Atltico Madridi po përgatit një lëvizje ambicioze në tregun e transferimeve me një investim total prej 132 milionë eurosh për të siguruar tre nënshkrime strategjike: Jesus Areso, Ademola Lookman dhe Cristian Romero.
Sipas mediumit Fichajes, bordi i Atletico Madridit është i vendosur t’i japë Diego Simeones një skuadër më të fortë dhe më të gjithanshme për një sezon në të cilin qëllimi është të luftojë përsëri për tituj si në Spanjë ashtu edhe në Evropë.
Ofensiva për këto nënshkrime është tashmë në zhvillim e sipër dhe klubi nga Metropolitano po punon për të finalizuar çdo transaksion në një afat të shkurtër.
Jesus Areso
Hapi i parë do të jetë forcimi i pozicionit të mbrojtësit të djathtë, ku Jesus Areso është bërë opsioni i preferuar.
Klauzola e lirimit të mbrojtësit të Osasunës është vendosur në 12 milionë euro, një çmim që Atletico është i gatshëm të paguajë për të mbuluar largimin e mundshëm të Nahuel Molina, i cili mund të përfundojë te Villarreal në formë huazimi.
Areso, me përvojë në La Liga dhe një profil sulmues që i pëlqen Simeones, shihet si një bast i sigurt për një pozicion kyç në formacionin e Atletico Madridit.

Ademola Lookman
Në sulm, klubi madrilen i ka vënë syrin Ademola Lookman, yllit të Atalantës dhe një lojtar kyç në fitimin e trofeut të Ligës së Evropës edicionin e kaluar.
Bardhekuqtë janë të gatshëm të shpenzojnë 40 milionë euro për të nënshkruar me nigerianin, i cili do të sillte ekuilibër dhe fuqi golash në një sulm që tashmë krenohet me Antoine Griezmann, Julian Alvarez dhe Aleksander Sorloth.
Marrëveshja nuk do të jetë e lehtë për shkak të interesit nga klube të tjera, veçanërisht Interi, por dëshira e lojtarit për të provuar fatin e tij në La Liga favorizon Atleticon.

Cristian Romero
Së fundmi, marrëveshja më e shtrenjtë është ajo e qendërmbrojtësit argjentinas të Tottenham Hotspur, Cristian Romeros.
Romero është i zgjedhuri për të forcuar mbrojtjen me lidership, një shtesë për të cilën Atletico është i gatshëm të investojë 80 milionë euro.
Ardhja e tij do t’i lejonte ‘Cholos’ të ketë një mbrojtës të klasit botëror, thelbësor për të garuar në Ligën e Kampionëve.

Me këta tre lojtarë, Atletico synon të krijojë një skuadër konkurruese në të gjitha aspektet, duke synuar një vit në të cilin nuk duan të kënaqen me një vend të tretë në garën për titull.
Afati kalimtar i këtij viti do t’i tregoj plotësisht ambiciet e klubit nga Metropolitano. /Telegrafi/
The post Atletico Madridi po përgatitet të shpenzojë 132 milionë për të përfunduar tre nënshkrime appeared first on Telegrafi.