Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 August 2025Main stream

Topi i Artë 2025/ Publikohet lista e plotë e të nominuarve

By: gaze tare
7 August 2025 at 17:45

Ceremonia e Topit të Artë 2025 do të zhvillohet në Théâtre du Châtelet në Paris, të hënën, më 22 shtator – një muaj më herët se zakonisht. Lista e plotë e kandidatëve për meshkuj dhe femra tashmë është publikuar.

Në krye të listave ndodhen lojtarët më të spikatur nga Paris Saint-Germain dhe Arsenal, që triumfuan në Ligën e Kampionëve për meshkuj dhe femra përkatësisht. Barcelona përfaqësohet gjerësisht në të dy kategoritë, me emra si Lamine Yamal, Alexia Putellas, Pedri, Aitana Bonmatí e të tjerë.

Fituesi i vitit të kaluar, Rodri i Manchester City, mungon këtë vit pas një dëmtimi të ligamentit të kryqëzuar që e la jashtë fushës për pjesën më të madhe të sezonit. Kështu, në vitin 2025 do të kemi një fitues të ri në kategorinë e meshkujve.

Kandidatët për Topin e Artë 2025 – Meshkuj

Lojtari Ekipi

Jude Bellingham Real Madrid
Ousmane Dembélé Paris Saint-Germain
Gianluigi Donnarumma Paris Saint-Germain
Désiré Doué Paris Saint-Germain
Denzel Dumfries Inter Milan
Serhou Guirassy Borussia Dortmund
Erling Haaland Manchester City
Viktor Gyökeres Sporting Lisbon / Arsenal
Robert Lewandowski Barcelona
Achraf Hakimi Paris Saint-Germain
Harry Kane Bayern Mynih
Khvicha Kvaratskhelia Paris Saint-Germain
Alexis Mac Allister Liverpool
Lautaro Martinez Inter Milan
Scott McTominay Napoli
Kylian Mbappé Real Madrid
João Neves Paris Saint-Germain
Nuno Mendes Paris Saint-Germain
Michael Olise Bayern Mynih
Cole Palmer Chelsea
Pedri Barcelona
Fabián Ruiz Paris Saint-Germain
Declan Rice Arsenal
Raphinha Barcelona
Mohamed Salah Liverpool
Vinícius Júnior Real Madrid
Virgil van Dijk Liverpool
Vitinha Paris Saint-Germain
Florian Wirtz Bayer Leverkusen / Liverpool
Lamine Yamal Barcelona

Favoritët për çmimin përfshijnë Dembélé, Yamal, Raphinha dhe Salah.

Dembélé udhëheq garën pas sezonit spektakolar me PSG, duke fituar tripletën (Ligue 1, Kupa e Francës dhe Liga e Kampionëve).

Barcelona, megjithë dominimin në kompeticionet vendase, pati mangësi në garat evropiane, çka mund të ndikojë negativisht në shanset e Yamal dhe Raphinha.

Mohamed Salah pati një sezon të shkëlqyer në Premier League me Liverpool, por mungesa e trofeve në kompeticionet e tjera pritet të ndikojë në garën e tij për çmimin.

Kandidatët për Topin e Artë 2025 – Femra
Lojtarja Ekipi
Sandy Baltimore Chelsea
Barbra Banda Orlando Pride
Aitana Bonmatí Barcelona
Lucy Bronze Chelsea
Klara Bühl Bayern Mynih
Mariona Caldentey Arsenal
Sofia Cantore Washington Spirit
Steph Catley Arsenal
Temwa Chawinga Kansas City Current
Melchie Dumornay Olympique Lyonnais
Emily Fox Arsenal
Cristina Girelli Juventus
Esther González NJ/NY Gotham FC
Caroline Graham Hansen Barcelona
Hannah Hampton Chelsea
Pernille Harder Bayern Mynih
Patri Guijarro Barcelona
Amanda Gutierres Palmeiras
Lindsey Heaps Olympique Lyonnais
Chloe Kelly Manchester City / Arsenal
Frida Leonhardsen-Maanum Arsenal
Marta Orlando Pride
Klara Mateo Paris FC
Ewa Pajor Barcelona
Clàudia Pina Barcelona
Alexia Putellas Barcelona
Alessia Russo Arsenal
Johanna Rytting Kaneryd Chelsea
Caroline Weir Real Madrid
Leah Williamson Arsenal

Arsenali dominoi Evropën me dy tituj të Ligës së Kampionëve nën drejtimin e Renée Slegers, përfshirë edhe fitoren kundër Barcelonës në finalen e Lisbonës. Lojtare si Russo, Kelly dhe Williamson ishin gjithashtu pjesë e suksesit të Anglisë në Kampionatin Evropian për Femra.

Në garë për çmimin janë edhe emra të tjerë të mëdhenj si Barbra Banda, Temwa Chawinga, Pernille Harder, Mariona Caldentey dhe Sandy Baltimore.

Në pritje të një mbrëmjeje spektakolare më 22 shtator, vëmendja tashmë është e përqendruar te performancat që vendosin fatin e Topit të Artë 2025.

The post Topi i Artë 2025/ Publikohet lista e plotë e të nominuarve appeared first on iconstyle.al.

Çfarë ndodhi mes tyre? Rozana Radi flet për raportin me Gjestin

By: gaze tare
7 August 2025 at 17:13

Rozana Radi ka reaguar së fundmi lidhur me raportin e saj me Gjestin, duke sqaruar se mes tyre nuk ka më asnjë lloj komunikimi. E pyetur nëse kanë folur apo kanë pasur ndonjë kontakt në rrjete sociale, këngëtarja u shpreh:

“Jo, nuk kam folur me Gjestin. Nuk e kam në Instagram, as nuk më ka. Nuk kemi asnjë lloj kontakti.”

Megjithatë, pavarësisht mungesës së komunikimit, Rozana nuk nguron t’i urojë të mirat:

“Uroj që të jetë mirë dhe të ketë sukses në gjërat që po bën, siç ia kam uruar përherë.”

Deklarata e saj konfirmon përfundimisht distancën mes tyre, por njëkohësisht tregon se nuk ka asnjë ndjenjë keqdashëse, përkundrazi, një urim i sinqertë për të ardhmen e tij.

The post Çfarë ndodhi mes tyre? Rozana Radi flet për raportin me Gjestin appeared first on iconstyle.al.

I arratisuri më famëkeq në SHBA mbetet i zhdukur për 50 vjet: shpërblimi është ende në fuqi

By: gaze tare
7 August 2025 at 17:07

Arratisja e një vrasësi të dënuar mbetet një mister i pazgjidhur në Shtetet e Bashkuara. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 50 vjet që nga dita kur ai u arratis nga burgu policia nuk ka qenë në gjendje ta gjejë atë.

Në fakt, që nga viti 2018 ai është konsideruar si një nga të arratisurit më famëkeq në SHBA dhe qeveria po ofron një shpërblim prej 50,000 dollarësh për këdo që ofron informacione që do të ndihmojnë në arrestimin e tij.

Historia e të arratisurit Lester Eubanks

Lester Eubanks vrau 14-vjeçaren Mary Ellen Deener në Mansfield të Ohajos, më 14 nëntor 1965, ndërsa vajza po ndihmonte prindërit e saj me rrobat e lara. Në kohën e vrasjes, Eubanks sapo ishte liruar me kusht për tentativë përdhunimi. Incidenti kishte ndodhur tre muaj para se ai të vriste Mary-n.

Në vitin 1972, dënimi i tij me vdekje u ndryshua në burgim të përjetshëm, por një vit më vonë ai e shfrytëzoi menjëherë mundësinë për t’u arratisur nga burgu kur iu paraqit mundësia. Eubanks iu dha një mision i veçantë: të dilte nga burgu për të bërë disa pazar për Krishtlindje.

Dhe ndërsa ata po prisnin që ai të kthehej, kjo nuk ndodhi. Eubanks dhe të burgosurit e tjerë u çuan në një qendër tregtare pa mbikëqyrje. Megjithatë, atyre iu tha të ktheheshin në një kohë të caktuar, por Eubanks nuk u kthye kurrë. Arratisja e tij ndodhi më 7 dhjetor 1973 dhe që atëherë ai ka mbetur i arratisur, me policinë që nuk ka arritur ta gjejë për dekada të tëra.

Gabimi i policisë dhe tre rastet

Eubanks pati fat sepse një urdhër arresti federal kundër tij u hoq aksidentalisht nga baza e të dhënave. Ky gabim nuk u zbulua deri në vitet 1990.

Një apel televiziv për informacion në lidhje me Eubanks mblodhi një sasi të madhe informacioni dhe një grua doli hapur dhe tha se i arratisuri kishte jetuar me të për disa vite. Megjithatë, nuk pati përparim.

Hetuesit besojnë se ai u kthye në Ohajo në tre raste të ndryshme midis viteve 2003 dhe 2012 për të marrë pjesë në funeralet familjare. Ai ende nuk është arrestuar. Pavarësisht të gjitha llojeve të informacionit në lidhje me vendndodhjen e tij të kaluar dhe punët që punonte, policia nuk ka qenë në gjendje ta gjejë vrasësin e dënuar deri më sot.

Nëse do të ishte gjallë tani, do të ishte 81 vjeç.

Rasti i vrasësit të dënuar të zhdukur iu dorëzua zyrtarisht një njësie hetimi penal në vitin 2016, me hetuesit që gjurmuan qindra pista hetimi, por nuk arritën ta gjenin atë.

Një shpërblim prej 50,000 dollarësh është në dispozicion për këdo që mund të ofrojë informacion që çon në arrestimin e vrasësit, dhe që nga viti 2018 ai konsiderohet si një nga 15 të arratisurit më të kërkuar të USMS.

The post I arratisuri më famëkeq në SHBA mbetet i zhdukur për 50 vjet: shpërblimi është ende në fuqi appeared first on iconstyle.al.

Lojtari më i shtrenjtë në botë! Lamine Yamal lë pas të gjithë yjet e tjerë të futbollit

By: gaze tare
7 August 2025 at 16:30

Lamine Yamal është lojtari më i shtrenjtë në botë. Talenti i Barcelonës ka lënë pas të gjithë yjet e tjerë të futbollit, duke marrë vendin e parë në renditjen e përditësuar nga faqja e specializuar në tregun e transferimeve, “Transfermark”.

Vetëm 18 vjeç, kartoni i Lamine Yamal vlerësohet 200 milion euro. Një shifër e çmendur, por që nuk i afrohet aspak klauzolës 1 miliard euro që e mban të lidhur me Barcelonën, pasi firmosi rinovimin e kontratës. Për t’u kthyer sërish te renditja e futbollistëve më të shtrenjtë, sulmuesi spanjoll le pas Jude Bellingham.

Mesfushori anglez vlerësohet 180 milion euro, aq sa Erling Haland dhe Kylian Mbappe, por për shkak të moshës, ai i paraprin sulmuesin norvegjez të Manchester City dhe atij francez të Real Madrid. Pesësja e parë e klasifikimit plotësohet me Vinicius Junior. Real Madrid dominon me katër lojtarë në dhjetë vendet e para, pasi në listën e futbollistëve me vlerë kartoni më të lartë se 100 milion euro bën pjesë edhe Federico Valverde. Pjesë e këtij “klubi” janë edhe talentet e tjera të futbollit botëror si Bukayo Saka, Pedri, Florian Virtz dhe Jama Musiala.

Ndërkaq, mesfushori i Barcelonës, Gavi, ka shprehur publikisht mbështetjen për shokun e skuadrës, Lamine Yamal, duke e cilësuar 18-vjeçarin si një nga pretendentët kryesorë për të fituar Topin e Artë 2025.

The post Lojtari më i shtrenjtë në botë! Lamine Yamal lë pas të gjithë yjet e tjerë të futbollit appeared first on iconstyle.al.

Dhunoi Genard Hajdinin dhe babanë e tij, nis hetimi për autorin dhe 25-vjeçaren

By: gaze tare
7 August 2025 at 16:06

Policia e Tiranës njofton se ka nisur hetimet për dhunuesin e personazhit të njohur të rrjeteve sociale Genard Hajdini dhe babanë e tij.

Sipas policisë, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. G., 40 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, dhe për shtetasen A. P., 25 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Nga hetimet e kryera dyshohet se më datë 03.08.2025, në ambientet e një lokali në rrugën “Bardhyl”, shtetasi Sh. G. ka goditur me grushte shtetasit P. H. dhe G. H. (babë e bir), ndërsa shtetasja A. P., e cila shoqërohej me 40-vjeçarin, në momentin e ngjarjes, ka dhënë deklarime kontradiktore, me qëllim shmagien e përgjegjësisë penale për shtetasin Sh. G;,.

The post Dhunoi Genard Hajdinin dhe babanë e tij, nis hetimi për autorin dhe 25-vjeçaren appeared first on iconstyle.al.

E rëndë në Kukës! 5 persona abuzojnë seksualisht prej gjashtë muajsh me 15-vjeçaren

By: gaze tare
7 August 2025 at 11:45

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Policinë e Kukësit, për abuzim me një të mitur. Katër persona janë vënë në pranga, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare.

Një 17-vjeçar, mbetet në kërkim nga policia, po ashtu si i përfshirë në këtë vepër penale. Të rinjtë e arrestuar janë të moshave 20, 22, 23 dhe 28 vjeç.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës vunë në pranga shtetasit M. Sh., 20 vjeç, E. Sh., 22 vjeç, Sh. P., 28 vjeç dhe S. Ç., 23 vjeç, si dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 15- vjeçare. Punohet për kapjen e 17-vjeçarit”, njofton policia.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lusen dhe dyshohet se pesë personat e kanë kryer aktin prej gjashtë muajsh.

The post E rëndë në Kukës! 5 persona abuzojnë seksualisht prej gjashtë muajsh me 15-vjeçaren appeared first on iconstyle.al.

Ana Lika zbulon për herë të parë portretin e vajzës së saj, Marvel

By: gaze tare
7 August 2025 at 11:24

Ana Lika ka ndarë për herë të parë me ndjekësit në Instagram portretin e vajzës së saj, Marvel, e cila sot feston 6-mujorin e lindjes. Ana publikoi një foto të ëmbël ku shihet duke përqafuar vogëlushen, e cila vesh një fustan të bardhë me zemra të kuqe.

“Mrekullia ime Marvel. Ti sot bën 6 muajshe dhe unë nuk e di se sa shpejt kanë kaluar këto muaj. Nuk ngopem me buzëqeshjen tënde (dhe tulet e tua). Faleminderit që më dhe emrin ‘mami’”, shkruan Ana në postim, duke ndarë dy foto të vajzës.

Ana shton: “Më fal që të nxori mami me fytyrë në Insta, se e di që e ke qef privatësinë”.

The post Ana Lika zbulon për herë të parë portretin e vajzës së saj, Marvel appeared first on iconstyle.al.

I njohur si ‘Pele i Palestinës’, vritet në Gaza futbollisti Suleiman Al-Obeid

By: gaze tare
7 August 2025 at 11:15

Suleiman Ahmed Zaid al-Obaid, i njohur ndryshe si “Pele i Palestinës” është vrarë në moshën 41-vjeçare. Ish-kapiteni i ekipit kombëtare të Palestinës humbi jetën në pritje të ndihmave humanitare dhe sipas autoriteteve në Gaza, ai u vra nga një sulm izraelit “që synonte civilët”. Al-Obeid lë pas pesë fëmijë dhe një trashëgimi futbollistike të pasur me talent.

Karriera e tij filloi me Khadamat Al-Shati, përpara se të vazhdonte me Al-Amari në Bregun Perëndimor dhe Club Deportivo Gaza. Me mbi 100 gola, përfshirë një goditje spektakolare me kokë kundër Jemenit në vitin 2010, Al-Obeid ishte një nga yjet më të ndritshëm në futbollin palestinez, duke luajtur 24 ndeshje për ekipin kombëtar dhe duke përfunduar dy herë si golashënuesi më i mirë në ligën lokale (2015-16 dhe 2016-17).

“Suleiman Al-Obaid, një ish-lojtar i ekipit kombëtar të Palestinës, u vra në një sulm izraelit që synonte civilët që prisnin ndihmë humanitare në jug të Gazës”, tha në një deklaratë Shoqata e Futbollit të Palestinës (PFA).

𝗡𝗢𝗨𝗩𝗘𝗔𝗨 𝗗𝗥𝗔𝗠𝗘 𝗗𝗔𝗡𝗦 𝗟𝗘 𝗙𝗢𝗢𝗧𝗕𝗔𝗟𝗟 𝗣𝗔𝗟𝗘𝗦𝗧𝗜𝗡𝗜𝗘𝗡 ! 😢💔🇵🇸

L’ancien international Suleiman Al-Obeid, surnommé le “Pelé Palestinien”, a été assassiné mercredi lors d’une 𝗮𝘁𝘁𝗮𝗾𝘂𝗲 𝗱𝗲𝘀 𝗳𝗼𝗿𝗰𝗲𝘀 𝗶𝘀𝗿𝗮𝗲́𝗹𝗶𝗲𝗻𝗻𝗲𝘀 𝗰𝗼𝗻𝘁𝗿𝗲 𝗱𝗲𝘀… pic.twitter.com/65bVokE6n1

— Instant Foot ⚽ (@lnstantFoot) August 6, 2025

The post I njohur si ‘Pele i Palestinës’, vritet në Gaza futbollisti Suleiman Al-Obeid appeared first on iconstyle.al.

‘Rikthim në….’/ Ky është plani që Diddy ka sapo të dalë nga burgu

By: gaze tare
7 August 2025 at 10:36

Diddy thuhet se po planifikon një rikthim, me një performancë të planifikuar në Madison Square Garden në New York City. Ekipi i tij ligjor, Mark Anifillo, i tha CBS Mornings se reperi dhe producenti muzikor 55-vjeçar dëshiron të kthehet në skenë.

“Ai do të kthehet në Madison Square Garden – dhe unë i thashë se do të jem atje,” tha Anifillo në një intervistë. Sipas tij, reperi gjithashtu shprehu dëshirën për t’u “kthyer te nëna e tij dhe njerëzit që e duan dhe e ndjejnë mungesën e tij”. Anifillo shtoi, “Mendoj se ai dëshiron të dalë nga burgu, të rilidhet me shtatë fëmijët e tij”.

Kur u pyet nga gazetari nëse Diddy ka folur me të për rikthimin në muzikë, avokati u përgjigj: “Jo – sinqerisht, nuk e ka – në rregull, një gjë që tha, tha se do të kthehet në Madison Square Garden “. Kur u pyet “Çfarë do të bëjë?” , Anifillo u përgjigj: “Mendoj se do të jetë në skenë, e kupton?”

Avokati i reperit komentoi për klientin e tij, ndër të tjera: “Mendoj se ai është një njeri që gjithmonë do të përpiqet të bëjë diçka të jashtëzakonshme, diçka kërkuese dhe provokuese”.

Diskutimi rreth planeve të ardhshme të reperit vjen në një kohë kur ekipi i tij ligjor ka filluar kontaktet me administratën e Presidentit Donald Trump, duke shqyrtuar mundësinë e një faljeje presidenciale.

Cobbs u shpall fajtor korrikun e kaluar për dy akuza që lidhen me transportimin e personave për qëllime imorale, por u lirua nga akuzat më të rënda që lidhen me formimin e një organizate kriminale dhe trafikimin e seksit.

The post ‘Rikthim në….’/ Ky është plani që Diddy ka sapo të dalë nga burgu appeared first on iconstyle.al.

Egla Ceno ndan lajmin prekës për gjendjen shëndetësore të nënës së saj

By: gaze tare
7 August 2025 at 10:08

Aktorja dhe fituesja e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, ka ndarë me ndjekësit e saj një përditësim të dhimbshëm mbi gjendjen shëndetësore të mamasë. Përmes një story në Instagram, ajo tregoi se nëna e saj është jashtë rrezikut për jetën, por fatkeqësisht ka mbetur e paralizuar pas një ishemie.

“Mami është jashtë rrezikut por ka mbetur e paralizuar pas ishemisë. Tani po luftojmë bashkë që të përmirësohet. Po ndjekim çdo hap të mjekimit,”-shkroi Egla.

Aktorja është shprehur se është e vendosur të ndjekë çdo trajtim për përmirësimin e gjendjes së nënës së saj, duke treguar forcë dhe solidaritet familjar në një moment delikat.

The post Egla Ceno ndan lajmin prekës për gjendjen shëndetësore të nënës së saj appeared first on iconstyle.al.

Kjo është arsyeja pse Matthew McConaughey humbi rolin kryesor në “Titanik”

By: gaze tare
7 August 2025 at 09:34

Edhe pse Matthew McConaughey ishte pranë të luante rolin e Jack Dawson në filmin legjendar të James Cameron “Titanic”, refuzimi i tij për të hequr dorë nga theksi i tij nga Teksasi gjatë audicionit thuhet se i kushtoi atij mundësinë. Roli përfundimisht i shkoi Leonardo DiCaprio-s, duke fituar njohje në mbarë botën. Në veprën ” The Bigger Picture” nga producenti i filmit Jon Landau, i cili vdiq në vitin 2024 nga kanceri dhe ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Cameron për shumë vite, McConaughey shfaqet si një kandidat kryesor për rolin kryesor mashkullor.

Sipas një fragmenti të botuar në buletinin What I’m Hearing të Matthew Belloni më 5 gusht, aktori nga Teksasi bëri audicion përkrah Kate Winslet, e cila “u mahnit nga Matthew, prania dhe sharmi i tij”. “Matthew e bëri skenën me theksin teksanas”, thotë Landau.

Cameron, kujton ai, i tha: “Shumë mirë. Tani le ta provojmë një mënyrë tjetër”. Por McConaughey nuk donte të ndiqte shembullin e tij. Sipas Landau, ai u përgjigj: “Jo. Ishte mjaft mirë. Faleminderit”. Producenti komenton diku tjetër: “Le të themi thjesht se ky ishte fundi i McConaughey-t.”

McConaughey e kishte trajtuar incidentin në vitin 2021, duke folur në podkastin Literally! me Rob Lowe. “Shkova dhe lexova me Kate Winslet, dhe nuk ishte thjesht një audicion – ata e filmuan, kështu që ishte tashmë në fazën e testimit të ekranit ”, tha ai. “Kur u larguam, ishte një nga ato momente kur ata të ndjekin dhe thonë: ‘Shkoi shumë mirë’.

Aktori fitues i çmimit Oscar shtoi: “Unë me të vërtetë besoja se do të ndodhte. Nuk ndodhi.” Edhe pse thashethemet për vite me radhë e kishin refuzuar rolin, ai sqaroi: “E pyeta Cameron për këtë, sepse thashethemet që qarkullonin ishin se më ishte ofruar roli dhe unë e refuzova. Kjo nuk është e vërtetë. Nuk më është ofruar kurrë roli.”

Edhe pse karriera e McConaughey u rrit ndjeshëm në vitet që pasuan, ai pranoi se ishte i hidhëruar që nuk ishte në film, i cili fitoi më shumë se 1.5 miliardë dollarë në arkat globale dhe fitoi 11 çmime Oscar.

The post Kjo është arsyeja pse Matthew McConaughey humbi rolin kryesor në “Titanik” appeared first on iconstyle.al.

Misteri që rrethon vdekjen e një stilisteje në New York: Ajo u gjet e vdekur në një jaht luksoz

By: gaze tare
7 August 2025 at 09:25

Martha Nolan-O’Slattara, një biznesmene 33-vjeçare dhe themeluese e markës së rrobave të banjës East x East, e cila jetonte në Manhattan dhe kishte një prani të fortë në mediat sociale, u gjet e vdekur në një varkë në Montauk Yacht Club në Long Island.

Policia e Qarkut Suffolk tha se një burrë telefonoi 911 pak pas mesnatës të martën, duke raportuar një grua të pavetëdijshme në varkë.

Disa kalimtarë të rastësishëm u përpoqën të ofronin ndihmën e parë dhe të kryenin reanimacionin kardiopulmonar, por ndihmësit mjekësorë që mbërritën në vendngjarje e shpallën të vdekur. Identiteti i gruas u konfirmua nga policia të mërkurën.

Zyra e mjekut ligjor paraprak nuk ka arritur në një përfundim të qartë mbi shkakun e vdekjes së 33-vjeçares, pasi autoritetet ia kanë caktuar çështjen divizionit të vrasjeve për hetime të mëtejshme. Zyra e mjekut ligjor të Qarkut Suffolk pritet të vazhdojë me një autopsi në ditët në vijim.

Sipas një raporti në New York Post, një anëtar i Klubit të Jahteve Montauk thuhet se dëgjoi zëra nga skela vonë të hënën në mbrëmje, disa orë para se të gjendej trupi i Nolan-O’Slattara. Deri më tani, autoritetet nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht këtë dëshmi, por po shqyrtojnë të gjitha mundësitë.

Martha Nolan-O’Slattara ishte me origjinë nga Irlanda dhe u zhvendos në Nju Jork për të ndjekur ëndrrat e saj të biznesit.

The post Misteri që rrethon vdekjen e një stilisteje në New York: Ajo u gjet e vdekur në një jaht luksoz appeared first on iconstyle.al.

Video/ Vallëzimi i çuditshëm i Jeff Bezos dhe i Lauren Sanchez në një klub në Ibiza

By: gaze tare
7 August 2025 at 08:31

Vetëm pse dikush është një profesionist i suksesshëm nuk do të thotë se mund të jetë i mirë në çdo gjë, dhe kjo ndoshta është e vërtetë për Jeff Bezos, duke gjykuar nga pamjet e tij dhe gruas së tij Lauren Sanchez duke dalë në një klub në Ibiza.

Pavarësisht se është një nga manjatët më të suksesshëm të teknologjisë në botë, ai duket se po has vështirësi në pistën e vallëzimit.

Siç shihet në videon e publikuar nga Daily Mail, 55-vjeçarja Sanchez po kërcente si e çmendur, ndërsa 61-vjeçari Bezos po lëkundej në mënyrë të çuditshme para dhe mbrapa.

Ish-gazetarja kishte zgjedhur një fustan të bardhë të ngushtë që i “përqafonte” format e trupit ndërsa kërcente dhe dukej se po argëtohej më shumë se bashkëshorti i saj, i cili mezi lëvizte pavarësisht ritmeve të larta të muzikës.

The post Video/ Vallëzimi i çuditshëm i Jeff Bezos dhe i Lauren Sanchez në një klub në Ibiza appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi për ditën e sotme, 7 gusht 2025

By: gaze tare
7 August 2025 at 07:59

DASHI
Përqendrimi juaj është rritur, dhe kjo është diçka shumë pozitive. Si rezultat, do të keni më shumë sukses dhe mirëqenie. Hapuni ndaj ideve të reja dhe do të arrini më shumë në punë.

DEMI
Ditën e sotme mundohuni që të ofroni ndihmën tuaj edhe nëse nuk keni përfitime. Ndani njohuritë dhe frymëzimin tuaj, në vend që të përfitoni prej të tjerëve. Ndihma që ju ofroni të tjerëve do t’ju kthehet pas shumëfish.

BINJAKËT
Mund të ketë tension në vendin e punës mes jush dhe dikujt tjetër, por ka shumë gjasa që kjo të mos vijë nga ndonjë mosmarrëveshje. Ky tension ekziston thjesht sepse nuk komunikoni me njëri-tjetrin. Idetë tuaja janë më të ngjashme nga sa mendoni.

GAFORRJA
Qëndroni nën shoqërinë e personave me ambicie të mëdha. Janë ata që mendojnë pozitivisht, janë të lumtur dhe nuk kanë frikë të marrin rreziqe të mëdha. Ata janë aleatët tuaj. Mundohuni të jeni me ta në këto momente.

LUANI
Kushtojini rëndësi arsimit tuaj pasi ai do të jetë prioriteti juaj dhe me të drejtë. Nëse kualifikoheni, në çfarëdo forme qoftë, mund të përfitoni shumë në vendin e punës. Merrni në konsideratë të gjitha mundësitë.

VIRGJËRESHA
Qëllimet tuaja janë të mira dhe jeni në rrugën e duhur, por mundohuni të bëni plane afatgjata në vend që të humbisni kohën me plane të tjera. Nëse doni sukses të vërtetë, duhet të mendoni në plan afatgjatë. Mendoni për të ardhmen.

PESHORJA
Mundohuni që idetë tuaja ti përshtatni me realitetin në mënyrë që të keni suksese. Shumë nga idetë tuaja mund të vijnë nga filmat apo serialet, por sigurohuni që t’i merrni me një dozë realizmi. Është e rëndësishme të bëni dallimin mes tyre.

AKREPI
Sot do të keni mbështetjen e personave përreth jush prandaj përdoreni këtë në favorin tuaj. Keni aftësinë t’i bindni të tjerët me lehtësi. Ky është moment i mirë për të marrë mbështetjen e duhur për një projekt që po mendoni të nisni.

SHIGJETARI
Keni shumë ide të ndryshme prandaj e keni të vështir të vendosni se cilën prej tyre të ndiqni. Nuk është e thëne se do të vazhdoni gjithmonë me të njëjtin plan prandaj mos u shqetësoni.

BRICJAPI
Mundohuni të keni një qëndrim pozitiv në punës ditën e sotme. Të tjerët do t’ju dëgjojnë dhe do t’i besojnë asaj që thoni thjesht sepse keni një qëndrim pozitiv. Qëndrimi juaj dhe mirësjellja janë pasuri të çmuara, prandaj përdorini ato në favorin tuaj.

UJORI
Sot është një ditë për tu përfshirë më shumë mundësi të reja. Hape veten ndaj ideve të ndryshme. Organizo një mbledhje me njerëz me pikëpamje të ndryshme. Kështu do të gjeni zgjidhjen e duhur për atë që kërkoni.

PESHQIT
Energjia juaj do t’ju sjellë përfitimet e duhura sot. Njerëzit do të jenë të hapur ndaj pikëpamjeve tuaja dhe do të jenë të gatshëm zbatojnë idetë tuaja. Edhe nëse ideja juaj nuk bindë ka shumë mundësi që të ketë sukses.

The post Horoskopi për ditën e sotme, 7 gusht 2025 appeared first on iconstyle.al.

Francis Ford Coppola në spital gjatë vizitës në Itali, çfarë ndodhi?

By: gaze tare
6 August 2025 at 23:28

Regjisori legjendar i “The Godfather”, Francis Ford Coppola, është shtruar në një spital në Itali pas një rrahjeje të çrregullt të zemrës. 86-vjeçari ndodhej në vend për të promovuar filmin e tij të fundit “Megalopolis”, kur mjekët zbuluan një aritmi të lehtë gjatë kontrolleve për një ndërhyrje të planifikuar në zemër.

Burime pranë revistës People konfirmuan se Coppola është nën kujdesin e kardiologes së njohur Andrea Natale dhe se gjendja e tij është stabile. “Ai po pushon mirë dhe gjithçka është në rregull. Është mirënjohës për përkujdesjen që po merr,” thanë burimet.

Ndërkohë, regjisori u shfaq optimist gjatë prezantimit të Megalopolis në Festivalin e Filmit Magna Graecia, ku deklaroi:
“Të rinjtë më thonë se bota është në kaos, por unë u them atyre se nuk ka problem që njerëzimi nuk mund ta zgjidhë.”

Mediat raportojnë se Coppola është gjithashtu në kërkim të lokacioneve të reja jashtë SHBA për filmin e tij të radhës.

The post Francis Ford Coppola në spital gjatë vizitës në Itali, çfarë ndodhi? appeared first on iconstyle.al.

Reels, repostime dhe vendndodhje: Instagram sjell përditësime të reja

By: gaze tare
6 August 2025 at 23:15

Instagram ka prezantuar tre veçori të reja që theksojnë më shumë ndërveprimin shoqëror mes përdoruesve:

Reposts – Tani mund të rishpërndash publikisht Reels dhe postime nga krijues të tjerë. Këto do shfaqen në një tab të ri në profil dhe në rekomandimet për miqtë. Sipas Adam Mosseri, kjo veçori është kërkuar prej vitesh dhe do t’i japë më shumë vlerësim krijuesve origjinalë.

Friend Map – Një hartë “opt-in” si Snap Map, që tregon vendndodhjen e miqve të afërt (jo në kohë reale), bazuar në herën e fundit që kanë hapur aplikacionin. Vendndodhja ndahet vetëm me listën e miqve të zgjedhur.

Friends Feed në Reels – Një tab i ri që tregon Reels që miqtë e tu kanë pëlqyer, komentuar apo repostuar, për të zbuluar më shumë rreth interesave të tyre.

Mosseri thotë se qëllimi është ta bëjnë Instagram jo vetëm argëtues, por edhe më të afërt dhe shoqëror.

Por ndërkohë që rrjeti po afrohet me veçoritë e TikTok dhe Snapchat, duket se po largohet gjithnjë e më shumë nga rrënjët e tij si aplikacion për foto.

The post Reels, repostime dhe vendndodhje: Instagram sjell përditësime të reja appeared first on iconstyle.al.

Zjarret apokaliptike në Francë/ Një viktimë dhe 13 të plagosur, banorët dhe turistët largohen nga zona

By: gaze tare
6 August 2025 at 22:29

Zjarri shkatërrues që ka përfshirë rajonin e Aude në Francën jugore prej disa ditësh vazhdon të jetë jashtë kontrollit. Deri tani, një person ka humbur jetën në fshatin Saint-Laurent-de-la-Cabrerisse, ndërsa 13 të tjerë janë plagosur, përfshirë 11 zjarrfikës që po përballen me kushte ekstreme.

Sipas autoriteteve franceze, zjarri ka djegur mbi 13,000 hektarë tokë, një sipërfaqe më e madhe se vetë Parisi, dhe konsiderohet zjarri më i madh këtë verë në Francë.

Ministria e Brendshme konfirmon se një person që dyshohej si i zhdukur është gjetur dhe ndodhet mirë. Ndërkohë, 25 shtëpi janë shkatërruar, qindra të tjera janë të rrezikuara dhe mijëra banorë e turistë janë evakuuar.

“Është një peizazh që të thyen shpirtin, hiri ka mbuluar gjithçka”, u shpreh Jacques Piraux, kryetari i fshatit Jonquières, ku rreth 75% e zonës është djegur.

2,000 zjarrfikës dhe avionë specialë janë angazhuar në përpjekje për shuarjen e flakëve, por temperaturat ekstreme, thatësira dhe erërat po e bëjnë situatën gjithnjë e më të rrezikshme.

The post Zjarret apokaliptike në Francë/ Një viktimë dhe 13 të plagosur, banorët dhe turistët largohen nga zona appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 6 August 2025Main stream

Qentë e nuhasin “energjinë e keqe”: Mund të dallojnë njerëzit që ju trajtojnë keq

By: gaze tare
6 August 2025 at 21:55

Një studim i kryer në Japoni ka zbuluar se qentë janë shumë më intuitivë nga sa kemi menduar. Ata janë në gjendje të dallojnë personat që janë treguar të pasjellshëm apo mizorë ndaj pronarit të tyre dhe në mënyrë të natyrshme tregohen të rezervuar apo mosbesues ndaj tyre.

Studiuesit zbuluan se qentë vëzhgojnë ndërveprimet mes njerëzve dhe “prindit” të tyre njerëzor, dhe bazuar në sjelljen e të tjerëve, formojnë një opinion emocional për ta.

Ky zbulim tregon se qentë jo vetëm që ndjejnë, por edhe “gjykojnë”, duke reaguar emocionalisht ndaj mënyrës se si trajtoheni ju nga të tjerët.

Përveç kësaj, hulumtimet tregojnë se qentë janë në gjendje të kuptojnë fjalët, të përjetojnë xhelozi, dhe të lidhen emocionalisht në mënyrë të thellë me njerëzit.

The post Qentë e nuhasin “energjinë e keqe”: Mund të dallojnë njerëzit që ju trajtojnë keq appeared first on iconstyle.al.

Vajzat e Gen Z po zgjedhin meshkuj më të mëdhenj dhe kjo nuk ka të bëjë me paratë

By: gaze tare
6 August 2025 at 20:26

Një trend i ri po tërheq vëmendjen në marrëdhëniet romantike: gjithnjë e më shumë vajza të reja po lidhen me partnerë më të rritur në moshë. Por ndryshe nga çfarë mendohet zakonisht, arsyeja nuk janë përfitimet materiale.

Sipas një raporti nga Psychology Today, vajzat e brezit Gen Z po tërhiqen nga burrat më të mëdhenj për maturinë, qartësinë në komunikim dhe qëndrueshmërinë që ata ofrojnë. Në një realitet ku “ghosting”-u, “breadcrumbing”-u dhe këshillat virale të TikTok-ut janë bërë pjesë e përditshmërisë, pjekuria dhe qasja e shëndetshme emocionale po bëhen më të rëndësishme se kurrë.

“Nuk është një trend ‘sugar daddy’. Është një ndryshim në mënyrën si kërkojmë përputhshmëri,” – shkruan artikulli.

Ndërkohë që disa kritikë e shohin këtë si një formë interesi të maskuar, shumë vajza thonë se nuk bëhet më fjalë për lojëra, por për lidhje me themel dhe komunikim të sinqertë.

The post Vajzat e Gen Z po zgjedhin meshkuj më të mëdhenj dhe kjo nuk ka të bëjë me paratë appeared first on iconstyle.al.

Të shtëna me armë në bazën Fort Stewart në Georgia, raportohet për pesë ushtarë të plagosur

By: gaze tare
6 August 2025 at 19:48

Alarm në Georginë e SHBA! Baza ushtarake Fort Stewart është vendosur në bllokim total, pas raportimeve për një sulmues aktiv brenda perimetrit ushtarak.

Lajmi u konfirmua nga Lt. Kolonel Angel Tomko, zëdhënës i Policisë së Fort Stewart, i cili shtoi se situata është në zhvillim dhe forcat e sigurisë janë të angazhuara në vendngjarje.

Sipas njoftimit zyrtar në faqen e verifikuar në Facebook të Fort Stewart-Hunter Army Airfield, deri tani raportohet për pesë ushtarë të plagosur.

Bllokimi i bazës u vendos në orën 11:04 të paradites, ndërsa autoritetet po punojnë për neutralizimin e kërcënimit.

Fort Stewart ndodhet rreth 65 kilometra në jugperëndim të Savannah, Georgia, dhe është një nga bazat më të mëdha të ushtrisë amerikane, që strehon mbi 10,000 persona, përfshirë ushtarë, familjarë dhe staf civil.

Divizioni i 3-të i Këmbësorisë, një nga njësitë më aktive të ushtrisë, është i stacionuar pikërisht në këtë bazë.

Situata është në ndjekje të vazhdueshme dhe pritet informacion i ri nga autoritetet.

The post Të shtëna me armë në bazën Fort Stewart në Georgia, raportohet për pesë ushtarë të plagosur appeared first on iconstyle.al.

❌
❌