Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 August 2025Main stream

Kadastra nis regjistrimin fillestar të pronave në Dibër

By: b b
18 August 2025 at 17:31

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) ka nisur procesin e regjistrimit fillestar të pronave në zonat kadastrale të Pocest dhe Maqellarë, në bashkinë Bulqizë.

Ky është një proces që përfshin gjithsej 106 zona kadastrale në mbarë vendin, me fokus të veçantë në zonat rurale që shtrihen nga Elbasani deri në Malësinë e Madhe.

Grupet e punës të ASHK-së janë në terren dhe po punojnë në bashkëpunim të ngushtë me banorët dhe pushtetin vendor, për të kryer matjet e kufijve të pronave, verifikimin e të dhënave dhe informimin e plotë të komunitetit mbi procedurat dhe fazat e projektit.

ASHK thekson se bashkëpunimi me komunitetin është çelësi për suksesin e projektit: ”Bashkëpunimi me banorët është çelësi për një proces të shpejtë, transparent dhe të saktë. Ftojmë të gjithë banorët e zonave të përfshira të komunikojnë me ekipet dhe të japin çdo informacion të disponueshëm.”

Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të administrimit të tokës dhe pronave në Shqipëri, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për zhvillim ekonomik dhe social në këto zona.

EMRI/ E rëndë në Itali, 47-vjeçari shqiptar vritet me armë elekrtike nga policia

By: Elva
18 August 2025 at 18:50

Një shqiptar 41-vjeçar, Elton Bani, humbi jetën të dielën në Manesseno, pranë Genovas në Itali, pasi u godit me Taser nga karabinierët gjatë një ndërhyrjeje policore. Ngjarja filloi rreth orës 17:00, kur fqinjët njoftuan shërbimet e emergjencës për sjelljen e çrregullt të Banit. Fillimisht mbërritën ambulancat, por për të menaxhuar situatën u thirrën karabinierët, raportojnë […]

The post EMRI/ E rëndë në Itali, 47-vjeçari shqiptar vritet me armë elekrtike nga policia appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti fatal në Greqi/ Si u kthye dasma në tragjedi për 3 shqiptarët (Dinamika)

By: Elva
18 August 2025 at 18:37

Një aksident tragjik ka ndodhur të hënën, më 18 gusht, në autostradën Egnatia, në segmentin Komotini–Ksanthi, duke marrë jetën e tre shqiptarëve dhe duke plagosur një tjetër. Ngjarja ndodhi gjatë kthimit nga një dasmë, duke shndërruar një udhëtim të gëzuar në një tragjedi që tronditi komunitetin shqiptar në Greqi. Emrat e viktimave dhe i të […]

The post Aksidenti fatal në Greqi/ Si u kthye dasma në tragjedi për 3 shqiptarët (Dinamika) appeared first on BoldNews.al.

Air Albania në krizë financiare, anulon nisjen e fluturimeve me Slloveninë

By: Elva
18 August 2025 at 18:04

Kompania shqiptare ajrore Air Albania ka anuluar nisjen e fluturimeve midis Tiranës dhe Lubjanës, të cilat pritej të fillonin më 1 shtator. Aeroporti i Lubjanës njoftoi se vendimi është shkaktuar nga vështirësitë financiare të kompanisë, raportojnë mediat sllovene.  Fluturimet e planifikuara shënonin rifillimin e lidhjes ajrore midis dy kryeqyteteve pas pesë vitesh, pas falimentimit të […]

The post Air Albania në krizë financiare, anulon nisjen e fluturimeve me Slloveninë appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti tragjik në Greqi, zbardhen emrat e tre shqiptarëve që humbën jetën

By: Elva
18 August 2025 at 18:00

Pas aksidentit të rëndë në autostradën Egnatia, në segmentin Komotini–Ksanthi, ku tre shqiptarë humbën jetën gjatë kthimit nga një dasmë, janë bërë të ditur emrat e viktimave: Viktor Bushi, 59 vjeç, banues në Metamorfosi, Athinë. Klarenc Kacaj, 61 vjeç, banues në Dhrapecona, Athinë. Marianka Bushi Aliraj, 57 vjeçe. Gjithashtu, Mardalena Kacaj, 49 vjeçe, ndodhet e […]

The post Aksidenti tragjik në Greqi, zbardhen emrat e tre shqiptarëve që humbën jetën appeared first on BoldNews.al.

Dasma u kthye në funeral, detaje rrënqethëse nga aksidenti ku humbën jetën 3 shqiptarë në Greqi

By: Elva
18 August 2025 at 17:33

Tre shqiptarë, dy burra dhe një grua, humbën jetën në një aksident tragjik në aksin Komotini-Ksanthi, në Greqi, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur. Ngjarja ndodhi mesditën e së hënës, në kilometrin 537.5 të autostradës Egnatia, kur një kamion u përplas me dy automjete të ndalura, të cilat ishin në një radhë prej rreth […]

The post Dasma u kthye në funeral, detaje rrënqethëse nga aksidenti ku humbën jetën 3 shqiptarë në Greqi appeared first on BoldNews.al.

Ligji antiduhan, nga zbatimi me bujë tek dështimi i heshtur

By: Elva
18 August 2025 at 17:13

Nga Esmeralda Topi Në gusht të vitit 2019, një foto e shpërndarë nga faqja satirike “Brryli Broadway” ndezi debat në rrjetet sociale. Në të shfaqej kryeministri Edi Rama, i ulur në një restorant buzë Lungomares së Vlorës, me një cigare të ndezur në dorë. Kryeministri po shkelte ligjin antiduhan, që nisi të zbatohej me bujë […]

The post Ligji antiduhan, nga zbatimi me bujë tek dështimi i heshtur appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën 3 shqiptarë

By: Elva
18 August 2025 at 16:55

Një aksident i rëndë ka ndodhur të hënën, rreth orës 13:00, në autostradën Egnatia, pranë Komotinisë, afër pikës së pagesës së Iasmos në Greqi, ku tre shtetas shqiptarë kanë humbur jetën. Ngjarja ndodhi pasi një kamion u përplas me dy automjete, të cilat kishin ulur shpejtësinë për shkak të radhës së krijuar pranë stacionit të […]

The post VIDEO/ Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën 3 shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

Gati takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Minxhozi: I gjithë presioni do bjerë mbi Ukrainën, Putin po kërkon të arrijë një fitore të premtuar

By: Re Nato
18 August 2025 at 18:36

Analsiti Skënder Minxhozi thotë se presidenti amerikan, Donald Trump dështoi në takimin me homologun rus, Vladimir Putin në Alaskë, ndaj dhe takimi i tij këtë të hënë në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, nuk do prodhojë diçka të re.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Minxhozi u shpreh se i gjithë presioni do të bjerë mbi Ukrainën.

“Ajo që mbetet në thelb, është ajo që nuk u vendos në Alaskë. Trump tha, nëse ndjej që Putin nuk i afrohet një kompromisi, do e mbyll takimin për 3 minuta, se Rusia do përballej me sanksione të ashpra. Pamë që Putin nuk lëshoi udhë. Unë mendoj se ajo që ishte me rëndësi për të vendosur, u humb, ishte Alaska. Donald Trump nuk arriti të marrë një armëpushim. Trump dështoi të marrë një armëpushim mes palëve, dështoi edhe për një takim shumë palësh.  Kjo tryezë sot është shumë delikate, Trtup do mundohjet ta përdorë për të marrë çmimin Nobel. Nuk ka asnjë lloj suksesi, deri tani i ka hapur rrugë Netanyahut të vrasë fëmijë e gra në Gaza. Tha do e zgjidh luftën në Ukrainë, nuk është zgjidhur. Gjeografikisht, kriza ukrainse i përket kontinentit europian. Europianët duhet të ishin më të interesuar për këtë krizë. I gjithë presioni do të bjerë mbi Ukrainën. Sot Trump, tha që nëse Zelensky mund të përfundojë luftën me këto kushte. Ukraina çedon në 1/5 e territorit dhe kjo nuk është pak. Rusët sot e shijojnë konfliktin me Ukrainën si përpjekje për të vendosur një padrejtësi që iu është bërë dikur”, theksoi ai./abcnews.al

Sherr në festën e birrës/ Korçë, arrestohen tre persona, mes tyre një punonjës i tatimeve

By: Re Nato
18 August 2025 at 18:06

3 persona mes të cilëve një punonjës i tatimeve në Korçë janë arrestuar pasi u përfshinë në një sherr të ndodhur gjatë Festës së Birrës që po zhvillohej në Korçë.

Sipas informacioneve punonjësi i tatimeve i identifikuar si Aurel Mullalli 51 vjeç dhe dy personat e tjerë që ishin së bashku me të, në gjendje të dehur janë konfliktuar me një vajzë dhe një djalë që ishin punonjës tek njëra prej stendave të aktivitetit  duke përdorur edhe dhunë fizike, ndërsa më pas kanë kundërshtuar me forcë edhe punonjësit e policisë gjatë shoqërimit.

Policia  thote se përveç 3 të arrestuarve nisi procedim penal edhe për 7 persona të tjerë shokë të tre të arresuarve, të cilët janë përpjekur të pengojnë forcat e policisë për të shoqëruar 3 personat në fjalë.

 

Takimi Trump-Zelensky/ Sotiri: Asnjë pikë kthese. Marrëveshja e paqes do të dojë kohë që të arrihet

By: Re Nato
18 August 2025 at 17:17

Ekspertja për marrëdhëniet ndërkombëtare, Juxhina Sotiri thotë se takimi që do të zhvillohet midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut rus, Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, nuk do të shënojë pikë kthese.

Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Sotiri u shpreh se Rusia ka avantazh në fushëbetejë dhe shtoi se marrëveshja e paqes do të dojë kohë që të arrihet.

“Kemi një Rusi që ka një avantazh në fushëbetejë, Ukraina po pëson një kolaps. Duke pasur parayssh këtë kontekst, kemi kërkesa kontradiktore. Kemi vendet e BE dhe vetë Ukraina që kërkon një armëpushim, por nga ana tjetër, kemi Rusinë që nuk e ka në interesa armëpushimin, pasi është pala fituese në këto momente. Mund të themi që edhe vizita e radhës e Zelenskyt me shpurën diplomatike në Uashington, nuk do të ketë pikë kthese në diskutime. Jemi larg dhe kemi rrëzuar konceptin e shkëmbimit të territoreve. Edhe vetë narrativa që kemi dëgjuar tani, e shkëmbimit të territoreve, ka të bëjë vetëm me lëshimin e territorevge nga ana e Ukrainës. BE ka interes vetjak, kërcënimi rus është në kufijtë e BE.”, theksoi ajo./abcnews.al

Ministri Gonxhja: Kontributi i aktorit Zija Grapshi, pjesë e vyer e trashëgimisë sonë kulturore

By: redi
18 August 2025 at 18:56

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit , Blendi Gonxhja shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur Zija Grapshi. I njohur nga publiku edhe si “gjyshi i përrallave”, ai ndërroi jetë dje në moshën 94-vjeçare. “Një figurë e dashur e artit skenik, “Artisti i Merituar” i cili la pas një trashëgimi të çmuar përmes artit të dublimit, duke i dhënë zë shumë personazheve të…

Source

LIVE/ Sekretari i NATO-s, Mark Rutte mbërrin i pari në Shtëpinë e Bardhë

By: redi
18 August 2025 at 18:33

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ishte i pari që mbërriti në Shtëpinë e Bardhë për samitin me Trumpin, Zelenskin dhe udhëheqësit evropianë. Ai u pasua nga Ursula von der Leyen, kryeministri britanik Starmer dhe nga kryeministrja e Italisë, Meloni.

Source

Veliaj “liston” shkeljet e SPAK, nënvizon dyshimet për eliminim politik

By: redi
18 August 2025 at 17:56

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i kërkon gjyqtarit të Posaçëm, Erion Bani të shpallë të pavlefshëm hetimin e SPAK kundër tij. Në një material shkresor prej 77 faqesh, të përpiluar nga ekipi ligjor kryebashkiaku i pandehur për 4 vepra penale, i arrestuar prej shkurtit të këtij viti, liston si të parën shkelje regjistrimin e hetimit nga kallëzimi i një personi anonim të identifikuar si Nesti…

Source

E rëndë në Greqi, 3 shqiptarë humbin jetën si pasojë e një aksidenti tragjik

By: redi
18 August 2025 at 17:06

Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën Egnatia në Greqi, ku viktima kanë mbetur 3 shqiptarë. Media greke informon se një kamion u përplas me dy makina, të cilat ishin të ndalura në një radhë 600 metrash, duke rezultuar në vdekjen e tre personave dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve dhe më lehtë për 3 të tjerë. Konkretisht kamioni thuhet se u përplas ballë për ballë me automjetin përpara tij…

Source

Pushteti i Ramës po e bën ‘qesharak’ demokracinë

18 August 2025 at 17:44

Nga Ben Andoni

Për ditë e më shumë dhe, madje edhe në paqësinë e këtyre ditëve të pushimit po ndjejmë fuqinë e pushtetit me tendenca autokratike të kryeministrit Rama në vend. Arroganca e skajshme, përballja e njerëzve të tij me pushtetin dhe të mirat, siguria “skajore” zgjedhore, vetëbesimi e tij se do të largohet “kur të dojë ai”, apo shprehje të tilla “se nuk keni parë gjë akoma” dhe shumë elementë që përcillen dhe kultivohen prej servilizmit të njerëzve përreth, e bëjnë pushtetin e tij që dukshëm të manifestojë tendenca autokratikë. Mania e madhe e ndërtimeve të kullave ngado dhe ideja e gjigandomanisë për ta përjetësuar vizualisht qeverisjen dhe për ta thelluar diferencën e tij në drejtim me opozitën është një aspekt tjetër i asaj që po e shqetëson publikun shqiptar.

Autokratët e sotëm në Ballkan dhe në Evropën e Lindjes, ku Rama po kalon në rreshtin e parë, po e përballin kundërshtimin gjithnjë e më të mekët të qytetarëve të tyre (shqiptarët, po ashtu). Shqiptarët duke e parë apatinë e opozitës së sotme përballë pushtetit dhe lajmet gjithnjë e më të shpeshta të lidhjeve të tyre klienteliste me pushtetin Rama; duke parë mundësitë e reduktuara ekonomike, ku fuqia mbetet në pak duar, që kanë lidhje me pushtetin, ndërsa biznesi po vuan, teksa bujqësia po përballet me shqetësime gati ekzistence; në aspektin social, ku vendi ka ndarje shumë të mëdha dhe shtuar edhe me probleme me arsimin dhe shoqërinë, po i bën shqiptarët të ikin pa kthim. Tani edhe fasha moshore të klasës së mesme. Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë, INSTAT, mes viteve 2012 dhe 2022, Shqipëria ka humbur mbi 220.000 qytetarë përmes emigrimit. Kurse në një sondazh, të realizuar online, përmes platformës ECR (Engaged Citizens Reporting- Angazhimi i qytetarëve në raportim) me një kampion rastësor, ku u anketuan 857 persona (82%) jetonin në Shqipëri dhe 187 (ose 17.9%) jetonin jashtë vendit u tregua për një emigracion potencial të lartë në mesin e të shkolluarve. Mbi 94% e pjesëmarrësve (984 persona kishin arsimin e lartë, nga të cilët 478 me gradë PHD dhe 57 në proces doktorantë) donin të iknin. (Monitor, 2024).

Dhe, sot në Shqipëri ne po e shohim paq ekuilibrin ndërmjet masave gati drakoniane të Ramës për informalitetin (që për hir të vërtetës vlerësohen nga njerëzit, por Rama harron se ato në masë janë bërë nën pushtetin e tij) dhe propagandës për të përqeshur dhe hedhur poshtë gjithçka kundër tij brenda kuadrit të etjes për pushtet. Sot, z.Rama nuk jep llogari para parlamentit që e frekuenton në mënyrë shumë të rezervuar, ndërsa ish-kryetarja Spiropali (me gjasë mund të rizgjidhet) e ngre në apoteozë (krahasimet e saj me Skënderbeun dhe të tjera janë pjesë e groteskut kombëtar tani); presidenca, ku Shkëlqesia e tij Begaj pothuaj nuk i ndihet autoriteti më i lartë sublim përballë tij qoftë dhe në momente kur kërkohen; për të përfunduar me Partinë Socialiste, ku tashmë duhet thënë thjesht: “Na ishte njëherë”. Dorëheqjet e administratës që u dhanë kolektivisht e shfaqën hapur këtë logjikë detashmenti sovjetik.

Ndërkohë, qytetari shikon emrat e atyre që përfitojnë dhe mënyrën sesi shfrytëzohen burimet ekonomike, ku për fat të keq shikohet se veç pak emrave janë edhe njerëz të lidhur me opozitën që janë kapur në çarkun e interesave. Nuk është e largët dita kur do akuzojnë njëri-tjetrin për afera, siç po ndodh tashmë me çështjen “Bankers”. Akoma më shqetësues është fakti sesi Rama e trajton përballjen me ekonominë e vendit. Duhet të kesh akses në grupimet afër tij që të kesh përfitime, ashtu si shikon kohë më vonë që miqtë e tij shndërrohen në përfitues. Ndërtimet dhe emrat e arkitektëve që kanë punuar në këtë monstruozitet në kryeqytetin tonë ta japin më saktë këtë paraqitje.

Institucionet e ndryshme janë krejt në dorën e Ramës dhe këtë e shikon se nuk ke drejtues dhe individë që të kundërshtojnë ose thjesht t’i argumentojnë për punën e tyre. Javët e fundit e treguan hapur memecërinë e tyre, kur u kërkoi dorëheqjet. Dhe, zëvendësimet në institucione dhe shkarkimet u bënë në bllok dhe pa edhe rezistencën më të vogël.

Sikur të mos mjaftojë kjo, shikon institucionet e sigurisë që janë të pagoja për këtë korrupsion, këtë pushtet pa limite të Ramës, apo qoftë edhe mënyrës sesi veprojnë njerëzit afër tij. Shpërdorimi me fondet e IPARD-it janë ndër të shumtët indikatorë. Përballë tashmë ka një shoqëri civile që duhet reformuar, por që vuan sëmundjen e vjetër të politikës që ka të njëjtat emra dhe përfitues të frikshëm parash që nuk janë efikasë për shumë nga problemet e vendit, përveç interesave të tyre të gjenerojnë fonde për jetët e pasura që bëjnë një pjesë e tyre.

Nuk është se Rama e ka gjetur kaq të papërpunuar truallin. Përmes njerëzve të tij, nuk mund të thuhet elita politike (për fat të keq nuk u krijuan asnjëherë tek ne) që shfrytëzuan institucione dhe shumë mediume të ndikimit shoqëror, u risajuan norma të cilat i përshfaqin hapur përjashtimin e tjetrit, antagonizmat dhe përjashtimin. Paçka shumë gjërave që nën syrin e publikut e lidhin Partinë e Ramës dhe Partinë e Berishës (PS dhe PD, mirëfilli janë në histori), kryesore është se ne jemi të ndarë “Ne” dhe “Ata”. Mu si në kohën e fill pas Luftës së Dytë Botërore që prodhoi aq shumë gjak, por mbi të gjitha në thjeshtësimin e sotëm të sfidave komplekse shoqërore. Ndërsa Berisha e nisi, sot Rama e ka institucionalizuar kuptimin e diversitetit dhe përçarjen e madhe shoqërore, por mbi të gjitha është shkatërruar besimi se mund të bëjmë një shtet efikas që t’u shërbejë të gjithëve dhe ku do të jetosh.

Megjithatë kohët tona janë të mbushura me paradokse: Dhe, një drejtues me tendenca autokrate si Rama e di mirë se mbështetja e huaj (dhe kjo ndaj tij ka qenë e pamatë) mund të pjellë pushtet. Samitet në Tiranë i ka kthyer në tribuna, ku ka marrë aprovimin e liderëve kryesorë të Evropës (paçka se kancelari gjerman Friedrich Merz bëri një gjest shumë domethënës në takimin protokollar para Muzeut Kombëtar, kur ia bëri me shenjë: Ke fituar katër herë? Çudi! Ngritje supesh). Dhe, për çudi Evropa e bashkuar ka kohë që nuk sheh, por integrimi është ai imazh që Rama diti ta luajë aq mirë si moto në zgjedhjet e vitit 2025.

Sot me Ramën nuk ka më kontroll dhe balancë të institucioneve, ka përçarje deri në vuajtje të opozitës dhe një media apatike, e cila mezi po merr frymë në këtë pushtet me tendenca mirëfilli autokrati. Por pushteti i autokratit ngrihet mbi fantazira dhe larg realiteteve, kurse i demokratit mbi realitetin. Ndaj përballja e demokratëve është sfiduese, kurse drejtues si Rama dinë të manipulojnë me ndjenjën për t’i hequr nga ky realitet dhe për t’i çuar në fantazi. Ndaj autokracia e tij po e bën ‘qesharake’ dhe pa jetë demokracinë tonë. Pakkush ka fuqi t’i thotë të vërtetën: Ku po e çon vendin?! Kurse Czesław Miłosz, nobelisti polak do t’ia thoshte edhe më thjeshtë përmes vargjeve: “Në një dhomë ku njerëzit ruajnë unanimisht komplotin e heshtjes, një fjalë e së vërtetës tingëllon si një e shtënë pistolete”. (Homo Albanicus)

 

The post Pushteti i Ramës po e bën ‘qesharak’ demokracinë first appeared on JavaNews.al.

Tedi Blushi: 251 kriminelë të lirë, Ilir Meta në burg

By: el da
18 August 2025 at 18:52

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për shtyp ka theksuar se mosekzekutimi i 251 urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK kundër kriminelëve më të rrezikshëm në Shqipëri, konfirmon zyrtarisht kapjen totale të shtetit nga mafia.

Blushi shprehet se 251 bosë të krimit të organizuar, trafikantë ndërkombëtarë dhe vrasës, janë në liri të plotë sepse ata janë pjesë integrale e narkopushtetit të Edi Ramës.

Sakaq, Blushi thekson se personat ndaj të cilëve është lëshuar urdhër-arrest janë partnerët e ngushtë elektoralë, mjete të frikës dhe ushtria personale e Ramës që blen dhe vret votën e lirë si dhe pengon dhunshëm rotacionin politik.

Tedi Blushi akuzon më tej se rrëmbimi terrorist me policë-banditë i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe mbajtja e tij në izolim ektrem pa fakte dhe pa prova penale, si dhe mos-arrestimi i 251 kriminelëve më të rrezikshëm në vend, provon qartë se ky institucion është aleati kryesor i Edi Ramës për vrasjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe për konsolidimin e regjimit të tij mafioz dhe autoritar, që tanimë po përpiqet të instalohet me ligj nëpërmjet një Kodi të ri Penal të denjë për “Republikat e Bananeve”.

Deklarata e plotë e Tedi Blushit

Mosekzekutimi i 251 urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK dhe të miratuara nga GJKKO kundër kriminelëve më të rrezikshëm në Shqipëri është konfirmimi zyrtar i kapjes totale të shtetit nga mafia.

Në çdo vend normal që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Europian, ky akt i kapitullimit të shtetit të së drejtës para krimit të organizuar do të ishte fundi i çdo qeverie.

Por, në Shqipërinë e Edi Ramës, është suksesi i modelit mafioz të shtetit që ai ka ndërtuar, duke kapur çdo pushtet dhe asgjësuar pavarësinë e çdo institucioni ligj-zbatues: drejtësi, polici, ushtri dhe shërbime sekrete.

251 bosë të krimit të organizuar, trafikantë ndërkombëtarë dhe vrasës, janë në liri të plotë, sepse ata janë pjesë integrale e Narkopushtetit të Edi Ramës.

Janë partnerët e tij të ngushtë elektoralë, mjetet e frikës, ushtria e tij personale që ble dhe vret votën e lirë dhe pengon dhunshëm rotacionin politik.

Këtë e pranoi hapur edhe Parlamenti Europian, përmes kreut të misionit vëzhgues, Michael Gahler, që deklaroi publikisht se strukturat kriminale nuk lejojnë rotacionin e pushtetit në Shqipëri.

Dështimi për të kapur 251 kriminelët është një akt-akuzë e rëndë për vet SPAK, për GJKKO-në, për Policinë e Shtetit dhe për Shërbimin Informativ, që nuk janë kanë pushuar së qeni institucione për garantimin e respektimit të ligjit dhe mbrojtjes së sigurisë kombëtare, por janë shndërruar në filiale të mafias që ka kapur sot shtetin.

251 kriminelë në liri janë prova tronditëse se si SPAK, qartazi është vënë në shërbim të interesave elektorale, politike dhe personale të Edi Ramës, jo për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet më të larta, por vetëm për të goditur, shantazhuar, hetuar dhe arrestuar kundërshtarët e tij politikë, që dënohen për shkak se gjykatësit dhe familjet e tyre janë nën përgjim dhe presion permanent nga Prokuroria e Posaçme.

Rrëmbimi terrorist me policë-banditë i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe mbajtja e tij në izolim ekstrem pa fakte dhe pa prova penale, si dhe mos arrestimi i 251 kriminelëve më të rrezikshëm në vend provon qartë se ky institucion është aleati kryesor i Edi Ramës për vrasjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe për konsolidimin e regjimit të tij mafioz dhe autoritar, që tanimë po përpiqet të instalohet me ligj nëpërmjet një Kodi të ri Penal të denjë për “Republikat e Bananeve”.

Në vend të arrestojnë 251 bosët e krimit, Policia e Shtetit dhe Ushtria përdoren për të vrarë fjalën e lirë, jo vetëm duke i ndërprerë dhunshëm sinjalin televizionit Neës 24, por edhe duke e thelluar më tej paligjshmërinë me moslejimin arbitrar të zbatimit të vendimit të gjykatave.

251 kriminelë në arrati është një akt-akuzë edhe për Shërbimin Informativ, që ka garantues i sigurisë kombëtare është kthyer tanimë në një institucion survejimi, inkuizicioni dhe persekutimi vetëm për kundërshtarët politikë të Edi Ramës.

Sot në Shqipëri nuk ka më shtet ligjor, por vetëm një strukturë kriminale të centralizuar, me Edi Ramën në krye të organizatës, që kontrollon gjithçka, institucionet, ekonominë dhe median, përmes dhunës, frikës, shantazhit, propagandës dhe korruptimit.

Në një vend ku kriminelët nuk arrestohen, por kundërshtarët politikë rrëmbehen dhe izolohen, ku drejtësia është kthyer në armë politike, media mbyllet me policë dhe ushtri dhe standardet e zgjedhjeve shkatërrohen me dhunë nuk ka më demokraci, as shtet të së drejtës dhe as liri.

Vetëm domosdoshmëria për shembjen e këtij regjimi dhe rikthimi i sovranitetit te qytetarët mbi shtetin është e vetmja zgjidhje që duhet t’i bashkojë sot më shumë se kurrë të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë. m.p.

25 sanitare të spitalit psikiatrik të Vlorës: Kemi dy muaj pa marrë rrogën

By: el da
18 August 2025 at 18:38

Sanitaret e Spitalit Psikiatrik në Vlorë kanë dalë në protestë për mungesën e pagës prej dy muajsh ndërsa kanë deklaruar se do të sabotojnë punën nëse për ta nuk do të ketë zgjidhje.

Sanitaret e Spitalit “Ali Mihali” janë shprehur se kanë kërkuar të takojnë drejtuesen e Spitalit dhe përfaqësues të Firmës private që menaxhon sanitaret, por prej gati dy muajsh askush nuk u përgjigjet.

Sanitaret kanë deklaruar se e ardhmja e tyre rrezikohet për shkak të pagave minimale dhe mospranimit për t’i pajisur me kontratë pune. Sakaq, sanitaret deklarojnë se administrata e spitalit është kërcënuar me largim nga puna.

“Jemi kryefamiljare, mbajmë familjet, kemi nga 40 vite punë në këtë institucion, trajtohemi keq.”-shprehen sanitaret. m.p.

Sherri për parkimin shkon në dhunë, dy vëllezërit plagosin nënë e bir

By: el da
18 August 2025 at 18:27

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku një konflikt për parkimin e automjetit degjeneroi në dhunë fizike. Dy vëllezër, Romeo dhe Fabion Laze, pronarë të një lavazhi, u vunë në pranga pasi akuzohen për plagosjen e rëndë të një nëne dhe të birit të saj.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 17:45, ku pas një sherri në të cilin u përfshinë të paktën 6 persona, nënë e bir, N. A. dhe E. A., u sulmuan me grushte, shkopinj dhe sende të forta. Të dy u transportuan me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës, ku morën ndihmën e parë mjekësore. Ata pësuan fraktura dhe dëmtime të shumta në kokë e trup, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia shoqëroi fillimisht katër persona, ndërsa pas hetimeve arrestoi në flagrancë Romeo Lazen, 45 vjeç, dhe Fabion Lazen, 39 vjeç, për akuzën “plagosje e rëndë me dashje në bashkëpunim”.

Hetimet zbuluan se të arrestuarit janë persona me precedentë të shumtë penalë.

Policia dhe Prokuroria e Sarandës po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, që ka tronditur qytetin bregdetar. m.p.

Aksident në Greqi, tre shqiptarë shkrumbohen brenda makinës

By: el da
18 August 2025 at 18:09

Tre shqiptarë kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti tragjik të ndodhur mesditën e së hënës në kilometrin 537.5 të autostradës Egnatia, në pikën e pagesës Iasmos.

Mediat greke raportojnë se një kamion u përplas me dy makina, të cilat ishin të ndalura dhe mjetet shpërthyen në flakë pas përplasjes, duke çuar në karbonizimin e tre nga katër pasagjerëve në njërën prej makinave.

Kamioni thuhet se u përplas kokë më kokë me automjetin përpara tij, i cili u përfshi nga flakët. Në bord ndodheshin 4 shqiptarë me banim në Athinë, një burrë 59-vjeçar, një burrë 61-vjeçar (pasagjer), një grua 57-vjeçare dhe një grua 49-vjeçare. Tre të parët u karbonizuan, ndërsa e fundit arriti të dilte vetë nga makina.

Mjeti tjetër i përfshirë në aksident mbante 4 të afërm grekë, gjithashtu banorë të Athinës, një shofer 36-vjeçar, një pasagjer 28-vjeçar dhe dy djem të moshës 4 dhe 5 vjeç. Të gjithë u dërguan në spitalin e Komotinisë me lëndime të lehta. Raportohet se edhe shoferi me shtetësi bullgare i kamionit është plagosur rëndë.

Forca të mëdha zjarrfikëse me 22 zjarrfikës dhe 9 automjete, 3 ambulanca dhe policia shkuan me nxitim në vendngjarje. Zjarri u përhap edhe përreth autostradës Egnatia, në zonat rurale. Pak pas orës 16:00, përfundoi devijimi i përkohshëm i trafikut të automjeteve në rrjetin kombëtar Komotini – Porto Lagos – Xanthi. m.p.

❌
❌