Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 August 2025Main stream

Gonzato: BE solidaritet me Shqipërinë, falënderim për zjarrfikësit

14 August 2025 at 15:40

TIRANË, 14 gusht /ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato reagoi sot lidhur me situatën e zjarreve në Shqipëri.

“Është e trishtë të shohësh kaq shumë pemë, shtëpi dhe fshatra të tërë nën kërcënimin e zjarreve në Shqipëri”, theksoi Gonzato në një postim në rrjetet sociale.

Ambasadori i BE falënderoi zjarrfikësit dhe ata që punojnë për të përballuar këtë emergjencë.

“Një falënderim i madh shkon për zjarrfikësit dhe të gjithë ata që po punojnë pa u lodhur për të përballuar këtë emergjencë”, theksoi Gonzato.

Ai gjithashtu u shpreh krenar që Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të BE treguan solidaritet në këtë moment të vështirë.

“Kjo është gjithashtu një kujtesë se duhet ta trajtojmë natyrën me kujdes dhe të veprojmë me përgjegjësi për ta mbrojtur dhe ruajtur atë”, nënvizoi ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

1 nga 4

/gj.m/j.p/

The post Gonzato: BE solidaritet me Shqipërinë, falënderim për zjarrfikësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Xheniot e FA, pjesë e stërvitjes së brigadës shumëkombëshe të NATO-s në Letoni

14 August 2025 at 15:19

TIRANË, 14 gusht /ATSH/ Forcat e Armatosura të Shqipërisë marrin pjesë në stërvitjen VERBOOM të Brigadës Shumëkombëshe të NATO-s në Letoni.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ndau sot foto nga pjesëmarrja e xheniove të Forcave të Armatosura në ushtrimin intensiv me qëllim shkëmbimin e eksperiencës në terren midis vendeve aleate dhe promovimin e sigurisë kolektive në Evropë.

“Forcat tona në stërvitjen VERBOOM të Brigadës Shumëkombëshe të NATO-s në Letoni. Xheniot e Forcat e Armatosura të Shqipërisë pjesë e ushtrimit intensiv me qëllim shkëmbimin e eksperiencës në terren midis vendeve aleate dhe promovimin e sigurisë kolektive në Evropë”, shkroi Vengu në një postim në rrjetet sociale.

1 nga 5

/gj.m/j.p/

The post Vengu: Xheniot e FA, pjesë e stërvitjes së brigadës shumëkombëshe të NATO-s në Letoni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ilir Proda vlerësohet me “Certifikatën e Mirënjohjes” nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

14 August 2025 at 14:59

TIRANË, 14 gusht /ATSH/ Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, qarku Fier ka vlerësuar me “Certifikatë të Mirënjohjes” drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, për bashkëpunimin mjaft të mirë, transparent dhe në kohë, mes Policisë së Shtetit dhe medias, duke e konsideruar këtë bashkëpunim, si një model me standarde europiane, në funksion të interesit publik.

Drejtori i Përgjithshëm, Ilir Proda priti një përfaqësi të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, qarku Fier, në një takim institucional që shënoi një moment domethënës vlerësimi dhe reflektimi mbi arritjet dhe sfidat e përbashkëta.

Në këtë frymë pozitive bashkëpunimi, në emër të gazetarëve të qarkut Fier, kryetari i Unionit, Vladimir Muçaj, njëkohësisht drejtor i medias online “Newsalbania”, së bashku me gazetarët Mariglen Bita dhe Ervis Profka (Fieri web.com), si dhe gazetarin e mirënjohur Fatmir Popja, i cili është një nga themeluesit e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, i dorëzuan drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, “Çertifikatën e Mirënjohjes”, me motivacionin: “Për kontribut të veçantë në forcimin e transparencës institucionale dhe përmirësimin e ndjeshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe medias. Puna juaj ka ndikuar pozitivisht në krijimin e një klime besimi, respekti dhe bashkëpunimi të ndërsjellë, duke e bërë informacionin publik më të aksesueshëm dhe komunikimin me gazetarët më efikas.”

Drejtori i Përgjithshëm, Ilir Proda e cilësoi takimin si një moment të rëndësishëm dialogu dhe vlerësimi të ndërsjellë, jo vetëm me gazetarët e unionit të qarkut Fier, por me të gjithë gazetarët brenda dhe jashtë vendit që kanë interes të bashkëpunojnë dhe komunikojnë me Policinë e Shtetit, duke shprehur angazhimin e Policisë për të thelluar më tej marrëdhëniet me median, si një komponent thelbësor i forcimit të rendit dhe sigurisë publike.

“Së pari, më lejoni t’ju shpreh mirënjohjen time të sinqertë për këtë certifikatë vlerësimi, të cilën nuk e shoh thjesht si një çmim personal, por si mirënjohje për të gjithë Policinë e Shtetit, që prej kohësh e konsideron median si një partner të domosdoshëm në përmbushjen e misionit tonë”, u shpreh Proda.

“Gazetarët janë gur themeli i shoqërisë, ura lidhëse mes Policisë dhe qytetarëve, syri dhe veshi i tyre, por dhe pasqyra ku ne shohim punën tonë. Shpeshherë, jeni edhe oponenca konstruktive që na ndihmon të kuptojmë se ku duhet të përmirësohemi. Transparenca dhe marrëdhënia korrekte me median nuk janë vetëm detyrim ligjor, por kulturë pune dhe bindje personale imja, të cilën e kam vendosur në themel të veprimtarisë sonë institucionale”, shtoi ai.

“Ju siguroj se ky standard komunikimi dhe bashkëpunimi do të mbetet gjithmonë prioritet i Policisë së Shtetit. Ne do të jemi të hapur, të përgjegjshëm dhe të gatshëm për dialog, sepse e dimë se kur Policia dhe media punojnë së bashku me ndershmëri e besim, qytetarët fitojnë siguri, si dhe të vërtetën dhe shpresën për një shoqëri më të drejtë. Dua t’ju siguroj gjithashtu se Policia e Shtetit tashmë ka një udhëzues dhe protokoll sigurie për mbrojtjen e gazetarëve, si dhe një pikë kontakti që ndjek në dinamikë çdo denoncim apo shqetësim tuajin. Ne jemi të angazhuar maksimalisht për sigurinë dhe mbrojtjen tuaj”, tha Proda.

Ndërsa kryetari i Unionit, Vladimir Muçaj u shpreh se, “ky vlerësim është një dëshmi e qartë e progresit që ka bërë Policia e Shtetit në ndërtimin e një kulture të re institucionale, ku media nuk shihet si një pengesë, por si një partner përmes së cilës informacioni i saktë, i verifikuar dhe i shpejtë mbërrin te qytetari. Kjo marrëdhënie nuk është ndërtuar rastësisht. Ka qenë iniciativa e kësaj dege të Unionit dhe e të tjerave në Shqipëri, të përbëra nga gazetarë me përvojë shumëvjeçare dhe kontribute të rëndësishme në median kombëtare dhe lokale, që kanë nxitur dhe konsoliduar këtë bashkëpunim. Ky komunitet profesional gazetarësh, që i njeh sfidat dhe përgjegjësitë e informimit publik, e konsideron thelbësore që bashkëpunimi me institucionet ligjzbatuese të jetë i strukturuar, i sinqertë dhe i dobishëm për shoqërinë”.

Ai falënderoi Prodën për komunikimin me gazetarët, që shtoi Muçaj, “pavarësisht ngarkesës së madhe të punës që ke, na kthen përgjigje në kohë reale, dhe kjo është hera e parë që ndodh në Policinë e Shtetit, që një Drejtor i Përgjithshëm i përgjigjet medias në kohë dhe duke adresuar tek personat përgjegjës për zgjidhjen e kërkesave të gazetarëve”.

Gjatë takimit u diskutua gjerësisht për aspekte që mund të përmirësohen më tej në marrëdhënien media–polici, për sfidat në raportimin korrekt të ngjarjeve kriminale, për komunikimin më efikas në situata emergjente dhe për rritjen e aksesit të gazetarëve te informacioni zyrtar, pa cenuar hetimet apo proceset ligjore në vijim.

Një element i veçantë i takimit ishte edhe dhurimi i librit të gazetarit Mariglen Bita, i cili trajton çështje kyçe të funksionimit të medias dhe sfidat profesionale që e shoqërojnë atë në Shqipëri.

Takimi tepër miqësor u përmbyll me angazhimin e të dyja palëve për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe gazetarëve në tërësi, duke u bazuar në parimet e transparencës, respektit institucional dhe profesionalizmit.

/gj.m/j.p/

 

The post Ilir Proda vlerësohet me “Certifikatën e Mirënjohjes” nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Avionë dhe helikopterë kundër zjarreve falë Mekanizmit Evropian të Emergjencave Civile

14 August 2025 at 14:38

TIRANË, 14 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se vendi ynë është mbështetur nga avionët dhe helikopterët e vendeve të Bashkimit Evropian falë aktivizimit të Mekanizmit Evropian të Emergjencave Civile.

Lidhur me diskutimet për forcat nga ajri për avionët, Rama u shpreh se, “dua që ta dinë të gjithë ata që nuk janë të informuar lidhur me këtë se, në Evropë, BE, pjesë e të cilit ne jemi në këtë aspekt ka një Mekanizëm Evropian të Emergjencave Civile”.

“Mekanizmi Evropian i Emergjencave Civile nënkupton që të gjitha forcat ajrore në dispozicion, s’po flasim këtu për forca ajrore se ka dhe të tjerë elementë, të çdo shteti vendosen në funksion të mekanizmit. Dhe mbase disave që informohen pjesërisht, ose që keqinformohen ose që dezinformohen mund t’iu duket çudi, por po lexoj këtu tani listën e saktë dhe kjo mund të verifikohet lehtësisht nëse i referoheni Mekanizmit Evropian të Emergjencave Civile se sa forca ajrore kemi pasur ne në dispozicion gjatë këtyre momenteve kaq të vështira dhe sesi jemi përballur ne faktikisht me zjarret në këtë periudhë”, u shpreh Rama.

“Përveç 5 forcave ajrore të njësive ajrore të Forcave tona të Armatosura, pra helikopterëve, kemi pasur 1 avion Canadair nga Italia, 2 avionë Canadair nga Greqia dhe përfitoj nga rasti t’i bëj një falënderim të veçantë kryeministrit Mitsotakis, ministrit të Mbrojtjes, Dendias, miqve tanë grekë, ashtu si dhe miqve tanë italianë, sepse ishin dhe vetë dhe janë akoma në një situatë tejet të vështirë dhe megjithatë Mekanizmi Evropian funksionoi edhe falë dëshirës dhe vullnetit të tyre në këtë rast. Patëm dhe një avion Canadair nga Kroacia. Pra këta janë avionët”, tha Rama.

“Pastaj kemi pasur 2 helikopterë nga Hungaria, 1 helikopter nga Çekia, 1 helikopter nga Sllovakia, 2 avionë suedezë që kanë ardhur dhe kanë dhënë ndihmën e tyre dhe 2 helikopterë “Black Hawk” nga Emiratet e Bashkuara”, tha Rama. /j.p/

The post Rama: Avionë dhe helikopterë kundër zjarreve falë Mekanizmit Evropian të Emergjencave Civile appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Respekt për forcat zjarrfikëse, mbështetje ekstra financiare

14 August 2025 at 14:32

TIRANË, 14 gusht /ATSH/  Kryeministri Edi Rama shprehu sot mirënjohjen dhe respektin për të gjitha forcat e angazhuar në terren për shuarjen e zjarreve në të gjithë vendin.

“Siç kemi bërë edhe në vitet e shkuara, përtej të gjithë nderimeve dhe shprehjes së admirimit dhe respektit me fjalë, do kryejmë edhe mbështetjen ekstra financiare për ta, zjarrfikësit dhe për forcat si ata, që ishin në krye të gjithë kësaj rezistence kundër këtyre zjarreve të çmendur”, tha Rama.

Po ashtu, shtoi kryeministri, “kemi pasur në territor 368 mjete zjarrfikëse, të të gjitha strukturave vendore, si dhe 635 mjete të tjera me kapacitete dhe me funksione të ndryshme”.

/gj.m/j.p/

The post Rama: Respekt për forcat zjarrfikëse, mbështetje ekstra financiare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Fenomeni i zjarreve gjithnjë e më i pranishëm, 440 mijë hektarë u dogjën në gusht në Evropë

14 August 2025 at 14:18

TIRANË, 14 gusht /ATSH/  Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, vetëm në gusht janë djegur 440 mijë hektarë në territorin e Evropës dhe pjesa dërrmuese e tyre në territorit e Evropës jugore, pra në aksin midis Spanjës dhe Turqisë ku gjendemi edhe ne dhe bëhet fjalë për dyfishin e mesatares së llogaritur të 20 viteve të fundit”.

Në një bashkëbisedim live në rrjetet sociale me qytetarët, Rama mori shembullin e Spanjës dhe Turqisë që gjithashtu po vuajnë pasojat e zjarreve masive këtë verë të nxehtë.

“Këtë e them që të kuptohet një gjë. Ne mund të flasim shumë, ne mund të japim shumë mendime dhe të gjitha janë legjitime. Disa mund të thonë jo po duhen disa roje më shumë, disa mund të thonë jo po duhen disa avionë më shumë, disa mund të thonë jo po kjo, jo po ajo. Po flasim për fuqi të mëdha. Spanja është një nga fuqitë më të mëdha të NATO-s, është një nga ekonomitë më të mëdha, është një nga shtetet më të fuqishme dhe është përballur me një situatë shumë të rëndë”, u shpreh Rama.

“Turqia ka 55 500 njerëz të evakuuar në këto momente që flasim. 55 500 njerëz të evakuuar dhe dihet shumë mirë se çfarë avionësh dhe çfarë dronësh, çfarë ushtarësh e çfarë rojesh e çfarë organizimi ka Turqia. Pra duhet një reflektim i vockël fare për të mos bërë menjëherë nxjerrjen e konkluzioneve si ata që i nxjerrin konkluzionet nga shkallët e stadiumit dhe që janë trajnerët më të mirë sa pa u ulur aty në stolin ku rri trajneri dhe për të kuptuar që patjetër ka gjëra që duhen bërë më shumë më mirë. Patjetër ka gjëra që duhen adresuar, por nuk ka asnjë forcë magjike që të ndalojë zjarret”, theksoi Rama.

Rama theksoi se, “ky është një fenomen që po shkon duke u bërë gjithmonë më prezent”.

Kreu i qeverisë dha edhe një të dhënë tjetër.

“Në mes të korrikut të dhënat e sistemit evropian të zjarreve në pyje tregojnë se 230 mijë hektarë u dogjën. Pra flasim këtu në mesin e korrikut. Brenda kufijve të BE-së që do të thotë rreth 117 % e mesatares. Pra mbi mesataren e 20 viteve të fundit. Pra më shumë se dyfishin”, tha Rama.

Rama gjithashtu nënvizoi faktin se “këtë herë kemi pasur në dispozicion forca ajrore më shumë se çdo herë tjetër për shkak se kemi pasur nevojë më shumë se çdo herë tjetër”.
“Po t’ju marr t’ju rendis shtetet një e nga një të gjitha kanë situata me rritje të ndjeshme të zjarreve, të evakuimeve dhe të pasojave. Të gjitha pa përjashtim. Diçka duhet të na thotë kjo panoramë, kjo pasqyrë e përgjithshme ndryshe nga çfarë flasin ata që krihen. Lehaqeniet që krihen përpara pasqyrës kur digjen pyjet e Shqipërisë”, tha Rama.

/gj.m/j.p/

The post Rama: Fenomeni i zjarreve gjithnjë e më i pranishëm, 440 mijë hektarë u dogjën në gusht në Evropë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: Situata e zjarreve më e stabilizuar, 29 vatra aktive nga 57 të raportuara

14 August 2025 at 11:18

TIRANË, 14 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi sot lidhur me situatën nga zjarret në rang vendi.

MM thekson se, pas përpjekjeve intensive të mijëra forcave të emergjencave sot situata nga zjarret në vend është më e stabilizuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 57 vatra zjarri, nga të cilat 29 janë aktive, teksa aktualisht po punohet me intensitet në disa vatra.

Në qarkun Vlorë, në bashkinë Delvinë vijon puna për vatrën e zjarrit në Syrin e Kaltër. Në terren po operojnë: 67 forca zjarrfikëse me 11 automjete, 30 forca bashkiake, 80 efektivë të FA me 10 automjete transporti, 6 autoambulanca dhe 30 forca mbështetëse. Zjarri vazhdon aktiv në lartësitë e Malit të Sopotit.Vijon të jetë aktive vatra në fshatrat Pecë, Sirikat dhe Kardhikaq, bashkia Finiq. Situata po mbahet në vëzhgim nga strukturat vendore.Zjarri në fshatin Kuç, njësia administrative Horë-Vranisht, bashkia Himarë, vijon në një sipërfaqe me shkurre dhe pyje. Po operojnë forcat zjarrfikëse.Në fshatin Brataj, njësia administrative Brataj, bashkia Selenicë, është shfaqur një vatër zjarri. Po operojnë forcat zjarrfikëse.

Në qarkun Dibër, në Malin me Gropa në Biz të Martaneshit, në afërsi të fshatit Val, njësia administrative Martanesh, bashkia Bulqizë, në zonë të mbrojtur. Forcat zjarrfikëse janë përqendruar në monitorim duke mbajtur këtë vatër nën kontroll. Ditën e sotme në terren ndodhen 2 forca nga AdZM dhe 5 forca vullnetare.Në fshatin Tërnovë, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, zjarri është zhvilluar në disa vatra, por me intensitet të lartë në zonë me pyje,  ndihmuar nga era. Ditën e sotme vazhdon operacioni me 8 forca nga MZSH, 6 forca pyjore, 4 forca bashkiake dhe 30 efektivë të FA. Nuk ka rrezik për banesa.

Në qarkun Berat, në fshatrat Zhapokikë, Plashnik (lagja Lugas) dhe Zona e Mbrojtur “Rezervati i Menaxhuar Balloll” në zonën e Tërpanit, me origjinë në fshatin Rehovë, njësia administrative Tërpan, bashkia Poliçan. Në fshatin Plashnik, për shkak të intensitetit të lartë të zjarrit dhe erës së fortë u rrezikuan seriozisht banesat në lagjet Totaj, Ziflaj, Serjanaj dhe Beqiraj, ku dje u evakuan 20 banorë. Sot në ndihmë të forcave tokësore shkuan edhe 2 helikopterët e Emirateve të Bashkuara Arabe si dhe 2 helikopterët që operonin në bashkinë Gramsh. Në fshatin Velçan, njësia administrative Sinjë, bashkia Berat. Gjatë natës në terren qëndruan 2 grupe shërbimi me 2 automjete zjarrfikëse.Në fshatin Orizaj, njësia administrative Qendër Skrapar, bashkia Skrapar, vijon zjarri në një sipërfaqe me shkurre e bimësi mare. Vatra nuk paraqet rrezik dhe gjatë natës është mbajtur në monitorim nga strukturat bashkiake.Në fshatin Vokopolë, njësia administrative Tërpan, bashkia Poliçan, vatra e zjarrit ka qenë me intensitet të ulët dhe po mbahet në monitorim.Vatra e zjarrit midis qytetit të Poliçanit dhe fshatit Mbrakull vazhdon, por situata ka qenë e qetë dhe nën kontroll nga forcat zjarrfikëse.

Në qarkun Tiranë, në “Malin e Bërzhitës”, fshati Ibë, njësia administrative Bërzhitë, vijon zjarri. Gjatë ditës në terren u angazhuan 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë nga MZSH Tiranë, 5 forca APR dhe forca nga Policia e Shtetit, të cilët arritën ta vinin vatrën nën kontroll duke evituar rrezikun për banesat.Vijon puna për shuarjen e zjarrit në fshatin Damjan-Fortuzaj dhe Isufaj, njësia administrative Vaqarr, bashkia Tiranë. Në terren u angazhuan 3 automjete zjarrfikëse me 16 efektivë nga MZSH, 5 forca nga APR dhe forca nga Policia e Shtetit, të cilët arritën ta vinin vatrën nën kontroll. Në fshatin Ferraj dhe Zall-Herr, njësia administrative Zall Herr, bashkia Tiranë, vijon puna për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e terrenit kodrinor-malor ka qenë i vështirë veprimi i mjeteve zjarrfikëse dhe nuk u mundësua shuarja e plotë e flakëve, por u arrit të vihej nën kontroll duke evituar rrezikun për banesat.Vijon puna për shuarjen e zjarrit në fshatrat Spanesh dhe Kazie, njësia administrative Kryevidh, bashkia Rrogozhinë. Ditën e sotme zjarri është izoluar dhe po mbahet në vëzhgim.

Në qarkun Gjirokastër, vijon puna për shuarjen e zjarrit të ardhur nga bashkia Finiq në territorin e bashkisë Dropull, në drejtim të fshatit Dhuvjan dhe fshatrat Lugar e Frashtan, vatër e cila u përhap në dy fronte në majën e Leftokaresë dhe më pas u vu nën kontroll.Vijon puna për shuarjen e zjarrit në Hormovë, njësia administrative Qendër Tepelenë, bashkia Tepelenë. Sot nuk ka vatra aktive në fshatra, por vetëm në lartësi të Majës së Golikut. Në malin e Sopotit ka rënë zjarr në afërsi të antenave të RTSH. Sipërfaqja e djegur po mbahet nën monitorim.

Në qarkun Elbasan, sot që në orët e para të mëngjesit ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kullollas, njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, në një zonë pyjore. Në terren u angazhuan: 30 forca zjarrfikëse me 11 automjete të MZSH-ve Gramsh, Elbasan, Cërrik dhe Librazhd; 60 forca bashkiake; 80 forca vullnetare dhe 70 efektivë të FA me 2 mjete zjarrfikëse. Në operacionet ajrore morën pjesë 2 helikopterë (çek dhe sllovak). Operacioni vazhdon me angazhimin e forcave vendore. Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kodovjat, afër fshatit Posnovisht, njësia administrative Kodovjat, bashkia Gramsh. Pas punës së forcave në terren u arrit të izolohet zjarri dhe gjatë natës është mbajtur në monitorim. Vijon të jetë i pranishëm zjarri i rënë në fshatin Mukaj dhe fshatin Sojnik, njësia administrative Kukur, bashkia Gramsh, në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Nuk kanë qenë të rrezikuara banesat.

Në qarkun Shkodër, në bashkinë Fushë Arrëz, në fshatin Xath, njësia administrative Blerim ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit dhe vënien e tij në kontroll. Zjarri ka rrezikuar edhe fshatin Trun, në pjesën e majës së Kunor Dardhës, në një terren shumë të thyer malor. Aktualisht po operojnë forcat tokësore dhe helikopteri i FA.

Në qarkun Kukës, në fshatin Bele, njësia administrative Zapod, bashkia Kukës ka rënë zjarr në Parkun Natyror Korab-Koritnik, në një sipërfaqe pyjore. Vazhdon angazhimi i forcave në terren për izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit. *Qarku Korçë* Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të aktivizuar në një sipërfaqe pyjore me pisha në fshatin Gërmenj, njësia administrative Qendër Leskovik, bashkia Kolonjë. Në terren ndodhen forcat operacionale dhe 3 mjete për hapjen e rrugës dhe brezat e sigurisë kundër zjarrit. Gjatë ditës së djeshme ka patur shpërthime të municioneve që ndodheshin në brendësi të perimetrit të vatrës së zjarrit.

Situata është në mbikëqyrje nga MZSH Kolonjë.Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 65 automjete zjarrfikëse dhe 1,143 forca operacionale, të ndihmuar nga FA me 409 forca ushtarake, 23 automjete zjarrfikëse dhe 3 helikopterë të FA. Gjithashtu morën pjesë 7 helikopterë dhe 1 avion Canadair nga Italia.

 

/gj.m/

 

The post MM: Situata e zjarreve më e stabilizuar, 29 vatra aktive nga 57 të raportuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret, MM: Ndërhyrje me helikopter në fshatin Xath

14 August 2025 at 09:22

TIRANË, 14 gusht /ATSH/ Strukturat e Emergjencave Civile të Shkodrës ndodhen aktualisht në terren, në fshatin Xath të Bashkisë Fushë-Arrëz, ku po koordinojnë veprimet me autoritetet vendore, Forcat e Armatosura dhe ekipet mbështetëse për izolimin e vatrës së zjarrit.

Në operacion është angazhuar edhe një helikopter, i cili ka mbërritur për të ndihmuar në ndërhyrje.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se po ndiqen të gjitha procedurat për të garantuar sigurinë e banorëve dhe për të përballuar situatën sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja.

“Strukturat e Emergjencave Civile në Shkodër ndodhen në terren, në fshatin Xath të Bashkisë Fushë-Arrëz, duke koordinuar veprimet me strukturat vendore, Forcat e Armatosura dhe helikopterin e mbërritur për ndërhyrje”, theksoi Ministria e Mbrojtjes në një njoftim.

1 nga 2

/gj.m/j.p/

The post Zjarret, MM: Ndërhyrje me helikopter në fshatin Xath appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 13 August 2025Main stream

MM: 37 vatra zjarri aktive, flakët kanë depërtuar në banesat e lagjes Kasapaj në Delvinë

13 August 2025 at 15:52

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi sot për situatën e zjarreve në rang vendi, teksa gjatë orëve të fundit janë evidentuar 37 vatra zjarri aktive.

Në qarkun Vlorë, në bashkinë Delvinë, situata e zjarrit është problematike, pasi zjarri ka depërtuar në lagjen Kasapaj, në banesa. Në operacion po marrin pjesë edhe 2 helikopterë çek dhe sllovak në ndihmë të forcave tokësore. Gjithashtu po ndërhyn edhe avioni ‘Canadair’ nga italia.

Në bashkinë Finiq, vazhdon aktive vatra e shfaqur në Dhivër, e cila aktualisht është në Syrin e Kaltër, Pecë, Sirakat, Kardhikaq, në drejtim të bashkisë Delvinë, në kodrat që rrethojnë qytetin nga fshati Vllahat në drejtim të fshatit Kakodhiq. Njëkohësisht vatra ka kapur pllajën e faqes se malit të Gjerë dhe Sopotit. Për ditën e sotme po të operohet me kapacitet e bashkisë.

Në fshatin Bistricë, njësia administrative Mesopotam, bashkia Finiq. Zjarri zhvillohet në lartësi të malit. Nuk ka rrezik për banesat, po mbahet në kontroll.

Në fshatin Tremul, njësia administrative Aliko, bashkia Finiq, ku situata është e rënduar pasi rrezikohen banesat. Në terren ndodhen 1 automjet zjarrfikës me 3 efektiv të MZSH Finiq dhe 1 automjet 3 efektiv MZSH Sarandë.

Në Malin e Sopotit, bashkia Delvinë është aktivizuar një vatër zjarri, e cila po i afrohet territorit të bashkisë Gjirokastër. Në terren ndodhen forca nga MZSH Gjirokastër.

Në qarkun Dibër, vatra e zjarrit në Ternovë, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë ndihmuar nga era ka marrë përmasa. Në terren janë duke operuar forca nga MZSH, forcat e pyjores dhe punonjës të bashkisë si dhe forca të kompanive private të minierës, për shkak të terrenit e kanë të vështirë vënien në kontroll të zjarrit i cili favorizohet nga era pranë Liqenit të Zi. Në terren ndodhen 30 forca nga FA dhe 50 forca nga bashkia

Në Malin me Gropa në Bizë të Martaneshit, Bashkia Bulqizë, njësia administrative Martanesh, zjarri vijon aktiv. I prekur dhe fshati Val, por nuk paraqet rrezik për banesat. Po punohet për izolimin përfundimtar.

Në lagjen Miravec, fshati Sohodoll, njësia administrative Kastriot, bashkia Dibër, është shfaqur një vatër e re zjarri në sipërfaqee shkurre, ferra dhe hamullore, por pa rrezik për banesa. Në terren janë 4 forca MZSH, 1 mjet zjarrëfikes.

Në qarkun Berat, në fshatin Rehovë, njësia administrative Tërpan, bashkia Poliçan. Vazhdon të mbetet aktive vatra e zjarrit në “Rezervatin e Menaxhuar Balloll”, zonë e mbrojtur. Një pjesë e zjarrit po kalon në faqen perëndimore të Malit Selenicë, duke vendosur në rrezik disa banesa, fshati Çorogjaf, Lagje Selenicë. Në terren janë aktualisht 1 mjet zjarrfikës dhe 6 forca të FA, 1 mjet dhe 4 forca MZSH Dimal.

Në fshatin Vokopolë, njësia administrative Tërpan, bashkia Poliçan, si pasojë e një shkëndije nga shkëputja e linjës së tensionit është aktivizuar një vatër zjarri, e cila në pak kohë ka marrë përmasa. Në vendngjarje u angazhuan forca dhe mjete nga MZSH dhe bashkia. Si pasojë e zjarrit u dogjën 6 banesa, nga të cilat 3 të pabanuara. Vatra e zjarrit është me intensitet të ulët dhe po mbahet në monitorim.

Në fshatin Mbrakull, njësia administrative bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, në vazhdon aktive vatra e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Në terren ka ende forca operacionale.

Në fshatin Velçan, njësia administrative Sinjë, bashkia Berat. Vatra e zjarrit është riaktivizuar. Në vendngjarje po punojnë 3 automjete me 20 efektivë të MZSH si dhe 25 forca bashkiake. Ka përhapje të zjarrit dhe kërkohet mbështetje nga ajri.

Në fshatin Orizaj, njësia administrative Qendër Skrapar, bashkia Skrapar. Në terren po punojnë 6 forca zjarrfikëse dhe 2 mjete MZSH, 5 punonjës të Shërbimit Pyjor të bashkisë Skrapar, 5 forca vullnetare. Vatra është në Monitorim. Janë djegur rreth 100 ha me shkurre, ullinj dhe pemë frutore.

Në fshatin Çiflig, njësia administrative Poshnje, bashkia Kuçovë. Në vendngjarje po shkojnë 8 efektivë të MZSH me 1 mjet.

Në fshatin Goraj, njësia administrative Perondi, bashkia Kuçovë është shfaqur një vatër zjarri në një sipërfaqe me ullishte, e cila ka marrë përmasa. Në terren kanë shkuar 1 mjet zjarrfikës me 8 forca operacionale.

Në qarkun Tiranë, në fshatin Spanesh, Kazie dhe Spille, njësia administrative Kryevidh, bashkia Rrogozhinë. Zjarri është vënë nën kontroll. Vatra nuk paraqet rrezik për përhapje.

Në fshatin Ferraj dhe Zall-Herr, njësia administrative Zall-Herr, zjarri i nisur në datën 10.8.2025 po zhvillohet në territorin e këtyre fshatrave Ferraj dhe Zall Herr. Terreni kodrinor e bënë të vështirë ndërhyrjen e forcave dhe mjeteve nga toka. Në terren ndodhen 20 forca zjarrfikëse me 4 mjete MZSH të bashkisë Tiranë dhe Kavajë, 11 forca AdZM, 5 forca APR si dhe forca të policisë së Shtetit.

Në fshatin Damjan-Fortuzaj dhe Isufaj, zona e Arbanës, njësia administrative Vaqarr. Vatra është aktive në kodrat e Vaqarrit dhe Pezës. Nuk ka rrezik për banesa dhe po vazhdon monitorimi nga terreni.

Vijon aktive vatra e zjarrit të rënë në “Mali i Bërzhitës”, fshati Ibë, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë. Zjarri vazhdon të përhapet në fshatin Durishtë. Në terren ndodhen 12 forca zjarrfikëse me 3 mjete MZSH, 5 fora APR si dhe prezencë e Policisë së Shtetit.

Në Kodër Selitë, njësia administrative nr. 5, është aktivizuar një vatër zjarri dhe është nën kontroll.

Në qarkun Gjirokastër, në drejtim të fshatit Dhuvjan dhe fshatrat Lugar e Frashtan, vatra e cila erdhi nga bashkia e Finiqit u hap në dy fronte në majën e Leftokaresë: në fshatrat Lugar e Frashtan, vatra u vu nën kontroll, ndërsa po punohet për fikjen e vatrës në drejtim të fshatit Dhuvjan.

Në fshatin Hormovë, njësia administrative Qendër Tepelenë, bashkia Tepelenë .Nga puna e forcave në terren është shmangur rreziku për banesat. Kane ndërhyrë 4 zjarrfikës, 8 forca bashkiake nga bashkia Gjirokastër dhe 2 mjete. Vijon puna për shuarjen përfundimtare.

Ne fshatin Koshtan njësia administrative Qesarat, bashkia Memaliaj. Është shmangur rreziku për banesat dhe situata është ne monitorim me 4 mjete zjarrfikës dhe 1 mjet fouristradë.

Në fshatin Turan, njësia administrative Qendër Tepelenë, bashkia Tepelenë, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit, i cili u përhap në drejtim të fshatit Lekel dhe Kodër. Janë djegur dy stalla bagëtish, 1 lopë, 2 viça dhe 1 kal. Zjarri vazhdon të jetë aktiv, por e ka ulur disi intensitetin. Në terren operuan forca dhe mjete nga i gjithë qarku Gjirokastër, me 6 automjete zjarrfikëse me 23 efektivë, 20 forca policore, 20 forca bashkiake, 15 forca vullnetare dhe 20 forca nga FA. Sot vijon puna me forca në terren të ndihmuar nga dy helikopterët çek dhe sllovak.

Në fshatin Lazarat, bashkia Gjirokastër është shfaqur një vatër zjarri e ardhur nga Delvina.

Në bashkinë Dropull, fshati Goranxi mbi Manastirin e Shën Mërisë është shfaqur një vatër zjarri, e cila për momentin është normalizuar. Zjarri vazhdon matanë antenave të Sopotit në drejtim të Delvinës dhe Gjirokastrës.

Në qarkun Elbasan, vazhdon zjarri në fshatin Kullollas, Njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, ku situata është rënduar me përfshirjen edhe të fshatrave përreth Harunas. Zjarri është duke shkuar drejt fshatit Nartë, ku është dhënë njoftimi për evakuim. Pati një rritje të intensitetit të zjarrit. Të gjitha kapacitetet e qarkut janë të përqendruara në Gramsh. Janë duke operuar dy helikopterë EBA. Në terren ndodhen 2 mjete zjarrfikëse në zonën e Nartës dhe mbi fshatin Skënderbegas ndodhen 3 mjete zjarrfikëse.

Në fshatin Mukaj dhe fshatin Sojnik, njësia administrative Kukur, bashkia Gramsh, vijon të jetë aktiv zjarri në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në terren janë edhe forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe Gramshit afër fshatit Snosëm e Sojnik të shoqëruara edhe nga punonjës bashkiakë e banorë të zonës.

Në fshatin Garunjë, njësia administrative Pajovë, bashkia Peqin është aktivizuar një vatër zjarri.

Në fshatin Polis Gurëshpat, njësia administrative Polis, bashkia Librazhd është shfaqur një vatër e re zjarri. Në terren kanë shkuar 1 mjet zjarrfikës me 4 forca operacionale.

Në qarkun Shkodër, në fshatin Xeth, njësia administrative Blerim, bashkia Fushë Arrëz. Zjarri është në sipërfaqe pyjore dhe me shtrirje të madhe. Forca në operacion: 65 efektive FA, 2 mjete ZF, 16 efektiv zjarrfikës dhe 2 mjete nga bashkia Fushë Arrëz. 77 forca të bashkisë dhe pyjore. 16 forca policore. Situata sot është më e qetë dhe banesat janë jashtë rrezikut.

Në bashkinë Puke është raportuar zjarr në sipërfaqe pyjore, Mesul. Vatra e zjarrit është nën kontroll dhe mbahet në monitorim.

Në fshatin Shegan, njësia administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe. Terreni vështirëson punën e forcave.

Në njësinë administrative Postribë situata është nën kontroll.

Në qarkun Kukës, në bashkinë Kukës vatra e zjarrit në zonë pyjore Parku Natyror i Munellës në vendin e quajtur Maja e Zezë, është izoluar.

Në qarkun Korçë, në fshatin Gërmenj, njësia administrative Qendër Leskovik, bashkia Kolonjë. Vatra e zjarrit ngelet problematike për shkak të pranisë së municioneve, të cilët shpërthejnë herë pas here. Në terren për vlerësimin e situatës në lidhje me municionet luftarake ndodhen ekipe xheniere nga FA. Situata po vijon të monitorohet.

Në qarkun Lezhë, në fshatin Blinisht dhe Kotërr, njësia administrative Blinisht afër kishës së fshatit janë shfaqur dy vatra zjarri.

/gj.m/j.p/

The post MM: 37 vatra zjarri aktive, flakët kanë depërtuar në banesat e lagjes Kasapaj në Delvinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: 10 autorë të zjarrvënieve u arrestuan, 4 u proceduan gjatë 24 orëve të fundit

13 August 2025 at 15:47

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se, gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e Policisë kanë identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve.

Kreu i qeverisë theksoi se, 10 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 4 janë proceduar penalisht.

Rama nënvizoi në një postim në rrjetet sociale se, Forca Kombëtare e Sigurisë, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale janë në terren, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe mbështetur Emergjencat Civile e Zjarrfikësit për shuarjen e flakëve.

Më herët përmes një reagimi kryeministri theksoi se, ata që ndezin zjarre qëllimisht duhet të marrin dënimin më të rëndë që parashikon ligji.

“Ata që ndezin zjarre qëllimisht, shkatërrojnë pasurinë dhe rrezikojnë jetë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, duhet të marrin dënimin më të rëndë që parashikon ligji”, shkroi Rama.

/gj.m/j.p/

 

The post Rama: 10 autorë të zjarrvënieve u arrestuan, 4 u proceduan gjatë 24 orëve të fundit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: Ekipet e zjarrfikësve ndalojnë avancimin e flakëve drejt banesave në Delvinë

13 August 2025 at 14:33

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes, njoftoi sot se, ekipet e zjarrfikësve te BMEC (Forcat e Armatosura) kanë arritur të ndalojnë me sukses avancimin e flakëve drejt banesave në Delvinë.

Të shpërndara në pika të ndryshme të qytetit, mjetet zjarrfikëse dhe efektivët vazhdojnë prej disa orësh luftën me zjarrin.

Ministria e Mbrojtjes vuri në dukje se efektivët janë të mbështetur nga ajri dhe kanë bashkëpunimin me strukturat lokale të emergjencave civile dhe Policinë e Shtetit.

/gj.m/j.p/

 

The post MM: Ekipet e zjarrfikësve ndalojnë avancimin e flakëve drejt banesave në Delvinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Në dhjetëra zona, situata e zjarreve jashtë kontrollit

13 August 2025 at 14:00

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se, në dhjetëra zona situata e zjarreve është jashtë kontrollit.

Në një konferencë për shtyp, Berisha tha se, “në të katër anët e vendit u panë tmerre nga flakët dhe zjarret e papërmbajtura, në të cilat u dogjën mijëra hektarë pyje, kullota, dru frutorë. Me dhjetëra shtëpi, gjë e gjallë. Humbën jetën njerëz, u plagosën, u dogjën me djegie të shkallëve të ndryshme, një seri qytetarësh”.

“Shqipëria nuk ka qenë ndonjëherë në flakë si dy ditët e fundit. Por kjo gjendje emergjence kombëtare i gjen qytetarët shqiptarë nga jugu në veri, pothuajse tërësisht të braktisur nga narkoshteti”, tha kreu i PD.

Sipas tij, “Delvina është e rrethuar nga flakët, fshatrat e Fushë Arrëzit gjithashtu”.

Në Gramsh, theksoi Berisha, “vazhdon shkatërrimi dhe djegia e gjësë së gjallë”.

“Në dhjetëra zona është një situatë tërësisht jashtë kontrollit”, tha ai, teksa shtoi se, “në qoftë se ka një situatë që quhet emergjencë kombëtare, për çdo shqiptar përveç se narkoqeveritarët, kjo është një emergjencë kombëtare”.

“Në vend të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, këshilli vazhdon ahengjet nëpër festa të bashkive lokale”, u shpreh Berisha.

Berisha shtoi se, “natyrisht temperaturat e larta janë terreni i kësaj që po ndodh dhe shpirti kriminal i individëve të caktuar që luajnë me zjarrin është ai që inicion, ndez zjarrin dhe ata meritojnë dënimin më të madh”.

Sipas Berishës, po të kishte qeveri të vërtetë Delvina dhe zona të tjera sot do ishin shpallur zona të fatkeqësisë natyrore.

“Po të kishte qeveri të vërtetë nuk mund të diskutohet që Delvina dhe zona të tjera sot, do ishin shpallur zona të fatkeqësisë natyrore”, theksoi Berisha. /gj.m/j.p/

 

The post Berisha: Në dhjetëra zona, situata e zjarreve jashtë kontrollit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arrestohen 4 autorë të zjarrvënieve në Berat

13 August 2025 at 12:27

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Në Berat janë  identifikuar dhe vënë në pranga 4 autorët e zjarrvënieve në lagjen “Uznovë” dhe në fshatrat Osmëzezë dhe Drenovicë.

Si pasojë e zjarreve u rrezikuan banesa dhe serra, si dhe u dogjën sipërfaqe toke dhe pemë frutore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat arrestuan shtetasit Sh. D., 49 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në këtë lagje, ku si pasojë janë rrezikuar banesa dhe është djegur një sipërfaqe toke.

Z. M., 56 vjeç, banues në fshatin Osmëzezë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij në këtë fshat, ku si pasojë janë djegur sipërfaqe toke dhe pemë frutore në pronësi të 2 shtetasve.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal arrestuan shtetasit S. M., 53 vjeç dhe L. B., 56 vjeç, të dy banues në fshatin Samatic, pasi dyshohet se kanë ndezur zjarre në fshatin Drenovicë, ku janë djegur pemë ulliri, si dhe është rrezikuar djegia e disa serrave.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon sërish, për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me pasoja penale.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

/gj.m/j.p/

The post Arrestohen 4 autorë të zjarrvënieve në Berat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret, MM urdhëron evakuimin e banorëve në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë

13 August 2025 at 13:45

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes nxori sot urdhër urgjent evakuimi për evakuim për banorët në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë.

“Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë, u bëjmë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë drejt zonave të sigurta”, thekson MM në një njoftim.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 vatra zjarri janë ende aktive.

Mbi 10 mijë forca të emergjencave, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile ndodhen në terren dhe situata po shkon drejt stabilizimit. Operacioni i gjerë kundër zjarreve ka vijuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës, duke synuar kufizimin e perimetrit të flakëve pranë zonave të banuara dhe parqeve kombëtare në të gjithë vendin. Nga ajri po operojnë edhe tre helikopterë në Gramsh dhe dy të tjerë në Delvinë.

/gj.m/j.p/

 

The post Zjarret, MM urdhëron evakuimin e banorëve në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: 24 vatra zjarri aktive e mbi 10 mijë forca në terren, situatë më kritike në Finiq e Delvinë

13 August 2025 at 12:14

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 vatra zjarri janë ende aktive.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se, mbi 10 mijë forca të emergjencave, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile ndodhen në terren dhe situata po shkon drejt stabilizimit.

Operacioni i gjerë kundër zjarreve ka vijuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës, duke synuar kufizimin e perimetrit të flakëve pranë zonave të banuara dhe parqeve kombëtare në të gjithë vendin. Nga ajri po operojnë edhe tre helikopterë në Gramsh dhe dy të tjerë në Delvinë.

Situata më problematike është në vatrat në qarkun Vlorë në bashkinë Delvinë dhe Finiq.

Në Delvinë, zjarri i depërtuar nga Syri i Kaltër ka përfshirë fshatrat Pecë, Sirakat dhe Kardhikaq, duke arritur deri pranë kurorës së bashkisë. Flakët u shtrinë nga Vllahati drejt Kakodhiqit, duke shkaktuar djegien e 5 shtëpive, prej të cilave 4 të pabanuara. Në operacione janë angazhuar 36 efektivë zjarrfikës me 5 mjete, 120 trupa të FA, forca të FNSH, Delta, Shqiponjat, policia vendore dhe bashkiake, si dhe 7 autobote uji. Zjarri është zhvendosur mbi fshatin Vllahat, ku po ndërhyhet nga ajri me helikopterë çek dhe sllovak.

Në Finiq, vazhdon aktive vatra që ka prekur zonën nga Syri i Kaltër deri në pllajën e malit të Gjerë dhe Sopotit. Në Bistricë, vatra po mbahet nën monitorim. Në Parkun e Rëzomës, mbi tunelin e Skërficës, zjarri vijon, por terreni i vështirë nuk lejon ndërhyrje.

Në qarkun Elbasan në bashkinë Gramsh, në Kullollas dhe njësinë Skënderbegas, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke përfshirë disa fshatra dhe shkaktuar një viktimë. Janë raportuar dëme në banesa. Situata mbetet e rëndë dhe po ndërhyhet nga ajri. Në Mukaj e Sojnik, zjarri vijon në sipërfaqe me shkurre dhe ferra, me forcat vendore dhe FA në terren.

Në qarkun Gjirokastër, në bashkinë Tepelenë, në Hormovë, rreziku për banesat është shmangur, por puna për shuarjen vazhdon. Në Turan, flakët janë përhapur drejt Lekelit dhe Koderit, duke djegur dy stalla dhe kafshë. Në terren kanë operuar forca zjarrfikëse, policore, bashkiake, vullnetare dhe ushtarake, si dhe helikopterë çek e sllovak.

Në qarkun Shkodër, në bashkinë Fushë Arrëz, në Xeth, vatra po digjet në një zonë me pisha. Janë angazhuar forca të shumta nga FA, MZSH, policia dhe shërbimi pyjor. Situata paraqitet më e qetë, por puna vijon për izolimin e plotë.

Në qarkun Tiranë, në malin e Bërzhitës dhe fshatin Durishtë, zjarri është mbajtur nën kontroll me ndërhyrje nga ajri dhe toka. Në zonën Arbanë (Damjan e Isufaj), flakët morën përmasa të mëdha dhe u ndërhy me helikopter kroat. Në Ferraj dhe Zall-Herr, vatrat po mbahen nën monitorim, ndërsa në Kryevidh të Rrogozhinës janë djegur rreth 100 ha dhe dy shtëpi të pabanuara.

Në qarkun Dibër, në malin me Gropa, Biz të Martaneshit, zjarri vazhdon në zonë të mbrojtur, larg banesave. Në Ternovë, operacioni vazhdon me forca vendore dhe të FA.

Në qarkun Korçë, në bashkinë Kolonjë, në Gërmenj, zjarri në pyjet me pisha zhvillohet në terren të vështirë, me shpërthime municionesh në perimetrin e flakëve. Ndërhyrja e drejtpërdrejtë është e vështirë dhe po mbahet nën mbikëqyrje.

Puna po vijon ndërkohë edhe në vatrat, ku nuk ka rrezik për banesa apo gjënë e gjallë.

Sa i përket parashikimit të motit dhe rrezikshmërisë për zjarre, sipas të dhënave meteorologjike, vendi pritet të përballet me temperatura të larta dhe erëra të forta në orët e mesditës, çka rrit rrezikun për riaktivizimin dhe përhapjen e vatrave ekzistuese, si dhe krijimin e zjarreve të reja. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të re.

 

/gj.m/

 

The post MM: 24 vatra zjarri aktive e mbi 10 mijë forca në terren, situatë më kritike në Finiq e Delvinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rehabilitimi i aksit Peshkopi-Degëzim Kuben, ARRSH: Përmirësim i shtresave asfaltike

13 August 2025 at 10:38

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se po vijojnë punimet për përmirësimin e shtresave asfaltike në aksin Peshkopi – Degëzim Kuben.

ARRSH thekson se, në kuadër të punimeve për rehabilitimin e aksit Peshkopi – Degëzim Kuben po punohet me mjete dhe punëtorë për përmirësimin e shtresave asfaltike përgjatë gjithë segmentit.

Sipas ARRSH, përfundimi i këtyre punimeve do të plotësohet me vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe vertikale duke sjellë rritjen e sigurisë rrugore dhe qarkullim më të shpejtë e të sigurt.

1 nga 4

/gj.m/j.p/

The post Rehabilitimi i aksit Peshkopi-Degëzim Kuben, ARRSH: Përmirësim i shtresave asfaltike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UEFA Conference League, Egnatia dhe Dinamo City luajnë nesër duelet vendimtare të turit të tretë

13 August 2025 at 10:34

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Egnatia dhe Dinamo City do të luajnë nesër duelet vendimtare të turit të tretë të UEFA Conference League, me objektivin e vetëm për t’u kualifikuar në fazën play-off.

Kampionët në fuqi të Shqipërisë janë më pranë se kurrë për ta arritur këtë objektiv dhe u mjafton edhe një fitore me rezultat minimal, pasi sfida e parë në Ljubljana, në stadiumin “Stožice”, u mbyll në barazim pa gola 0-0.

Gjithçka do të vendoset në Rrogozhinë, në “Egnatia Arena”, ku kampionët e Shqipërisë do të kenë mbështetjen e madhe të tifozëve për të siguruar një tjetër arritje historike. Ndeshja do të luhet në orën 21:00.

Në “Air Albania” do të zhvillohet superdueli Dinamo City – Hajduk Split. Blutë e Dinamos zhvilluan një ndeshje të mirë, shënuan të parët në transfertë, por u mundën 2-1.

Megjithatë, gjithçka mbetet e hapur dhe kualifikimi do të vendoset në Tiranë. Sfida Dinamo City – Hajduk Split do të luhet në orën 20:45.

/gj.m/j.p/

 

The post UEFA Conference League, Egnatia dhe Dinamo City luajnë nesër duelet vendimtare të turit të tretë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Operacion i gjerë kundër zjarreve gjatë natës, tre helikopterë në Gramsh dhe dy në Delvinë

13 August 2025 at 10:14

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur sot se, operacioni i gjerë kundër zjarreve ka vijuar pa ndalim gjatë gjithë orëve të natës për të kufizuar perimetrin e flakëve në afërsi të zonave të banuara dhe parqet kombëtare në mbarë Shqipërinë.

Në një postim në rrjetet sociale Vengu u shpreh se, tre helikopterë po operojnë në Gramsh dhe dy të tjerë në Delvinë, ndërsa qindra efektivë të emergjencave lokale dhe të Forcave të Armatosura po punojnë pa u ndalur në zonat më të nxehta: Fushë Arrëz, Gramsh, Tepelenë, Dropull, Delvinë dhe Finiq.

Më herët, gjatë mesditës së djeshme, situata u paraqit kritike edhe në disa fshatra të Gramshit.

Vengu theksoi se po punohet me vendosmëri, profesionalizëm dhe përkushtim për të mbrojtur jetën, pronën dhe mjedisin.

Ministri gjithashtu shprehu mirënjohje për çdo forcë të angazhuar në këtë sfidë.

/gj.m/

 

The post Vengu: Operacion i gjerë kundër zjarreve gjatë natës, tre helikopterë në Gramsh dhe dy në Delvinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dy foshnje vijnë në jetë përmes fertilizimit in vitro, Rama: Tashmë ofrohet në sistemin publik

13 August 2025 at 08:57

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot rastin e suksesit me lindjen e dy foshnjave të tjera përmes procedurës in vitro.

Dua dhe Mertoni janë dy foshnje që erdhën në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” falë programit kombëtar për trajtimin e infertilitetit.

“Dy gëzime të reja nga materniteti “Koço Gliozheni”, Dua dhe Mertoni që erdhën në jetë falë programit kombëtar për trajtimin e infertilitetit, përmes procedurës in vitro që tashmë ofrohet në sistemin publik”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale se.

Sistemi shëndetësor publik ofron tashmë shërbimin e fertilizimit in vitro (FIV) falas për çiftet që përballen me infertilitetin, përmes Qendrës së Teknikave të Riprodhimit Mjekësor të Asistuar (RMA) pranë Maternitetit “Koço Gliozheni”.

Për herë të parë pranë Spitalit Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “Koço Gliozheni ka ardhur në jetë në 17 dhjetor 2024, fëmija i parë me teknikën e riprodhimit të asistuar.

Paketa e fertilitetit synon të mbështesë çiftet e reja përmes shërbimit falas të Fertilizimit in Vitro (FIVET).

Me buxhetin e këtij viti, rreth 150 çifte të reja po mbështeten për të realizuar ëndrrën e tyre për të krijuar familje.

1 nga 2

/gj.m/j.p/

The post Dy foshnje vijnë në jetë përmes fertilizimit in vitro, Rama: Tashmë ofrohet në sistemin publik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

MM: 27 vatra zjarri aktive, në Delvinë të angazhuar efektivë të FA dhe forca nga katër bashki

12 August 2025 at 22:48

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes dha sot informacion mbi situatën e zjarreve në vend.

Aktualisht në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë aktive dhe 7 po mbahen nën monitorim. Situata më problematike vijon të jetë në jug të vendit, me rrezik të lartë për zonat e mbrojtura, banesat dhe infrastrukturën.

Në qarkun Vlorë, bashkia Delvinë, zjarri i nisur në Finiq ka kaluar në territorin e Delvinës, duke rrezikuar edhe qytetin, pas fshatrave Pecë, Kranë, Krongj, Kardhikaq dhe Sirakat. Po vijon evakuimi i banorëve në zonat e rrezikuara. Në terren kanë operuar helikopteri i FA-së, 2 avionë grekë PZL, 1 helikopter çek dhe 1 sllovak. Bashkia Delvinë po hap breza mbrojtës me skrepa, ndërsa kërkohet mbështetje shtesë nga ajri për shkak të riskut të lartë.

Sipas njoftimit, për shkak të flakëve që po afrohen me qytetin, shumica e forcave të bashkive Sarandë, Gjirokastër, Konispol dhe Finiq, së bashku me Brigadën e Mbështetjes së Emergjencave Civile të Forcave të Armatosura, janë dislokuar në terren për të luftuar vatrat e rrezikshme të zjarrit dhe për të ndihmuar në evakuimin e banorëve. Nuk ka rrezik për banesat.

Po ashtu në Delvinë i pranishëm është dhe Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu. Ai po  ndjek nga afër situatën.

Fshati Sevaster, Nj. A. Sevaster – Në terren ndodhet mjeti zjarrfikës i Selenicës me efektivët e tij. Flakët, të favorizuara nga era dhe terreni, po rrezikojnë disa banesa. Ka nisur evakuimi i banorëve.

Fshati Mesaplik, Nj. A. Brataj – Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar banesa. Forcat zjarrfikëse të Vlorës po ndërhyjnë me mjete dhe efektivë, ndërkohë që po vijon evakuimi i banorëve.

Bashkia Dropull – Zjarri i ardhur nga Finiqi është shtrirë nga lartësitë mbi fshatin Goric deri në fshatin Dhuvjan (ish-reparti ushtarak i Leftokaresë). 20 forca të bashkisë Dropull po e mbajnë nën monitorim. Nuk ka rrezik për banesat.

Parku i “Rëzom” – Maja e “Lucës” – Vatra në sipërfaqe me shkurre e pyll vazhdon aktive. Terreni i thyer nuk lejon ndërhyrje me mjete, por AdZM do të kryejë ndërhyrje në orët e para të mëngjesit.

Lagjja “15 Tetori”, Vlorë – Vatër aktive në kodrën pas bashkisë. Në terren ndodhet 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë.

Rrethrrotullimi i Orikumit – Vatër aktive, ku po ndërhyhet me 1 mjet zjarrfikës dhe 3 efektivë.

Në qarkun Dibër në Ternovë, Zerqan – Bulqizë, zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Po punojnë forcat e MZSH-së, pyjores, bashkisë dhe kompanive minerare, si dhe 30 trupa FA.

Mali me Gropa, Biz – Martanesh – Vatër në zonë të mbrojtur, larg zonave të banuara. Monitorim nga AdZM dhe njësia vendore.

Fshati Luzni – Zjarri rrezikoi banesat, por forcat operacionale arritën ta vendosin nën kontroll.

Xibër Murriz – Klos – Vatër nën monitorim, pa rrezik.

Në qarkun Berat, fshati Rehovë – Poliçan – Riaktivizim me përmasa të mëdha, që po prek fshatrat Rehovë, Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik e Panarit, si dhe Rezervatin e Mbrojtur “Balloll”. Kërkohet ndërhyrje nga ajri.

Në fshatin Vokopolë  u evakuuan banorët. Në vendngjarje janë edhe efektivë të FA dhe forca nga bashkitë përreth. Situata është kritike.

Fshati Mbrakull – Poliçan – Zjarri ka kaluar pranë ujësjellësit dhe qytetit. Po punojnë 35 forca FA, 65 forca MZSH, 15 forca bashkiake dhe mjetet zjarrfikëse të zonës.

Fshati Velçan – Sinjë – Vatër nën monitorim.

Fshati Orizaj – Qendër Skrapar – Zjarr në sipërfaqe me shkurre, po monitorohet.

Në qarkun Tiranë në Spanesh – Rrogozhinë, zjarri pranë banesave, është kryer evakuim i banorëve.

Ferraj dhe Zall-Herr – Tiranë – Forcat zjarrfikëse dhe APR po punojnë për izolimin.

Damjan dhe Isufaj – Vaqarr – Vatra e madhe po përparon drejt Pezë-Helmës. Po ndërhyhet me 20 forca zjarrfikëse dhe mjete.

Mali i Bërzhitës – Ibë – Vatra aktive, pa rrezik të menjëhershëm.

Në qarkun Gjirokastër në Hormovë – Tepelenë, zjarri rrezikon banesat, është kryer evakuimi i banorëve. Ndërsa të gjitha strukturat janë në terren.

Koshtan – Memaliaj. Zjarri ka përhapje të madhe. Banorët janë evakuuar, por 3 banesa janë përfshirë nga zjarri. Forcat zjarrfikëse me mjetin zjarrfikës si dhe forca vullnetare dhe Policia e Shtetit janë pozicionuar në sheshin e Teqesë dhe po punojnë për të ruajtur banesat e tjera.

Turan – Tepelenë – Janë djegur dy stalla bagëtish. Po punojnë forcat tokësore dhe ajrore.

Në qarku Elbasan në Kullollas – Gramsh, situatë e rënduar, është raportuar një humbje jete. Banorët janë evakuuar. Për shkak të flakëve janë bllokuar edhe disa rrugë që lidhin fshatrat. Në bashkinë Gramsh janë marrë masa për strehimin e banorëve të evakuuar.

Mukaj dhe Sojnik – Gramsh – Situatë problematike. Mbi 150 forca po punojnë për izolimin e zjarrit në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Është kërkuar ndërhyrja me 50 forca operacionale FA. Në terren janë edhe forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe Gramshit afër fshatit Snosëm e Sojnik, të shoqëruara edhe nga punonjës bashkiak e banorë të zonës.

Në qarkun Shkodër në Xath – Fushë-Arrëz, po ndërhyhet me mbi 170 forca dhe mjete. Falë ndërhyrjes së koordinuar, deri tani është bërë i mundur shpëtimi i banesave që ishin në rrezik në fshatrat Xhath dhe Flet. Aktualisht po punohet me intensitet të lartë për izolimin dhe shuarjen e vatrave në disa drejtime, megjithë terrenin e vështirë.

Baks–Rrjoll – Velipojë – Vatër në kallamishte, po punohet për shuarjen.

Qyteti i Pukës – Vatra në kontroll.

Ura e Shtrejtë – Postribë – Monitorim i vazhdueshëm.

Në qarkun Kukës në Gegaj – Tropojë, vatër e izoluar, pa rrezik për banesat.

Parku i Monellës – Kukës – Vatër nën monitorim.

Në qarkun Korçë në Gërmenj – Leskovik, zjarri në Parkun Natyror vijon aktiv, po monitorohet.

Në qarkun Fier në Gjonc-Selisht – Cakran, vatër e vendosur nën kontroll, monitorim.

Bashkia Lushnjë – Vatër e re, po ndërhyhet me forcat zjarrfikëse të Divjakës.

/gj.m/a.f/r.e/

The post MM: 27 vatra zjarri aktive, në Delvinë të angazhuar efektivë të FA dhe forca nga katër bashki appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌