❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Hamasi pranon që Kryqi i Kuq të sigurojë ushqim për pengje, por me kusht  

Grupi terrorist i Hamasit i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Kryqi të Kuq për të siguruar ushqim dhe ilaçe për pengjet e burgosura.

Megjithatë ka theksuar se kjo do të varet edhe nga qëndrimi i Izraelit lidhur me aksesin humanitar në Gaza.

Më herët kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu drejtuar më një kërkesë Komunitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për të siguruar që pengjet e mbajtura nga Hamasi të marrin kujdes dhe trajtime mjekësore.

/abcnews.al/

Vullkan pas 600 vjetësh / Rusi, shpërthimi në Kamchatka. Ekspertët: Ndikoi tërmeti

Vullkani Krasheninnikov në Rusi shpërtheu për herë të parë pas më shumë se 600 vjetësh, pasi një tërmet i fuqishëm goditi lindjen e vendit në fillim të javës.

Shpërthimi i vullkanit Krasheninnikov filloi të shtunën në mbrëmje. Për herë të fundit nga vullkani kishte dalë llavë mbi 6 shekuj më parë, teksa lartësia e reve vullkanike shoi deri në 6 mijë metra.

Përgjatë rrugës ku kalon reja e hirit nuk ka qendra banimi dhe evakuimet nuk kanë qenë të nevojshme, sipas shërbimeve lokale të emergjencave.

Shkencëtarët e kanë lidhur shpërthimin e vullkanit që ndodhet në gadishullin e Kamchatkës me tërmetin me magnitudë 8.8 dhe goditjet pasuese në rajon.

Tërmeti me magnitudë 8.8 i shkallës rihter goditi në orën 11:24 të mëngjesit sipas kohës në një thellësi prej rreth 21 kilometrash. Pas tërmetit të madh pasuan edhe disa lëkundje me magnitudë që shkoi deri në 6.9.

Tërmeti ishte më i forti i regjistruar që nga tërmeti me magnitudë 9.1 ballë pranë Japonisë verilindore në mars 2011 që shkaktoi një cunami masiv dhe i gjashti nga 10 tërmetet më të fuqishëm në histori.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CNN (@cnn)

Asani shkon në Iran/ Ylli i kombëtares arrin akordin me klubin e elitës, Esteglal

Besohet ka zgjedhur paratë. Jasir Asani dëshiron ta vazhdojë karrierën në Iran, dhe mediat nga Teherani njoftojnë se ka arritur akordin me klubin ku pritet të kalojë tepër shpejt.

E pĂ«rditshmja “Teheran Tajms”, shkruan se klubi Esteglal ka marrĂ«veshje me futbollistin e kombĂ«tares sĂ« ShqipĂ«risĂ«, qĂ« prej gati dy vjetĂ«sh luan nĂ« KorenĂ« e Jugut.

Nuk jepen hollësi financiare për parakontratën, ndonëse besohet se Asani do të fitojë në Iran më shumë sesa në skuadrën e tanishme, Kuangju, ndërsa firma do të vlejë për 18 muaj.

Ai do të shkojë në klubin më të vjetër iranian, me bazë në Teheran, dhe me emrin që përkthehet Pavarësia.

Do të luajë për skuadrën që ka dalë 9 herë kampione e vendit, dhe që ka fituar dy herë Championsin e Azisë.

Gjithsesi, Esteglal duhet të merret vesh me Kuangjunë.

Koreanojugorët kanë kontratë me shqiptarin nga Shkupi deri në dhjetor të këtij viti, dhe kërkojnë të paktën 1 milionë euro për ta lënë të lirë.

Më herët, klubi japonez Jokohama u përpoq ta merrte Asanin, i cili këtë sezon ka 8 gola e 2 asistë në 21 ndeshje të kampionatit të Koresë së Jugut, si dhe pati 9 gola e një asist në vetëm 10 ndeshje në Championsin e Azisë, ku arriti çerekfinalen në sezonin që Kuangju e pati debutues.

/abcnews.al/

Thirrjet antishqiptare, Shkupi hesht/ Zëvendëskryeministri shqiptar: Sulm ndaj bashkëjetesës etnike

Skena të rënda, me gjuhë urrejtjeje, kore raciste dhe ksenofobe ndaj shqiptarëve janë përsëritur në Maqedoninë e Veriut.

GjatĂ« ndeshjes sĂ« Basketbollit me RumaninĂ«, mbrĂ«mjen e sĂ« shtunĂ«s, tifozĂ«t e pranishĂ«m pĂ«rsĂ«ritĂ«n refrene qĂ« i quanin shqiptarĂ«t tĂ« mallkuar dhe kĂ«rkonin njĂ« Maqedoni “tĂ« pastĂ«r”

E gjithë kjo ndodhi në praninë  në sallë të kryeministrit Hristijan Mickoski, kryetarit të Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrit të punëve të jashtme Panço Toshkovski, zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviq dhe zyrtarëve të tjerë të lartë shtetëror,

Gjatë ndeshjes u dëgjuan edhe thirrje të tjera provokuese që kërkonin vdekjen e shqiptarëve apo parulla të tjera që në kujtesë sjellin periudha të errëta të historisë së rajonit.

Pas përfundimit të ndeshjes, nuk pati asnjë reagim zyrtar, distancim publik apo kërkim falje nga organizatorët apo përfaqësuesit e institucioneve për incidentin.

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, reagoi ashpër duke thënë se këto veprime përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj bashkëjetesës dhe barazisë.

Nga ana tjetër Bashkimi Demokratik për Integrim tha se edhe më e neveritshme është heshtja e institucioneve organizatore dhe qeverisë.

Përmbytet anija në brigjet e Jemenit, dhjetëra emigrantë humbin jetën

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në brigjet e Jemenit. Të paktën 54 emigrantë kanë humbur jetën pasi varka e tyre u fundos për shkak të motit të keq.

Ekipet e shpëtimit nisën kërkimet dhe u angazhuar për të shpëtuar emigrantët.

Anija që u përmbyt sipas mediave ndërkombëtarë mbante 150 persona dhe po shkonte drejt bregdetit të provincës Abyan të Jemenit.

/abcnews.al/

Pengjet izraelite të dobësuar dhe të rraskapitur/ Franca dhe Gjermania reagojnë ashpër ndaj Hamasit pas publikimit të pamjeve

Pas Francës edhe Gjermania ka dënuar ashpër Hamasin pas videove të publikuara të pengjeve izraelitet, që dukeshin të dobësuar dhe të rraskapitur.

Më herët Macron në një qëndrim të ashpër u shpreh se pamjet e publikuara tregojnë qartë mizorinë e Hamasit dhe se menjëhrë duhet të ndërhyhet për lirimin e pengjeve.

I të njëjtit qëndrim ka qenë edhe kancelari gjerman Friedrich Merz i cili është shprehur i tronditur pas videove të publikuara të pengjeve izraelite.

“Hamasi nuk ka mĂ« njĂ« rol pĂ«r tĂ« luajtur nĂ« tĂ« ardhmen e GazĂ«s. Por “Izraeli nuk do t’i pĂ«rgjigjet cinizmit tĂ« Hamasit dhe duhet tĂ« vazhdojĂ« tĂ« ofrojĂ« ndihmĂ« humanitare”, ka thĂ«nĂ« ndĂ«r tĂ« tjera Merz.

A do të ndryshojë presioni amerikan rrjedhën e luftës në Ukrainë?

Pak kohĂ« pasi i dha RusisĂ« njĂ« afat prej dhjetĂ« ditĂ«sh pĂ«r ta ndalur luftĂ«n nĂ« UkrainĂ«, presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi qartĂ« mĂ« 31 korrik se Shtetet e Bashkuara do tĂ« “vendosin sanksione” ndaj MoskĂ«s pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« pĂ«rparimit drejt njĂ« armĂ«pushimi apo marrĂ«veshjeje paqeje me Kievin.

Në të njëjtën kohë, ai tha se nuk është e qartë nëse ndëshkimet financiare do ta shtyjnë presidentin rus, Vladimir Putin, drejt një armëpushimi dhe u tha gazetarëve se i dërguari i tij i posaçëm, Steve Witkoff, do të udhëtojë drejt Moskës pas një vizite në Izrael, ku kishte arritur më 1 gusht.

Nëse Trumpi vendos sanksione ndaj Rusisë para ose pas afatit dhjetëditor, që pritet të skadojë më 8 gusht, do të ishte hera e parë që ai do të penalizonte Kremlinin pas më shumë se gjashtë muajsh që kur nisi mandatin e dytë presidencial. Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale, Trump kishte premtuar se shpejt do të ndërmjetësonte përfundimin e luftës më të madhe në Evropë që nga viti 1945.

KĂ«rcĂ«nimi pĂ«r sanksione tĂ« reja vjen teksa Rusia po pĂ«rparon nĂ« fushĂ«betejĂ« dhe po godet qytetet ukrainase me sulme ajrore, pĂ«rfshirĂ« njĂ« sulm me raketa dhe dronĂ« qĂ« vrau tĂ« paktĂ«n 31 persona – pesĂ« prej tyre fĂ«mijĂ« – nĂ« Kiev gjatĂ« kĂ«saj jave. KĂ«to sulme tĂ« vazhdueshme Trump i quajti “tĂ« neveritshme” gjatĂ« njĂ« deklarimi mĂ« 31 korrik.

A mund të çojë kjo në një pikë kthese në luftë? Ja çfarë duhet përcjellë me vëmendje.

Teksa Trump la tĂ« kuptohet se vendosja e sanksioneve tani Ă«shtĂ« e pashmangshme, dĂ«rgimi i Witkoffit nĂ« Rusi – i cili qĂ« nga janari Ă«shtĂ« takuar disa herĂ« me Putinin – mund tĂ« jetĂ« pĂ«rpjekja e fundit pĂ«r ta shtyrĂ« Kremlinin tĂ« lĂ«vizĂ« nga qĂ«ndrimet para skadimit tĂ« afatit.

Por, gjasat pĂ«r kĂ«tĂ« duken tĂ« vogla, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se bisedimet e paparalajmĂ«ruara gjatĂ« kĂ«saj jave “me disa njerĂ«z tĂ« afĂ«rt tĂ« Putinit” nuk sollĂ«n asnjĂ« pĂ«rparim “nĂ« arritjen e njĂ« mirĂ«kuptimi pĂ«r njĂ« rrugĂ« pĂ«rpara qĂ« do tĂ« çonte drejt paqes”.

Tri runde bisedimesh të drejtpërdrejta në Stamboll gjatë majit dhe qershorit po ashtu nuk i afruan Rusinë dhe Ukrainën në çështjet kryesore që pengojnë arritjen e një armëpushimi apo të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të paqes.

“Rusia nuk do tĂ« bĂ«jĂ« mĂ« asnjĂ« lĂ«shim”, tha pĂ«r Current Time mĂ« 1 gusht komentatori politik me seli nĂ« PragĂ«, Ivan Preobrazhensky.

“Kremlini e kuptoi se Trumpi e ka marrĂ« vesh qĂ« po e mashtrojnĂ«. Si rezultat, Moska po pĂ«rgatitet pĂ«r njĂ« prishje tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve – duke u kthyer nĂ« formatin qĂ« ishte rreth gjashtĂ« muaj mĂ« parĂ«, gjatĂ« presidencĂ«s sĂ« Joe Bidenit”.

Ana tjetër e medaljes: Putin mund ta shohë vizitën e Witkoffit si një mundësi për të bindur Shtëpinë e Bardhë që të tërhiqet nga kërcënimi për sanksione ose të ndryshojë rrjedhën aktuale, duke vendosur një pjesë të madhe të fajit te Kievi për mungesën e përparimit drejt paqes, siç kishte bërë Trumpi deri në javët e fundit, kur nisi të shprehte gjithnjë e më shumë zemërim ndaj Rusisë.

Edhe pse kohĂ«t e fundit Trump ka drejtuar kritikat e tij ndaj MoskĂ«s, ai ka theksuar gjithashtu se pĂ«r tĂ« arritur njĂ« marrĂ«veshje duhen dy palĂ«, dhe se Ukraina duhet tĂ« bĂ«jĂ« “atĂ« qĂ« duhet bĂ«rĂ«â€ pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s.

“TĂ« dyja palĂ«t, si Rusia ashtu edhe Ukraina, duhet tĂ« negociojnĂ« njĂ« armĂ«pushim dhe njĂ« paqe tĂ« qĂ«ndrueshme. Ka ardhur koha pĂ«r marrĂ«veshje”, tha mĂ« 31 korrik John Kelley, ushtrues i detyrĂ«s sĂ« pĂ«rfaqĂ«suesit tĂ« SHBA-sĂ« nĂ« Kombet e Bashkuara.

Edhe pse Ukraina Ă«shtĂ« pajtuar me njĂ« armĂ«pushim tĂ« propozuar nga Trumpi, Rusia nuk Ă«shtĂ« pajtuar. Por, Moska mund ta shohĂ« si mundĂ«si kĂ«tĂ« qĂ« ta shtyjĂ« Uashingtonin pĂ«r t’i bĂ«rĂ« presion Kievit pĂ«r koncesione.

Trump nuk ka treguar saktĂ«sisht se çfarĂ« sanksionesh planifikon tĂ« vendosĂ«, por ka bĂ«rĂ« tĂ« qartĂ« se ato mund tĂ« pĂ«rfshijnĂ« “tarifa shumĂ« tĂ« ashpra” ndaj vetĂ« RusisĂ« dhe, siç tha mĂ« 28 korrik, “ndoshta
 tarifa dytĂ«sore” ndaj vendeve qĂ« tregtojnĂ« me MoskĂ«n.

TĂ« parat, pra tarifat ndaj RusisĂ«, do tĂ« kishin pak ndikim, sipas analistĂ«ve, pasi ata argumentojnĂ« se vĂ«llimi i tregtisĂ« SHBA-Rusi Ă«shtĂ« i vogĂ«l. Por, tarifat dytĂ«sore mund tĂ« jenĂ« shumĂ« mĂ« domethĂ«nĂ«se, sidomos kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r naftĂ«n dhe gazin, eksportet mĂ« fitimprurĂ«se tĂ« RusisĂ«. NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r Fox News Radio, sekretari i Shtetit, Marco Rubio, tha se eksportet e naftĂ«s i sjellin RusisĂ« “njĂ« pjesĂ« tĂ« madhe” tĂ« tĂ« ardhurave.

Megjithatë, ka rreziqe: Kina, India dhe Turqia janë blerësit më të mëdhenj të naftës së papërpunuar ruse dhe gjithashtu ndër klientët kryesorë për produktet e saj të rafinuara. Prandaj, tarifat dytësore mund të ndërlikojnë marrëdhëniet me këto vende.

Ndërkaq, përfitimet nga këto veprime mbeten të pasigurta, pasi Kremlini nuk po jep asnjë shenjë se është i gatshëm të bëjë lëshime, ndërsa Kina duket e painteresuar të heqë dorë nga mbështetja për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Rubio tha se presidenti Trump ka “shumĂ« opsione,” pĂ«rfshirĂ« sanksionet dytĂ«sore ndaj shitjeve tĂ« naftĂ«s ruse dhe “sanksione sektoriale ndaj sistemit bankar, qĂ« do tĂ« ishin gjithashtu shumĂ« tĂ« fuqishme”.

Por, gjatë deklarimit më 31 korrik, vetë Trump e minimizoi mundësinë që masat ndëshkuese ta bindin Putinin.

“Nuk e di nĂ«se sanksionet e shqetĂ«sojnĂ« atĂ«â€, tha ai.

PĂ«rveç sanksioneve, njĂ« pyetje thelbĂ«sore Ă«shtĂ« nĂ«se Trump do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« tregojĂ« interes pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s sĂ« RusisĂ« kundĂ«r UkrainĂ«s nĂ« muajt nĂ« vijim, apo do tĂ« tĂ«rhiqet, siç ai vetĂ« dhe zyrtarĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« administratĂ«s amerikane kanĂ« sugjeruar vazhdimisht se mund tĂ« ndodhĂ«.

NĂ« njĂ« moment tĂ« caktuar, Trump do tĂ« duhet tĂ« vendosĂ« “nĂ«se ia vlen tĂ« vazhdohen pĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« arritur armĂ«pushim, nĂ«se njĂ«ra nga dy palĂ«t nuk Ă«shtĂ« e interesuar pĂ«r tĂ«â€, tha Rubio, duke shtuar se â€œĂ«shtĂ« e qartĂ« se presidenti nuk do tĂ« presĂ« nĂ« pafundĂ«si”.

Që para zgjedhjes së tij në postin e presidentit, Trump kishte lënë të kuptohej se mund të përdorte një kombinim të sanksioneve ndaj Rusisë dhe mbështetjes për Kievin, kryesisht përmes furnizimit me armë, për të shtyrë të dyja vendet drejt një marrëveshjeje të paqes.

Sa i pĂ«rket çështjes sĂ« armĂ«ve pĂ«r Kievin, mbetet e paqartĂ« se sa larg Ă«shtĂ« i gatshĂ«m tĂ« shkojĂ« presidenti Trump. MĂ« 14 korrik, kur ai vendosi njĂ« afat prej 50 ditĂ«sh pĂ«r paqe – afat qĂ« kĂ«tĂ« javĂ« e shkurtoi nĂ« 10 ditĂ« – ai po ashtu njoftoi pĂ«r plane pĂ«r tĂ« forcuar arsenalin e UkrainĂ«s, por jo pĂ«rmes dĂ«rgesave tĂ« drejtpĂ«rdrejta tĂ« armĂ«ve.

NĂ« vend tĂ« kĂ«saj, ai pĂ«rmendi njĂ« marrĂ«veshje, sipas sĂ« cilĂ«s vendet anĂ«tare tĂ« NATO-s do tĂ« dĂ«rgonin armĂ«t ekzistuese, si sistemet raketore Patriot, nĂ« UkrainĂ« dhe mĂ« pas do t’i zĂ«vendĂ«sonin ato duke blerĂ« armĂ« tĂ« reja nga SHBA-ja, ose thjesht do tĂ« blinin armĂ« amerikane dhe do t’ia dĂ«rgonin ato Kievit.

Por, ka pikëpyetje se sa armë do të arrijnë në Ukrainë në këtë mënyrë në të ardhmen e afërt, dhe sa shpejt do të dorëzohen ato.

Ndërkohë, Trump nuk ka autorizuar ende dërgesa të reja armësh për Ukrainën përmes një programi që ishte përdorur shpesh nga paraardhësi i tij, Joe Biden, e që i jep presidentit të drejtën të dërgojë armë nga stoqet ekzistuese. Kur Trump mori detyrën, ishin rreth 4 miliardë dollarë në Autoritetin Presidencial (PDA).

Forcat ukrainase kanë bërë pak përparim në fushëbetejë që nga dështimi i kundërofensivës së madhe në vitin 2023. Që atëherë, Rusia ka vazhduar të marrë territore shtesë, megjithëse ka përparuar ngadalë dhe me një kosto të madhe në njerëz.

Kur Trump vendosi afatin 50-ditor mĂ« 14 korrik, kritikĂ«t paralajmĂ«ruan se kjo do t’i jepte RusisĂ« mĂ« shumĂ« kohĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rparuar edhe mĂ« tej, pĂ«rpara se tĂ« pĂ«rballej me sanksione apo masa tĂ« tjera, duke e dobĂ«suar pozicionin e Kievit nĂ« çdo bisedim rreth territoreve.

Afati mĂ« i shkurtĂ«r i ul kĂ«to shqetĂ«sime dhe analistĂ«t thanĂ« se, nĂ« çdo rast, Rusia nuk e ka kapacitetin qĂ« tĂ« marrĂ« nĂ« tĂ«rĂ«si atĂ« qĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pabazuar pretendon se Ă«shtĂ« territor i saj – rajonet ukrainase tĂ« Donjeckut, Luhanskut, ZaporizhjĂ«s dhe Hersonit, pĂ«rveç KrimesĂ« – nĂ« njĂ« tĂ« ardhme tĂ« afĂ«rt.

MegjithatĂ«, deri tani, Rusia nuk ka treguar asnjĂ« shenjĂ« se do tĂ« tĂ«rhiqet nga pĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« avancuar nĂ« terren dhe nuk ka asnjĂ« tregues se afati i 8 korrikut – apo sanksionet qĂ« me gjasĂ« do tĂ« pasojnĂ« – do ta ndryshojnĂ« qasjen e saj.

AFP, më 1 gusht, duke cituar një hulumtim që ka kryer, raportoi se Rusia ka lëshuar më shumë dronë ndaj Ukrainës në korrik sesa në cilindo muaj tjetër që nga fillimi i pushtimit në vitin 2022.

Po atë ditë, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se objektivat e Moskës në këtë luftë mbeten të pandryshuara, ndërsa pohoi se forcat ruse po përparojnë përgjatë gjithë vijës së frontit, pavarësisht, siç e quajti ai, dëshirës së Perëndimit për të ndalur avancimin e tyre./REL/

Ministri izraelit falet në Al Aksa/ Hebrenjtë mund ta vizitojnë xhaminë, por jo të luten

Veprimi më i fundit i ministrit të sigurisë kombëtare të Izraelit, itamar Ben Gvir ka shkaktuar reagime të shumta dhe nuk është pritur mirë nga zyrtarët palestinezë dhe më tej në rajon.

Ben Gvir vizitoi kompleksin e xhamisë Al Aqsa dhe u lut atje, duke shkelur një marrëveshje dhjetëvjeçare për një nga vendet që shpesh është bërë mollë sherri në lindjen e mesme.

Fotot dhe videot në rrjetet sociale tregojnë ministrin e ekstremit të djathtë duke udhëhequr lutjet hebraike në kompleksin që nga hebrenjtë njihet si Mali i Tempullit, në Jerusalemin Lindor të pushtuar.

Lutja në këtë vend shkel një marrëveshje që u lejon hebrenjve të vizitojnë vendin, por jo të luten.

Zyra e kryeministrit izraelit tha një deklaratë duke thënë se nuk kishte pasur asnjë ndryshim në politikën e Izraelit për ruajtjen e marrëveshjes që lejon vetëm myslimanët të lutën atje.

Jordania që ka në kujdestari vendin e quajti vizitën e Ben Gvir një provokim të papranueshëm, ndërsa Autoriteti Palestinez tha se ky veprim tejkaloi të gjitha vijat e kuqe.

Xhamia Al Aqsa është vendi më i shenjtë për hebrenjtë, ndërsa është vendi i tretë më i shenjtë për myslimanët, të cilët besojnë se ishte vendi ku Profeti Muhamed u ngjit në qiell.

Kompleksi pushtua nga Izraeli nga Jordania në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967. Sipas status quo-së, Jordanisë iu lejua të vazhdonte rolin e saj historik si kujdestare e vendit, ndërsa Izraeli mori kontrollin e sigurisë dhe aksesit.

Ben-Gvir, një ultranacionalist i cili si ministër i sigurisë kombëtare mbikëqyr policinë, e ka vizituar vendin më parë, por sipas mediave izraelite kjo ishte hera e parë që ai u lut hapur aty.

Ministri izraelit është sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe disa vende të tjera për nxitje të përsëritura të dhunës kundër komuniteteve palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Detaje nga arrestimi i Flodian Plakut në Orikum, iu gjetën dy armë zjarri, shoqërohen edhe disa persona të tjerë

Flodian Plaku u arrestua në Orikum pas një operacioni të zhvilluar këtë të diel nga policia. Gjatë arrestimit iu gjetën edhe dy armë zjarri me vete.

ABC News mëson se në këtë operacion janë shoqëruar edhe disa persona të tjerët. Përkatësisht shtatë të shoqëruar. Ndërsa arrestimi i Flodian Plakut është bërë ndërsa ndodhej në një hotel në Orikum.

Plaku ishte në kërkim pasi akuzohej si një nga tre personat që ekzekutuan me armë zjarri Gentjan Bejtrja në Larushk në Fushë Krujë.

Flodian Plaku është gjithashtu emër i njohur për policinë në trafikun e lëndëve narkotike kryesisht drejt Italisë.

/abcnews.al/

Akuzohet për vrasjen e Gentjan Bejtjas, arrestohet Flodian Plaku

Nga një operacion i zhvilluar këtë të diel është arrestuar Flodian Plaku. Ai u arrestua në Orikum, ndërsa gjatë momenti të arrestimit i janë gjetur edhe dy armë zjarri me vete.

Plaku i njohur edhe si (Pole Qorri) akuzohet si një nga tre personat e dyshuar për ekzekutimin me armë të Gentjan Bejtjes. Ngjarje kjo e ndodhur në mars të vitit 2024 në Larushk të Fushë Krujës.

Flodian Plaku nga Vlora ishte shpallur në kërkim si një nga autorët e vrasjes së Gentjan Bejtjas në Larushk të Fushë Krujës. Plaku përdorte edhe mbiemrat Serjani dhe Mamo.

Ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja u vra më 15 mars në oborrin e shtëpisë përmes një atentati të mirëorganizuar në Larushkë të Fushë Krujës.

Bejtja u kishte shpëtuar tri atentateve, por i katërti ishte fatal për të.

Teksa ndodhej në oborrin e banesës, persona të maskuar e qëlluan me breshëri plumbash.

VIDEO/ Konflikti me dy të plagosur në Vlorë, pamje nga momenti i sherrit mes të rinjve

ABC News ka siguruar pamjet nga momenti i sherrit të ndodhur në Vlorë.

Kristi Konstadini dhe Indrit Halili janë dy personat që e plagosur mbrëmjen e të shtunës.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti mes tyre që më pas degradoi me përdorimin e thikës.

/abcnews.al/

Pamjet e pengut izraelit nĂ« njĂ« tunel/ Macron reagon ashpĂ«r: ÇnjerĂ«zimi i Hamasit i pakufishĂ«m

Një video e publikuar më herët nga grupi terrorist i Hamasit ka shfaqur reagime të forta. Në video shfaqej një prej pengjeve izraelite që ndodhej në një tunel, ku sipas asaj që përshkruhej po hapte varrin e tij, ndërsa shprehej se nuk kishte ngrënë prej ditësh.

Një reagim i ashpër ka ardhur nga presidenti francez Emmanuel Macron i cili ka dënuar këtë situatë, duke e akuzuar Hamasin se ka tejkaluar kufijtë e mizorisë.

“NjĂ« mizori e turpshme njĂ« çnjerĂ«zim i pakufizuar. Kjo Ă«shtĂ« ajo qĂ« pĂ«rfaqĂ«son Hamasin. Imazhet qĂ« tregojnĂ« pengjet izraelitĂ«t tĂ« mbajtura nĂ« Gaza janĂ« njĂ« tmerr. Lirimi i tyre duhet tĂ« jetĂ« i menjĂ«hershĂ«m”, ka thĂ«nĂ« mes tĂ« tjerash Macron.

 

Macron bisedë telefonike me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi i rëndësishëm, dënojmë veprimet e njëanshme që e dëmtojnë!

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Biseda u fokusua te zhvillimet në rajonin e Ballkanit, duke përmendur në veçanti dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe situatën në Bosnje-Hercegovinë.

“Rikujtova rĂ«ndĂ«sinĂ« e dialogut mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ« dhe qĂ« dĂ«nojmĂ« tĂ« gjitha veprimet e njĂ«anshme pĂ«r ta dĂ«mtuar atĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Macron pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« platformĂ«n X.

Aktualisht dialogu mes dy vendeve është ngrirë edhe për faktin që Kosova ka Qeveri në detyrë me kompetenca të kufizuara.

Kur ka folur pĂ«r situatĂ«n nĂ« Bosnje, Macron ka thĂ«nĂ« se e ka theksuar pĂ«rgjatĂ« bisedĂ«s rĂ«ndĂ«sinĂ« qĂ« i kushton Franca “stabilitetit, unitetit dhe sovranitetit tĂ« Bosnje – HercegovinĂ«s, si dhe respektimit tĂ« sundimit tĂ« ligjit”.

Biseda e tyre është zhvilluar një ditë pas mbledhjes që ka mbajtur Këshilli i Sigurisë i Serbisë, i cili ka vlerësuar se siguria në rajon është minuar seriozisht.

Këshilli e ka bërë këtë vlerësim pas vendimit të Gjykatës së Bosnje-Hercegovinës, e cila e ka dënuar Millorad Dodikun, presidentin e Republikës Sërpska, me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë për ushtrim të aktivitetit politik për shkak të mosrespektimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.

“PĂ«rsĂ«rita bindjen time se fati i SerbisĂ« Ă«shtĂ« evropian dhe shpresĂ«n time se ajo mund tĂ« pĂ«rparojĂ« nĂ« frymĂ«n e dialogut, nĂ« rrugĂ«n e reformave dhe tĂ« anĂ«tarĂ«simit. Ne analizuam marrĂ«dhĂ«niet midis SerbisĂ« dhe FrancĂ«s dhe vendosĂ«m tĂ« forcojmĂ« mĂ« tej bashkĂ«punimin tone”, ka thĂ«nĂ« mes tjerash Macron.

Presidenti serb, në anën tjetër, ka thënë se ia ka përsëritur Macronit që Serbia mbetet e përkushtuar ndaj të gjitha proceseve për ruajtje të paqes dhe bashkëpunimit, dhe që mbrojtja e popullit serb është ndër interesat kryesore kombëtare.

“E theksova pĂ«rkushtimin tonĂ« pĂ«r dialog dhe respektim tĂ« ligjit ndĂ«rkombĂ«tar, si dhe gatishmĂ«rinĂ« pĂ«r tĂ« kontribuuar nĂ« stabilitetin afatgjatĂ« tĂ« rajonit”, ka thĂ«nĂ« ai pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« Facebook, duke pĂ«rmendur edhe qĂ« i ka bĂ«rĂ« ftesĂ« presidentit francez pĂ«r vizitĂ« nĂ« Beograd.

Pas vendimit tĂ« shqiptuar kundĂ«r Dodikut, Vuçiç ka thĂ«nĂ« se Serbia nuk Ă«shtĂ« pĂ«rballur me situatĂ« mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ« prej vitit 2008 – referencĂ« pĂ«r vitin kur Kosova e ka shpallur shtetĂ«sinĂ«, tĂ« cilĂ«n Beogradi nuk e njeh.

Dodik ka thĂ«nĂ« pas shqiptimit tĂ« vendimit mĂ« 1 gusht se nuk e pranon as atĂ« dhe as padinĂ« penale, ndĂ«rsa tĂ« dielĂ«n ka deklaruar se Republika SĂ«rpska – entiteti serb nĂ« Bosnje-HercegovinĂ« – do tĂ« “hakmerret” pas vendimit pĂ«rfundimtar tĂ« gjykatĂ«s.

Avokati i tij ka paralajmëruar se do ta apelojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës.

Pasi të jetë njoftuar me vendimin përfundimtar, Dodiku duhet të pranojë një thirrje për zbatim të dënimit me burg.

MenjĂ«herĂ« pas thirrjes pason vendimi i Komisionit Qendror Zgjedhor tĂ« Bosnje – HercegovinĂ«s, i cili duhet tĂ« marrĂ« vendim pĂ«r ndĂ«rprerjen e mandatit tĂ« tij si president i RepublikĂ«s SĂ«rpska.

Sipas Ligjit Zgjedhor tĂ« Bosnje-HercegovinĂ«s, mandati i njĂ« zyrtari tĂ« zgjedhur pĂ«rfundon “nĂ« datĂ«n kur vendimi gjyqĂ«sor, qĂ« e dĂ«non me burgim prej gjashtĂ« muajsh, ose mĂ« shumĂ«, bĂ«het i formĂ«s sĂ« prerĂ«.”/REL/

Qindra fëmijë nga Gaza do të dërgohen në Britani për kujdes mjekësor

Rreth 300 fĂ«mijĂ« do tĂ« evakuohen nga Gaza dhe do t’u ofrohet kujdes mjekĂ«sor nĂ« Britani. NjĂ« prind ose kujdestar do tĂ« shoqĂ«rojĂ« çdo fĂ«mijĂ«, si dhe vĂ«llezĂ«rit e motrat nĂ«se Ă«shtĂ« e nevojshme, dhe Ministria e Brendshme e MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar do tĂ« kryejĂ« kontrolle biometrike dhe sigurie para se tĂ« udhĂ«tojnĂ«, raportojnĂ« mediat ndĂ«rkombĂ«tare.

Sipas UNICEF-it, më shumë se 50,000 fëmijë janë vrarë ose plagosur në Gaza që nga tetori i vitit 2023.

Kryeministri britanik Keir Starmer tha javĂ«n e kaluar se MbretĂ«ria e Bashkuar po “pĂ«rshpejton urgjentisht” pĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« evakuuar fĂ«mijĂ«t nga Gaza pĂ«r trajtim.

/abcnews.al/

 

Proda vizitë zyrtare në Arabinë Saudite: Prioritet, forcimi i marrëdhënieve ndërkombëtare me të gjithë partnerët

Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike Al-Bassami-Prodës:

“Jemi tĂ« interesuar ta thellojmĂ« bashkĂ«punimin me PolicinĂ« shqiptare, jo vetĂ«m nĂ« fushĂ«n e rendit dhe sigurisĂ« publike, por nĂ« tĂ« gjitha fushat me interes tĂ« pĂ«rbashkĂ«t.”

Proda – Al-Bassamit:

“Policia e Shtetit shqiptar ka prioritet shtrirjen dhe forcimin e marrĂ«dhĂ«nieve ndĂ«rkombĂ«tare me tĂ« gjithĂ« partnerĂ«t dhe agjencitĂ« ligjzbatuese. Jemi tĂ« vendosur pĂ«r tĂ« luftuar sĂ« bashku krimin e organizuar, terrorizmin, krimet ekonomike dhe kibernetike qĂ« tashmĂ« janĂ« globale.”

Drejtori Proda dhe delegacioni që e shoqëronte u pritën në një takim tejet miqësor nga Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike, Gjeneral Lejtnant Mohammed bin Abdullah Al-Bassami, dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Arabisë Saudite.

Gjatë takimit, dy drejtorët theksuan nevojën e zgjerimit të marrëdhënieve mes dy policive, në fusha me interes të përbashkët.

Proda: “MarrĂ«veshja pĂ«r bashkĂ«punim nĂ« fushĂ«n e sigurisĂ«, e nĂ«nshkruar mĂ« parĂ«, ka krijuar njĂ« bazĂ« solide pĂ«r tĂ« avancuar nĂ« mĂ«nyrĂ« konkrete dhe tĂ« qĂ«ndrueshme drejt njĂ« partneriteti strategjik. Policia e Shtetit shqiptar e sheh me shumĂ« interes shkĂ«mbimin e pĂ«rvojĂ«s me PolicinĂ« e ArabisĂ« Saudite, nĂ« fusha jetike si menaxhimi i rendit publik, lufta kundĂ«r terrorizmit dhe krimit tĂ« organizuar, siguria kibernetike dhe mbrojtja e hapĂ«sirave tĂ« ndjeshme. Eksperienca saudite, sidomos nĂ« menaxhimin e sigurisĂ« gjatĂ« pelegrinazheve masive dhe pĂ«rdorimi i inteligjencĂ«s artificiale nĂ« parandalimin e rreziqeve, pĂ«rbĂ«n njĂ« model nga i cili ne duam tĂ« mĂ«sojmĂ« dhe tĂ« bashkĂ«punojmĂ« ngushtĂ«sisht.

Jemi të gatshëm të intensifikojmë trajnimet e përbashkëta, të zhvillojmë projekte pilot dhe të punojmë në ngritjen e kapaciteteve teknike dhe profesionale, në dobi të të dyja vendeve tona. Propozimi për të ndërtuar ura komunikimi të drejtpërdrejta ndërmjet strukturave operative të dy policive, përmes planeve të përbashkëta të veprimit dhe nismave të trajnimit, përbën një hap konkret për thellimin e bashkëpunimit.

Shqipëria mbetet një partnere e besueshme në rajonin e Ballkanit dhe ka një angazhim të qartë euroatlantik. Jemi të vendosur të ndërtojmë me Policinë Saudite një marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjatë, të bazuar në respekt të ndërsjellë, besim institucional dhe interes të përbashkët për siguri dhe stabilitet.
Shpreh bindjen time tĂ« plotĂ« se kjo vizitĂ« do tĂ« jetĂ« njĂ« gur themeli pĂ«r hapat e ardhshĂ«m qĂ« do tĂ« ndĂ«rmarrim sĂ« bashku, nĂ« dobi tĂ« shoqĂ«rive tona dhe tĂ« sigurisĂ« sĂ« qytetarĂ«ve tanĂ«.”

Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike, Gjeneral Lejtnant Mohammed bin Abdullah Al-Bassami, vlerësoi gatishmërinë dhe vendosmërinë e Drejtor Prodës për të bashkëpunuar pa barriera me partnerët ndërkombëtarë, dhe veçanërisht me Arabinë Saudite, në të gjitha fushat që kanë interes të përbashkët.

Ai e garantoi Drejtor Prodën se do ta mbështesë Policinë shqiptare me trajnime, logjistikë dhe në veprime të përbashkëta hetimore në luftën kundër krimeve globale, në zbatim të marrëveshjes që është nënshkruar në vitin 2023, ndërmjet dy vendeve, për bashkëpunim në fushën e sigurisë.

Gjatë vizitës në Mbretërinë e Arabisë Saudite, delegacioni shqiptar zhvilloi takime me drejtues të sigurisë publike të Mekës dhe të Medinës, me të cilët shkëmbyen eksperienca për menaxhimin e aktiviteteve masive.

Katër të arrestuar pas skandalit të ryshfeteve në kontratat e prodhuesit të dronëve

Ukraina ka kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri ryshfeti që përfshin kontratat e prodhuesve të dronëve, të cilat thuhet se u nënshkruan me çmime shumë të larta, duke dëmtuar financat e vendit.

Ky debat vjen disa ditë pasi presidenti Volodymyr Zelensky ndryshoi drejtim për një projektligj të profilit të lartë në lidhje me pavarësinë e zyrës antikorrupsion të vendit.

Autoritetet nĂ« Kiev raportuan dje arrestimet dhe thanĂ« se njĂ« nga tĂ« dyshuarit ishte Oleksii Kuznetsov, njĂ« anĂ«tar i parlamentit nga partia e Zelensky, “ShĂ«rbĂ«tori i Popullit”.

Partia tha se anëtarësimi i Kuznetsov është pezulluar për shkak të hetimit. Akuzat nga aktivistët kundër korrupsionit synojnë gjithashtu nëpunësit civilë në nivel bashkiak dhe anëtarët e Gardës Kombëtare.

Ministri i Brendshëm, Ihor Klymenko njoftoi se personel me uniformë përfshirë është pezulluar gjithashtu nga detyra.

/abcnews.al/

Mbi një milion njerëz u lutën me Papa Leoni XIV: Qëndrojmë me të rinjtë e Ukrainës dhe të Gazës

Papa Leoni XIV në ngjarjen më të madhe deri më tani gjatë papatit të tij tremujor, u bëri thirrje më shumë se një milion katolikëve të rinj të përhapin besimin dhe entuziazmin e tyre.

MĂ« shumĂ« se njĂ« milion tĂ« rinj tĂ« veshur me ngjyra tĂ« ndezura dhe me flamuj kombĂ«tarĂ« u mblodhĂ«n nĂ« fushĂ«n Tor Vergata jashtĂ« RomĂ«s, duke brohoritur “Viva il Papa” para meshĂ«s nĂ« tĂ« cilĂ«n Papa pĂ«rfundoi njĂ« javĂ« plot ngjarje pĂ«r katolikĂ«t e rinj.

“TĂ« dashur tĂ« rinj, pĂ«rhapni entuziazmin tuaj dhe dĂ«shmoni besimin tuaj para tĂ« gjithĂ« atyre qĂ« takoni”, tha papa i parĂ« amerikan gjatĂ« meshĂ«s.

Në fund të meshës, Papa Leoni XIV iu referua luftërave në Gaza dhe Ukrainë, duke u bërë thirrje të rinjve të ndihmojnë në ndërtimin e një bote më të mirë.

“Ne qĂ«ndrojmĂ« me tĂ« rinjtĂ« e GazĂ«s, me tĂ« rinjtĂ« e UkrainĂ«s. VĂ«llezĂ«r dhe motra, ju jeni njĂ« shenjĂ« se njĂ« botĂ« tjetĂ«r Ă«shtĂ« e mundur. NjĂ« botĂ« vĂ«llazĂ«rie dhe miqĂ«sie, ku konfliktet nuk zgjidhen me armĂ«, por me dialog.Ne vĂ«rtet duam tĂ« pĂ«rhapim shpresĂ« dhe dashuri”, pĂ«rfundoi Papa.

Aksident masiv në Gjermani/ Përshihen 14 automjete, disa persona të lënduar

Një aksident masiv me 14 automjete të përfshira ka ndodhur në Dortmund të Gjermanisë.

Mediat gjermane raportojnë se përplasja ndodhi në autostradën A1 në rajonin e Ruhr-it.

“TetĂ« persona u plagosĂ«n nĂ« njĂ« aksident ku pĂ«rfshiheshin 14 automjete midis kryqĂ«zimeve Volmarstein dhe Hagen-West”, shkruajnĂ« mediat.

Sipas policisë , të gjithë të plagosurit shpëtuan me lëndime të lehta. Megjithatë, një helikopter shpëtimi u ul në vendngjarje.

Po ashtu aksidenti shkaktoi një trafik masiv, që arriti në një distancë prej 3 kilometrash.

❌