Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 August 2025Main stream

Teliti: Bashkia e Tiranës, vetëm 20% e investimeve publike të realizuara

23 August 2025 at 13:14

TIRANË, 23 gusht /ATSH/ Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti deklaroi sot se, Bashkia e Tiranës ka realizuar vetëm 20% të investimeve publike.

“Tirana është sot pasqyra më e qartë e një qeverisjeje vendore të degraduar, të kapur nga interesa të ngushta politike, ku përfaqësimi është zëvendësuar nga emërimi, dhe transparenca nga arroganca”, u shpreh ai në një deklaratë për mediet.

“Sipas të dhënave zyrtare të vetë bashkisë për 7 muajt e parë të vitit 2025, vihet re një shpërdorim flagrant i taksave të qytetarëve. 13 milionë euro më shumë janë shpenzuar për paga dhe shpenzime operative, për të mbajtur në këmbë një administratë të fryrë dhe politikisht të kapur. Kjo administratë është rritur trefish në 10 vitet e fundit, pa asnjë reflektim mbi eficiencën apo nevojën për shërbim publik më cilësor”, theksoi Teliti.

Ndërkohë, shtoi ai, “investimet publike, thelbi i çdo qeverisjeje vendore që funksionon në shërbim të komunitetit, janë neglizhuar plotësisht. Në këtë 7-mujor vetëm 35 milionë euro investime janë realizuar, që përbëjnë vetëm 20% të planifikimit për periudhën janar-korrik, duke lënë qytetarët pa infrastrukturë, pa shërbime dhe pa zhvillim”.

Teliti u shpreh se, Partia Demokratike e konsideron këtë situatë të papranueshme dhe rikujton qytetarët dhe institucionet se qeverisja pa votë është uzurpim, jo demokraci.

“Ndaj ne ritheksojmë kërkesën tonë të qartë zgjidhja e vetme për të rikthyer normalitetin dhe funksionimin demokratik në Bashkinë e Tiranës është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe pa zgjedhje te lira, nuk ka zgjidhje”, përfundoi Teliti.

/gj.m/

The post Teliti: Bashkia e Tiranës, vetëm 20% e investimeve publike të realizuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD: Air Albania po falimenton, fsheh bilance dhe detyrime

By: Elva
23 August 2025 at 11:32

Zëvendësja e Departamentit të Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka ngritur shqetësime lidhur me situatën financiare të Air Albania, të cilën kryeministri e kishte shpallur më 20 qershor si “krenaria kombëtare” e vendit. Ajo përmendje se linja direkte mes Tiranës dhe Lubjanës, e nisur me bujë nga Air Albania, u anulua më 20 gusht […]

The post PD: Air Albania po falimenton, fsheh bilance dhe detyrime appeared first on BoldNews.al.

“Berisha caktoi vetë ‘nenin Basha’”/ Balliu: “Kukullat” në grupin parlamentar po e mbajnë në lojë!

22 August 2025 at 23:43

“Sali Berishës i ka mbaruar koha politike dhe kukullat e tij nuk e mbrojnë dot më”, kështu u shpreh Alesia Balliu, ish anëtare e Këshillit Kombëtar të PD.

Gjatë një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, ajo theksoi se Berisha duhet të largohet sepse po mban peng PD.

“Meritokracia, gara, riformatimi vjen duke pranuar të vërtetën duke parë shkaktarë e humbjet. Dhe mbi të gjitha duke ndryshuar lidershipin. Kaq e pamundur është të kemi një lidership të ri?”, tha ajo.

Gjithashtu gjatë intervistës, tha se ndryshimi mund të nisë duke bërë një formacion të fuqishëm, pasi sipas saj sot aktualisht PD është shumë larg problemeve të qytetarëve.

“Tanimë janë bërë shumë bezdisës për publikun. PD duhet të pranojë të vërtetën të bëjë një analizë të mirëfilltë dhe jo një analizë fasadë siç është mësuar Berisha me familjen e tij. Procesi i Sali Berisha i shërben vetëm Berishës dhe 40 kukullave të tij dhe askujt tjetër. Flasim për një formatim në nivel kombëtar dhe jo në nivel familjar”, tha mes të tjerash ajo.

/abcnews.al/

Yesterday — 22 August 2025Main stream

Kuvendi i dalë nga 11 Maji, Berisha rikthen 9 figura politike

By: redi
22 August 2025 at 16:36

pas pushimeve verore, në shtator rinis punën Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 11 Majit. Në një kohë që ende nuk dihet sesi do të jetë qeveria e re, PD do të rikthehet me disa figura të vjetra. Jozefina Topalli do të rikthehet në shtator pas një shkëputjeje 8 vjeçare. Pas një karriere të gjatë, përfshirë edhe postin e kryeparlamentares më jetëgjatë në 35 vite demokraci, Topallit iu ndërpre karriera…

Source

PD paralajmëron aksion opozitar në shtator, Alimehmeti: Protestat janë një mundësi

By: Elva
22 August 2025 at 15:59

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, deklaroi se në shtator pritet të nisë një aksion i ri opozitar. Në një intervistë për News24, ai tha se forumet e PD-së do të mblidhen për të diskutuar format e këtij aksioni, ndërsa vëmendja aktualisht është tek analiza e zgjedhjeve të 11 majit dhe raportimi […]

The post PD paralajmëron aksion opozitar në shtator, Alimehmeti: Protestat janë një mundësi appeared first on BoldNews.al.

Kriza në selinë blu, ish-deputetja Açka: PD ka rënë në hall dhe duhet ta nisë nga e para

By: redi
22 August 2025 at 15:23

Ish-deputetja e PD-së, Flutura Açka flet për situatën në selinë blu, ku këto muaj vere duket e qetë, por brenda ka një krizë që do të dalë në sipërfaqe në shtator, kur nis punë edhe Kuvendi i Shqipërisë i dalë nga zgjedhjet e 11 Majit. Në një postim në Facebook, Açka shkruan se ata në selinë blu të paaftë për të gjetur një zgjidhje. Për të PD është futur në një “hall” nga i cili nuk di të dalë dhe…

Source

Before yesterdayMain stream

Lefter Maliqi paralajmëron një sezon vjeshte të tensionuar në Kuvend: Opozita do të nisë protesta pa ndalim

By: M C
21 August 2025 at 18:23

Drejtuesi Politik i Qarkut Berat, i Partisë së Lirisë, Lefter Maliqi deklaroi në një intervistë për News24 se opozita po përgatitet për një sezon të ri politik që pritet të jetë i tensionuar.

Sipas tij, pas përfundimit të zgjedhjeve të fundit, strukturat e Partisë Demokratike dhe aleatët e saj do të mblidhen në ditët në vijim për të vendosur strategjinë e re të veprimit.

Një nga opsionet që po shqyrtohet është bojkotimi i Kuvendit, por Maliqi theksoi se më e mundshme është një pjesëmarrje aktive në parlament me një “betejë të fortë politike”.

“Mandatet duhet të pranohen, por jeta parlamentare nuk do të funksionojë normalisht. Komisionet do të bllokohen,” – u shpreh ai.

Protesta dhe grevë urie në horizont

Maliqi paralajmëroi gjithashtu një fushatë protestash pa ndërprerje në vjeshtë, duke mos përjashtuar as mundësinë e një grevë urie.

“Do të jetë një vjeshtë e nxehtë dhe kjo është e domosdoshme, sepse opozitarët kërkojnë shpresë dhe rikthim besimi,” – tha ai.

Sipas tij, këto veprime synojnë të ushtrojnë presion mbi qeverinë dhe të mobilizojnë bazën opozitare pas një periudhe zhgënjimi dhe mosbesimi.

Maliqi theksoi gjithashtu rëndësinë e reagimit nga faktori ndërkombëtar. Ai tha se opozita pret që raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet të shoqërohet me qëndrim të qartë nga partnerët ndërkombëtarë, përfshirë edhe Departamentin Amerikan të Shtetit.

“Disa deputetë të PD-së tashmë kanë dorëzuar të dhëna mbi manipulimet zgjedhore në organizmat ndërkombëtarë,” – shtoi Maliqi, duke lënë të kuptohet se kjo çështje do të mbetet në fokusin e veprimtarisë opozitare gjatë muajve të ardhshëm.

The post Lefter Maliqi paralajmëron një sezon vjeshte të tensionuar në Kuvend: Opozita do të nisë protesta pa ndalim appeared first on Albeu.com.

Zhupa: Të evidentohen dëmet nga zjarret në objektet e kultit

21 August 2025 at 11:38

TIRANË, 21 gusht /ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, kryetare e komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Ina Zhupa deklaroi sot se, objektet e kultit, pjesë e trashëgimisë kulturore që u dogjën nga zjarret nuk mund të lihen në harresë dhe të dëmtuara”.

Zhupa u shpreh në një postim në rrjetet sociale se, “gjatë zjarreve të cilat sollën dëme të jashtëzakonshme u dogjën dhe 4 objekte kulti dhe pjesë e trashëgimisë kulturore historike shqiptare. Konkretisht: Kisha e Senicës në Delvinë. Kisha e Leftehorit në Delvinë. Teqeja e Shemberdhenjes në Gramsh dhe kisha në Lekel në Tepelenë”.

“Evidentimi i këtyre dëmeve nuk mund të jetë punë rutinore e bashkive, por është detyrë e MEKI, Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ministri Blendi Gonxhe, përgjegjës dhe për kulturën, duhet pa vonesa të marr përgjegjësitë që i takojnë ministrisë së tij në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, dhe në bashkërendim me komunitetet fetare të ngrejë një grup ekspertësh, inxhinieresh, përfaqësues të komunitetit fetar që bëjnë një inspektim të plotë për të dokumentuar dëmet dhe për të përcaktuar masat e nevojshme për restaurim”, theksoi Zhupa.

Po ashtu, shtoi deputetja, “duhet të merren masa të menjëhershme për të parandaluar dëmtime të mëtejshme, si mbrojtja nga lagështira apo rënia e pjesëve të mbetura”.

Zhupa nënvizoi se, “shteti shqiptar duhet të sigurojë fonde të plota vetëm ose në bashkëpunim me donator për restaurimin e këtyre objekteve të kultit dhe trashëgimisë. Restaurimi duhet të bëhet nga specialistë të licencuar në fushën e monumenteve historike”.

“Kjo është kujdesje e domosdoshme për besimtarët, për identitetin kulturor shqiptar, për trashëgiminë, për turizmin kulturor dhe për vetë zonat e prekura të cilat duhet rikthehen siç kanë qenë”, shtoi Zhupa.

Deputetja theksoi se, “kjo do të jetë nga çështjet prioritare të kulturës për të cilat do të kërkoj dëgjesa si kryetare e komisionit parlamentar përgjegjës për kulturën”.

1 nga 3

/gj.m/r.e//a.f/

The post Zhupa: Të evidentohen dëmet nga zjarret në objektet e kultit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Në PD ka krizë lidershipi”/ Lami: Duhet vetëpastrim i strukturës për reformim. Berisha, problemi kryesor!  

20 August 2025 at 19:01

Analisti Roland Lami i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, foli për situatën në Partinë Demokratike.

Sipas tij problemi i vetëm në PD është ish-kryeministri Sali Berisha. Gjatë intervistës në studion nënvizoi se Berishës tashmë i ka kaluar koha dhe se nuk mund të jetë dot një alternativë brenda asaj partie.

“Në atë parti dera e reformimit është mbyllur me kohë dhe çdo gjë tjetër është e kotë. Aty nuk ka frymë dhe ajo parti e ka mbyllur qepenin me kohë”, tha ai.

Gjithashtu nënvizoi se duhet që ajo parti të bëjë “vetëpastrim” të strukturës pasi ka nevojë për reformim  duke shtuar se ka treguar se gjithashtu në Partinë Demokratike ka krizë lidershipi.

/abcnews.al/

Aksioni, Noka dhe Blushi takohen në selinë blu

By: redi
20 August 2025 at 17:07

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka këtë të mërkurë është takuar me numrin dy të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Takimi është zhvilluar në selinë e PD, ku mësohet në fokus ka qenë aksioni opozitar dhe nisja e sesionit të ri parlamentar. Biseda mes dy sekretarëve të përgjithshëm është fokusuar te koordinimi i aksionit të opozitës, ku fokusi është te denoncimi i asaj që e quajnë farsë…

Source

Gati për aksionin opozitar? Noka dhe Blushin takohen në selinë blu, ja çfarë u diskutua

By: M C
20 August 2025 at 17:24

Sekretari i Partisë Demokratike Flamur Noka dhe Sekretari i përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi kanë zhvilluar një takim ditën e sotme në selinë blu. Bëhet me dije se takimi ka zgjatur mbi dy orë dhe mesohet se në fokus të bisedimeve u përqendrua tek aksioni opozitar i paralajmëruar për muajin shtator, si në Kuvend ashtu edhe në terren.

Në qendër të diskutimeve kanë qenë lëvizjet e përbashkëta të opozitës, koordinimi mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë si dhe masat që do të ndërmerren në kuadër të nismave parlamentare. Mësohet se gjatë takimit është folur edhe për zhvillimet e fundit politike në vend dhe për mundësinë e rinisjes së protestave kombëtare.

The post Gati për aksionin opozitar? Noka dhe Blushin takohen në selinë blu, ja çfarë u diskutua appeared first on Albeu.com.

PD: KAYO dhe TIMAK Defence rrezikojnë sigurinë kombëtare, duhet hetim i menjëhershëm

By: Elva
20 August 2025 at 12:43

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka kërkuar nga institucionet shqiptare të hetojnë kompanitë KAYO dhe TIMAK Defence, të cilat, sipas tij, mund të cënojnë sigurinë kombëtare. Në një deklaratë nga selia e PD-së, Balliu tha se KAYO, dhe TIMAK Defence janë krijuar me kapital minimal dhe procedura të dyshimta, duke përfshirë shitjen […]

The post PD: KAYO dhe TIMAK Defence rrezikojnë sigurinë kombëtare, duhet hetim i menjëhershëm appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Kërcënimi i Irfan Hysenbelliut, akt i rëndë kundër medias

By: Elva
20 August 2025 at 12:25

Kreu i PD, Sali Berisha, ka reaguar pas raportimeve për kërcënime ndaj botuesit të News24,  Irfan Hysenbelliut. Në një postim në rrjete sociale, Berisha e konsideron ngjarjen si një akt të rëndë kundër medias dhe thekson se synimi ishte frikësimi i pronarit dhe mbyllja e zërave kritikë. Ai akuzon qeverinë, duke përmendur kryeministrin Edi Rama […]

The post Berisha: Kërcënimi i Irfan Hysenbelliut, akt i rëndë kundër medias appeared first on BoldNews.al.

Bardhi publikon pamje të reja: Me urdhër të Ballukut komisionerët e PS kontrollojnë votat në Divjakë

By: Elva
20 August 2025 at 12:17

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka publikuar të tjera pamje nga kamerat e Qendrave të Votimit në qarkun Fier. Sipas Bardhit, pamjet tregojnë komisionerë të Partisë Socialiste duke nxjerrë fletët e votimit nga kutia për të kontrolluar si kanë votuar qytetarët. Bardhi shprehet se një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë […]

The post Bardhi publikon pamje të reja: Me urdhër të Ballukut komisionerët e PS kontrollojnë votat në Divjakë appeared first on BoldNews.al.

Alimehmeti kërkon riformatimin e PD: Partia të hapet e të riorganizohet

By: Ardit
19 August 2025 at 18:25

Një prej figurave më të votuara të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, beson se Partia Demokratike duhet të riorganizohet dhe të hapet ndaj figurave të reja. Në një intervistë për “Vizion Plus”, Ilir Alimehmeti shpjegon se përtej betejës për të treguar të vërtetën për farsën zgjedhore të 11 majit, PD ka dy […]

The post Alimehmeti kërkon riformatimin e PD: Partia të hapet e të riorganizohet appeared first on BoldNews.al.

Berisha: INSTAT-i përllogarit si eksporte mallrat që kalojnë transit për në Kosovë

19 August 2025 at 14:38

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se, INSTAT përllogarit si eksporte mallrat që kalojnë transit për në Kosovë.

Berisha e cilësoi këtë si një mashtrim publik. “Mashtrimi publik përbën krim në ligjet e vendit dhe në ligjet e çdo shteti, është angazhuar me forcën më të madhe Instituti i Statistikave. INSTAT, dhe jo vetëm ai, i kanë lejuar vetes të mashtrojnë, të gënjejnë, t’u paraqesin shqiptarëve një realitet të kundërt nga ai që është në raport me një sektor jetik të ekonomisë siç janë eksportet”, tha Berisha në një konferencë për shtyp.

“Eksportet, për shkak të narkoeuros, shkaku madhor dhe më përcaktues është fluksi i miliarda, miliarda eurove me kontejnerë, me mikrobusa, me autobusa dhe mjete të tjera i karteleve të drogës që hyjnë në Shqipëri”, theksoi kreu i PD.

Sipas tij, “ky fluks ka rrëzuar përtokë euron në Shqipëri. Ky fluks ka zhvlerësuar euron në raportin me vitin 2014, 35 përqind. Ky fluks, ndërmarrjet që punojnë me euro dhe që janë që të gjitha ndërmarrjet e eksportit, i ka goditur në mënyrë fatale”.

Berisha shtoi se, “është shumë, shumë vështirë të ketë një ndërmarrje eksporti, për të mos thënë e pamundur, me një fitim 30 apo 35 përqind”.

Kjo, sipas tij, ka bërë që eksporti të ketë rënie të vazhdueshme.

“Ka pasur raste nga një vit në vitin tjetër të zbresë në 32 përqind. Kjo zbritje vazhdon”, tha ai.

Berisha theksoi se “Instituti i Statistikave ka fshehur këtë dramë të madhe të ekonomisë shqiptare, të shkaktuar nga narkoeuro”.

“Falimentimi i qindra dhe mijëra sipërmarrjeve të eksportit do të thotë humbja e dhjetëra mijëra vendeve të punës”, shtoi kreu i PD.

Kjo rënie dramatike, u shpreh ai, “ka sjellë shpunësimin dramatik të shqiptarëve dhe largimin nga Shqipëria”.

Berisha u shpreh se ekspertët quajnë eksporte mallrat transit që nga Durrësi kalojnë në Kosovë, që janë importe të mirëfillta të Kosovës.

Pra, shtoi ai, “importet e Kosovës, naftë në radhë të parë, por edhe importe të tjera, të cilat shkarkohen në Durrës për t’u transportuar me korridorin rrugor drejt Kosovës, Edi Rama dhe instituti i tij i turpshëm, i shpall ri-eksporte”.

“Në botë, kjo është e para herë që dëgjohet. Domethënë rritet importet në Kosovë, ato shndërrohen në eksporte për Shqipëri”, tha berisha.

Berisha u shpreh se “kjo është identike me skemën e turistëve të Rinasit. Vijnë nga rajoni për të marrë linjat e lira, Easyjet apo Ryanair, dhe këta Edi Rama i regjistron turistë, paçka se ata maksimumi mund të pinë një kafe diku në aeroport apo jashtë tij dhe as nuk flenë dhe as shpenzojnë asgjë, thjesht shkojnë në destinacionet që u garantojnë linjat e lira ajrore”.

Berisha shtoi se, “statistikat e INSTAT-it janë statistika që në mirëbesim citohen nga EUROSTAT-i”.

Berisha nënvizoi se, “me këtë akt, Edi Rama kërkon të mbulojë me çdo kusht instalimin e narkoekonomisë në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Narkoekonomia në Shqipëri është zhvillimi më dramatik i narkoshtetit. Është pikërisht narkoekonomia, ajo që ka sjellë rënie progresive të pandalshme në 3 vitet e fundit të prodhimit të përgjithshëm industrial, të prodhimit të përgjithshëm bujqësor dhe në veçanti të eksporteve të vendit”.

“Ekonomia shqiptare bazohet kryekëput në narkondërtimin, i cili është tre herë më i lartë në tregues se sa mesatarja e ndërtimit në BE dhe është me distancë më i larti në Europë”, tha më tej Berisha.

Pra, shtoi ai, “të mashtrosh me eksportet, të cilat po t’u zbresësh importet e Kosovës, që Edi Rama me ministrin e tij të financave dhe institutin e tyre, i llogarisin si ri-eksporte të Shqipërisë…Ri-eksporti është kategori krejt tjetër. Ai është transit. Shkarkohet në Porto Romano nafta dhe nga cisternat e Porto Romanos kalon me autobote në Prishtinë. Ky është një akt i paprecedent”.

/gj.m//a.f/

 

The post Berisha: INSTAT-i përllogarit si eksporte mallrat që kalojnë transit për në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Kur Shqipëria digjej, Rama i caktoi vetes pension 30 herë më të lartë se mesatarja

By: Elva
19 August 2025 at 13:38

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka miratuar për veten një pension të përmasave rekord, në një kohë kur vendi ishte i përfshirë nga zjarret. Sipas Berishës, Rama ka caktuar një pension mujor prej 4 milionë lekësh, që përkthehet në rreth 48 milionë lekë në vit. Ai tha se […]

The post Berisha: Kur Shqipëria digjej, Rama i caktoi vetes pension 30 herë më të lartë se mesatarja appeared first on BoldNews.al.

Sali Berisha: Kur Shqipëria digjej, Rama i caktoi vetes pension 30 herë më të lartë se mesatarja

By: V K
19 August 2025 at 14:22

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, i cili ka miratuar për veten një pension të përmasave rekord, në një kohë kur vendi ishte i përfshirë nga zjarret.

Sipas Berishës, Rama ka caktuar një pension mujor prej 4 milionë lekësh, që përkthehet në rreth 48 milionë lekë në vit.

Ai tha se kjo shumë është 30 herë më e madhe se pensioni mesatar në Shqipëri, i cili sipas të dhënave të INSTAT, arrin vetëm në 1.6 milionë lekë në vit.

“Edi Rama caktoi për veten një pension 30 herë më të madh se mesatarja e pensioneve në Shqipëri. Ky është vendim i paprecedent, i denjë vetëm për diktatorë të rrallë”, u shpreh Berisha.

Gjithashtu, lideri i opozitës theksoi se edhe presidenti i vendit ka një pension më të ulët, prej 3.5 milionë lekësh në muaj.

Ai akuzoi Ramën se në vend që të merrej me problemet e qytetarëve gjatë krizës së zjarreve, ishte i përqendruar tek interesat e tij personale.

Berisha: Por, lajmi i verës, përveç këtij mashtrimi të shëmtuar publik, është fakti se Edi Rama caktoi vetes pensionin më të lartë të të gjitha kohërave në historinë e këtij vendi.

Në një kohë kur vendi digjej flakë në të katër anët, ai kujtohej sipas medieve, të përcaktojë për kryeministrin pensionin prej 4 milionë lekë.

Pra, 4 milionë lekë, do të thotë 48 milionë lekë në vit pension Edi Rama për vete. E garantoj se kurrë nuk do e gëzojë sepse pensioni mesatar vjetor sipas INSTAT-it në Shqipëri është gjithsej 1.6 milionë lekë.

Edi Rama caktoi për veten e tij një pension 30 e sa herë më të madh se mesataren e pensionit në vendin e tij.

Nuk ka, përveç diktatorëve të rrallë sot, që mund të ndërmarrin një veprim të tillë. Madje edhe presidentit ia caktoi më të ulët atij. 3.5 milionë lekë. Ky ishte preokupimi veror i narkodiktatorit. Pensioni i tij.

The post Sali Berisha: Kur Shqipëria digjej, Rama i caktoi vetes pension 30 herë më të lartë se mesatarja appeared first on Albeu.com.

Kërkoi ti merrte mandatin e deputetit Arjan Ndojës, Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit

By: Elva
19 August 2025 at 11:56

Kolegji Zgjedhor ka pushuar çështjen e deputetes së Partisë Demokratike, Andia Ulliri, e cila kërkoi t’i jepet mandati i deputetit që aktualisht zotërohet nga Arjan Ndoja. Gjatë seancës, Ulliri i drejtoi gjykatës kërkesën për rrëzimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që i dha mandatin Ndojas. Ajo u përfaqësua nga avokati Indrit Sefa, […]

The post Kërkoi ti merrte mandatin e deputetit Arjan Ndojës, Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit appeared first on BoldNews.al.

Befason deputetja e PD, i kërkon ndihmë inteligjencës artificiale për të bërë politikë

By: redi
16 August 2025 at 21:28

Nga shtatori do të shohim deputetët “përtacë”, të cilët do të përdorin Inteligjencën Artificiale për të modifikuar fjalimet. Siparin e ka hapur deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, e cila ka thirrur në ndihmë inteligjencën artificiale për të shkruar një denoncim për shëndetësinë. Versioni i shkruar nga deputetja mesa duket nuk ka qenë aq i fortë sa ajo priste, duke bërë që t’i kërkojë…

Source

❌
❌