Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Çitaku viziton Thaçin në Hagë: Dhanë dhe po vazhdojnë të japin gjithçka

By: Re Nato
14 August 2025 at 20:48

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka vizituar ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçin, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Çitaku tha se Thaçin e pyeti për shokët dhe si gjithmonë, sipas saj, e njëjta histori “kokën lart, shpirtin e pathyer, sytë që nuk i shmangen askujt dhe asgjëje”.

“Për mua, kjo nuk është as habi e as surprizë. Sepse ata nuk janë të rëndomtë. Të rëndomtit nuk e kalojnë kufirin në këmbë me vetëm një çantë mbi supe dhe një ideal në zemër. Të rëndomtit nuk e nisin luftën kur e dinë se përballë kanë një makineri lufte shumëfish më të madhe. Të rëndomtit nuk ndërtojnë shtet nga hiçi, duke i dhënë popullit të vet lirinë dhe një të ardhme të sigurt”.

“Dhe jo, kjo nuk është punë fati. Fatin e tyre nuk ua dhuroi askush, ata e shkruan vetë, me zgjedhje të guximshme, të rënda si plumbi, por të drejta e të bardha si drita”.

“Edhe këtu, në Hagë, asnjëri prej tyre nuk sillet me mentalitetin e viktimës. Përkundrazi, qëndrojnë si burrat që janë: me vetëdije të pastër dhe krenarë, duke u përballur me sfidën e fundit po aq dinjitetshëm sa me betejat e para”, shkroi Çitaku, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ajo shkroi se për ish-krerët e UÇK-së, liria nuk ishte fjalë, por gjak, nuk ishte privilegj, por detyrë dhe për të, sipas saj, ata dhanë gjithçka.

“Po vazhdojnë të japin, duke mos mundur t’u hedhin as një grusht dhe mbi varret e prindërve që i patën mallë gjithë jetën”.

“Ata sot janë në paraburgim, por nuk janë të robëruar. Sepse muret nuk e ndalin dot frymën e lirë. Sepse e vërteta ecën më shpejt se çdo vendim gjykate. Dhe sepse liria, si dielli, nuk ndalet nga retë, ajo gjithmonë gjen çarjen për të shpërthyer në dritë. Andaj PO, Dielli do të lind përsëri”, shkroi ajo.

Emërimi i Hysenit në krye të ATK-së, Çitaku: Kurti ka emëruar militantin partiak, në një prej institucioneve më të rëndësishme në vend

13 August 2025 at 12:48

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se pas përmbylljes së procedurës së rekrutimit dhe në përputhje me kërkesat dhe kriteret ligjore, është përzgjedhur dhe emëruar Drejtori i ri i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni.

Hyseni në vitin 2019 kishte qenë kandidat i LVV-së për deputet, e kjo ka nxitur edhe reagime të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Vlora Çitaku, deputete e PDK-së, ka shkruar se kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka emëruar militantin partiak, në një prej institucioneve më të rëndësishme në vend.

“Albin Kurti e paska emëruar militantin partiak, ish-kandidatin për deputet Mentor Hyseni, drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës, një prej institucioneve më të rëndësishme në vend. Ja pra, këta që nga opozita bënin betejë kundër nepotizmit e klientelizmit, dhe e kishin gojën plot meritokraci e parime, me të ardhur në pushtet u zhveshën nga çdo vlerë që predikonin”, ka reaguar ajo.

Çitaku mes tjerash ka shkruar se “Ende besoj se e vetmja e mirë e Qeverisë Kurti 2 është demistifikimi i Albin Kurtit”.

“Shokët e familjarët vetëm për dasma, apo”.

Ndryshe, Ministria e Financave, më herët njoftoi se procesi është zhvilluar në mënyrë transparente dhe profesionale, duke u siguruar që kandidati i përzgjedhur të plotësojë të gjitha kushtet e nevojshme për këtë pozitë me rëndësi të lartë. /Telegrafi/

 

 

The post Emërimi i Hysenit në krye të ATK-së, Çitaku: Kurti ka emëruar militantin partiak, në një prej institucioneve më të rëndësishme në vend appeared first on Telegrafi.

Çitaku për vendimin e Kushtetueses: Jashtëzakonisht i qartë, si e zeza në të bardhë

8 August 2025 at 19:38

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka përcaktuar që zgjedhja e kryetarit të Kuvendit duhet të bëhet përmes votimit të hapur, me pjesëmarrjen e të gjithë deputetëve dhe brenda afatit 30-ditor. Sipas vendimit të publikuar të premten, një kandidat i vetëm mund të votohet maksimumi tre herë, ndërsa të gjitha seancat e mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025 shpallen të pavlefshme, pasi nuk është zbatuar aktgjykimi i 26 qershorit të këtij viti.

Për këtë ka folur deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e cila në emisionin FIVE të Dukagjinit ka theksuar se për partinë e saj edhe vendimi i mëhershëm i Kushtetueses ka qenë “i qartë si loti”.

Ajo akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) dhe kryesuesin e seancës, Avni Dehari, se kanë shpërfillur me vetëdije aktgjykimin e gjykatës të 26 qershorit dhe kanë devijuar nga rendi i ditës i dakorduar më 8 prill.

Kësaj radhe, vendimi i Kushtetueses është shumë i qartë, sipas Çitakut.

“Për PDK-në edhe vendimi i mëhershëm i Kushtetueses ka qenë i qartë si loti. Që nga seancë e parë, pas publikimit të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, paraprak, ne në mënyrë të vazhdueshme i kemi bërë thirrje kryesuesit të seancës që të mos ta shkel Kushtetutën, mos ta shkel vendimin e Gjykatës Kushtetues. Dhe t’i kthehet rendit të ditës, të dakorduar me datën 8 prill, nga ish-kryetari zoti Konjufca dhe liderët e partive parlamentare. Për fat të keq, në mënyrë të vetëdijshme LVV-ja përmes kryesuesit Avni Dehari pati vendosur që të shpërfillë në plotni, aktgjykimin e Kushtetueses. Dhe filluan t’i japin një lloj interpretimi, ashtu siç i konvenonte botëkuptimit të tyre. Dhe u detyruam që sërish të dërgojmë pyetje shtese në gjykatë. Kësaj radhe është e zezë në të bardhë, jashtëzakonisht e qartë, pa asnjë lloj ambiguiteti që kryesuesi uzurpuar foltoren  Kuvendit, seancën plenare duke mos lejuar konstituimi. Vendimi i gjykatës sot e vulos atë që PDK-ja e ka thënë tash e disa muaj më zë të lartë…”, ka thënë Çitaku.

The post Çitaku për vendimin e Kushtetueses: Jashtëzakonisht i qartë, si e zeza në të bardhë appeared first on Telegrafi.

Reagon Çitaku: Po abuzohet me tragjedi për propagandë politike, FSK-ja nuk ka shkuar në veri për të luftuar, por për të kërkuar trupin e një djali

29 July 2025 at 13:30

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj një postimi të bërë nga Lëvizja Vetëvendosje, në të cilin thuhej se FSK-ja ka shkuar për herë të parë në veri të vendit.

Çitaku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se se mund të abuzohet me vdekjen tragjike të një të riu për propagandë politike.

“A keni fije përgjegjësie? A keni fare ndjeshmërie njerëzore? Si mund të abuzoni me vdekjen tragjike të një të riu për propagandë politike?”, ka shkruar ajo.

Tutje ajo ka thënë se FSK-ja nuk ka shkuar në veri për të luftuar, por për të kërkuar trupin e një djali që humbi jetën tragjikisht.

“Ashtu siç ka vepruar edhe më parë, me dinjitet dhe pa zhurmë. Po aq sa po i retushoni fotografitë për të ndërtuar një narrativë të rreme, po përpiqeni të retushoni edhe historinë”, ka shkruar ndër të tjera në Facebook Çitaku. /Telegrafi/

The post Reagon Çitaku: Po abuzohet me tragjedi për propagandë politike, FSK-ja nuk ka shkuar në veri për të luftuar, por për të kërkuar trupin e një djali appeared first on Telegrafi.

Çitaku akuzon Kurtin se po ndihmon Prokurorinë e Hagës kundër Thaçit e Veselit

2 July 2025 at 22:51

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar atë se po vepron me vetëdije në dëm të figurave kyçe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përkatësisht ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Sipas Çitakut, Kurti ka shkuar aq larg sa të konsiderojë vizitat ndaj të akuzuarve në Hagë si “marrje instruksionesh”, gjë që ajo e cilëson si pjesë të një fushate të qëllimshme për denigrimin e atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe shtetin e Kosovës.

“Nuk është as politikë, as rastësi. Është qëllim i pastër”, ka shkruar Çitaku në një postim në Facebook, duke shtuar se Kurti nuk e kupton konceptin e miqësisë, sepse, sipas saj, “nuk ka as edhe një mik të vetëm”.

Ajo ka kritikuar edhe mënyrën e funksionimit të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e përshkruar atë si një subjekt të mbyllur, ku nuk tolerohet mendimi ndryshe dhe ku, siç tha ajo, “zëri i vetëm që dëgjohet është ai i Kurtit”.

Në kundërshtim me këtë, Çitaku ka vlerësuar PDK-në si një parti me demokraci të brendshme, ku ekziston hapësirë për mendim kritik dhe debat.

Duke iu përgjigjur deklaratave të Kurtit lidhur me udhëheqjen e PDK-së, Çitaku ka theksuar se “kryetar e kemi Memli Krasniqin”, të cilin e përshkroi si një lider me legjitimitet dhe respekt të plotë brenda partisë.

“Ti vazhdo qaj e vajto, se për rezultate nuk ke çka flet”, përfundon reagimin e saj Çitaku, duke akuzuar Kurtin për mungesë të arritjeve konkrete gjatë qeverisjes së tij.

The post Çitaku akuzon Kurtin se po ndihmon Prokurorinë e Hagës kundër Thaçit e Veselit appeared first on Telegrafi.

Çitaku i reagon Hoxhajt: Jam pak e befasuar me mbështetjen që i dha koalicionit PDK-LVV

1 July 2025 at 22:20

Vetëm pak ditë më herët, nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka deklaruar se do ta votonte një koalicion në mes të PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo deklaratë e tij e ka befasuar Sekretaren e Përgjithshme të PDK-së, Vlora Çitakun.

Arsyeja për këtë befasi sipas saj vjen pasi në ditën e konventës së PDK-së është miratuar një deklaratë politike rreth qëndrimeve të partisë karshi qeverisë e koalicioneve të mundshme.

Thotë se këtë deklaratë e kishte votuar edhe vetë Hoxhaj, pa ndonjë kundërshtim.

“Për mua ka qenë pak befasi deklarata e Hoxhajt. Sepse është e vërtetë që shpeshherë edhe në mbledhje dhe diskutime ne kemi vlerësime dhe mendime të ndryshme, mirëpo deklarata e z.Hoxhaj erdhi pak kohë pas mbajtjes së konventës ku ne miratuam një deklaratë politike të PDK-së. Kjo deklaratë ishte shumë e qartë edhe në raport me qeverinë edhe në raport me koalicionet e mundshme dhe ajo deklaratë politike u votua me unanimitet të plotë. Edhe z. Hoxhaj e ka votuar. Si do që të jetë është një qëndrim i ri që nuk i bënë dëm shëndetit politik dhe demokratik. Zoti Hoxhaj ishte i qartë tha se do ta votoja një koalicion nëse do të kishte marrëveshje politike, nuk tha që e voton njëanshëm”, tha Çitaku në Rubikon të Klan Kosovës.

Deputetja Çitaku, nuk është pajtuar edhe me një deklaratë tjetër të Hoxhajt.

“Polarizimet mes VV-së dhe partive tjera nuk janë të rrejshme, këtu nuk pajtohem me Hoxhajn. Do të ishte më mirë sikur të ishin të rrejshme, do ishin të dëmshme por më lehtë të tejkalueshme”, tha më tej ajo.

The post Çitaku i reagon Hoxhajt: Jam pak e befasuar me mbështetjen që i dha koalicionit PDK-LVV appeared first on Telegrafi.

​PDK me aksion simbolik, deputetët qëndrojnë në sallë pas dështimit të seancës

1 July 2025 at 13:28

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë qëndruar simbolikisht në sallë pas dështimit për të 40-në herë të konstituimit të Kuvendit.

Deputetja Vlora Çitaku tha se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari po e shkel Kushtetutën. Ajo i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje për reflektim dhe për kthim në rend të ditës.

“Fatkeqësisht, edhe sot, sërish me vetëdije të plotë, zotëri Dehari, Lëvizja Vetëvendosje po e shkelin Kushtetutën. I bëjmë thirrje edhe një herë Lëvizjes Vetëvendosje që të reflektojë, të kthehemi në sallë pasnesër, t’i kthehemi rendit të ditës, të konstituojmë Kuvendin e Kosovës dhe të bëjmë punën tonë… Ne qëndruam simbolikisht në sallë edhe herën e kaluar edhe sot më gjatë, sepse është e turpshme që të vijmë këtu e të rrimë nga dy minuta e të largohemi sikur të mos ndodhë asgjë”, deklaroi Çitaku. /kp/

The post ​PDK me aksion simbolik, deputetët qëndrojnë në sallë pas dështimit të seancës appeared first on Telegrafi.

Tensione në Kuvend – Çitaku akuzon për shkelje Kushtetuese, Dehari thërret sigurimin për ta larguar nga foltorja

29 June 2025 at 11:36

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me tensione të forta, ku përplasjet mes deputetëve arritën kulmin kur deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, akuzoi kryesuesin e seancës, Avni Dehari, për shkelje të Kushtetutës.

Çitaku e akuzoi Deharin për tejkalim të kompetencave dhe për mosrespektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar veprimin e tij si të papranueshëm dhe të dëmshëm për rendin kushtetues.

Pasi tensionet u rritën, kryesuesi Dehari reagoi ashpër duke kërkuar ndërhyrjen e sigurimit të Kuvendit për ta larguar deputeten Çitaku nga foltorja.

“Nuk mund të vazhdojmë kështu. Kjo është shkelje e rendit të seancës. Thërras sigurimin të ndërhyjë”, u dëgjua të thotë Dehari, përpara se regjia e Kuvendit t’i ndërpriste fjalën Çitakut.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të menjëhershme në sallë, duke rritur edhe më tej tensionin mes shumicës dhe opozitës në një periudhë të ngarkuar politike, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

The post Tensione në Kuvend – Çitaku akuzon për shkelje Kushtetuese, Dehari thërret sigurimin për ta larguar nga foltorja appeared first on Telegrafi.

Çitaku: Kurti kërkoi vetëm nënshtrim – pa kompromis, pa debat, pa demokraci

29 June 2025 at 11:10

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, pas takimit të tij me liderët e partive politike për tejkalimin e ngërçit institucional.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku tha se Kurti nuk ofroi as kompromis, as reflektim, e as zgjidhje për situatën, por kërkoi vetëm nënshtrim nga partitë e tjera.

“Sipas logjikës së Albin Kurtit, mjafton një takim që nënshtrimi dhe diktati të maskohen si kompromis. Në takimin me liderët politikë, Albin Kurti nuk ofroi as marrëveshje, as kompromis. Nuk ofroi as reflektim, as zgjidhje. Na kërkoi vetëm një gjë: t’i nënshtrohemi vullnetit të tij. Pa kushte. Pa debat. Pa demokraci. Kaq”, shkroi Çitaku.

Ajo vlerësoi se sjellja e Kurtit në këto negociata thellon edhe më shumë krizën politike, duke paralajmëruar mungesë të vullnetit për një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Kritikën e saj e mbylli me theksin se “demokracia nuk funksionon me ultimatume, por me dialog dhe marrëveshje të sinqerta”.

The post Çitaku: Kurti kërkoi vetëm nënshtrim – pa kompromis, pa debat, pa demokraci appeared first on Telegrafi.

Intervistimi i Martin Berishaj nga Specialja, reagon Çitaku

26 June 2025 at 15:55

Pasi, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale ka reaguar deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Çitaku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Berishaj nuk e ka hallin se në Kosovë iu rrezikohen vendet e punës rreth 140 mij punëtorëve, kjo pasi siç tha “Biznese të tëra, sidomos ato prodhuese, janë në prag të mbylljes, për shkak të shtrenjtimit enorm të energjisë elektrike”.

“Rreth 140.000 punëtorëve u rrezikohen vendet e punës. Biznese të tëra, sidomos ato prodhuese, janë në prag të mbylljes, për shkak të shtrenjtimit enorm të energjisë elektrike. Po e dini kush nuk e ka këtë hall? Martin Berishaj”, ka shkruar ajo.

Tutje Çitaku theksoi se pavarësisht dëshmive publike dhe aferave milionëshe, Berishaj vazhdon të jetë ambasador me fuqi të plotë.

“ Sepse i shërben liderit suprem. Një ditë në Prokurori, një ditë në Ambasadë. Marrëzia nuk paska kufi”, ka shkruar ndër të tjera Çitaku. /Telegrafi/

The post Intervistimi i Martin Berishaj nga Specialja, reagon Çitaku appeared first on Telegrafi.

Çitaku: Kurti me kokëfortësinë e tij e ka paralizuar Kosovën

19 June 2025 at 11:51

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje për, siç tha ajo, bllokimin e institucioneve dhe mungesë totale të përgjegjësisë politike në raport me qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë.

Çitaku tha se PDK-ja ka ofruar zgjidhje dhe ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim, por se Kurti dhe partia e tij nuk po kërkojnë konsensus, por nënshtrim, raporton KosovaPress.

“Kosova është marrë peng nga kokëfortësia, kryeneçësia, papërgjegjësia e Albin Kurtit dhe VV-së. Nuk ka fije logjike që institucionet e Kosovës të mos konstituohen në mënyrë që të jemi në gjendje të adresojmë sfida të shumta, hallet e shumta të qytetarëve, për shkak të kryeneçësisë së Kurtit dhe ambicies së Haxhiut. Kosova është shumë më e madhe dhe më e rëndësishme se sa secili prej nesh. Ne kërkojmë zgjidhje, kemi ofruar zgjidhje, mirëpo LVV nuk dëshiron bashkëpunim, por dëshiron diktakt dhe nënshtrim, dhe PDK nuk i nënshtrohet diktatit,” ka deklaruar Çitaku.

Deputetja Çitaku komentoi edhe mungesën e emërimit të një ambasadori të SHBA-së në Kosovë, duke e lidhur këtë me qasjen e Qeverisë Kurti në raport me aleatët ndërkombëtarë.

“Ne jemi në pritje, sigurisht se ShBA-të të emërojnë ambasadorin në Kosovë, nuk mund të flas në emër të ShBA-së, pse një emërim i tillë nuk ka ndodhur ende. Por, Kurti me kokëfortësinë e tij ka paralizuar Kosovën edhe nga brenda, por edhe në raport me aleatët tanë”, u shpreh ajo.

Sot, ka dështuar edhe përpjekja e 34 për konstitumin e Kuvendit të Kosovës.

Përveç betimit të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi i ri ka mbetur i pa konstituar në mungesë të zgjedhjes së kryetarit të ri dhe nënkryetarëve.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA nuk po i japin votën kandidates së propozuar për kryetare nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa.

Albulena Haxhiu në gjashtë tentime ka dështuar të kalojë provimin dhe në mungesë të kësaj Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa po kërkojnë komision për votim të fshehtë, për të cilën gjë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese.

Kujtojmë, zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më nëntë (9) shkurt. Mbledhja e parë për konstituimin e Kuvendit të ri është mbajtur më pesëmbëdhjetë (15) prill. Që nga ajo datë çdo dyzetetetë (48) orë po mbahen vazhdime të seancës konstituive pa arritur ndonjë rezultat konkret./kp/

The post Çitaku: Kurti me kokëfortësinë e tij e ka paralizuar Kosovën appeared first on Telegrafi.

“I bëjmë thirrje Presidentes që…”/ Ngërçi politik në Kosovë, flet nënkryetarja e PD të Kosovës: LVV të reflektojë

15 June 2025 at 13:16

Vlora Çitaku kërkoi që presidentja Vjosa Osmani ta marrë “një rol më aktiv” për ta zgjidhur ngërçin politik. Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës tha se “zgjidhja e vetme është që Lëvizja Vetëvendosje të reflektojë”, ndërsa u ndal të flasë para gazetarëve pas dështimit të 32-të të konstituimit të Kuvendit.

“Në këtë rast, zgjidhja e vetme është që Lëvizja Vetëvendosje të reflektojë. Mirëpo, në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje edhe Presidentes që të marrë një rol më aktiv, sepse në kuadër të kompetencave të saj është edhe mbarëvajtja dhe funksionimi demokratik i institucioneve”, tha ajo.

Deputetja tha se LVV-ja po e mban të bllokuar Kuvendin.

“Kjo është një pengmarrje klasike. Psrtia Demokratike e Kosovës ka ofruar alternativë, ndonëse ne nuk e kemi asnjë detyrim që të votojmë kandidatin e LVV-së pa shumicë parlamentare. Megjithatë, për hir të zhbllokimit të situatës, ne kemi ofruar alternativë duke i propozuar Lëvizjes Vetëvendosje që të propozojë një nga 40 deputetët e tjerë që nuk kanë qenë pjesë e qeverisë”, tha Çitaku.

Duke iu përgjigjur kandidates së LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku tha se zgjidhja “nuk varet” nga partitë tjera.

“Ne nuk votojmë nën diktat. Nuk mund të votohet një kryetar Kuvendi nën diktat, pa marrëveshje politike. Kjo është tërësisht e paprecendent. Është pengmarrje. Kjo, për t’ua thjeshtësuar, është sikur unë të vijë me ju në kutinë e votimit dhe me diktat t’ju imponojë kë ta votoni ju, pa asnjë lloj marrëveshje politike”, tha ajo.

The post “I bëjmë thirrje Presidentes që…”/ Ngërçi politik në Kosovë, flet nënkryetarja e PD të Kosovës: LVV të reflektojë appeared first on Sot News | Lajme.

Këshilli Drejtues i PDK-së, Krasniqi: Të mobilizohemi për fitore në zgjedhjet lokale

4 June 2025 at 16:56

Partia Demokratike e Kosovës ka mbledhur sot Këshillin Drejtues, ku është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, rezultatin zgjedhor të 9 shkurtit dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se zgjedhjet e 9 shkurtit shënuan një pikë kthese për Kosovën, sepse vendi u nxor nga monizmi dhe sundimi i një partie të vetme dhe një kapitull të ri për PDK-në, si dhe një kapitull të ri për PDK-në.

“Me kandidat për Kryeministër kompetent dhe të besueshëm si Bedri Hamza, me strukturë të qëndrueshme dhe anëtarësi që nuk u ndal asnjë çast drejt ringritjes dhe forcimit të partisë, me një ofertë zhvillimore dhe të matshme, me një listë kandidatësh të jashtëzakonshëm, me afro 200 mijë qytetarë që na dhanë besimin e tyre, PDK dëshmoi se jo vetëm është forca më stabile në vend, por se është edhe streha e shpresës për një Kosovë ma të mirë. Ky është kapitulli ynë i ri dhe ne nuk guxojmë të ndalemi këtu, sepse ky rezultat, i cili është ndër më të mirët në historinë e partisë tonë, nuk është thjesht një numër, por është një sinjal i qartë se qytetarët duan maturi, përmbajtje dhe drejtim të sigurt”, tha Krasniqi.

Kryetari Krasniqi kritikoi Albin Kurtin për bllokadë institucionale dhe arrogancë politike, ndonëse PDK ka ofruar zgjidhje për të dalë nga vakumi.

“Ne kemi kërkuar ndërrimin e kandidatit për Kryetar të Kuvendit. Kemi pranuar dhe ftesën e Albin Kurtit për takim, e cila ishte më shumë si një kurth për të na futur edhe ne në një thes me partitë tjera, si parti refuzuese. Kemi propozuar mbajtjen e një takimi gjithëpërfshirës nga Presidentja, që u mbajt më 15 maj. Dhe kemi ofruar edhe mundësinë e krijimit të një Qeverie të re nga PDK, LDK, AAK dhe Nisma, me Kryeministër Bedri Hamzën, jo për interesa partiake, por për interesin e Kosovës. PDK ka qenë dhe është e gatshme të marrë përgjegjësi për të ndërtuar një Qeveri të opozitës së djeshme, me një plan dinamik për të trajtuar sfidat emergjente për shtetin dhe qytetarët, një qeveri që do t’i jepte përparësi rimëkëmbjes ekonomike, sigurisë kombëtare, forcimit të institucioneve dhe partneritetit me SHBA dhe BE. Sot, më shumë se kurrë, Kosovës i duhet një qeveri që punon, jo që bllokon”, tha ai.

Tutje, Krasniqi kërkoi mobilizimin e të gjithë anëtarëve dhe strukturave për përgatitjet për zgjedhjet lokale.

“Sërish, synojmë të garojmë me njerëzit më të përkushtuar, më të ndershëm dhe më kompetent – për të thelluar qeverisjen e mirë që kemi ndërtuar në shumë komuna të vendit. Qëllimi ynë është i qartë: Të rikonfirmojmë fitoren në të gjitha komunat që i udhëheqim sot – dhe bazuar në qeverisjen e mirë të këtyre katër viteve, kjo është më se e arritshme. Të fitojmë edhe në disa komuna të tjera, ku potenciali është i jashtëzakonshëm. Por, fitorja që synojmë nuk arrihet pa ju, pa mbështetjen, energjinë dhe kontributin tuaj”, shtoi lideri i PDK-së.

Kryetari Krasniqi shprehu shqetësimin lidhur me vendimin Dhomave të Specializuara në Hagë për vazhdimin e paraburgimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

“Vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë për të vazhduar paraburgimin ndaj Presidentit Thaçi, Kryetarit Kadri Veseli, bacës Jakup dhe Rexhep Selimit është një padrejtësi që nuk guxojmë ta normalizojmë. Refuzimi i lirimit me kusht, pavarësisht përfundimit të paraqitjes së provave, është shkelje e parimeve themelore të drejtësisë. Ne nuk kërkojmë favore, por drejtësi. PDK nuk do të ndalet së kërkuari që kjo padrejtësi të marrë fund, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe me respekt për sakrificën tonë kolektive”, tha Krasniqi.

Edhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza falënderoi të gjithë anëtarët, përkrahësit dhe strukturat e partisë për mbështetjen, si dhe për angazhimin e madh për rezultatin e arritur.

Ndërkaq, sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Citaku duke theksuar se rezultati i 9 shkurtit ka qenë ndër më të mirët që partia e ka marrë, kërkoi mobilizimin e të gjitha strukturave edhe për garën nëpër komuna.

“Shpresoj që në këtë frymë të unitetit dhe cilësinë e kandidatëve, do të kemi sukses edhe në zgjedhjet lokale”, shtoi ajo. /Telegrafi/

The post Këshilli Drejtues i PDK-së, Krasniqi: Të mobilizohemi për fitore në zgjedhjet lokale appeared first on Telegrafi.

Çitaku: Kryeneçësia e Kurtit po e dëmton vendin

25 May 2025 at 11:39

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet edhe në përpjekjen e 21-të.

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku pas dështimit të radhës ka thënë se Kosova vazhdon të mbetet peng i kryeneçësisë së kryeministrit në detyrë.

“Fatkeqësisht asgjë të re për të thënë. Kosova dhe institucionet e saj vazhdojnë të mbesin peng i kryeneçësisë së kryeministrit në detyrë, deputetit Albin Kurti Nga këtu i bëjmë thirrje që të reflektojë. Qytetarët nuk kanë votuar për bllokadë, por për formim të institucioneve”, tha Çitaku.

Ajo tha se i bëjnë edhe njëherë apel që të reflektoi në mënyrë që të ecim tutje.

“Kërkoj falje që s’po kemi lajme më të mira me ju dhanë”, u shpreh Çitaku.

Ngërçi politik në Kuvend vazhdon prej 15 prillit, kur deputetët u betuan, por ende nuk është arritur të zgjidhet kryetari i Kuvendit, duke e mbajtur institucionin të bllokuar. /Telegrafi/

The post Çitaku: Kryeneçësia e Kurtit po e dëmton vendin appeared first on Telegrafi.

Çitaku: Nuk i komentojmë dëshirat e Kurtit, ta ndërrojnë kandidatin dhe të ecim tutje

21 May 2025 at 11:44

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku pas dështimit për të 19-në herë të seancës konstituive i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti që të reflektojë dhe të zhbllokojë situatën në mënyrë që të konstituohen insitutcionet.

Çitaku para mediave tha se nuk i komentojnë dëshirat e deputetit Kurti, pasi sipas saj, PDK vlerëson realitetin politik në Kuvend.

“I bëjmë thirrje deputetit Kurti që të reflektojë, të zhbllokojë situatën në mënyrë që institucionet të konstituohen… PDK ka qenë jashtëzakonisht e përgjegjshme dhe konstruktive dhe po mundohemi të bëjmë çdo gjë në funksion të zhbllokimit…”, tha ajo, raporton Telegrafi.

Deputetja e PDK-së u pyet nga gazetarët edhe për deklaratat e Kurtit të një dite më parë.

“Ne nuk i komentojmë dëshirat e deputetit Kurti… Ne e vlerësojmë realitetin politik në Kuvend, nuk e ka shumicën parlamentare, i bëjmë thirrje të reflektojë, të ndërrojë kandidatin dhe të ecim tutje”, tha ajo. /Telegrafi/

The post Çitaku: Nuk i komentojmë dëshirat e Kurtit, ta ndërrojnë kandidatin dhe të ecim tutje appeared first on Telegrafi.

​Çitaku: PDK nuk do të marrë pjesë nëse ka votim të fshehtë për kryeparlamentarin

3 May 2025 at 10:22

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se ata nuk do të marrin pjesë në votimin për kryetarin e Kuvendit në rast se edhe këtë herë propozohet një proces me votim të fshehtë.

Para gazetarëve, Çitaku tha se qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar dhe se nëse përsëritet metoda e njëjtë e votimit, veprimi i partisë do të jetë i njëjtë.

“I ngjashëm (do të jetë veprimi i PDK-së)”, ka thënë Çitaku.

 

The post ​Çitaku: PDK nuk do të marrë pjesë nëse ka votim të fshehtë për kryeparlamentarin appeared first on Telegrafi.

Çitaku: Albulena figurë përçarëse, për zgjedhjet duhet marrëveshje

By: redi
29 April 2025 at 20:52

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se e ka kthyer Kuvendin në një cirk me seancat për konstituimin e këtij institucioni që po mbahen çdo 48 orë. ”Më thënë të drejtën jo vetëm e turpshme por edhe e dhimbshme të shohim se ku ka degraduar Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe e dhimbshme të jesh dëshmitar çdo 48 orë i një përpjekje të…

Source

Zbulohet emri, ja kush pritet të jetë kryetarja e Kuvendit të Kosovës

By: V K
15 April 2025 at 11:43

Kuvendi i Republikës së Kosovës, është duke mbajtur seancën e konstituive pas më shumë se dy muajve nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare.

Sipas Telegrafit, Vlora Çitaku, e cila vjen nga radhët e PDK-së, pritet të jetë kryetarja e Kuvendit të Kosovës.

Ky është hapi i parë drejt themelimit të legjislaturës së re pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

The post Zbulohet emri, ja kush pritet të jetë kryetarja e Kuvendit të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Vlora Çitaku pritet të jetë nënkryetare e Kuvendit nga radhët e PDK-së, ndërsa Abelard Tahiri sërish shef i grupit parlamentar

15 April 2025 at 10:53

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës edhe pse ishte paraparë të fillonte në ora 10:00, ende nuk ka filluar pas një ore vonesë.

Telegrafi ka kuptuar se Vlora Çitaku pritet të jetë nënkryetare e Kuvendit nga radhët e PDK-së, ndërsa Abelard Tahiri sërish shef i grupit parlamentar.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, PDK u radhit si partia e dytë.

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot mban seancën konstituive pas më shumë se dy muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare.

Seanca është caktuar të nisë në ora 10:00, ndërsa me këtë shënohet edhe hapi i parë drejt themelimit të legjislaturës së re, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit./Telegrafi/

 

 

 

The post Vlora Çitaku pritet të jetë nënkryetare e Kuvendit nga radhët e PDK-së, ndërsa Abelard Tahiri sërish shef i grupit parlamentar appeared first on Telegrafi.

Çitaku reagon ndaj rritjes së çmimit të rrymës: Qeveria po e godet drejtpërdrejt qytetarin

11 April 2025 at 19:16

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), e cila sot ka miratuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16%.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Çitaku akuzoi Qeverinë Kurti se po e përdor ZRRE-në si mjet për të varfëruar qytetarët dhe për të ushtruar kontroll politik.

“ZRRE është shndërruar në mashën përmes së cilës Qeveria në largim po e godet drejtpërdrejt qytetarin. Po e varfëron, po e lodh dhe po përpiqet ta nënshtrojë”, shkroi Çitaku.

Ajo theksoi se qëllimi i kësaj “kaste në pushtet” nuk është të qeverisë, por të sundojë, duke shtuar se një popull i varfëruar sundohet më lehtë. Megjithatë, ajo siguroi se qytetarët e Kosovës nuk do të nënshtrohen.

“Jo, Albin. As nuk ke me na nënshtru, e as nuk ke me na sundu. Sepse ky popull e ka ngritë zërin edhe në kohë më të vështira, e do ta bëjë sërish”, përfundoi ajo./Telegrafi/

The post Çitaku reagon ndaj rritjes së çmimit të rrymës: Qeveria po e godet drejtpërdrejt qytetarin appeared first on Telegrafi.

❌
❌