Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 25 August 2025Main stream

Bardhi publikon PAMJET: Korrupsioni dhe krimi i organizuar lidhin Ballukun me terroristët elektoralë

By: Ela
25 August 2025 at 15:27

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, njëherazi Drejtuesi Politik i qarkut Fier Gazment Bardhi, ka publikuar pamje nga kamerat e QV në qarkun Fier, ku tregohet sesi komisionerë, vëzhgues dhe patronazhistë të PS në 73 raste votojnë në emër të qytetarëve apo kontrollojnë në dhomën e fshehtë sesi votojnë qytetarët. Ai thekson se korrupsioni dhe […]

The post Bardhi publikon PAMJET: Korrupsioni dhe krimi i organizuar lidhin Ballukun me terroristët elektoralë appeared first on BoldNews.al.

Pesë gazetarë në mesin e 20 të vrarëve nga sulmet izraelite në Gazë

By: Ela
25 August 2025 at 15:11

Agjencia e Gazës për Mbrojtje Civile ka thënë se pesë gazetarë janë në mesin e të paktën 20 personave të vrarë të hënën, si pasojë e sulmeve izraelite në një spital në jug të enklavës. Agjencitë Reuters, Associated Press dhe televizioni Al Jazeera kanë konfirmuar se në mesin e të vrarëve janë gazetarë që kanë […]

The post Pesë gazetarë në mesin e 20 të vrarëve nga sulmet izraelite në Gazë appeared first on BoldNews.al.

“Jam shoferi i kancelares së SPAK-ut”, kërcënoi inspektorët e IMT-së, arrestohet një person në Tiranë

By: Ela
25 August 2025 at 15:01

Policia e Tiranës ka arrestuar një person i cili hiqej si shofer i kancelares së Prokurorisë së Posaçme. Shtetasi i arrestuar me inicialet R.I. kishte ndërtuar pa leje një banesë. Kur i kanë shkuar inspektorët e IMT-së për verifikimin e dokumentacionit, ai i ka kërcënuar duke iu thënë se punonte si shofer i kancelares së […]

The post “Jam shoferi i kancelares së SPAK-ut”, kërcënoi inspektorët e IMT-së, arrestohet një person në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda gjashtë muajve

25 August 2025 at 15:00

Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti.

Vlerë kjo mbi 21 milionë euro më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, shuma e dërgesave nga diaspora ka arritur në 651.7 milionë euro, ndërsa të dhënat për muajin qershor janë ende paraprake.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur dërgesat kishin arritur në 630.1 milionë euro, këtë vit është shënuar një rritje prej 21.6 milionë eurosh.

“Për periudhën janar-qershor të këtij viti, shuma e dërgesave e shënuar është 651.7 milionë euro (të dhënat e muajit qershor janë preliminare). Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është shënuar një rritje për 21.6 milionë euro. Dërgesat për periudhën janar-qershor 2024 janë 630.1 milionë”.

Vlera e remitencave në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, ishin afro633 milionë euro. Ndërkaq, në periudhën e njëjtë të vitit 2022, diaspora kishte dërguar në Kosovë mbi 555 milionë euro.

The post ​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda gjashtë muajve appeared first on Revista Monitor.

Rama: Shembja e objekteve të paligjshme nuk ndalet, paketë masash për tkurrjen e fenomenit

25 August 2025 at 14:48

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “shembja e objekteve të paligjshme, e cila ka nisur kudo, nuk është një aksion, po një proces që jo vetëm s’do të ndalet deri në eliminimin e këtij fenomeni, por edhe do të shoqërohet ditët në vijim me paketën e re të masave për tkurrjen e këtij fenomeni”.

Kryeministri siguroi se do të rritet forca goditëse e ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës të nivele të ndryshme, përfshirë edhe “symbyllurit” në inspektoriate, polici e me radhë.

Rama ndau pamje nga prishja e ndërtimeve pa leje në Kepin e Rodonit në Durrës, ku IKMT po ndërhyn sot për prishjen e 66 godinave.

“Këto pamje janë nga operacioni i nisur sot në Kepin e Rodonit, Bashkia Durrës, ku një tjetër mrekulli e natyrës është abuzuar për qëllime fitimi nga ndërtime të paligjshme”, u shpreh Rama.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë zonave bregdetare dhe atyre të mbrojtura.

Aktualisht IKMT ka nisur shembjen e objekteve të paligjshme në Kepin e Rodonit, njësia Administrative Ishëm, Bashkia Durrës, ku janë evidentuar 66 ndërtime pa leje.

/m.m/j.p/

The post Rama: Shembja e objekteve të paligjshme nuk ndalet, paketë masash për tkurrjen e fenomenit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis shpërndarja e librave falas, Manastirliu: Mbështetje direkte për familjet

25 August 2025 at 14:40

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Shpërndarja e librave falas për nxënësit e arsimit bazë dhe për kategori në nevojë të nxënësve në shkollat e mesme ka nisur sot në gjithë vendin.

Programi i qeverisë parashikon mbështetje për rreth 236 mijë nxënës në të gjithë vendin, duke garantuar barazi në arsim dhe lehtësi në buxhetet e familjeve.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, nga shkolla 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” në Tiranë, ku ndoqi shpërndarjen e librave, tha se “për këtë program qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion 9 milionë euro, duke siguruar tekste falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën, si dhe për kategori të veçanta në shkollat e mesme, të cilët janë në vështirësi ekonomike ose sociale”.

“Program i qeverisë për shpërndarjen e teksteve shkollore falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin në arsimin parauniversitar ka nisur ditën e sotme dhe është një program mbështetje për të garantuar jo vetëm barazi në arsim, por gjithashtu edhe një lehtësi për familjet. Është një program i cili financohet nga qeveria shqiptare përmes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Janë rreth 9 milion euro të cilat vihen ne dispozicion për të garantuar që nxënësit të kenë librat shkollor falas nga klasa e parë deri në klasën e 9 dhe gjithashtu edhe në gjimnaze për kategoritë specifike, të cilët kanë pamundësi sociale dhe ekonomike”, bëri me dije Manastirliu.

Duke folur për nisjen e vitit të ri shkollor më 8 shtator, Manastirliu u shpreh se përveç shpërndarjes së librave, po finalizohen edhe punimet për rehabilitimin dhe rindërtimin e disa shkollave që do të hapin dyert për vitin e ri shkollor.

Ministrja Manastirliu nënvizoi zgjerimin e programeve digjitale në laboratorët inteligjentë në shkolla, përfshirë kodimin dhe mësimet e para të inteligjencës artificiale në kurrikulën e klasës së katërt.

“Janë më shumë se 340 laboratorë smart në të cilët në do të shtrijmë kurrikulën e teknologjisë dhe informacionit, përmes programit të kodimit codmonkey. E zgjerojmë për klasën e katërt këtë vit për të gjithë nxënësit që janë pjesë e shkollave ku sot smartlab-et janë funksionalë, ku do të kemi një kurrikul të re, duke filluar me mësimet e para të inteligjencës artificiale në librin e klasës së katërt dhe duke i zhvilluar në kurrikulën që jemi duke hartuar si pjesë e modernizimit të kornizës kurrikulare në arsimin parauniversitar”, tha Manastirliu.

Duke folur për masat për vitin e ri shkollor, Manastirliu tha se Programi Kombëtar i Trajnimit dhe Zhvillimit Profesional të Mësuesve do të vijojë.

“Më shumë se 2200 mësues do të trajnohen në bashkëpunim me universitetet publike, me fokus tek metodat inovative të mësimdhënies, tek teknologjia, shkencat e natyrës, TIK-u dhe gjuha”, shtoi ministrja.

Një tjetër prioritet i vitit të ri është plani i sigurisë në shkolla, i cili parashikon trajnimin dhe rritjen e numrit të punonjësve socialë, psikologëve dhe oficerëve të sigurisë, për të garantuar një mjedis sa më të sigurt dhe gjithëpërfshirës për nxënësit.

“Plani i sigurisë në shkolla është një prej komponentëve më të rëndësishëm në të gjithë sistemit tonë arsimor dhe ne do të vijojmë të mbështesim, qoftë me zhvillimin profesional të punonjësit social dhe psikologut në shkolla, por edhe me rritjen e numrit të oficerëve të sigurisë në shkolla, ku parashikojmë jo vetëm të zgjerojmë shkolla të cilat kanë oficerë sigurie, por gjithashtu edhe të rrisim numrin e oficerëve të sigurisë në shkolla të tjera”, theksoi Manastirliu.

Ndër risitë e vitit të ri shkollor 2025-2026, Ministrja Manastirliu përmendi edhe Konkursin Kombëtar të Teatrove për nxënësit e klasave të teta dhe të nënta; Festivalin Kombëtar të Shkencës për gjimnazet, si dhe vijimin e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe për nxënësit e klasave të nënta.

/m.m/j.p/

The post Nis shpërndarja e librave falas, Manastirliu: Mbështetje direkte për familjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Malaj: 900 milionë lekë për ofrimin e librave falas në arsimin bazë

25 August 2025 at 14:01

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur sot se për ofrimin e librave falas për arsimin bazë do të akordohen 900 milionë lekë nga buxheti i shtetit.

Malaj theksoi se fondet në dispozicion të sektorit të arsimit gjatë këtij viti zënë 3.3% të
PBB-së.

“Mbështetje buxhetore për ofrimin e teksteve shkollore falas për të gjithë nxënësit e arsimit bazë, nga klasa e parë në klasën e nëntë”, u shpreh ai.

Nga programi i ofrimit të librave falas përfitojnë 236 mijë nxënës në të gjithë vendin. Kjo është një mbështetje e përvitshme e qeverisë për fëmijët dhe familjet e tyre në prag të vitit të ri shkollor.

Shpërndarja e librave do të vazhdojë sipas një grafiku të caktuar në koordinim me mësuesit dhe prindërit, duke siguruar që të gjithë nxënësit të marrin tekstet e tyre në kohë.

/m.m/j.p/

The post Malaj: 900 milionë lekë për ofrimin e librave falas në arsimin bazë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tender 3 mln euro për roje private! AKSHI rrit masat e sigurisë pas zhdukjes së Daniel Shimës?

By: Ela
25 August 2025 at 14:58

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, ka shpallur sot një tender gjigant për shërbimin e ruajtjes fizike të ambienteve të saj në Tiranë, në një kohë kur institucioni është në qendër të vëmendjes pas lajmit për zhdukjen e ish-nëndrejtorit Daniel Shima. Sipas dokumenteve, objekti i kontratës është sigurimi me roje private në 16 vendroje, për një […]

The post Tender 3 mln euro për roje private! AKSHI rrit masat e sigurisë pas zhdukjes së Daniel Shimës? appeared first on BoldNews.al.

Himara, drita me orar! Ku shkuan 20 mln eurot e Damian Gjiknurit? Gati tenderi i ri 2 mln euro

By: Ela
25 August 2025 at 14:55

Në vitin 2016, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpenzoi plot 20 milionë euro për rrjetin e energjisë elektrike nga Orikumi në Himarë, teksa në atë kohë u trumbetua se “kjo reformë do të sjellë stabilitet dhe furnizim pa ndërprerje”. Paratë janë hedhur me tendera në të ashtuquajturën “koperacioni Italian në zonën e Himarës”, ndërkohë që […]

The post Himara, drita me orar! Ku shkuan 20 mln eurot e Damian Gjiknurit? Gati tenderi i ri 2 mln euro appeared first on BoldNews.al.

“Mos shkoni se kam parë ëndërr të keqe”, DETAJE nga aksidenti që i mori jetën dy motrave në Sarandë

By: Ela
25 August 2025 at 14:44

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën dy motrave, Elvisa dhe Rozina Dhimaku 22 dhe 20 vjeç. Mësohet se mbrëmjen e djeshme, ato kishin marrë lejë tek prindërit për të pirë një kafe në Sarandë, duke marrë me vete edhe shoqen e tyre, Antonela Zhupa, e cila […]

The post “Mos shkoni se kam parë ëndërr të keqe”, DETAJE nga aksidenti që i mori jetën dy motrave në Sarandë appeared first on BoldNews.al.

Raporti: Papunësia më e madhe tek ata me arsim të mesëm

By: Ela
25 August 2025 at 14:30

Teksa normat më të mëdha të papunësisë në Ballkanin Perëndimor vërehen tek individët me arsim të ulët duket se Shqipëria është përjashtim nga rasti. Një raport i fundit i Bankës Botërore dhe Institutit të Vjenës lidhur me tregun e punës në rajon nënvizon disa fenomene të hasura rast pas rasti. “Kur analizohen normat e papunësisë […]

The post Raporti: Papunësia më e madhe tek ata me arsim të mesëm appeared first on BoldNews.al.

Zbulohen EMRAT e 58 koordinatorëve patronazhistë të rajonit nr 2 në Fier/ Ja kush punoi nën urdhrat e Ballukut

By: Ela
25 August 2025 at 14:14

Në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Partia Socialiste e transformoi sistemin e patronazhimit në një rrjet të strukturuar dhe të institucionalizuar kontrolli politik që u përdor jo vetëm brenda vendit por edhe në diasporë. Lideri i PD-së Sali Berisha bëri transparente për gazetarët skemën e funksionimit dhe terrorin kriminal të ushtruar ndaj, dhe nga administrata […]

The post Zbulohen EMRAT e 58 koordinatorëve patronazhistë të rajonit nr 2 në Fier/ Ja kush punoi nën urdhrat e Ballukut appeared first on BoldNews.al.

Vidhnin turistët në Mykonos, arrestohen 4 ‘skifterët’ shqiptarë

By: Ela
25 August 2025 at 14:00

Një bandë grabitësish shqiptarë në Greqi janë arrestuar nga policia të cilët rezultojnë të jenë autorë të disa vjedhjeve në ishullin e Mykonos. 4 shqiptarët grabisnin banesat e turistëve në lagje të ndryshme të Mykonosit. Nga përllogaritjet e autoriteteve greke, ata kishin marrë sende me vlerë rreth 138 mijë Euro. Banda e grabitësve shqiptarë u identifikua […]

The post Vidhnin turistët në Mykonos, arrestohen 4 ‘skifterët’ shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

Aksidentoi rëndë një 29-vjeçar në Ksamil, gjykata vendos ‘detyrim paraqitje’ për turkun

By: Ela
25 August 2025 at 13:44

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes së kaluar në Ksamil, ku një automjet tip Nissan me targa italiane AB590NA përplasi një këmbësor në afërsi të zonës turistike. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, kur 30-vjeçari turk, Demir Tunahan, duke drejtuar mjetin e tij në një nga rrugicat e bregdetit, përplasi rëndë 29-vjeçarin Mario […]

The post Aksidentoi rëndë një 29-vjeçar në Ksamil, gjykata vendos ‘detyrim paraqitje’ për turkun appeared first on BoldNews.al.

A do të shkojë PD në Parlament? Berisha: Do përgjigjemi fuqishëm…

By: Ela
25 August 2025 at 13:25

Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike nuk do të njohë kurrë zgjedhjet e 11 majit, duke i cilësuar ato si një “mega krim elektoral”. Në një konferencë me gazetarët, Berisha u shpreh se po afron momenti kur PD do të marrë vendimet përkatëse mbi hapat e ardhshëm, por një gjë është e qartë, theksoi […]

The post A do të shkojë PD në Parlament? Berisha: Do përgjigjemi fuqishëm… appeared first on BoldNews.al.

Përcillet për në banesën e fundit gazetari Artur Zheji

By: Ela
25 August 2025 at 13:16

Eshtë mbyllur ceremonia e homazheve në nder të Artur Zhejit, mbajtur sot në Universitetin e Arteve. Pak pas orës 12:10, trupi i tij është nisur drejt banesës së fundit ku gazetari dhe publicist i njohur do të prehet, në varrezat e Tufinës. Familjarë, miq e kolegë vendosën kurora me lule pranë arkmortit, duke i dhënë […]

The post Përcillet për në banesën e fundit gazetari Artur Zheji appeared first on BoldNews.al.

Vëllai plagos me th*kë vëllanë në Tiranë

By: Ela
25 August 2025 at 13:07

Një konflikt në familje ka përfunduar në plagosjen e një 48-vjeçari nga vëllai i tij. Policia e Tiranës bën me dije se shtetasin B. H., 49 vjeç ka goditur me thikë vëllanë e tij, i cili pasi ka marrë ndihmë në spital është larguar për në shtëpi. Ndërkohë në pranga ka rënë autori, e ndërsa […]

The post Vëllai plagos me th*kë vëllanë në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Mungesa e punonjësve, filipinasit dhe indianët ‘pushtojnë’ Shqipërinë

25 August 2025 at 13:53

Nga Gazeta ‘SI’ – Rreth 22 mijë të huaj jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, sipas shifrave të lejeve të qëndrimit për vitin 2024.

Shtetasit nga Kosova dhe Italia dominojnë shifrat, por ka një rritje të fortë të emigrantëve nga vendet e Oqeanisë, +23.4% dhe Indisë, +20%. Konkretisht, INSTAT raporton se në Shqipëri jetojnë më shumë se 1.5 mijë indianë dhe më shumë se 1 mijë filipinas.

Siç tregon INSTAT, 54% e të huajve në Shqipëri janë për arsye pune dhe India e Filipinet janë dy nga vendet me të cilat shteti shqiptar ka krijuar marrëdhënie për kontraktimin e fuqisë punëtore, kryesisht në sektorin e hotelerisë, ndërtimit dhe punë të ngjashme elementare. 62% e tyre janë meshkuj, raporton INSTAT dhe pjesa tjetër femra. Mosha që dominoi më shumë ishte ajo mes 30 dhe 39 vjeç.

Një zhvillim pozitiv është ulja e ndjeshme e numrit të të huajve të parregullt në territorin shqiptar. Gjatë vitit 2024 u identifikuan 1.540 raste të tilla, shumë më pak se në vitin 2023, kur u regjistruan 6.630 persona në kushte të parregullta.

The post Mungesa e punonjësve, filipinasit dhe indianët ‘pushtojnë’ Shqipërinë appeared first on Gazeta Si.

Masat e BE-së i kushtuan Kosovës 613 milionë euro

25 August 2025 at 14:38

Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës kanë pasur ndikim të thellë financiar për vendin, me një kosto të përgjithshme që arrin në 613.4 milionë euro për periudhën qershor 2023 – prill 2025.

 

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se për dy vitet e kaluara sa Kosova është nën masa të BE, ato i kushtuan vendit me 613 milionë euro.

Ai ka thënë se nga kjo shumë totale tashmë, 7.1 milionë janë të humbura, përderisa ka përmendur sektorët se ku këto mjete financiare ishin planifikuar të investoheshin.

“613.4 mln euro është kostoja totale e masave të BE-së ndaj Kosovës për periudhën qershor 2023 – prill 2025. Këtu përfshihen projektet e pezulluara për afat të pacaktuar. Nga kjo shumë, 7.1 mln euro janë të humbura plotësisht, të cilat parashiheshin për bujqësi, turizëm rural, ndërmarrje etj. Sektorët më së shumti të ndikuar janë: mjedisi 351 mln euro, energjia 114 mln euro, digjitalizimi 57 mln euro, kultura 15 mln euro etj”.

Ai postimin e ka shoqëruar me nj tabelë në të cilën paraqiten projektet kryesore që janë të pezulluara.

Bashkimi Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës  në qershor 2023, si reagim ndaj situatës së tensionuar në veri, ku ndodhën veprime të pakoordinuara nga autoritetet kosovare.

Masat përfshinin:

Suspendimin e grupeve punuese në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim (SAA),

Pezullimin e fondeve të programit IPA (Instrumenti për Para-Anëtarësim),

Mosftesën në nivel të lartë të takimeve përveç dialogut Kosovë-Serbi,

Ndalesa e shqyrtimit për projekte nën kornizën e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF)

Sipas raportit të GAP Institute, pjesa e projekteve të pezulluara ose të vonuara arrin në 613.4 milionë euro për periudhën qershor 2023–prill 2025

Nga kjo shumë, 7.1 milionë euro janë humbur plotësisht, për shkak të skadimit të afateve procedurale

Sipas të dhënave, sektorët që kanë pësuar dëmin më të madh përfshijnë:

Mjedisin – 350.7 milionë euro,

Energjinë – 114.4 milionë euro,

Digitalizimin – 57 milionë euro,

Kulturën – 15 milionë euro.

Përveç këtyre parave, Kosova është duke rrezikuar që të humb edhe miliona euro tjera për shkak të bllokimit të institucioneve.

Ditë më parë, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe organizatat joqeveritare u kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të konstituojnë këtë institucion, duke thënë se një nga pasojat e mosthemelimit të institucioneve është ngecja në ratifikimin e Planit të Rritjes.

Përmes një reagimi, shoqëria civile tha se zvarritja e ratifikimit të marrëveshjes për Planin e Rritjes, rrezikon jo vetëm përfitimet e drejtpërdrejta financiare, “por edhe kredibilitetin e Kosovës si partnere e besueshme në proceset evropiane”, u tha në reagimin e organizatave të shoqërisë civile.

Ata u bënë thirrje Kuvendit të Kosovës dhe deputetëve, që “të vendosin interesin publik dhe të ardhmen e qytetarëve mbi kalkulimet e ngushta politike dhe të ratifikojnë këtë marrëveshje sa më shpejtë që është e mundur”.

“Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje, së bashku me marrëveshjen për huazim, është kyç për kualifikimin për parafinancim prej 61.8 milionë eurosh. Ky plan parasheh zbatimin e reformave të rëndësishme për integrimin evropian të vendit si dhe financimin e tyre me anë të fondeve nga ana e BE-së. Kosova parashihet që të përfitojë deri në 883 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave”, u tha në reagimin e shoqërisë civile.

Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian synon përshpejtimin e integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në bllokun evropian, dhe sipas shoqërisë civile, ai paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe për integrimin evropian.

Kuvendi i Kosovës nuk është themeluar ende, edhe pse seanca konstituive ka nisur më 15 prill. Deri më tani deputetët kanë dështuar që të përmbyllin këtë proces. Çështja ka ngecur te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, propozimi për të cilin i takon fitueses së zgjedhjeve të shkurtit, Lëvizjes Vetëvendosje.  Vetëm pas konstituimit të Kuvendit, hapet rruga për zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës.

The post Masat e BE-së i kushtuan Kosovës 613 milionë euro appeared first on Revista Monitor.

Mediat në garë me “Google Zero” dhe Inteligjencën Artificiale

25 August 2025 at 14:30

Botuesit po kërkojnë me nxitim mënyra për të zbutur rrezikun e “Google Zero” — rënien e ndjeshme të vizitave në faqet e tyre, të cilën shumë drejtues mediash e lidhin me futjen e mjeteve të reja të inteligjencës artificiale në Google.

Në fund të korrikut, versioni më i fundit i mjeteve të AI të Google u lançua në Mbretërinë e Bashkuar, pas aktivizimit në SHBA. Kjo ka shtuar shqetësimin se një rënie tashmë e dukshme e trafikut nga ky motor kërkimi mund të përshpejtohet më tej.

Funksioni i ri Google AI Mode u përgjigjet pyetjeve të përdoruesve me shpjegime të plota në krye të rezultateve, duke e bërë të panevojshme hyrjen në faqet e mediave. Ai bazohet mbi AI Overviews, opsioni që përmbledh rezultatet e kërkimit pa i çuar lexuesit te burimi origjinal.

“Si të gjithë, edhe ne kemi ndier pasojat e AI Overviews. Ka vetëm një drejtim: inteligjenca artificiale po përmirësohet me shpejtësi dhe po ecën me ritme gjithnjë e më të larta,” tha Sean Cornwell, drejtues ekzekutiv i Immediate Media, që boton Radio Times dhe Good Food në MB. “Duhet të presim që rënia e trafikut të bëhet mjaft e thellë në vitet që vijnë.”

Një raport i muajit maj nga Enders Analysis dhe Shoqata Profesionale e Botuesve (PPA) paralajmëronte se mediat po “humbasin vlerë dhe dukshmëri, pasi përmbajtja e tyre përdoret por nuk shpërblehet”, me rreth gjysmën që raportuan rënie të trafikut nga kërkimi krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas raportit, AI Overviews po zvogëlon vizitat direkte në faqet e mediave, pasi katër nga pesë përdorues mbështeten te rezultatet “pa klikim” për të paktën 40% të kërkimeve të tyre.

Trafiku në rënie, Google kundërshton

Studime të Pew Research Center dhe Authoritas treguan se përdoruesit e Google klikojnë më pak në faqe kur shfaqet një përmbledhje nga AI. Google e kundërshtoi, duke e quajtur metodologjinë e këtyre studimeve “thelbësisht të gabuara”.

Sipas Digital Content Next, një organizatë që përfaqëson botuesit në SHBA, trafiku mesatar i referimeve nga Google drejt faqeve të anëtarëve premium ra me rreth 10% në maj dhe qershor, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Neil Vogel, drejtues i People Inc — botuesi më i madh digjital dhe i shtypur në SHBA — tha se “Google Zero” është strategjia udhërrëfyese e kompanisë për të menduar sesi lexuesit do të gjejnë artikujt në të ardhmen.

Grupi sapo ka ndryshuar emrin nga Dotdash MeredithPeople Inc, për të theksuar markën e tij më të njohur. “Gazetaria jonë është nga njerëzit, për njerëzit; nuk është sintetike dhe as artificiale,” theksoi Vogel.

Ai shtoi se referimet nga kërkimi i Google kanë rënë në pesë vitet e fundit nga 65% e trafikut total në rreth 30%, madje edhe para futjes së AI Overviews dhe AI Mode.

Botuesit britanikë ndjejnë goditjen

Sajeeda Merali, drejtore e PPA-së, tha se disa botues në Britani po shohin rënie të klikimeve pas aktivizimit të AI Overviews. Kjo prek sidomos mediat e stilit të jetesës, që tradicionalisht siguronin lexues përmes këshillave dhe rekomandimeve praktike.

Një botues i sektorit të automobilave raportoi ulje 25% të trafikut në artikujt që renditeshin të parët në kërkimin organik, megjithëse dukshmëria e tyre në Google ishte rritur me 7%.

“Duke qenë se ky funksion shfaq më pak lidhje direkte, kjo s’mund të sjellë veçse pasoja negative për botuesit. AI Mode është vetëm thellim i problemit,” tha Merali.

Jason Kint, nga Digital Content Next, shtoi: “Për botuesit kjo do të thotë më pak lexues, më pak shikime reklamash dhe më pak abonime.”

Google mbron modelin e ri

Në një takim me botuesit në fund të korrikut, drejtuesit e Google argumentuan se klikimet që vijnë nga rezultatet me AI Overviews janë “më cilësore”, pasi lexuesit që hyjnë në faqe kalojnë më shumë kohë aty.

Në një postim zyrtar, Google deklaroi se numri total i klikimeve organike nga Google Search drejt faqeve ka mbetur “i qëndrueshëm” vit pas viti, ndërsa cilësia e trafikut është përmirësuar.

Liz Reid, drejtuesja e Google Search, tha: “Edhe pse trafiku total është stabil, zakonet e përdoruesve po ndryshojnë dhe kjo ka bërë që disa faqe të humbasin lexues, ndërsa të tjera të përfitojnë.”

Në një deklaratë për Financial Times, kompania shtoi: “Çdo ditë ne çojmë miliarda klikime drejt faqeve të internetit dhe nuk kemi parë rënie të konsiderueshme të trafikut në total.”

Një të ardhme më pak e varur nga Google

Pavarësisht kundërshtive, botuesit po përgatiten për një realitet ku Google nuk do të jetë burimi kryesor i vizitorëve.

Piers North, drejtues i Reach — grupi britanik që boton Mirror dhe Express — tha: “Është e qartë që ndryshimi ka nisur. Duhet të jemi të përgatitur për një ekosistem tjetër, ndryshe nga ai i bazuar vetëm te kërkimi në internet që ka dominuar për 25 vjet.”

Ai theksoi se strategjia e grupit është të ndërtojë audiencë direkte, të forcojë kanale të tjera referimi dhe të mos mbështetet tek një burim i vetëm.

Shumë media tashmë po diversifikojnë të ardhurat, duke u orientuar drejt eventeve dhe konferencave. Immediate Media, për shembull, ka zgjeruar abonimet dixhitale për revistat e ushqimit, Radio Times, historinë dhe kopshtarinë, duke ndërtuar marrëdhënie të drejtpërdrejta me lexuesit.

Cornwell shtoi se kompania po e kthen autorin individual në një “markë” më vete, pasi gjeneratat e reja kanë tendencë të ndjekin personalitetet dhe jo logot e mediave.

Ai tha gjithashtu se ndikimi i AI ndryshon sipas llojit të përmbajtjes: përmbajtja “evergreen” (udhëzime të përhershme, si “si të ziesh një vezë” apo “si të mbjellësh trëndafila”) është më e lehtë të riprodhohet nga AI, ndërsa lajmet aktuale ose temat lokale mbeten më rezistente.

Henry Faure Walker, drejtues i Newsquest, shtoi se gazetaria lokale ka avantazh, pasi është e vështirë të zëvendësohet nga inteligjenca artificiale.

Strategjitë e mbijetesës

People Inc po gjeneron të ardhura të tjera përmes abonimeve, buletineve, rrjeteve sociale, sindikimeve dhe platformave si Apple News. “E kemi kompensuar me qindra mënyra; nga pikëpamja e audiencës jemi të qëndrueshëm,” tha Vogel.

Ai theksoi se grupi duhet të prodhojë përmbajtje tërheqëse dhe me vlerë, që lexuesit të duan të kthehen: “Bota nuk ka nevojë për më shumë përmbajtje mesatare.”

“Jam optimist për një botë pas-Google. Në fund të fundit, mediat janë ndërtuar duke u lidhur drejtpërdrejt me njerëzit. Nëse si botues po e kupton këtë vetëm tani, je vonuar. Loja ka mbaruar.”

The post Mediat në garë me “Google Zero” dhe Inteligjencën Artificiale appeared first on Revista Monitor.

❌
❌