Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 August 2025Main stream

VIDEO/ Aksidenti tragjik në Brazil, 11 viktima dhe dhjetëra të plagosur

9 August 2025 at 16:37

BRAZIL- Të paktën 11 persona humbën jetën pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në Brazil. Një autobus është përplasur me një kamion. Pas përplasjes autobusi ka shpërthyer në flakë.

Ndërsa rreth 46 persona u plagosën, 12 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, përfshirë edhe shoferin e kamionit.

Shkaqet e aksidentit janë ende të panjohura, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

 

 

Uma batida entre uma carreta e um ônibus de viagem deixou 11 mortos e 46 feridos, no km 648 da BR-163, em Lucas do Rio Verde, a 360 km de Cuiabá, na noite de sexta-feira (8).

➡https://t.co/SAQyWiCw9G pic.twitter.com/8N90PQOFUU

— Jornal O Sul (@OSul_noticias) August 9, 2025

Putin kërkon Donbasin dhe Krimenë/ “Wall Stret Journal”: I lëshon Ukrainës, Kherson dhe Zaporizzhian

9 August 2025 at 16:08

Media Amerikane Wall Stret Journal ka raportuar se në takimin që pati me të dërguarin Amerikan Steve Witkoff, Presidenti Rus Vladimir Putin ka propozuar një plan për t’i dhënë fund menjëherë luftës në Ukrainë.

Sipas asaj që raporton media Amerikane, Putin ka kërkuar që Rusisë ti njihet kontrolli I plotë mbi rajonet e Donetskut dhe Luhanskut që përbëjnë Donbasin si dhe ti njihet ligjërisht nga Komuniteti ndërkombëtar territori i Krimesë, gadishull që Rusia e ka aneksuar në vitin 2014.

Plani i parashikuar nga Putin sipas asaj që shkruan Wall Strwt Journal është I ndarë në dy faza. Pasi Ukraina të tërheq trupat e saj nga Donbasi dhe të njohe aneksimin e Krimesë, atëherë do të ketë një armëpushim ku forcat Ruse dhe ato Ukrainase do të ndalin luftën në vijat aktuale të frontit në rajonet e Khersonit dhe Zaporizhzhias, por gjithashtu edhe ne rajonin e Donabasit të cilin Rusia kërkon ta marrë plotësisht.

Në marrëveshjen finale te paqes, sipas asaj qe shkruan Wall Strwt Journal, Rusia pritet të lëshojë pjesë të territoreve të pushtuara në Kherson dhe Zaporizhzhia ndaj Ukrainës duke vendosur paqe kështu përmes shkëmbimit të territoreve.

Sipas raportimeve të Institutit për Studimet e Luftës me Bazë në Washington, Rusia kontrollon aktualisht 26% të territorit në Rajonin e  Kherson si dhe më shumë se 70% të rajonit të Zaporizhzhias .

Sa i përket rajonit të Donbasit që përfshin Donetskun dhe Luhanskun, Rusia kontrollon mbi 80% te tij sipas të dhënave më të fundit nga Instituti për Studimet e luftës. Ky plan i Vladimir Putin qe Kreu i Shtetit Rus pritet ta diskutojë me Presidentin Amerikan ne takimin e te premtes sipas asaj qe shkruan Wall Stret Journal pritet të përballet me skepticizmin e Europës dhe Ukrainës të cilët do ta konsiderojnë këtë hap të Moskës si një përpjekje të Rusisë për të konsoliduar fitimet territoriale dhe për të shpëtuar nga presioni i sanksioneve ndërkombëtare.

/abcnews.al/

Organizata e Franc Çopjas/ Paratë e drogës vinin me autobus, bliheshin prona në Shqipëri

9 August 2025 at 15:36

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim 6 persona si pjesë e organizatës kriminale të Franc Çopjas dhe Ervis Çelës, te goditur se fundi gjate një operacioni te koordinuar nga SPAK me Europol dhe autoritetet e disa vendeve europiane.

Sipas hetimeve, kjo organizate ka trafikuar 28 ton kokainë nga Paraguai drejt vendeve te Bashkimit Europian.

Në dy operacione ne vitet 2020 dhe 2021 janë sekuestruan 17 ton kokainë, me një vlerë tregu të llogaritur deri në 3.5 miliardë euro.

Mes 6 të kërkuarve janë Fadil alias Jul Balla, Mariglen Kamami, Denis Daja, Vilson Pepa si dhe Riza Çela.

“AbcNews”, mëson se 4 prej tyre ndodhen jashtë vendit. Ka dyshime se ata fshihen në Dubai, Belgjikë dhe në Spanjë.

Ndërsa brenda territorit të Shqipërisë rezulton të fshihet Fadil alias Jul Balla, pronari i restortit “Ajman Park” të sekuestruar nga SPAK.

Sipas organit të akuzës, Fadil Balla, dyshohet se paratë e krimit të fituara nga shitja e drogës i ka investuar për llogari të Franc Copjas dhe Ervis Çelës në prona dhe troje. Policia e Shtetit pritet ti drejtohet zyrtarisht Interpolit për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të personave që nuk janë gjetur gjatë kontrolleve në vendin tonë.

Por si silleshin në Shqipëri milionat e parave të përfituara nga trafiku i drogës? Sipas të dhënave nga hetimet e SPAK, organizata shqiptare e trafikut te kokainës, kishte ngritur një mekanizëm financiar dhe paratë silleshin nëpërmjet metodave, “hawala” ose “token”.

Një prej metodave kryesore ka qenë transporti fizik i parave “cash” nga vendet e BE-së drejt Shqipërisë, duke përdorur shoferë autobusësh të përzgjedhur prej grupit kriminal. Në këmbim ata përfitonin rreth 2% te shumës se parave qe transportonin.

Mes të tjerash SPAK thotë, se shumat e mëdha qarkullonin përmes një zinxhiri ndërmjetësish pa u pikasur në sistemet bankare, pasi paratë qarkullonin drejt Bolivisë, shtet që ka një sistem të ulët të kontrollit financiar.

Mes 16 masave të firmosura nga gjykata e posaçme, SPAK njoftoi se janë ekzekutuar shtatë me arrest me burg dhe dy me detyrim për paraqitje.

Kurse, njërit prej krerëve te organizatës, Franc Çopja masa iu komunikua në Belgjikë ku ndodhet aktualisht i arrestuar.

/abcnews.al/

Trafik armësh me autobus drejt Italisë, pranga 30-vjeçarit, ndalohen dhe dy shoferët

9 August 2025 at 15:08

Goditet rrjeti i trafikut të armëve. Një operacion i zhvilluar nga policia e Lezhës në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, DVP Shkodër dhe GdF Italiane, në koordinim me Interpol Tiranën dhe Zyrën e Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Shqipëri, çoi në arrestimin e disa personave të përfshirë.

Në pranga ka rënë 30-vjeçari Françesk Meçaj dhe dy të tjerë.

30-vjeçari, rezulton me precedentë të theksuar kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe i dënuar dy herë si kreu i një grupi kriminal që vepronte në qytezën e Lecco-s pranë Milanos/Itali, u arrestua si rezultat i operacionit.

Sekuestrimi u bë në kufirin mes Sllovenisë dhe Italisë, ku u ndalua mikrobusi i nisur nga Shqipëria me destinacion Italinë, i drejtuar nga shtetasit E. M. dhe A. D.

Të dy këta shtetas janë shoqëruar nga Policia Italiane për veprime të mëtejshme.

Operacioni vijon në Shqipëri e Itali për identifikimin dhe kapjen e pritësit të armëve, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

/abcnews.al/

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 24-vjeçari në Devoll

9 August 2025 at 15:05

Parandalohet ngjarja kriminale në një familje në Devoll. Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në banesën e tyre në fshatin Tren. I riu mbante në banesë pa leje një armë gjahu.

Sipas policisë ka qenë bashkëshortja e të riut, 19-vjeçarja se ishte dhunuar nga bashkëshorti dhe më pas është ndërhyrë menjëherë nga policia duke parandaluar edhe përshkallëzimin e dhunës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

/abcnews.al/

Yesterday — 8 August 2025Main stream

Zgjerimi i operacionit ushtarak në Gaza/ Von der Leyen: Plani i Izraelit, të rishqyrtohet. Armëpushimi duhet tani!

8 August 2025 at 14:44

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ka deklaruar se qeveria izraelite duhet të shqyrtojë vendimin për të zgjeruar më tej operacionin ushtarak në Gaza.

Nëpërmjet një statusi në platformën, thekson se gjithashtu është shumë e rëndësishme që të lirohen pengjet dhe se është e domosdoshme që të ketë akses të papenguar për ushqimet në Gaza.

“Vendimi i qeverisë izraelite për të zgjeruar më tej operacionin e saj ushtarak në Gaza duhet të rishqyrtohet. Në të njëjtën kohë, duhet të lirohen të gjithë pengjet, të cilët mbahen në kushte çnjerëzore. Dhe ndihmës humanitare duhet t’i jepet akses i menjëhershëm dhe i papenguar në Gaza për të ofruar atë që nevojitet urgjentisht në terren. Një armëpushim është i nevojshëm tani”, ka thënë ajo.

/abcnews.al/

OKB: Njeriu shkaktari kryesor i zjarreve pyjore

8 August 2025 at 13:35

Ekspertja shkencore pranë Organizatës Botërore të Meteorologjisë (OBM), Sara Basart deklaroi se shumica e zjarreve në pyje, të cilat janë rritur në të gjithë botën kohët e fundit për shkak të ndikimit të ndryshimeve klimatike, janë të shkaktuara nga njerëzit.

Basart, në vlerësimin e saj në lidhje me zjarret e vazhdueshme pyjore në Evropë, tha se ”këto zjarre janë një çështje aktuale”.

“Këto zjarre kanë një komponent të rëndësishëm klimatik. Rritja e temperaturave dhe kushtet e thatësirës rrisin rrezikun e zjarreve në pyje”, tha ajo duke treguar se shpesh shohin lajme se zjarret janë në rritje.

Ajo tha se numri në rritje i zjarreve në pyje çdo vit është një shenjë se qeveritë duhet të mobilizojnë burimet për të zvogëluar këtë rrezik.

“Zjarret ndonjëherë ndodhin për shkak të intervenimit njerëzor dhe ndonjëherë për shkak të ndezjes, por shumica e rasteve shkaktohen nga njerëzit. Strategjitë e zjarrfikjes së vendeve dhe rajoneve janë thelbësore për uljen e rrezikut të përhapjes së këtyre zjarreve”, shtoi Basart.

Ajo vuri në dukje gjithashtu se zgjerimi i thatësirave dhe valëve të nxehtësisë të lidhura me ndryshimet klimatike rrit rrezikun e zjarreve në pyje.

Plani për zgjerimin e operacioneve në Gaza/ Gjermania ndalon eksportet ushtarake në Izrael

8 August 2025 at 12:49

Gjermania ka dalë me një vendim të fundit duke njoftuar se do të ndaloje eksportet ushtarake në Izrael.

Qeveria gjermane nuk do të autorizojë asnjë eksport të pajisjeve ushtarake që mund të përdoren në Rripin e Gazës, kështu është shprehur kancelari gjermane Friedrich Merz.

Kjo duket se është një kundërpërgjigje ndaj planit të Izraelit për të pushtuar plotësisht Gazën, shkruan skynews.

“Me ofensivën e planifikuar, qeveria izraelite mban përgjegjësi edhe më të madhe se më parë për furnizimin e tyre”, tha ai.

/abcnews.al/

Përgjimet e “Sky Ecc”/ SPAK operacion antidrogë në Tiranë, Elbasan dhe Durrës, 15 masa sigurie

8 August 2025 at 12:41

Një operacion antidrogë i ndërmarrë nga SPAK është shtrirë në Tiranë, Elbasan dhe Durrës. ABC News mëson se janë dhënë 15 masa sigurie.

Grupi kriminal është goditur pas zbërthimit dhe komunikimeve në “Sky Ecc”.

Operacioni ka nisur orët e para të mëngjesit të sotëm ku janë ushtruar kontrolle banesash në këto qytete, ndërsa hetimet po ndiqen nga prokurori Vladimir Mara.

/abcnews.al/

 

Meta do lirinë, shtyhet seanca/ Avokati kërkon kthimin e gjyqtarit paraprak Erjon Çela

8 August 2025 at 11:00

Këtë të premte u zhvillua seanca për ish-presidentit Ilir Meta. Meta ka kërkuar lirinë nga qelia dhe zëvendësim të masës “arrest me burg” në një masë më të lehtë sigurie.

Seanca është shtyrë për javën e ardhshme. Shkak u bë kërkesa ligjore e avokatit të Ilir Metës.  Gjyqtari i hetimeve paraprake është Erion Cela. Në mungesë të tij u përzgjidh Erion Bani.

Avokatët kërkuan moskompetencë pasi duan që gjyqtari të jetë i hetimit paraprak pra Erion Cela. Pasi gjykata u tërhoq për vendim u vendos për javën tjetër.

VIDEO/ Zjarri në Fier ende aktiv, ekipet zjarrfikëse të angazhuara në terren për neutralizimin e flakëve

8 August 2025 at 10:18

Zjarri që ka përfshirë sipërfaqe pyjore në Fier vijon të mbetet ende aktiv. Aktualisht është aktive vatra e zjarrin në Lofkend-Drenie.

Ndërsa në terren po operojnë 5 mjete zjarrfikëse, 25 efektiv te MZSH-ve, 25 trupa te F. Armatosura si edhe 20 forca bashkiake.

Trupat operacionale po operojnë në zonën ku ditën e djeshme është kryer ndërhyrja nga ajri.

Në anën perëndimore të vatrës së zjarrit, është e pamundur operimi me mjete apo forca për shkak të terrenit.

Situata me zjarret në vend, evidentohen 19 vatra zjarri, 3 prej tyre ende aktive

8 August 2025 at 10:08

Tri vatra zjarri janë ende aktive. Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas Ministrisë gjatë orëve të fundit janë evidentuar 19 vatra zjarri.

Vatrat aktive janë në malin mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq vazhdon zjarri në një sipërfaqe pyjore në lartësi, ndërsa në terren po operojnë 10 mjete të shërbimit zjarrfikës të Finiqit, Sarandës, Delvinës, Konispolit, Gjirokastrës, Himarës dhe rreth 120 forca operacionale të mbështetur nga ajri si dhe nga efektivë të Forcave të Armatosura.

– Fshati Lofkënd, bashkia Mallakastër: Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha, ndërsa në terren janë dislokuar 11 automjete zjarrfikëse, ndër te cilat 2 të FA si dhe 130 forca nga të gjitha strukturat operacionale, me mbështetje edhe nga ajri, të cilët po punojnë edhe sot për izolimin e plotë të tij.

-Në fshatin Vjollcë, bashkia Mirditë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pyll pishe dhe shkurre. Është punuar deri në orët e vona nga shërbimi vendor i MZSH,  shërbimi pyjor dhe vullnetarë të zonës, pa mundur ta izolojnë vatrën. Rrezik për banesa nuk ka.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 48 automjete zjarrfikëse dhe 445 forca operacionale, 9 automjete të rënda, të ndihmuar nga FA me 73 forca ushtarake, 8 automjete zjarrfikëse me ekuipazh dhe mbështetje nga ajri, si dhe dy avionë suedezë të aktivizuar në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në gatishmëri të plotë për koordinimin e mëtejshëm të forcave në terren dhe mbështetjen e çdo strukture me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe pasurisë së përbashkët.

Ndërsa u drejtohet sërish banorëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të raportojnë çdo vatër të mundshme.

Starmer kundër pushtimit të plotë të Gazës: Vendimi i qeverisë izraelite i gabuar, duhet armëpushim

8 August 2025 at 09:12

Kryeministri britanik Keir Starmer është shprehur kundër përshkallëzimit të situatës në Gaza, duke e quajtur vendimin e fundit të kryeministrit izraelit për pushtimin e plotë të Gazës, të gabuar.

Ai i kërkon qeverisë izraelite ta shqyrtojë edhe njëherë një vendim të tillë.

“Ky veprim nuk do të bëjë asgjë për t’i dhënë fund këtij konflikti ose për të ndihmuar në sigurimin e lirimit të pengjeve. Ai vetëm sa do të sjellë më shumë gjakderdhje. Çdo ditë kriza humanitare në Gaza përkeqësohet dhe pengjet e marra nga Hamasi mbahen në kushte të tmerrshme dhe çnjerëzore. Ajo që na duhet është një armëpushim, një rritje e ndihmës humanitare, lirimi i të gjithë pengjeve nga Hamasi dhe një zgjidhje e negociuar. Hamasi nuk mund të luajë asnjë rol në të ardhmen e Gazës dhe duhet të largohet, si dhe të çarmatoset”, ka thënë ai.

/abcnews.al/

I vuri flakën mbeturinave, zjarri përfshiu sipërfaqe toke e pemë frutore, arrestohet 47-vjeçari në Kavajë

8 August 2025 at 08:54

Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 47-vjeçar si autor të dyshuar të zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, në fshatin Kryeluzaj, Kavajë.

Arrestimi i tij u bë pasi, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë një sipërfaqe të madhe toke dhe pemë frutore, në fshatin Kryeluzaj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Autoritetet bëjnë apel që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të mos ndezin zjarr për djegien e mbeturinave apo të mbetjeve të prodhimeve bujqësore, si dhe për qytetarët të shmangin hedhjen e cigareve të ndezura pranë sipërfaqeve të pyllëzuara.

/abcnews.al/

“Ngërçi politik” në Kosovë/ Afati i fundit për vendimin e Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit

8 August 2025 at 08:33

Gjykata Kushtetuese pritet të nxjerrë këtë të premte vendimin lidhur me ngërçin e krijuar në Kuvendin e Kosovës. Më 26 korrik ka përfunduar afati i vendosur nga Kushtetuesja për konstituimin e Kuvendit.

Pas kësaj, Gjykata vendosi një masë të përkohshme që nuk i lejoi deputetët të marrin asnjë veprim për konstituimin e Kuvendit për dy javë, deri më 8 gusht.

Për bllokadën në Kuvend në Kushtetuese janë dërguar tri kërkesa, një nga presidentja Vjosa Osmani, një nga Partia Demokratike e Kosovës dhe një nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Osmani këtë javë e ka tërhequr kërkesën, pasi gjykata për këtë çështje ka caktuar gjyqtar raportues Radomir Labanin. Sipas Osmanit, në bazë të informacioneve të institucioneve të sigurisë, gjyqtari serb përbën rrezik për rendin kushtetues të Kosovës.

Deputetët e zgjedhur në zgjedhjet e 9 shkurtit kanë dështuar të konstituojnë Kuvendin pavarësisht se janë mbajtur dhjetëra seanca.

Izraeli miraton planin për “marrjen nën kontroll” të Gazës

8 August 2025 at 08:17

Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar planin e propozuar nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, që ushtria “të marrë kontrollin” e Qytetit të Gazës.

Sipas planit për “mposhtjen” e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Rripin e Gazës, ushtria izraelite do “të përgatitet të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës, teksa njëkohësisht do të shpërndajë ndihma humanitare për popullatë civile jashtë zonave të luftimeve”, u tha në njoftimin e Zyrës së Netanyahut më 8 gusht.

Operacioni që IDF do të përgatisë ka të bëjë vetëm me Qytetin e Gazës; synimiështë evakuimi i të gjithë banorëve të qytetit në kampet qendrore të refugjatëve dhe zona të tjera deri më 7 tetor 2025.

Gati dy vjet pas nisjes së luftës në Gazë, Netanyahu po përballet me presion brenda shtetit dhe nga jashtë për të arritur një armëpushim në Gazë dhe për t’u tërhequr nga territori palestinez. Ai gjithashtu po përballet me presion që të lirohen pengjet që mbahen nga Hamasi.

Teksa mblodhi kabinetin e tij të sigurisë të enjten, Netanyahu tha se Izraeli planifikon që të marrë kontrollin e plotë të Gazës, por shtoi se nuk synon që të qeverisë me këtë territor.

Mijëra hotele në Evropë paralajmërojnë padi ndaj “Booking”

8 August 2025 at 07:52

Kompania digjitale “Booking.com” po përballet me një padi kolektive nga më shumë se 10,000 hotele evropiane, të cilat pretendojnë se gjiganti i rezervimeve ka përdorur ndikimin e tij për të shtrembëruar tregun në dëm të tyre gjatë periudhës 20-vjeçare.

Shoqata e Hoteleve, Restoranteve dhe Kafeneve në Evropë (Hotrec), e cila përfaqëson industrinë brenda Bashkimit Evropian dhe po ndërmerr hapat e lartcekur ligjor, ka zgjatur afatin deri më 29 gusht për pronarët e hoteleve që të bashkohen me padinë, për shkak të kërkesës së lartë.

Padia, që pritet të jetë një ndër më të mëdhatë ndonjëherë në sektorin evropian të hotelerisë, mbështetet po ashtu nga 30 shoqata kombëtare, përfshirë atë të Britanisë.

“Më shumë se 10,000 hotele janë bashkuar tashmë me këtë nismë pan-evropiane për të kërkuar kompensim për humbjet financiare të shkaktuara nga përdorimi i paligjshëm i klauzolave të ‘çmimit më të mirë’ nga Booking.com”, thuhet në një deklaratë të Hotrec.

Shoqata ka pretenduar se premtimi për çmimin më të mirë në “Booking.com” u imponua mbi hotelet përmes presionit të madh, duke i ndaluar ato të ofronin çmime më të ulëta në platforma të tjera, përfshirë faqet e tyre zyrtare, ka shkruar The Guardian.

Në këtë industri kanë bërë të ditur gjithashtu se platforma me bazë në Holandë e përdori këtë klauzolë për të parandaluar rezervimet që i quante “free-rider” – raste kur klientët përdorin “Booking.com” për të gjetur një hotel, por më pas rezervonin direkt me menaxhmentin, duke e anashkaluar platformën.

“Regjistrimet [për të marrë pjesë në nismën ligjore] po rriten në mënyrë të qëndrueshme, dhe reagimi deri tani tregon dëshirën e fortë të industrisë së hotelerisë për të kundërshtuar praktikat e padrejta në tregun digjital”, thuhet në reagimin e Hotrec.

❌
❌