Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kryepeshkopi Joan intervistë shqip për TV shtetëror grek: Ja çfarë më tha Anastasi 10 vite më parë

5 April 2025 at 08:29

Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joan Pelushi, ka zgjedhur një televizion grek për të dhënë intervistën e tij të parë televizive. Ndonëse e njeh gjuhën greke, ai foli në shqip për televizionin shtetëror të Greqisë, ERT. Kryepeshkopi rrëfeu rrugëtimin e tij të besimit, studimet dhe bashkëpunimin që pati me paraardhësin e […]

The post Kryepeshkopi Joan intervistë shqip për TV shtetëror grek: Ja çfarë më tha Anastasi 10 vite më parë appeared first on BoldNews.al.

Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare: Mos e braktisni vendin

By: user 6
26 March 2025 at 22:26

Imzot Theofani shpesh thoshte: ‘Nëse në jetën politike kryevepra ime ka qenë pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, në fushën e letrave kryevepra ime është Kremtorja.’”

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Imzot Joani, na ka nderuar duke dhënë intervistën e tij të parë për gazetën “Tema”.

Është një bisedë e lirshme rreth besimit ortodoks, pagëzimit të tij të fshehtë gjatë komunizmit, ekzistencës së Kishës së fshehtë në atë periudhë, shkollimit të tij në SHBA nën kujdesin e At Liolinit, vlerësimeve të tij maksimale për Kryepeshkopin Anastas dhe rolin e tij të pazëvendësueshëm në ringjalljen e Kishës Ortodokse të Shqipërisë, vlerësimeve mbi Fan Nolin, kulturën e tij, dashurinë për Kishën Ortodokse dhe rolin e tij në historinë e Kishës, si dhe për çështje të debatueshme si Natyrës së Madhe dhe Vija e Teodosit në Shqipëri.

Si asnjëherë më parë, lexuesi ka shansin të lexojë një intervistë tërësisht kulturore nga një Kryepeshkop i Shqipërisë, jeta e të cilit pasqyron historinë e krishterimit në Shqipëri dhe sfidat që ajo ka përballuar.

Ai rrëfen se si i ka rënë në dorë Dhiata e Parë në gjimnaz, në vitin 1974, si ka ndikuar ajo në jetën e tij, dhe më pas për pagëzimin e fshehtë nga At Kozmai, me dëshmitar Petro Zhejin, i cili u bë nuni i tij.

“Atë Kozmain e kam njohur nëpërmjet disa motrave besimtare me banim në Korçë, të njohura si motrat Cico, të cilat i njihnim përmes Theofan Popës. Së bashku me Petro Zhejin, që u bë nuni im, i kemi vizituar ato shpeshherë.”

Ai tregon se kontakti i parë me Kryepeshkopin Anastas ishte në vitin 1992, i rekomanduar nga Mitropoliti Dhimitër, një mik i ngushtë i Kryepeshkopit Anastas qysh nga rinia, i cili i tregoi për veprimtarinë e tij në Greqi dhe si misionar në Afrikë. Nëpërmjet tij u lidh me Kryepeshkopin, të cilit i tha se kur të përfundonte studimet, do të kthehej në Shqipëri.

Fortlumturia e Tij, Imzot Joan, rrëfen se gjatë studimeve në Boston u ndihmua nga At Artur Liolini dhe së bashku punuan për disa kohë në organizimin e Bibliotekës së Fan Nolit.

“Aty hasëm edhe disa tekste të shkruara nga ai, që tregojnë qartë se për të, kisha ishte më e rëndësishmja. Ai ka shkruar: ‘Nga të gjitha veprimtaritë e mia, dashuria ime e parë është kisha’. Ndërsa përkthimin dhe hartimin e Kremtores – një libër shërbesash që përmban psalmet, odet dhe troparët e vitit liturgjik ortodoks – e ka quajtur ‘kënaqësinë e tij më të madhe’ dhe ‘veprën, në të cilën janë përqendruar përpjekjet e tij më të mëdha shpirtërore, letrare, muzikore dhe intelektuale’. At Arturi më ka treguar se Imzot Theofani shpesh thoshte: ‘Nëse në jetën politike kryevepra ime ka qenë pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, në fushën e letrave kryevepra ime është Kremtorja.’”

Intervista është një dëshmi përpara shqiptarëve se Kisha jonë Ortodokse ka sot në krye të saj një Kryepeshkop të denjë, një shqiptar të ditur, të urtë dhe të përkushtuar ndaj Zotit, siç e meriton historia e krishterimit shqiptar.

EKSKLUZIVE/Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të

Fotografia e parë si Kryepeshkop i Kishës Ortodokse të Shqipërisë

Jeni lindur në një vend zyrtarisht ateist dhe në një shoqëri që e ndëshkonte lidhjen me fenë pas vitit 1967. Si ka qenë rinia juaj në ateizmin zyrtar të Shqipërisë dhe kush ka qenë pika e kthesës drejt të qenit një besimtar ortodoks? Si e keni njohur priftin Kozma Qirio dhe kur e keni marrë vendimin për t’u pagëzuar? Si e ka pritur familja juaj atëherë këtë vendim? I njoftuat ata?

Imzot Joani: Rinia ime gjatë ateizmit ka qenë pak a shumë si e gjithë të rinjve në atë kohë. Ne u rritëm pa praninë e besimit institucional, por në shpirtin e çdo njeriu ndjehen dhe ndodhin gjëra të ndryshme, sepse ne nuk jemi kopje. Gjithsekush ka veçantinë e tij dhe rrugën e tij. Jeta jonë ka një vazhdimësi, ku e kaluara jonë ndikon në ngjarjet që na ndodhin tani, ose në të ardhmen. Takimi im i parë me besimin ndodhi në vitin 1974, kur isha në vitin e katërt të gjimnazit. Sapo kisha mësuar frëngjisht dhe më ra në dorë një libër – Dhiata e Re – në frëngjisht. Ai që ma dha nuk dinte se çfarë libri ishte. Kur e lexova, diçka ndryshoi thellësisht në shpirtin tim. Mënyra sesi ishte shkruar, fjalët e thjeshta të Zotit, por shumë të thella, më bindën për vërtetësinë e tij. Këto janë të vërteta psikologjike. Edhe kur dikush të tregon diçka, shpeshherë, mënyra si ta thotë të bind që është e vërtetë.

Në atë kohë nuk praktikohej ndonjë besim, të paktën tek të rinjtë që unë njihja. Nuk ishte se unë praktikoja një besim dhe pastaj u ktheva. Kontakti im me Ungjillin ishte besimi im i parë. Atëherë vendosa të pagëzohem, gjë që realizua pak më vonë. Prindërve nuk u thashë, jo sepse ishin kundër, por nuk doja t’i trembja. Por nëna ime e kishte kuptuar.

Atë Kozmain e kam njohur nëpërmjet disa motrave besimtare me banim në Korçë, të njohura si motrat Cico, të cilat i kemi njohur nga Theofan Popa. Së bashku me Petro Zhejin, që u bë nuni im, i kemi vizituar ato shpesh herë. Kemi vizituar gjithashtu edhe Atë Kozmain, i cili banonte në fshatin Bestrovë në Vlorë.

EKSKLUZIVE/Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të

Fortlumturia e Tij, Imzot Joani në gjimnaz, kur ka ndeshur për herue tue parë Dhiatën e Re

Në vitet 1979-1990 keni punuar në Spitalin Psikiatrik të Tiranës, në pavionin e rehabilitimit nëpërmjet terapisë okupacionale. Çfarë është kjo terapi dhe ka një lidhje lidhje mes këtij profesioni dhe përkushtimit tuaj ndaj fesë?

Imzot Joani: Terapia okupacionale përdoret në aspekte të ndryshme, për të ndihmuar njerëzit që të kapërcejnë problemet fizike, emocionale, shoqërore dhe ata që përballen me probleme të shëndetit mendor. Këta të fundit, mund të gjenden në një situatë të pamundur të punojnë, ose të krijojnë lidhje sociale, duke shkëputur lidhjet me ambientet jashtë tyre. Reabilitimi i tyre nëpërmjet angazhimit kërkon një kohë të gjatë dhe durim, ku përfshihen punë të lehta dhe psikoterapi. Lidhja mes këtij profesioni dhe përkushtimit ndaj fesë është e dukshme. Sepse çfarë është feja, në kuptimin e krishterë? Është përpjekja për rehabilitimin e njeriut dhe restaurimi i lidhjes së këputur ndërmjet njeriut dhe Perëndisë. Etërit e Kishës e kanë parë gjithmonë Kishën si një spital për shërimin e njeriut dhe jo si një gjykatë për të dënuar të tjerët. Sepse Perëndia nuk e dërgoi të Birin në botë që të gjykojë botën, po që të shpëtojë bota me anë të tij – thuhet në Ungjill.

Si është një ceremoni pagëzimi ilegale? Ku u zhvillua dhe çfarë i mungon nga një pagëzim legal që bëhet sot?

Imzot Joani: Në kohë normale pagëzimi bëhet në kishë, ndërsa në kohë persekutimesh pagëzimi është bërë në fshehtësi. Nga ana kishtare nuk i mungon asgjë dhe është njësoj i vlefshëm, nëse është bërë nga një prift ose peshkop kanonik. Unë u pagëzova në bodrumin e shtëpisë së Atë Kozmait. Ishte ai, nuni dhe unë, ndërsa jashtë shtëpisë rrinte si roje djali i Atë Kozmait, Ilia, që sot është prift në Vlorë.

Çfarë ishte Kisha e fshehtë ortodokse shqiptare? Kush qëndronte pas saj? Sa e rrezikuar ka qenë organizata politikisht?

Imzot Joani: Termi Kishë e nëndheshme është një term i njohur, sidomos në vendet e Europës Lindore, që tregon veprimtarinë e fshehur fetare në kohën e perskutimeve. Në vendin tonë, ku persekutimi ishte jashtëzakonisht i egër nuk ishin grupe të organizuara, për shkak sepse pjesa më e madhe e hierakëve kishte ndërruar jetë dhe kishin mbetur pak priftërinj. Gjithsekush që ka jetuar në atë kohë e kupton sesa i madh ishte rreziku nëse dikush do të na denonconte. Kisha e nëndheshme, në të cilën isha përfshirë edhe unë, ishte një grup i vogël në Tiranë, në Korçë dhe në Vlorë. Pa dyshim që ka patur edhe në qytete e vende të tjera, por unë nuk i kam njohur, sepse gjithçka bëhej në fshehtësi të madhe.

Cilët nga hierarkët e Kishës Ortodokse të Shqipërisë keni njohur që kanë mbijetuar pas ndalimit zyrtar të fesë?

Imzot Joani: Nga hierarkët nuk kam njohur ndonjërin personalisht, ngaqë kishin ndërruar jetë. Por kam njohur vetëm disa priftërinj, ndërmjet tyre edhe Atë Kozmain.

Si arritët të ikni në SHBA më 1990? Kush ju lidhi me shkollën ku studiuat dhe kush ju ndihmoi për të marrë vizë?

Imzot Joani: Në vitin1990, pas hapjes së ambasadave, u lejua të mernim pasaportat dhe shkova në Itali, së bashku me Petro Zhejin dhe një kushëririn e tij. Atje u pranuam si refugjatë dhe morëm vizë në ambasadën amerikane. Në Amerikë na u dha Karta jeshile (Green Card). Atje kontaktova Atë Artur Liolinin, i cili më ndihmoi që Kryepeshkopata shqiptare e Amerikës të më jipte një bursë studimi, nga një fondacion i krijuar në kujtim të Imzot Theofan Nolit. Në Amerikë, për kishat ortodokse, janë dy shkolla të rëndësishme teologjike: Holy Cross Greek Orthodox School of Theology (Shkolla Teologjike Ortodokse Greke e Kryqit të Nderuar) në Boston, nën juridiksionin e Patriarkanës Ekumenike dhe Saint Vladimir’s Orthodox Theological Seminary (Seminari Teologjik Ortodoks i Shën Vladimirit) në Neë York, nën juridiksionin e OCA (Kisha Ortodokse e Amerikës). Meqenëse Kryepeshkopata Shqiptare e Amerikës e ka qendrën në Boston, studjova në atë qytet

EKSKLUZIVE/Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të

At Artur Liolini, që udhëhoqi Kishen Ortodkse te shqiptarëve në Boston

Keni bërë disa cikle studimesh teologjike në Boston. Mund të na i përmbledhësh ato?

Imzot Joani: Në Boston, u diplomova me “High Distinction” në MTS (Master i Studimeve Teologjike) në vitin 1993. Në 1995 shkova përsëri për të ndjekur studime të mëtejshme në Universitetin “Holy Cross Greek Orthodox School of Theology” në Boston. Në vitin 1997 u diplomova me “High Distinction” në MT (Master i Teologjisë, një master i avancuar, ekuivalent me kandidat i shkencave) po në Holy Cross, Boston.

EKSKLUZIVE/Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të

Cili ishte kontakti juaj i parë me Kryepeshkopin Anastas? Sa i qartë keni qenë për personalitetin e tij të lartë para se ta njihnit? Sa ju ka motivuar në jetën tuaj njohja me të? A është ai njeriu që i dedikoni karrierën në hierarkinë e Kishës Ortodokse të Shqipërisë?

Imzot Joani: Kontakti im i parë me Kryepeshkopin Anastas ishte në vitin 1992. Njëri nga profesorët e mi, Mitropoliti Dhimitër, më vonë Kryepeshkopi Dhimitër, meqenëse ishte një mik i ngushtë me Kryepeshkopin Anastas, qysh nga rinia e hershme, më tregoi rreth veprimtarisë së atij në Greqi dhe si misionar në Afrikë. Nëpërmjet tij u lidha me Kryepeshkopin, të cilit i thashë që kur të mbaroj studimet do të kthehem në Shqipëri. Ai u gëzua dhe më përgëzoi. Në atë kohë gjendja në Shqipëri ishte e vështirë, por unë mendova se në Amerikë një prift më shumë apo më pak do të ishte njësoj, ndërsa në Shqipëri ishte një nevojë e madhe për klerikë. Për më tepër ishte vendi im ku kam lindur dhe ku jam rritur dhe ndjeja një detyrim. Këto ishin arsyet përse u ktheva.

Mendoj se shembulli i tij ka qenë i rëndësishëm për të gjithë klerikët e kishës sonë, përfshirë edhe mua. Dashuria e tij për Kishën dhe për të gjithë njerëzit, urtësia dhe përkujdesja për grigjën që i kishte besuar Perëndia, durimi dhe vendosmëria për të realizuar objektivat që i kishte vënë vetes për rindërtimin nga gërmadhat të kishës sonë, ishin gjithmonë një shembujt i gjallë, me shumë fuqi, për të frymëzuar të tjerët. U dorëzova nga ai si dhjak, prift dhe peshkop.

Ju keni filluar karrierën si pedagog në Akademinë Teologjike të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Ku janë sot studentët tuaj? Sa është përqindja e atyre që nuk e kanë braktisur përkushtimin ndaj Kishës?

Imzot Joani: Kur u ktheva në Shqipëri fillova të punoja si pedagog në Seminarin Teologjik të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Vitet që kam kaluar, si laik dhe më vonë si klerik, në seminarin ortodoks, që më vonë u ngrit në gradën e Akademisë Teologjike, janë vite të paharruara për mua. I kam dhënë mësim të gjithë brezave të parë të studentëve, shumica e të cilëve tashmë janë klerikë dhe tre prej tyre janë Mitropolitë – Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, ai i Elbasanit dhe ai i Beratit.

Shumë primat ortodoksë vijnë nga shkollat e Athinës, Kostandinopojës dhe Moskës. Ju vini nga studime të thella në Boston. A është më liberale shkolla amerikane dhe a ka ndonjë peshë në formimin ortodoks diferenca mes formimit kulturor në këto shkolla?

Imzot Joani: Nga përvoja ime mund të them se, ndonëse studentët nga shkolla amerikane janë më mendjehapur, përsëri nuk janë liberalë. Megjithë ndryshimet kulturore, në formimin ortodoks nuk ka ndryshime. Në shkollat e larta ortodokse në Amerikë ka një seriozitet të madh në studimet dhe një kërkesë dhe pritshmëri ndaj studentëve. Ato janë shkolla të akredituara sipas standarteve të universiteteve amerikane dhe botojnë libra të rëndësishëm teologjikë më shumë se çdo kishë tjetër.

EKSKLUZIVE/Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të

Ka një debat të madh mbi Kryepeshkopin e parë, Fan Noli, dhe kufirin e paqartë të tij mes politikanit dhe kryepeshkopit. A keni një mendim tuajin?

Imzot Joani: Imzot Theofan Noli ka qenë figurë poliedrike. Ai ishte pajisur nga Perëndia me talente të jashtëzakonshme. Ishte poet, përkthyes i pashoq, zotërues i shumë gjuhëve, ekspert i mirë i muzikës, në vecanti të asaj fetare, diplomat i shquar, politikan dhe mbi të gjitha njeri i kishës. Ai dha një kontribut të paçmuar për ndërgjegjësimin kombëtar dhe përgatitjen e autoqefalisë, si edhe të teksteve kishtare.

Kur isha student në Boston, së bashku me Atë Artur Liolinin, punuan për disa kohë në organizimin e Bibliotekës së Fan Nolit. Aty hasëm edhe në disa tekste të shkruara nga ai, që tregojnë qartë se për atë kisha ishte më rëndësishmja. Ai ka shkruar: “Nga të gjitha veprimtaritë e mia, dashuria ime e parë është kisha”. Ndërsa përkthimin dhe hartimin e Kremtores – një libër shërbese që përmban psalmet, odet dhe tropare të vitit liturgjik ortodoks – e ka quajtur “kënaqësinë e tij më të madhe” dhe “veprën, në të cilën janë përqëndruar përpjekjet e tij më të mëdha shpirtërore, letrare, muzikore dhe intelektuale”. Atë Arturi më ka treguar se Imzot Theofani shpesh thoshte: “Nëse në jetën politike kryevepra ime ka qenë pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, në fushën e letrave kryevepra ime është Kremtorja”. Këto fjalë të tijat e tregojnë qartë kufirin ndërmjet politikanit dhe kryepeshkopit.

EKSKLUZIVE/Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të

Ortodoksia dhe patriotizmi shqiptar kanë qenë bashkëudhëtarë në formimin e shtetit shqiptar. Shumica e rilindasve tanë ishin ortodoksë. Hirësia e tij Anastas më pati thënë se një nga shkaqet e konvertimit të madh të shqiptarëve të jugut në bektashinj ka qenë mungesa e një Dhiate në gjuhën shqipe, që shkaktonte dhe mungesë të kulturës fetare tek ata. Sa ju duket e besueshme kjo?

Imzot Joani: Pa dyshim që mungesa e një literature në gjuhën shqipe ishte një nga faktorët kryesorë në konvertimin masiv të shqiptarëve. Por, mendoj, se shekulli 19-të ishte tashmë shumë vonë, duhet të ishin bërë disa shekuj më parë. Deri në fillim të shekullit XVII-të popullsia e krishterë ishte dominuese. Kthimi masiv ndodhi nga fundi i shekulllit 17-të deri në fundit e shek 18-të. Mendohet se në këtë shekull u kthyen në myslimanë rreth treqind mijë shqiptarë. Arsyet kryesore ishin: përbuzja, keqtrajtimi, diskriminimi, sistemi i rëndë fiskal, si edhe dëshira për të patur përfitime. Por, nuk përjashtohen edhe arsye të tjera, personale apo kolektive, si edhe karakteri dhe psikologjia e shqiptarëve. Një shkak tjetër i rëndësishëm ka qenë edhe shkatërrimi i madh i kulturës së krishterë që u bë gjatë luftrave shqiptaro-turke në shekujt XV-XVI, në të cilat u shkatërruan kisha e manastire, biblioteka dhe kronika, që do të ishin mjaft të vlefshme, jo vetëm për studimet e sotme historike, por edhe për ruajtjen e ndërgjegjes historike të shqiptarëve. Vendi mbeti thuajse pa klerikë dhe ata që mbetën, shpesh ishin të pakualifikuar. Një pjesë e popullsisë kthehej vetëm për shkak të disa grindjeve me klerin. Kthimi i ortodoksëve në islamizëm mori përmasa të mëdha në shekullin XVIII.

Në shekullin e 19-të ne kemi zgjim të nacionalizmit në Ballkan, frymëzuar nga idetë e Revolucionit francez. Në fillim këto ide të reja, duke zgjuar një ndërgjegje kombëtare, ndihmuan në luftën e popujve ortodoksë të Ballkanit për tu çliruar nga pushtimi turk dhe Kisha, duke përkrahur popullin e saj në këtë luftë, filloi të merrte tepër e më tepër një karakter etnik. Besimi dhe kombi u lidhën ngushtë dhe filluan të mos dalloheshin nga njëri-tjetri, duke krijuar një konfuzion të kategorive. Dhe ky konfuzion pati koston e tij, sepse më vonë, nacionalizmi, që në fillim ishte dukur si një forcë çlirimtare dhe i ndihmoi këta popuj në çlirimin e tyre kombëtar, u bë një faktor ndarje dhe urrejtje, duke u kthyer kështu në një konflikt etnik të pandërprerë.

Edhe popullsia ortodokse shqiptare, e cila nuk ishte shumicë, pati një ndërgjegjësim kombëtar dhe rilindësit ortodoksë u përfshinë për ta përhapur këtë ndërgjegjësim. Ata u përpoqën të përgatisnin literaturën për shkollat shqipe dhe literaturën fetare, ku vendin kryesor do e kishte Dhiata e Re. Përpjekja e tyre e madhe dha fryte, Të cilat i gëzojmë edhe sot.

Ju jeni një njohës i thellë i historisë së krishterimit tek ne. Na thuaj pak mbi historinë e kishave më të vjetra ortodokse në Shqipëri. Cilat janë ato dhe cilës periudhë i përkasin?

Imzot Joani: Tashmë dihet se krishtërimi u përhap në hapësirat ku jetonin shqiptarët qysh në shekullin e parë. Kemi dëshmi të shumta, të cilat e vërtetojnë këtë, si p.sh., peshkopi i parë i Durrësit ishte Shën Qesari, një nga 70 nxënësit e Krishtit; peshkopi që e pasoi, shën Asti, u martirizua në vitin 98 etj. Varret e vjetra të zbuluara jashtë mureve të Butrintit (shek II) tregojnë praninë e një komuniteti të hershëm të krishterë.

Gjithashtu, bazilikat e vjetra, sot të rrënuara, i kemi kudo në vendin tonë: në Durrës, Elbasan, Ballsh, Korçë, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Butrint, Vlorë etj. Rreth 30 bazilika janë zbuluar në hapësirën gjeografike të banuara me shqiptarë. Cilësia e tyre dhe përmasat e mëdha tregojnë se në shek 5-të dhe 6-të arkitektura kishtare ishte shumë e zhvilluar.

Po ashtu, Kishat e vjetra ortodokse, shtrihen pothuajse në tërë territorin e Shqipërisë. Po përmend dy nga kishat e vjetra, por numri është shumë herë më i madh. Kisha e Labovës së Kryqit, siç shihet sot, është kryesisht ndërtim i shekullit të 13-të gjatë kohës së Despotatit të Epirit, megjithëse një themel fillestar mund të shkojë thellë në kohën e Perandorit Justinian në vitet 527-565. Kisha e Ristozit, në rrëzë të malit të Moravës, në juglindje të Korçës mendohet të jetë ndërtuar në vitin 896 nga Shën Klementi dhe rindërtuar në gjysmën e dytë të shekullit 14-të. Pushtimet e shumta sollën shkatërrime të mëdha dhe shumë kisha të datuara në kohë të ndryshme janë ndërtuar mbi themelet e një kishe akoma më të vjetër.

Kur ndodhi Ndarja e Madhe mes Kishave të Romës dhe Kostandinopojës? Si u nda territori shqiptar? A ka një vijë të qartë mes gjeografisë së katolikëve dhe ortodoksëve në Shqipëri?

Imzot Joani: Zakonisht përmendet viti 1054 si ndarja e madhe, por konfliktet kishin filluar më parë dhe debatet vazhduan edhe më pas. Ndarja ishte një proces që vazhdoi në disa shekuj. Arsyet ishin teologjike, eklesiologjike, kulturore dhe politike. Theodosi (347-395), ishte perandori i fundit që sundoi perandorinë romake të lindjes dhe perëndimit. Ndarja që iu bë perandorisë në lindje dhe perëndim dhe e ashtuquajtura linja e Theodosit, ngaqë u nda në kohën e tij, përkoi në kufirin që ndante perandorinë nga ana kulturore dhe gjuhësore: latinishtja në perëndim dhe greqishtja në lindje. Territori ku banojnë sot shqiptarët ishte në perandorinë e lindjes.

Nuk ka një vijë të qartë mes gjeografisë së katolikëve dhe ortodoksëve në Shqipëri, por mund të themi se ortodoksët janë më shumë në jug dhe katolikët më shumë në veri

EKSKLUZIVE/Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të

Kisha e Labovës së Kryqit me një themel fillestar në kohën e Perandorit Justinian në vitet 527-565.

Pse Shqipëria pati në Mesjetë shkrimtarë dhe dijetarë katolikë, por nuk njohim të tillë ortodoksë? A ka pasur dhe janë identifikuar me grekë?

Imzot Joani: Pa dyshim që ka patur, por, meqenëse gjuha që përdorej në atë kohë në liturgji dhe në shkrimet teologjike, ishte greqishtja, është vështirë që autorët të identifikohen nga ana etnike. Por, gjuha shqipe në Kishën Orthodhokse, në periudhën para turke, duhet të jetë përdorur edhe më shumë se sa mendohet. Këtë konkluzion e nxjerrim nga disa dëshmi mbi arbëreshët e Italisë, të cilët siç dihet vinin nga besimi orthodhoks dhe në fillimet e tyre vareshin nga Patriarkana e Ohrit, nga ku vareshin edhe orthodhoksët e Shqipërisë, dhe pajiseshin me priftërinj nga kjo Patriarkanë. Marafioti, 1601, tregon se ata kishin sjellë me vete një traditë të përdorimit të shqipes në shërbesat fetare, dhe kjo traditë të paktën duhet të kishte qenë e shek. XIV-XV. Ndonëse autori nuk përmend libra, me të drejtë mund të besohet se ata duhet të kishin patur në përdorim libra në gjuhën shqipe. Dokumenti më i vjetër që kemi në këtë drejtim, gjendet brenda një Kodiku greqisht në biblotekën Ambroziane të Milanos. Eshtë një fletë me format 15 X 13.5 cm, brenda Kodikut me format 23.3 X 15.3. Në atë është një pjesë (perikope) nga Ungjilli i Matheut (27:62-66 – pjesë që këndohet të Premten e Madhe), Himni i Pashkës dhe urimi Për shumë vjet o Kryezot. Mendohet të jetë i shekullit XIV, datë të cilën ka edhe kodiku.

Në Jug të Shqipërisë ka shumë toponime dhe emra njerëzish që tingëllojnë si veriore dhe i identifikojnë me katolikët. A është e vërtetë? Gjeni të tilla në Labëri, Zagori, Frashër, etj.?

Imzot Joani: Është e vërtetë që sot mund të tingëllojnë si katolikë, por këto emra janë në fakt varianti shqiptar i emrave të krishterë, përdorur si në veri ashtu edhe në jug. P.Sh. emri i kishave kushtuar Shën Gjergjit ka mbetur Shën Gjergj, ndërsa emrat e njerëzve në jugun ortodoks, nën influencën e greqishtes, ishin në shumicë Jorgo. Po ashtu, kishat quhen Shën Pjetri, Shën Mëhilli etj, por emrat janë Petro, Mihal etj.

EKSKLUZIVE/Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të

Si është sot Bota Ortodokse përtej Shqipërisë? A mund të na jepni një panoramë të gjeografisë së Ortodoksisë në botë?

Imzot Joani: Bota ortodokse shtrihet kryesisht në Europën Lindore dhe në Ballkan, por ka gjithashtu një prani të rëndësishme në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë, ku janë patriarkanat e vjetra. Gjithashtu, si pasojë e emgracioneve të mëdha, sot kemi një prani të madhe në të gjitha vendet e Europës perëndimore, në Amerikë, Australi etj. Popullsia ortodokse llogaritet në rreth 300 milionë.

EKSKLUZIVE/Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të

Kryepeshkopi Anastas, që ringriti Kishen Ortodkse të Shqiperisë

Autoriteti i lartë i Hirësisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas, e ringjalli Kishën dhe e zhvilloi atë. A ka mundësi të reja financimi dhe a ka një strategji afatgjatë për këtë?

Imzot Joani: Kryepeshkopi Anastas bëri disa hapa të rëndësishëm për të siguruar pavarësinë ekonomike të kishës ortodokse në Shqipëri. Me përpjekje të mëdha ndërtoi dy hidrocentrale, të cilët jo vetëm ndihmojnë Kishën, por edhe vendin, sepse janë një burim energjie të pastër. Ne do të përpiqemi, sipas mundësive tona, për të krijuar burime të reja financimi dhe për të ndërtuar një strategji afatgjatë.

Gjithashtu, një pjesë e rëndësishme janë edhe donacionet e besimtarë, që vitet e fundit kanë filluar të rriten.

Cilat janë raportet tuaja me shtetin shqiptar? Çfarë problemesh të pazgjidhura keni me pronat? Cila është pesha e financimit të qeverisë në Kishën Ortodokse?

Imzot Joani: Raportet e Kishës me shtetin janë pak a shumë si të gjitha raportet ndërmjet komunitetteve fetare dhe shtetit. Kemi një marrëveshje me shtetin, e cila është ratifikuar në parlament, por që nuk është zbatuar akoma në tërësinë e saj. Problemi me pronat është i një rëndësie të veçantë dhe duhej të kishte më tepër vullnet politik për zgjidhjen. Ato u sekuestruan me një dekret dhe mund të ishin kthyer, nëse egzistonte vullneti, me anë të një dekreti tjetër. Kështu nuk do të vazhdonim me gjyqe që zgjasin pafundësisht. Pronat janë të rëndësishme për komunitetet fetare, për të qenë të pavarura dhe mendoj se është një çështje që ka bëjë me sigurinë kombëtare, sepse nëse nuk do të jenë të pavarura ekonomikisht, do të ketë gjithmonë ndërhyrje nga grupime të tjera, të cilat nuk do të jenë gjithmonë dashamirëse ndaj vendit tonë.

EKSKLUZIVE/Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të

Cilat janë raportet tuaja me besimet e tjera fetare në Shqipëri? A është harmonia fetare në Shqipëri e rrezikuar?

Imzot Joani: Kur flitet për fenë në Shqipërinë gjithmonë përmendet bashkëjetesa fetare, e cila është një thesar i madh i vendit tonë. Por si çdo gjë, ashtu edhe bashkëjetesa, nuk është statike. Asgjë në këtë botë nuk është e imunizuar nga ndryshimet, lëvizjet, rritjet dhe humbjet. Brezat e mëparshëm hodhën themelet dhe e zhvilluan këtë traditë. Është detyra e jonë sot dhe atyre që do të vijnë, që ta ruajmë dhe ta forcojmë vazhdimisht, sepse ashtu si çdo pasuri ajo duhet mbrojtur dhe zhvilluar më tej për të mirën e të gjithëve.

EKSKLUZIVE/Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të

Tani që jeni Kryepeshkopi më i ri i Kishës Ortodokse të Shqipërisë, a keni filluar të mendoni se me çfarë do të identifikohet epoka juaj në krye të kësaj Kishe?

Imzot Joani: Mendoj se duhet të përqendrohemi në disa drejtime: në ruajtjen e mësimeve të Zotit, të transmetuara nga apostuj deri në ditët tona, në unitetin e kishës, në forcimin e bashkëjetësës fetare, në përkujdesjen ndaj të gjithëve, sidomos ndaj atyre që janë të varfër, në nevojë, në sëmundje, në vetmi dhe të mënjanuar dhe në nxitjen e dialogut, si në atë pan-ortodoks, ashtu edhe në dialogun me të gjithë të tjerët. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të jetë miqësore dhe dëshiron të jetojë në paqe me të gjithë, duke ndjekur këshillën e Shën Pavlit: Nëse mundet, sa varet nga ju, të keni paqe me të gjithë njerëzit (Rom. 12:18).

EKSKLUZIVE/Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të

Duke ju falënderuar për intervistën, a mund të kemi një mesazh tuajin për çdo të ri shqiptar që dëshiron të jetë një besimtar i devotshëm ortodoks?

Imzot Joani: Me respekt dhe me vlerësim ndaj tyre, dëshiroj t’ju japë të rinjve një këshillë atërore: ta duan vendin e tyre dhe të mos e braktisin, sepse është e pamundur të duash Perëndinë dhe mos të duash vendin që të ka lindur dhe rritur dhe njerëzit që banojnë në të. Sakrificat për të tjerët mund të kenë një kosto, por mendoj se ato do të sjellim më shumë gëzim dhe do ta plotësojnë jetën e tyre, sepse një jetë pa gëzim është një jetë e gjymtuar. /Marrë nga Gazeta Tema

The post Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare: Mos e braktisni vendin appeared first on Lapsi.al.

Ndarja nga jeta e Anastas Janullatos, Sinodi i Shenjtë zgjedh sot kryepeshkopin e ri

By: E.K
16 March 2025 at 10:27

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, do të zgjedh sot, 16 mars 2025, kryepeshkopin e ri, pas ndarjes nga jeta të Anastas Janullatos. Zgjedhja e Kryepiskopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, do të mbahet në Qendrën Sinodike, pas Liturgjisë Hyjnore. “Procesi i zgjedhjes do të ndjekë dispozitat e Statutit të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë”, njoftoi […]

The post Ndarja nga jeta e Anastas Janullatos, Sinodi i Shenjtë zgjedh sot kryepeshkopin e ri appeared first on FaxWeb.

Kryepeshkopi i ri, Joan Pelushi/ Bien kambanat, zgjidhet kreu i Kishës Ortodokse Shqiptare

16 March 2025 at 11:40

SHQIPËRI-Sinodi i Shenjtë ka zgjedhur Joan Pelushin si kryepeshkop të ri të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Kambanat e Kishës kanë rënë në Tiranë dhe qytete e tjera të vendit, ndërsa njoftuan lajmin për zgjedhjen e Joan Pelushit, si pasues të të ndjerit Anasatas Janullatos.

Në fjalën që mbajti, Joan Pelushi iu lut Jezu Krishti t’i japë forcë dhe urtësi për të përmbushur misionin e shenjtë. Kryepeshkopi e mbylli fjalën e tij duke nënshkruar zotimin e tij në këtë mision të shenjtë.

“Pranoj këtë shërbim të lartë. Do ta zbatoj me përpikëri detyrën time. Do përpiqem me gjithë forcën time të mbroj të drejtat e Kishës. I lutem Zotit tonë Jezu Krisht, të na japë forcë e urtësi për të përmbushur këtë mision të shenjtë të tij. Me dorën time, unë nënshkruaj këtë zotim”,  u shpreh kryepeshkopi Joan Pelushi.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndërroi jetë në moshën 95 vjeçare, në 25 janar në një spital në Athinë. Trupi i tij prehet në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

Ndërsa që prej momentit të ndarjes nga jeta të Hirësi Anastasit, Sinodi i Shenjtë caktoi mitropolitin e Korçës, Joanin si mbikëqyrës të fronit Kryepiskopal.

Amaneti i Anastas Janullatos ishte që Kisha Autoqefale Shqiptare të drejtohej nga një klerik shqiptar. Më 29 mars mbahet ceremonia e fronëzimit të pasuesit së Janullatos, Joan Pelushi.

/abcnews.al

“Depozitat e mia financiare si Kryepeshkop i përkasin Kishës së Shqipërisë”, hapet testamenti i Anastas Janullatos

1 March 2025 at 15:39

40 ditë pas vdekjes së tij, është hapur dhe testamenti i fundit i Kryepeshkopit Anastas Janullatosit.

Aty thuhej se të gjitha depozitat e tij financiare si Kryepeshkop i përkisnin Kishës së Shqipërisë, me gjysmën e tyre që do të shkonin për përfundimin e katedrales ‘Ngjallja e Krishtit’, ndërsa pjesa tjetër do të përdorej për mbështetjen e pagave të klerikëve dhe për zhvillimin e programeve rinore të Kishës.

“Falënderoj Kishën e Shqipërisë për dashurinë dhe përkushtimin e tyre të përzemërt. Depozitat e mia financiare si kryepeshkop i përkasin Kishës së Shqipërisë.

I lutem ekzekutuesve të testamentit tim që gjysma e shumës së këtyre depozitave të përdoret për përfundimin e katedrales ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë.

Ndërsa gjysma tjetër të ruhet dhe të përdoret në mënyrë të përshtatshme duke siguruar që të ardhurat nga këto investime të përdoren në mbështetjen e pagave të klerikëve dhe për zhvillimin e programeve rinore të Kishës së Shqipërisë”, thuhej në testament. /tch/

The post “Depozitat e mia financiare si Kryepeshkop i përkasin Kishës së Shqipërisë”, hapet testamenti i Anastas Janullatos appeared first on Telegrafi.

Rama: Amaneti i Anastasit “Pasardhësi im do të jetë një shqiptar”

4 February 2025 at 09:39

TIRANË, 4 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Kryepeshkopi Anastas i ka dhënë fund të gjitha hipotezave me amanetin e tij që pasardhësi i tij duhet të jetë një shqiptar.

Gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë me komentuesit në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’Sy”, Rama iu përgjigj komentit të një qytetari, i cili shprehet se “Janullatosi e rrëmbeu kishën ortodokse shqiptare, është momenti të zgjidhet një kryepeshkop shqiptar”.

Kryeministri Rama tha se “me amanetin e tij publik dhënë në shtypin grek pak kohë para se të ndahej nga jeta, kryepeshkopi Anastas ka mbyllur të gjitha gojët dhe nuk ka lënë asnjë shteg për askënd për të ngritur hipoteza lidhur me rolin, me figurën, me bilancin historik të qëndrimit të tij, kur ka thënë se “pasardhësi im duhet dhe do të jetë një shqiptar”, kur ka thënë se “ne nuk kemi shkuar në Shqipëri për të ngritur një koloni, por një kishë autoqefale”, dhe njësoj siç ne grekët nuk e parafytyrojmë dot në Greqi një kryepeshkop serb apo bullgar, si mund të parafytyrohet në Shqipëri dikush tjetër një kryepeshkop tjetër përveç shqiptar”. Në momentin e ardhjes së tij, ishte e pashmangshme vendosja e një kryepeshkopi jo shqiptar, për shkak se ne nuk e kishim mundësinë që të vendosnim një kryepeshkop shqiptar”.

Në lidhje me komentet për ceremoninë dhe shpenzimet në funeralin e Kryepeshkopit Anastas, Kryeministri Rama u përgjigj: “Nuk besoj se e ngrëna në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës është problemi dhe pastaj të vdekurit për bukë, e kam thënë, se asnjë shqiptar nuk ka vdekur për bukë. Këtu jemi tek standarde krejt të tjera. Flitet për shpenzime në funeralin e kryepeshkopit, ku nuk e di se çfarë shpenzimesh kishte përveç arkivolit të të ndjerit. Nuk e di si mundet të bihet pre e këtij llumi të kanaleve, të portaleve”.

/a.f/r.e/

The post Rama: Amaneti i Anastasit “Pasardhësi im do të jetë një shqiptar” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar Shqiptar, Kruja: Kryepeshkopi Anastas ishte kundër përdorimit të fesë për politikë

By: admin
31 January 2025 at 22:32

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar Shqiptar, Genti Kruja, ka folur për figurën dhe ndikimin e Kryepeshkopit të ndjerë Anastas Janullatos në Shqipëri, në emisionin Log. në News24.

Kruja theksoi se Anastas ishte gjithmonë i prerë në qëndrimin e tij kundër politizimit të fesë dhe përdorimit të dialogut ndërfetar për qëllime politike.

“Kryepeshkopi Anastas na ka këshilluar gjithnjë që të qëndrojmë larg përdorimit të politikës në komunitetet fetare. Ai ishte kundër përdorimit të dialogut ndërfetar si fasadë për politikën,” u shpreh Kruja.

Ai vlerësoi kontributin e Anastas Janullatos për bashkëjetesën fetare dhe rolin e tij në forcimin e harmonisë mes besimeve në Shqipëri.

The post Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar Shqiptar, Kruja: Kryepeshkopi Anastas ishte kundër përdorimit të fesë për politikë appeared first on Albeu.com.

Berisha pranë Ramës, PD: U ul në vendin e caktuar nga protokolli i Kishës Autoqefale Ortodokse

By: redi
31 January 2025 at 16:29

Gjatë ceremonisë së përcjelljes së Kryepeshkopit Anastas Janullatos të mbajtur në Katedralen Ortodokse “Lindja e Krishtit”, u bë virale ulja afër e Berishës dhe Ramës. Partia Demokratike shprehet se Berisha u ul në vendin e caktuar nga protokolli i Kishës Autoqefale Ortodokse. Sipas PD, pozicionimi është në përputhje me rregullat dhe traditat e kësaj ceremonie. Sqarim i drejtorit të Protokollit…

Source

Rama takim “kokë më kokë” me Mitsotakis: Jemi miq, çdo problem duhet ta zgjidhim me dialog

30 January 2025 at 20:25

Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim “kokë më kokë” me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis, pas përfundimit të ceremonisë funerale të Kryepeshkopit Anastas Janullatos në Tiranë. Lajmi bëhet me dije nga mediat greke, të cilat kanë zbuluar se çfarë kanë diskutuar kryeministrat e dy vendeve në takimin që ka zgjatur pak minuta. “Sigurisht […]

The post Rama takim “kokë më kokë” me Mitsotakis: Jemi miq, çdo problem duhet ta zgjidhim me dialog appeared first on BoldNews.al.

Rama ndan fotoalbumin nga lamtumira e fundit për Kryepeshkopin Anastas

30 January 2025 at 19:33

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot, fotoalbumin nga shërbesa e përcjelljes për në jetën e amshuar të Kryepeshkopit, Anastas Janullatos.

Kryeministri Rama, shprehet në postimin në rrjetet sociale, se dita e sotme ishte një “ditë zie në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit, ku sot iu dha lamtumira e fundit kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”.

Kujtojmë që kryeministri Rama mbajti sot një fjalë në nderim të figurës dhe kontributit të tij prej disa dekadash në Shqipëri.

Kryeministri u ndal te roli i Kryepeshkopit Anastas në ngjalljen e trupit mistik të ortodoksisë shqiptare si dhe në marrëdhëniet e fqinjësisë mes Shqipërisë e Greqisë.

“Si një hierark i një bashkësie shoqërore historike me ndikim të madh në mozaikun kombëtar shqiptar, personi i Kryepeshkopit Anastas dhe vepra e tij në krye të kishës e të grigjës janë qëmtuar, janë admiruar, janë bekuar, janë qortuar e deri edhe janë anatemuar,” u shpreh Rama.

Rama tha se, “pasionet më kontradiktore janë shfaqur në mexhelisin tonë kur ka ardhur puna te veprimtaria publike dhe qytetare e njeriut, i cili deshi apo s’deshi mori mbi supe deri edhe zjarret e konflikteve fëminore të fqinjësisë sonë të ringjallur në të njëjtën kohë me ringjalljen e kishës”.

“Por, edhe kjo më së paku dëshmon për stoicizmin e bariut, cilësi gjithnjë e më e rrallë në një kohë e në një botë ku gjithnjë e më të shumtë janë ata që lëkunden nga fryn era dhe ku gjithmonë e më pak mundësi i lihet shpirtit të shenjtë të fryjë nga të dojë, siç shkruhet tek ‘Gjeneza’,” tha Rama.

Kryeministri theksoi se prania në këtë ceremoni e Kryeministrit të Greqisë Kyriakos Mitsotakis dhe delegacionit që e shoqëronte jep mesazhin kuptimplotë të pandashmërisë në jetë dhe në zi mes dy vendeve dhe dy popujve tanë.

“Me siguri këtë opinion e bashkëndan tërësisht me mua edhe miku im, kryeministri Mitsotakis, i cili na nderon sot me praninë e Tij dhe delegacionit të nderuar që e shoqëron për të nderuar figurën epokale të Kryepeshkopit, Kishën Autoqefale të Shqipërisë dhe shtetin ku ajo sot merr frymë lirisht, duke dhënë njëkohësisht me këtë prani mesazhin kuptimplotë të pandashmërisë në jetë dhe në zi mes dy vendeve dhe dy popujve tanë,” theksoi Rama.

Momente nga ceremonia e lamtumirës së fundit për kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale të...
1 nga 20

/r.e/a.f/

The post Rama ndan fotoalbumin nga lamtumira e fundit për Kryepeshkopin Anastas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zëri i Amerkës: Tiranë, përcillet me nderime Kryepeshkopi i ndjerë Anastas Janullatos

By: redi
30 January 2025 at 18:38

Në Tiranë, Kisha Ortodokse, qindra besimtarë dhe personalitete të larta shtetërore shqiptare dhe greke, përcollën sot për në banesën e fundit Kryepeshkopin Anastas Janullatos. Oratorët klerikë dhe ata shtetarë gjatë shërbesës e vlerësuan kryepeshkopin Anastas për ringritjen, pas diktaturës komuniste, e besimit dhe kishave ortodokse gjatë më shumë se 32 vjetësh në krye të Kishës Ortodokse.

Source

Rama: Kryepeshkopi Anastas ringriti Kishën Autoqefale të Shqipërisë, mori mbi supe deri edhe zjarret e konflikteve fëminore të fqinjësisë me Greqinë

30 January 2025 at 18:00

TIRANË, 30 janar/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot Kryepeshkopin Anastas Janullatos një zdrukthëtar këmbëngulës në ringritjen e ngrehinës së shkrumbuar  të Kishës Autoqefale të Shqipërisë.

Në shërbesën e përcjelljes për në jetën e amëshuar të Kryepeshkopit, Anastas Janullatos, Kryeministri Rama mbajti një fjalë në nderim të figurës dhe kontributit të tij prej disa dekadash në Shqipëri.

Kryeministri u ndal te roli i Kryepeshkopit Anastas në ngjalljen e trupit mistik të ortodoksisë shqiptare si dhe në marrëdhëniet e fqinjësisë mes Shqipërisë e Greqisë.

“Si një hierark i një bashkësie shoqërore historike me ndikim të madh në mozaikun kombëtar shqiptar, personi i Kryepeshkopit Anastas dhe vepra e tij në krye të kishës e të grigjës janë qëmtuar, janë admiruar, janë bekuar, janë qortuar e deri edhe janë anatemuar”, u shpreh Rama.

Rama tha se “pasionet më kontradiktore janë shfaqur në mexhelisin tonë kur ka ardhur puna te veprimtaria publike dhe qytetare e njeriut, i cili deshi apo s’deshi mori mbi supe deri edhe zjarret e konflikteve fëminore të fqinjësisë sonë të ringjallur në të njëjtën kohë me ringjalljen e kishës”.

“Por, edhe kjo më së paku dëshmon për stoicizmin e bariut, cilësi gjithnjë e më e rrallë në një kohë e në një botë ku gjithnjë e më të shumtë janë ata që lëkunden nga fryn era dhe ku gjithmonë e më pak mundësi i lihet shpirtit të shenjtë të fryjë nga të dojë, siç shkruhet tek ‘Gjeneza'”, tha Rama.

“Kryeministri (Mitsotakis – shën. i red.) ma tha se askush nuk e vë dot në dyshim autenticitetin e angazhimit baritor të Kryepeshkopit Anastas”, tha Rama.

“Por përtej atyre zjarreve të ndezur si rrufe në qiell të pastër andej dhe këtej kufirit të rihapur pas gjysmë shekulli heshtje mortore dhe të shuara më pas si një hall në oborrin e përbashkët dhe përtej paragjykimeve dhe dyshimeve kronike të lagjes sonë ballkanike, askush dhe asnjëherë nuk e vë dot në dyshim autenticitetin e angazhimit baritor të Kryepeshkopit për grigjën që e gjeti të vrarë, të plagosur dhe të shpërndarë 33 vite më parë dhe që e bashkoi me përkushtim dhe durim të madh”, vuri në dukje Rama.

“Nuk kam për qëllim të bëj as nekrologjinë dhe as teologjinë e këtij prelati të cilin, për hirin e pamohueshëm të së vërtetës gjithë çfarë mban rruzulli me njerëz të nderuar të fesë, me intelektualë të angazhuar për paqen dhe përmes dialogut ndërfetar, në artizanë të komunikimit mes kulteve dhe kulturave dhe deri te çdo kryetar shteti dhe qeverie që e njohu, ia patën shumë zili Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se prania në këtë ceremoni e Kryeministrit të Greqisë Kyriakos Mitsotakis dhe delegacionit që e shoqëron jep mesazhin kuptimplotë të pandashmërisë në jetë dhe në zi mes dy vendeve dhe dy popujve tanë.

“Me siguri këtë opinion e bashkëndan tërësisht me mua edhe miku im kryeministri Mitsotakis, i cili na nderon sot me praninë e Tij dhe delegacionit të nderuar që e shoqëron për të nderuar figurën epokale të Kryepeshkopit, Kishën Autoqefale të Shqipërisë dhe shtetin ku ajo sot merr frymë lirisht, duke dhënë njëkohësisht me këtë prani mesazhin kuptimplotë të pandashmërisë në jetë dhe në zi mes dy vendeve dhe dy popujve tanë”, theksoi Rama.

/j.p/r.e/

The post Rama: Kryepeshkopi Anastas ringriti Kishën Autoqefale të Shqipërisë, mori mbi supe deri edhe zjarret e konflikteve fëminore të fqinjësisë me Greqinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mijëra besimtarë i japin lamtumirën Kryepeshkopit Anastas Janullatos

30 January 2025 at 16:26

Kryeministrat e Shqipërisë dhe Greqisë, Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis së bashku me zyrtarë të lartë dhe klerikë vendas dhe të huaj ishin të pranishëm gjatë ceremonisë së varrimit të kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, ndërsa mijëra qytetarë ndoqën shërbesën e lamtumirës së tij të enjten paradite në Tiranë. Kryeministri grek, […]

The post Mijëra besimtarë i japin lamtumirën Kryepeshkopit Anastas Janullatos appeared first on Reporter.al.

Lamtumirë Anastas! Erdhi si prift nga Greqia, iku si Anastasi i Shqipërisë

By: Edi Rama
30 January 2025 at 16:18

Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e homazheve në nderim të Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e tij Anastas Janullatos, u nderua me homazhe në ceremoninë e mbajtur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, ku nga sot do të prehet trupi i tij.

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në këtë ceremoni së bashku me Kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis, ku të pranishëm ishin Patriarku Eumenik Bartoleme, hierarkë të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si dhe klerikë dhe qindra besimtarë nga të gjitha mitropolitë.

Në nderim të figurës së Kryepeshkopit Janullatos dhe kontributit që ai ka dhënë për 33 vite në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalë.

“Në këtë ditë të mbylljes së ciklit të një jetë kushtuar ngjalljes duhet thënë pa farë dyshimi se në përmasën e vetme që atij i interesonte, atë të fesë, Anastasi erdhi mes nesh 33 vjet më parë, si një prift nga Greqia dhe pas 33 vjetësh ndahet nga mesi ynë si Anastasi i Shqipërisë.” – tha mes të tjerash kryeministri Rama.

* * *

Fort të lumë janë qysh tani ata që flenë në Zotin. Po, thotë Shpirti i Shenjtë, le të pushojnë nga punët e shumta sepse veprat e tyre flasin për ta”, – shkruhet në Zbulesën e Apokalipsit.

Tërëshenjtëria juaj, Patriarku Ekumenik Bartolome!

Fort të nderuar anëtarë, hierarkë të shenjtë të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë!

Fort i nderuar Mitropolit Joani, Mbikëqyrës i Mitropolisë së Shenjtë të Tiranës dhe Durrësit!

I nderuar, Kryeministër i Greqisë dhe mik i mirëseardhur Kyriakos Mitsotakis!

Komuniteti ortodoks është sot në zi!

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë është sot e ve.

Kryepeshkopi Anastas e përfundoi detyrën e tij vikare si pasrendës i apostujve në shërbim të shpresëtarëve ortodokse të Shqipërisë.

Jeta e tij fort e gjatë, por mbi të gjitha fort kuptimplotë qe një jetë për mbarë Kishën Katolike dhe Apostolike në kuptimin patristik të fjalës, në atë kuptim që merr në “Besojmën” e madhe të Koncilit të Nikesë mbajtur 1700 vjet më parë nën kujdesin e Kostandinit të Madh.

Plot 33 vite ungjillëzim në viset e Shqipërisë, nga viti tanimë i largët 1992 e deri më sot janë njw shifër tejet domethënëse dhe jo vetëm simbolikisht e përputhur me moshën e Jezu Krishtit.

Nga këto 33 vite, 3 shërbyen për të predikuar ngjalljen e trupit mistik të ortodoksisë shqiptare dhe plot 30 tw tjera për të punuar si një zdrukthëtar këmbëngulës në ringritjen e ngrehinës së shkrumbuar të Kishës Autoqefale të Shqipërisë.

Si nga një pikëpamje e thjeshtë njerëzore, si nga një pikëpamje thellësisht shpirtërore, jeta e Anastas Janullatosit ishte një jetë tërësisht e përmbushur përderisa përmes saj u realizua me gjithsej ëndrra e një fëmije.

“Kur isha fëmijë, – kujtonte Kryepeshkopi i ndjerë, – nuk më mjaftonte  t’i jepja diçka Perëndisë, po duhet t’i jepesha plotësisht Atij. Doja që e gjithë qenia ime të jetonte në Krishtin. Si hierark i një bashkësie shoqërore historike, me ndikim të madh në mozaikun kombëtar shqiptar,  personi i Kryepeshkopit Anastas dhe vepra e tij në krye të Kishës e të grigjës janë qëmtuar, janë admiruar, janë bekuar e janë qortuar e deri edhe janë anatemuar. Pasionet më kontradiktore janë shfaqur në mexhelisin tonë kur ka ardhur puna tek veprimtaria publike edhe qytetare, e njeriut, i cili deshi apo s’deshi mori mbi supe, deri edhe tek zjarret e konflikteve fëminore të fqinjësisë sonë të ringjallur në të njëjtën kohë me ringjalljen e kishës, por edhe kjo, më së paku, dëshmon për stoicizmin e bariut, cilësi gjithnjë e më e rrallë në një kohë dhe në një botë ku gjithnjë e më të shumtë janë ata që lëkundën nga fryn era dhe që gjithnjë e më pak mundësi i lihet “Shpirtit të Shenjtë të fryjë nga të dojë”, siç shkruhet tek gjeneza, por përtej atyre zjarreve të ndezur si rrufe në qiell të pastër, andej dhe këtej kufirit rri hapur pas gjysmë shekulli heshtje mortore dhe të shuara më pas si një hall në oborr të përbashkët dhe përtej paragjykimeve dhe dyshimeve kronike të lagjes sonë ballkanike, askush dhe asnjëherë nuk e vë dot në dyshim autenticitetin e angazhimit baritor të Kryepeshkopit për grigjën që e gjeti të vrarë, të plagosur dhe të shpërndarë 33 vite më parë dhe që e bashkoi me durim dhe përkushtim të madh në një vathë që të kujton shtëpinë e përtërirë nga arratia e demonëve për të cilën flet Jezusi në Ungjillin sipas Mateut.

Nuk kam unë për qëllim këtu të bëj as nekrologjinë dhe as eulogjinë e këtij prelati, të cilin për hirin e pamohueshëm të së vërtetës, gjithë çfarë mban rruzulli në njerëz të nderuar të fesë, intelektualë të angazhuar për paqen dhe përmes dialogut ndërfetar në artizanë të komunikimit mes kulteve dhe kulturave dhe deri tek çdo kryetar shteti apo qeverie që e njohu, ia patën shumë zili Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe me siguri këtë opinion e bashkëndan tërësisht me mua dhe miku im, Kryeministri Mitsotakis, i cili na nderon sot me praninë e tij dhe të delegacionit të nderuar që e shoqëron për të nderuar figurën epokale të Kryepeshkopit, Kishën Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë dhe shtetin ku ajo sot merr frymë lirisht, duke dhënë njëkohësisht me këtë prani, mesazhin kuptimplotë të pandashmërisë në jetë dhe në zi mes dy vendeve dhe dy popujve tanë.

Kam pasur privilegjin të jem i pranishëm këtu në këtë Katedrale që Kryepeshkopi Janullatos ia kushtoi ngjalljes së Krishtit, ngjalljes së trupit të tij mistik në Shqipëri kur u bë inaugurimi dhe shugurimi i saj. Ishte dita e madhe e shpërblimit të mundit të tij të gjatë për ndërtimin e saj në një rrugëtim ku dhe mua mu dha mundësua ta shoqëroj bashkë me të tjerë, fillimisht si kryebashkiak e më pas si kryeministër, deri kur ai e bëri më në fund realitet.

Atë ditë, ai mund i patregueshëm deri sa Katedralja hapi dyert u kremtua me pjesëmarrjen e patriarkëve dhe mitropolitëve të të gjitha kishave ortodokse te botës. Të atillë prestigj dhe peshë në një rrafsh shumë më të gjerë sesa kufijtë tanë, as ortodoksia shqiptare po as vetë Shqipëria nuk e kishin ndjerë e lere pastaj, mishëruar ndonjëherë në rrafshin fetar.

Ishte një nderim solemn që mbarë bota ortodokse i bënte Kishës së saj autoqefale dhe vetë Shqipërisë, çka do të ishte e pamundur të imagjinohej pa praninë, pa rolin dhe pa personalitetin respektuar botërisht, të Kryepeshkopit tonë.

Sot më takon të kujtoj në nderin e tij, diçka që shumë e kanë parë apo e kanë ndjerë dhe shumë të tjerë s’e kanë kuptuar apo s’kanë dashur ta besojnë, por që në fund të fundit ai vetë e dëshmoi në 33 vjet dhe e dëshmon edhe sot me trupin që la këtu në tokën e Shqipërisë, i cili me kërkesën e tij do varroset pikërisht në këtë Katedrale të ringjalljes së Krishtit siç ai e quajti Katedralen dhe siç ngjallje kishte dhe vet kuptimin e emrit të tij. Kësisoj në këtë ditë të mbylljes së ciklit të një jete kushtuar ngjalljes duhet thënë pa farë dyshimi se në përmasën e vetme që atij i interesonte, atë të fesë, Anastasi erdhi mes nesh 33 vjet më parë si një prift nga Greqia dhe pas 33 vitesh ndahet nga mesi ynë si Anastasi i Shqipërisë.

Duhet pranuar se është vështirë, shumë vështirë të gjendet ne kujtesën tonë historike dikush i çfarëdo kombësie tjetër që të ketë qenë, qw të jetë identifikuar me aq krenari dhe aq përkushtim me fjalë dhe me vepra me emrin e Shqipërisë sa kryepeshkopi Anastas.

E di që ka plot shqiptarë  që nuk pajtohen me këtë që thashë por durim. Dhe ata le të kundrojnë me reflektim të paqtë dhe natyrisht të çliruar nga paragjykimet apo nga dyshimet fqinjësore vetëm disa nga veprat e tij, ku ashtu siç njihet pema e mirë nga frutet e saj, lexohet pa asnjë ekuivok edhe identifikimi i tij me Shqipërinë tonë.

Sot dëgjohet në diptikët e shenjtë në të gjitha gjuhët liturgjike të Ikumene-sw ortodokse, emri i Kryepeshkopit të Shqipërisë i renditur menjëherë pas selive patriarkale dhe dy kishave autoqefale, asaj të Qipros dhe asaj të Greqisë. Kur e dëgjon këtë përnderim liturgjik është e pamundur të mos i jesh thellësisht mirënjohës njeriut që përcjellim sot, aq më tepër po të mos e harrosh që pas shkrirjes në flaken 23 vjeçare të ferrit ateist, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ishte vetëm hija e një kujtimi. Ekzistenca e kësaj kishe me frymën që për 33 vite i dha bariu i saj Anastasi i Shqipërisë është mirëfilli sot një aset konstitutiv i vetë pavarësisht, integritetit dhe sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, një “Kishë e lirë në një shtet të lirë”.

Sa prekëse është në koherencën stoike të jetës së tij baritore dhe gjithë aq shpartalluese për të gjithë paragjykuesit dhe dyshuesit e tij, prania e këtij trupi pa jetë të rilindësit të kishës Autoqefale të Shqipërisë, pohimi i tij botërisht përpara pak kohësh në një intervistë të dhënë për shtypin grek e cila tingëllon më shqip sesa shqipja e kujtdo që e ka paragjykuar e dyshuar vetëm e vetëm se ai ishte grek, kryepeshkopin e ortodoksëve shqiptarë i cili tha: pasuesi im do të jetë shqiptar. Unë kam që në vitin 1963 që udhëtoj nëpër botë. Kam mësuar ta respektoj tjetrin siç është, të mendoj për të drejtat e tij. Imagjinoni të kishim në Greqi një situatë të ngjashme. A do ta pranonim ta drejtonte kishën e Greqisë një bullgar apo një serb? Sigurisht që jo. E konsideroj të mirëqenë që pasuesi im të jetë shqiptar. Ne nuk shkuam në Shqipëri për të bërë një koloni. Ne shkuam për të bërë një kishë autoqefale të Shqipërisë. Ajo nuk është pjesë e kishës së Greqisë. Ajo është një ndër 14 kishat ortodokse autoqefale të botës”, – e mbyll shprehjen e tij lapidare kryepeshkopi ynë.

Çfarë njeriu, çfarë bariu, çfarë pajtuesi dhe paqe bërësi, çfarë greku në kombësi dhe çfarë shqiptari në shtetësi! Dinjitetin e martirizuar të kësaj kishe dhe të kreut të saj, larë me djersën dhe gjakun e stërmundimeve të Kristofor Kisit dhe Damian Kokoneshit, Irena Banushit dhe sa e sa të tjerëve, Kryepeshkopi Anastas e rivendosi të plotë në altarin e saj të rilindur duke i dhënë mundësinë kishës autoqefale të Shqipërisë, klerit dhe besnikëve te saj që sot ta marrin stafetën nga ky atlet triumfator i Krishtit dhe ta çojnë përpara në liri të plotë, në pavarësi të pakthyeshme dhe me një siguri të garantuar.

Mjafton ta dëshirosh dhe ke plotë çfarë të mësosh prej trashëgimisë së këtij njeriu që refuzoi me përulësi të rrallë qindra, mbase mijëra ftesa për armiqësi, për duel, për polemikë të cilat i erdhën pa kursim nga të katërta anët deri në ditën e fundit të jetës. Ai që duke mos qenë as vendas, mund të ishte dhe më i legjitimuar të vinte kujën për diskriminimin dhe keqtrajtimin parapëlqeu të ndiqte udhërrëfyesin e apostullit Pal apo Pavël siç e thërrasin ortodoksët, “megjithëse jam i lirë kundruall të gjithëve u bëra shërbëtori i të gjithëve, që të tërhiqja pas fjalës së Zotit sa më shumë njerëz”.

I lexuar si pak të tjerë dhe i hapur ndaj kulturës së madhe kryepeshkopi i nëntë gjuhëve që me mua kishte qejf të argëtohej duke këmbyer ndonjë fjalë mbi xhevahiret e Biblës po edhe të letrave laike, në ato pak momente që mbeteshin pasi më qante hallet e Kishës me siguri nuk do të mbante mëri, por jam i bindur do vinte në gaz këtë buzën e tij që për hir të së vërtetës i thoshte të tëra bashkë me ato që nuk thoshte sepse dua t’ia jap lamtumirën me disa rreshta të një emri të mallkuar, Oscar Wilde në De profundis-in e tij.

“Pjesa më e madhe e njerëzve jetojnë për t’u dashur dhe për t’u adhuruar nga të tjerët, por ne duhet të jetonim për të dashur dhe për të adhuruar të tjerët. Nëse dikush na jep dashuri, duhet ta pranojmë vetë se jemi të padenjë për tu dashur. Askush s’është i denjë për t’u dashur. Vet fakti që Perëndia e do njeriun, na tregon se në rendin hyjnor të gjërave dashuria e përjetshme u jepet pikërisht atyre që janë përjetësisht të pa denjë për të. Nëse kjo duket fort e hidhur le ta kthejmë së prapsi dhe le të themi që gjithë njerëzit janë të denjë për t’u dashur me përjashtim të atyre që e meritojnë me të vërtetë”.

Fort të dashur besimtarë ortodoksë të mbledhur këtu nga të katër anët e këtij vendi, por dhe nga më larg, sot komuniteti ortodoks, jo vetëm në Shqipëri, por kudo gjetkë ka zi.

Sot kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë është në zi, por le ta themi serish me Shën Palin apo Pavlin “Gëzohuni gjithnjë në Zotin”. Jua përsëris, gëzohuni”.

Humbët në këtë jetë kryepeshkopin e 33 viteve që përmes fjetjes në Zotin, “ndërroi jetë”. Kjo ishte një shprehje që ai e konsideronte ndër më të bukurat e gjuhës shqipe, por ama fituat Anastastin e Shqipërisë!

Fituat një avokat atje lart, pranë Zotit që liturgjia e Shën Joan Gojartit e quan aq bukur një “mik të njeriut”.

Fituat shembullin e një shpërblestari të pajtimit në tokë që tashmë iu takon të gjithëve ta ndiqni dhe për hir të së vërtetës na takon të gjithëve ta ndjekim në këtë dhe në atë anë të kufirit, i cili nuk na ndan aq shumë sa në të vërtetë na bashkon.

Paqja qoftë me shpirtin e Anastasit të Shqipërisë në amshim dhe përdëllimi i kësaj dite sjelltë në zemrat e gjithsecilit prej jush ngushëllimin e Zotit të jetës.

Amen!

Kuvendi nis me nderime për Anastas Janullatos, deputetët mbajnë 1

By: V K
30 January 2025 at 15:25

Kuvendi i Shqipërisë, ka nisur me nderime për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare dhe u përcoll ditën e sotme për në banesën e fundit.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, në nisje të seancës kërkoi që deputetët e Kuvendit të mbanin një minutë heshtje në nderim të Kryepeshkopit të ndjerë.

The post Kuvendi nis me nderime për Anastas Janullatos, deputetët mbajnë 1 appeared first on Albeu.com.

Mes duartrokitjeve, Kryepeshkopi Janullatos përcillet për në banesën e fundit

By: Oldi
30 January 2025 at 13:54

Është përcjellë për në banesën e fundit trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Trupi i tij do të prehet në Kriptën e Katedrales ortodokse “Ngjallja e Krishtit”. Kryepeshkopi Anastas ndërroi jetë më 25 janar 2025 në Athinë. Më datë 28 janar, mbërriti në Tiranë trupi i pajetë i kryepeshkopit. Për dy ditë, në Katedralen […]

The post Mes duartrokitjeve, Kryepeshkopi Janullatos përcillet për në banesën e fundit appeared first on BoldNews.al.

Homazhet për Kryepeshkopin/ Rama: Erdhi si prift grek dhe largohet si Anastasi i Shqipërisë

By: Ela
30 January 2025 at 13:18

Edi Rama, në fjalën e tij në ceremoninë e lamtumirës së Kryepeshkopit Anastas Janullatos, vlerësoi lart figurën e tij. Rama lavdëroi punën e Kryepeshkopit Anastas Janullatos për ringjalljen e besimit dhe ribashkimin e besimtarëve në vendin tonë pas rënies së komunizmit. “Plot 33 vite ungjizim në viset e Shqipërisë, janë një shifër tejet domethënëse dhe […]

The post Homazhet për Kryepeshkopin/ Rama: Erdhi si prift grek dhe largohet si Anastasi i Shqipërisë appeared first on BoldNews.al.

“E vajtojnë grekë e shqiptarë”/ Mitsotakis: Janullatos ishte hallka e komunikimit mes dy shteteve

By: Oldi
30 January 2025 at 12:53

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis mbajti fjalimin e tij në ceremoninë mortore të Anastas Janullatos, e cila u mbajt në Tiranë. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë greke e konsideroi Janullatos si urë komunikimi mes dy vendeve, ndërsa sot -tha ai- e vajtojnë grekë e shqiptarë. Guximi dhe shpresa- u shpreh Mitsotakis- janë busulla […]

The post “E vajtojnë grekë e shqiptarë”/ Mitsotakis: Janullatos ishte hallka e komunikimit mes dy shteteve appeared first on BoldNews.al.

Mbesa e Kryepeshkopit Janullatos – shqiptarëve: Vëllezërit e mi, ndiqni shembullin e tij të dashurisë

By: Ela
30 January 2025 at 12:45

Në ceremoninë mortore të lamtumirës për kryepeshkopin Anastas Janullatos mbajti fjalim edhe mbesa e tij Roksana Janullatos. Ajo që mbizotëroi fjalimin e saj të shkurtër dhe plot emocion, ishte fjala dashuri, teksa ju drejtua shqiptarëve me fjalët; vëllezërit e mi, ndërsa ju shprehu mirënjohjen për dashurinë e treguar ndaj xhaxhait të saj. “Lejomëni t’ju drejtohem […]

The post Mbesa e Kryepeshkopit Janullatos – shqiptarëve: Vëllezërit e mi, ndiqni shembullin e tij të dashurisë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌