Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

MM: Operacione nga ajri për shuarjen e flakëve në Finiq dhe Mirditë

9 August 2025 at 12:16

TIRANË, 9 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi sot lidhur me situatën në vatrat aktive të zjarreve në vend.

MM bëri të ditur se, në  Finiq, flakët në fshatin Livinë janë vendosur nën kontroll dhe aktualisht nuk paraqesin rrezik për banesat. Operacionet për shuarjen e zjarrit po zhvillohen nga ajri me helikopterin Black Hawk dhe avionin kroat Canadair, ashtu edhe nga toka.

Mjetet zjarrfikëse dhe forcat tokësore janë pozicionuar përreth fshatit, në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment, thekson MM, teksa shton se, autoritetet mbeten në gatishmëri të plotë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për komunitetin.

Në Mirditë, thekson MM, operacionet për shuarjen e zjarreve vijojnë me mbështetjen e mjeteve ajrore. Deri tani, avioni “Canadair” nga Italia ka realizuar 7 hedhje mbi vatrat e zjarrit, duke lëshuar rreth 50 mijë litra ujë në terren.

MM nënvizon se, ndërhyrja nga ajri po kombinohet me punën e forcave tokësore dhe mjeteve zjarrfikëse, të cilat po operojnë për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve.

/gj.m/

The post MM: Operacione nga ajri për shuarjen e flakëve në Finiq dhe Mirditë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

13 vatra gjatë orëve të fundit në Shqipëri, 7 janë ende aktive

8 August 2025 at 21:37

13 vatra zjarri kanë shpërthyer gjatë orëve të fundit në Shqipëri. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, 7 prej vatrave të zjarrit mbeten ende aktive. Më konkretisht, aktualisht, janë aktive vatrat në: *Qarku Vlorë.  Fshatin Navaricë, zjarri është spostuar në drejtim të malit mbi fshat. Në fshatin Leshnicë e Poshtme pas […]

The post 13 vatra gjatë orëve të fundit në Shqipëri, 7 janë ende aktive appeared first on BoldNews.al.

Situata e zjarreve në vend, reagon Ministria e Mbrojtjes: 15 vatra ende aktive, mbi 900 forca zjarrfikëse në terren

By: lindita
28 July 2025 at 11:52

Forcat e Armatosura të Shqipërisë, së bashku me strukturat e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) dhe emergjencat civile vendore, vijojnë të jenë të angazhuara në terren për të përballuar vatrat e shumta të zjarrit që kanë përfshirë vendin. Sipas të dhënave zyrtare, sot janë angazhuar 953 efektivë, 56 mjete zjarrfikëse, 4 helikopterë, si dhe një avion Canadair nga Italia…

Source

Sateliti i NASA-s zbulon vatrat e zjarrit në Mesdhe, Shqipëria një ndër më të prekurat

By: Ardit
27 July 2025 at 08:18

Sistemi satelitor i NASA-s ka publikuar imazhet në kohë reale të vatrave aktive të zjarrit që kanë përfshirë gjithë rajonin e Mesdheut. Në imazhet satelitore, ku duket edhe Shqipëria çdo pikë e kuqe përfaqëson një vatër aktive, e cila është aktualisht në zhvillim. Në pamjet e publikurua, vërehet se Shqipëria është një ndër vendet më […]

The post Sateliti i NASA-s zbulon vatrat e zjarrit në Mesdhe, Shqipëria një ndër më të prekurat appeared first on BoldNews.al.

Situata me zjarret, reagon Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 22 vatra, 11 ende aktive

By: lindita
23 July 2025 at 11:51

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri nga të cilat 11 janë ende aktive dhe 1 është nën monitorim. Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Mat, Vlorë, Elbasan, Kurbin, Lezhë, Devoll, Korçë, Pustec, Pogradec, Gjirokastër, Përmet, Fier, Berat, Tiranë, Dimal, Malësi e madhe dhe Kukës. Aktualisht mbeten aktive këto vatra zjarri: – Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”…

Source

MM: 13 vatra zjarri deri në orën 14:00, 9 aktive dhe një në monitorim

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes, referuar të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, njoftoi se deri në orën 14:00 janë raportuar 13 zjarre, nga të cilat 3 vatra janë shuar, 9 vatra zjarri janë aktive dhe 1 në monitorim.

Është bërë izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

* Në fshatin Guras, njësia administrative Buçimas, bashkia Pogradec
* Në fshatin Lapardha, njësia administrative Otllak, bashkia Berat
* Në fshatin Buz Madh, njësia administrative Cakran, bashkia Fier

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

* Qarku Dibër. Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër. Zjarri po zhvillohet në dy vatra të shkëputura nga njëra-tjetra, vatra poshtë Liqenit të Zi dhe mbi fshatin Gurë-Lurë.
* Në fshatin Strikçan, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë. Është në monitorim zjarri në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe bar i thatë.
* Në fshatin Zall Gjoçaj, njësia administrative Derjan, bashkia Mat, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në vendin e quajtur “Përroi i Zi” një sipërfaqe pyjore me pisha dhe ah. Ditën e sotme në terren janë angazhuar forcat operacionale dhe 30 efektivë nga FA. Në ndihmë për shuarjen e zjarrit po operon 1 avion Canadair nga shteti Italian.

Qarku Vlorë
* Në Sotiran, në vendin e quajtur “Qafa e Shëngjergjit”, mbi fshatin Dukat, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë, ka vijuar puna e zjarrit të rënë më datë 06.07.2025. Zjarri është shumë intensiv. Digjen shkurre dhe fier poshtë pyllit me pishë. Flakët të ndihmuara nga era ditën e sotme përfshinë edhe kurorë të pishës duke e bërë problematike gjendjen. Ditën e sotme vazhdon operacioni me forcat operacionale, të ndihmuar me 30 forca ushtarake, 1 helikopter të FA-së dhe 2 avionë Canadair.

Qarku Elbasan
* Në fshatin Shmil njësia administrative Labinot-Mal, bashkia Elbasan, në kufi me fshatin Gurakuq, njësia administrative Orenjë, bashkia Librazhd. Zjarri ka rënë në pyll gështenje dhe ka përmasa të konsiderueshme. Puna po vijon në një terren të vështirë.
Qarku Lezhë
* Në zonën e Shkopetit, njësia administrative Milot, ka vazhduar aktiv zjarri dhe është përhapur në territorin e bashkive Kurbin, Mat dhe Mirditë. Në operacionin për fikjen e zjarrit janë angazhuar forca ushtarake (26 efektivë, 4 mjete dhe 1 helikopter si dhe forca bashkiake nga MZSH Kurbin me 1 automjet zjarrfikës dhe 50 efektivë, gjithashtu MZSH Mirditë me 11 efektivë. Ndërhyrja ajrore ka shmangur përhapjen drejt banesave dhe bizneseve në Shkopet. Terreni është i vështirë dhe i paarritshëm për mjete. Situata po monitorohet nga autoritetet dhe strukturat përkatëse. Nuk ka rrezik për objektet e banimit.

Qarku Korçë
* Në fshatin Vernik, njësia administrative Qendër Bilisht, bashkia Devoll, zjarri vijon të jetë aktiv, por në drejtim të pikës kufitare Kapshticë zjarri u vu nën kontroll, po vijon puna në krahun e fshatit, pasi ndihmuar nga era zjarri po përhapet në bimësi.
* Në fshatin Dishnicë, njësia administrative Bulgarec, bashkia Korçë.

Qarku Gjirokastër
* Në fshatin Kosinë, njësia administrative Qendër Piskovë, bashkia Përmet, vijon puna në terren të vështirë për shuarjen e zjarrit.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 21 automjete zjarrfikëse për momentin dhe 519 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së sotme marrin pjesë 190 forca nga FA me 19 mjete dhe 1 helikopter, 2 avionë Canadair nga shteti Grek dhe 1 avionë Canadair nga shteti italian.

The post MM: 13 vatra zjarri deri në orën 14:00, 9 aktive dhe një në monitorim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

32 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 9 vijojnë të jenë aktive

20 July 2025 at 16:30

Situata e zjarreve në rang vendi vijon të paraqitet problematike në disa rajone. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 32 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten ende aktive. Sipas raportimeve të  Emergjencave Civile, vatrat janë evidentuar në disa bashki të vendit. Në “Liqeni i Luleve”, Parku Kombëtar Lurë, zjarri po përhapet në […]

The post 32 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 9 vijojnë të jenë aktive appeared first on BoldNews.al.

Zjarret, vatrat në kodrat e Belishovës dhe Drenovës drejt neutralizimit të plotë

By: Re Nato
19 July 2025 at 19:14

Vatrat e zjarrit në kodrat e Belishovës dhe Drenovës janë drejt neutralizimit të plotë.

Që prej ores 5:30 te mëngjesit të sotëm 30 forca të ushtrisë iu bashkuan operacionit për shuarjen e flakëve deri në orën 19:00, ku shërbimet zjarrfikëse të Malkakastrës, Fierit, Albpetrolit , Forcave të Armatosura dhe Regjimentit të këmbësorisë së Jugut, kanë punuar në terrenin e vështirë për neutralizimin e plotë të tyre.

Situata do të monitorohet përgjatë natës me grupe të gatshme pasi era mund të riaktivizojë vatrat zjarrit./abcnews.al

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 20 vatra

By: Oldi
19 July 2025 at 10:29

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 4 janë ende aktive. Vatrat e zjarrit janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Bulqizë, Mallakastër, Patos, Fier, Rroskovec, Himarë, Tiranë, Rrogozhinë, Mirditë, Pogradec, Delvinë, Memaliaj dhe Malësi e Madhe. Vatrat aktive janë si më poshtë: * Qarku Dibër – […]

The post Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 20 vatra appeared first on BoldNews.al.

Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 20 vatra zjarri, katër ende aktive

By: lindita
19 July 2025 at 09:55

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 4 janë ende aktive. Vatrat e zjarrit janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Bulqizë, Mallakastër, Patos, Fier, Rroskovec, Himarë, Tiranë, Rrogozhinë, Mirditë, Pogradec, Delvinë, Memaliaj dhe Malësi e Madhe. Vatrat aktive janë si më poshtë: Qarku Dibër – Në zonën e quajtur “Liqeni i Luleve”…

Source

MM: 20 vatra në 24 orët e fundit, 4 ende aktive

TIRANË, 19 korrik /ATSH/  Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri në rang vendi, nga të cilat 4 mbeten ende aktive. Vatrat janë përhapur në bashkitë Dibër, Bulqizë, Mallakastër, Patos, Fier, Rroskovec, Himarë, Tiranë, Rrogozhinë, Mirditë, Pogradec, Delvinë, Memaliaj dhe Malësi e Madhe.

Zjarret aktive janë regjistruar si më poshtë:

– Qarku Dibër – Parku Kombëtar i Lurës: Në zonën “Liqeni i Luleve” janë dy vatra të shtrira në një terren të vështirë. Njëra vatrë është afër liqenit të Zi, ku ndihmojnë 23 forca operacionale dhe 30 forca të Forcave të Armatosura (FA). Vatra e dytë po zhvillohet në drejtim të Malit të Dejës dhe po mbahet nën monitorim për shkak të përhapjes së madhe.

– Qarku Dibër – Bashkia Bulqizë: Në zonën e “Malit të Peladhisë”, njësia Zerqan, një vatër zjarri në afërsi të fshatit Krajkë ka djegur rreth 33 hektarë me dushqe, shkurre dhe barishte. Zjarri po mbahet nën kontroll nga forcat në terren.

– Qarku Fier – Bashkia Mallakastër: Në fshatin Drenovë, njësia Qendër Dukas, zjarri i rënë në një zonë me shkurre, ferra dhe pyll pishe është riaktivizuar dhe ka zgjeruar perimetrin për shkak të erës. Forcat operacionale janë në terren për ndërhyrje.

– Qarku Vlorë – Bashkia Himarë: Në fshatin Borsh, vatra e zjarrit është riaktivizuar pranë banesave. Ndërhyrja po kryhet me pompa shpine nga MZSH Himarë dhe me mbështetjen e një helikopteri të FA-së. Deri më tani janë djegur rreth 10 hektarë me shkurre.

Sipas raportimeve, nga zjarret janë djegur në total rreth 52 hektarë sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, si dhe rreth 90 rrënjë ullinj.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar gjithsej 32 automjete zjarrfikëse dhe 275 forca operacionale, përfshirë 50 forca dhe 3 automjete nga FA ditën e djeshme. Sot janë në veprim 30 forca ushtarake, 2 automjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter.

Instituti i Gjeoshkencave njoftoi se për ditën e sotme nuk parashikohen reshje, ndërsa niveli i rrezikut për zjarre në pyje mbetet i lartë në qarqet Lezhë, Tiranë, Fier dhe Berat, dhe i moderuar në qarqet e tjera.

Strukturat e Mbrojtjes Civile mbeten në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve. Autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet emergjente në rast konstatimi të ndonjë vatre.

/a.f/

The post MM: 20 vatra në 24 orët e fundit, 4 ende aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret në vend, 24 vatra në 24 orët e fundit

By: V K
18 July 2025 at 12:00

Gjatë 24 orëve të fundit në vend, janë raportuar 24 vatra zjarri në të gjithë vendin. Aktualisht, katër prej tyre mbeten aktive në qarqet Dibër, Fier dhe Vlorë, me dëme të konsiderueshme në sipërfaqe të mëdha toke.

Sipas raportimeve nga Emergjencat Civile, në total janë djegur mbi 154 hektarë me shkurre dhe bimësi, si dhe më shumë se 3,000 rrënjë ullinj.

Zjarri më i përhapur vijon të jetë në Parkun Kombëtar të Lurës në Dibër, ku dy vatra janë ende aktive njëra në afërsi të Gurë Lurës dhe tjetra pranë kanalit të ujit të HEC-it, e cila po monitorohet.

Një vatër tjetër në krahun e Malit të Dejës, po përhapet me shpejtësi drejt bashkisë Mat.

Në Bulqizë, në zonën e Malit të Peladhisë, flakët kanë përfshirë rreth 32 hektarë, ndërsa një vatër aktive mbi fshatin Vlash po mbahet nën kontroll.

Në Fier dhe Mallakastër, zjarri në zonën Drenovë–Gorishovë, vijon të jetë sfidues për shkak të erës dhe terrenit të thyer, duke rrezikuar ullishtet e fshatit Gorishovë.

Në Borsh të Himarës, flakët që përfshinë një sipërfaqe pyjore nuk janë izoluar plotësisht.

Instituti i Gjeoshkencave, njofton se nuk priten reshje, ndërsa rreziku për zjarre mbetet i lartë në qarqet Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë dhe Gjirokastër.

The post Zjarret në vend, 24 vatra në 24 orët e fundit appeared first on Albeu.com.

Situata me zjarret në vend: Tre vatra ende aktive

By: user 11
10 July 2025 at 10:23

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 18 vatra, ku 3 prej tyre janë ende aktive.

Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë: Vlorë, Dibër, Maliq, Korçë, Lezhë, Kurbin, Bulqizë, Malësi e Madhe, Prrenjas, Sarandë, Himarë, Poliçan, Kuçovë, Gjirokastër e Durrës.

Aktualisht mbeten aktive vatrat:

Orikum, bashkia Vlorë – Në vendin e quajtur “Sotiran” ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në lartësi të malit. Situata është mbajtur në monitorim gjatë natës. Ditën e sotme në zonë po operojnë 8 forca zjarrfikëse, 4 forca bashkiake, 4 forca nga Shërbimi Pyjor, të ndihmuar nga 20 forca ushtarake të FA.

Qarku Dibër -Vijon të jetë në monitorim vatra e zjarrit në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe dëllinja në vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë. Sipërfaqja e pëshkuar nga zjarri vlerësohet në rreth 18 ha. Ditën e sotme po vazhdon puna nga forcat operacionale, por pritet të vijnë në ndihmë rreth 25 persona në mbështetje të tyre.

Dibër – Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Ditën e djeshme për shuarjen e tij janë angazhuar 7 efektivë të MZSH Dibër dhe 5 forca të AdZM. Zjarri është aktiv brenda perimetrit të tij dhe po vazhdon me intensitet të ulët. Diten e sotme po vazhdon puna nga forcat operacionale për shuarjen e plotë të tij”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

The post Situata me zjarret në vend: Tre vatra ende aktive appeared first on Lapsi.al.

Metaj: Rreth 300 vatra zjarresh në 5 ditët e fundit në Kosovë, 3 ende aktive

PRISHTINË, 9 korrik/ATSH/ Rreth 300 raste zjarresh janë regjistruar në Kosovë vetëm gjatë pesë ditëve të fundit, si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Genc Metaj, tha se gjatë kësaj periudhe ekipet kanë ndërhyrë në 295 raste zjarresh nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

Në konferencën e thirrur për media, Metaj deklaroi se dita më e rënduar ka qenë 7 korriku, kur janë shënuar gjithsej 66 raste të zjarreve, prej të cilave 57 kanë ndodhur pasdite.

Metaj shtoi se situata është menaxhuar me sukses deri më tani, por rreziku mbetet i lartë për shkak të kushteve të motit.

Sipas tij, dyshohet që zjarrëvëniet mund të jenë të qëllimshme dhe shumica prej tyre janë në toka bujqësore dhe që shpërndahen edhe në zona malore.Metaj tha se numri i zjarrfikësve është i kënaqshëm, por duhet të jetë edhe më i madh.

Drejtori i AME-së, Genc Metaj tregoi se aktualisht janë 3 vatra aktive, një në Pejë dhe dy në Skënderaj.

AME apelon për kujdes të shtuar nga qytetarët dhe bashkëpunim në parandalimin e zjarreve, duke shmangur ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura dhe duke raportuar çdo rast të dyshimtë.

Metaj u shprehu ngushëllime familjarëve, të afërmve dhe miqve për vdekjen e shefit të Operativës në Brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës, Kaqun Lima.

/kosovapress/

The post Metaj: Rreth 300 vatra zjarresh në 5 ditët e fundit në Kosovë, 3 ende aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Situata me zjarret në vend/ 16 vatra në 24 orë, katër vijojnë të jenë aktive në vend

By: user 11
9 July 2025 at 10:09

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten ende aktive. Zjarret janë evidentuar në bashkitë: Vlorë, Finiq, Vau i Dejës, Poliçan, Dimal, Skrapar, Bulqizë, Dibër, Kavajë, Tiranë, Korçë, Librazhd, Fier, Kurbin dhe Kukës.

Aktualisht mbeten aktive vatrat:

Orikum, bashkia Vlorë – Në vendin e quajtur “Sotiran” ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në lartësi të malit. Situata është mbajtur në monitorim gjatë natës. Aktualisht po operojnë në terren: 7 forca zjarrfikëse, 4 punonjës të Shërbimit Pyjor, 7 forca bashkiake, 40 forca ushtarake dhe helikopteri Cougar.

Poliçan – Në fshatin Zgërbonjë, njësia administrative Vërtop, ku për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta, zjarri u përhap me shpejtësi. Rreziku për banesat u eliminua. Sot në terren ndodhen 7 efektivë me 2 automjete zjarrfikëse të MZSH Poliçan dhe 5 forca të Shërbimit Pyjor.

Bulqizë – Në “Livadhi i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe dëllinja. Zjarri është me intensitet të ulët dhe nuk përbën rrezik për përhapje të mëtejshme. Janë evidentuar 3 vatra të ndara. Në operacion janë përfshirë 2 automjete zjarrfikëse me 11 efektivë të MZSH Bulqizë, 7 forca të Shërbimit Pyjor dhe 3 vullnetarë. Sipërfaqja e djegur vlerësohet rreth 17 ha.

Dibër – Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe livadh. Për shkak të erës së fortë, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar një pjesë të madhe të parkut. Aktualisht nuk ka rrezik për zona të banuara. Në terren janë angazhuar 5 forca të AdZM, 6 zjarrfikës të MZSH Dibër, 5 forca bashkiake, 15 vullnetarë si dhe helikopteri Cougar.

 

 

The post Situata me zjarret në vend/ 16 vatra në 24 orë, katër vijojnë të jenë aktive në vend appeared first on Lapsi.al.

Detajet/ Si paraqitet situata me gjashtë zjarret aktive në vend

By: user 8
6 July 2025 at 14:02

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri, nga të cilat 6 vatra janë ende aktive.

Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e Elbasanit, Finiqit, Delvinës, Selenicës, Vlorës, Tiranës, Vorës, Krujës, Hasit, Matit, Malësisë së Madhe, Kurbinit, Korçës, Poliçanit dhe Gjirokastrës.

Aktualisht mbeten aktive vatrat:

* Në vendgrumbullimin e mbetjeve në bashkinë Elbasan, ku edhe sot vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës. Gjatë ditës së djeshme u punua kryesisht me hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e mbetjeve, ndërsa një grup ekspertësh ishte në terren për matjen e ndotjes së ajrit. Forcat operacionale do të vijojnë punën për shuarjen përfundimtare edhe gjatë ditës së sotme.

* Në zonën midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja, dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq. Sot situata paraqitet më e qetë dhe intensiteti i zjarrit ka rënë. Vatra po monitorohet në distancë nga 2 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë dhe punonjës të Shërbimit Pyjor në fshatin Malçan.

* Në vendin e quajtur “Sotiran”, ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë, është raportuar vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në vendngjarje ndodhen efektivët e Shërbimit Vendor të MZSH të bashkisë Vlorë me 1 automjet zjarrfikës dhe 3 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.

* Në fshatin Bulticë, njësia administrative Vaqarr, bashkia Tiranë, në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Terreni i pafavorshëm e bën të vështirë ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse. Sot, forcat operacionale me ndihmën e 40 forcave nga FA do të vazhdojnë punën për vënien nën kontroll të zjarrit.

* Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, njësia administrative Gjinaj, bashkia Has, në një sipërfaqe me pyll pishe. Terreni i vështirë dhe era favorizojnë përhapjen e flakëve, ndaj puna për shuarjen vazhdon.

* Në fshatin Zgërbonjë, njësia administrative Vërtop, bashkia Poliçan, në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Sot në mëngjes ka rifilluar operacioni për shuarjen e zjarrit me 2 automjete zjarrfikëse dhe 7 efektivë.

Zjarret janë regjistruar kryesisht në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët, ku si pasojë janë djegur rreth 7 hektarë.

Në tre raste – në fshatin Marqinet (bashkia Vorë), në rrugën “Perlat Rexhepi” (njësia administrative Nr.5, bashkia Tiranë) dhe në fshatin Bulgarec (bashkia Korçë) – zjarri ka përfshirë dy banesa dhe një ndërtesë, duke shkaktuar dëme materiale.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 34 automjete zjarrfikëse, 399 forca operacionale dhe 53 mjete të rënda. Gjithashtu, Forcat e Armatosura kontribuan me 40 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 1 pompë thithëse dhe 1 traktor me zinxhirë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot parashikohen reshje lokale të dobëta në disa qarqe.

Sa i përket rrezikut nga zjarret, në shumicën e qarqeve pritet nivel “I LARTË”. Në qarqet Durrës, Korçë dhe Vlorë pritet nivel “I MODERUAR”, por lokalisht edhe “I LARTË” në zona të caktuara si: Durrës (jug), Korçë (qendër) dhe Vlorë (veri-qendër).

Strukturat e mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë dhe po ndjekin nga afër çdo situatë në terren.

I bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet përkatëse në çdo rast.

The post Detajet/ Si paraqitet situata me gjashtë zjarret aktive në vend appeared first on Lapsi.al.

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Nga 24 vatra zjarri, 6 janë ende aktive

By: D Marku
6 July 2025 at 10:24

TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri, nga të cilat 6 vatra janë ende aktive.

Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e Elbasanit, Finiqit, Delvinës, Selenicës, Vlorës, Tiranës, Vorës, Krujës, Hasit, Matit, Malësisë së Madhe, Kurbinit, Korçës, Poliçanit dhe Gjirokastrës.

Aktualisht mbeten aktive vatrat: Në vendgrumbullimin e mbetjeve në bashkinë Elbasan, ku edhe sot vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës.

Gjatë ditës së djeshme u punua kryesisht me hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e mbetjeve, ndërsa një grup ekspertësh ishte në terren për matjen e ndotjes së ajrit.

Forcat operacionale do të vijojnë punën për shuarjen përfundimtare edhe gjatë ditës së sotme.

Në zonën midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja, dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq.

Sot situata paraqitet më e qetë dhe intensiteti i zjarrit ka rënë. Vatra po monitorohet në distancë nga 2 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë dhe punonjës të Shërbimit Pyjor në fshatin Malçan.

Në vendin e quajtur “Sotiran”, ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë, është raportuar vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra.

The post Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Nga 24 vatra zjarri, 6 janë ende aktive appeared first on Albeu.com.

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Gjashtë vatra mbeten ende aktive, rrezik i lartë në disa qarqe

6 July 2025 at 09:55

SHQIPËRI- Ministri e Mbrojtjes ka raportuar situatën mbi zjarret në vend.

Sipas saj, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri, nga të cilat gjashtë vatra janë ende aktive.

Vatrat janë evidentuar në bashkitë e Elbasanit, Finiqit, Delvinës, Selenicës, Vlorës, Tiranës, Vorës, Krujës, Hasit, Matit, Malësisë së Madhe, Kurbinit, Korçës, Poliçanit dhe Gjirokastrës.

Aktualisht mbeten aktive vatrat:

* Në vendgrumbullimin e mbetjeve në bashkinë Elbasan, ku edhe sot vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës. Gjatë ditës së djeshme u punua kryesisht me hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e mbetjeve, ndërsa një grup ekspertësh ishte në terren për matjen e ndotjes së ajrit. Forcat operacionale do të vijojnë punën për shuarjen përfundimtare edhe gjatë ditës së sotme.

* Në zonën midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja, dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq. Sot situata paraqitet më e qetë dhe intensiteti i zjarrit ka rënë. Vatra po monitorohet në distancë nga 2 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë dhe punonjës të Shërbimit Pyjor në fshatin Malçan.

* Në vendin e quajtur “Sotiran”, ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë, është raportuar vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në vendngjarje ndodhen efektivët e Shërbimit Vendor të MZSH të bashkisë Vlorë me 1 automjet zjarrfikës dhe 3 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.

* Në fshatin Bulticë, njësia administrative Vaqarr, bashkia Tiranë, në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Terreni i pafavorshëm e bën të vështirë ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse. Sot, forcat operacionale me ndihmën e 40 forcave nga FA do të vazhdojnë punën për vënien nën kontroll të zjarrit.

* Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, njësia administrative Gjinaj, bashkia Has, në një sipërfaqe me pyll pishe. Terreni i vështirë dhe era favorizojnë përhapjen e flakëve, ndaj puna për shuarjen vazhdon.

* Në fshatin Zgërbonjë, njësia administrative Vërtop, bashkia Poliçan, në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Sot në mëngjes ka rifilluar operacioni për shuarjen e zjarrit me 2 automjete zjarrfikëse dhe 7 efektivë.

Zjarret janë regjistruar kryesisht në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët, ku si pasojë janë djegur rreth 7 hektarë.
Në tre raste – në fshatin Marqinet (bashkia Vorë), në rrugën “Perlat Rexhepi” (njësia administrative Nr.5, bashkia Tiranë) dhe në fshatin Bulgarec (bashkia Korçë) – zjarri ka përfshirë dy banesa dhe një ndërtesë, duke shkaktuar dëme materiale.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 34 automjete zjarrfikëse, 399 forca operacionale dhe 53 mjete të rënda. Gjithashtu, Forcat e Armatosura kontribuan me 40 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 1 pompë thithëse dhe 1 traktor me zinxhirë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot parashikohen reshje lokale të dobëta në disa qarqe.
Sa i përket rrezikut nga zjarret, në shumicën e qarqeve pritet nivel “I LARTË”. Në qarqet Durrës, Korçë dhe Vlorë pritet nivel “I MODERUAR”, por lokalisht edhe “I LARTË” në zona të caktuara si: Durrës (jug), Korçë (qendër) dhe Vlorë (veri-qendër).

Strukturat e mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë dhe po ndjekin nga afër çdo situatë në terren.
I bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet përkatëse në çdo rast./abcnews.al

16 vatra zjarri në 24 orë, 4 vijojnë të jenë aktive

5 July 2025 at 16:14

16 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, nga të cilat 4 mbeten ende aktive, në Elbasan, Finiq, Tiranë dhe Has.

Zjarret janë regjistruar kryesisht në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.

Në dy raste pati dëme materiale: Në fshatin Seman i Ri, të Fierit një banesë u përfshi nga flakët, pronari u transportua në Spitalin Rajonal dhe banesa pësoi dëme në orendi dhe pajisje elektroshtëpiake.

Në fshatin Fushë Prezë, të Vorës një hangar me bar u përfshi nga flakët duke shkaktuar djegien e 1600 dengjeve me bar.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan: 21 automjete zjarrfikëse, 190 forca operacionale, 35 efektivë të Forcave të Armatosura, 1 helikopter Cougar, 1 grup ekspertësh për matjen e ndotjes së ajrit, 2 automjete zjarrfikëse ushtarake.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile iu bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe shmangie të çdo veprimi që mund të shkaktojë zjarr në mjedis.

Gjithashtu, iu kërkon që të njoftojnë menjëherë shërbimet zjarrfikëse në rast të konstatimit të flakëve apo tymit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post 16 vatra zjarri në 24 orë, 4 vijojnë të jenë aktive appeared first on Euronews Albania.

MM: Në 24 orë u raportuan 16 vatra zjarri, 4 ende aktive

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes, informoi sot lidhur me situatën e  zjarreve në rang vendi.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten ende aktive.

Këto vatra janë evidentuar në bashkitë e Elbasanit, Finiqit, Tiranës, Vorës, Durrësit, Fierit, Kuçovës, Poliçanit, Hasit, Vaut të Dejës, Matit dhe Mirditës.

Sa i përket vatrave aktive në bashkinë Elbasan, në vendgrumbullimin e mbetjeve vijon puna për shuarjen e plotë të flakëve.

Gjatë ditës së djeshme u ndërmorën veprime për hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e mbetjeve, ndërsa një grup ekspertësh ishte në terren për matjen e ndotjes së ajrit. Forcat operacionale do të vijojnë edhe sot punën për shuarjen e plotë të zjarrit.

Në bashkinë Finiq, vatra mes fshatit Grazhdan (njësia Livadhja) dhe fshatit Malçan (njësia Dhivër). Situata është më e qetë dhe intensiteti i zjarrit ka rënë. Zjarri po monitorohet nga një mjet zjarrfikës me 3 efektivë dhe punonjës të Shërbimit Pyjor në fshatin Malçan.

Në bashkinë Tiranë, në fshatin Bulticë, njësia Vaqarr, në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Terreni i vështirë e bën të pamundur kalimin e mjeteve. Sot do të vijojë ndërhyrja me forca operacionale dhe helikopterin Cougar.

Në bashkinë Has, në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, në një sipërfaqe me pyll pishe. Era dhe terreni i thyer e bëjnë të vështirë ndërhyrjen, por puna për kontrollin e flakëve vijon.

Zjarret janë regjistruar kryesisht në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.

Në dy raste pati dëme materiale.

Në bashkinë Fier, në fshatin Seman i Ri, një banesë u përfshi nga flakët. Pronari u transportua në Spitalin Rajonal dhe banesa pësoi dëme në orendi dhe pajisje elektroshtëpiake.

Në bashkinë Vorë, në fshatin Fushë Prezë, një hangar me bar u përfshi nga flakët duke shkaktuar djegien e 1600 dëngjeve me bar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan, 21 automjete zjarrfikëse, 190 forca operacionale, 35 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse ushtarake, 4 kamionë vetëshkarkues, 1 traktor me zinxhirë, 1 helikopter Cougar, 1 grup ekspertësh për matjen e ndotjes së ajrit, 29 automjete të firmave private.

Strukturat e Mbrojtjes Civile janë të angazhuara maksimalisht në koordinimin dhe mbështetjen e të gjitha operacioneve për menaxhimin e emergjencave nga zjarret.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje lokale të dobëta në disa qarqe. Sa i përket zjarreve, pritet nivel rreziku “I lartë” pothuajse në të gjitha qarqet. Vetëm në qarqet Durrës, Korçë dhe Vlorë pritet nivel “I moderuar”, me rrezik lokal “Të lartë” në zona të caktuara (Durrës – Jug, Korçë – Qendër, Vlorë – VeriQendër).

Ministria e Mbrojtjesa bën edhe një  thirrje për qytetarët në këto ditë me temperatura të larta dhe rrezikshmëri të shtuar për zjarre, për kujdes të shtuar dhe shmangie të çdo veprimi që mund të shkaktojë zjarr në mjedis.

“Njoftoni menjëherë shërbimet zjarrfikëse në rast të konstatimit të flakëve apo tymit. Siguria dhe bashkëpunimi juaj janë thelbësore për të mbrojtur jetën, pronën dhe natyrën”, thekson MM.

/gj.m//a.f/

 

The post MM: Në 24 orë u raportuan 16 vatra zjarri, 4 ende aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌