Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 August 2025Main stream

Barazim pa gola ndaj Olimpija Ljubljanës, Egnatia mbijeton në Slloveni

By: armand
7 August 2025 at 22:06

Egnatia barazon 0-0 në Slloveni përballë Olimpijas së Lubjanës dhe mban gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në fazën e Play Off-it të Conference League. Kampionët e Shqipërisë bënë një paraqitje dinjitoze në stadiumin “Stozice” përballë vendasve, që konsideroheshin favoritë në startin e takimit. Skuadra e Tetovës ka krijuar shanset e saj për shënim, […]

The post Barazim pa gola ndaj Olimpija Ljubljanës, Egnatia mbijeton në Slloveni appeared first on BoldNews.al.

UEFA Conference League, Egnatia barazon 0-0 me Olimpijan në transfertë

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ Egnatia barazoi me rezultatin e bardhë 0-0 sfidën e parë ndaj Olimpijas, e luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Stocize”, e vlefshme për raundin e tretë kualifikues të UEFA Conference League.

Trajneri Edlir Tetova e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Dajsinani (GK), Zliyev, Xhemajli, Sota, Fangaj, Medeiros, Aleksi, Lushkja, Gruda, Bakayoko, Selmani.

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar për të dyja skuadrat, që tentuan disa herë portat përkatëse, por nuk finalizuan dot. Edhe në pjesën e dytë, portat qëndruan të paprekura si nga rrogozhinasit, ashtu edhe nga Olimpija. Sllovenët humbën edhe një penallti në minutën e 68-të, me Tam qe gaboi dhe e çoi topin jashtë.

Egnatia e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Fangaj.

Takimi Olimpija-Egnatia u mbyll me rezultatin 0-0. Ndeshja e dytë mes dy ekipeve do të luhet më 14 gusht në “Arena Egnatia”.

/r.e/

The post UEFA Conference League, Egnatia barazon 0-0 me Olimpijan në transfertë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 7 August 2025Main stream

Olimpija Ljubljana-Egnatia/ Mbyllet pjesa e parë, rezultati dhe statistikat

By: armand
7 August 2025 at 20:50

Egnatia po luan sonte përballë Olimpija Ljubljanës ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola. Rrogozhinasit janë treguar të kujdesshëm në fraksionin e parë duke përballuar me sukses trysninë e vendasve dhe duke shmangur gola të mundshëm. Që në minutën e parë, […]

The post Olimpija Ljubljana-Egnatia/ Mbyllet pjesa e parë, rezultati dhe statistikat appeared first on BoldNews.al.

Kualifikueset e Ligës së Konferencës, formacionet zyrtare të sfidës Olimpija Ljubljana-Egnatia

By: armand
7 August 2025 at 19:33

Egnatia luan sot përballë Olimpija Ljubljanës ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Rrogozhinasit duan një rezultat pozitiv në këtë transfertë në Slloveni, duke shpresuar që të përfitojnë nga momenti negativ që po kalojnë rivalët e tyre, të cilët kanë pësuar humbje katastrofike 5-0 në kampionat dhe kanë shkarkuar trajnerin […]

The post Kualifikueset e Ligës së Konferencës, formacionet zyrtare të sfidës Olimpija Ljubljana-Egnatia appeared first on BoldNews.al.

TIA rekord historik me 298 fluturime dhe mbi 50 mijë pasagjerë në një ditë

TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Transporti ajror në Shqipëri po njeh një rritje të qëndrueshme, si në frekuencën e fluturimeve ashtu edhe në numrin e pasagjerëve, duke reflektuar zhvillimin ekonomik dhe rritjen e kërkesës për lëvizshmëri ndërkombëtare.

Tirana International Airport (TIA), njoftoi sot për një tjetër momenti historik, ku regjistroi ditën me trafikun më të lartë ndonjëherë, me 298 fluturime në një ditë dhe
50,892 pasagjerë që kaluan nëpër terminal.

Ky rekord përfaqëson një sukses të rëndësishëm për aeroportin dhe një tregues i qartë i rritjes së kapacitetit dhe efikasitetit të infrastrukturës ajrore në vend.

“Misioni ynë mbetet i pandryshuar: Të lidhim Shqipërinë me botën,” thuhet në deklaratën e TIA, që shpreh mirënjohje për ekipin profesionist dhe pasagjerët që zgjedhin përditë këtë portë ajrore si pikën e nisjes apo mbërritjes së tyre.

Rritja e vazhdueshme e trafikut ajror në Shqipëri po shoqërohet me zgjerim të destinacioneve, përmirësim të shërbimeve dhe investime në infrastrukturë, duke e kthyer TIA në një nyje të rëndësishme lidhjeje për rajonin dhe më gjerë.

Transporti ajror në Shqipëri po përjeton një rritje të qëndrueshme, si në numrin e fluturimeve, ashtu edhe të pasagjerëve, ndërkohë që vijimi i investime në TIA po rrisin cilësinë e shërbimit për udhëtarët dhe fluksin e fluturimeve.

/e.xh/a.f/

The post TIA rekord historik me 298 fluturime dhe mbi 50 mijë pasagjerë në një ditë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Me sytë nga Europa/ Egnatia dhe Dinamo City, në fushë për Conference League

By: xhir jeta
7 August 2025 at 11:52

Deri tani ecuria ka qenë e suksesshme, por për të vazhduar më tej duhet më shumë.

Egnatia dhe Dinamo City do të luajnë sot në mbrëmje sfidat e vajtjes në raundin e tretë kualifikues të Conferencë League.

Të dyja skuadrat shqiptare të mbetura në Kupat e Europës i kanë përballjet e tyre në transfertë, ndaj rivalëve ndjeshëm më të fortë se ata me të cilët janë përballur në dy fazat e para.

Kampionët në fuqi të Superiores do të zbresin në orën 20:00 në fushën e sllovenëve të Olimpija Ljubjanë.

Pasi dështoi në raundin e parë eliminator të Champions, Egnatia arriti të kalojë me sukses fazën e dytë kualifikuese në Conferencë League, duke fituar të dyja ndeshjet ndaj Dinamo Minsk, 2-0 në transfertë dhe 1-0 në shtëpi.

Një tregues i rëndësishëm, por tashmë niveli i kundërshtarëve është më i lartë.

Për këtë arsye, trajnerit Edlir Tetova dhe skuadrës së tij I duhet si fillim një rezultat pozitiv në transfertën sllovene, përpara ndeshjes së kthimit që do të luajë javën e ardhshme në fushën e saj.

I njëjti diskutim vlen për Dinamo City.

Në orën 21:00 skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të luajë në transfertën kundër Hajdukut të Splitit.

Kroatët janë një emër i madh në futbollin ballkanik dhe për këtë arsye bluve ju duhet një tjetër paraqitje nga ajo në sfidat e raundit të dytë.

Për të arritur deri këtu, Dinamo City kaloi me vështirësi Atletic Escaldes nga Andorra, falë fitores 2-1 në transfertë dhe barazimit 1-1 në shtëpi.

Conference League- Egnatia dhe Dinamo luajnë sot në Slloveni dhe Kroaci

7 August 2025 at 09:32

TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Egnatia dhe Dinamo luajnë sonte sfidat e para në turin e tretë të UEFA Conference League.

Egnatia luan në transfertë kundër Olimpija Ljubljana, ndërsa në Split, Dinamo përballet me Hajdukun.

Në orën 20:00 në Slloveni, kampionët e Shqipërisë, Egnatia ka një detyrë jo të lehtë kundër kampionëve vendas. Edhe pse Olimpija ndërroi trajner vetëm disa ditë më parë, organika e rivalëve është për t’u respektuar. Pasi eliminuan Dinamon e Minskut një tur më parë, Egnatia do kërkojë të bëjë surprizën dhe të kërkojë historinë për të shkuar në play-off e këtij kompeticioni.

Në orën 21:00 në Kroaci, Hajduku i Splitit pret Dinamon. Djemtë e Ilir Dajës kanë përballë një rival historik dhe në letër kroatët janë më shumë se të favorizuar. Dinamo do kërkojë të bëjë pjesën e saj, paçka se pa Itodo Mandelën të shitur te Metalist në Ukrainë.

Në fushë zbresin edhe dy klubet nga Kosova. Në orën 20:30 Ballkani pret në “Fadil Vokrri” irlandezët e Shamrock Rovers në ndeshjen e vlefshme për Conference League.

Ndërkohë në turin e tretë të Europa League, Drita e Gjilanit luan kundër Steauas në Bukuresht, po në orën 20:30.

/gj.m//a.f/

The post Conference League- Egnatia dhe Dinamo luajnë sot në Slloveni dhe Kroaci appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

UEFA Conference League, Egnatia dhe Dinamo City luajnë nesër ndeshjet e para të turit të tretë në transfertë

6 August 2025 at 16:29

TIRANË, 6 gusht /ATSH/ Egnatia dhe Dinamo City do të luajnë mbrëmjen e të enjtes takimet e para të turit të tretë të UEFA Conference League.

Të dyja ekipet shqiptare do të zhvillojnë përballjet e para në transfertë. Kampionët e Shqipërisë do të përballen me kampionët e Olimpijas, me takimin që do të luhet në stadiumin “Stožice”, në orën 20:00.

Sakaq, Dinamo City ka udhëtuar drejt Splitit, ku do të luajë kundër Hajdukut në stadiumin “Poljud”, në orën 21:00.

FSHF u uron shumë suksese të dy skuadrave shqiptare në këtë tur të tretë të Conference League.

/r.e/

The post UEFA Conference League, Egnatia dhe Dinamo City luajnë nesër ndeshjet e para të turit të tretë në transfertë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Olimpija Ljubljana shkarkon trajnerin dy ditë para ndeshjes me Egnatian

By: armand
5 August 2025 at 16:38

Duket se fati është kthyer në anën e Egnatias në Ligën e Konferencës. Me një short të play-off të përballueshëm, rrogozhinasit kanë si test të fortë përballjen e turit të tretë me Olimpija Ljubljanën. Por një “ndihmë” u ka ardhur nga vetë sllovenët. Këta të fundit sapo kanë shkarkuar trajnerin e ekipit të parë, Zhorge […]

The post Olimpija Ljubljana shkarkon trajnerin dy ditë para ndeshjes me Egnatian appeared first on BoldNews.al.

Në prag të sfidës ndaj Egnatias, Olimpija Ljubljana mposhtet 5-0 në kampionatin slloven

By: armand
4 August 2025 at 17:33

Skuadra e Olimpja Ljubljanës që është edhe rivalja e Egnatias, në turin e tretë të Ligës së Konferencës, po kalon një moment të vështirë, teksa mbrëmjen e djeshme u turpërua me rezultatin 0-5 në shtëpi nga Celje. Një lajm pozitiv ky që i shkon përshtat kampionëve të Shqipërisë, që duhet të shfrytëzojnë momentin delikat që […]

The post Në prag të sfidës ndaj Egnatias, Olimpija Ljubljana mposhtet 5-0 në kampionatin slloven appeared first on BoldNews.al.

Rënia e Dinastisë “Felaj”

By: Ardit
3 August 2025 at 09:24

Nga majat e pushtetit në dosjet e SPAK-ut; si u shkërmoq rrjeti familjar që sundoi politikën dhe drejtësinë… E mbështetur nga kryeministri Edi Rama që në vitin 2009, për shkak të lidhjeve të saj me një biznesmen kontravers shqiptar në Greqi, Ermonela Felaj nisi karrierën si deputete e PS-së. Që prej atij momenti, Felaj u […]

The post Rënia e Dinastisë “Felaj” appeared first on BoldNews.al.

Egnatia me sy nga kualifikimi dhe milionat e Europës, rriten kërkesat për bileta

By: redi
2 August 2025 at 16:40

Egnatia disa vite më parë bënte përpjekjet për të ngjitur shkallët e futbollit shqiptar, dhe sot është në turin e tretë të Conference League, duke kaluar për herë të parë dy raunde europiane. Kualifikimi ndaj Dinamo Minskut nuk ishte thjesht një sukses teknik, por një provë karakteri, vendosmërie dhe pjekurie për një skuadër që nuk ndalet më në ëndërrimin e saj. Në fitoren ndaj bjellorusëve u pa…

Source

Olimpija Ljubljana-Egnatia/ UEFA zyrtarizon stadiumin, orarin dhe gjyqtarin e sfidës

By: armand
1 August 2025 at 21:46

UEFA ka zyrtarizuar axhendën e ndeshjes së parë të turit të tretë të Ligës së Konferencës mes Olimpija Ljubljanës dhe Egnatias. Rrogozhinasit luajnë ndeshjen e parë në transfertë të enjten e ardhshme përballë kampionëve të Sllovenisë. UEFA ka zyrtarizuar orën 20:00 për fillimin e sfidës, që do të luhet në “Stadion Stožice”, impiantin prej 16 […]

The post Olimpija Ljubljana-Egnatia/ UEFA zyrtarizon stadiumin, orarin dhe gjyqtarin e sfidës appeared first on BoldNews.al.

Egnatia vijon rrugëtimin në Europë, rrogozhinasit fitojnë edhe sfidën e dytë ndaj Dinamo Minsk

By: armand
31 July 2025 at 23:00

Pas triumfit 0-2 në transfertë, Egnatia ka fituar edhe mbrëmjen e sotme përballë Dinamo Minsk. Sfida e vlefshme për fazën e dytë të Conference League, përfundoi me shifrat 1-0. Ishte Kastriot Selmani, ai që shënoi golin e vetëm të kësaj sfide. Në minutën e 77-të, sulmuesi i ardhur nga Drita, realizoi një supergol, madje duke […]

The post Egnatia vijon rrugëtimin në Europë, rrogozhinasit fitojnë edhe sfidën e dytë ndaj Dinamo Minsk appeared first on BoldNews.al.

Kualifikohen Egnatia e Dinamo/ Sukses i madh i skuadrave shqiptare në kupat e Europës

31 July 2025 at 23:05

Skuadrat shqiptare kanë arritur një sukses të madh në kupat e Europës këtë të enjte. Dy prej tyre, Egnatia dhe Dinamo janë kualifikuar për në turin e tretë të Ligës së Konferencës, ndërsa Vllaznia u detyrua të luante kohët shtesë.

Kampionia e vendit ia doli ndaj një rivali me më shumë emër si Dinamo e Minskut nga Bjellorusia, madje duke i fituar të dyja ndeshjet.

Pas suksesit 2-0 në sfidën e parë, ekipi shqiptar triumfoi 1-0 edhe në Rrogozhinë me golin e shënuar nga Selmani në minutën e 77-të. Blutë e kryeqytetit e patën më të vështirë, edhe pse kundërshtari i tyre ishte më modest, Atletik Eskaldes nga Andorra.

Në “Elbasan Arenë” dueli përfundoi në barazim 1-1, dhe skuadra shqiptare u kualifikua falë fitores 2-1 jashtë fushe. Sulmuesi Baton Zabërgja ishte autor I golit për ekipin e trajnerit Ilir Daja. Vllaznia eliminohet nga Liga e Konferencës pas humbjes 4-2 ne kohen shtesë.

/abcnews.al/

 

Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, humb jetën 40-vjeçari në Prizren

By: Ardit
30 July 2025 at 21:41

Një punëtor i sektorit të ndërtimtarisë ka vdekur pasi ka rënë nga çatia e ndërtesës ku po punonte. Për këtë rast, mbikëqyrësi dhe investitori i punimeve janë intervistuar si të dyshuar dhe më pas janë ndaluar për 48 orë, tha Policia e Kosovës. Policia rajonale e Prizrenit tha se viktima, N.Xh, rreth 40 vjeç ishte […]

The post Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, humb jetën 40-vjeçari në Prizren appeared first on BoldNews.al.

Tetova: Sfida e parë nuk tregoi fytyrën e Din.Minsk, Egnatia ka një finale për të luajtur

By: armand
30 July 2025 at 20:43

Edlir Tetova ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp, ndërsa në prag është ndeshja Egnatia-Dinamo Minsk. Rrogozhinasit e kanë fituar 0 me 2 ndeshjen e parë në transfertë, për këtë ëndërrojnë kualifikimin nesër në “Arena Egnatia”. Trajneri i Egnatias deklaroi para ndeshjes me bjellorusët: “Mendoj që një angazhim i mirë i lojtarëve, i gjithë […]

The post Tetova: Sfida e parë nuk tregoi fytyrën e Din.Minsk, Egnatia ka një finale për të luajtur appeared first on BoldNews.al.

Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City kërkojnë kalimin në raundin tjetër të UEFA Conference League

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City do të zbresin nesër në fushë për ndeshjet e kthimit të raundit të dytë të UEFA Conference League.

Të trija skuadrat shqiptare vijnë pas fitoreve në përballjet e para dhe synojnë të ruajnë avantazhin për të siguruar kualifikimin.

Egnatia do të presë Dinamo Minskun në stadiumin “Arena Egnatia”, pas fitores 0-2 në transfertë ndaj skuadrës bjelloruse. Ndeshja do të luhet të enjten në orën 21:00.

Dinamo City do të luajë ndeshjen e kthimit kundër AC Escaldes në stadiumin “Elbasan Arena”. Pas suksesit 1-2 në ndeshjen e parë, dinamovitët kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv për të kaluar më tej. Takimi do të nisë në orën 20:45.

Sakaq, Vllaznia do të udhëtojë drejt Islandës për ndeshjen e kthimit kundër Vikingur. Shkodranët fituan 2-1 sfidën e parë të zhvilluar më 24 korrik në stadiumin “Loro Boriçi” dhe tashmë synojnë të ruajnë epërsinë. Ndeshja e kthimit do të nisë në orën 20:45.

The post Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City kërkojnë kalimin në raundin tjetër të UEFA Conference League appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Liga e Konferencës, Egnatia mëson rivalin e mundshëm të turit të tretë

By: armand
29 July 2025 at 22:49

Egnatia ndodhet vetëm 90 minuta larg nga ajo që do të ishte suksesi më i madh në historinë e saj të re europiane. Me një fitore 2-0 ndaj Dinamo Minsk në ndeshjen e parë në Bjellorusi, rrogozhinasit kanë marrë një avantazh të artë për të siguruar kalimin në raundin e tretë të Ligës së Konferencës. […]

The post Liga e Konferencës, Egnatia mëson rivalin e mundshëm të turit të tretë appeared first on BoldNews.al.

Dështon transferimi, futbollisti i Egnatias nuk do të largohet në Ukrainë

By: armand
28 July 2025 at 19:44

Zamiq Alijev nuk do të transferohet te Veres në Ukrainë. Egnatia është tërhequr nga negociatat siç raportohet jashtë Shqipërisë. Alijev shfaqet si alternativë e rëndësishme për Egnatian në Ligën e Konferencës. Mbrojtësi ishte titullar ndaj Dinamo Minsk, ndërsa rrogozhinasit fituan 0 me 2. Kështu pritet të aktivizohet edhe në vazhdim. Duke qenë se alternativat nuk […]

The post Dështon transferimi, futbollisti i Egnatias nuk do të largohet në Ukrainë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌