Konfuzion ligjor pĂ«r vendimin e ZRRE-sĂ«, gjykatat me vendime tĂ« ndryshme â bizneset kĂ«rkojnĂ« drejtĂ«si
Derisa Gjykata Komerciale aprovoi kërkesën për masë sigurie, respektivisht pezullim të vendimit të ZRRE-së për hapjen e tregut të energjisë elektrike për bizneset e mëdha, Rregullatori nuk i sheh aktvendimet në raste individuale si precedent. Ndërkohë, kërkesa për masë sigurie nga përfaqësues të bizneseve në tërësi u refuzua nga Gjykata Themelore. Sidoqoftë, krahas asaj kolektive, beteja vazhdon me padi individuale në Gjykatën Komerciale.
Vendime të kundërta lidhur me kërkesën për masë sigurie ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për hapjen e tregut të energjisë elektrike për bizneset e mëdha, kanë nxjerrë gjykata të ndryshme në vend.
Departamenti pĂ«r ĂĂ«shtje Administrative i GjykatĂ«s Themelore, refuzoi dy kĂ«rkesa tĂ« OdĂ«s Ekonomike dhe ShoqatĂ«s sĂ« Prodhuesve nĂ« emĂ«r tĂ« bizneseve, si dhe tĂ« PDK-sĂ« pĂ«r masĂ« sigurie.
Ndërsa, Gjykata Komerciale ka aprovuar masën e sigurisë ndaj vendimit të ZRRE-së në disa raste individuale të padive të bizneseve që preken nga procesi, duke e pezulluar atë deri në aktgjykimin përfundimtar.
Rregullatori, që refuzon ta pezullojë vendimin në tërësi duke mos i konsideruar aktvendimet individuale si precedent të përgjithshëm, nuk lëvizi nga qëndrimi.
âJo, kĂ«to Aktvendime nuk krijojnĂ« precedent pĂ«r tĂ« gjithĂ« procesin dhe nuk kanĂ« efekt tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m. Ădo vendim pĂ«r masĂ« tĂ« sigurisĂ« ka efekt vetĂ«m pĂ«r palĂ«t pĂ«rkatĂ«se nĂ« procedurĂ«. Vendosja e masĂ«s sĂ« sigurisĂ« kĂ«rkon parashtrim tĂ« veçantĂ« dhe individual tĂ« kĂ«rkesĂ«s pĂ«r pezullim dhe shqyrtohet nĂ« bazĂ« tĂ« rrethanave tĂ« veçanta tĂ« secilit rast nga Gjykataâ.
Në Shoqatën e Prodhuesve, kërkesa e të cilëve për pezullim të vendimit në emër të bizneseve si tërësi u refuzua, këmbëngulin se Rregullatori duhet të pajtohet për pezullim pasi paditë individuale po vazhdojnë.
âGjykata Themelore, Departamenti pĂ«r ĂĂ«shtje Administrative, kemi marrĂ« dje njoftimin qĂ« e ka refuzua masĂ«n pezulluese, por nuk e ka refuzua padinĂ«. Ne do tĂ« vazhdojmĂ« me GjykatĂ«n e Apelit dhe tutje qĂ«llimi ynĂ« ka qenĂ« pĂ«r njĂ« vendim pĂ«r procesin nĂ« tĂ«rĂ«si, ndĂ«rkohĂ« ne jemi duke vazhdua me tĂ« gjitha bizneset edhe paditĂ« individuale. PaditĂ« individuale po pezullohen nga Gjykata Komercialeâ, ka deklaruar Kushtrim Ajvazi, kryetar i ShoqatĂ«s sĂ« Prodhuesve.
Ai sqaroi se për shkaqe ligjore padia bashkë me OEK-un u adresua në Themelore pasi u bë në emër të bizneseve, teksa ato individuale kanë adresë Komercialen.
NdĂ«rsa u shpreh i bindur se institucionet e drejtĂ«sisĂ« do tâu japin tĂ« drejtĂ« nĂ« tĂ« gjitha paditĂ«.
âTĂ« jemi tĂ« qartĂ«, edhe pse kemi shkua si grup, ne individualisht tĂ« gjitha bizneset janĂ« duke dorĂ«zua lĂ«ndĂ« individuale, ne jemi duke pritĂ« dhe çdo ditĂ« po marrim pĂ«rgjigje pĂ«r rastet individuale qĂ« po pezullohen. Ky rast nuk nĂ«nkupton qĂ« po i dĂ«mton bizneset nĂ« paditĂ« individuale. PaditĂ« individuale janĂ« duke vazhdua, do tĂ« vazhdojnĂ« deri te padia e fundit ku do tĂ« fitojmĂ« rastinâ, ka theksuar Ajvazi.
Nga 1 Qershori, rreth 1300 biznese me më shumë se 50 punëtorë ose më shumë se 10 milionë euro qarkullim vjetor, janë nxjerrë në tregun e hapur të energjisë elektrike përkundër protestave dhe kërkesës së përsëritur për shtyrjen e procesit për një vit, me qëllim përgatitjen e tregut dhe bizneseve./RTV Dukagjini
The post Konfuzion ligjor pĂ«r vendimin e ZRRE-sĂ«, gjykatat me vendime tĂ« ndryshme â bizneset kĂ«rkojnĂ« drejtĂ«si appeared first on Telegrafi.