Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 August 2025Main stream

Ardian Gola, kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Gjakovës

12 August 2025 at 23:56

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e Ardian Golës për kryetar të Komunës së Gjakovës.

Në prani të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, deputetit Glauk Konjufca dhe qindra qytetarëve e aktivistëve, Vetëvendosje tha se Gjakova është gati për hapin e madh përpara.

“Me profesor Ardian Golën dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE!, do ta ngremë Gjakovën më lart se kurrë më parë,” thuhet në njoftim.

Gola, profesor universitar me përvojë të gjatë akademike, u vlerësua për “mendjen e ndritur, zemrën e madhe dhe vizionin e qartë për Gjakovën”.

Ai pritet të fokusohet në forcimin e arsimit, zhvillimin e kulturës dhe ekonomisë lokale, përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e mundësive për të rinjtë.

“Gjakova meriton udhëheqje që jo vetëm administron, por frymëzon. Që e kthen besimin dhe krenarinë qytetare,” u tha gjatë prezantimit të kandidaturës.

Sipas Vetëvendosje-s, Ardian Gola është kandidati i duhur për ta kthyer Gjakovën në një model zhvillimi e frymëzimi kulturor.

“Ky është momenti ynë. Ky është kryetari ynë. Ky është ndryshimi që Gjakova e meriton,” thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Ardian Gola, kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Gjakovës appeared first on Telegrafi.

Faton Selmanaj shpallet kandidat për kryetar të Deçanit nga Lëvizja Vetëvendosje

12 August 2025 at 23:45

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e Faton Selmanajt për kryetar të Komunës së Deçanit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në një tubim me aktivistët e Qendrës në Deçan, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe sekretari organizativ Alim Rama, u zyrtarizua përkrahja për Selmanajn si përfaqësues të gjeneratës së re të udhëheqjes.

“Nga tokat pjellore te majat e bjeshkëve, Faton Selmanaj e njeh çdo cep të Deçanit dhe ka vendosur ta kthejë këtë pasuri në zhvillim e mirëqenie për të gjithë”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes.

Faton Selmanaj pritet të fokusohet në zhvillimin e bujqësisë si motor të ekonomisë lokale, turizmit malor e kulturor, si dhe në ofrimin e shërbimeve publike efikase dhe të barabarta për qytetarët e Deçanit.

“Me Faton Selmanajn në krye, kjo komunë do të bëhet partner i fortë i qeverisë qendrore aty ku fjala dhe puna ecin bashkë për të mirën e secilit qytetar”, thekson më tej Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas LVV-së, Deçani me Selmanajn në krye do të jetë “shembull i qeverisjes lokale që ecën në hap me zhvillimin shtetëror”. /Telegrafi/

The post Faton Selmanaj shpallet kandidat për kryetar të Deçanit nga Lëvizja Vetëvendosje appeared first on Telegrafi.

Zjarri përfshinë një tjetër fshat në Gramsh, nis evakuimi i banorëve

12 August 2025 at 23:36

Vijon të jetë shumë serioze situata me zjarrin në Gramsh, ku tashmë flakët janë përhapur në një tjetër fshat.

Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku raporton se edhe fshati i Kodovjat është përfshirë nga zjarri, i gjashti fshat nën pushtetin e flakëve.

Ndërkohë, teksa forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, ka nisur evakuimi i banorëve.

Konkretisht në qarkun e Elbasanit:

Kullollas – Gramsh – Situatë e rënduar, është raportuar një humbje jete. Banorët janë evakuuar. Për shkak të flakëve janë bllokuar edhe disa rrugë që lidhin fshatrat. Në bashkinë Gramsh janë marrë masa për strehimin e banorëve të evakuuar.

Mukaj dhe Sojnik – Gramsh – Situatë problematike. Mbi 150 forca po punojnë për izolimin e zjarrit në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Është kërkuar ndërhyrja me 50 forca operacionale FA.

Në terren janë edhe forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe Gramshit afër fshatit Snosëm e Sojnik, të shoqëruara edhe nga punonjës bashkiak e banorë të zonës./TCH/

The post Zjarri përfshinë një tjetër fshat në Gramsh, nis evakuimi i banorëve appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 12 August 2025Main stream

“Njërën e kam pasur si motër, dy i kam pas shoqe shumë të mira” – rrëfimi tronditës i 13-vjeçares nga Gjilani që u rrah nga bashkëmoshataret

12 August 2025 at 22:42

13 vjeçarja nga Gjilani,  cila ishte viktimë e një dhune fizike nga një grup i bashkëmoshatareve të saja, ka rrëfyer për “Piranjat” momentet e tmerrit që përjetoi.

Ajo së bashku me  dëshmitare treguan detaje tronditëse të asaj që ndodhi.

Sipas rrëfimit të viktimës, ajo ishte ftuar nga disa vajza që i njihte si shoqe për një takim, por përfundoi duke u përballur me dhunë dhe kërcënime serioze për jetën.

“Rrugës ma kanë ba që në mahall të vet janë tum prit mem rreh, veç sa mem shti me shku te shtëpia e braktistë. Njërën nuk e kam njoft, njërën e kam pasur si motër, dy i kam pas shoqe shumë të mira. Njëra ka bërë video, katër kanë shpreh dhunë, njëra veç ka nejt”, tha ajo.

Ngjarja ka ndodhur në një ambient të izoluar ku vajza u mbajt përreth 50 minuta. Ajo u godit me shpulla e shqelma dhe nuk kishte mundësi të kërkonte ndihmë. Më pas, për shkak të frikës, nuk e tregoi rastin menjëherë as tek familjarët.

“S’ka pas shanse mem pa askush. Të nesërmen kur më kanë pa iu kam thënë se jam rrëzu me trotinet, se më kanë shtanazhu që nëse i tregoj dikujt, ma bëjnë hala ma zi herën tjetër”, shprehet viktima.

Një dëshmitare tjetër që ndodhej në vendin e ngjarjes konfirmoi dhunën dhe kërcënimet që kishte dëgjuar dhe përjetuar.

“Më kanë kërcënuar edhe mua, më kanë thanë që kanë mem ther, mem mbyt. Ma kanë ba që nëse një njeri i gjallë e merr vesh, nuk ka mem ra mu mirë. Ka pas shpulla, shqelma. Nuk kam guxua me shku sepse jam frikësuar që pom therin”, rrëfen dëshmitarja.

Ky rast ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, duke nxitur thirrje për veprim të shpejtë të institucioneve ndaj dhunës mes të rinjve. /Telegrafi/

The post “Njërën e kam pasur si motër, dy i kam pas shoqe shumë të mira” – rrëfimi tronditës i 13-vjeçares nga Gjilani që u rrah nga bashkëmoshataret appeared first on Telegrafi.

Zbatimi i aktgjykimit të Kushtetueses shkakton përplasje mes Qorrollit e Grudës

12 August 2025 at 22:20

Pas disa muajsh bllokadë në Kuvendin e Kosovës, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për votimin e fshehtë ka ndezur një debat të ashpër politik.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, në emisionin “RTK Prime” theksoi se Gjykata ka vendosur qartë se votimi i fshehtë nuk lejohet.

“Gjykata Kushtetuese ka vendosur qartë se nuk lejohet votimi i fshehtë. Unë mendoj se arsyeja pse Gjykata po sulmohet nga pushteti është se ‘pse nuk po na lejoni ende me blloku Kuvendin e Kosovës’”, tha Gruda.

Ai shtoi se aktgjykimi u ka hequr pushtetarëve një “mjet të rëndësishëm, mjetin e bllokadës”.

“Ka vetëm një lexim profesional që duhet t’i bëhet aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Ne e kemi pjesën urdhëruese dhe ajo nuk do të ndryshojë në asnjë pikë”, u shpreh deputeti i PDK-së.

Nga ana tjetër, zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Vigan Qorolli, u shpreh kritik ndaj vendimit të Kushtetueses.

“Të gjithë deputetët e Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin. Në këtë rast, halli im është implementimi i këtij aktgjykimi. Në rast se një aktgjykim do të ketë nevojë për t’u implementuar edhe institucioni i cili e merr për bazë sot ë duhet ta dijë hapin operacional se si do ta implementojë”, tha Qorolli.

Ai theksoi se aktgjykimi ka kontradikta në afatet e implementimit.

“Gjykata Kushtetuese nuk është institucion mbipushtetor, por një organ i pavarur që duhet të tregojë çka nuk duhet të bëjnë institucionet”, u shpreh Qorrolli./Telegrafi/

The post Zbatimi i aktgjykimit të Kushtetueses shkakton përplasje mes Qorrollit e Grudës appeared first on Telegrafi.

Kurti thekson suksesin e zgjerimit të rrjetit diplomatik të Kosovës

12 August 2025 at 22:10

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar se Kosova po përjeton përfaqësimin më të gjerë dhe rrjetin më të thellë diplomatik në historinë e saj.

Sipas tij  janë arritur hapa të rëndësishëm me hapjen e ambasadave të reja në Kolumbi dhe Malajzi, si dhe themelimin e një misioni në Poloni dhe një misioni special pranë Selisë së Shenjtë.

“Kosova sot gëzon përfaqësimin më të gjerë dhe rrjetin diplomatik më të madh në historinë e saj. Jemi krenarë që gjatë mandatit tonë kemi zgjeruar praninë diplomatike në nivele të papara, duke hapur ambasada të reja në Kolumbi dhe Malajzi, një mision në Poloni dhe një mision special pranë Selisë së Shenjtë”, ka shkruar Kurti në “X”.

Kurti ka shtuar se këto arritje forcojnë zërin e Kosovës në arenën globale dhe thellojnë partneritetet tona në të gjithë botën. /Telegrafi/

Kosova today enjoys the widest representation and diplomatic reach in its history. We are proud that during our term we have expanded our diplomatic presence to unprecedented levels, opening a new embassy in Colombia, a new embassy in Malaysia, a mission in Poland and a special…

— Albin Kurti (@albinkurti) August 12, 2025

 

The post Kurti thekson suksesin e zgjerimit të rrjetit diplomatik të Kosovës appeared first on Telegrafi.

Të shtëna të shumta – publikohen pamjet nga momenti i vrasjes së trefishtë në Gjilan

12 August 2025 at 20:45

Janë publikuar pamjet ku tregojnë momentin dramatik të vrasjes së trefishtë në qendër të Gjilanit.

Sipas këtyre pamjeve që janë publikuar nga Portali Magazina dëgjohen të shtëna të shumta armësh, dhe shihen qytetarë të tronditur.

Gjithashtu në videon e publikuar dëgjohet edhe njëri nga të plagosurit teksa fyen para se të humbasë ndjenjat dhe të bie në tokë.

Siç raportohet nga Policia e Kosovës, vrasja ndodhi rreth orës 12:30 të së dielës. Në vendin e ngjarjes u gjet një person pa shenja jete, ndërsa tre të tjerë u dërguan me urgjencë në spital, dy prej të cilëve nuk mbijetuan.

Policia arrestoi një të dyshuar në vendngjarje, por tre të tjerë – të identifikuar si Mefail Shkodra dhe dy djemët e tij  janë ende në arrati.

Në këto zhvillime, Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar pezullimin e katër zyrtarëve policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan. /Telegrafi/

The post Të shtëna të shumta – publikohen pamjet nga momenti i vrasjes së trefishtë në Gjilan appeared first on Telegrafi.

Astrit Bujupaj, kandidat i LVV-së për kryetar të Istogu

12 August 2025 at 20:38

Lëvizjes Vetëvendosje përgatitet për zgjedhjet lokale në Istog, ku tashmë ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryetar e  cili është Astrit Bujupaj.

Këtë e bëri të ditur kryetari i LVV-së, Albin Kurti në një postim në Facebook.

Kurti u shpreh se tashmë është koha që drejtimi i komunës të jetë nga radhët e Vetëvendosjes, duke përfaqësuar besimin dhe vullnetin e qytetarëve të Istogut.

“Lëvizja doli e para në Istog në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Tash, me Astrit Bujupajn, kandidat për kryetar, besimin tonë dhe vullnetin e qytetarëve ka ardhur koha që i pari i Istogut të jetë nga radhët e Lëvizjes”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

The post Astrit Bujupaj, kandidat i LVV-së për kryetar të Istogu appeared first on Telegrafi.

Ndalohet kontrabandë me kërpudha në kufirin lindor – sekestrohen mbi 900 kilogramë

12 August 2025 at 18:45

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka parandaluar një rast të kontrabandës me rreth 910 kilogramë kërpudha të freskëta në zonën kufitare të Karaqevës, në komunën e Kamenicës.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti është zbuluar nga Njësitet Patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) – Muqivercë, rreth orës 11:45 të mëngjesit të së hënës, më 12 gusht 2025.

“Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur: 910 kg kërpudha të freskëta të llojit shampinion”, thuhet në njoftim.

Automjeti, një kombi (furgon) i bardhë me targa vendore, drejtohej nga një shtetas i Kosovës.

Sipas Policisë, pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është urdhëruar inicimi i rastit dhe dorëzimi i mallrave në Doganën e Kosovës për procedura të mëtejme. /Telegrafi/

The post Ndalohet kontrabandë me kërpudha në kufirin lindor – sekestrohen mbi 900 kilogramë appeared first on Telegrafi.

CNBC: Qindra amerikanë zhvendosen për të jetuar në Shqipëri – vendi ‘numër 1’ në Europë që përmbush shumë kritere

12 August 2025 at 16:48

Ashtu si shumë amerikanë, gjithmonë kisha ëndërruar të transferohesha në Evropë. Dhe në vitin 2015, në moshën 35-vjeçare, vendosa të largohesha nga Teksasi për në Spanjë, shkruan Cepee Tabibian në një artikull të botuar në të përditshmen amerikane CNBC.

Dy vjet më vonë, themelova “She Hit Refresh”, një komunitet që ndihmon gratë mbi 30 vjeç të bëjnë një hap jashtë vendit. Që atëherë, kam ndihmuar qindra gra të ndërtojnë jetë të reja në vende si Portugalia, Spanja, Franca, Italia dhe Holanda.

Një nga vendet evropiane, që amerikanët ndoshta nuk e njohin ende, është Shqipëria. Por kjo po ndryshon! Vitet e fundit, dëgjoja shpesh për Shqipërinë nga anëtarët e komunitetit tim. Disa prej tyre ishin transferuar atje dhe nuk mund të ndalonin së foluri me entuziazëm për të.

Në vitin 2024, qëndrova një muaj në Shqipëri, kryesisht në kryeqytet, Tiranë, dhe përgjatë bregdetit. Doja të shihja se për çfarë bëhej fjalë dhe ajo që zbulova më habiti vërtet!

Shqipëria mund të mos jetë për të gjithë – asnjë vend nuk është, por për shumë amerikanë që ëndërrojnë një jetesë jo shumë të shtrenjtë, ajo plotëson shumë kushte. Ja pse e konsideroj “Destinacionin Numër 1” në Evropë për ata që shpresojnë të zhvendosen nga SHBA-ja.

Çuditërisht është e përballueshme

Shqipëria është një nga vendet e pakta në Evropë ku ende mund të marrësh me qira një apartament të rehatshëm për më pak se 500 dollarë në muaj. Kjo kosto e ulët jetese është një nga arsyet më të mëdha pse amerikanët po dynden atje. Merrni shembull Cheryl Orlov, e cila u zhvendos nga Redondo Beach, Kaliforni, në Tiranë.

Edhe pse kostoja e jetesës po rritet në Tiranë, është ende shumë më e ulët se në Kaliforni. Qiraja për një apartament me dy dhoma gjumi në Tiranë, për shembull, është më pak se një e gjashta e asaj që paguhet për një vilë me dy dhoma gjumi në “Redondo Beach” në Kaliforni.

Ushqimet, ngrënia jashtë dhe kujdesi shëndetësor janë gjithashtu shumë më të përballueshme. Për nomadët digjitalë dhe pensionistët, Shqipëria ofron një cilësi jetese që është gjithnjë e më e lirë se në shumë qytete të SHBA-së.

Mund të qëndroni deri në një vit pa vizë

Një nga avantazhet më të mëdha të Shqipërisë është se amerikanët mund të jetojnë atje pa vizë deri në 12 muaj, një përfitim i rrallë në Evropë. Mund të hipni në avion sonte dhe të filloni jetën tuaj të re në Shqipëri nesër, pa pasur nevojë për dokumente.

Kjo e bën ideale për ata që duan të “provojnë” jetën jashtë vendit pa pasur nevojë të kalojnë nëpër proceset komplekse të marrjes së vizave. Ndërsa isha në Tiranë, u takova me Denisa Kaca Bradley, themeluese e “Expats in Albania”, për të mësuar më shumë rreth opsioneve të emigracionit. Ajo më shpjegoi se ndërsa qëndrimi përtej një viti kërkonte dokumente, organizata e saj i ndihmonte të sapoardhurit me këtë proces.

Në takimet e saj javore, takova dhjetëra amerikanë: gra beqare, çifte dhe familje. Shumë e shihin Shqipërinë si trampolinë. Ata qëndrojnë për një ose dy vite, të tjerë zgjedhin të qëndrojnë për një periudhë afatgjatë.

Është natyrshëm një vend mahnitës

Nga Alpet Shqiptare në veri deri te ujërat bruz të detit Adriatik në perëndim dhe detit Jon në jug, peizazhi i vendit është marramendës. Gjatë udhëtimit tim, udhëtova me makinë përgjatë Rivierës Shqiptare dhe vizitova Sarandën, një qytet bregdetar të gjallë me një shëtitore të bukur.

Ishte shtator dhe moti ishte mjaftueshëm i ngrohtë për të notuar dhe për të marrë rreze, por plazhet ishin praktikisht bosh – një kënaqësi e rrallë krahasuar me vende si Spanja apo Italia.

Në një ditë të kthjellët mund ta shihni Greqinë në distancë! Ishulli i Korfuzit është vetëm 30 minuta larg me traget. Nuk arrita të shkoja në malet veriore, por ato janë në listën time për vizitën tjetër. Fshatrat e largëta, shtigjet e ecjes dhe peizazhet e mrekullueshme e bëjnë atë një ëndërr për adhuruesit e aktiviteteve në natyrë.

Shqiptarët janë mikpritës

Deri në fillim të viteve 1990, Shqipëria ishte kryesisht e mbyllur ndaj botës nën regjimin komunist. Turizmi është rritur ndjeshëm në dekadën e fundit. Si rezultat, Shqipëria ende ndihet autentike shqiptare.

Në të njëjtën kohë, shqiptarët janë dukshëm mikpritës ndaj amerikanëve, diçka që i ka habitur shumë emigrantët. Ndjenja pro-amerikane dhe miqësia ndaj emigrantëve e bën më të lehtë për të sapoardhurit të ndihen si në shtëpinë e tyre dhe të lidhen me komunitetin vendas.

Në qytete si Tirana dhe qytete bregdetare si Vlora, ka gjithashtu një numër në rritje të të huajve që po “lëshojnë rrënjë”.

Monica Miranda, një amerikane që u zhvendos nga Nju Xhersi në Vlorë në moshën 43-vjeçare me qenin e saj – ka gati dy vjet që jeton në Shqipëri dhe kohët e fundit mori kartën e saj të qëndrimit 5-vjeçar.

“Nuk dija shumë për Shqipërinë. Por në momentin që mbërrita, diçka më tërhoqi. Një muaj u shndërrua në dy”, tha ajo.

“Kam ndërtuar një komunitet mbështetës emigrantësh nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Australia dhe Amerika Latine. Takohemi disa herë në javë. Ka qenë një përvojë tepër emocionuese”, tha Monica Miranda.

“Mund të mos jetë vendi i parë që më vjen ndërmend, por për shumë amerikanë që kam takuar, Shqipëria është bërë vendi i duhur në kohën e duhur”, theksoi ajo./Shqiptarja/

The post CNBC: Qindra amerikanë zhvendosen për të jetuar në Shqipëri – vendi ‘numër 1’ në Europë që përmbush shumë kritere appeared first on Telegrafi.

Zjarri del jashtë kontrollit në Poliçan, urdhërohet evakuimi i banorëve

12 August 2025 at 16:22

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka njoftuar se situata e zjarrit në Bashkinë Poliçan, Njësia Administrative Terpan, ka dalë jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth.

Për këtë arsye, u kërkohet menjëherë banorëve të fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe atyre që ndodhen brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”, të largohen nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për një evakuim të sigurt.

Ministria ka apeluar për qetësi dhe përkushtim maksimal nga të gjithë banorët dhe institucionet përgjegjëse për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronave. /Telegrafi/

The post Zjarri del jashtë kontrollit në Poliçan, urdhërohet evakuimi i banorëve appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Gjeti çantën me 15 mijë euro, qytetari nga Gjakova e dorëzon në polici

11 August 2025 at 14:33

Një akt i jashtëzakonshëm ndershmërie është regjistruar sot në Gjakovë, ku një qytetar vendosi të dorëzojë në polici një shumë të madhe parash që kishte gjetur në rrugë.

Qytetari Binak Neziri ka gjetur një çantë në rrugën “Tirana” të qytetit, në të cilën ndodheshin rreth 15 mijë euro para të gatshme.

Ai ka shkuar në Stacionin Policor të Gjakovës, ku e ka dorëzuar çantën dhe përmbajtjen e saj.

“Qytetari Binak Neziri nga Gjakova ka gjetur një çantë në rrugën “Tirana”, në të cilën ndodheshin para në vlerë rreth 15 mijë euro. Ai e ka dorëzuar çantën në Stacionin Policor të Gjakovës, ku pas procedurave të nevojshme, çanta dhe paratë janë kthyer tek pronari legjitim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në një njoftim publik, Policia e Kosovës ka shprehur mirënjohje të veçantë për qytetarin Binak Neziri, duke vlerësuar lart gjestin e tij si një shembull frymëzues për të gjithë qytetarët.

“Veprimi i z. Neziri është dëshmi e vlerave të larta morale dhe qytetare. Ai ka treguar integritet dhe besim në institucionet tona, duke dhënë një shembull të rrallë në shoqërinë tonë”, thuhet në reagimin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

The post Gjeti çantën me 15 mijë euro, qytetari nga Gjakova e dorëzon në polici appeared first on Telegrafi.

U mbijetoi plumbave në Gjilan, 41 vjeçari në gjendje stabile pas ndërhyrjes kirurgjike në QKUK

11 August 2025 at 14:21

Të dielën qyteti i Gjilanit u trondit nga një krim i trefishtë, ku i plagosur mbeti edhe një person dhe një tjetër u lëndua nga mjetet e forta.

I plagosuri Bujar Hoxha i cili fillimisht mori trajtim në Spitalin e Gjilanit, aktualisht po vazhdon trajtimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

41-vjeçari është duke u trajtuar në repartin e Kirurgjisë Abdominale.

Në një prononcim për Telegrafin, drejtori i Kirurgjisë Abdominale, Enver Fekaj, konfirmoi se gjendja e pacientit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë, pas një ndërhyrje kirurgjike që pati.

“Pacienti ka pasur lëndime të lehta në kokë dhe disa gërvishtje në duar që nuk kanë kërkuar ndërhyrje. Por lëndimet në abdomen kanë qenë më serioze dhe ka pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjike. Tani është në gjendje stabile, është i vetëdijshëm dhe nën përcjellje të vazhdueshme. Besojmë se do të kalojë pa ndonjë komplikim”, deklaroi Fekaj për Telegrafin.

Krimi i trefishtë në Gjilan vazhdon të jetë një ndër ngjarjet më të rënda që ka goditur Kosovën së fundmi, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë ende në zhvillim.

Mefail Shkodra së bashku me dy djemt Edonis dhe Engjull Shkodra janë të dyshuarit kryesor për këtë rast.

Të njëjtit ndodhen në arrati, dhe policia tashmë i ka shpallur në kërkim.

Gjykata e Gjilanit sqaroi opinionin publik duke bërë të ditur se Mefail Shkodra nuk ka asnjë lëndë aktive në këtë gjykatë dhe se i njëjti ka pasur më herët tre lënëdë penale të cilat kanë përfunduar me aktgjykim dënues.

Gjykata gjithashtu njoftoi se as Edonis e Engjull Shkodra nuk figurojnë në regjistrin e evidencës penale për ndonjë vepër të gjykuar me vendim të formës së prerë, apo për ndonjë rast të papërfunduar. /Telegrafi/

The post U mbijetoi plumbave në Gjilan, 41 vjeçari në gjendje stabile pas ndërhyrjes kirurgjike në QKUK appeared first on Telegrafi.

Grabitje nën kërcënimin e thikës në Prishtinë – dy të dyshuar marrin 600 euro dhe arratisen

11 August 2025 at 10:45

Një rast grabitjeje është raportuar të dielën në Prishtinë, ku dy persona të dyshuar kanë sulmuar një qytetar nën kërcënimin e thikës dhe i kanë marrë 600 euro para të gatshme.

Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 03:56, sipas raportit të Policisë së Kosovës.

“Është raportuar se dy persona të dyshuar, nën kërcënimin e thikës, nga viktima mashkull kosovar kanë marrë 600 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Fatmirësisht, nuk raportohet për ndonjë lëndim fizik të viktimës.

Rasti është klasifikuar si “Grabitje” dhe njësitet hetimore janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve. /Telegrafi/

The post Grabitje nën kërcënimin e thikës në Prishtinë – dy të dyshuar marrin 600 euro dhe arratisen appeared first on Telegrafi.

Përplasje për pronë në Malishevë – tre të arrestuar, konfiskohen armë dhe fishekë

11 August 2025 at 10:34

Një konflikt pronësor në komunën e Malishevës ka përfunduar me kanosje mes palëve dhe përdorim të armës, çka ka çuar në arrestimin e tre personave të dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 14:04, ku sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, tre persona meshkuj kosovarë janë përfshirë në një përplasje verbale dhe fizike për shkak të një kontesti pronësor, e cila ka përshkallëzuar në vetëgjyqësi dhe kërcënime.

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe konfiskuar: 4 fishekë, 7 copë gëzhoja dhe një pistoletë me gas me 7 fishekë, e cila ishte në posedim të njërit prej të dyshuarve.

“Nuk raportohet për persona të lënduar,” thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit të shtetit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/

The post Përplasje për pronë në Malishevë – tre të arrestuar, konfiskohen armë dhe fishekë appeared first on Telegrafi.

“I keni duart me gjak” – qytetarët shprehin revoltën ndaj Gjykatës së Gjilanit pas vrasjes së trefishtë

11 August 2025 at 10:25

Në qytetin e Gjilanit, qytetarët kanë shprehur revoltën e tyre pas vrasjes së trefishtë që ndodhi të dielën e 10 gushtit.

Para ndërtesës së Gjykatës së Gjilanit dhe në muret e saj u vendosën mbishkrime të ndryshme nga qytetarët.

“I keni duart me gjak”, “fajdexhia i fort e gjykatës shumë”, “qendra e fajdeve”, “gjykata në shërbim të fajdexhive”, ishin disa nga mbishkrimet që janë vendosur.

Ky reagim vjen pas vrasjes së trefishtë dhe ngjarjeve tjera të dhunshme në Gjilan, që kanë tronditur thellë komunitetin dhe kanë ngjallur shqetësim të madh për sigurinë publike.

Institucionet e drejtësisë dhe policia janë nën presion të lartë për të zbardhur sa më shpejt rastin dhe për të garantuar që autorët të marrin dënimin meritor. /Telegrafi/

 

 

The post “I keni duart me gjak” – qytetarët shprehin revoltën ndaj Gjykatës së Gjilanit pas vrasjes së trefishtë appeared first on Telegrafi.

Fluks i menaxhueshëm në pikat kufitare – pritje më të gjata vetëm në Jarinjë dhe Dheu i Bardhë

11 August 2025 at 08:43

Në mëngjesin e sotëm, në pikat e kalimit kufitar në Kosovë fluksi i automjeteve paraqitet përgjithësisht i qetë dhe i menaxhueshëm dhe me pritje të shkurtra në shumicën e pikave.

Megjithatë, dy pika kufitare Jarinje dhe Dheu i Bardhë raportojnë pritje më të gjata dhe kolona të konsiderueshme për automjete në dalje nga Kosova.

Sipas të dhënave të fundit të përditësuara në orën 08:11, situata është si vijon.

Jarinjë pritje 5-10 minuta në hyrje dhe 35-40 minuta në dalje, kolona deri në 80 metra në dalje.

Dheu i Bardhë pritje 5-10 minuta në hyrje, dhe 20 minuta në dalje. Kolona arrin deri në 200 metra në dalje.

Të gjitha pikat e tjera kufitare, përfshirë Merdar, Hani i Elezit, Glloboqicë, Jarinje,  Vërmicë, Qafë e Morinës dhe të tjerat, shënojnë kohë pritjeje prej vetëm 3-5 minuta si për automjete ashtu edhe për kamionë, pa kolona të raportuara. /Telegrafi/

 

 

The post Fluks i menaxhueshëm në pikat kufitare – pritje më të gjata vetëm në Jarinjë dhe Dheu i Bardhë appeared first on Telegrafi.

“Kapitulli i fundit i betejës me ndërtimet pa leje”, Rama publikon videon e shembjes së ndërtesës 3-katëshe në Radhimë

11 August 2025 at 08:35

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë mëngjes një mesazh për qytetarët, duke publikuar pamje nga aksionet kundër ndërtimeve pa leje dhe duke theksuar vendosmërinë e qeverisë për të çuar deri në fund këtë betejë.

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga përballja me paligjshmërinë që lëndon e shëmton hapësirat ku bashkëjetojmë si bij e bija të këtij vendi, e ku do ta shkruajmë me se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve, ju uroj një javë sa më të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Pamjet e publikuara tregojnë prishjen e një ndërtese 3-katëshe pa leje në zonën turistike të Radhimës, Vlorë. /Telegrafi/

 

The post “Kapitulli i fundit i betejës me ndërtimet pa leje”, Rama publikon videon e shembjes së ndërtesës 3-katëshe në Radhimë appeared first on Telegrafi.

Haxhiu: Gjykata ua grabiti kompetencat deputetëve

10 August 2025 at 14:51

Ministrja në Detyrë, Albulena Haxhiu ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se gjykata ua ka grabitur kompetencat kushtetuese Kuvendit të Republikës së Kosovës, sepse ata janë autoriteti që duhet të vendosin se si duhet të jetë votimi, dhe këtë e ka konfirmuar e njëjta gjykatë në aktgjykimin e vitit 2025.

Pas 54 dështimesh për konstituim të Kuvendit, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim të premten ku vendosi që deputetët të zgjedhin kryetarin e Kuvendit përmes votimit të hapur brenda 30 ditëve. Po ashtu, Kushtetuesja përcaktoi që kandidati i njëjtë mund të votohet vetëm deri në tri herë dhe se të gjithë deputetët duhet të marrin pjesë në votim.

Partitë parlamentare asesi nuk kanë mundur të zgjedhin trupat e Kuvendit, ku kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, në gjashtë tentime me votim të hapur nuk ka arritur të sigurojë 61 votat e nevojshme, ndërsa në 48 tentime ka dështuar të formohet komisioni për votim të fshehtë, i cili u konsiderua jokushtetues nga gjykata.

Haxhiu në një konferencë për media, ka thënë se njoftimi i Gjykatës Kushtetuese është tejkalim flagrant i kompetencave që ka Gjykata Kushtetuese.

“Për mua, njoftimi i Gjykatës Kushtetuese përbën shqetësim serioz sepse është tejkalim flagrant i kompetencave që ka gjykata kushtetuese. Pastaj do të ndërlidhem çka saktësisht është fjala për tejkalimin e kompetencave kushtetuese. Sipas kushtetutës vetë dhe sipas nenit 4 të kushtetutës thuhet se Gjykata Kushtetuese është institucioni më i lartë që e bën interpretimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe është institucioni që është garant i respektimit të Kushtetutës. Disa nga pikat e dispozitivit që tashmë është bërë publik nuk burojnë nga teksti i kushtetutës, dhe nuk janë të parashikuara në asnjë nen të kushtetutës. As në Kushtetutë, as në rregulloren e kuvendit dhe për pasojë ato përbëjnë krijim të normave të reja, çka është funksion i pushtetit legjislativ por jo dhe i pushtetit gjyqësor interpretues”, tha ajo.

Ajo komentoi disa pika të vendimit të Kushtetueses, duke thënë se gjykata ua ka grabitur kompetencat Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Në Kushtetutë askund nuk lejohet që deputeti të jetë subjekt i vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese , vetëm presidenti mund t’i nënshtrohet aktit kushtetues dhe gjykata mund të trajtojë aktet e Kuvendit por assesi të një individi, në këtë rast kryesuesit. Tjetra thotë procesi i votimit për kryetar dhe nënkryetarët se votimi duhet të bëhet i hapur tash pyetja është se në aktgjykimin e parafundit ka thënë se nuk parashihet që votimi të jetë i hapur apo i mbyllur, kjo është në vullnetin e deputetëve. Tash gjykata thotë se votimi duhet të jetë i hapur, ku e merr këtë të drejt gjykata, pra gjykata ua ka grabitur kompetencat kushtetuese Kuvendit të Republikës së Kosovës, sepse ata janë autoriteti që duhet të vendosin, dhe këtë e ka konfirmuar edhe në aktgjykimin e vitit 2025. Tjetra është që votimi që duhet të realizohet vetëm tri herë, ku e ka parë gjykata këtë….cili do të jetë veprimi i jonë pas këtij vendimi , do ta kuptoni kur të vijë koha. Unë nuk po di cilin vendim me respektuar, atë të 2014, atë të para një muajit a sa ishte”, tha ajo, derisa shtoi se të gjitha vendimet e Kushtetueses si parti i kanë respektuar.

Ajo shtoi se gjykatësit e Kushtetueses nuk duhet të ndihen në presion dhe borxhlinj ndaj askujt por duhet ta kryejnë punën në mënyrë profesionale, por se vendimet e fundit të tyre janë shqetësuese./kp/

The post Haxhiu: Gjykata ua grabiti kompetencat deputetëve appeared first on Telegrafi.

Dalin pamjet pas të shtënave në Gjilan që lanë dy të vdekur dhe dy të plagosur

10 August 2025 at 14:21

Qyteti i Gjilanit është tronditur mesditën e së dielës. Si pasojë e të shtënave në rrugën “Ibrahim Rugova” dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Tashmë në rrjetet sociale kanë nisur të dalin pamje nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur ky rast.

Në video shihen forcat e policisë dhe autoambulanca, ndërkaq në rrugë shihet se ka njolla të gjakut.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar rastin.

“Dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë humbur jetën dy persona dhe dy të tjerë janë plagosur. Viktimat janë konstatuar të vdekur nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. I dyshuari është mashkull shtetas i Kosovës, i njohur për policinë, i cili për momentin është në arrati”, ka thënë Hashani.

Pamjet tregojnë edhe njësitë speciale të Policisë që kanë rrethuar zonën për të bërë ekzaminimin e skenës së krimit, ndërsa Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes për të koordinuar hetimet. /Telegrafi/

 

 

 

The post Dalin pamjet pas të shtënave në Gjilan që lanë dy të vdekur dhe dy të plagosur appeared first on Telegrafi.

❌
❌