Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së rinovon misionin paqeruajtës në Liban

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të enjten zgjati unanimisht “për herë të fundit” një mision paqeruajtës afatgjatë në Liban deri në fund të vitit 2026, kur operacioni do të fillojë një “tërheqje të rregullt dhe të sigurt” njëvjeçare.

Sipas mediave të huaja, Forca e Përkohshme e OKB-së në Liban (UNIFIL), e themeluar në vitin 1978, patrullon kufirin jugor të Libanit me Izraelin.

Këshilli prej 15 anëtarësh miratoi unanimisht një rezolutë të hartuar nga Franca, pasi u arrit një kompromis me Shtetet e Bashkuara, një anëtar i këshillit me të drejtë vetoje.

Këshilli i Sigurimit vendosi “të zgjasë për herë të fundit mandatin e UNIFIL-it”, shkruan A2 CNN.

Rezoluta “i kërkon UNIFIL-it të ndërpresë operacionet e tij më 31 dhjetor 2026 dhe të fillojë nga kjo datë dhe brenda një viti tërheqjen e rregullt e të sigurt të personelit të tij, në konsultim të ngushtë me Qeverinë e Libanit, me qëllim që Qeveria e Libanit të jetë ofruesi i vetëm i sigurisë në Libanin jugor”.

Kjo do të jetë hera e fundit që Shtetet e Bashkuara do të mbështesin një zgjatje të UNIFIL-it, tha ambasadorja në detyrë e SHBA-së në OKB, Dorothy Shea. “Mjedisi i sigurisë në Liban është rrënjësisht i ndryshëm nga vetëm një vit më parë, duke krijuar hapësirën që Libani të marrë përsipër përgjegjësi më të mëdha”, i tha ajo këshillit.

SHBA: Plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për Mbrojtjen e Atdheut studentë, shkencëtarë dhe gazetarë.

Gazetarëve të huaj në SHBAkëtej e tutje do t’u duhet ta zgjasin çdo tetë muaj afatin e lejes së qendrimit. Për procedurën e zgjatjes së afatit duhet të aplikohet në Autoritetin e Emigracionit në SHBA, USCIS, gjë që nënkupton verifikime më të hollësishme. Deri tani pë rgazetarë p.sh. nga Gjermania leja e qendrimit lëshohej për deri në pesë vjet.

Në të ardhmen vizat për studiues do të jepen maksimumi deri në katër vjet, sikurse mësohet nga një publikim (28.08.2025) në fletoren zyrtare të SHBA-së. Deri tani studuiuesve u jepej vizë me kohëzgjatje në varësi të programit përkatës akademik, që në rast të studimeve për doktoraturë viza mund të jepej edhe për pesë vjet.

Kontroll më i mirë për ata që qendrojnë me vizë në SHBA

Rregullorja e re argumentohet me faktin, se qeveritë e mëparshme kanë lejuar, që të huajt “si studentë të përhershëm” siguronin qendrim üaafat në SHBA, deklaron Ministria e Mbrojtjes së Atdheut. “Kjo bart probleme sigurie dhe u kushton dollarë pafund taksapaguesve dhe u krijon disavantazhe shtetasve të SHBA-së.” Rregullorja e re ka për qëllim të ndalojë abuzimet dhe t’u mundësojë autoriteteve që t’i kenë më mirë nën kontroll ata që qendrojnë me vizë në SHBA.

Ministria nuk dha të dhëna, se cilat disavantazhe u krijohen taksapaguesve në SHBA prej studiuesve nga jashtë. Studiuesit normalisht paguajnë tarifat e studimit duke qenë një burim i rëndësishëm të ardhurash për universitetet. Në vitin studimor 2023/24 kanë studiuar në SHBA rreth 1,1 milionë të huaj nga jashtë vendit, më shumë se në çdo vend tjetër të botës.

Kritika nga shkollat e larta

Përfaqësues të sistemit të shkollave të larta i kriitkuan këto ndryshime të propozuara. Nëse rregullorja miratohet, studentë dhe shkencëtarë do të përballen “rregullisht dhe pa qenë ë nevojshme” me procedura aplikimi shtesë, në mënyrë që të mund të përfundojnë projektet e tyre, deklaroi kryetarja e Shoqatës së Presidentëve për Arsimin e Lartë dhe Migracionin, Miriam Feldblum. Kjo do të ngarkonte të gjithë procesin e punës në shkollat e larta. Po ashtu theksoi Feldblum, si rrjedhojë e pengesave më të mëdha burokratike gjjithnjë e më pak akademikë do të preferonin të vendosnin për studime në SHBA.

Qeveria e SHBA-së gjatë muajve të fundit, sipas të dhënave të veta, u ka anuluar rreth 6000 viza studentësh. Shumica e të prekurve janë nga Kina ose studentë, që kanë demonstruar në universitetet e tyre kundër veprimeve të Izraelit në Rripin e Gazës. Trump gjithashtu ka shkurtuar fonde mbështetjeje nga shteti miliarda dollarëshe për universitetet. Kongresi ndërkaq i ka rritur taksat për shkollat e larta private./ DW

VIDEO/ Avioni F-16 rrëzohet gjatë provave ajrore, vdes piloti

Një avion F-16 i Forcave Ajrore Polake është rrëzuar dhe më pas ka shpërthyer në flakë.

Ngjarja ndodhi teksa F-16 po prova për shfaqjen ajrore të Radomit që do të mbahet këtë fundjavë.

Siç shihet në videot e publikuara në rrjete sociale, avioni ka rënë brenda një baze ajrore. Fatkeqësisht piloti humbi jetën.

Ndërsa nuk ka informacione mbi shkaqet e aksidentit ajror.

 

🇵🇱 BREAKING: F-16 Crashes, Pilot Killed Instantly

A tragic accident occurred in Radom, Poland, when a F-16 fighter jet crashed during preparations for an air show.

The pilot, performing a loop, miscalculated the altitude, causing the jet to slam into the tarmac and erupt in a… pic.twitter.com/DEG0l2fLTK

— SVS NEWS AGENCY (@svsnewsagency) August 28, 2025

Kancelari Merz nga Franca: E qartë, nuk do të ketë një takim Putin-Zelensky

Kancelari gjerman Friedrich Merz beson se është se nuk do të ketë një takim midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentit rus Vladimir Putin.

“Është e qartë se një takim i tillë nuk do të ndodhë, ndryshe nga ajo që ishte rënë dakord më parë midis presidentit Trump dhe presidentit Putin,” u shpreh Merz, në praninë e presidentit francez Emmanuel Macron.

Dy liderët u takuan për një darkë pune në Fort Bregançon, në jug të Francës, ku dhanë një deklaratë të përbashkët për mediat para se të nisnin bisedimet zyrtare.

Conference League, Dinamo barazon 1-1 me Jagellonian dhe eliminohet në play-off

TIRANË, 28 gusht /ATSH/  Dinamo është eliminuar në fazën play-off të Conference League.

Pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë, dinamovitët nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Jagiellionas në ‘Arenën Kombëtare’.

Pavarësisht rasteve, pjesa e parë nuk pati gol.

Në pjesën e dytë, Dejvi Bregu ndezi shpresat e ekipit të Ilir Dajës, por vetëm përkohësisht, pasi Rallis i dha fund një herë e mirë dilemave sado të vogla për kualifikimin. Dinamo, pas një rrugëtimi pozitiv, nuk i mbetet gjë tjetër veçse të provojë sërish vitin tjetër.

Gjithashtu sonte edhe, Shkëndija e Tetovës u eliminua nga bullgarët e Ludogorets në Europa League, por gjithsesi do të luajë në grupet e Conference League.

Conference League/ Dinamo City - Jagellonia
1 nga 6

/gj.m//a.f//r.e/

The post Conference League, Dinamo barazon 1-1 me Jagellonian dhe eliminohet në play-off appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GREQI – Punonjësit e sektorit publik hyjnë në grevë 24-orëshe

ATHINE, 28 gusht -/ATSH-AA/ – Konfederata e Sindikatave të Punonjësve të Sektorit Publik në Greqi ka nisur grevë 24-orëshe kundër një projektligji që do të vendosë rregulla të reja disiplinore për punonjësit publik.

Përderisa projektligji po diskutohet në Parlament, një protestë u mbajt në sheshin “Syntagma” në kryeqytetin Athinë.

Konfederata pretendon se rregullorja do të kriminalizojë aktivitetin sindikal dhe do të kufizojë të drejtat e punëtorëve.   /os/

The post GREQI – Punonjësit e sektorit publik hyjnë në grevë 24-orëshe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Kievi thërret ambasadorin hungarez: ‘Mjaft me veprimet armiqësore!

KIEV, 28 gusht /ATSH-ANSA/ – Ambasadori hungarez është thirrur në ministrinë e Jashtme të Ukrainës në përgjigje të vendimit të Budapestit për të ndaluar komandantin e forcave ukrainase të dronëve, Robert Brovdi, një hungarez etnik, të hyjë në Hungari në shenjë hakmarrjeje për sulmet e Kievit ndaj tubacionit Druzhba, i cili furnizon vendin me naftë ruse.

Lajmi u raportua në X nga ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha.

“Ambasadorit hungarez iu dorëzua një notë proteste në përgjigje të diskriminimit të Hungarisë ndaj pakicës hungareze në Ukrainë, veçanërisht kundër mbrojtësit tonë me origjinë hungareze, të cilit iu ndalua hyrja në vendin e paraardhësve të tij”, shpjegoi ministri.

Ukraina i ka kërkuar Hungarisë ”të përmbahet nga veprime të mëtejshme armiqësore dhe në vend të kësaj të angazhohet në dialog konstruktiv, për të cilin Ukraina mbetet e gatshme”. /os/

The post FOKUS – Kievi thërret ambasadorin hungarez: ‘Mjaft me veprimet armiqësore! appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Conference League, Drita kualifikohet për herë të parë në fazën e grupeve në një kompeticion europian

TIRANË, 28 gusht /ATSH/ “Drita” ka arritur të fitojë edhe ndeshjen e dytë kundër “Differdange” në “play-off”, duke u kualifikuar kështu për herë të parë në Conference League.

Pas fitores së parë në Prishtinë me rezultatin 2-1, skuadra e Zekerija Ramadanit bëri detyrën edhe në Luksemburg.

Vendasit u ndëshkuan që në minutën e 3’ me një karton të kuq, duke ia bërë gjërat më të lehta kampionëve të Kosovës.

Në minutën e 62’, ishte Besnik Krasniqi, i cili arriti në mënyrë të shkëlqyer të kthente në gol një 11-metërsh dhe duke hedhur hapin e sigurt drejt fazës së ligës.

Minutat e mbetura u menaxhuan mjaft mirë nga Drita, i cili mori fitoren me rezultatin e përgjithshëm që shënonte 3-1 për të besuarit e Ramadanit.

Drita arrin për herë të parë një kualifikim historik në fazën e grupeve të një kompeticoni europian, teksa të premten e 29 gushtit do të mësojë dhe 6 kundërshtarët me të cilët do të ndeshet në Conference League.

Differdange 0-1 Drita

Krasniqi (P) 62’

/gj.m//a.f//r.e/

The post Conference League, Drita kualifikohet për herë të parë në fazën e grupeve në një kompeticion europian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Apple do të zbulojë iPhone-in e ri më 9 shtator

Apple planifikon të mbajë lansimin e madh të produktit të saj të vjeshtës më 9 shtator, kur pritet të zbulojë serinë iPhone 17, e cila përfshin një version të ri dhe më të hollë të pajisjes së saj ikonike, raportoi Bloomberg.

Eventi do të transmetohet në internet, duke vazhduar strategjinë e prezantimeve virtuale që filloi gjatë epokës së Covid-it. Motoja e eventit është: “E pabesueshme”, sipas ftesës së postuar në internet dhe të dërguar medias.

Eventi do të përqendrohet në telefonat e rinj inteligjentë të kompanisë, duke përfshirë një model bazë të përditësuar, dy modele të reja “Pro” dhe një version krejtësisht të ri që ka një dizajn shumë më të hollë se çdo iPhone i mëparshëm. Kompania po përgatitet gjithashtu të lançojë versione të përmirësuara të Apple Watch.

iPhone 17 i ri bazë do të duket i ngjashëm me iPhone 16, por do të përfshijë një ekran dhe përmirësime më të mëdha në kamerë, raportoi Bloomberg News. Nga ana tjetër, iPhone 17 Pro dhe Pro Max do të kenë pjesën e pasme të ridizajnuar me një zonë më të madhe të kamerës, duke e bërë fotografinë një pjesë edhe më të rëndësishme të pajisjes.

iPhone 17 më i hollë do të jetë dizajni i parë krejtësisht i ri në vite dhe do të jetë rreth 2 milimetra më i hollë se modelet aktuale. Apple po vë bast se kjo qasje mund të tërheqë klientë të rinj për iPhone, megjithëse pajisja do të ketë të metat e saj. Pritet të ketë jetëgjatësi më të shkurtër të baterisë dhe vetëm një kamerë të vetme të pasme.

Lansimi i iPhone 17 nga Apple do të nisë një periudhë produktesh të reja. Gjithashtu, në zhvillim e sipër janë syzet e përditësuara Vision Pro me një procesor më të shpejtë dhe një iPad Pro me një çip M5 dhe një kamerë të dytë të përparme. Kompania me seli në Cupertino të Kalifornisë po planifikon gjithashtu një HomePod mini të ri dhe një Apple TV.

Vitin tjetër, kompania planifikon modele të reja MacBook Pro, një iPhone 17e të nivelit të ulët dhe aksesorë të rinj për Mac, duke përfshirë një monitor të jashtëm. Lajmi më i madh në të ardhmen e afërt do të jetë altoparlanti i parë inteligjent i kompanisë me ekran, i cili është planifikuar për gjysmën e parë të vitit 2026.

Lansimi në shtator do të nisë një riorganizim tre-vjeçar të iPhone, gjeneratorit më të madh të të ardhurave të Apple. Vitin tjetër, kompania do të prezantojë iPhone-in e saj të parë të palosshëm, duke ndjekur hapat e Samsung Electronics dhe Google. Në vitin 2027, Apple do të lançojë një iPhone me ekran të lakuar për të shënuar 20-vjetorin e produktit.

Elina Xhengo fiton medaljen e artë në finalen e Diamond League, sukses historik për atletikën shqiptare

Atletja shqiptare e hedhjes së shtizës, Elina Xhengo, shkroi një faqe të re në historinë e sportit shqiptar, duke fituar medaljen e artë në finalen e Diamond League që u zhvillua në Zyrih. Ky sukses përfaqëson medaljen e saj të parë të artë në këtë kompeticion prestigjioz, duke e vendosur Xhengon në mesin e elitës botërore të atletikës.

Kampionia evropiane e vitit 2022 arriti një hedhje 64.57 metrash, rezultat që i mjaftoi për të lënë pas konkurrentet më të forta dhe për të siguruar vendin e parë në finalen e madhe. Performanca e saj tregoi qëndrueshmëri, forcë dhe teknikë të shkëlqyer, duke e bërë një nga momentet më të bukura të sezonit në Diamond League.

Ky triumf vjen vetëm pak muaj para Kampionatit Botëror të Atletikës në Tokyo, ku Xhengo pritet të jetë një nga favoritët për medalje, duke sfiduar atletët më të mirë të botës. Për trajnerin Giorgos Botskariov dhe ekipin e saj, ky sukses është një dëshmi e punës së palodhur dhe përkushtimit të atletës shqiptare.

Me këtë rezultat, Elina Xhengo konfirmon vendin e saj në skenën ndërkombëtare, duke inspiruar gjeneratat e reja të sportistëve shqiptarë dhe duke rritur prestigjin e atletikës në vend./KultPlus.com

Drita bën histori, kualifikohet për herë të parë në fazën e Ligës së Konferencës

Skuadra e Dritës ka shkruar një faqe të re të futbollit kosovar në arenën europiane. Pas suksesit në Ballkan, kampionia e Kosovës është bërë skuadra e dytë kosovare që arrin fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

Gjilanasit triumfuan edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Differdange në Luksemburg, duke fituar 1:0. Ndeshja e parë në Prishtinë kishte përfunduar 2:1 në favor të Dritës, gjë që i dha avantazh të madh ekipit për këtë sfidë.

Në minutën e tretë, futbollisti i Differdange, Buch, u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë ekipin e tij me 10 lojtarë, çka e bëri më të lehtë dominimin e Dritës. Gol i vetëm u shënuar nga Besnik Krasniqi në minutën e 61-të, nga penalltia.

Me këtë fitore, Drita siguron vendin në fazën e ligës dhe nesër do t’i mësojë kundërshtarët në shortin që do të tërhiqet në mesditë./KultPlus.com

Melisa Ibrahimi vlerësohet me çmimin ‘Recognized Kosovar Pianist Melisa Ibrahimi’

Pianistja Melisa Ibrahimi pas pjesëmarrjes në festivalin “Mimas” në Procida të Italisë është vlerësuar me çmimin “Recognized Kosovar Pianist Melisa Ibrahimi”.

Pianistja Ibrahimi ka thënë se ky vlerësim përbën një hap historik, pasi për herë të parë një pianiste nga Kosova njihet zyrtarisht në këtë nivel ndërkombëtar.

“Këtë javë, në Festivalin prestigjioz Mimas në Procida, Itali, pata nderin të performoj në koncert dhe të pranoj çmimin “Recognized Kosovar Pianist Melisa Ibrahimi” për arritjet e mia artistike në skenën ndërkombëtare. Ky çmim shënon një hap historik, pasi për herë të parë një pianiste nga Kosova njihet zyrtarisht në këtë nivel ndërkombëtar. Ky vlerësim nuk është vetëm arritje personale, por edhe një dëshmi e potencialit të madh që arti kosovar ka për të zënë vend të merituar në skenat kulturore evropiane”, ka thënë pianistja Ibrahimi./ KultPlus.com

Horoskopi ditor, 29 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Zjarri: 21 mars – 20 prill Horoskopi i Paolo Fox për nesër tregon një qiell që pulson me emocione të reja. Hëna ndriçon zemrën tënde dhe të shtyn të përballesh me guxim me një çështje të mbetur pezull. Dashuria dhe puna ndërthuren: dikush mund të të ofrojë një mundësi të rëndësishme, por ti do […]

The post Horoskopi ditor, 29 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë appeared first on BoldNews.al.

Shqiptarja që garon për Greqinë fiton medaljen e artë në Diamond League në Zyrih

Hedhësja e shtizës Elina Xhengo fitoi medaljen e saj të parë të artë në finalen e Diamond League në Zyrih, një provë perfekte gjenerale për Kampionatin Botëror të Atletikës në Tokyo. Kampionia evropiane e vitit 2022 hodhi shtizën në 64.57 metra, një performancë që rezultoi më se e mjaftueshme për ta çuar drejt fitores dhe […]

The post Shqiptarja që garon për Greqinë fiton medaljen e artë në Diamond League në Zyrih appeared first on BoldNews.al.

Benet Beci vjedh 270 milionë nga buka e fëmijëve të Shkodrës

Një tjetër aferë e rëndë financiare është zbuluar në Bashkinë Shkodër të drejtuar nga Benet Beci. Tenderi me objekt “Blerje e artikujve ushqimorë”, me numër reference REF-44826-04-12-2025, është kthyer në një shembull tipik të abuzimit me fondet publike. Fitues është shpallur kompania SEAD-SGS shpk, në pronësi të Entela Liçit, me një ofertë prej 22,266,682 lekësh […]

The post Benet Beci vjedh 270 milionë nga buka e fëmijëve të Shkodrës appeared first on BoldNews.al.

Kjo pije çon në rënien e flokëve

Një studim i ri sugjeron se konsumimi i tepërt i pijeve të ëmbla mund të lidhet me rënie të flokëve. Dieta dhe ushqimi luajnë një rol vendimtar në shëndetin e flokëve, sidomos plotësimi me vitaminë D dhe hekur, ndërsa kufizimi i alkoolit dhe pijeve të gazuara mund të jetë i dobishëm”, shkruajnë studiuesit nga Universidade […]

The post Kjo pije çon në rënien e flokëve appeared first on BoldNews.al.

Maliqi: Vjeshta do jetë vendimtare për opozitën dhe demokracinë

Drejtuesi Politik i PL-së për Qarku, Berat, Lefter Maliqi, krahas një fotoje ku shfaqet përkrah Sali Berishës, shprehet se janë në pritje të vendimarrjeve, analizës dhe aksionit politik. Maliqi thekson se vjeshta do jetë vendimtare për opozitën, PD-në dhe demokracinë. Më tej ai shprehet se ndërhyrja e BE-së dhe SHBA-së, krahas aksionit politik opozitar, është vendimtare […]

The post Maliqi: Vjeshta do jetë vendimtare për opozitën dhe demokracinë appeared first on BoldNews.al.

Berisha dhe non grata e (pa)hequr/ Gazetari: S’ka asnjë shenjë nga SHBA për heqjen e saj! Mahmutaj: Kreu i PD i zhytur në krime

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shpreson që një vendim i administratës se Trump për George Soros e rrëzon “non grata-n” e tij. Doktori  duket i gëzuar, por një verifikim faktesh tregon se ai vazhdon të jetë person në listën e zezë të Departamentit të Shtetit, ndërsa Soros nuk është shpallur “non grata”.

Gazetari i ABC News, Andon Kello, i ftuar në “Ora e Fundit” tha se Departamenti Amerikan i Shtetit vijon ta ketë Sali Berishën dhe familjen e tij në listën e personave non grata.

“DASH ende sot e kësaj dite e ka në fuqi “non grata”. E ka ende zyrtare në faqen e tij, prej 17 majit të vitit 2021. Nuk ka asnjë shenjë nga SHBA për heqjen e saj”, tha ai.

Ai theksoi se aktualisht PD ka dy kontrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që lidhen njëra për lobimin për heqjen e njollës non grata dhe tjetra për këshillimin nga Chris Lacivita për zgjedhjet e 11 majit.

“PD me dy kontrata në SHBA, ajo e lobimit për heqjen e non gratës dhe me Chris LaCivita . Nga sot, PD ka afat 60 ditë për të dorëzuar faturat e shpenzimet në KQZ. Kontrata me LaCivita është zotuar nga vetë Berisha se do bëhet publike. Është një kontratë, e cila zgjat deri në mars të 2027. “, tha ai.

Ndërkohë, gazetari  Fatos Mahmutaj thotë se Sali Berishës nuk do t’i hiqet asnjëherë njolla e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila e ka rreshtuar atë dhe familjen e tij në mesin e personave të padëshirueshëm për Amerikën.

Sipas tij, Berisha është një personazh, i cili është zhytur në krime dhe për këto duhet të mbajë përgjegjësi para drejtësisë.

“ Berisha është totalisht i parashikueshëm në veprimet e tij. Mendonte se pas rikthimit të Trump, ky i fundit do t’ia hiqte non gratën. Është delirant dhe ai mendon se gjithçka vërtitet rreth tij. Non grata nuk do t’i hiqet sa të jetë gjallë as atij dhe as familjes së tij. E ka të kotë me këtë mënyrë duke goditur Sorosin. Berisha ka porositur vrasje, ka bërë vrasje, ka vjedhur paratë e shqiptarëve. E kemi më zë e figurë, që ka porositur krimin ndaj Haklajve Është shkaktuari i zhdukjes së 14 burrave të familjes Haklaj, është akuzuar nga familja Haklaj dhe Berisha asnjëherë nuk është prononcuar për këto. Familja Berisha është e zhytur në krim”, tha ai./abcnews.al

Erdogan: Industria turke e mbrojtjes po shkruan histori

Industria e mbrojtjes e Turqisë, e cila është një burim krenarie, po shkruan histori, u shpreh presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në eventin e madh turk të teknologjisë, edicionin detar të festivalit TEKNOFEST, të emëruar si “Atdheu Blu”.

Eventi katërditor, “TEKNOFEST Atdheu Blu”, po mbahet në Komandën e Kantierit Detar të Stambollit.

Edhe pse festivali filloi sot, publiku do të jetë në gjendje të marrë pjesë më 29-31 gusht. Ndërsa miqtë e Turqisë i lavdërojnë arritjet e saj, kundërshtarët e vendit po përpiqen me padurim ta arrijnë atë, tha presidenti Erdogan në fjalën e tij.

Ashtu si lufta e vendit për pavarësi u dha shpresë të shtypurve 100 vjet më parë, iniciativat e sotme të industrisë së mbrojtjes po u japin kurajë të shtypurve, tha ai.

“Kudo që ka një vëlla ose motër që vuan nga vështirësitë, nga Palestina në Siri, nga Jemeni në Somali, nga Sudani në Libi, ata krenohen me arritjet e Turqisë”, vuri në dukje ai.

Në një kohë shumë të shkurtër, Turqia ka arritur një nivel që bota e ka zili, nënvizoi ai.

Erdogan tha se Turqia po forcon industrinë e saj të mbrojtjes, ndërsa po punon gjithashtu për të rritur interesin e brezit të ri për teknologjinë, digjitalizimin dhe inovacionin.

Vizitorët do të jenë në gjendje të shohin se sa larg ka përparuar teknologjia detare turke, shtoi ai.

 

❌