Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 August 2025Main stream

OKB: Që nga maji, mbi 1.700 të vrarë teksa po prisnin për ndihma në Gazë

By: Ardit
15 August 2025 at 20:25

Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara tha të premten se të paktën 1.760 palestinezë janë vrarë teksa po kërkonin që të merrnin ndihma humanitare në Rripin e Gazës që prej fundit të majit. “Që nga 27 maji e deri më 13 gusht, ne kemi regjistruar të paktën 1.760 palestinezë të vrarë […]

The post OKB: Që nga maji, mbi 1.700 të vrarë teksa po prisnin për ndihma në Gazë appeared first on BoldNews.al.

Nga Dhërmiu me dashuri

By: Ardit
15 August 2025 at 20:00

Nga Klodian Tomorri Ndërsa Shqipëria shkrumbohet nga Vermoshi në Konispol, në vilën qeveritare të Dhërmiut hyjnë e dalin kestëxhinjtë. Sot e pati radhën Sebastian Kurz, ish kryeministri i Austrisë. Pasi i thuri lavde të mëdha Edi Ramës pas fitores së zgjedhjeve të 11 majit përmes një editoriali që u botua vetëm tek facebooku i tij […]

The post Nga Dhërmiu me dashuri appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Ja kush është i riu që u qëllua me thikë në Korçë

By: Ardit
15 August 2025 at 19:46

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë ka tronditur Korçën pasditen e kësaj të premte, ku një 27-vjeçar është dërguar me urgjencë në gjendje kritike në Spitalin Rajonal të Korçës U raportua se pas një konflikti Ari Kodra është goditur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dvoran, ndërsa rrethanat ende nuk dihen. […]

The post EMRI/ Ja kush është i riu që u qëllua me thikë në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, sociologia: Dështim i të gjitha hallkave

By: Ardit
15 August 2025 at 18:52

Sociologia Entela Binjaku ka komentuar ngjarjen e fundit fundit në Maliq, ku një 14-vjeçar i mori jetën me thikë bashkëmoshatarit të tij. Sociologia theksoi se ngjarjet e kronikës së zezë ku përfshihen të miturit nuk kanë munguar, dhe shpesh shfaqen histori edhe më të dhimbshme se më parë. Ajo kujtoi se Shqipëria ka nënshkruar shumë […]

The post Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, sociologia: Dështim i të gjitha hallkave appeared first on BoldNews.al.

Tërmet në Tiranë, ja sa ishte magnituda

By: Ardit
15 August 2025 at 18:32

Një tërmet ka lëkundur kryeqytetin pasditen e kësaj të premte. Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 18:24 minuta në Tiranë dhe qarqet përreth. Tërmeti ka qenë rreth 3.5 ballësh, me epiqendër Krujën. Ky është tërmet i dytë brenda orës, pasi rreth orës 17:44 një tjetër lëkundje tërmeti lëkundi Tiranën. Magnituda e këtij tërmeti ishte qenë 3.1 […]

The post Tërmet në Tiranë, ja sa ishte magnituda appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Denoncimi: Transformatori në Gjirin e Lalzit rrezik për banorët dhe turistët

By: Ardit
15 August 2025 at 18:22

Në zonën e Gjirit të Lalzit, situata e infrastrukturës elektrike është shqetësuese, me pamje si kjo në këtë video të dërguar në redaksinë e JOQ Albania ku shihet një transformator i zhveshur me kabllo të varura duke krijuar rrezik për qytetarët. Kjo jo vetëm që përbën rrezik serioz për banorët dhe vizitorët, por është edhe […]

The post VIDEO/ Denoncimi: Transformatori në Gjirin e Lalzit rrezik për banorët dhe turistët appeared first on BoldNews.al.

“Koha ideale për të ndriçuar”/ Njihuni me 4 shenjat që do të bëjnë para deri në fundin e 2025

By: Ardit
15 August 2025 at 18:08

Rruga drejt suksesit financiar shpesh duket e vështirë, por për disa shenja të zodiakut, gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë shumë premtues. Sipas astrologëve, ndikimet planetare dhe dinamika personale e këtyre shenjave do t’i ndihmojnë të përjetojnë zhvillime të mëdha financiare, madje disa mund të afrohen me milionat. Më poshtë janë katër shenjat që […]

The post “Koha ideale për të ndriçuar”/ Njihuni me 4 shenjat që do të bëjnë para deri në fundin e 2025 appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e 14-vjeçarit, reagon shkolla ku studionte i mituri: Humbëm një nxënës të mrekullueshëm

By: Ardit
15 August 2025 at 17:48

Shkolla ‘Talif Rexhepi’ ku studionte 14-vjeçari Eraldo Xhejo, i cili u u vra pasditen e djeshme në Maliq, ka reaguar me një mesazh të ndjerë për nxënësin e tyre. Përmes një postimi në ‘Facebook’, shkolla shkruan se nuk humbën vetëm një nxënës por një të ri plot ëndrra dhe mirësjellje. Në postim theksohet se shkolla […]

The post Vrasja e 14-vjeçarit, reagon shkolla ku studionte i mituri: Humbëm një nxënës të mrekullueshëm appeared first on BoldNews.al.

“OSBE ngriti ‘këmbanën e alarmit’ për lirinë e medias”/ Bardhi: Rama ka ‘varrosur’ demokracinë

By: Ardit
15 August 2025 at 16:48

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reafuar në lidhje me deklaratën e OSBE-së për lirinë e mediave në Shqipëri. Në një postim në facebook, Bardhi e quan ndërprerjen e transmetimit të News24 dhe bllokimin e gazetarëve për të hyrë në ambientet e tyre të punës, edhe pas një vendimi gjyqësor, “shpërdorim të pastër të […]

The post “OSBE ngriti ‘këmbanën e alarmit’ për lirinë e medias”/ Bardhi: Rama ka ‘varrosur’ demokracinë appeared first on BoldNews.al.

Zjarret gjunjëzojnë Spanjën, 7 persona humbin jetën

By: Ardit
15 August 2025 at 16:31

Spanja është duke u përballur me 14 zjarre të mëdha dhe autoritetet paralajmëruan të premten se “kushte të pafavorshme” po e bëjnë më të vështirë luftimin tyre. Si pasojë e zjarreve kanë humbur jetën shtatë njerëz këtë muaj në Spanjë. Vala e të nxehtit, që ka zgjatur 12 ditë, dhe erërat nga jugu, e kanë […]

The post Zjarret gjunjëzojnë Spanjën, 7 persona humbin jetën appeared first on BoldNews.al.

Drejtësia, fitoi Fronti i Lindjes, financoi Fronti i Perëndimit

By: Ardit
15 August 2025 at 16:18

Nga Basir Çollaku Nëse hetohet, brenda sistemit të drejtësisë del një organizatë e cila mund dhe duhet të dënohet. Gjithnjë nëse. Ku? Në prokurori, gjyqësor, polici, Këshillin e Prokurorisë, gjyqësor, Gjykatën e Lartë, atë Kushtetuese dhe të rangjeve të tjera më të ulëta. Pas mbylljes së USAID, hetimeve të fondeve të përdorura me dedikim për […]

The post Drejtësia, fitoi Fronti i Lindjes, financoi Fronti i Perëndimit appeared first on BoldNews.al.

Dënimet për zjarret, juristi: Ligji është i barabartë me vrasjen, por mungojnë provat

By: Ardit
15 August 2025 at 16:11

Ndërsa vendi përballet me një rritje alarmante të zjarreve në zonat pyjore dhe jo vetëm, shifrat zyrtare tregojnë një kontrast të fortë mes numrit të lartë të referimeve ndaj zjarrvënësve dhe rasteve të pakta kur ata përballen realisht me ligjin dhe drejtësinë. Gjatë viteve të fundit, nga policia në prokurori janë referuar dhjetëra raste të […]

The post Dënimet për zjarret, juristi: Ligji është i barabartë me vrasjen, por mungojnë provat appeared first on BoldNews.al.

PD ndan postet pas humbjes së 11 majit, Bardhi e të tjerët me kokën ulur. “Buzëqesh” vetëm Gjekmarkaj!

15 August 2025 at 12:11

Nga Ardit Rada

Zgjedhjet e 11 majit kanë prodhuar një situatë të brendshme delikate në Partinë Demokratike. Në tryezë janë jo vetëm analiza e humbjes së thellë elektorale, çka sjellë tkurrjen e grupit parlamentar demokrat, por edhe ndarja e posteve që i takojnë opozitës në Kuvendin e ardhshëm. Pas 20 majit 2023, kur Gazment Bardhi u zgjodh kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së opozita e gjen veten përballë nevojës që të riformatojë gjithçka në dritën e zgjedhjeve të fundit. Njëra ndër pyetjet themelore, me nisjen e legjislaturës së re në shtator, është ajo nëse Gazment Bardhi do ta ruajë ose jo pozicionin në krye të grupit. Në 11 maj Bardhi pësoi një humbje poshtëruese në qarkun e Fierit, ku socialistët fituan plot 12 mandate, duke bërë që PD të marrë rezultatin më negativ në këtë zonë të Shqipërisë.

Bardhi e kaloi me heshtje momentin e vështirë pas 11 majit dhe ka qenë i rezervuar në daljet publike pas këtij momenti. A do të jetë ky rrëzim i zhurmshëm edhe fundi i tij si nënkryetar i PD dhe kryetar i grupit parlamentar tani që balancat politike brenda PD janë shumë të ndryshme nga koha kur ai shihej si përfaqësues i një korenti “të pavarur” në parti?!

Një pozitë jo më të mirë se Bardhi kanë edhe emrat e tjerë në krye të piramidës demokrate si Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Flamur Noka e Oerd Bylykbashi. Janë figura politike që morën rezultate zhgënjyese në zgjedhjet e 11 majit dhe që nuk arritën ta përkthejnë aktivizmin e tyre dhe dedikimin ndaj Berishës, në vota e përkrahje elektorale.

I vetmi që duket se arriti të shpëtojë politikisht nga kjo anije e mbytur e 11 majit duket nënkryetari i PD dhe nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj, i cili ja doli të pengojë vërshimin rozë në qarkun e Lezhës, duke bërë që socialistët të mos avancojnë dot nga pozitat e zgjedhjeve të vitit 2021. Ky i Gjekmarkajt është një rast i veçuar në hartën elektorale të PD në zgjedhjet e fundit, pasi arriti të ruajë një njollë blu në detin e kuq të votave socialitëve që morën para Jugun e Veriun duke i dhënë Edi Ramës 83 mandate parlamentare.

A do të jetë pozicion force e Gjekmarkajt një garanci që ai të ruajë postet politike të larta që mban? Edhe kjo do të shihet në momentin që PD do të analizojë humbjen, por vlen të thuhet se në një tryezë me koka të ulura i deleguari politik i qarkut Lezhë është ndër të paktët që nuk ka pse të skuqet. Aq më tepër që ka pranë një figurë Gjin Gjoni…

The post PD ndan postet pas humbjes së 11 majit, Bardhi e të tjerët me kokën ulur. “Buzëqesh” vetëm Gjekmarkaj! first appeared on JavaNews.al.

Yesterday — 14 August 2025Main stream

RYANAIR TO OPEN NEW TIRANA BASE FOR SUMMER 2026

By: Ardit
14 August 2025 at 14:07

Ryanair, Albania’s fastest growing airline today (Thurs, 14 Aug) announced it would open a new – 3 aircraft – base at Tirana Airport from April 2026, basing 3 new B737-800 aircraft – a $300m invest. – supporting over 3,000 jobs, incl. 100 new high-paid jobs for pilots and cabin crew. Ryanair’s new Tirana base will […]

The post RYANAIR TO OPEN NEW TIRANA BASE FOR SUMMER 2026 appeared first on BoldNews.al.

RYANAIR HAP BAZË TË RE NË TIRANË

By: Ardit
14 August 2025 at 14:05

3 AEROPLANË TË BAZUAR, 10 LINJA TË REJA (33 NË TOTAL) TEKSA TRAFIKU RRITET NË 4.0 MILION PASAGJERË NË VIT Ryanair, kompania ajrore me rritjen më të shpejtë në Shqipëri, njoftoi sot (e enjte, 14 gusht) se do të hapë një bazë të re me 3 aeroplanë në Aeroportin e Tiranës duke filluar nga prilli […]

The post RYANAIR HAP BAZË TË RE NË TIRANË appeared first on BoldNews.al.

“Akt korrupsioni i pastër”/ PD: Balluku i dha tenderin 1.1 mln euro familjarëve të Blendian Dalipajt

By: Ardit
14 August 2025 at 13:47

Partia Demokraike ka hedhur akuza ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku se po iu jep tendera familjarëve të drejtorëve në varësi të saj. Më anë të konferencës për shtyp, Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka akuzuar Ballukun se ka dhënë tenderin 1.1 milionë euro kompanisë “IDK Konstruksion shpk”, e cila sipas tij është nën pronësinë e […]

The post “Akt korrupsioni i pastër”/ PD: Balluku i dha tenderin 1.1 mln euro familjarëve të Blendian Dalipajt appeared first on BoldNews.al.

Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet, juristët: Duhet të përfshihen edhe zjarret e përmbytjet

By: Ardit
14 August 2025 at 13:24

Qeveria ka hapur për konsultim publik projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet”, por juristi Ardian Stamo në komentin publik që i bëri projektit paralajmëron se drafti, në formën aktuale, jo vetëm që cenon të drejtat kushtetuese të pronarëve dhe konkurrencën në treg, por edhe lë jashtë mbulimit një gamë të gjerë rreziqesh […]

The post Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet, juristët: Duhet të përfshihen edhe zjarret e përmbytjet appeared first on BoldNews.al.

Serbia arreston dy kosovarë, dyshon se me pjesëtarë të UÇK-së rrëmbyen një serb në luftë

By: Ardit
14 August 2025 at 13:16

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur të enjten se i ka ndaluar dy persona me inicialet X.E dhe B.E në pikën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë, Horgosh, nën dyshimet se me pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë kryer krime lufte kundër popullsisë civile. Në komunikatën e ministrisë nuk […]

The post Serbia arreston dy kosovarë, dyshon se me pjesëtarë të UÇK-së rrëmbyen një serb në luftë appeared first on BoldNews.al.

Skifterët godasin sërish në Valamar/ ARB SECURITY në gjumë

By: Ardit
14 August 2025 at 13:01

Një tjetër rast shqetësues ka nxjerrë në pah problemet me sigurinë në kompleksin luksoz “Valamar” në Gjirin e Lalzit, i cili ruhet 24 orë nga kompania private “ARB Security”. Disa ditë më parë, një vilë e kyçur të një emigranti në kompleksin luksoz “Valamar”, në Gjirin e Lalzit, ra pre e një grabitjeje spektakolare, teksa […]

The post Skifterët godasin sërish në Valamar/ ARB SECURITY në gjumë appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Denoncimi: Privatizohet plazhi publik në Sarandë, dy persona i marrin para pushuesve

By: Ardit
14 August 2025 at 12:02

Një qytetare nga Saranda ka denoncuar në redaksinë e JOQ një rast të përsëritur të marrjes së parave në mënyrë të padrejtë në një plazh publik pranë portit të qytetit. Sipas saj, bashkia ka vendosur çadra falas për qytetarët, ndërsa dyshekët me ajër që ndodhen në ujë janë me pagesë. Megjithatë, dy persona, një grua […]

The post VIDEO/ Denoncimi: Privatizohet plazhi publik në Sarandë, dy persona i marrin para pushuesve appeared first on BoldNews.al.

❌
❌