Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gjarpri më i vogël në botë rishfaqet pas 20 vitesh zhdukjeje

Gjarpri më i vogël në botë, është rishfaqur pas 20 vitesh zhdukjeje.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturin gjarpër të Barbadosit, i cili dikur besohej se ishte zhdukur dhe u gjet nën një shkëmb nga ambientalistët vendas gjatë kërkimeve.

Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) e liston këtë gjarpër si të rrezikuar në mënyrë kritike, duke vënë në dukje se mund të jetë vërtet i rrallë dhe i kufizuar në zona shumë specifike në Barbados.

Sipas IUCN, nëse do të raportohej pak, ka të ngjarë të shihej më shpesh, veçanërisht në një ishull kaq të dendur me popullsi.

Burri që e identifikoi për herë të parë gjarprin e Barbadosit si një specie të veçantë ishte S. Blair Hedges, një profesor në Universitetin Temple dhe drejtor i Qendrës për Biologji.

Që nga zbulimi i tij, Hedges është përmbytur me email-e, letra dhe foto nga njerëz që mendonin se kishin gjetur një gjarpër, por kryesisht ishin krimba dheu.

Ai shpreson se ky rizbulim do të ndihmojë në tërheqjen e vëmendjes ndaj nevojës për ruajtjen e natyrës në Barbados. /Telegrafi/

The post Gjarpri më i vogël në botë rishfaqet pas 20 vitesh zhdukjeje appeared first on Telegrafi.

Kthejeni sistemin e vjetër, hulumtimi nga UBO Consulting: 55.7 për qind e prindërve të anketuar preferojnë që librat të shpërndahen përmes shkollave

Një hulumtimi i porositur nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore që është kryer nga UBO Consulting nxjerr në pah se 55.7% e prindërve të anketuar preferojnë sistemin e vjetër, ku librat shpërndaheshin direkt përmes shkollave.

Hulumtimi tregon se modeli aktual i subvencionimit po shkakton pabarazi dhe vonesa.

Ky hulumtim i prezantuar në emisionin “Kallxo Përnime” ka nxjerrë në pah pakënaqësi të thellë ndaj skemës aktuale të subvencionimit të librave shkollorë.

55.7% e prindërve të anketuar deklarojnë se preferojnë sistemin e vjetër, ku librat shpërndaheshin direkt përmes shkollave, ndërsa vetëm 33.7% mbështesin modelin e ri me subvencione financiare.

Kthimi në sistem të vjetër është kërkesë edhe e mësimdhënësve dhe e Drejtorive Komunale të Arsimit.

Hulumtimi është porositur nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore dhe është kryer nga UBO Consulting, duke përfshirë 400 prindër nga i gjithë territori i Kosovës, me fëmijë që kanë përjetuar të dy modelet e shpërndarjes së librave.

Janë intervistuar 50 mësimdhënës dhe është punuar në fokus grupe me drejtues të drejtorive të arsimit nëpër komuna.

The post Kthejeni sistemin e vjetër, hulumtimi nga UBO Consulting: 55.7 për qind e prindërve të anketuar preferojnë që librat të shpërndahen përmes shkollave appeared first on Telegrafi.

Tentativa e 54-të për konstituimin e Kuvendit – a do të kemi kryeparlamentar apo do të vazhdojë ngërçi politik?

Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të 54-në herë do të mblidhen për konstituimin e legjislativit.

Kjo është edhe tentativa e fundit para se të përfundojë afati 30 ditor, që është vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Nëse edhe në këtë tentativë nuk arrihet të konstituohet Kuvendi, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur masë të përkohshme ndaj veprimeve dhe vendimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, duke ndaluar çdo aktivitet parlamentar nga data 27 korrik 2025 deri në një vendim të tjetër.

The post Tentativa e 54-të për konstituimin e Kuvendit – a do të kemi kryeparlamentar apo do të vazhdojë ngërçi politik? appeared first on Telegrafi.

Hajduku i Splitit prezanton zyrtarisht Ron Raçin me një kontratë afatgjate

Mbrojtësi i talentuar kosovar, Ron Raci, është zyrtarisht lojtari më i ri i Hajduk Split, pas marrëveshjes së arritur me Prishtinën për transferimin e tij.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi kroat përmes një njoftimi zyrtar.

“HNK Hajduk dhe FK Prishtina kanë rënë dakord për transferimin e mbrojtësit 22-vjeçar Ron Raci, i cili ka nënshkruar një kontratë me të bardhët deri në verën e vitit 2029″, thuhet fillimisht në njoftim.

“Mbrojtësi i gjatë do t’i bashkohet menjëherë seancave stërvitore të ekipit të parë dhe do të veshë fanellën me numër 14 te Hajduku”.

“Sezonin e kaluar, Raci përjetoi afirmim të plotë në radhët e Prishtinës, ku ishte lojtari më i mirë i klubit. Në karrierën e tij si senior, ai bëri mbi 40 paraqitje zyrtare dhe shënoi tre gola me një asist”.

“Konfirmimi i cilësisë së tij të lojës erdhi në qershor në formën e një thirrjeje në ekipin kombëtar të Kosovës, kur ai bëri debutimin e tij zyrtar në një ndeshje kundër Komoreve”.

“Ron, mirë se erdhe në Hajduk. Të urojmë shumë fat, suksese dhe performanca të mira me fanellën e bardhë!”, përfundon njoftimi i klubit kroat /Telegrafi/

The post Hajduku i Splitit prezanton zyrtarisht Ron Raçin me një kontratë afatgjate appeared first on Telegrafi.

Sam Smith tërheq vëmendjen me një paraqitje të guximshme në Notting Hill pas publikimit të këngës së re “To Be Free”

Sam Smith, i njohur për guximin në stil dhe eksperimentimin me modën, është shfaqur sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë në rrugët e Notting Hill në Londër.

Këngëtari u fotografua jashtë pub-it të njohur “The Cow” teksa pinte një cigare dhe shijonte atmosferën pas publikimit të këngës së tij më të fundit, “To Be Free”.

Në këtë dalje, Sam kishte veshur një fustan të gjatë blu të errët me mëngë të gjera dhe dekolte të rrumbullakët që vinte në pah tatuazhet e tyre në gjoks, shkruan DailyMail.

Pamjen e kishte kompletuar me një shallvare të përputhshme, një çantë që i kalonte trupit dhe vathë të artë, duke sjellë një estetikë mesdhetare me nuanca bohemiane.

Publikimi i këngës “To Be Free” ka ngjallur emocione të mëdha tek fansat. Sam ka treguar se kjo këngë është jashtëzakonisht personale për të, pasi është shkruar pesë vite më parë me mikun e tij Simon Aldred dhe përmban një interpretim të vetëm vokali e kitarre, i ndjekur nga një kor frymëzues.

Në rrjetet sociale, fansat e kanë quajtur këngën “shëruese”, “prekëse” dhe “një nga veprat më të mira të Samit deri tani”.

Përveç publikimit të këngës, Sam ka lajmëruar edhe një rezidencë 12-netëshe në Brooklyn të New York-ut në tetor, në ambientin intim “Varsava”, me kapacitet vetëm 1000 persona.

Kjo do të jetë një përvojë ndryshe për këngëtarin, i cili është shprehur i emocionuar për këtë kapitull të ri në karrierë. /Telegrafi/

The post Sam Smith tërheq vëmendjen me një paraqitje të guximshme në Notting Hill pas publikimit të këngës së re “To Be Free” appeared first on Telegrafi.

Situata me zjarre, në Zasellë të Mitrovicës intervenohet edhe me helikopter nga KFOR-i

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar lidhur me situatën me zjarre në vend.

Në njoftim thuhet se raporti i Qendrës Operative të Agjencisë (QO AME), rezulton me rritje në gjithsej 101 vatra zjarri vetëm në gjashtë orët e fundit, ku prej tyre aktive janë 48, ndërsa të lokalizuara 53 vatra zjarri.

Tutje bëhet e ditur se njësitë në të gjitha vatrat e zjarrit janë në intervenim, ndërsa si pasojë një zjarrfikës është lënduar në Ferizaj gjatë intervenimeve në shuarjen e zjarreve.

“Në fshatin Zasellë të Komunës së Mitrovicës, kemi pasur edhe intervenim me helikopter nga KFOR-i. Referuar zhvillimit me situatë, edhe një herë Apelojmë te qytetarët të rrisin kujdesin, mos ndizni zjarre në ambiente të jashtme, lajmëroni menjëherë zjarre vëniet në numrat emergjent 112, 193 dhe 192!”, thuhet në njoftim.

Agjencia me Njësitë e Zjarrfikës dhe Shpëtimit, Policinë e Kosovës është në gatishmëri dhe reagim 24/7. /Telegrafi/

The post Situata me zjarre, në Zasellë të Mitrovicës intervenohet edhe me helikopter nga KFOR-i appeared first on Telegrafi.

makazze shkëlqen në debutim – NAVI triumfon ndaj FaZe Clan në IEM Cologne

Talenti kosovar i CS2, Drin “makazze” Shaqiri, ka shkëlyqer në debutimin e tij me skuadrën e NAVI në turneun prestigjioz “IEM Cologne”.

NAVI arritën që të marrin fitore 2-1 me ‘map’-a ndaj FaZe Clan duke e mbyllur serinë në Nuke me një fitore 13-5. 

‘Map’-i i parë u luajt në Ancient dhe u fitua nga FaZe me rezultat 13-11 dhe ky map ishte pikërisht zgjedhja e tyre. 

Gjithçka u barazua në ‘map’-in e dytë në Mirage, ku NAVI tregoi se janë të pathyeshëm atje duke fituar me rezultat 13-9. 

Kjo bëri që të luhej edhe ‘map’-i i tretë në Nuke, aty ku NAVI triumfoi me rezultat 13-5 për ta mbyllur serinë në fitore. 

Në ‘map’-in e parë në Ancient, makazze pati 20 vrasje dhe një vlerësim prej 1.17. Vlerësimi mbeti po i njëjti edhe në ‘map’-in e dytë në Mirage ku makazze kësaj radhe pati 16 vrasje. 

Nëse marrim parasysh statistikat e makazze në të tri ‘map’-at atëherë ai e ka mbyllur këtë seri me 48 vrasje dhe me një vlerësim të përgjithshëm 1.20.

Valeriy “b1t” Vakhovskiy ishte më i miri statistikisht në këtë seri, duke e mbyllur me 55 vrasje dhe një vlerësim prej 1.36./Telegrafi/

Debut win for makazze 💪 pic.twitter.com/v41wg23Ssu

— HLTV.org (@HLTVorg) July 26, 2025

The post makazze shkëlqen në debutim – NAVI triumfon ndaj FaZe Clan në IEM Cologne appeared first on Telegrafi.

Trump: Tajlanda dhe Kamboxhia kanë rënë dakord për bisedime armëpushimi

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se udhëheqësit e Kamboxhias dhe Tajlandës kanë rënë dakord të takohen për të rënë dakord shpejt për një armëpushim, ndërsa ai kërkon të ndërmjetësojë paqen pas tre ditësh luftimesh përgjatë kufirit midis dy vendeve.

Në një seri postimesh në rrjete sociale gjatë një vizite në Skoci, Trump tha se kishte folur me kryeministrin kamboxhian Hun Manet dhe kryeministrin në detyrë të Tajlandës Phumtham Wechayachai dhe i paralajmëroi ata se nuk do të bënte marrëveshje tregtare me asnjërin vend të Azisë Juglindore nëse konflikti kufitar vazhdonte.

“Të dyja palët po kërkojnë një armëpushim të menjëhershëm dhe paqe”, shkroi Trump, duke detajuar përpjekjet e tij diplomatike.

Para se Trump të fliste me dy udhëheqësit, përleshjet në kufirin tajlando-kamboxhian vazhduan për të tretën ditë, ndërsa të dyja palët thanë se po vepronin në vetëmbrojtje në mosmarrëveshjen kufitare dhe i bënë thirrje palës tjetër të ndalonte luftimet dhe të fillonte negociatat.

Më shumë se 30 persona janë vrarë dhe më shumë se 130,000 janë zhvendosur në luftimet më të ashpra midis dy fqinjëve të Azisë Juglindore në 13 vjet.

Pasi këshilltarët e lartë të Trumpit i nxitën të dyja palët të tregonin përmbajtje, ai vetë u përfshi drejtpërdrejt, duke folur me të dy udhëheqësit dhe duke thënë se po përcillte mesazhe.

“Kur gjithçka të jetë thënë dhe bërë dhe paqja të jetë afër, mezi pres të përfundoj marrëveshjet tona tregtare me të dyja vendet”, tha presidenti amerikan.

Ai nuk ofroi asnjë detaj në lidhje me negociatat e armëpushimit që ai njoftoi se ishin rënë dakord nga Tajlanda dhe Kamboxhia. /Telegrafi/

The post Trump: Tajlanda dhe Kamboxhia kanë rënë dakord për bisedime armëpushimi appeared first on Telegrafi.

Tifozët e Liverpoolit thonë të njëjtën gjë rreth debutimit të Florian Wirtz në humbjen nga Milani

Kjo verë ka qenë e mbushur me disa prej transferimeve më të mëdha në botën e futbollit, por padyshim asnjë nuk ka qenë më i bujshëm se ai i Florian Wirtz te Liverpooli.

Mesfushori gjerman shkëlqeu me Bayer Leverkusen gjatë viteve të fundit, duke u shndërruar në një forcë të vërtetë për klubin e Bundesligës. I konsideruar si një nga lojtarët më premtues në botë, ai u tundua nga oferta e “The Reds”, të cilët paguan 140 milionë euro për ta sjellë në Anfield.

Ky ishte transferimi i parë madhor i trajnerit Arne Slot, teksa ai ndërton një skuadër që synon të rikthejë titullin e Ligës Premier sezonin e ardhshëm.

Si rrjedhojë, entuziazmi për Wirtz ishte i madh dhe tifozët më në fund patën mundësinë ta shihnin atë në fushë për herë të dytë, në miqësoren kundër Milanit të shtunën pasdite.

Mesfushori ofensiv nisi për herë të parë si titullar me fanellën e Liverpoolit, duke luajtur pjesën e parë të ndeshjes përpara se të zëvendësohej në pushim. Megjithatë, pavarësisht humbjes 4-2 ndaj skuadrës italiane, ajo pjesë e parë ishte e mjaftueshme për të ndezur komentet dhe entuziazmin në rrjetet sociale.

Edhe pse ndeshjet parasezonale nuk ofrojnë intensitetin e garës zyrtare, ato janë ideale për të parë nga afër fytyrat e reja të klubit. Dhe tifozët e Liverpoolit përfituan plotësisht, duke parë për herë të dytë Wirtz me fanellën e kuqe.

Pavarësisht se luajti vetëm 45 minuta, Wirtz u dha atyre shumë për të komentuar. Klubi mund ta ketë humbur ndeshjen, por performanca e tij u vlerësua gjerësisht, dhe momentet kryesore të paraqitjes së tij u bënë virale në rrjetet sociale.

Tifozët nuk e kursyen vlerësimin e tyre. Njëri prej tyre shkroi në X:”Ligën Premier  nuk është gati për këtë talent të gjeneratës”.

Një tjetër shtoi: “Jam këtu për t’ju thënë se Wirtz është një blerje e jashtëzakonshme për Liverpoolin”.

Një mbështetës tjetër u shpreh i entuziazmuar: “Wirtz është një magjistar. Mënyra se si krijon një rast nga asgjëja është e pabesueshme. Pasimet e tij janë të menjëhershme, ai lëviz sikur të ishte duke ecur. I paparashikueshëm, brilant në hapësira të ngushta dhe i fortë në mbajtjen e topit. Një numër 10 fantastik”.

Një komentues tjetër ishte disi më i matur, duke thënë: “Wirtz luajti si një 9 i rremë sot, ndaj nuk kishte shumë kontakt me topin, por pamë qartë se çfarë është i aftë të bëjë kur e ka atë”.

Ndërsa komenti më i shkurtër, por i drejtpërdrejtë, ishte: “Wirtz ishte i shkëlqyer”. /Telegrafi/

The post Tifozët e Liverpoolit thonë të njëjtën gjë rreth debutimit të Florian Wirtz në humbjen nga Milani appeared first on Telegrafi.

OVL e UÇK-së: Skandali që trondit drejtësinë, roja e burgut bëhet prokuror kundër UÇK-së!

Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së kanë shprehur shqetësim pas lajmeve që kanë qarkulluar sot se një ish-roje burgu, që kishte shërbyer në kohën kur Hashim Thaçi ishte i burgosur në Hagë, është rekrutuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe i është dhënë roli i prokurorit në procesin kundër krerëve të UÇK-së.

OVL e UÇK-së në një reagim për media theksojnë se Ky zhvillim skandaloz e vendos në pikëpyetje serioze gjithë integritetin e procesit gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara.

Lexoni të plotë reagimin:

Skandali që trondit drejtësinë: Roja e burgut bëhet prokuror kundër UÇK-së!

Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, shprehin indinjatë dhe shqetësim të thellë lajmin tronditës të publikuar sot në media, sipas të cilit një ish-roje burgu, që kishte shërbyer në kohën kur z. Hashim Thaçi ishte i burgosur në Hagë, është rekrutuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe i është dhënë roli i prokurorit në procesin kundër krerëve të UÇK-së.

Ky zhvillim skandaloz e vendos në pikëpyetje serioze gjithë integritetin e procesit gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara. Si është e mundur që një individ me histori direkte të kontaktit dhe mbikëqyrjes së të akuzuarve, të avancojë befas në pozitën e një prokurori?

A është ky drejtësi apo një farsë e ndërtuar mbi urrejtje të kamufluar dhe urdhra të errët politik?

Ky veprim e zhvesh përfundimisht këtë proces nga çdo petk i paanshmërisë. Ai konfirmon dyshimet tona se procesi nuk është as i drejtë dhe as ligjor, por një ndjekje politike e organizuar ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

U bëjmë thirrje opinionit publik, shoqërisë civile, institucioneve ndërkombëtare që të mos heshtin përballë këtij skandali që rrezikon jo vetëm të drejtat e individëve të akuzuar, por edhe vetë themelet e drejtësisë ndërkombëtare.

Ky nuk është më vetëm një gjykim, kjo është një padrejtësi e montuar, e cila po përpiqet të rishkruajë historinë tonë të lavdishme të çlirimit!. /Telegrafi/

 

The post OVL e UÇK-së: Skandali që trondit drejtësinë, roja e burgut bëhet prokuror kundër UÇK-së! appeared first on Telegrafi.

Real Madridi i përgjigjet kërkesës së Vinicius për rritje të pagës

Real Madrid ka marrë një vendim të prerë në lidhje me të ardhmen e Vinicius Jr, duke e bërë të qartë se nuk do t’i ofrojë brazilianit të njëjtën pagë që ka marrë Kylian Mbappe me transferimin e tij në ‘Santiago Bernabéu’. 

Vendimi vjen në një moment kur klubi dhe përfaqësuesit e Viniciusit janë në negociata për rishikimin e kushteve financiare të kontratës së tij, e cila është në fuqi deri në qershor 2027.  

Sipas burimeve pranë klubit, të cituara nga gazetari spanjoll Anton Meana, Real Madrid po i qëndron strikt politikës së vet të balancës financiare dhe nuk është i gatshëm të krijojë përjashtime, pavarësisht rëndësisë së lojtarit për skuadrën. 

“Real Madrid ka bërë të qartë se nuk do t’i ofrojë Viniciusit të njëjtën pagë si Mbappes, duke vendosur stabilitetin financiar përpara kërkesave individuale. Nëse insistimi për rrogë të barabartë vazhdon, klubi do të shqyrtojë shitjen e tij”, tha Meana. 

Aktualisht, Vinicius përfiton rreth 15 milionë euro neto në sezon, ndërkohë që Mbappe, i ardhur si lojtar i lirë pas largimit nga PSG, ka siguruar një pagë bazë prej 31.25 milionë eurosh, përveç bonuseve të tjera të konsiderueshme që janë pjesë e marrëveshjes së tij me ‘Los Blancos’. 

Megjithëse Vinicius ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Real Madridit në sezonet e fundit, dhe ka kontribuar ndjeshëm në trofetë e fituara, drejtuesit e klubit nuk janë të gatshëm të përmbysin balancën e pagave në dhomën e zhveshjes.  

Ata shohin Mbappen si një rast të veçantë, i cili u ble pa shpenzime për kartonin dhe që sjell përfitime të mëdha edhe në aspektin komercial. 

Në këtë pikë, situata është kthyer në një ultimatum për Viniciusin, ose pranon ofertën që i bëhet, ose klubi do të fillojë të shqyrtojë opsionet për shitjen e tij në verën e ardhshme, ku padyshim nuk do t’i mungojnë ofertat nga klubet e mëdha të Europës./Telegrafi/

The post Real Madridi i përgjigjet kërkesës së Vinicius për rritje të pagës appeared first on Telegrafi.

IHMK: Sot dita më e nxehtë e regjistruar deri tani, temperatura maksimale në Han të Elezit 42.4 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se e shtuna e 26 korrikut 2025 mund të konsiderohet si më e nxehta e regjistruar deri më tani.

IHMK në një postim në Facebook njofton se sot Hani i Elezit regjistroi temperaturën 42.4 gradë Celsius në ora 13:00.

Referuar të dhënave zyrtare, pas Hanit të Elezit, Gjakova ka shënuar temperaturën maksimale 41.7 gradë Celsius, pastaj Kamenica 41.6, Leposaviqi 41.3, Gjilani 41.2 në ora 15:00.

Më poshtë gjeni tabelën.  

The post IHMK: Sot dita më e nxehtë e regjistruar deri tani, temperatura maksimale në Han të Elezit 42.4 gradë appeared first on Telegrafi.

Dita kur Blendi Memaj e mësoi se është pranuar në Akademinë e Besiktasit

Blendi Memaj ishte i ftuari i radhës në “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit, ndërsa mbështete nga Golden Eagle dhe Air Munich.

Ish-futbollisti ka rrëfyer shumë gjëra interesante rreth karrierës së tij, ndër to edhe si u pranua në akademinë e Besiktasit.

“Edhe sot kur e kujtoj është një moment emocionues, pasi isha në lojë dhe mezi kam pritur ta njoftoj familjen” rrëfen Memaj në “Arena e Yjeve”.

“E mbaj mend që ishim në një garë që me njëfarë forme ishte jetë a vdekje – një moment vendimtar”.

“Ishte një trajner në grupmoshat U-16, dha miratimin e tij që unë të mbetesha pjesë e tyre…”, rrëfen më tej Memaj.

Episodi i plotë me Blendi Memajn transmetohet të shtunën në ora 17:10 në RTV Dukagjini, si dhe publikohet në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit. Mos e humbisni këtë rrëfim të sinqertë e frymëzues nga një ish-futbollist që ka përjetuar majat dhe sfidat e karrierës. /Telegrafi/

 

The post Dita kur Blendi Memaj e mësoi se është pranuar në Akademinë e Besiktasit appeared first on Telegrafi.

A është noti pas ngrënies i dëmshëm? A shëron uji i kripur plagët më shpejt? Fakte që duhet t’i dini

Nëse keni probleme me zemrën ose qarkullimin e gjakut, bëni kujdes, sepse çdo hyrje e papritur në ujë mund të shkaktojë probleme

Rekomandimet verore, si “mos notoni me stomak të mbushur” apo “lyeje plagën me ujë të kripur që të shërohet më shpejt”, vazhdojnë të jenë rregulla të pathyeshme për shumë njerëz gjatë pushimeve. Megjithatë, ekspertët hedhin poshtë këto urtësi popullore dhe mbështet teoritë që, nëse na intereson shëndeti ynë, janë zgjedhje më të mençura.

A e shëron uji i kripur plagën më shpejt?

Ky është një këshillë që e dëgjojmë shpesh nga brezat më të vjetër, por që nuk është gjithmonë e saktë. E vërteta është se disa plagë, veçanërisht ato që janë të thella dhe të ndotura, mund të përfitojnë nga kontakti me ujin e kripur, sepse përshpejtohet procesi i shërimit. Por dëmtimet më të lehta, si ato nga rënia nga biçikleta, sidomos tek fëmijët, nuk është mirë të ekspozohen në ujë të kripur, sepse ai e përkeqëson plagën dhe e ngadalëson shërimin.

A është noti pas ngrënies i dëmshëm?

Për shumë kohë është besuar se hedhja në ujë pas ngrënies, sidomos në ujë të ftohtë, mund të shkaktojë dhimbje dhe ngërçe në stomak. Por shkenca e ka mohuar këtë teori të vjetër. Organizmi pas ushqimit është i angazhuar në tretje, çka vetëm e ngadalëson pak aktivitetin, por nuk përbën pengesë për të shijuar ujin në mënyrë të relaksuar.

Megjithatë, nëse keni probleme me zemrën apo me qarkullimin e gjakut, atëherë, pavarësisht nëse keni ngrënë apo jo, çdo hyrje e menjëhershme në ujë të ftohtë mund të shkaktojë probleme serioze. Nëse jeni i ri, i shëndetshëm dhe nuk keni ndonjë problem mjekësor, mund të notoni lirshëm edhe pas një vakti të lehtë, por shmangni mbingopjen, transmeton Telegrafi.

Faktor mbrojtës 30 nuk është dy herë më i fortë se faktori 15

Kjo është një ide krejtësisht e gabuar. Kremi me faktor mbrojtës 30 siguron mbrojtje pak më të gjatë në kohë sesa ai me faktor 15, dhe faktori 50 zgjat më shumë se 30, por duhet pasur parasysh se as kremi me SPF 50 nuk ofron mbrojtje të plotë. Prandaj, është e rëndësishme të shmanget ekspozimi në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës, pavarësisht faktorit të përdorur,

Mos përdorni kremin e vjetër të verës së kaluar

Nëse ende keni një shishe kremi mbrojtës nga vera e kaluar, është më mirë ta hidhni. Afati i përdorimit të shumicës së produkteve për mbrojtje nga dielli është një vit nga momenti i hapjes, me kusht që të jenë ruajtur në vend të freskët dhe të thatë. Edhe nëse afati i përdorimit ende nuk ka skaduar, veprimi mbrojtës i disa kremrave dhe losioneve mund të jetë ndjeshëm i reduktuar. /Telegrafi/

The post A është noti pas ngrënies i dëmshëm? A shëron uji i kripur plagët më shpejt? Fakte që duhet t’i dini appeared first on Telegrafi.

Dëmtohet kulmi i një ndërtesë te rruga “B” në Prishtinë, rrezik të bie – zjarrëfikësit e Policia në vendngjarje

Për shkak të erërave të forta kulmi i një ndërtese te rruga “B” në Prishtinë është dëmtuar shumë, gjersa ekipet e zjarrëfikësve dhe Policisë janë në vendin e ngjarjes për të parë se si ta largojnë në mënyrë që të mos paraqet rrezik për qytetarët.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica në një deklaratë për Telegrafin tha se është në vendngjarje për ta parë për së afërmi situatën.

“Për shkak të erërave është dëmtuar shumë kulmi i një ndërtese… Nuk ka ra, por është dëmtuar shumë. Për shkak të rrezikut, ekipi i zjarrëfikësve, Policia janë në vendngjarje për të parë si ta largojnë për të mos rrezikuar qytetarët”, tha ai. /Telegrafi/

The post Dëmtohet kulmi i një ndërtesë te rruga “B” në Prishtinë, rrezik të bie – zjarrëfikësit e Policia në vendngjarje appeared first on Telegrafi.

“Ndaloni Trumpin, çlironi Gazën” – protesta në Skoci kundër politikave të presidentit amerikan

Vizita e Donald Trump në Skoci këtë fundjavë ka shkaktuar protesta në Edinburg dhe Aberdeen.

Demonstruesit kanë folur kundër presidentit amerikan ndërsa ai ka luajtur golf në fushën e tij Turnberry, shkruan skynews.

Ata kanë mbajtur pankarta që përshkruajnë shumë nga shqetësimet e tyre në lidhje me Trumpin, nga politikat e tij të imigracionit deri te lidhjet e tij me pedofilin e turpëruar Jeffrey Epstein.

Dhe shumë prej tyre janë parë duke mbajtur pankarta që shkruajnë “Ndaloni Trumpin, çlironi Gazën”.

Protestuesi Gabriele Negro, një italian që punon në Universitetin e Edinburgut, tha se ishte atje për të dërguar një sinjal se ai, ashtu si të tjerët, nuk pajtohej me politikat dhe qëndrimin e Trumpit për imigracionin ndaj Gazës.

Ngjashëm, protestuesja tjetër Cat Cutmore, 31 vjeç, tha se ishin shqetësimet e saj të thella për Gazën dhe ato që ajo i sheh si sulme të presidentit amerikan ndaj parimeve demokratike që e çuan atë të bashkohej me demonstratat. /Telegrafi/

The post “Ndaloni Trumpin, çlironi Gazën” – protesta në Skoci kundër politikave të presidentit amerikan appeared first on Telegrafi.

Aliu: Do të ndërtohet një Qendër për proteza për personat e lënduar nga zjarri në Koçan

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu tha se të lënduarit në diskotekën “Puls” në Koçan kanë mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë.

Aziri shtoi se në periudhën e ardhshme do të ndërtohet një Qendër për proteza në Shkup, ndërsa të rinjtë e lënduar që kanë nevojë për ndërhyrje dhe trajtime shtesë të cilat janë të shtrenjta, do të mbështeten nga shteti.

“Jemi të vetëdijshëm se ka trajtime dhe procese që janë të shtrenjta dhe të kushtueshme, por ne si shtet jemi të detyruar t’i ofrojmë kujdes shëndetësor çdo qytetari. Unë personalisht isha në Koçan dhe tani ju them se për çdo proces që kërkon financim, ne do të dalim në ndihmë. Poashtu çdo proces që kërkon futjen e njohurive do të bëjmë trajnime të tilla dhe gjithashtu do të mbështesim çdo proces që kërkon mobilitetin e qytetarëve tanë jashtë vendit. Ky proces nuk do të përfundojë shpejt, këto janë procese afatgjata dhe do të na duhet një qasje afatgjate”, ka thënë Aliu.

Ministri i Shëndetësisë thotë se është bërë analizë nga ekspertë të vendit, por edhe nga ekspertë të përfshirë drejtpërdrejt ose indirekt në tragjedinë.

“Prandaj punojmë intensivisht dhe kam pasur disa takime me disa ambasada, në mënyrë që disa nga pacientët të mund të shkojnë jashtë vendit për trajtim dhe mjekim shtesë. Por edhe të krijojmë infrastrukturë brenda vendit. Për shembull, një nga këto është të gjenerojmë proteza. Ne nuk kemi një laborator të tillë. Realizova takim me njerëz nga Sllovenia dhe të shohim deri ku është procedura”, ka thënë Aliu.

Ministri Aliu shtoi se janë krijuar grupe pune brenda Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë me qëllim krijimin e Strategjisë afatgjate në mënyrë siç thotë ai, të kenë një qasje infrastrukturore, njerëzore dhe profesionale ndaj qytetarëve të Koçanit.

The post Aliu: Do të ndërtohet një Qendër për proteza për personat e lënduar nga zjarri në Koçan appeared first on Telegrafi.

Ish-yllit të Man Cityt i ndërpritet kontrata në Zvicër pas vetëm tetë ndeshjesh

Ish-mbrojtësi i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, është liruar nga klubi zviceran Zurich pas vetëm tetë ndeshjesh, pas kritikave nga drejtuesit e klubit. 

31-vjeçari iu bashkua Zurichut në shkurt me një kontratë që parashikonte qëndrimin e tij deri në verën e vitit 2026, por është larguar një vit më herët. 

Sipas Mundo Deportivo, klubi është zemëruar me sjelljen e Mendyt jashtë fushës, veçanërisht kur ai dyshohet se ka festuar vetëm disa orë pas humbjes 4-0 ndaj rivalëve të Baselit në muajin prill. 

“FC Zurich njofton se kontrata me mbrojtësin francez Benjamin Mendy është ndërprerë me marrëveshje të ndërsjellë”. 

“Ai largohet menjëherë nga klubi. FCZ i uron Benjamin Mendyt gjithë të mirat në të ardhmen e tij personale dhe sportive”, thuhej në deklaratën zyrtare të klubit. 

Pas humbjes kundër Baselit, trajneri Ricardo Moniz kishte ‘shpërthyer’ në kritika ndaj francezit. 

“Mendy nuk performoi në nivelin që pritet nga një lojtar i kalibrit të tij. Gjendja e tij fizike nuk ishte në standardet që presim për një lojtar në këtë ligë”. 

Pas një humbje me rezultat 4-0, nuk mund të sillesh në atë mënyrë ndaj tifozëve”, kishte thënë ai. 

Mendy ka qenë në përpjekje për të rindërtuar karrierën e tij pas pezullimit fillestar nga Manchester City në gusht të vitit 2021, kur më pas u akuzua për përdhunim dhe sulm seksual./Telegrafi/

The post Ish-yllit të Man Cityt i ndërpritet kontrata në Zvicër pas vetëm tetë ndeshjesh appeared first on Telegrafi.

Soni Malaj provokon me veshjen me dantella në koncertin e fundit

Këngëtarja e njohur, Soni Malaj, ka ndezur rrjetin me fotografitë e fundit të postuara nga koncerti i saj në Pogradec.

E veshur me një fustan të gjatë të zi transparent, me detaje dantelle dhe prerje të guximshme, ajo tregoi edhe një herë pse konsiderohet si një nga artistet më sensuale dhe më tërheqëse në skenën shqiptare.

Soni ka zgjedhur një stil mjaft provokues, duke kombinuar elegancën me sensualitetin, ndërsa fustani i saj la pak vend për imagjinatë dhe nxori në pah linjat e saj perfekte.

Foto: Soni Malaj/Instagram

Këngëtarja vazhdon të ruajë një formë të shkëlqyer dhe një energji që i mahnit fansat sa herë ngjitet në skenë.

Soni dëshmoi se vitet nuk e kanë zbehur aspak shkëlqimin dhe aftësinë e saj për të tërhequr vëmendje, përkundrazi, ajo duket më e fuqishme se kurrë. /Telegrafi/

Foto: Soni Malaj/Instagram
Foto: Soni Malaj/Instagram
Foto: Soni Malaj/Instagram
Foto: Soni Malaj/Instagram

The post Soni Malaj provokon me veshjen me dantella në koncertin e fundit appeared first on Telegrafi.

Gvardiol vizitoi shtëpinë e Modricit, e cila u shemb dhe u dogj në luftë – shihni çfarë vari në derë

Mbrojtësi i Kombëtares së Kroacisë dhe i Manchester Cityt, Josko Gvardiol, ka zgjedhur që pushimet t’i kalojë në vendlindjen e tij, Kroaci, në vend të destinacioneve luksoze. Mes fotografive që ai postoi nga pushimet, njëra në veçanti tërhoqi vëmendje të madhe.

Në atë foto, Gvardiol shfaqet përpara shtëpisë së vjetër të Luka Modric, ku ai ka varur simbolikisht fanellën e kapitenit të Kombëtares kroate në derën e saj. Ky gjest prekës emocionoi shumë tifozë, duke rikujtuar fillimet e vështira të Modrićit dhe rrugëtimin e jashtëzakonshëm të tij deri në majat e futbollit botëror.

Shtëpia në fjalë ndodhet në Zaton Obrovački, në rrëzë të malit Velebit, dhe dikur i përkiste gjyshit të Modricit. Pikërisht këtu kaloi Luka pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij, duke ruajtur dhitë dhe duke jetuar një jetë të thjeshtë, përpara se të niste rrugën drejt famës.

Gjatë luftës së vitit 1991, shtëpia u shkatërrua dhe iu vu zjarri, ndërsa gjyshi i Modrić u vra tragjikisht. Pas kësaj ngjarjeje, familja Modrić u zhvendos në Zadar, ku për një kohë jetuan në hotele si refugjatë.

Sot, shtëpia ndodhet në gjendje të rrënuar, pa asnjë shenjë që të tregojë rëndësinë historike apo personale që ajo përfaqëson. Megjithatë, turistët që vizitojnë zonën shpesh kërkojnë të shohin vendin ku ka filluar historia e futbollistit të madh.

Në këtë drejtim, Agjencia e Zhvillimit të Qarkut Zadar “ZADRA NOVA” ka nisur një iniciativë për restaurimin e shtëpisë, me synimin që ajo të shndërrohet në një qendër interpretimi që do të përfshijë një ekspozitë, një dyqan suveniresh dhe hapësira informuese.

Megjithatë, projekti nuk është ende zyrtarizuar, pasi nuk ka marrë miratimin e familjes Modrić. Për më tepër, shtëpia konsiderohet pronë shtetërore, pasi nuk ka qenë në pronësi private. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Joško Gvardiol (@josko_gvardiol)

The post Gvardiol vizitoi shtëpinë e Modricit, e cila u shemb dhe u dogj në luftë – shihni çfarë vari në derë appeared first on Telegrafi.

❌