AF Elbasani e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Kategorinë Superiore, duke mposhtur 1-0 Flamurtarin në stadiumin e tij, në rikthimin e kuqezinjve në elitë pas pesë vitesh mungesë. Ndeshja u vendos nga një episod i veçantë në minutën e 34-t, kur Hoze Rodriguez, në një mosmarrëveshje të çuditshme […]
Tirana e ka nisur sezonin e ri në futbollin shqiptar me një barazim në transfertën e Ballshit. Pavarësisht përpjekjeve për të shkuar te goli, të dy ekipet nuk arritën të zhbllokoheshin duke u pajtur me 1 pikë. Vendasit e Mirel Josës u shfaqën më kërkues në fragmente të ndryshme të lojës, ndërkohë që në fundin […]
TIRANË, 23 gusht /ATSH/ Më shumë se 100 notarë nga e gjithë Shqipëria dhe jashtë saj morën pjesë në edicionin e pestë të Maratonës së Notit “Agron Ruvina”, e kthyer tashmë në një traditë të rëndësishme sportive në qytetin e Pogradecit.
Maratona, që zhvillohet në ujërat e liqenit të Ohrit në nder të notarit të njohur Agron Ruvina, ka tërhequr këtë vit garues nga vende si Greqia, Ukraina dhe Islanda, duke i dhënë aktivitetit një dimension ndërkombëtar.
Në kategorinë e moshës 14-vjeçare, Lizi Gusho dhe Devi Shtaro u shpallën fitues përkatësisht në kategorinë e vajzave dhe të djemve.
“Jam shumë e lodhur, por e lumtur që fitova. Jetoj dhe stërvitem në SHBA, por jam nga Pogradeci dhe është krenari të jem pjesë e kësaj gare,” – u shpreh Lizi Gusho pas fitores.
“I lodhur, por i emocionuar. Ishte një sfidë e bukur,” – tha Devi Shtaro.
Triumf në kategorinë e notarëve veteranë shënoi Ana Angjellari, e cila pas tre pjesëmarrjesh arriti më në fund vendin e parë.
“Jam shumë e lumtur. Ky ishte synimi im prej tre vitesh. Besoj kjo do të jetë edhe pjesëmarrja ime e fundit,” – tha ajo me emocione.
Organizatori Vladimir Mato theksoi rëndësinë e rritjes së vazhdueshme të interesit për maratonën:
“Kemi mbi 100 pjesëmarrës nga të gjitha trevat shqiptare, por edhe nga jashtë vendit. Kjo tregon se eventi po fiton emër dhe respekt.”
E pranishme në aktivitet, Sofika Ruvina, motra e notar Agron Ruvinës, u shpreh e emocionuar për nderin që i bëhet çdo vit vëllait të saj:
“Fjalët janë të pakta për të. Krenohemi pa masë me Agronin dhe jemi të nderuar për çdo kujtim që mbetet gjallë përmes kësaj maratone.”
Maratona e Notit “Agron Ruvina” konfirmon edhe një herë lidhjen e veçantë të Pogradecit me sportin e notit dhe shërben si frymëzim për brezat e rinj që duan të ndjekin pasionin në ujërat e ëmbla të liqenit të Ohrit.
Mallkimi vazhdon. Cristiano Ronaldo sërish dështoi që të fitonte një trofe në Arabinë Saudite, ku deri tani mund të mburret vetëm se është futbollisti më i paguar në botë, e ndoshta edhe ylli i sportit me rrogën më të lartë.
Legjenda portugeze u mund në finalen e Superkupës së Arabisë Saudite, pasi Al Ahli mposhti ekipin e tij, Al Nasr, pas gjuajtjeve të penalltive.
CR7 i dha shpresë ekipit duke shënuar golin për 1-0 gjatë lojës, me 11-metërsh në 41’, por Frank Kesi barazoi në fund të pjesës së parë.
Brozoviç i dha përsëri epërsinë Al Nasrit në 82’, veçse Al Ahli nuk u dorëzua dhe në minutën e parafundit barazoi sërish me golin e shënuar nga Ibanjez.
Tek penalltitë, Ronaldo nuk gaboi, por kjo I ndodhi shokut të tij, Al Haibari.
Al Ahli i shton edhe Superkupën e Arabisë Saudite trofeut të madh të Championsitë Azisë që e fitoi për herë të parë këtë vit.
Kristiano Ronaldo, ndërkaq, luan në vendin e madh arab që nga janari i vitit 2023, por ende nuk ka marrë asnjë trofe zyrtar, diçka që i ndodh për herë të parë në një karrierë me 36 tituj të fituar në Portugali, Angli, Spanjë e Itali si dhe me kombëtaren e Portugalisë.
Kjo epokë mbeti prapa. Koreja e Jugut tashmë është e kaluara për Jasir Asanin, bashkë me shkëlqimin e veçantë, sidomos në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Ylli I kombëtares shqiptare ka kaluar në Iran, te klubi Esteglal, pasi udhëhoqi ish-ekipin e tij, Kuangju deri në çerekfinale të Championsit aziatik duke shënuar 9 gola në 10 ndeshje, e duke realizuar 8 rrjeta e shërbyer dy asistë në 22 ndeshje të kampionatit koreano jugor këtë vit.
Futbollisti mbërriti në Iran dhe foli pak e thjeshtë.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe mendoj se kam ardhur në klubin më të madh në Azi. Mezi pres të shoh familjen blu. Shpresoj ta ndihmoj ekipin të realizojë një sezon të madh”.
Pas kësaj ai u prezantua në klubin që e ka qendrën në kryeqytetin e Iranit, Teheran.
Lajmet janë që Asani firmosi kontratë dyvjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër, ndërsa besohet se për kartonin e tij u paguan 1 milionë euro, diçka më pak sesa vlera që ka në treg.
Kjo, sepse Kuangju ishte në vështirësi financiare dhe sepse kontrata e lojtarit ofensiv të Shqipërisë përfundonte në dhjetor të këtij viti.
Asani do të luajë në skuadrën më të shquar të Iranit, që ka fituar 9 tituj, 8 Kupa dhe dy Champions të Azisë.
Nga Gazeta Si – Numri #93 vendosi një rekord të ri ndërsa numri #72 realizoi një tjetër rekuperim.
Acosta u rrëzua kurse Bagnaia dështoi në sesionin e parë kualifikues.
Provat e para zyrtare të “MotoGP” në “Balaton Park” rezervuan drama dhe surpriza për një rradhë nisjeje intriguese.
Marc Marquez (Ducati Lenovo Team) u bë i pari pilot që realizon “pole position” dhe vendos xhiron rekord.
Rivali i fundjavës, Pedro Acosta (Red Bull KTM Factory); u rrëzua, Francesco Bagnaia (Ducati Lenovo Team) dështoi të kualifikohej në sesionin e 2… kurse Marco Bezzecchi (Aprilia Racing) bëri një tjetër rikthim nga sesioni i parë në rradhën e parë të nisjes.
Di Giannanontio lë pas Bastianini-n që në vendin e 4 ndiqet nga Franco Morbidelli (Pertamina Enduro VR46 Racing Team).
Fabio Quartararo (Monster Energy Yamaha MotoGP) niset nga vendin i 6 përpara Acosta-s që detyrohet të pranojë vendin e 7 pas rrëzimit.
Aldeguer niset i 8, ndjekur nga Luca Marini (Honda HRC Castrol) që plotësoi rradhën e tretë përpara shokut të skuadrës, Joan Mir.
E njëjta histori edhe në eventin Sprint ku numri #93 arrin fitoren e 7 sezonale, të mëdhenjtë vazhduan rrëzimet ndërsa Di Giannantonio dhe Morbidelli plotësuan podin.
Ishte suksesi i 13 në 14 raunde për Marc Marquez (Ducati Lenovo Team) që u shpall fitues i “Tissot Sprint” për të parën herë në Balaton.
Fabio Di Giannantonio u rendit i dyti, 2 sekonda pas Marquez dhe italianin e ndoqi shoku i skuadrës “Pertamina Enduro VR46 Racing”, Franco Morbidelli, në shkallën më të ulët të podiumit.
Nga vendi i 9 në nisje, Marini u mbrojt mirë dhe ja doli të mbante pas Aldeguer për vendin e 4.
Mir u rendit në vendin e 6 pëprpara Bezzecchi-t që u ndoq nga Alex Marquez (BK8 Gresini Racing MotoGP) në vendin e 8 dhe me një penallti prej 3 vendesh për Garën e të dielës.
Pikën e fundit në Sprint e mori Kampioni në fuqi, Martin në vendin e 9. Duke pritur Garën e nesërme, një pyetje qëndron në fuqi – Kush do ta ndalë kryesuesin e kampionatit?
Pritja mbaroi. Pas javësh të tëra thashethemesh dhe bisedimesh për transferime, fusha e futbollit më në fund do të flasë përsëri vetë. Këtë pasdite, Serie A nis zyrtarisht, duke prerë shiritin e javës së parë të ndeshjeve të sezonit 2025-2026. Ndër ndeshjet e planifikuara nga liga e parë italiane për këtë rast, një nga ndeshjet më interesante është padyshim Interi kundër Torinos.
Të hënën, më 25 shtator, në orën 20:45, djemtë e trajnuar nga Cristian Chivu do të presin ata të menaxhuar nga Marco Baroni. Vendi, pa dyshim, është Stadio Giuseppe Meazza në San Siro.
Dy ekipe, zikaltrit dhe Granata, iu nënshtruan një riorganizimi të madh të skuadrave të tyre përkatëse këtë verë, duke filluar – natyrisht – me dy trajnerët që do të marrin përsipër detyrën pas pak më shumë se 48 orësh.
Megjithatë, duke folur për lajme dhe marrëveshje, drejtuesit e Milanos dhe Savoy sapo kanë përfunduar një takim tjetër. Këtë javë, klubi i Beppe Marottas dhe klubi i Urbano Cairos zyrtarizuan transferimin e Kristjan Asllanit nga brigjet e Naviglit në ato të lumit Po.
Mesfushori shqiptar është transferuar në Torino me një marrëveshje huazimi të caktuar për 1.5 milion euro, me një opsion për ta blerë atë për rreth 11 milion euro. Lojtari i lindur në vitin 2002 u ndal tashmë në Torino të enjten e kaluar, ku – siç ishte planifikuar – iu nënshtrua (dhe kaloi) vizitave mjekësore të zakonshme me Granatan.
Shkurt, ironikisht, Asllani, në paraqitjen e tij të parë për Torinon, mund të përballet me ish-ekipin e tij. Po, “mundet”, sepse edhe në këtë rast, kushtëzimi dëshmon të jetë një aleat besnik. Deri më tani, transferimi i lojtarit në Torino nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, kështu që shanset për ta parë atë në fushë të hënën duken të pakta.
Në fakt, siç raportohet nga portali ToroZone këtë mëngjes, klubi i Lombardisë ende nuk u ka dërguar homologëve të tyre të Torinos dokumentet e nevojshme për të regjistruar lojtarin. Për të shmangur çdo keqkuptim, do të duhet të presim edhe disa orë për të pasur më shumë siguri – në një mënyrë ose në një tjetër. Pastaj, vetëm fusha do të flasë vetë, dhe pastaj do të jetë radha e Inter – Torinos.
Me synimin e tij të vendosur në gjysmën e dytë të sezonit, Lewis Hamilton nuk hezitoi të tregonte besimin e tij të plotë në projektin e Ferrarit për vitin 2026.
Pavarësisht performancës së tij në Hungari , ku ai kaloi vijën e finishit në pozicionin e 12-të në një fundjavë për t’u “harruar”, britaniku pranoi, në një bisedë me “F1.com”, se kishte mbajtur shënime për të ndihmuar ekipin të përfundonte thatësirën e tij për titull. I frymëzuar nga periudhat e tij fituese me McLaren dhe Mercedes, ai u takua me krerët e secilit departament të ndryshëm për të dorëzuar dokumentet që kishte mbledhur.
“Kam zhvilluar shumë takime, kështu që kam thirrur shumë takime me shefat e ekipeve. Jam ulur me John (Elkan, president i Ferrarit, Benedeto Vinian (drejtor ekzekutiv i Ferrarit) dhe Fredin (Vasseur, drejtor i ekipit Ferrari F1)”, shpjegon ai.
U takova me kreun e zhvillimit të makinave, Loic (Serra) , por edhe me krerët e departamenteve të ndryshme, për të folur rreth motorit të vitit të ardhshëm, pezullimit të përparmë të vitit të ardhshëm, pezullimit të pasmë të vitit të ardhshëm , për gjërat që duam, si dhe problemet që kemi me makinën”, theksoi ai në fundjavë në Belgjikë.
Edhe pse shënimet përqendroheshin te makina e sezonit të ardhshëm, ato përfshinin edhe specifikime që duheshin përmirësuar këtë vit.
“Dokumenti tjetër kishte të bënte me vetë makinën, problemet aktuale që kam me të, disa gjëra që dua t’i përfshij në makinën e vitit të ardhshëm dhe të tjera që duhen punuar dhe ndryshuar për vitin e ardhshëm”, tha ai.
Përpara ditës në Budapest, Lewis u pyet për dokumentet e lartpërmendura, konkretisht se çfarë përfshinin ato.
Ai u pyet përsëri nëse shënimet ishin pozitive apo negative, të cilave ai iu përgjigj shkurt.
“Përsëri… Mendoj se e vetmja gjë që mund të them është se ekipi ka të gjithë përbërësit e nevojshëm për të fituar. Ata kanë të gjithë përbërësit e nevojshëm për të fituar Kampionatin Botëror”, pranoi Hamilton./ D.C
Do të startojë në orën 17:00, në “Adush Muça” të Ballshit dueli mes Bylisit dhe Tiranës i vlefshëm për javën e parë të Superiores. Historia e përballjeve mes Tiranës dhe Bylisit flet në favor të bardhebluve.
Në 53 ndeshje të luajtura dhe të analizuara, kryeqytetasit kanë fituar 26 takime, ndërsa ballshiotët kanë arritur vetëm 9 suksese. Pjesa tjetër, 18 ndeshje, janë mbyllur në barazim.
Të dyja skuadrat vijnë me ndryshime të shumta në organikë, krahasur me sezonin e kaluar. Tafas, Lleshi, Valerianos, Patsatsia, Tabekou, janë disa prej debutuesve në radhët e
Kristian Shpendi e nisi në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Itali. Sulmuesi shqiptar shënoi që në javën e parë të Serisë B, ndërsa skuadra e tij Çezena fitoi 3-1 në Peskarë. Miqtë patën epërsi gjatë gjithë kohës, ndërsa Shpendi realizoi për avantazhin 2-1 në nisje të pjesës së dytë.
Sulmuesi 22-vjeçar ishte I dalluar edhe sezonin e kaluar në Serinë B duke shënuar 11 herë, por pastaj pësoi një dëmtim që e pengoi për një kohë te gjatë. Ish-ylli I Shqipërisë U21 shpreson të jetë protagonist edhe këtë vit, dhe të ngjitet në elitën e futbollit italian, qoftë në radhët e Çezenës, apo edhe duke kaluar në ndonjë skuadër tjetër.
Një tjetër fillim I ri, si gjithmonë me buzëqeshje.
Kristian Asllani është tashmë lojtar I Torinos, duke fituar duelin e vullneteve me Interin e tij, e duke mbetur sërish në Itali.
Mesfushori I kombëtares shqiptare hodhi poshtë kalimin tek Betisi në Spanjë, dhe mund të thuhet se për të ekziston një “dashuri” italiane.
Ylli kuqezi, që sot është 23 vjeç, ka provuar vetëm futbollin në Apenine gjatë gjithë karrierës, e ndoshta do t’i jetë besnik deri në fund.
Fillimet I pati tek Empoli, pasi u largua nga Shqipëria në moshën 2-vjeçare, duke u regjistruar në Akademinë e klubit toskan.
Nga viti 2012 deri në 2021 ishte me ekipet e moshave, duke provuar kampionatin italian madje edhe Championsin për të rinj, e më në fund, kur ishte 18-19 vjeç u bë pjesë e ekipit të parë të Empolit.
Hyri me vrull në Serinë A, dhe spikati pikërisht në “tempullin” “San Siro” duke I shënuar gol Interit, destinit të tij të ardhshëm.
Klubi zikaltër nuk vonoi ta merrte dhe pagoi 15.7 milionë euro, më shumë sesa vlerësimi virtual në tregun e futbollit që ishte 12 milionë.
Me zikaltërit luajti 99 ndeshje, shënoi 4 gola e shërbeu 5 asistë, por dihet se nuk u bë kurrë lojtar titullar.
Kjo, edhe pse trajneri I ri Kristian Kivu e aktivizoi si titullar në të katër ndeshjet e Kupës së Botës për Klubet.
Betis u refuzua, me Bolonjën nuk pati dakordësi, ndërsa akordi I Interit me Torinon është për huazim njëvjeçar kundrejt pagesës 1.5 milionë euro, dhe pagimit të 11.5 milionë eurove të tjera verën e ardhshme.
Ka zëra se shuma e transferimit mund të arrijë në 15 milionë euro, ndërsa rroga e Asllanit besohet se shkon deri në 2 milionë euro në sezon.
Ai ka kontratë 1-vjeçare, me mundësi rinovimi për tre sezone të tjera. / abcnews.al /
Çelsi jo më kot fitoi Kupën e Botës për Klubet duke mundur 3-0 Paris SG në tokën amerikane, dhe ja ku e shfaqi fytyrën e tij të vërtetë.
Blutë e Londrës lanë pas barazimin zhgënjyes të javës së parë të Premier Ligës angleze ndaj Kristël Palasin duke fituar thellësisht derbin e radhës të kryeqytetit.
Uest Hem u shkatërrua 5-1 në fushën e vet, dhe skuadra e trajnerit Enco Mareska u duk krejt tjetër në krahasim me atë që nuk shënoi dot asnjë gol një javë më parë.
“Çekiçat” shënuan të parët që në 6’ me anë të brazilianit, Lukas Paketa.
Zhoao Pedro barazoi në 15’, pastaj Pedro Neto shtoi golin e dytë dhe Enco Fernandez vulosi shifrat 3-1 që në pjesën e parë.
Pas pushimin, detyrën e përfunduan Moises Kaisedo dhe Trevoh Çalobah, madje pa kaluar as një orë lojë.
Çelsi ka potencial të madh e padyshim që pritet rival I kampiones në fuqi të Anglisë, Liverpul, apo edhe I pretendentëve të tjerë për titull si Arsenali apo Mançester Siti, pa folur për të tjerët.
Ish-ekipi I Armando Brojës vazhdon të bëhet gjithnjë e më I fortë, siç e tregoi në Kupën e Botës për klubet ku u ngjit në majë të planetit. / abcnews.al /
Xhezair Avduli do të jetë një nga risitë e trajnerit Alban Bushi, në listën për dy ndeshjet miqësore të Shqipërisë U-21 në muajin shtator, ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës.
Klubi shqiptar në Maqedoninë e Veriut, KF Arsimi ka zbuluar se mbrojtësi i majtë ka marrë ftesë nga Shqipëria dhe do të jetë pjesë e kuqezinjve.
21-vjeçari ka qenë në të kaluarën pjesë e moshave të Maqedonisë së Veriut, por ka vendosur të luajë për Kombëtaren shqiptare në të ardhmen.
“Klubi ynë ka kënaqësinë tu ju njoftojë se lojtari ynë Xhezair Avduli është ftuar nga Kombëtarja Shqiptare e Futbollit U-21 për ndeshjet miqësore që do të zhvillohen në periudhën 1–9 shtator 2025.
Ky është një hap i madh për yllin tonë, për klubin tonë dhe për gjithë komunitetin që e mbështet KF Arsimin me zemër, si dhe një tregues se klubi ynë gjithmonë ka besuar tek potenciali i të rinjve dhe ka punuar që ata të kenë një vend të veçantë në projektin tonë.
Përkushtimi dhe talenti i Xhezair Avdulit, si dhe besimi dhe përkrahja që ja kemi dhënë, sot shpërblehen fuqishëm me këtë ftesë të merituar!
Ne jemi të bindur se ai do ta përfaqësojë me dinjitet veten dhe ekipin tonë dhe do të jetë shembull i përkushtimit e punës së palodhshme”, thuhet në postimin e klubit KF Arsimi.
Pas shumë thirrjesh e kritikash, që më së shumti bëhen publike në median e shkruar dhe në studio televizive – pasi kërkesat zyrtare dhe kritikat censurohen nga kapiteni – presidenti që nuk merr guximin të përballet me anëtarët e tij, të flasë hapur dhe marrë përgjegjësitë e mbarëvajtjes së aktivitetit basketbollistik, si në arenën kombëtare, […]
Bajerni u detyra të kapitullonte në 2024, kur kampion doli Leverkusen, si dhe të lodhej ca edicionin e kaluar, kur e rimori titullin pikërisht në garë me “aspirinat”.
Këtë herë duket se do të jetë ndryshe.
Edhe pse është luajtur vetëm ndeshja e parë, dhe janë në rradhë 33 të tjera, sërish mënyra sesi u fitua në “Alianc Arenë” ishte domethënëse.
Një rival direkt si Lajpcigu u shkatërrua 6-0, dhe nuk pati vend për dyshim.
Bavarezët arritën epërsinë 3-0 që në pjesën e parë kur dy gola i shënoi Olise dhe një sulmuesi I ardhur nga Liverpuli, Luis Diaz.
Pas pushimit, në “katedër” u ngjit kapiteni I Anglisë, Harri Kejn.
Sulmuesi kryesor I Bajernit realizoi tri herë e duket se do të jetë përsëri favoriti për të fituar Këpucën e artë në Bundesligë.
Skuadra e trajnerit Vinsent Kompani pati epërsi të madhe, dhe Lajpcigu bëri vetëm një gjuajtje në portë ndaj 10 të vendasve, që mbajtën topin 63 për qind.
Tifozët padyshim që kanë shpresë për fitoren e kampionatit, por sidomos për triumfin në Champions. / abcnews.al /
Nga Gazeta Si – Kur skuadrat janë ende me pushime në prag të pjesës së mbetur, le të hedhim një vështirm numerik në atë çka kemi lënë pas…
— 0.010 — Diferenca më e vogël në “pole position” që u vendos në “Saudi Arabian Grand Prix”. Pas daljes së Lando Norris në sesionin e 3, Max Verstappen u vendos në “pole” për Red Bull ndaj McLaren-it të Oscar Piastri me diferencën e 10 të mijëtave të sekondës.
— 0.126 — Arabia Saudite nuk është gara më e ngushtë e sezonit në 14 raundet e deritanishme. Për të fundit herë në Hungari, 0.126 sekonda ndanë 6 të parët në rradhën e nisjes.
— 0.543 — Hungaroring-u kishte edhe diferencën më të vogël mes top-10 në Provat Zyrtare të 75 viteve histori. Ku diçka më shumë se gjysmë sekonde mbante brenda nga Charles Leclerc në “pole” deri te Isack Hadjar në vendin e 10.
— 0.698 — Ndërsa McLaren ka kryesuar gjatë tërë vitit 2025, Norris (1 pit stop) dhe Piastri (2 pit stop-e) në Hungari u ndanë nga më pak se 1 sekondë – Përfundimi më i ngushtë i garës së në kushte të rregullta dhe pa ndërhyrjen e “Safety Car” – Mercedes dhe George Russell mbyllën garën 0.228 sekonda përpara Verstappen në “Canadian Grand Prix” po rata po ndiqnin Bernd Maylander dhe “Safety Car” në atë kohë.
— 5 — Piastri, Norris dhe Verstappen kanë vendosur secili nga 5 “pole positions”. Ndërsa Russell dhe Ferrari kanë nga 1 secili. Çka do të thotë se 5 pilotë nga 4 skuadra të ndryshme kanë qënë në krye. Nëse përfshijmë edhe eventet Sprint, ky numë shkon në 7: Lewis Hamilton siguroi të parin “pole” me Ferrari-n gjatë “Sprint Qualifying” në “Chinese Grand Prix”. Debutuesi Kimi Antonelli i befasoi të gjithë në “Miami Grand Prix”.
— 7 — Kur llogarisim podiumet, 7 pilotë nga 4 skuadra të ndryshme ja kanë dalë. Përfshi herën e parë të Antonelli-t në Kanada dhe Kick Sauber- Nico Hulkenberg – në startin e 239 në Britani.
— 8 — Më shumë pilotë kanë kryesuar garën në disa “stage”. Piastri kryeson përpara Norris i ndjekur nga Verstappen, Leclerc, Russell, Antonelli dhe Hamilton. Williams dhe Alex Albon gjithashtu, kryesuan një moment në “Chinese Grand Prix”.
— 9 — Pas 14 raundeve, diferenca Piastri-Norris është 9 pikë kur duhen edhe 10 “Grands Prix” (përfshi 3 evente Sprint).
— 10 — Duke konfirmuar konkurencën në rritje, 10 skuadrat kanë marrë pikë nga Australia në Hungari – çdo skuadër mori pikë në të paktën 5 gara dhe rregjistroi të paktën vendin e 6.
— 19 — 21 pilotë startuan minimalisht një “Grand Prix” këtë sezon, 19 prej tyre morën pikë. Vetëm Jack Doohan (që drejtoi Alpine për 6 gara) dhe Franco Colapinto (që mori vendin e australianit nga “Emilia-Romagna Grand Prix”) janë në kuotën zero.
— 23 — Diferenca mes pilotëve të McLaren nuk ka qënë asnjëherë më e thellë se 23 pikë në Kanada. Por kjo distancë është kthyer sërish në 1 shifrore pas 3 fitoreve në 4 garat e fundit nga Lando Norris.
— 35 — Kjo është diferenca në klasifikimin e konstruktorëve për vendin e 5 mes Williams, Aston Martin, Kick Sauber, Racing Bulls dhe Haas.
Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur vendin e titullarit me ardhjen trajner të Xabi Alonso dhe është kthyer në një lojtar i mirëfilltë stoli.
Për Rodrygo-n ka interes nga disa klube të mëdha si Arsenal e Manchester City, por Real Madrid nuk pranon largimin e tij për më pak se 100 milionë euro.
“Indykaila.news” raoorton se Rodrygo ka takuar Florentino Perez dhe i ka kërkuar atij të krijojë kushtet e favorshme për largimin e tij këtë verë nga Real Madrid.
Më shumë mundësi, braziliani do të ketë një ekip të ri nga 1 shtatori e tutje, ditë kur mbyllet afati kalimtar për këtë merkato verore. m.p.
UASHINGTON, 22 gusht /ATSH – DPA/ – Shorti i grupeve të “Kupës së Botës 2026” në futboll do të hidhet më 5 dhjetor në Uashington, njoftoi të sot presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump.
Trump tha në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të FIFA-s Gianni Infantino, se ceremonia e hedhjes së shortit do të mbahet në “Qendrën Kennedy” në kryeqytet.
“Kupa e Botës 2026” do të zhvillohet nga 11 qershor deri më 19 korrik 2026 në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada. Turneu është zgjeruar nga 32 në 48 skuadra, të cilat do të ndahen në 12 grupe.
Fillimisht besohej se shorti do të mbahej në Las Vegas, siç ndodhi për botërorin e parë në SHBA në vitin 1994.
Infantino dhe Trump kanë marrëdhënie të afërta, dhe ata mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp në fund të “Kupës së Botës për klube”, e cila u zhvillua në SHBA në qershor dhe korrik, në “Trump Tower” në Nju Jork.
Trump ishte gjithashtu i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të trofeut pas finales në Nju Xhersi.
Trump e quajti Kupën e Botës si “ngjarjen më të madhe në sport” dhe, në lidhje me shortin, shtoi se “ishte një nder i jashtëzakonshëm të sjellim këtë ngjarje globale dhe këtë grup të jashtëzakonshëm njerëzish dhe këta sportistëtë pabesueshëm – më të mirët në botë – në qendrën kulturore të kryeqytetit tonë.”
Deri në kohën e shortit do të dihen 42 nga 48 skuadra pjesëmarrëse, ndërsa gjashtë të tjera do të përcaktohen në ndeshjet play-off në mars. Për këto ekipe do të vendosen përkohësisht vende në short.
Tre vendet organizatore kualifikohen automatikisht, ndërsa 10 skuadra tashmë kanë siguruar pjesëmarrjen: kampionia në fuqi Argjentina, por dhe Australia, Brazili, Ekuadori, Irani, Japonia, Jordania, Zelanda e Re, Koreja e Jugut dhe Uzbekistani. /Ad. Ab./
Sezoni i ri i Kategorisë Superiore mori jetë nga Shkodra, ku Vllaznia u nis me një fitore me shije revanshi ndaj kampionëve në fuqi të Egnatias.
Dy skuadrat u takuan pas finales së edicionit të shkuar, por këtë herë më të mirën morën shkodranët që imponuan shifrat 2-0.
Gurishta në minutën e 19-të shënoi golin e epërsisë për të zotët e shtëpisë, ndërsa vendosi edhe fatin e pjesës së parë.
Përpara pushimit, trajneri Martini la pankinën me karton të kuq, ndërsa Bekim Balaj gaboi një 11-metërsh që mund të vriste përpara kohe sfidën.
Gjithsesi, shumë shpejt pas pushimit, vendasit dyfishuan shifrat me golin e dytë që mban firmën e Bajramit.
Sfida për Egnatian u bë më e vështirë pas kartonit të kuq të Votlai në minutën e 56-të.
Me forca më të shumta në fushë, Vllaznia ruajti deri në fund avantazhin e dyfishtë, duke marrë tri pikët e para në sezonin e ri, ku kërkon ta provojë sërish për titullin kampion.