Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 August 2025Main stream

Rama: Përmirësim inkurajues i pastrimit të territorit, ende disa zona problematike

28 August 2025 at 11:50

TIRANË, 28 gusht/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama në prezantimin e Reformës së Trajtimit të Integruar të Mbetjeve, gjatë ditës së sotme solli fillimisht në vëmendje situatën e menaxhimit të mbetjeve dhe pastrimit të territorit gjatë këtij sezoni turistik.

Kryeministri u shpreh se “sërish, si në çdo sezon u përballëm me sfidën e madhe të përballimit të rritjes shumë domethënëse të sasisë të mbetjeve, për shkak të numrit të shtuar të vizitorëve e turistëve”.

“Sidoqoftë dua të them se kemi parë edhe këtë vit përmirësim të ndjeshëm në pjesën dërrmuese të territoreve, të ndikuara nga rritja e volumit të vizitorëve e turistëve dhe nga rritja e madhe e volumit të mbetjeve”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se “patjetër që ka pasur disa probleme, por edhe këtë vit duke filluar nga Bashkia e Lezhës e cila vazhdon të prijë me forcën e shembullit në pastërti, duke vazhduar me Shkodrën, Durrësin, Himarën e më tutje, gjërat kanë shkuar më mirë se sa vitin e shkuar”.

Në këtë drejtim, kryeministri nënvizoi se ka një përmirësim inkurajues, por nga ana tjetër problem mbetet mungesa e uniformitetit në këtë drejtim, pasi ka përgjatë vijës bregdetare disa zona problematike.

“Ndërkohë ne duhet të vazhdojmë me një ritëm edhe më të lartë për sa i përket reformave edhe masave ligjore edhe në funksion të ambicies e të objektivit prioritar kombëtar për anëtarësimin në Bashkimin Europian në fund të kësaj dekade, por duke filluar nga mbyllja e negociatave për anëtarësim në fund të vitit 2027, sikundër është rënë dakord në parim me Komisionin Europian”, tha Rama. /j.p/

 

The post Rama: Përmirësim inkurajues i pastrimit të territorit, ende disa zona problematike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Operator Kombëtar i Trajtimit të Mbetjeve, kapitulli më sfidues i negociatave

28 August 2025 at 11:33

TIRANË, 28 gusht/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot krijimin e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve, ku do të jetë i përqendruar i gjithë procesi i  trajtimit të mbetjeve.

Kjo agjenci do të krijohet në kuadër të paketës së re të menaxhimit të integruar të mbetjeve.

Në prezantimin e Reformës së Trajtimit të Integruar të Mbetjeve, Rama u shpreh se krijimi i këtij operatori parashikohet në projektligjin e ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

“Një agjenci, institucion, ndërmarrje e re, e cila do të jetë në dispozicion të gjithë Republikës, të pushtetit vendor, qytetarëve dhe të këtij misioni për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha Rama.

Sipas tij, i gjithë procesi i trajtimit të mbetjeve do të përqendrohet te ky operator.

“Grumbullimi dhe trajtimi i mbetjeve nuk do të jetë më një proces i administruar nga bashkitë, por do të jetë një proces i administruar nga ky operator kombëtar në bashkëpunim me të gjitha hallkat e tjera të qeverisjes dhe në raport me të cilin bashkitë do të jenë klientë njësoj siç janë klientë të operatorëve të tjerë për të tjera shërbime”, theksoi Rama.

Rama kërkoi që të gjithë pa përjashtim në të gjitha nivelet dhe të gjithë territorin që kanë një funksion publik si të zgjedhur apo nëpunës të këtij shteti të lidhur me të gjitha çështjet e mjedisit, të vetëdijësohen se ky është kapitulli më sfidues i negociatave dhe ky është aspekti më sfidues i anëtarësimit tonë në BE.

“E them me keqardhje që ndërkohë që kemi vënë re me kënaqësi një përmirësim të mëtejshëm të gjithë proceseve të pastrimit, nuk vëmë re as ndonjë vetëdijësim më domethënës nga ana e qytetarëve në raport me mbajtjen pastër të territorit dhe nuk vëmë re për fat të keq përmirësime domethënëse as në trajtimin e mbetjeve”, shtoi kryeministri.

/j.p/

The post Rama: Operator Kombëtar i Trajtimit të Mbetjeve, kapitulli më sfidues i negociatave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Paraja jashtë bankave në Shqipëri arrin nivele rekord. Rritet oferta

28 August 2025 at 10:51

Nga Gazeta ‘SI’ – Përballë tentativës së qeverisë për të digjitalizuar tërësisht pagesat në Shqipëri, paraja e thatë vazhdon të jetë opsioni i preferuar i shqiptarëve.

Në korrik 2025, paraja që qarkullon jashtë bankave preku një rekord të ri historik, 451 mld lekë. Kjo vlerë është 2% më e lartë se muaji qershor dhe 12% më shumë se korriku i një viti më parë.

Sezoni turistik dhe rritja e konsumit duket se kanë sjellë një rritje tërësore të ofertës së parasë, sipas shifrave të Bankës së Shqiëprisë.

M3 që njihet si paraja e gjerë u rrit në 1.858 trilionë lekë, nga 1.831 trilionë lekë që ishte në muajin qershor.

Sipas shifrave të BSH-së, në korrik 2025, agregati M1 (paraja jashtë korporatave depozituese plus llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat në lekë të rezidentëve jobanka, pa qeverinë) është shtuar me rreth 20 mld lekë nga maji dhe raportohet 903 mld lekë.

Agregati M2, ku përfshihen paratë jashtë korporatave depozituese, plus depozitat me afat në lekë të rezidentëve jobanka, është rritur me 20 miliardë lekë brenda një muaji duke prekur vlerën e 1.117 trilion lekëve.

The post Paraja jashtë bankave në Shqipëri arrin nivele rekord. Rritet oferta appeared first on Gazeta Si.

Menaxhimi i mbetjeve, reformë e re me operator kombëtar

28 August 2025 at 11:44

Kryeministri Edi Rama ka shpallur nisjen e një reforme të re në menaxhimin e mbetjeve, të cilën e cilësoi si hap vendimtar për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Në qendër të kësaj reforme është krijimi i një Operatori Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve, që do të marrë përsipër grumbullimin dhe trajtimin në të gjithë territorin e vendit.

“Pa marrjen e përgjegjësisë për trajtimin e mbetjeve si detyrë kombëtare dhe për riciklimin e tyre deri në asgjësim, kapitulli i mjedisit në negociata është një rrugë pa dalje,” deklaroi Rama. Sipas tij, projektligji i ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve do të harmonizojë legjislacionin shqiptar me atë europian, duke përcaktuar hierarkinë nga parandalimi deri te asgjësimi, si dhe krijimin e një fondi të ekonomisë së mbetjeve.

Rama theksoi se, ndryshe nga modeli aktual, bashkitë nuk do të kenë më rol drejtues në menaxhimin e mbetjeve, por do të funksionojnë si klientë të operatorit të ri kombëtar. “Kjo ndërmarrje e re do të jetë në dispozicion të pushtetit vendor, por procesi i trajtimit do të përqendrohet në një strukturë të vetme kombëtare, në bashkëpunim me hallkat e tjera të qeverisjes,” tha ai.

Kryeministri shprehu keqardhje që edhe pse vërehen përmirësime në disa zona, si në Himarë, mungon ende ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe përmirësimet në trajtimin real të mbetjeve.

Rama e cilësoi mjedisin si “kapitullin më të vështirë dhe sfidues të negociatave për anëtarësim në BE”, duke kërkuar angazhim nga të gjitha nivelet e qeverisjes dhe administratës publike.

“Me Himarën dhe më tej gjërat kanë shkuar më mirë se vitin e kaluar, por nevojitet një ritëm më i lartë reformash ligjore dhe masash konkrete. Të gjithë, pa përjashtim, duhet të ndërgjegjësim se ky është aspekti më sfidues i anëtarësimit tonë në BE,” u shpreh Rama.

Projekti i ri parashikon krijimin e një tregu të centralizuar të shërbimeve të mbetjeve, ku bashkitë do të blejnë shërbimin nga operatori kombëtar. Kjo nënkupton ndryshim të modelit financiar të menaxhimit, si dhe ngritjen e një fondi të posaçëm për ekonominë e mbetjeve, që pritet të gjenerojë investime në riciklim dhe teknologji të trajtimit.

Sipas qeverisë, harmonizimi me direktivat europiane është thelbësor jo vetëm për anëtarësimin, por edhe për të përmirësuar cilësinë e jetës, për të krijuar vende pune në industrinë e riciklimit dhe për të reduktuar kostot afatgjata të menaxhimit të mbetjeve.

https://monitor.al/plehrat-zhvleresojne-turizmin-te-huajt-e-bejne-problem-ne-forumet-e-udhetimit-me-600-mije-ndjekes/

 

 

The post Menaxhimi i mbetjeve, reformë e re me operator kombëtar appeared first on Revista Monitor.

Aksidentet u ulën me 16% në janar-korrik, shoferët më “të rrezikshëm” grupmosha 25-34 vjeç

28 August 2025 at 11:14

Aksidentet  mbeten kryefjalë e ditëve të verës, në disa raste me pasoja fatale. Përditshmërisë së mjeteve që janë zakonisht në qarkullim i shtohen edhe fluksi i emigrantëve si dhe turistët që kërkojnë makina me qira.

Pavarësisht perceptimit duket se shifrat e Institutit të Statistikave tregojnë për një ulje të aksidenteve të paktën në korrik që është publikimi më i fundit.

Kështu në muajin Korrik 2025 numërohen 131 aksidente rrugore, nga të cilët 194 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur).  INSTAT nënvizon se të dhënat e publikuara janë paraprake dhe subjekt përditësimi.

Gjatë periudhës Janar – Korrik 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 16,0 %, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më pare.

Shkak kryesor për aksidentet të paktën sipas shifrave të INSTAT janë drejtuesit e mjeteve dhe kryesisht grupmosha 25-34 vjeç.

“Aksidentet rrugore, në 89,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 25-34 vjeç, duke zënë 28,2 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin Korrik 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Martë me 19,8 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Premte, me 9,2 %.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00 – 12:00, duke zënë 28,2 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej” nënvizon INSTAT.

The post Aksidentet u ulën me 16% në janar-korrik, shoferët më “të rrezikshëm” grupmosha 25-34 vjeç appeared first on Revista Monitor.

One drejt marrjes së licencës celulare edhe në Maqedoninë e Veriut

28 August 2025 at 10:00

Grupi hungarez, 4iG, është drejt marrjes së licencës për ofrimin e shërbimeve celulare edhe në Maqedoninë e Veriut, nëpërmjet filialit të tij One Macedonia Telecommunications.

One Macedonia Telecommunications ishte i vetmi operator që paraqiti oferta në tendenrin e hapur nga Agjencia e Komunikimeve Elektronike (AEK), për marrjen e frekuencave në brezat 700 MHz, 1800 MHz dhe 3.5GHz. Frekuencat do të përdoren për shërbime të teknologjisë 5G. Shuma minimale e kërkuar për frekuencat në të tre brezat e ofruar ishte rreth 6.7 milionë euro.

Hapja e tenderit për dhënien në përdorim të sasisë së re të spektrit në këto frekuenca u bë pikërisht për shkak të shprehjes zyrtare të interesit të paraqitur nga One Macedonia Telecommunications.

One Macedonia Telecommunications drejtohet nga Brano Djurovic, i cili deri në qershor të këtij viti mbante pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të One Albania.

Aktualisht, Maqedonia e Veriut ka dy operatorë të rrjeteve celulare, A1 Macedonia, pjesë e grupit Telekom Austria dhe Makedonski Telekom, pjesë e Deutsche Telekom (nëpërmjet filialit të saj hungarez, Magyar Telekom).

Megjithatë, në treg veprojnë edhe katër operatorë virtualë (MVNO), që zotërojnë së bashku pak më shumë se 5% të tregut, sipas numrit të përgjithshëm të përdoruesve.

Megjithëse Maqedonia e Veriut ka një popullsi më të vogël se Shqipëria (më pak se 1.8 milionë banorë, sipas të dhënave më të fundit), tregu u shërbimeve celulare duket të jetë më dinamik, madje duket se po hyn në një faq të re zgjerimi.

Tregu kishte tre operatorë rrjetesh deri në vitin 2015, kur filiali i Telekom Austria, Vip bleu kompaninë rivale One, që zotërohej nga Telekom Slovenije. Dy kompanitë u bashkuan në emrin e ri, A1 Macedonia.

Pas afërsisht një dekade me dy operatorë rrjetesh (përveç operatorëve MVNO), tregu celular në Maqedoninë e Veriut duket i orientuar drejt një zgjerimi të ri të operatorëve të rrjetit.

Në rast se procesi i licencimit mbyllet me sukses, Maqedonia e Veriut do të bëhet tregu i tretë në Ballkanin Perëndimor për grupin hungarez, 4iG.

4iG vepron në Shqipëri që prej vitit 2021, pas blerjes, në intervalin e pak javëve, të kompanive Albtelecom dhe ONE Telecommunications. Në vijim, në vitin 2022, dy kompanitë u bashkuan në brandin e ri, One Albania.

One Albania është operatori i dytë më i madh ceular në Shqipëri, me 42% të të ardhurave, ndërsa mban 50% të tregut sipas numrit të përdoruesve aktivë.

Gjithmonë në vitin 2021, 4iG mbylli edhe blerjen e kompanisë më të madhe celulare në Mal të Zi, Telenor Montenegro, që në vijim mori emrin One Montenegro.

Që prej vitit 2023, 4iG ka hyrë zyrtarisht edhe në tregun celular hungarez, pas blerjes, në partneritet me qeverinë hungareze, të filialit të Vodafone në këtë vend.

 

The post One drejt marrjes së licencës celulare edhe në Maqedoninë e Veriut appeared first on Revista Monitor.

Anketa, Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim në CESEE, 10 % ikin brenda vitit

27 August 2025 at 23:02

Rreth 33% e shqiptarëve e konsiderojnë emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme, ndërsa 10 për qind e tyre synojnë largimin brenda vitit. Këto ishin rezultatet e anketës që zhvilloi në nëntor të vitit 2024 Banka Qendrore e Austrisë në vendet e Europës, Qendrore, Juglindore dhe Lindore CESEE (Bullgari, Çeki, Hungari, Poloni, Rumani, Shqipëri, Bosnjë, Maqedonia e Veriut dhe Serbi).

Anketa që kishte si qëllim përdorimin e euros në këto vende, përfshiu edhe pyetjet për emigracionin. Rezultatet treguan se Shqipëria mbetet vendi me përqindjen më të lartë të qytetarëve me synime për emigrim në rajon. Anketa “Euro e OeNB 2024” tregon se, megjithëse dëshira për të emigruar është në rënie në shumicën e vendeve të rajonit, Shqipëria vazhdon të qëndrojë ndër vendet me përqindjen më të lartë të popullsisë që synon largimin.

Rreth 10% e shqiptarëve shprehin synimin për të emigruar brenda 12 muajve të ardhshëm, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me shkallën më të lartë të migrimit të mundshëm, së bashku me Maqedoninë e Veriut (11%). Pas tyre renditen Serbia, Rumania, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria dhe Polonia, ku shifrat luhaten mes 2% dhe 5%. Hungaria dhe Çekia kanë përqindjet më të ulëta, nën 2%.

Në përgjithësi, dëshira për emigrim ka ardhur duke rënë në rajon, por Shqipëria mbetet një përjashtim. Në vitin 2019, para pandemisë COVID-19, 7% e qytetarëve të vendeve të anketuara deklaronin se kishin ndërmend të largoheshin brenda një viti. Në vitin 2021, gjatë pandemisë, kjo shifër ra në 5%, ndërsa në 2024 zbriti më tej në 4.5%. Ky trend shihet si pozitiv për shumicën e vendeve të CESEE, pasi emigracioni masiv ka thelluar problemet demografike dhe ka sjellë vështirësi në tregun e punës. Në Shqipëri trendi nuk ka ndryshuar shumë. Përveç synimeve për emigrim në periudhën afatshkurtër, të dhënat e anketës tregojnë se 33% e shqiptarëve e konsiderojnë të mundshme emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme. Ky është niveli më i lartë në rajon, ndërkohë që në Çeki dhe Hungari kjo shifër është vetëm 7%.

Shumica e njerëzve deklarojnë se duan të emigrojnë për arsye të lidhura me punësimin, rreth 46% mesatarisht në të gjitha vendet e anketuara. Arsyeja e dytë më e rëndësishme është kërkimi i kushteve më të mira të jetesës jashtë vendit.

Të dhënat e vitit 2024 tregojnë gjithashtu se Shqipëria ka një përqindje shumë të lartë të qytetarëve që kanë jetuar më parë jashtë vendit. Sipas raportit, 28% e popullsisë shqiptare deklaron se ka pasur një periudhë emigrimi, duke e renditur vendin tonë ndër më të prekurit në rajon.

Mesatarja për vendet e CESEE është 14%, ndërsa Hungaria ka përqindjen më të ulët me vetëm 7%. Në shumicën e vendeve të tjera, përqindja e personave që kanë jetuar jashtë varion nga 11% deri në 16%.

Studimi tregon se qëndrimet afatshkurtra, pra më pak se një vit, janë më të zakonshmet dhe përbëjnë rreth 35% të të gjitha rasteve. Megjithatë, Shqipëria shfaqet më afër vendeve me qëndrime më të gjata. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, rreth 50% e emigrantëve të rikthyer kanë qëndruar më shumë se tre vjet jashtë vendit. Pas Bosnjës, renditen Bullgaria, Shqipëria dhe Serbia, ku rreth 40% e emigrantëve të rikthyer kanë pasur një emigracion afatgjatë./ B.Hoxha

The post Anketa, Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim në CESEE, 10 % ikin brenda vitit appeared first on Revista Monitor.

Pas hetimit të OLAF, institucionet vendase mbyllin auditimin e IPARD II për 2023

27 August 2025 at 23:01

Përveç hetimit të ndërmarrë 2 vite më parë nga OLAF për programin IPARD II ka përfunduar auditimi nga institucionet shtetërore vendase për vitin financiar 2023 të programit, ndërsa është në proces 2024.

Agjencia e Auditimit të Programeve të Asistencës, Akredituar nga BE (AAPAA) një institucion në varësi të Këshillit të Ministrave, që ka në fokus auditimin e transaksioneve të fondeve nga programet e BE, para dhe pas anëtarësimit ka publikuar raportin vjetor për 2024.

Ndër të tjera në raportin e publikuar nga AAPAA theksohet se për vitin financiar 2023 të programit IPARD II ka përfunduar auditimi i operacioneve, auditimi i llogarive, raporti dhe opinioni vjetor i auditimit, si dhe ndjekja e gjetjeve dhe rekomandimeve të mëparshme. Për vitin financiar 2024 të programit IPARD  auditimi i sistemit është përmbyllur në shtator 2024, ndërsa auditimi i operacioneve vijon i parashikuar të përfundonte në muajin janar 2025. Po ashtu është finalizuar edhe Strategjia e Auditimit për periudhën 2025–2027, me afat dorëzimi në nëntor 2024.

Ndërkohë mësohet se në raport janë përfshirë, një sërë gjetjesh, shkeljesh dhe opinione (të cilat nuk janë publikuar në faqen zyrtare), por ato paraqiten pranë Komisionit Europian dhe Këshillit të Ministrave.

Programi IPARD II, i cili përfshinte një fond total prej 94.6 milionë eurosh, prej të cilave 71 milionë euro ishin financime të Bashkimit Evropian, u implementua gjatë periudhës 2018–2023. Gjatë kësaj periudhe, fondet u shpërndanë në sektorë si investime në ferma, përpunim të qumështit, mishit dhe fruta-perimeve. Në thirrjet e para dhe të dyta u shpërndanë rreth 57.6 milionë euro, ndërsa në thirrjen e tretë u financuan 29.1 milionë euro për investime në ferma dhe përpunim.

Në korrik 2023, Komisioni Europian ndërpreu përkohësisht financimin e programit IPARD II pas dyshimeve për korrupsion dhe hetimeve nga Zyra Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF). Në vitin 2024, OLAF njoftoi se kishte identifikuar si të papërshtatshme 33 milionë euro fonde të thirrjes së parë dhe të dytë të programit.

Pas mbylljes së programit në dhjetor 2023, Brukseli dha një leje shtesë njëvjeçare për pagesat e fondeve të mbetura, duke parashikuar që subjektet të plotësojnë dokumentacionin brenda afatit 6-mujor.

“IPARD II është mbyllur në muajin dhjetor 2023. Pati edhe një shtyrje afati për pagesat që nuk arritën dot të kryheshin në 2023, u dha leja 1 vjeçare nga Brukseli që pagesat të vazhdojnë.

Në rastet që me strukturat e brendshme monitorojmë dhe konstatojmë që subjektet nuk kanë sjellë dokumentacionin në afatin e duhur, nuk mund t’i paguajmë. Rregullorja përcakton në mënyrë strikte se afati për plotësimin e dokumentacionit është 6 muaj”, sqaroi më herët ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj në një takim me gazetarët.

Ministrja Denaj, njoftoi gjithashtu se në vitin 2026 pritet vlerësimi nga Brukseli dhe çelja e 9 masave të reja të programit IPARD III, i cili parashikohet të ketë një fond total prej 146 milionë eurosh, duke shënuar një rritje prej 55% krahasuar me IPARD II. Ky program do të përfshijë 9 masa të reja financimi, ndërsa IPARD II kishte vetëm 3 masa.

Programi IPARD II i cili u përfshi në një proces hetimi nga OLAF kishte në total një fond prej 94,6 mln euro në total, nga të cilat 71 mln euro ishin financime të BE-së.

Gjatë zbatimit të tij nga viti 2018 deri më 2022, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë në vitin 2018 u disbursuan 20,6 mln euro, në 2019 u dhanë 15,6 mln euro, 26,8 milionë euro u shpërndanë në 2020 dhe për vitet 2021-2022 janë dhënë 31,6 mln euro.

Në vitin e parë me grantet e programit IPARD II u mbështetën investimet në ferma, në sektorin e përpunimit të qumështit, mishit dhe fruta-perimeve. Buxheti i përgjithshëm në dispozicion të thirrjes të parë dhe të dytë ishte 57,6 milionë euro.

Në thirrjen e tretë IPARD II financoi 29,1 mln euro në dy masa mbështetëse për investime në ferma dhe përpunim./ D.Azo

The post Pas hetimit të OLAF, institucionet vendase mbyllin auditimin e IPARD II për 2023 appeared first on Revista Monitor.

Në vetëm 4 profesione, gratë paguhen më shumë se burrat, por ua kalojnë në drejtim

27 August 2025 at 23:00

Në vitin 2024, një mashkull në vend paguhej mesatarisht me 79.3 mijë lekë në muaj bruto, me një rritje prej 9.1% në krahasim me një vit më parë. Një grua merrte 75.4 mijë lekë/muaj, ose 10.6% më shumë se në 2023-n. Të dhënat janë bërë të ditura nga INSTAT.

Teksa pagat mesatare të grave janë rritur me ritme më të shpejta se të burrave, hendeku është ngushtuar në 4.9%, nga 6.2% një vit më parë. Kjo do të thotë se burrat paguhen mesatarisht rreth 5% më shumë sesa gratë. Hendeku mbetet gjithsesi më i lartë se në vitin 2021 kur diferenca e pagave mes dy gjinive arriti në nivelin më të ulët historik prej 4.5%.

Ndonëse hendeku është ngushtuar, janë vetëm 4 grup profesione, ku gratë u paguan më shumë se burrat në vitin 2024, nga 5 një vit më parë. Profesionet ku gratë paguhen më shumë janë:

Drejtues administrativë dhe komercialë;  Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë; Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë; Punëtorë shërbimi dhe ndihmës.

 

Gratë drejtuese paguhen më shumë

Ndonëse në pjesën më të madhe të profesioneve, gratë marrin më pak sesa burrat, ka një kategori ku ato gjithmonë dominojnë, atë të drejtuesve, duke qenë madje më të paguarat nga të gjithë.

Sipas INSTAT, në grup-profesionin “Drejtues administrativë dhe komercialë”, gratë u paguan mesatarisht me 214 mijë lekë në muaj në 2024-n, me  rritje prej 6% në raport me vitin e mëparshëm. Ky është grup-profesioni më i paguar në vend. Në krahasim me burrat që punojnë në të njëjtin profesion (200.7 mijë lekë), femra drejtuese paguhen 6.5% më shumë.

Edhe në shtet, gratë paguhen më shumë. Në grup-profesionin “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, paga mesatare mujore e femrave ishte 118 mijë lekë, ose 7.9% më shumë sesa e meshkujve në të njëjtën kategori.

Profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

Profesioni që i paguan më pak gratë se burrat është industria, me një diferencë prej 29%, për shkak të vështirësive fizike që ka ky aktivitet, ku nga vetë natyra preferohen meshkujt.

Burrat në industri paguhen 71 mijë lekë në muaj, përkundrejt 50 mijë lekë gratë, me këto të fundit që janë të punësuara kryesisht në industrinë e tekstileve e këpucëve.

Aftësitë në mësimdhënie në lëndët shkencore vlerësohen më pak tek femrat. Diferenca në grup profesionin “Specialistë të shkencave të fizikës, matematikës dhe inxhinierisë” është 17%, me burrat që paguhen 107 mijë lekë dhe gratë rreth 88 mijë lekë në muaj.

Edhe në arsim në përgjithësi, mësueset femra paguhen 13% më pak sesa ata meshkuj. Diferencë të lartë ka dhe në shëndetësi, me gratë që paguhen 94 mijë lekë, ose 15.6% më pak sesa burrat. Barazia më e madhe në paga është në Punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes (rreth 48 mijë lekë secili).

The post Në vetëm 4 profesione, gratë paguhen më shumë se burrat, por ua kalojnë në drejtim appeared first on Revista Monitor.

Yesterday — 27 August 2025Main stream

Konsultim publik për projektligjin, rregulla të reja për kontrollet për sigurinë ushqimore

27 August 2025 at 15:53

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për kontrollet zyrtare”.

MBZHR fton qytetarë, ekspertë të fushës, shoqata dhe përfaqësues të tjerë të publikut të interesuar për të kontribuar përgjatë procesit të konsultimit publik.

Në këtë drejtim, MBZHR siguron se qëllimi i këtij ligji është të garantojë një nivel të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve, kafshëve dhe bimëve në Republikën e Shqipërisë, përmes përcaktimit të rregullave të përgjithshme dhe të veçanta.

Po ashtu synohet vendosja e parimeve dhe kërkesave për kontrollet dhe aktivitetet zyrtare, si dhe rregullimi i përgjegjësive, financimit dhe procedurave për kryerjen e kontrolleve zyrtare.

Projektligji përcakton në mënyrë të detajuar mënyrën e re të kontrollit të sigurisë ushqimore, nga produktet bimore e deri te nënproduktet shtazore, me qëllim “ushqime më të sigurta” për konsumatorët por edhe për kafshët.

“Institucioni i Kontrollit Zyrtar” do të mbikëqyrë subjektet që operojnë në vend, me një shtrirje të gjerë, nga bujqësia në blegtori. “Institucioni i Kontrollit Kufitar” do të funksionojë vetëm në pikat kufitare. Ndërsa institucioni i “Aktiviteteve të tjera” do të mbulojë aspektet e mbetura, në fushën e sigurisë ushqimore.

Projektligji i ri parashikon që kontrollet të kryhen vetëm me bazë risku. “IPKZ kryen rregullisht kontrolle zyrtare në të gjithë operatorët, mbi bazë të riskut dhe me frekuencën të përshtatshme, duke marrë parasysh risqet e identifikuara që lidhen me kafshët dhe mallrat; aktivitetet nën kontrollin e operatorëve; vendndodhjen e aktiviteteve ose veprimtarisë të operatorëve; përdorimin e produkteve, proceseve, materialeve ose substancave që mund të ndikojnë në sigurinë e ushqimit, integritetin dhe cilësinë e ushqimit, ose sigurinë e ushqimit për kafshë, shëndetin ose mirëqenien e kafshëve, shëndetin e bimëve ose, në rastin e OMGJ-ve dhe produkteve për mbrojtjen e bimëve, që mund të kenë gjithashtu një ndikim negativ në mjedis”, thuhet në projektligj.

Për të bërë kontrolle në subjekte, projektligji parashikon se duhet të ketë rreziqe të identifikuara më parë sa i takon cenimit të sigurisë ushqimore, të ketë informacione për mundësinë e mashtrimit të konsumatorëve, si dhe duke u bazuar në historikun e të dhënave të operatorëve në lidhje me rezultatet e kontrolleve zyrtare të kryera ndaj tyre.

“Kontrollet zyrtare kryhen pa njoftim paraprak, përveç rasteve kur njoftimi paraprak është i nevojshëm dhe i justifikuar. Në kontrollet zyrtare me kërkesë të operatorit, autoriteti kompetent mund të vendosë nëse kontrolli zyrtar kryhet me ose pa njoftim paraprak”, thuhet në projektligj.

Kontrollet duhet të bëhen para se produktet të hidhen në treg, apo në rastin e bagëtive parashikohen analiza përpara se të shkojë në thertore. Po kështu saktësohet se pjesë e kontrolleve do të jenë edhe produktet që vijnë nga importi apo ato që eksportohen në pikat e kontrollit kufitar, këto të fundit do të miratohen me urdhër nga ministri i Bujqësisë.

Por, kontrollet për sigurinë ushqimore nuk do të jenë vetëm në dorë të shtetit. Projektligji i ri ka krijuar hapësirë për të kontraktuar edhe operatorë privatë, në mbikëqyrjen e sigurisë së ushqimeve, nga bimët deri tek kafshët.

“Trupë e deleguar” nënkupton një person juridik të veçantë të cilit autoritetet kompetente i kanë caktuar detyra të caktuara të kontrollit zyrtar ose detyra të caktuara që lidhen me aktivitete të tjera zyrtare”, thuhet më tej në projektligj.

Këto subjekte private, që do të jenë të ngarkuara me kontrollin e bizneseve bujqësore apo blegtorale duhet që të raportojnë sa herë t’u kërkohet tek autoritetet kompetente për rezultatet e kontrolleve zyrtare.

Projektligji parashikon gjoba për bizneset që abuzojnë me sigurinë ushqimore të bimëve dhe kafshëve, që shkojnë nga 100 mijë lekë deri në 2 milionë lekë (ose rreth 20 mijë euro), në rastin kur subjekti operon i paregjistruar.

Në përfundim të procesit të konsultimit publik, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të përmbledhë të gjitha sugjerimet dhe komentet dhe do të japë arsyet për mënyrën se si ato janë reflektuar ose jo në projekt-akt.

Konsultimi publik ka nisur në datën 19 gusht dhe do të zgjasë deri më 16 shtator 2025.

/m.m/j.p/

The post Konsultim publik për projektligjin, rregulla të reja për kontrollet për sigurinë ushqimore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IKMT vijon prishjen e ndërtimeve pa leje në Kepin e Rodonit

27 August 2025 at 15:27

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë vijës bregdetare të Kepit të Rodonit, në Durrës.

Në aksionin e nisur prej disa ditësh, IKMT ka shembur disa objekte të paligjshme duke vijuar aksionin për pastrimin nga ndërtimet pa leje të zonës së mbrojtur.

Në fillim të këtij aksioni në zonën e Kepit të Rodonit ishin evidentuar 66 ndërtime pa leje, ndërkohë që puna në terren po vazhdon.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje përgjatë gjithë vijës bregdetare, me synim rikthimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e territorit.

IKMT shpreh angazhimin për të vepruar me transparencë, duke siguruar që hapësirat publike t’u rikthehen qytetarëve./m.m/j.p/

The post IKMT vijon prishjen e ndërtimeve pa leje në Kepin e Rodonit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BE përgatitet të mbrojë industrinë e aluminit nga goditja e tarifave të Trump

By: Ela
27 August 2025 at 15:27

Brukseli po përgatit masa emergjente për të mbështetur industrinë e aluminit në BE, e cila po përballet me kriza të mëdha pasi regjimi i tarifave i Donald Trump po e tërheq skrapin europian drejt SHBA-së, duke lënë impiantet e riciklimit në kontinent në luftë për mbijetesë. Tarifat amerikane i kanë dhënë një goditje të dyfishtë […]

The post BE përgatitet të mbrojë industrinë e aluminit nga goditja e tarifave të Trump appeared first on BoldNews.al.

Qeveria e re e Kosovës, ja kush është ministri i Drejtësisë që zëvendëson Albulena Haxhiun

By: Ela
27 August 2025 at 15:21

Blerim Sallahu është caktuar në postin e ushtruesit të detyrës të ministrit të Drejtësisë, njoftoi Qeveria në detyrë e Kosovës më 27 gusht. Sallahu – që deri më tani mbante postin e zëvendësministrit në këtë ministri – mori drejtimin e dikasterit të Drejtësisë, pasi ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u zgjodh në postin […]

The post Qeveria e re e Kosovës, ja kush është ministri i Drejtësisë që zëvendëson Albulena Haxhiun appeared first on BoldNews.al.

“Zgjedhjet u dirigjuan nga Balluku”, Bardhi publikon PAMJET: Ja si patronazhistët ushtruan presion ndaj votuesve

By: Ela
27 August 2025 at 15:11

Gazment Bardhi ka denoncuar sërish ministren Belinda Balluku për vjedhje dhe manipulim të zgjedhjeve të 11 Majit. Këtë herë Bardhi ka publikuar pamje të reja që i përkasin qendrave të votimit 2846, bashkia Divjakë dhe 2867, bashkia Lushnjë, në të cilat shfaqen komisionerë dhe vëzhgues patronazhistë që orientojnë qytetarët si të votojnë, ushtrojnë presion apo […]

The post “Zgjedhjet u dirigjuan nga Balluku”, Bardhi publikon PAMJET: Ja si patronazhistët ushtruan presion ndaj votuesve appeared first on BoldNews.al.

Rama: Rritje e sigurisë rrugore në prag të vitit të ri shkollor

27 August 2025 at 14:53

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Rritja e parametrave të sigurisë rrugore pranë shkollave si dhe sensibilizimi për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor mbeten në fokus të autoriteteve shtetërore.

Për këtë arsye, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor po plotësohet sinjalistika rrugore sidomos në rrugët pranë shkollave.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto të rrugëve pranë institucioneve arsimore, ku po kryhen ndërhyrjet e nevojshme për plotësimin e sinjalistikës rrugore.

“Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, paralelisht me përgatitjet e tjera të materialeve mësimore po bëhen edhe ndërhyrjet e nevojshme për rritjen e sigurisë rrugore, (vijat e bardha, semaforë, mbikalime etj.) pranë të gjitha shkollave që janë anës rrugës dhe ku fëmijët kalojnë çdo ditë për të ndjekur orët mësimore”, u shpreh Rama.

Policia Rrugore ka simuluar në vijimësi situata rrugore me nxënësit për t’i edukuar mbi sjelljen e sigurt në rrugë‍ dhe për mënyrën e reagimit në raste emergjente.

Aktivitetet synojnë ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e nxënësve për rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit me qëllim parandalimin e aksidenteve.

/m.m/

The post Rama: Rritje e sigurisë rrugore në prag të vitit të ri shkollor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ishte larguar nga familja, Policia e Lezhës gjen të miturën në Shëngjin

27 August 2025 at 14:31

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Punonjësit e Policisë së Rendit në Shëngjin u angazhuan sot në gjetjen e një vajze 7-vjeçare që ishte larguar nga prindërit, në plazhin e Shëngjinit.

Salla Operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë u njoftua nga një familje pushuesish nga Kosova, se vajza e tyre e mitur ishte larguar dhe nuk po e gjenin dot.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Rendit në zonën e plazhit në Shëngjin u angazhuan në kërkime intensive në terren.

Falë reagimit të shpejtë dhe profesional, punonjësit e Policisë bënë të mundur lokalizimin e vajzës, e cila gëzonte shëndet të plotë, dhe ia dorëzuan familjes.

Prindërit e vajzës kanë falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e shpejtë dhe profesional, që bëri të mundur gjetjen e të miturës.

Policia e Shtetit u bën apel pushuesve që të tregojnë kujdes për fëmijët.

/m.m/j.p/

The post Ishte larguar nga familja, Policia e Lezhës gjen të miturën në Shëngjin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shënjestra e tritolit në Fushë Kuqe ishte Jozi i “BBV”? Zbardhet dëshmia e babait të këngëtarit

By: Ela
27 August 2025 at 14:53

Pas shpërthimit te rrethimi i jashtëm i një banese në zonën e Fushë Kuqes, policia ka marrë dëshminë e babait të Jozefin Markut, ish-banor i Big Brother Vip Albania. Gjatë dëshmisë në polici ai ka mohuar të ketë probleme me ndonjë person, ndërsa sa i përket ndonjë konflikti të mundshëm të djalit të tij ka pretenduar […]

The post Shënjestra e tritolit në Fushë Kuqe ishte Jozi i “BBV”? Zbardhet dëshmia e babait të këngëtarit appeared first on BoldNews.al.

Rama dekoroi punonjësit e Shërbimit Zjarrfikës, Berisha: Tallje! Duan kushte më të mira pune

By: Ela
27 August 2025 at 14:36

Sali Berisha ka reaguar pasi Edi Rama dekoroi disa prej forcave zjarrfikëse që luftuan me flakët që përfshinë vendin këtë verë dhe shprehet se këta punonjës nuk kanë nevojë për dekorata, por për kushte më të mira pune. Berisha shprehet se shpërndarja e këtyre dekoratave, është një tallje për ta. “Ramaduro u ka shpërndarë sot […]

The post Rama dekoroi punonjësit e Shërbimit Zjarrfikës, Berisha: Tallje! Duan kushte më të mira pune appeared first on BoldNews.al.

TikTok-eri shqiptar dhunohet live, detyrohet të kërkojë falje para kamerës/ VIDEO

By: Ela
27 August 2025 at 14:17

Gjatë një transmetimi live në TikTok, ku personazhi i njohur si “Diamanti Blu” po komunikonte me fansat, në sfond është shfaqur papritur një person i panjohur që i është afruar dhe e ka goditur me shuplaka. Pas dhunës fizike, agresori e ka detyruar “Diamantin Blu” të kërkojë falje para kamerës, ndërsa gjithë skena është regjistruar […]

The post TikTok-eri shqiptar dhunohet live, detyrohet të kërkojë falje para kamerës/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Fier/ 48-vjeçarja dhunon kunatin

By: Ela
27 August 2025 at 14:10

Një rast dhune në familje është raportuar në fshatin Portëz të Fierit, ku një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të bashkëshortit të saj. Policia njofton se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen M. F., 48 vjeçe, pas verifikimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit […]

The post Fier/ 48-vjeçarja dhunon kunatin appeared first on BoldNews.al.

❌
❌