 – 30 Prill ’26.

Ky bashkëpunim mes Mastercard dhe Credins bank dëshmon edhe një herë angazhimin mes palëve për t’i vendosur klientët gjithmonë në qendër të çdo iniciative. Nga digjitalizimi i produkteve dhe shërbimeve e deri te krijimi i marrëdhënieve afatgjata me klientët, që synon t’u ofrojë atyre zgjidhje moderne dhe inovative që plotësojnë nevojat e tyre në çdo kohë. Mastercard dhe Credins bank prej vitesh kanë një partneritet të shkëlqyer duke sjellë herë pas here bashkëpunime të frytshme përmes fushatave efektive dhe aktiviteteve moderne, jo vetëm në nivel biznesi por gjithashtu edhe duke ndikuar në rritjen e mirëqenies së komunitetit vendas.

Përgjatë viteve të fundit, Shqipëria po përjeton një rritje të madhe në industrinë e turizmit, ndaj kjo ka ndikuar edhe në kërkesën e shtuar për shërbimet bankare. Në këtë aspekt, Credins bank ka treguar rëndësinë maksimale duke ofruar më shumë shërbime digjitale në zonat turistike, duke mbështetur maksimalisht biznese të ndryshme. Nga ana tjetër edhe klientët tashmë janë duke u bërë gjithnjë e më të vetëdijshëm për përfitimet e ndryshme që marrin nga përdorimi i POS-ve apo edhe ATM-ve. Rritja e kërkesave për këto shërbime tregon tashmë një tendencë të qartë për përdorimin e teknologjisë moderne në menaxhimin e financave. Shërbimet e Credins bank janë të organizuara për të siguruar fleksibilitet maksimal dhe për të përmbushur kërkesat e ndryshme të klientëve. Kështu, rritja e performancës së bizneseve ka bërë që Credins të angazhohet maksimalisht në ofrimin e shërbimeve më konkurruese, duke përfshirë edhe shërbimet digjitale që janë në dispozicion 24/7. Credins ka investuar në zgjerimin e rrjetit të ATM-ve dhe POS-ve, që janë rritur në numër për të ndihmuar klientët në çdo kohë dhe në çdo vend të Shqipërisë. Si një mundësi mjaft e mirë për bizneset e reja për të marrë shërbimin e POS-it, të cilat tashmë kanë mundësinë të rrisin jo vetëm nivelin e shitjeve, por edhe të monitorojnë dhe administrojnë në tërësi performancën e të gjithë biznesit, kjo është koha e duhur për të aplikuar në çdo degë të Credins.

Ajo çfarë e bën të veçantë Credins bank është strategjia për një investim të vazhdueshëm në të gjithë infrastrukturën e shërbimeve që ofron, të cilat jo vetëm janë bashkëkohore, por të dizenjuara për të plotësuar dëshirat dhe nevojat e ndryshme të individëve dhe bizneseve, si: llogari bankare, kredi dhe produkte të ndryshme investimi, etj. (artikull promocional)

The post POSÍ, ka edhe për Ty appeared first on Lapsi.al.

Procesi kundër opozitës, si narkozë ndaj fundit të demokracisë

By: us er1
13 May 2025 at 16:52

Marshimi i Edi Ramës nga “fitorja në fitorje”, po shoqërohet, siç ka ndodhur rëndom, me fenomenin e shpifur të dënimit të humbësit dhe shmangien e gjykimit për fituesin. Kjo po vihet re edhe këto ditë me fitoren e paprecedentë të Rilindjes, që në një shoqëri normale do të ngrinte qindra pikëpyetje për mënyrën se si erdhi dhe për rreziqet që mund të sjellë në të ardhmen. Ta përmbledhësh këtë ngjarje brenda lëvozhgës së klishesë: Rama fitoi se opozita nuk ngjalli besim, është në rastin më të mirë dembelizëm intelektual dhe në atë më të keq, rreshtim- shërbim ndaj pushtetit.

Humbësi, në çdo garë, nxjerr dhe merr përgjegjësitë e veta. Në politikë shumë më tepër sepse ato përgjegjësi afektojnë direkt mbarë shoqërinë. Por elitat e një vendi, zërat që nuk ndikohen nga euforia e turmave por nga ftohtësia e arsyes, nuk nxitojnë të kryqëzojnë humbësin përpara se të analizojnë fituesin. Të merresh në këto orë me opozitën duke legjitimuar kësisoj pa kushte një fitore që bie erë, do të thotë asgjë më shumë se sa rreshtim me të fortin duke e gjetur fajin gjithnjë tek më i dobëti. Ky korruptim moral i elitave shqiptare, herë nga frika, herë nga interesi e herë nga mungesa e formimit, veç periudhës së komunizmit është shfaqur me po të njëjtën shije të shpifur edhe pas zgjedhjeve të vitit 1996 apo atyre të 2001-it.

Në rastin e zgjedhjeve të fundit, ndoshta të tretat (veç atyre të 1992) ku një forcë politike merr mbi 80 mandate, një elitë e shëndoshë do duhej të shtronte përpara shoqërisë çështjen tepër të debatueshme se si mundet që një parti e gërryer gjatë 12 viteve pushtet nga korrupsioni i nivelit të lartë, nga lidhjet e forta me krimin e organizuar prej qeverisë e deri tek forcat e rendit, me premtime të pambajtura dhe me një erozion të pashembullt të popullsisë, të sigurojë një mandat të katërt me shifra që do t’i kishte zili çdo regjim autokratik. Ky debat do duhej të ishte më i thellë se sa ai i tipit zgjedhjet janë vjedhur gjithnjë, se bandat dhe admnistrata janë përdorur në 30 vite, se nëse ka frymë manipulimet nuk pinë ujë, etj etj.

Çështja ekzistenciale për demokracinë shqiptare shtrohet mbi faktin se si një pushtet “që vjedh vota për të vjedhur Shqipërinë dhe vjedh Shqipërinë për të vjedhur vota” nuk fiton thjesht zgjedhjet por asfikson çdo hapësirë lirie, pavarësie, konkurrence të ndershme, rrënon institucionet, asgjeson drejtësinë dhe për rrjedhojë rrezikon të ardhmen e të gjithëve, përfshi edhe të vetvetes.

Rëndom ka ndodhur që ata që janë afër pushtetit të entusiazmohen nga fitore të tilla, duke harruar që shpesh janë shndërruar në viktima të entusiazmit të tyre. Kjo harresë e kërkuar bën që sot të mos flitet se për herë të parë në histori, opozita hyri në zgjedhje me liderin kryesor në proces penal, pasi u mbajt i izoluar për një vit rresht; me kreun e partisë së dytë opozitare në burg; dhe me disa eksponentë të tjerë në qeli e ndjekje penale. Po kështu këto ishin zgjedhjet e treta parlamentare, ku qeveria futet në garë pa patur kundërshtare asnjë prej mediave kryesore të vendit. Për të mos folur për kapjen e drejtësisë, monopolin mbi bandat dhe paratë e bizneseve të mëdha.

Duke parë rezultatin e këtyre zgjedhjeve, kupton edhe pse Ilir Meta u morr zvarrë dhe u godit nga policë me maska apo pse Fredi Beleri u plas në burg dhe u morr peng bashkia e Himarës. Akte të tilla, veç frikës rrënojnë dhe autoritetin apo besimin që mund të ngjallin figura të caktuara politike. Ato zhvlerësohen përballë dhunës së pushtetit dhe votat e mbetura “pa zot” shkojnë tek më i forti. Shkrirja elektorale e LSI në këto zgjedhje, është efekti që u projektua me heqjen zvarrë të Ilir Metës në sytë e publikut.

 

Po ashtu, nën dritën e 82 mandateve të Edi Ramës, kuptohet se pse u bënë “kurban” që nga ish numri dy i qeverisë Ahmetaj e deri tek numri dy i partisë Veliaj. Sa më i gjatë dhe më i rëndë pushteti, aq më shumë peshojnë dhe kurbanet e tij. Aq më shumë rritet edhe “pavarësia” e SPAK-ut, për të çertifikuar më pas virgjinërinë e zgjedhjeve të prishura të Edi Ramës. Pushteti i një njeriu, që sot entusiazmon sejmenët e tij, i ka dhënë vendit iluzionin e tmerrshëm të një drejtësie të re, që nuk guxoi kurrë të prekë dy shtyllat e së keqes: vendimarrjen ekzekutive që prodhon korrupsion dhe vjedhjen e zgjedhjeve. Pasojë direkt e së cilës është cikli i vjedhjes së Shqipërisë për vota dhe anasjelltas.

Nëse një fitore tjetër si kjo e Edi Ramës, çon pashmangshmërisht në asgjesimin pëfundimtar të drejtësisë, të lirive të pakta që kanë mbetur, të demokracisë përfaqësuese dhe të çdo pushteti tjetër që do duhej të ishte i pavarur, shqetësimi i asaj pjese të shoqërisë që ka ende zë në kapitull, do duhej të ishte procesi ndaj fituesit dhe jo sulmi ndaj humbësit si mbulesë për njollën e flirtimit me pushtetin. Pushteti i gjatë dhe absolut, zakonisht ushqehet me kokat e veta, ndaj dhe ata që sot ndihen afër tij do të duhej të shqetësohen për pasojat e mandatit të katërt dhe jo aq për përgjegjësitë e opozitës. Me 82 mandate, plus disa të tjera rrugës, Edi Ramës të gjithë mund t’i duken si zara që i gjuan kur dhe si t’i teket. ©lapsi.al

The post Procesi kundër opozitës, si narkozë ndaj fundit të demokracisë appeared first on Lapsi.al.

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj

By: us er1
5 May 2025 at 17:51

Në ditët e fundit të fushatës, Edi Rama po shpërfaq një të papërmabjtur mllef ndaj kujdo që vë në pikëpyetje rezultatet e sondazheve që e nxjerrin atë dhe Partinë Socialiste fitues. Ky shkulm kundër komentuesve dhe gazetarëve, të lirë për t’i analizuar sipas këndvështrimit të tyre shifrat elektorale, ndonëse i palejueshëm, mund të kuptohej nëse do të vinte nga opozita. Por jo. Ai buron nga koka dhe goja e kryeministrit, duke lënë shijen e një lajthitje mbi objekt.

Pse e shqetësojnë Edi Ramën komentet mbi sondazhet, kur ato që kanë rëndësi janë shifrat elektorale? Normalisht do të duhej të ndihej i qetë përsa kohë anketimet janë në përputhje me pritshmëritë e tij. Ai thotë se do të korrë një fitore historike, madje e ka projektuar me atë të vitit 1997 kur ai ishte emigrant në Francë, dhe shifrat larushane në shumë ekrane e mbështesin optimizmin e tij. Rama thotë se sondazhet paraqesin realitetin, se ai nuk ka kundërshtarë, se është i vetmi që shqiptarët i besojnë etj, etj. Atëherë përse duhet t’i acarojë nervat delikate me ata që vënë në pikëpyetje shifrat kur ai vetë e di rezultatin?

Katër sondazhet/ Si përdoren shifrat për propagandën e 11 Majit

Duke lënë mënjanë probabilitetin e lajthitjes, logoreja e kryeministrit kundër gazetarëve, para syve të çmeritur të qytetarëve, mund të shpjegohet me faktin se ai është i ndërgjegjshëm se çfarë janë ato sondazhe dhe se, çdo analizë objektive e tyre, ia rrëzon propagandën e qeverisjes së suksesshme. Për të mos folur për ato ekrane, që dikur bënin anketime se italianët donin për kryeministër Edi Ramën, edhe sondazhet që nisen nga premisa profesionale paraqesin anomali serioze. Këtë Rama e di shumë mirë, prandaj i prishet qetësia kur i tregojnë, se ai vetë thotë se nuk i sheh, komentet që bëhen për shifrat e tij elektorale.

Një shoqëri që kur testohet nga sondues ndërkombëtarë për çështje jo politike, rezulton më e pakënaqura në rajon me qeverisjen dhe pastaj goxha më e kënaqur kur pyetet në prag të zgjedhjeve nga anketues lokalë, dëshmon frikën dhe pasigurinë e kësaj shoqërie që qeveriset në mënyrë arbitrare për 12 vjet nga një njeri i vetëm. Kreyministri e di që sondazhet, ndonëse i shkojnë sipas midesë, nuk e kapin këtë deformim të një shoqërie që nuk është e lirë dhe që nuk lejohet të votojë e lirë. Shqetësimi i tij lidhet pikërisht me faktin, se çdo koment, analizë apo kritikë që e vë në pah këtë deformim, mund të zgjojë kundërreagim të qytetarëve. Frika dhe pasiguria nuk mund të zgjasin përjetësisht.

Rama komenton sondazhet: Interpretimi i tyre ishte se populli ishte i sëmurë

Rama me shumë gjasë i trembet një hakmarrje të heshtur në kutitë e votimit. Atë që njerëzit nuk guxojnë ta thonë përballë një intervistuesi, mund ta realizojnë me një shenjë mbi fletën e votimit. Nevoja për të vrarë frikën e tyre, mund të shëndërrohet në akt për të vrarë sundimin e gjatë të një njeriu. Dhe sa më shumë zëra e dëshmojnë presionin me vende pune, me para, me banditë, me premtime e mashtrime, me propagandë e kërcënime, aq më i dukshëm bëhet deformimi i vullnetit të votuesve. Prandaj kryeministri nuk ka se si gjen qetësi tek shifrat e sondazheve, përsa kohë është i vetëdijshëm se ato janë fryt i një regjimi autokratik dhe jo rezultat i një qeverisje të mirë.

Atij i dhembin më shumë komentet se sa e ledhatojnë sondazhet, për faktin e thjeshtë se në fund të 12 viteve, jo vetëm kundërshtarët por edhe socialistët kanë gjithë të drejtën e botës për një hakmarrje të heshtur. Në tre palë zgjedhje ata votuan si socialistë dhe morën në këmbim hajdutë e banditë që bënë kërdinë me taksat e tyre. Votuan për një model të majtë, për më shumë barazi e solidaritet dhe për mbi një dekadë numërojnë vilat dhe sarajet e qeveritarëve, milionat për veshje e udhëtime, shishet e verës dhe koshat e NBA ku sheik- kryeminstri socialist argëtohet me familjen. A kanë ata të drejtë të hakmerren, qoftë edhe pa bërë zë, kur të shkojnë në kutitë e votimit?

Po ata prindër që u ka vajtur dinjiteti në fund të këmbëve duke iu lutur fëmijëve të tyre të votojnë për një vend pune, për një rrogë arsimtari, për një leje legalizimi apo një pension invaliditeti? Po ata që nuk guxojnë të ngrenë kokën kur përfaqësuesi kokëgdhë i rilindjes e kërcënon me bukën e përditshme? A munden këta një ditë të vendosin që, të paktën në heshtje, ta groposin frikën dhe të marrin hak?

Rama mbështetet te sondazhet: Asnjë nuk e nxjerr afër nesh “kënetën”

Qytetarë që ndëshkojnë me votë qeveritë e tyre kur nuk përmbushin premtimet e aq më tepër kur abuzojnë e vjedhin, janë normalitet në çdo shoqëri demokratike. A mund të ndodhë kjo këtë herë edhe në Shqipëri, ashtu heshtur dhe pa zhurmë siç po mbyllet dhe vetë fushata elektorale? Kjo është pyetja që ia prish gjumin Edi Ramës dhe nuk ka sondazh që t’i shërbejë si somnifer. Pikën kur pakënaqësia popullore mund të bashkohet me nevojën për ndëshkim, në një shoqëri të nënshtruar, është  vështirë të parashikosh. Prandaj komforti i sondazheve nuk e mposht dot akthin e hakmarrjes së heshtur. Rama bërtet për të marrë zemër nga zëri i vet.

The post A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj appeared first on Lapsi.al.

Visa&Credins Bank, tjetër bashkëpunim strategjik! Bëhu pjesë e lojës

By: us er1
24 April 2025 at 15:16

Credins bank, në partneritet me Visa, lançon një fushatë të re promocionale, V-CARB, që synon të sjellë kënaqësi dhe shpërblime të veçanta për klientët besnikë shqiptarë. Ky bashkëpunim strategjik është një tjetër hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të eksperiencës së klientit dhe ofrimit të përvojave unike që tejkalojnë pritshmëritë dhe bashkëpunimin e veçantë mes dy brandeve të njohura.

Si një iniciativë ambicioze, kjo fushatë synon të shpërblejë klientët e kartës Visa nga Credins bank me një eksperiencë të jashtëzakonshme. Për herë të parë në Shqipëri, një fitues do të përzgjidhet përmes shortit dhe do të udhëtojë çift drejt Budapestit për të ndjekur garën e Formula 1 live. Ky udhëtim përfshin benefite ekskluzive si:

1. Akomodim luksoz prej 4 netësh në hotel me 5 yje.

2. Dy bileta VIP Paddock Club, që ofrojnë akses premium gjatë fundjavës së garës.

3. Kartë Visa me 400 dollarë për shpenzime.

4. Transport i organizuar në qytet dhe në pistën e garës.

5. Dhuratë mirëseardhjeje nga Visa.

Kjo paketë siguron gjithashtu komoditet maksimal si dhe mundësi unike për të vizituar Pit Lane Walk, takime me pilotët e Formula 1 dhe vizita në garazh, duke krijuar një eksperiencë të paharrueshme. Pjesëmarrja në këtë lojë promocionale është fare e thjeshtë. Çdo klient i kartës Visa nga Credins bank që kryen minimumi tre transaksione mujore dhe shpenzon së paku 30,000 lekë/muaj me kartën Visa gjatë periudhës 14 Prill – 15 Qershor 2025, bëhet automatikisht pjesë e shortit. Ky mekanizëm i lehtë dhe i arritshëm është projektuar për të siguruar që çdo klient të ketë mundësi reale për të fituar.

Ky bashkëpunim mes Visa dhe Credins bank dëshmon edhe një herë angazhimin mes palëve për t’i vendosur klientët gjithmonë në qendër të çdo iniciative. Nga digjitalizimi i produkteve dhe shërbimeve e deri te krijimi i marrëdhënieve afatgjata me klientët, që synon t’u ofrojë atyre zgjidhje moderne dhe inovative që plotësojnë nevojat e tyre në çdo kohë. Visa dhe Credins bank kanë një partneritet shumë të gjatë duke sjellë herë pas here bashkëpunime të frytshme, jo vetëm në nivel biznesi por gjithashtu edhe duke ndikuar në komunitetin e gjerë. (artikull promocional)

The post Visa&Credins Bank, tjetër bashkëpunim strategjik! Bëhu pjesë e lojës appeared first on Lapsi.al.

Nga Rozana te Egli, cili nga banorët e BBV ka humbur apo fituar më shumë ndjekës në Instagram

By: us er
28 March 2025 at 19:20

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen te personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”. Tashmë e gjithë vëmendja ka […]

The post Nga Rozana te Egli, cili nga banorët e BBV ka humbur apo fituar më shumë ndjekës në Instagram appeared first on BoldNews.al.

Kanali i Nanukës në Vlorë “pushtohet” nga plehrat, banorët në alarm: Po na rrezikohet shëndeti!

By: us er
28 March 2025 at 18:35

Qytetarët në Vlorë janë përballur me një problematikë që prek drejtpërdrejtë shëndetin e mijëra banorëve të zonës. Kanali i Nanukës, i cili është një nga segmentet më të rëndësishme të sistemit të kanalizimeve në qytetin e Vlorës dhe që transporton ujërat e bardha drejt hidrovorit është “pushtuar” nga plehrat. Ujërat e zeza bashkohen me të […]

The post Kanali i Nanukës në Vlorë “pushtohet” nga plehrat, banorët në alarm: Po na rrezikohet shëndeti! appeared first on BoldNews.al.

Paralajmërimi i Bill Gates: Inteligjenca Artificiale do zëvendësojë mjekët dhe mësuesit, ja kur mund të ndodhë

By: us er
28 March 2025 at 18:16

Miliarderi Bill Gates ka bërë një paralajmërim të frikshëm, ndërsa tha se përparimet në Inteligjencën Artificiale do të zvogëlojnë ndjeshëm rolin e njerëzimit në shumë detyra tradicionale si mjekësia dhe arsimi. Sipas miliarderit, ndryshimi mund të ndodhë në më pak se 10 vjet. Gjatë një interviste të fundit me komedianin Jimmy Fallon në “The Tonight […]

The post Paralajmërimi i Bill Gates: Inteligjenca Artificiale do zëvendësojë mjekët dhe mësuesit, ja kur mund të ndodhë appeared first on BoldNews.al.

Sveçla nga Sllovenia: Çështja e “Banjskës” mbetet e pa zgjidhur, autorët e sulmit ende në arrati

By: us er
28 March 2025 at 18:01

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka folur në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023 teksa tha se vazhdon të mbetet një çështje e pazgjidhur dhe autorët e krimit janë ende të arratisur. Sveçla këtë deklaratë e bëri sot në forumin e ministrave të brendshëm në […]

The post Sveçla nga Sllovenia: Çështja e “Banjskës” mbetet e pa zgjidhur, autorët e sulmit ende në arrati appeared first on BoldNews.al.

Numri i lartë i aksidenteve, eksperti: Të pezullohet patenta, gjobat nuk bëjnë efekt

By: us er
28 March 2025 at 16:55

Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor dhe shpejtësia tej normave të lejuara gjatë udhëtimit janë shkaqet kryesore të aksidenteve, e sidomos kur janë me pasoja të rënda në humbje jete. Për ekspertin e Sigurisë Rrugore Islam Qibinin shqetësues është tejkalimi i shpejtësisë nga moshat e reja dhe se ndryshimet e bëra në Kodin Rrugor nuk […]

The post Numri i lartë i aksidenteve, eksperti: Të pezullohet patenta, gjobat nuk bëjnë efekt appeared first on BoldNews.al.

Tërmeti tragjik në Myanmar/ Del bilanci tragjik: 144 të vdekur dhe rreth 700 të plagosur

By: us er
28 March 2025 at 16:35

Dy tërmete të fuqishme 7.7 dhe 6.6 ballë me qendër në Mianmar kanë tronditur Azinë Juglindore ditën e sotme, duke vrarë qindra njerëz dhe duke rrëzuar ndërtesa në një zonë të gjerë. Sipas të dhënave të para, nga tërmeti tragjik janë regjistruar deri më tani 144 viktima dhe 732 të plagosur, raportojnë mediat shtetërore të […]

The post Tërmeti tragjik në Myanmar/ Del bilanci tragjik: 144 të vdekur dhe rreth 700 të plagosur appeared first on BoldNews.al.

“Nëndetësja u zhyt me kapak të hapur, ne luteshim…”/ Dëshmia tronditëse e të mbijetuarës nga tragjedia në Detin e Kuq

By: us er
28 March 2025 at 16:19

Detaje të reja janë zbardhur nga fundosja e nëndetëses turistike ditën e djeshme në Detin e Kuq, ku 6 persona humbën jetën. Nëndetësja e quajtur “SINDBAD”, kishte 45 turistë rusë në bord, përveç anëtarëve të ekuipazhit. Fatmirësisht arritën që të mbijetonin 39 turistë, 29 prej të cilëve janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin […]

The post “Nëndetësja u zhyt me kapak të hapur, ne luteshim…”/ Dëshmia tronditëse e të mbijetuarës nga tragjedia në Detin e Kuq appeared first on BoldNews.al.

U kap me 23 kg kokainë në makinë, dënohet me mbi 3 vite burg shqiptari në Belgjikë

By: us er
28 March 2025 at 15:59

Një shqiptar është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg pasi u kap duke transportuar 23 kilogramë kokainë në makinën e tij. Shqiptari ishte liruar pasi kishte paguar një garanci pasurore, por megjithatë gjykimi i tij u bë në mungesë. Shqiptari u ndalua në trafik nga policia, ndërsa u shfaq shumë nervoz saqë oficerët […]

The post U kap me 23 kg kokainë në makinë, dënohet me mbi 3 vite burg shqiptari në Belgjikë appeared first on BoldNews.al.

Kapet nëndetësja me 6.5 ton kokainë në Portugali, arrestohen 5 anëtarët e ekuipazhit

By: us er
27 March 2025 at 18:54

6.5 ton kokainë janë kapur në bordin e një nëndetësje në brigjet e Portugalisë. Sipas mediave të huaja, kapja e mjetit lundrues që ishte nisur nga Amerika e Jugut dhe ishte i pajisur me teknologji të avancuar u bë e mundur nga operacioni i koduar “Nautilus”. Sipas autoriteteve lokale, mjeti lundrues dyshohet se i përket […]

The post Kapet nëndetësja me 6.5 ton kokainë në Portugali, arrestohen 5 anëtarët e ekuipazhit appeared first on BoldNews.al.

Probleme të tjera me drejtësinë për Jani Aliajn, dosja në GJKKO për vrasje dhe trafik droge

By: us er
27 March 2025 at 18:38

I konsideruar prej vitesh si një nga personat më të kërkuar në vend, Jani Aliaj, i arrestuar disa muaj më parë në Greqi për vrasjen e Elton Çiços, do të përballet në Shqipëri edhe me një tjetër proces ku është i dyshuar për vrasje në tentativë dhe trafik droge. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur […]

The post Probleme të tjera me drejtësinë për Jani Aliajn, dosja në GJKKO për vrasje dhe trafik droge appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në Tiranë, automjeti përplas 4 makina dhe motorin (Video)

By: us er
27 March 2025 at 18:25

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në rrugën “Sabaudin Gabrani” në zonën e Kombinatit në Tiranë. Mësohet se një makinë ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë dhe për pasojë ka devijuar nga rruga duke përplasur 4 makina të tjera që ndodheshin në rrugë dhe një motor. Në një video të […]

The post Aksident i rëndë në Tiranë, automjeti përplas 4 makina dhe motorin (Video) appeared first on BoldNews.al.

❌
❌