Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

35-vjeçari shkodran nuk zë mend, vazhdon të përndjekë femrat shqiptare nga burgu francez

By: el da
29 June 2025 at 17:27

Rikthehet përndjekësi serial nga burgjet franceze. 35-vjeçari shkodran Fabjan Dodaj nuk po zë mend, teksa vijon me pasionin e tij për të kërcënuar e shantazhuar vajzat shqiptare nëpërmjet rrjeteve sociale.

Për herë të parë emri i tij u bë publik gushtin e vitit të kaluar, kur edhe pse nga qelitë e burgut ku ligji parashikon që një i dënuar nuk mund të mbajë celular, i riu shqiptar posedonte një të tillë, e nëpërmjet adresave false hapte llogari në Instagram e Tik-Tok dhe publikonte foto denigruese të vajzave të ndryshme.

Një vit më parë policia do të deklarontë zyrtarisht se 35-vjeçarit i ishin dokumentuar mbi 60 raste të tilla dhe në bashkëpunim me autoritetet franceze ju bllokua celulari në qeli.

Por tashmë pas një viti emri i tij rikthehet sërisht në duart e policisë dhe sërisht me një njëjtën histori. Hapje adresash false me emra dhe foto të vajzave shqiptare dhe mbi to përshkrime denigruese.

Së fundmi ai po hetohet nga Prokuroria e Tiranës, pas denoncimit që një 32-vjeçare ka bërë ndaj tij. E reja u tha hetuesve se prej kohësh ai e përndjek me mesazhe denigruese dhe kërcënuese në rrjetin social Instagram.

Ky nuk është rasti i parë që denoncohet, dhe mesa duket as edhe i fundit. Pak muaj më parë ai u denoncua edhe në policinë e Lezhës po për përndjekje. Por sërisht duket se Fabjan Dodaj arrin të sigurojë aparate celularë duke i futur në burgun “Lyon Cobras” në Francë, aty ku vuan dënimin për veprat penale “Vjedhje me pasoja të rënda” dhe “Komplot kriminal”.

Vengu, takim me homologun francez: Bashkëpunim për rritjen e gatishmërisë operacionale

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu pati sot takim në Paris me homologun francez Sébastien Lecornu, pak javë pas vizitës së tij në Tiranë.

Sipas Vengut, takimi u zhvillua në vijim të bashkëpunimit dypalësh.

“Vijojmë me hapa të shpejtë bashkëpunimin për rritjen e gatishmërisë operacionale dhe specializimin e personelit tonë”, u shpreh Vengu në rrjetet sociale ku përcolli momente nga pritja.

“Partneriteti strategjik me Francën përbën një garanci të shtuar në kontekstin e zhvillimit të kapaciteteve tona ushtarake dhe më posaçërisht në modernizimin e sistemeve tona ajrore”, theksoi ministri i Mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ndodhet në Francë, ku po merr pjesë në panairin ndërkombëtar “Paris Air Shoë” (Salon du Bourget).

Ky panair është ngjarja më e rëndësishme për aviacionin ushtarak dhe civil, si dhe për teknologjitë në fushën e mbrojtjes.

Pjesëmarrja në këtë event përbën një mundësi të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes mes dy vendeve.

1 nga 3

The post Vengu, takim me homologun francez: Bashkëpunim për rritjen e gatishmërisë operacionale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ish-presidentit francez Sarkozy i hiqet medalja e Legjionit të Nderit

15 June 2025 at 14:47

Ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy, i është hequr dekorata më e lartë e Francës, Legjioni i Nderit, pasi u dënua për korrupsion dhe abuzim me ndikim vitin e kaluar, njoftoi sot Gazeta Zyrtare e vendit.

Procedurat ligjore u nisën kundër Sarkozisë, një politikan i qendrës së djathtë, pasi ai u largua nga detyra e presidentit në vitin 2012, raporton “Reuters”.

Vitin e kaluar, gjykata më e lartë franceze mbështeti vendimin e Sarkozisë për korrupsion dhe abuzim me ndikimin, duke e urdhëruar atë të mbante një nano-teg elektronik për një vit, që është rasti i parë i tillë për një kryetar shteti francez, tha agjencia.

Një gjykatë apeli gjithashtu vitin e kaluar mbështeti një vendim të veçantë kundër Sarkozisë për financim të paligjshëm të fushatës në përpjekjen e tij të dështuar për rizgjedhje në vitin 2012.

Rregullat e çmimit të Legjionit të Nderit nënkuptonin se revokimi ishte i pritshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ish-presidentit francez Sarkozy i hiqet medalja e Legjionit të Nderit appeared first on Euronews Albania.

Presidenti Macron: Programi bërthamor i Iranit ishte afër një faze kritike

By: redi
13 June 2025 at 21:14

Presidenti francez, Emmanuel Macron thotë se informacioni që kanë mbi programin bërthamor iranian ishte shumë shqetësues, duke shtuar se programi ishte afër një faze kritike. Macron tha se Franca nuk rekomandoi sulmin ndaj centraleve bërthamore të Iranit, duke thënë se ende ekzistonte një “rrugë diplomatike” për të zgjidhur çështjen.

Source

Vidhet nga një muze në Paris statuja prej dylli e Emmanuel Macron

2 June 2025 at 21:11

Një statujë prej dylli e Presidentit francez Emmanuel Macron është vjedhur nga një muze në Paris nga aktivistë mjedisorë të cilët u maskuan si punonjës.

Aktivistët e Greenpeace hynë në Muzeun Grevin duke u paraqitur si turistë përpara se të ndërronin rrobat, të mbulonin statujën me një batanije dhe ta nxirrnin atë nga një dalje emergjence, tha një burim policor për agjencinë franceze të lajmeve AFP.

Statuja e dyllit u rishfaq më vonë jashtë ambasadës ruse, ku aktivistët denoncuan qëndrimin e Macronit ndaj kompanive franceze që vazhdojnë të bëjnë biznes me Rusinë që nga pushtimi i plotë i Ukrainës.

Macron ka qenë një nga mbështetësit më të zëshëm të Kievit dhe ka qenë një figurë kryesore në përpjekjet evropiane për të siguruar një armëpushim.

Pamjet filmike treguan aktivistët që vendosnin figurën e dyllit përpara ambasadës pranë tabelave dhe pankartave.

Nuk janë bërë arrestime dhe figura e dyllit, me një vlerë të raportuar prej 40,000 eurosh, nuk është rikuperuar ende.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vidhet nga një muze në Paris statuja prej dylli e Emmanuel Macron appeared first on Euronews Albania.

VIDEO ku e qëlloi gruaja bëri xhiron e rrjetit, reagon Macron: Relaksohuni! Nuk është katastrofë globale

By: Ela
26 May 2025 at 15:58

Presidenti francez Emmanuel Macron është përpjekur të minimizojë një video që tregon gruan e tij, Brigitte Macron, duke e goditur në fytyrë ndërsa mbërrijnë në Vietnam, duke shkaktuar reagime negative në mediat sociale pas fillimit të turneut të çiftit në Azinë Juglindore. Në video, e cila është bërë virale, Brigitte shihet duke goditur burrin e […]

The post VIDEO ku e qëlloi gruaja bëri xhiron e rrjetit, reagon Macron: Relaksohuni! Nuk është katastrofë globale appeared first on BoldNews.al.

Investimet në infrastrukturën e re portuale, delegacioni francez takim në portin e Durrësit

TIRANË, 21 maj/ATSH/ Një delegacion prej dyzet përfaqësuesish të Institutit të Studimeve të Avancuara në Ministrinë e Brendshme franceze, zhvilluan ditën e djeshme në ambientet e Portit të Durrësit, sesionin e 36-të mbi sigurinë dhe drejtësinë kombëtare.

Kryefjalë e këtij takimi ishin çështje të sigurisë portuale dhe investimet në këtë kuadër, në projektet e infrastrukturës së re portuale në kompleksin Durrës-Porto Romano.

Delegacioni francez u prit nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës Kreshnik Bajraktari, i cili mbajti dhe fjalën e mirëseardhjes si dhe kreu i Forcës së Sigurisë Portuale, Alfred Velaj.

Në hapje të këtij takimi, Velaj bëri një prezantim mbi kapacitetet dhe perspektivën e kompleksit portual Durrës-Porto Romano, vizionin e tij zhvillimor me qëllim konsolidimin e funksionit ndërlidhës së vendit tonë si dhe zgjerimin e gjurmës rajonale për të avancuar në bashkëpunimin dhe marrëdhëniet tregtare ndërkombëtare, duke theksuar edhe strategjitë për tejkalimin e sfidave në këtë drejtim.

Modernizimi dhe automatizimi i fasiliteteve operacionale, transformimi i infrastrukturës detare, rrjetëzimi i ndërlidhjeve të reja logjistike rajonale si dhe rritja e standardeve të sigurisë portuale nëpërmjet implementimit të teknologjive të avancuara, të cilat garantojnë mbikëqyrjen dhe administrimin efektiv të hapësirave portuale dhe përforcimin e termave të sigurisë në mbështetje të agjencive ligjzbatuese dhe forcave të Aleancës, në projektet e reja të industrisë detare në Durrës, ishin në fokus të diskutimeve të këtij sesioni.

Përfaqësuesit e delegacionit gjithashtu u prezantuan edhe me masat dhe planet e parashikuara në kompleksin e ri portual në drejtim të porteve të gjelbra dhe të qendrueshme nëpërmjet rivitalizimit të hapësirave të gjelbra në kuadër të përmirësimit të cilësisë së ajrit.

Ata u njohën me planet për riciklimin dhe menaxhimin e mbetjeve; investimet në energjinë e rinovueshme dhe të pastër; rinovimin e flotës me vinça elektrikë si dhe planet e reja për transportin e gjelbër dhe lëvizshmërinë në hapësirat e brendshme të portit etj..

Në vijim delegacioni u ndal për një vizitë njohëse në Qendrën Ndërinstitucionale të Monitorimit dhe Kontrollit të Sistemeve të Sigurisë ku ndoqën nga afër aplikimin e procedurave dhe funksionimin e sistemeve të implementuara për menaxhimin dhe survejimin efikas të territorit dhe terminaleve të portit.

Në përmbyllje të këtij takimi kreu i Autoritetit Portual Durrës, Bajraktari i falenderoi përfaqësuesit francezë për vizitën në Portin e Durrësit duke nënvizuar gatishmërinë e institucionit, të cilin ai drejton për intensifikimin e bashkëpunimit të frytshëm tashmë të konfirmuar ndërmjet strukturave respektive.

Ndërkohë që delegacioni francez shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për bashkëpunimin e suksesshëm që kanë pasur deri më tani me Portin e Durrësit duke garantuar mbështetjen dhe angazhimin për vijimësinë dhe thellimin e këtij bashkëpunimi afatgjatë, në kuadër të së cilit i dorëzuan Bajraktarit edhe simbolin e Institutit të Studimeve të Avancuara Franceze.

/m.m/a.f/

The post Investimet në infrastrukturën e re portuale, delegacioni francez takim në portin e Durrësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu nënshkruan marrëveshjen me homologun francez për pajisjen e FA me radar për vëzhgimin ajror

TIRANË, 16 maj /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu nga konferenca e përbashkët për shtyp me homologun francez, ministrin e Forcave të Armatosura Sébastien Lecornu, u shpreh se sot u nënshkrua një marrëveshje për modernizimin e Forcës Ajrore dhe rritjen e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Ministri Vengu tha se homologu francez është i pari ministër i Mbrojtjes i Francës që viziton vendin tonë dhe, sipas tij, kjo është një shtysë domethënëse në avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Takimi bëhet edhe më kuptimplotë krahas Samitit të Komunitetit Politik të Europës që u mbajt sot në Tiranë, një iniciativë e mbështetur fort nga presidenti Emannuel Macron me qëllim për të zgjeruar diskutimin politik dhe strategjik për t’u bërë ballë rreziqeve dhe sfidave që i kanosen kontinentit tonë”, tha Vengu.

Sipas ministrit, gjatë takimit të ditës të sotme me homologun francez u trajtuan një gamë çështjesh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe mundësitë për t’i zgjeruar ato me një ekip të Forcave të Armatosura dhe një ekip të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Gjithmonë duke pasur në fokus modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare, zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes sipas objektivave të përbashkëta të NATO-s, trajnimin, edukimin dhe burimet njerëzore. Në këtë mënyrë pak minuta më parë nënshkruam një marrëveshje për modernizimin e Forcës sonë Ajrore me blerjen e kapaciteteve të avancuara të lëvizshëm të vëzhgimit ajror nga një kontraktor industrial francez, tregues i qartë i një investimi strategjik në funksion të Aleancës”, pohoi Vengu.

Ministri Vengu nënvizoi edhe një herë idenë se Shqipëria dhe Franca, që nga nënshkrimi i Partneritetit Strategjik para disa vitesh, shohin në mënyrë të ngjashme rreziqet dhe sfidat me të cilat po përballet bota sot, përfshirë dhe solidaritetin dhe mbështetjen për popullin ukrainas si edhe gjetjen e zgjidhjeve në kuadër të Aleancës për të përforcuar kahun evropian të saj.

“Nga rritja e buxheteve të mbrojtjes, përpjekje për të rritur dhe përforcuar industrinë ushtarake evropiane, dhe këtu kërkova mbështetjen e homologut tim në mënyrë që përpjekjet për rivitalizimin e ushtrisë shqiptare që të gjejnë pse jo edhe mbështetje nga Franca dhe nga investitorët francezë”, tha Vengu.

/a.f/r.e/

The post Vengu nënshkruan marrëveshjen me homologun francez për pajisjen e FA me radar për vëzhgimin ajror appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Turisti francez: Voskopoja e mrekullueshme

By: Kult Plus
10 May 2025 at 12:57

Kisha e Shën Kollit në Voskopojë është një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, së cilës i shtohen vizitorët çdo vit e më shumë.

Një vizitor nga Franca ndan përjetimet e tij në kishën e Shën Kollit, si dhe ndikimin që ka lënë tek ai trashëgimia jonë kulturore të cilën e ka zbuluar rishtazi.

“Më pëlqejnë monumentet e Shqipërisë e në veçanti manastiret. Vizita këtu është jashtëzakonisht e bukur. Afresket janë të mrekullueshme. Vendi është shumë i qetë, i përshtatshëm për reflektim e meditim si dhe jashtëzakonisht çlodhës.

Kam patur fatin të takoj njerëz që më informuan me saktësi, për këto monumente dhe afresket”, thotë turisti francez.

Kisha e Shën-Kollit në Voskopojë është kisha më e rëndësishme për arkitekturën e saj të tipit bazilikal postbizantin. Kisha është ndërtuar nga qershori i vitit 1721 deri në shtator të vitit 1722, ndërsa këmbanarja mendohet të jetë ndërtuar më vonë. “Shën Kolli” i Voskopojës është shpallur monument kulture i kategorisë së parë në vitin 1948, për vetë vlerat e saj të mëdha arkitektonike dhe artistike. /atsh/ KultPlus.com

EMRI/ Kamuflohej si filiali i një banke dhe iu merrte të dhënat bankare qytetarëve, arrestohet i riu

28 April 2025 at 08:40

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili akuzohet se iu dërgonte qytetarëve të ndryshëm në Shqipëri, link të rremë, për të plotësuar të dhënat bankare, duke u kamufluar si filiali i një banke të nivelit të dytë, me qëllim që t’iu merrte para nga llogaria Në kuadër të operacionit të koduar “MISLEADING MESSAGES” […]

The post EMRI/ Kamuflohej si filiali i një banke dhe iu merrte të dhënat bankare qytetarëve, arrestohet i riu appeared first on BoldNews.al.

Ambasadorja Suard në Korçë për projektin e çeljes së Liceut Francez

15 April 2025 at 16:30

TIRANË, 15 prill/ATSH/ Në mjediset e Prefekturës së Qarkut Korçë u zhvillua takimi i pestë i Komitetit Pilotues për projektin e çeljes së Liceut Francez të Korçës.

Prefekti Nertil Jole bëri të ditur se në takim ishte ambasadorja e Republikës së Francës, Catherine Suard, këshilltari për Bashkëpunimin dhe Kulturën në Ambasadën franceze në Shqipëri, Pierre Raynaud, si edhe eksperti i qeverisë franceze, Jérôme Lebars, i cili është i atashuar në institucionin e Prefekturës Korçë, për të ndjekur nga afër projektin e liceut.

“Për realizimin e detyrës së ngarkuar nga kryeministri, institucioni i Prefektit po mbështet ekspertin francez dhe asiston nga afër procesin, duke siguruar ndihmën dhe bashkëpunimin e institucioneve në nivel qendror dhe vendor”, bëri me dije prefekti Nertil Jole, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në takimin e planifikuar të Komunitetit Politik Evropian që do të zhvillohet në Tiranë në datë 16 maj me liderët evropianë, kryeministrit Rama dhe presidentit francez Macron do t’i prezantohet edhe ecuria e këtij projekti të rëndësishëm për Korçën.

Ky projekt është vazhdë e traditës së miqësisë më të mirë mes Shqipërisë e Francës dhe do të zgjerojë hapësirën për një perspektivë të re për shumë të rinj të këtij qarku e më gjerë, të cilët pas studimeve në Liceun Francez do të mund të zgjedhin një shkollë elitare për arsimin e tyre të mëtejshëm.

/r.e/j.p/

The post Ambasadorja Suard në Korçë për projektin e çeljes së Liceut Francez appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministri francez për Evropën: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE

11 April 2025 at 13:05

TIRANË, 11 prill /ATSH/ Ministri francez i deleguar për Evropën, Benjamin Haddad vlerëson se Shqipëria po ecën me shpejtësi në rrugën drejt BE.

Në një intervistë për Klan News, ai tregon domosdoshmërinë e realizimit të reformave në funksion të këtij procesi.

“Marta Kos tha diçka të drejtë. Integrimi është i mundshëm nëse ruhet ky ritëm i reformave, sepse integrimi do të thotë shteti së drejtës, reforma në drejtësi, thellimi i tregjeve. Ky është zgjerimi që mbështet Franca. Zgjerimi është dhe një domosdoshmëri gjeopolitike sepse jetojmë në kohë të turbullta dhe të trazuara”, shprehet ministri francez.

Në këtë proces, thotë ministri Haddad, nuk do të mungojë mbështetja e Francës.

“Franca e mbështet Shqipërinë përmes asistencës teknike. Kam konstatuar që ka ekspertë francezë në administratë, në drejtësi, në fushën e arsimimit. Ne e mbështesim gjithashtu Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit edhe nëpërmjet negociatave me partnerët tanë”, thekson Haddad.

Teksa në 16 maj presidenti Emmanuel Macron pritet ta vizitojë sërish Shqipërinë në kuadër të Komitetit Politik Evropian, ministri për Evropën tregon rëndësinë e këtij formati që për herë të parë mbahet në rajon.

“Nuk është një alternativë e BE, është një forum diskutimi dhe ndarje idesh në këtë kohë të trazuar gjeopolitike. Europianët ndodhen në një moment delikat, duhet të marrin në dorë fatin e tyre, duhet të investojnë për sigurinë e tyre. Të krijojnë pavarësinë energjike dhe ekonomike. Jam shumë i shqetësuar nga ajo që ndodh në Bosnjë Hercegovinë. Ndërsa Shqipëria në Ballkan përfaqëson një vend të stabilizuar, një partner dhe ka një vend lideri për ne”, tha Haddad.

Vizita e dytë e Presidentit francez, Emmanuel Macron në Shqipëri nuk do të jetë vetëm për Komitetin Politik Evropian, por dhe në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve, pasi pritet të inaugurojë dhe disa projekte të rëndësishme. /j.p/

 

The post Ministri francez për Evropën: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidentja Osmani, francezëve: Serbia me tendenca destabilizuese në Kosovë – s’po i zbaton marrëveshjet

By: Kult Plus
8 April 2025 at 17:40

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion të deputetëve të Asamblesë Kombëtare të Francës.

Gjatë takimit, Osmani u shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë e deri tek përpjekjet e përbashkëta për avancimin e synimeve euroatlantike.

“Ajo theksoi rëndësinë strategjike të marrëdhënieve me Francën dhe rolin e saj kyç në konsolidimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”.

“Duke folur për sfidat e sigurisë në rajon, Presidentja Osmani vuri theksin në tendencat e vazhdueshme të Serbisë për destabilizim të Kosovës dhe të gjithë rajonit. Ajo theksoi se këto tendenca të Serbisë janë të qëllimshme dhe të koordinuara, duke përmendur sulmin e agresionit në Banjskë, sulmet dhe plagosjen e ushtarëve të KFOR-it nga bandat serbe, si dhe sulmet e vazhdueshme terroriste të dirigjuara dhe mbështetura nga Beogradi”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Më tej, bëhet e ditur se e para e shtetit ka folur edhe në lidhje me dialogun me Serbinë, ku ka potencuar mungesën e vullnetit të shtetit serb për zbatimin e marrëveshjeve të arritura, duke e konsideruar këtë, sipas saj, si një pengesë serioze për përparim të dialogut dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon.

“Më tej, Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës si një hap vendimtar për avancimin e të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët pa dallim. Ajo theksoi se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë është garanci për mbrojtjen e lirive themelore dhe për rritjen e standardeve demokratike në vend, ndërsa shtroi nevojën e mbështetjes së Francës në këtë proces”.

“Presidentja Osmani theksoi se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë në anën e vlerave euroatlantike dhe do të punojë me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë qytetarët e saj”, thuhet në njoftim.

Trump për dënimin e Le Pen: Një gabim për popullin francez

4 April 2025 at 07:28

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kritikoi vendimin kundër Marine Le Pen, si gjueti shtrigash dhe bëri thirrje për lirimin e saj.

“Gjuetia e shtrigave kundër Marine Le Pen është një shembull tjetër i të majtëve evropianë që përdorin Lawfare për të heshtur fjalën e lirë dhe për të censuruar kundërshtarin e tyre politik, këtë herë duke shkuar aq larg sa ta fusin atë kundërshtar në burg,” shkroi ai në platformën e tij “Truth Social”. “Është i njëjti “libër lojërash” që është përdorur kundër meje”.

“Unë nuk e njoh Marine Le Pen, por e vlerësoj se sa shumë ka punuar për kaq shumë vite. Ajo pësoi humbje, por vazhdoi të ecë, dhe tani, pak para asaj që do të ishte një Fitore e Madhe, ata e ngarkojnë atë me një akuzë të vogël për të cilën ajo ndoshta nuk dinte asgjë, më tingëllon si një gabim ‘kontabël'”, tha ai. “Kjo është e gjitha kaq e keqe për Francën dhe popullin e madh francez, pavarësisht se në cilën anë janë”, tha ai.

Më 31 mars, një gjykatë në Paris dënoi Le Pen me katër vjet liri të kufizuar në lidhje me çështjen e asistentëve parlamentar. Për dy vjet ajo do të duhet të mbajë një byzylyk elektronik (dy vitet e mbetura janë pezulluar). Ky vendim e skualifikon atë nga kandidimi në zgjedhjet presidenciale franceze në 2027. Le Pen e kritikoi vendimin si të motivuar politikisht.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trump për dënimin e Le Pen: Një gabim për popullin francez appeared first on Euronews Albania.

Prokuroria kërkon dënim me 7 vite burg për ish-presidentin francez, Nicolas Sarkozy

By: Ela
28 March 2025 at 08:55

Prokurorët francezë kërkuan të enjten një dënim me shtatë vjet burg dhe një gjobë prej 300,000 eurosh për ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy, me dyshimin se kishte marrë miliona euro nga ish-diktatori libian Muammar Gaddafi për ta ndihmuar atë në fushatën e tij zgjedhore të vitit 2007. Sarkozy është në gjyq që nga janari me dyshimin […]

The post Prokuroria kërkon dënim me 7 vite burg për ish-presidentin francez, Nicolas Sarkozy appeared first on BoldNews.al.

Progresi i Shqipërisë në BE, Hasani takon homologun Barrot në Paris

TIRANË, 18 mars /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani ka zhvilluar një takim sot me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Francës,  Jean-Noël Barrot.

Në fokus të takimit kanë qenë një serë temash me rëndësi lidhur me marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve tona, avancimin e projekteve të rëndësishme në sektorë të ndryshëm, zhvillimet rajonale, bashkëpunimi në organizatat ndërkombëtare, procesi i integrimit evropian të Shqipërisë dhe Komuniteti Politik Evropian.

Të dyja palët kanë vlerësuar dialogun e fortë politik që ekziston aktualisht me Shqipërisë dhe Francës, i reflektuar ky edhe nëpërmjet vizitave të nivelit të lartë të kohëve të fundit.

Takimi ishte gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar rreth rrugëtimit evropian të Shqipërisë ku Ministri Hasani gjeti rastin të shprehë mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e pakursyer franceze gjatë këtij rrugëtimi. U vlerësua përparimi i bërë deri tani nga Shqipëria në realizimin e reformave dhe përmbushjen e kushteve të BE-së, ndërsa Hasani nënvizoi se vendi ynë mbetet i përkushtuar të arrijë objektivin e anëtarësimit në BE brenda vitit 2030.

Takimi u përqendrua gjithashtu edhe në disa çështje strategjike, përfshirë Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili do të zhvillohet më 16 maj 2025 në Tiranë, si dhe situatën e sigurisë në Evropë. Të dy ministrat theksuan rëndësinë e këtij Samiti si një mundësi për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe për të nxitur angazhimin e përbashkët për stabilitetin dhe paqen.

Në lidhje me këtë samit, Ministri Igli Hasani u shpreh se “fakti që zhvillohet në vendin tonë është dëshmi e qartë e përkushtimit të Shqipërisë ndaj stabilitetit rajonal dhe ambicies sonë të pandalshme për të thelluar integrimin me BE-në. Për Shqipërinë, ky samit nënkupton shumë. Do të thotë thellim i bashkëpunimit për sfidat gjeopolitike, si dhe rritje e fokusit në adresimin e temave si siguria energjitike, menaxhimi i migrimit, veprimet për mbrojtjen e klimës, dhe zhvillimi ekonomik”.

Në fund, Ministri Hasani theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të jetë një partner i besueshëm për Francën dhe Bashkimin Evropian, duke kontribuar në përpjekjet për paqe, stabilitet dhe zhvillim në rajon dhe më gjerë.

Nga takimi i ministrit të Punëve të Jashtme Igli Hasani me homologun francez
1 nga 8

/a.f/

The post Progresi i Shqipërisë në BE, Hasani takon homologun Barrot në Paris appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Humbën në parkun e Llogarasë, shpëtohen dy turistët francezë

By: nilda
12 March 2025 at 12:11

Dy turistë francezë janë shpëtuar nga policia pasi kishin humbur në Parkun Kombëtar të Llogarasë. Dy turistët francezë, duke eksploruar Parkun Kombëtar të Llogarasë, hasën vështirësi në terrenin e pyllëzuar dhe humbën orientimin, duke kërkuar ndihmë nga shërbimet e Policisë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me zjarrfikësit e Bashkisë Himarë…

Source

Ministri francez urdhëron izolim ‘hermetik’ për 200 të burgosur të rrezikshëm

By: Besnik
7 March 2025 at 15:18

Franca do të dërgojë 200 nga trafikantët e saj më të rrezikshëm të drogës në dy burgje të sigurisë së lartë, ka njoftuar Ministri i Drejtësisë Gerald Darmanin.

Në një intervistë me transmetuesin France 2 të enjten në mbrëmje, Darmanin tha se ai “kishte vendosur të godiste fort”.

Ministri, i cili e ka bërë trajtimin e tregtisë së drogës një përparësi kryesore që nga marrja e rolit në dhjetor, tha se objektet do të rinovohen për t’i bërë ato “plotësisht hermetike”.

Disa nga trafikantët e drogës do të strehohen në një burg në Le-Vieilby në departamentin verior francez Pas-de-Calais deri në fund të korrikut, premtoi ai.

Të burgosurit e mbetur do të dërgohen në një strukturë në Condé-sur-Sarthe në departamentin perëndimor të Orne deri në mes të tetorit, shtoi Darmanin.

“Kjo bën që 200 trafikantë droge, deri më 15 tetor do të jenë plotësisht të izoluar nga pjesa tjetër e shoqërisë”, tha ai.

Planet janë një përpjekje për të parandaluar trafikantët e drogës që të vazhdojnë aktivitetet e tyre kriminale nga burgu.

Ndërsa skema e Darmanin përfshin transferimin e të burgosurve për të liruar hapësirë ​​në dy burgjet, ai konfirmoi se disa të burgosur nuk do të zhvendoseshin.

“Ne do t’i lëmë njerëzit më të rrezikshëm në një vend,” vuri në dukje ai. “Të gjithë njerëzit që do t’i përshkruajmë si të rrezikshëm për botën e jashtme. Njerëz të rrezikshëm, kryesisht trafikantë droge, por edhe terroristë islamikë”.

Ministri i Drejtësisë i Francës i është drejtuar kolegëve të tij evropianë për këshilla se si të trajtohet më mirë trafikimi i drogës.

Muajin e kaluar, ai vizitoi burgjet në Itali dhe u takua me Ministrin e Drejtësisë të vendit Carlo Nordio dhe Prokurorin Kombëtar të Antimafias dhe Anti-Terrorizmit, Giovanni Melillo.

Vitin e kaluar, 110 persona humbën jetën dhe 341 u plagosën si pasojë e trafikut të drogës, sipas Ministrisë së Brendshme franceze.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ministri francez urdhëron izolim ‘hermetik’ për 200 të burgosur të rrezikshëm appeared first on Euronews Albania.

“Diktator”- Politikani francez sulmon Trump, e krahason me perandorin famëkeq romak

By: fra nc
7 March 2025 at 12:50

Claude Malhuret, lideri i partisë së qendrës së djathtë të Francës “Të Pavarurit”, e ka quajtur Presidentin Donald Trump një diktator dhe e ka krahasuar atë me perandorin romak, Neronin.

Në fjalën e mbajtur në senatin francez, Malhuret e përshkroi administratën e Trump si “Oborrin e Neronit”, sundimtarit romak që është i njohur për brutalitetin ndaj familjes së tij dhe për ndjekjen e të krishterëve, pas një zjarri të madh që shkatërroi Romën.

Malhuret përshkroi administratën e Trump si “me një perandor ndezës, me oborrtarë të nënshtruar”.

Malhure tha se SHBA tashmë ka për herë të parë në histori një drejtues shteti i cili ka kapitulluar pa kushte armikut të tij, duke iu referuar këtu Vladimir Putinit.

“Kurrë SHBA-të nuk kanë patur një president që ka kapitulluar përballë armikut. Kurrë një president amerikan nuk ka mbështetur një agresor kundër një aleati. Ukraina rrezikon të mbetet e abandonuar dhe Rusia rrezikon të forcohet. Uashingtoni po bëhet oborri i Neronit”, tha ai.

Kush ishte Neroni?

Neroni (37-68 pas Krishtit) ishte një perandor romak i njohur për sundimin e tij të dhunshëm dhe të kontestuar. Ai ishte i biri i perandorit Gnejus Domitius Ahenobarbus dhe i Agrippina e Vogël, dhe mori pushtetin në vitin 54 pas Krishtit pas vdekjes së perandorit Klaudi, të cilin ai kishte pasuar si trashëgimtar.

Neroni është i njohur për një sërë veprash dhe akteve të dhunshme gjatë sundimit të tij. Ai është i famshëm për vrasjen e të ëmës, Agrippina, dhe të gruas së tij, Oktavia, si dhe për ndjekjen dhe ekzekutimin e të krishterëve, të cilët ai i akuzonte për shkaktimin e një zjarri të madh që përfshiu qytetin e Romës në vitin 64 pas Krishtit. Ky zjarr i famshëm shpesh është lidhur me imazhin e Neronit, duke u thënë se ai po shihte qytetin të digjej ndërsa luante violinë, megjithëse ky detaj mund të jetë një mit.

Neroni gjithashtu është njohur për mënyrën e tij të menaxhimit të politikës, ku shpesh i përdorte metodat brutale dhe abuzive për të ruajtur pushtetin e tij. Sundimi i tij shpesh është përshkruar si një periudhë të korrupsionit, shthurjes dhe dhunës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Diktator”- Politikani francez sulmon Trump, e krahason me perandorin famëkeq romak appeared first on Euronews Albania.

Prefekti Jole pret diplomatët francezë: Bashkëpunim për ngritjen e Liceut Francez në Korçë

13 February 2025 at 17:08

TIRANË, 13 shkurt/ATSH/ Në Prefekturën e Korçës u zhvillua sot takimi i katërt i Komitetit Pilotues për bashkëpunim mes institucioneve qendrore e vendore me ekspertin e qeverisë franceze, Jérôme Lebars, i atashuar në institucionin e Prefekturës, për të punuar lidhur me projektin e çeljes së Liceut Francez në Korçë.

Në kuadër të këtij takimi, Prefekti i Korçës, Nertil Jole priti në zyrë ambasadoren e Republikës së Francës në Tiranë, Catherine Suard dhe Pierre Raynaud, Këshilltarin për Bashkëpunimin dhe Kulturën në Ambasadën Franceze në Shqipëri.

Për realizimin e detyrës së ngarkuar nga Kryeministri, institucioni i Prefektit po mbështet ekspertin francez dhe asiston nga afër procesin, duke siguruar ndihmën dhe bashkëpunimin e institucioneve në nivel qendror dhe vendor.

Jole bëri të ditur se në takimin e planifikuar të Komunitetit Politik Europian që do të zhvillohet në Tiranë në datë 16 Maj me liderët europianë, Presidentit Emmanuel Macron do t’i prezantohet edhe ecuria e këtij projekti të rëndësishëm për qytetin tonë.

“Ky projekt është vazhdë e traditës së miqësisë më të mirë mes dy vendeve tona dhe do të zgjerojë hapësirën për një perspektivë të re për shumë të rinj të qarkut tonë e më gjerë, të cilët në të ardhmen mund të zgjedhin një shkollë elitare për arsimin e tyre të mesëm”, vlerësoi prefekti Jole.

/m.m/a.f/

 

The post Prefekti Jole pret diplomatët francezë: Bashkëpunim për ngritjen e Liceut Francez në Korçë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌